Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Mënyrë e re e heqjes së vetullave që po çmend Instagramin” plus 5 more femra.net

loading...

“Mënyrë e re e heqjes së vetullave që po çmend Instagramin” plus 5 more femra.net


Mënyrë e re e heqjes së vetullave që po çmend Instagramin

Posted: 31 Aug 2016 04:50 AM PDT

vetulla-vide0-shikoni-bukur-rregullim

Makeup artisti Nick Townsend përdor një metodë shumë të veçantë për heqjen e vetullava, në vend të dyllit të nxehtë ai përdorë një lloj mase të trash të bërë nga avokado. Përparësitë e kësaj metode janë të shumta, masa është e pasur me vitamina A, D dhe E, të cilat janë ushqyese dhe shumë hidratuese për lëkurën.

Procesi është shumë interesant për ta parë… Shikoni videot më poshtë./femra.net/

Instagram Photo

Instagram Photo

Instagram Photo

Instagram Photo

Der Beitrag Mënyrë e re e heqjes së vetullave që po çmend Instagramin erschien zuerst auf femra.net.

Ja arsyet pse gjaku i ciklit menstrual mban erë

Posted: 31 Aug 2016 04:01 AM PDT

cikli-menstrual-ere-mbane-femer

Ju e dini pse keni aq shumë jashtëqitje gjatë ciklit menstrual dhe se simptomat paramenstruale nuk janë gjithçka që sillen në kokën tuaj. Por, ka edhe një gjë tjetër (jo) interesante gjatë kësaj periudhe që ndoshta ia keni parashtruar vetes, e kjo është pse gjaku i ciklit menstrual mban kaq shumë erë… I çuditshëm dhe ndryshe nga gjaku i rregullt. Tani, po ju sjellim përgjigjet.

Në një intervistë me Refinery29, Taraneh Shirazian, asistent profesor në departamentin e obstetrikës dhe gjinekologjisë në NYC, kanë dhënë një sqarim të vërtetë në lidhje me erën e rëndë që mban gjaku gjatë ciklit. Ja se çfarë shkruan Seventeen.com:

1. Gjaku i ciklit menstrual nuk është tërësisht gjak. Lëngu menstrual është i mbushur me bakterie, mukus vaginal dhe inde. Se sa është e rëndë era e gjakut varet nga ajo se sa gjatë qëndron gjaku në mitrën tuaj, shpjegon Dr. Shirazian për Refinery29.

2. Nuk duhet të mbajë erë peshku. "Kur ju keni gjakderdhje, ju mbani lagështi në vaginë", thekson Dr. Shirazian. Kjo mund të shpie në infeksione sekondare vaginale si vaginoza bakteriale, e cila ka një erë të fortë si të peshkut. Dr. Shirazian rekomandon që të mbani sa më të thatë zonën vaginale, në mënyrë që t'i ikni infeksioneve, si dhe ndërrimin e shpeshtë të tamponave dhe pecetave higjienike.

3. Pastrimi i thellë apo dushi mund ta përkeqësojë erën e gjakut. Mos u shqetësoni në lidhje me aromën normale të vaginës, gjakut të ciklit menstrual apo sekretimit, dhe nuk keni nevojë të bëni dush të thellë për ta shmangur këtë erë. Në fakt, dushi mund të shkaktojë infeksione, si vaginoza bakteriale, gjë që ndërlidhe me shkallë të lartë të sëmundjeve inflamatore të pelvikut. Vetëm lajeni zonën e caktuar me sapun të butë, pa aromë ose thjeshtë me ujë dhe padyshim gjithçka do të jetë në rregull./femra.net/

 

 

Der Beitrag Ja arsyet pse gjaku i ciklit menstrual mban erë erschien zuerst auf femra.net.

11 fotografi që tregojnë se grimi mund të na mashtrojë të gjithëve!

Posted: 31 Aug 2016 01:43 AM PDT

grimi-ndyrshon-pamje-fotografi-femra-paraqitje

Askush nuk do të guxonte që të flasë në emër të artistit libanez Samer Khouzami, thjeshtë si një ushtrim për të aplikuar make up-in. puna e tij është shumë më kuptimplote se kaq. Samer është i angazhuar në një proces kreativ i ngjashëm me kirurgjinë plastike, por pa nevojën e përdorimit të bisturisë, në të cilën i transformon modelet e tij pothuajse në figura të panjohura. Ai na përkujton se kozmetika mund të jetë një mënyrë për të fshehur paraqitjen reale tuajën, në mënyrë për të përmirësuar pamjen tuaj.

Këtu më poshtë po ju paraqesim disa shembuj të njohur të Samer Khouzamit. Hidhni një sy, dhe mos harroni se këto paraqitje janë shpesh mashtruese, madje edhe shumë ngatërruese dhe transformuese në pamje./femra.net/

 


 

Der Beitrag 11 fotografi që tregojnë se grimi mund të na mashtrojë të gjithëve! erschien zuerst auf femra.net.

Çfarë thotë shenja e juaj për mënyrën se si putheni

Posted: 31 Aug 2016 01:07 AM PDT

menyra-putheni-shenja-horoskopi

Mënyra se si putheni është tërësisht individuale, me gjasa e inspiruar nga komeditë romantike me të cilat jeni rritur si dhe këshillat e gocave më të mëdha kur ishit adoleshente, mirëpo ka gjasa që shenja astrologjike të ndihmojë në formësimin e mënyrës se si putheni.

Dashi: Nuk jeni të interesuara të mendoni para se të veproni, zakonisht e bëni të kundërtën andaj edhe e kapni partnerin në befasi me ca puthje përplot me epsh.

Demi: Jeni tepër sensuale dhe gjithçka bëni ngadalë, andaj koha nga puthjet e buta deri tek ato të lëngshmet është shumë e gjatë.

Binjakët: Keni aq shumë për të bërë dhe aq shumë gjëra në mendje saqë është e vështirë të jeni të fokusuara. Puthjet e shpejta dhe të ëmbla të shoqëruara me ndonjë koment flirtues janë ëmbëlsira juaj. Sa më tepër që të bisedoni me partnerin aq më me epsh ndjeheni dhe aq më tepër rritet mundësia ta befasoni me puthje.

Gaforrja: Keni natyrë sentimentale që reflektohet në puthjet, atë që e ndjeni e ktheni me po të njejtin intensitet.

Luani: Asnjë shenjë tjetër nuk është aq dramatike sikurse ju, ju putheni sikur të jeni duke lozur ndonjë rol në film të ngjashëm me Titanikun.

Virgjëresha: Truri juaj është i stërngarkuar andaj është e vështirë të koncentroheni dhe të kënaqeni në ndjenjat fizike të bashkimit të buzëve me partnerin. Nëse jeni e lidhur me të, ka gjasa të humbeni në puthjet e tij.

Peshorja: Ju e përjetoni romansën dhe ëndërroni për lidhje tradicionale me letra dashurie dhe me darka me qirinj. Duke qenë aq pasionante, ju bën edhe një puthëse të shkëlqyeshme edhe në puthjet e shkurta edhe në ato të gjata dhe përplot emocione.

Akrepi: Jeni e tensionuar natyralisht andaj edhe puthjet e juaja janë të mbushura përplot me ndjenja dhe keni një aftësi ta bëni partnerin të dehet me puthjet e juaja.

Shigjetari: Jeni spontane edhe avanturiste andaj edhe dëshironi të eksperimentoni me puthje të ndryshme – nga ato të thella dhe françeze e deri tek puthjet delikate, mirëpo sidoqoftë puthjet e juaja janë të pasura me ndjenja.

Bricjapi: Kur bëhet fjalë për gjithçka, madje edhe në dashuri, qëllimi juaj është të kënaqni palën tjetër. Puthjet e juaja e bëjnë partnerin të ndjehet i sigurtë në ndjenjat e tij dhe do i ndezni të gjitha shkëndijat e mundshme.

Ujori: Jeni shumë miqësore me të gjithë saqë secili që e njihni ka qenë i bekuar me ndonjë puthje platonike nga ju. Puthjet e juaja janë të rehatshme dhe të lezetshme.

Peshqit: Jeni romantikja ekstreme, e prirur për të shprehur gjithçka që gjendet në zemrën tuaj në një mënyrë tejet kreative. Puthjet e juaja janë lozonjare dhe do e përmbysin zemrën e partnerit tuaj me tërë atë pasion që e posedojnë./femra.net/

Der Beitrag Çfarë thotë shenja e juaj për mënyrën se si putheni erschien zuerst auf femra.net.

Çdo femër duhet të dijë këtë truk – dhe ja arsyeja pse?!

Posted: 31 Aug 2016 12:56 AM PDT

peceta-sanitare-truk-secila-femer-dije

Secila femër mban me vete peceta higjienike në çantën e tyre por jo të gjitha janë të vetëdijshme se ato mund të përdoren edhe për qëllime tjera përveç thithjes së gjakut menstrual. Këto peceta janë të mbështjellura prej pambuk , të paketuara në mënyrë individuale, të papërshkueshëm nga uji, duke i bërë kështu një mjet të përsosur për përdorime të ndryshme alternative. Ja për çfarë tjetër mund ti perdorni ato:

1. Të mbuloni dhe mbroni plagët – këto janë të mrekullueshme për ndalimin e gjakderdhjes dhe mban presion gjatë prerjeve të vogla. Në rast se nuk mbani me vete pajisjet e duhura mjekësore, këto peceta mund të ju kryejnë shumë punë. Kjo ndodhë për shkak të absorbimit dhe rezistencës së tyre si dhe paketimit sanitar. Sipërfaqja e saj mund të mbajë lloj kremi medicinal që parandalon kontaminimin dhe përshpejton procesin e shërimit.

2. Filtron ujin e pistë para se të vlojë për pierje – nëse jeni në ndonjë situatë dëshpëruese në të cilën jeni të detyruar të pini ujë nga burime të pista, përdorni këto peceta dhe ndjehuni të sigurtë në filtrimin e ndotjes së ujit. Mbushni një enë të madhe me ujë dhe hidhni një pecetë sanitare, duke e vënë në grykën e enës. Kështu do të filtrohet uji nga pluhuri madje edhe nga disa metale të dëmshme. Kjo metodë ndoshta nuk është 100% efektive dhe ndoshta nuk mund të pastrojë ujin nga të gjitha materialet e dëmshme dhe bakteriet, por është një truk shumë i mirë për filtrim.

3. Pastron hapësirat e ndotura – këto peceta funksionojnë edhe si peshqir apo leckë për pastrim të ambientit apo hapësirave të ndotura. Kjo do të ketë rol më të madh nëse e kombinoni edhe me sodë bikarbone. Nëse keni një mikrovalë të pistë, thithni një pecetë sanitare në ujë dhe mbajeni për një minutë. Kjo do të avullojë deri në brendësi mikrovalën dhe do të zbusë gjithçka brenda mureve të saj. Këto peceta mund të përdorni edhe për të pastruar mbetjet e ushqimit në frigorifer, për shembull akulloren e shkrirë. Thjeshtë hapni një pecetë dhe pak sode bikarbone, do të jetë një rezultat i përkryer si dhe soda bikarbone do të aromatizojë frigoriferin pas pastrimit, pasi të gjitha aromat do të absorbohen në mënyrë automatike.

4. Peceta për gjirin – në rast se jeni me gjidhënie apo vuani nga sindromi i rrjedhejs së gjirit, atëherë mund të përdorni peceta sanitare. Preni ato në gjysmë dhe ngjitni në gjoks me ngjitësen në anën e pasme. Mund të ndjeheni të lirë për të ecur dhe lëvizur pa frikën se do të ju rrjedh gjiri.

5. Kontrollon djersitjen tuaj – përdorni këto peceta për të kontrolluar erën e keqe të këmbëve si dhe djersitjen e tyre. Për më tepër, mund ti përdorni këto peceta si mbrojtëse ndaj djersitjes nën sqetulla. Mbani nën këmishë të ngjitur dhe sipas nevojës zëvendësoni me të reja.

6. Si mburojë për hijëzimin e syrit – në rastet kur femrat nuk duan të hijëzojnë syrin kudo. Pritni këto peceta në mënyrë të barabartë në tri copa, pastaj merrni një dhe hiqeni mbrojtësen nga ngjitësi. Ngjiteni në pjesën e prapme të dorës suaj që mos të lëviz e më pas ngjiteni në faqet, poshtë syve. Pjesa tjetër duhet të rrijë jashtë dhe kështu përfundon i tërë procesi. Ndani këtë truk me miqtë dhe familjen tuaj./femra.net/

 

Der Beitrag Çdo femër duhet të dijë këtë truk – dhe ja arsyeja pse?! erschien zuerst auf femra.net.

Si të përdorim hudhrën në trajtimin e hemorroideve

Posted: 31 Aug 2016 12:20 AM PDT

hudher-sherimin-hemoroideve-konsum-kehsilla

Hudhra është shumë efikase në trajtimin e hemorroideve, edhepse në fillim mendoja se hemorroidet nuk shërohen mirëpo pas informimit se si shkaktohen ato e kuptova se hudhra jo vetëm i shëron por edhe i parandalon hemorroidet…

Hemorroidet janë përmbledhje e venave që ndodhen në kanalin anal ndërsa funksioni i tyre primar është kontrollimi i jashtëqitjes, andaj pasi të irritohen dhe të marrin ndezje, i quajmë hemorroide.

Mënyra e parë e përdorimit të hudhrës është supozitore

Kjo ndoshta është mënyra më e mirë e trajtimit të hemorroideve me hudhër pasiqë është metoda më direkte, më e shpejtë dhe më efektive. Para se të filloni me trajtimin e tillë të hemorroideve duhet të kuptoni se pse marrin ndezje dhe çfarë mund të bëni në lidhje më këtë.

Sipas disa studimeve, hemorroidet fitohen kur njerëzit "shtyejnë" jashtëqitjen pasiqë ashtu krijojnë presion të lartë në hemorroide dhe kjo është arsyeja pse "fryhen".

Arsyeja pse "shtyejmë" në tualet është zënia kaps andaj hapi i parë në shërimin e hemorroideve është të lirohemi nga kapsllëku, ndërsa për këtë ekzistojnë dy hapa të thjeshtë :

  • Hapi i parë është të konsumoni tre lugë me fara liri në ditë që të ju ndihmojë me tretjen e ushqimit.
  • Hapi i parë është të pimë të paktën pesë gota me ujë në ditë, tri në mëngjes pasiqë të zgjohemi dhe pastaj mund të pini sa të doni.

Nëse nuk i bëni këto dyja, e keni vështirë të liroheni nga hemorroidet.

Çdo natë merrni nga një thelb të qëruar hudhre dhe shtypeni në hapjen anale, aq sa të fillojë të dalë lëngu i hudhrës. Në fillim mund të keni dhembje mirëpo pas disa seancave do të ndjeni relaksim.

Hapi tjetër është të hani hudhër të gjallë pasiqë hudhra ka cilësi kundër ndezjeve ndërsa hemorroidet janë një lloj i ndezjes.

Para se të hani hudhër duhet të hani diç tjetër pasiqë hudhra mund të "zgjojë" stomakun tuaj nëse është i zbrazët./femra.net/

 

 

Der Beitrag Si të përdorim hudhrën në trajtimin e hemorroideve erschien zuerst auf femra.net.

Related Posts :