Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Mes ilaçeve dhe pensionit” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Mes ilaçeve dhe pensionit” plus 9 more - Gazeta Dita


Mes ilaçeve dhe pensionit

Posted: 24 Aug 2016 02:14 AM PDT

Dita! Një komshiu im ka gruan që vuan prej shumë kohësh nga veshkat. Ilaçi që përdor çdo muaj kushton 108 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që merr 140 mijë lekë të vjetra pension. Dhe që pa atë ilaç nuk mund të jetojë. Po edhe pa ngrënë nuk jetohet. A i di ministri Beqja këto? Nga F. L.

Fotogaleri/ Amatrice, qyteti që nuk ekziston më

Posted: 24 Aug 2016 02:05 AM PDT

Turned inside out: The purple decor of one family's home is seen amongst the grey rubble as people search for signs of life in Amatrice

Ruins: A lamppost is seen leaning dramatically to one side next to a devastated building and rescue workers 

Cry for help: This survivor looks into the rubble in Amatrice and was heard yelling to anyone who might be stuck inside

Reaction: A dust-covered man cries with his head in his hands as the shock of what has happened overnight sinks in

Decimated: An Italian clutches his child's buggy as he walks over the rubble and debris left 

Piled high: The tight streets of Amatrice have been blocked by the debris from falling buildings rocked by the quake

Desperate: This is all that is left of a building in Amatrice where emergency services and volunteers pull away tiles and rubble searching for victims

Busy: The area of Umbria is hugely popular with tourists, and some Britons have been caught up in today's chaos

Nothing left: This shop's sign is hanging off and its walls are collapsed after the quake shook the area at around 3.30am

Search: People caught up in the aftermath have said that they have heard many voices coming from the rubble 

Distraught: A man stands on his damaged home after a strong heartquake hit Amatrice overnight

Contrast: The intact kitchen of this home lies completely undamaged - but exposed to the outside world after its wall fell away

Scramble: People are fighting through stone, metal and tiles to find anyone who may be trapped under the fallen buildings

Rush: At least ten people are believed to be dead in the incident - others are being taken away on makeshift stretchers like this one

Carnage: This car was left covered in dust and rocks from a falling wall as it tore through central Italy

Rescuers desperately dug through collapsed buildings to reach those who were trapped underneath collapsed buildings in Amatrice

Lights out: Many locals described how their towns were plunged into darkness when the earthquake struck. Members of the Protezione Civile (Civil Protection) are seen here in Amatrice

Many buildings in center of Amatrice were razed by the 6.1 magnitude quake, which struck at around 3.30am (local time)

Emergency workers help an elderly, wounded man to safety in Amatrice, where many are believed to be trapped underneath the rubble

Truamatized locals try to keep warm in the early morning after the strong quake shook the town of Amatrice and much of central Italy

The shallow quake centered in near the city of Rieti but shockwaves traveled as far as Rome 100 miles away

'There are people under the rubble... There's been a landslide and a bridge might collapse,' said the mayor of Amatrice (pictured)

First images of the damage in Amatrice showed cars and entire streets caked in rubble

People are feared dead in the small, rustic town of Amatrice (pictured) - which lies near the epicenter of the quake

A family of four were also reported dead in the town of Accumoli - just four miles from where the source of the quake (pictured, a rescue worker inspects the damage in Amatrice)

Together: A sports team rests on the ground under white blankets after the town of Amatrice was struck

The quake destroyed buildings and buried people under rubble in the small town of Amatrice (pictured)

People in Amatrice (pictured) left their houses after the 6.2-magnitude quake tore down buildings in the small town

The first victims of the devastating quake were an elderly couple whose home collapsed in Pescara del Tronto (pictured, the damage in nearby Amatrice)

Unimaginable: An elderly man in a tracksuit walks on the rubble of a collapsed buildings in Amatrice. A television aerial can be seen alongside the bricks

A once quiet and picturesque street is seen with locals going about their daily lives (left) before the earthquake. On Wednesday the beautiful balcony of the building collapsed into a pile of rubble (right)

A town square featuring cobbled pavement, hanging flower baskets and a peach coloured traditional Italian building (top) is now utterly devastated and left in ruins (below)

The same town square is seen here from a different angle. Above the building is intact but below half of it has crumbled to the ground  
A once delightful Italian street filled with terracotta-coloured buildings (left) now appears as a mass of grey rubble (right)

 

Replikë me Guri Shytin

Posted: 24 Aug 2016 02:04 AM PDT

Lexova me çudi, që për 5 Majin e vitit 1991 ( të kthehesh prapa në memorje, në atë vit të vështirë), z.Guri Shyti paska parë lule vetëm në varret e ish byroistëve. Çdo 5 Maj, para viteve të “Demokracisë”, tek “Nënë Shqipëri” , shkonin në mënyrë të organizuar fëmijët e çerdheve, të kopshteve e të shkollave, pale të rriturit. Kjo bënte pjesë në programin e edukimit patriotik të Rinisë e më gjërë. Kjo bëhej për të mos harruar sakrificat e popullit, e aq më pak të gjakut të rënëve për Liri. Pyes z.Guri, mirë të tjerët por as të afërmit e dëshmorëve nuk i ke parë të vinin lule??!! Po nënat e tyre shamizeza nuk i ke dalluar, se para 25 vitesh, që ti kujtohesh sot, ato ishin akoma gjallë! Sa per merakun se do mbushej vendi me anëtarë byroje, pas vdekjes, mendoj se bën kinse se harron.

Atje, me vendim të byrosë së kohës, varroseshin vetëm figura me kontribut të veçantë, ashtu si dhe sot Presidenti i akordon njerëzve të shquar, pensione të veçanta, të ndryshme nga ne njerzit e thjeshtë. Sa për zhvarrimet, qëllimi nuk ishte “të vinin Drejtësi” për dëshmorët, por sinjali për fillimin e përpjekjeve monstruoze, por të planifikuar mirë, për të hedhur poshtë Luftën e Lavdishme dhe gjakun e dëshmorëve. Po pse nuk na thoni, a keni demaskuar vallë hedhjen në plehrat e Shkodrës, të Monumentit të 5 Heronjve të Vigut nga PD, apo të qindra Lapidarëve të ndërtuar në kujtim të gjakut të dëshmorëve, të cilat sot o janë të shkatërruara o janë në gjëndje të mjeruar?!

Në vazhdim të shkrimeve të z.Stefani dhe ju, në mënyrë dredharake, hidhni poshtë gjakun e dëshmorëve, duke bërë sikur e keni me Udhëheqjen e tyre. Me respekt, V.Konda

Sipas kësaj logjike…

Posted: 24 Aug 2016 01:54 AM PDT

Trajtimi i posaçëm monetar i juristëve më duket i çuditshëm, sepse ai i kalon shumëfish pagat e shqiptarëve të tjerë nga më i vogli tek më i madhi. Pse? Për të dhënë drejtësi? Ata për këtë kanë studiuar dhe konkurruar. Ne nuk u themi të pilotojnë avionin apo të vizitojnë të sëmurët…! Po të nisemi sa më lart, rrjedhimisht edhe pedagogu, gazetari, mjeku, veterani i nderuar dhe pasardhësi i tij, oficeri, polici, laboranti, infermieri e kështu me radhë duhet të vlerësohen sa më mirë materialisht. Pagat veç sipas profesionit dhe ca kritereve ekonomiko-financiare, jepen edhe në vartësi të vendit ku jetojnë profesionistët e ndryshëm. Apo jo? Dihet se nuk mund të paguhen njëlloj për të njëjtën punë, p.sh., juristët në SHBA, Kanada, Gjermani, Maqedoni e në shtete të tjera. Nejse: Ju lutem, më tregoni cakun se me ç'pagë mund të kënaqen dhe të velen gjyqtarët dhe profesionistët e tjerë, që ta dimë ku e kanë "tavanin"?!

Rendja mbas parasë së pamerituar e shton lakminë. "Fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri,- shkruante Mitrush Kuteli,- siç nuk ngopet deti me ujë".

“Si shpëtova falë një jastëku”, rrëfehet e mbijetuara e tërmetit në Itali

Posted: 24 Aug 2016 01:54 AM PDT

E ka mbrojtur vetëm një jastëk. BBC sjell rrëfimin e një vajza të quajtur Maria Gianni. Ajo ka dalë e gjallë nga rrënojat e banesës së saj vetëm sepse një jastëk të cilin e vuri mbi kokë i ka shpëtuar jetën.

"Në njërën anë i gjithë muri ra, por mua nuk më goditi", tha ajo për agjencinë e lajmeve AP.

"Nga ana tjetër përsëri ra muri por prap nuk më goditi, edhe pse kaloi fare pranë meje, shumë shumë afër meje, dhe për fat të mirë nuk pësova gjë. Më pas ishte rradhe e tavanit që ra mbi kokën time, por arrita të vendos një jastëk mbi kokë dhe nuk u godita, për fat të mirë".

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli.

Mediat, referuar autoriteteve raportojnë se pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Viktimat e para u konfirmuan nga shembja e banesës së tyre në Pescara të Trontos, një zonë në Arquata.

Andrea si kalama me vese

Posted: 24 Aug 2016 01:52 AM PDT

Zoti Adrian dhe redaksia e Ditës! Boll me çështjen Stefani. Sipas logjikës mjerane të A. Stefanit, të gjithë patriotët shqiptarë, nga lashtësia deri më sot, paskan luftuar për mallkim, sepse kanë luftuar për lirinë e atdheut?!

Unë kam mendimin se, të mendosh, të shprehesh, të këmbëngulësh si një adoleshent veç në mendimin tënd, megjithëse kritikohet dhe nga kolegët e vet më të afërt, në këtë rast nga Viktor Malaj, një penë e veçantë bindëse dhe argumentuese, nuk ka pse redaksia të vazhdojë të lejojë kritikë për kritikën pambarimisht. Stefani këmbëngul si një fëmijë gjithë teka e naze. Mallkon atdheun, mallkon ata që kanë luftuar e luftojnë për lirinë e atdheut. Po, më mallkon dhe mua se i kam falur jetën atdheut si pilot. Pse nuk e thua hapur more "kalama plot vese", që ofendon me dhjetëra e qindra dëshmorë që kanë dhënë jetën për atdheun, ç'do me thënë shprehja jote, "liria kombëtare është një mashtrim"? Ose, "më mirë pushtimin e huaj, se sa një regjim jo të lirë"? Këto janë pallavra të tuat që nuk i vlejnë askujt. Ju del në krah pushtuesve. Njeri i mbrapshtë! Si mund të kesh liri personale kur nuk ke të lirë atdheun?

Zoti Stefani, je një bukëshkalë. Ti je për liri absolute të njeriut. Pa shiko sot në botë, kë përkrah ti me këto? Gestapon e Hitlerit, ISIS-in, terrorin, mostrat e neveritshme që dëgjojmë? Ti nuk je për shtet, nuk je për rregull, për norma bashkëjetese të njerëzve, të etnive, të popullit, se ti njeh vetëm lirinë që as  vetë nuk e di se cila është. Më kot dredhon. Të pëlqen vetja, të krehën bishtin se luftove për Berishën, dhe t'u duk vetja se ti je mbi të gjithë. Jo mor zotëri, mbi ne të gjithë është vetëm atdheu. Pse nuk luftove ti për një liri të shkelur haptas deri më sot, të mbrojtjes së hapësirës ajrore të të gjithë shqiptarëve? Po me siguri ti nuk e di se ka dhe një liri të tillë. Je në kontradiktë me veten. Mendjemadhësia jote nuk pranon kritika, vërejtje. Të dashur redaktorë të Ditës! Ju lutem, mbylleni këtë çështje. Ka plot pse të shkruani. Ju dua, pa jua them. Me nderime e respekt,

Tërmeti në Itali/ Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë (Video)

Posted: 24 Aug 2016 01:52 AM PDT

Nga tërmeti shkatërrues i fuqisë 6,2 të shkallës së Rihterit që goditi pjesën qendrore të Italisë sot herë në mëngjes, numri i viktimave pritet te jete i madh. Asnje shtepi nuk eshte e banueshme ne Amatrice. Ndërsa ekipet e shpëtimit në terren janë në kërkim të të lënduarve, në videon e mëposhtme mund të shihni se çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë.

 

Çfarë dihet për Pjetër Bogdanin?

Posted: 24 Aug 2016 01:51 AM PDT

I nderuar lexues! Pjetër Bogdani (rreth 1625-1689) njihet si shkrimtari më i shquar i letërsisë shqiptare të vjetër. Lindi në Gur të Hasit (Kukës). Kreu studimet e larta teologjike e filozofike në Romë dhe mori titullin doktor. Shërbeu së pari si famullitar në Pult e Prizren, më 1656 u emërua peshkop i Shkodrës, më 1677 kryepeshkop i Shkupit. Mori pjesë në lëvizjet çlirimtare që nisën në këto vite, sidomos në Shqipërinë veriore e verilindore. Pjetër Bogdani luftoi për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqipe, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës. Vdiq në Prishtinë.

Lumturi nuk do të thotë të kesh atë që do, por të duash atë që ke

Posted: 24 Aug 2016 01:36 AM PDT

E mundur është çdo gjë, për atë që ka mjaftueshëm këmbëngulje… dhe para

Posted: 24 Aug 2016 01:34 AM PDT

Related Posts :