Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Barca shijon fitoren e dytë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Barca shijon fitoren e dytë” plus 9 more


Barca shijon fitoren e dytë

Posted: 28 Aug 2016 01:27 PM PDT

Barcelona ka shënuar fitore tejet të vështirë në udhëtim te Athletico Bilbao.

Kampionët e La Ligas, fituan minimalisht 0:1 në San Memes.Një gol i bukur i mesfushorit Rakitic, i solli fitoren.

Barcelonës.Barcelona në xhiron e ardhshme pret Alavesin në 'Camp Nou'.

The post Barca shijon fitoren e dytë appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria: Nuk humbim territor me demarkacion

Posted: 28 Aug 2016 11:19 AM PDT

Zyra e Kryeministrit të Kosovës edhe sot ka dërguar një komunikatë për media me anë të së cilës përsërit për të disatën herë se shënjimi i vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është në harmoni me të gjitha aktet ligjore, të cilat Kosova i ka aprovuar pas shpalljes së pavarësisë.

Në këtë komunikatë po ashtu thuhet se vija kufitare është në harmoni të plotë me Planin Hapësinor të Kosovës, me Ligjin mbi Kufijtë Administrativ të Komunave dhe me Ligjin për Shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna Park Nacional.

Komunikata e plotë lëshuar nga Zyra e Kryeministrit:

Po të kishte pasur fakte të tjera, të gjitha këto akte do të përfshinin territorin, për të cilin opozita dhe disa ekspertë akuzojnë se po humbet.

Vet Kuvendi i Republikës së Kosovës, me këto akte e ka pranuar realitetin e kufijve të Kosovës me vendet fqinje, duke përfshirë edhe Malin e Zi.

Shtrohet pyetja se cilat do të ishin argumentet e Komisionit Shtetëror para palës malaziase, po të thuhet se Kuvendi ynë ka aprovuar Planin Hapësinor të Kosovës në kufij që i kemi pasur, por ne nuk e pranojmë këtë.

Të gjithë vjetarët statistikorë të periudhës pas vitit 1974 dhe deri te suspendimi i autonomisë së Kosovës flasin se Kosova kishte 10,887 km katror. Kjo sipërfaqe mësohej edhe në libra shkollore. Ndërkaq kur mblidhen sipërfaqet e komunave del se territori ka qenë rreth 10,908 km katror.

Të dhënat, të cilat nga kritikuesit e tanishëm të demarkacionit janë dërguar në Vjenë, gjatë bisedimeve të Vjenës në vitin 2007 janë se Kosova kishte 10,908 km katror.

Plani Hapësinor i Kosovës, i miratuar më 16 qershor 2011 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, (në faqe 19) thotë se sipërfaqja e Kosovës është 10,907 km katror.

Në këtë Plan, Kosova është paraqitur në kufijtë e njëjtë me ata që ka shënuar Komisioni Shtetëror.

Plani Hapësinor, pas Kushtetutës, është ndër aktet më të rëndësishme që rregullon shfrytëzimin e hapësirës me të cilën administron shteti në interes të qytetarëve dhe të nevojave të tyre. Këtë Plan e kanë votuar deputetët e pozitës dhe të opozitës.

Nga të dhënat që deri më tani ka publikuar Komisioni Shtetëror, rezulton se:

– Kosova ka dokumentacion të plotë për territorin që në tërësi është përfshirë brenda kufirit, si territor i Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjë dokument i cili vërteton se në Kosovë është administruar territor tjetër.

– Ekziston dokumentacioni i plotë kadastral në Malin e Zi për të gjitha pronat e zonës kufitare, që daton shumë më herët nga koha e shënjimit të vijës kufitare;

– Nuk ka tokë të askujt, sipas teorisë fillestare të kundërshtarëve të demarkacionit, por çdo tokë ka pronarët e saj. Qoftë në Kosovë, qoftë në Mal të Zi.

– Kosova ka aq territor sa ka pasur në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Nuk ka humbje të territorit.

– Komuna e Pejës ka të njëjtin territor që e ka pasur më parë, 603 kilometra katror.

– Në asnjë periudhë kohore Kosova, pa marrë parasysh si Krahinë apo tani si Republikë, nuk ka administruar territor më shumë se sa administron sot. Po ashtu, edhe Komuna e Pejës në asnjë periudhë nuk ka administruar territor më shumë sesa administron sot.

– Nuk ka territore të komunave dhe territor të shtetit të Kosovës, siç po dëgjohet nga disa, por se tërë territori i Kosovës është i shpërndarë në Komuna, përkatësisht territoret e komunave e përbëjnë territorin e Kosovës. S'ka territor të shtetit të Kosovës jashtë territorit të komunave ekzistuese.

– Nga viti 2012 kur ka filluar punën Komisioni Shtetëror deri në gusht të vitit 2015, askush nuk ka dokumentuar se një pronë që është administruar deri atëherë në Kosovë po kalon në Mal të Zi. Dhe, po ashtu, pas nënshkrimit të Marrëveshjes, asnjë individ sikurse asnjë pronar tjetër, qoftë Komuna e Pejës, ministritë, agjensionet qeveritare, agjensionet e pavarura, AKP, organizatat fetare, nuk ka dokumentuar me asnjë akt legal se një pronë e tyre ka kaluar në Mal të Zi.

Asnjë ekspert, kundërshtues i demarkacionit, nuk ka argumentuar se toka e cilit titullar po humbet, në ato 8,200 hektarë. Shkenca mbështetet në argumentim. Ndryshe rezulton se janë 8,200 hektarë me titullarë abstrakt. Por fakti se kjo nuk është argumentuar dhe se nuk ka tokë të askujt atëherë kauza se Kosova po humb territor rezulton të jetë false.

Ata nuk kanë dëshmuar se Komuna e Pejës ndonjëherë ka pasur më shumë territor sesa që ka sot. Prandaj, nuk e kanë argumentuar faktin se nëse Peja nuk ka përfshirë më shumë territor sesa që ka sot si është shtrirë deri në Çakor dhe Zhleb.

Kësaj do t'i pasonte një pyetje logjike: Sikur, sipas hartave që prezantojnë disa ekspert, territori i Kosovës është shtrirë deri në Çakor, pse ky territor nuk është administruar nga Komuna e Pejës, pse nuk janë paguar taksa për këtë territor në këtë Komunë, pse nuk është nxjerrë dokumentacion kadastral nga pronarët në Komunën e Pejës, por të gjitha këto janë bërë në komuna të Malit të Zi. Harta nuk jep përgjigje në këtë pyetje, duhet të japin ekspertët që interpretojnë hartat.

Rrjedhimisht, ekspertët të cilët fillimisht insistonin se ka pasur tokë të askujt ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, tani po duket se po e kanë vështirë që tezës së tokës së askujt t'ia gjejnë një alternativë tjetër "shkencore". Ajo që ata duhet të bënin, është të pajtohen me faktin se shkenca nuk ka asgjë të përbashkët me të pavërtetat dhe interesat politike ditore. Duhet të pajtohen edhe me faktin se insistimi në gjëra që nuk dokumentohen, po i sjell dëme të mëdha vendit dhe proceseve shtetndërtuese, integruese dhe euroatlantike të cilat Kosova duhet t'i kalojë. Duhet ta marrin përgjegjësinë se si pasojë e insistimeve të tyre, të paargumentuara por populliste, po i ndihmojnë ambientit potencial të dhunës kundër institucioneve shtetërore, të sulmeve në shtëpi private dhe në individ të caktuar.

The post Qeveria: Nuk humbim territor me demarkacion appeared first on Mesazhi.com.

City i Guardiolës nuk gabon, mposht West Hamin

Posted: 28 Aug 2016 11:14 AM PDT

Manchester City ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat 3:1 ndaj West Hamit.

Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola e kanë treguar edhe njëherë forcën e tyre të vërtetë.

Kjo pasi kanë mposhtur në shtëpi West Hamin me rezultat 3:1, duke koleksionuar fitoren e tretë në po kaq ndeshje në Ligën Premier.

The post City i Guardiolës nuk gabon, mposht West Hamin appeared first on Mesazhi.com.

Interi barazon me Palermon

Posted: 28 Aug 2016 11:12 AM PDT

Interi nuk ka arritur të shënoi fitoren e parë në Serie A.

Zikaltërit kanë luajtur barazim 1:1 me Palermon në kuadër të xhiros së dytë në 'San Siro'.Rispoli kaloi Palermon në epërsi kur shënoi në minutën e 48', ndërsa Interi barazoi në minutën e 72' me anë të Icardit.Pas dy ndeshjeve në Serie A, Interi numëron 1 pikë dhe renditet në vendin e 13, dhe në xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Pescara.

The post Interi barazon me Palermon appeared first on Mesazhi.com.

Turqi, bombardohet aeroporti i Dijarbakirit

Posted: 28 Aug 2016 08:01 AM PDT

Autoritetet  turke kanë njoftuar se është sulmuar me raketa aeroporti  I Dijarbakirit.

Sulmi ndodhi pak përpara mesnatës. Katër raketa u lëshuan në drejtim të një pike kontrolli të policisë përpara zonës VIP, por nuk e goditën e ranë mbi një djerrinë aty pranë. Menjëherë, njerëzit në zonë u dërguan brenda terminalit e fatmirësisht incidenti u mbyll me kaq.

Militantët kurdë e kanë kthyer Dijarbakirin në qendër të rebelimit të tyre 3-dekadësh. Sulmi i fundit erdhi pak ditë pas nisjes së inkursionit ushtarak turk në Siri, qëllimi i të cilit është zmbrapsja e militantëve të Shtetit Islamik, por edhe bllokimi i përpjekjeve të kurdëve për të fituar territoret që mbeten pa kontroll pas tërheqjes së militantëve. Ofensiva përtej kufirit shënoi dhe viktimën e parë në anën e turqve, një ushtar i vrarë kur luftëtarët kurdë mësynë e shkatërruan, siç thonë, tre tanke të forcave të Ankarasë.

Përplasjet ndodhën në afërsi të Jarablusit, qyteti kufitar të cilin rebelët sirianë e shkulën nga duart e ISIS-it të mërkurën falë ndihmës së Turqisë.

The post Turqi, bombardohet aeroporti i Dijarbakirit appeared first on Mesazhi.com.

Ushtria turke avancon drejt qytetit sirian Manbij

Posted: 28 Aug 2016 07:35 AM PDT

Në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit forcat ajrore turke kanë neutralizuar një grup prej 25 militantësh të organizatës terroriste PKK/PYD të cilët kanë sulmuar pjesëtarët e operacionit “Mburoja e Eufratit” të nisur nga Ushtria e Lirë Siriane në bashkëpunim me ushtrinë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të këtij sulmi janë shembur edhe pesë godina të cilat janë përdorur për të gjuajtur në drejtim të forcave të “Mburojës së Eufratit”.

“Ushtria Turke ka marrë të gjitha masat në mënyrë që të mos preken civilët”

“Forcat turke të cilat japin kontributin e tyre në kuadër të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit kanë marrë të gjitha masat në mënyrë që të mos preken dhe pësojnë civilët nga sulmet ajrore. Është duke u treguar kujdesi maksimal në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë. ​

The post Ushtria turke avancon drejt qytetit sirian Manbij appeared first on Mesazhi.com.

Korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit

Posted: 28 Aug 2016 07:30 AM PDT

Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë përfshirë gati të gjitha institucionet e nivelit lokal dhe qendror të Kosovës, dhe për më keq, edhe sistemin e drejtësisë, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

Këto dukuri të cilësuara si dy pengesat më të mëdha në drejtim të zhvillimit të Kosovës, nuk po arrihet as të luftohen.

Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovës ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtar. Ata kishin kërkuar nga institucionet që t'i luftojnë këto dukuri.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë në Kosovë, sipas përfaqësuesve ndërkombëtarë, ishte vlerësuar si rruga e vetme për të sjellë mirëqenie për qytetarët e këtij vendi.

Arton Demëhasaj, drejtor në Organizatën për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se derisa në Kosovë ka prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, si dhe politikanë me afera korruptive, nuk mund të pritet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Sa i përket luftimit të korrupsionit bëhet shumë pak, për shkak se as brenda vetë sistemit nuk ka filluar të luftohet korrupsioni, e aq më pak të pritet prej sistemit që të luftohet kjo dukuri jashtë saj. Rastet e fundit po tregojnë se korrupsioni ka qenë i lartë në të gjitha sferat, e në anën tjetër nuk kemi raste që janë hetuar apo gjykuar", thotë Demëhasaj.

Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të "Transparency International", që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.

Por, thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe posaçërisht dëshmitë konkrete për dënime të, siç thuhet, "niveleve të larta të përfshira në korrupsion", janë bërë pjesë të kushtit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mosmarrja e hapave të fuqishëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përveç tjerash, sipas drejtorit ekzekutiv të organizatës “Fol”, Petrit Zogaj, po rrezikon funksionimin e shtetit të së drejtës dhe ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

"Në tetë vjetët, e fundit kur kemi shtetin e pavarur, kemi një situatë kur ditën punohet me ligj, natën punohet me ligj të mafias ose ligje që janë anti -shtet, anti-institucione dhe anti-shoqëri. Kjo e bën të pamundur që të kemi respektim të ligjeve derisa ka njerëz që janë kundër atyre dhe i pengojnë në çdo variant që ligji të zbatohet", shprehet Zogaj.

Përderisa kemi këtë situatë, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk arrihet të luftohet, sipas Zogajt, niveli i këtyre dy dukurive do të rritet në përmasa shkatërruese për shtetin e Kosovës.

"Ne kemi krijuar një nivel të tolerancës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili nga një pjesë e shoqërisë, nuk kundërshtohet, sepse në një nivel apo në një tjetër, do të jetë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duhet të jesh i korruptuar për të korruptuar një politikan për ta marrë një vend të korruptuar dhe nga një pjesë tjetër e pazëshme, e cila e ka humbur besimin që aktiviteti i saj apo tij mund të përmirësojë sistemin politik institucional dhe shtetëror", thotë Zogaj për Radion Evropa e Lirë.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar largimin nga postet publike të të gjithë zyrtarëve që janë përfolur për përfshirje në afera korruptive.

Ata shprehen se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e "ashpër" dhe angazhimi në këtë drejtim, është marrë seriozisht.

Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e ka paralajmëruar edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, por ai kërkon përkrahje edhe nga institucionet tjera.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ditë më parë, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, tha se i vetëm nuk mundet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

"Sundimi i ligjit duhet të realizohet përmes të gjitha institucioneve, si atyre legjislative, ekzekutive dhe atyre gjyqësore. Dhe, nuk duhet të lihet i vetëm kryeprokurori; i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Unë i kam paralajmëruar disa raste dhe tashmë ato raste janë në duart e gjykatave dhe kemi aktgjykime dënuese. Kemi tri raste që kanë përfunduar në gjykatë, sa i përket rastit të krimit të organizuar, por kemi edhe aktakuza, të cilat tani i kemi dërguar në gjykata", deklaroi Lumezi./rel/

The post Korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria shpreh keqardhje për incidentet në Mushtisht

Posted: 28 Aug 2016 07:29 AM PDT

Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për incidentet e dhunshme që kanë ndodhur sot në Mushtishtë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të zyrës për komunikim më publikun nga Kryeministria.

"Qeveria e Kosovës respekton plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë paqësore, për çfarëdolloj arsye, e ritheksojmë paqësore, si e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme e shprehjes së mendimit dhe kërkesave publike. Po ashtu, Qeveria e Kosovës konsideron se kërkesat e qytetarëve për zbardhjen e plotë të të gjitha krimeve të luftës dhe dënimin e të gjithë kryesve të tyre është plotësisht legjitime" thuhet në një përgjigje të kësaj zyreje

Mirëpo, po ashtu, Qeveria e Kosovës konsideron se çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ka plotësisht të drejtë të kthehet në pronat e tij, në mënyrë të papenguar. Kjo është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me të gjitha aktet ligjore, me konventat ndërkombëtare por është në përputhje me traditën, vullnetin dhe vizionin e popullit të
Kosovës për bashkëjetesë paqësore.

Ndërkaq, personat që kanë kryer krime gjatë luftës duhet të përballen individualisht me drejtësinë.
Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, të cilët kishin bllokuar hyrjen në përpjekje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Për të shpërndarë turmën, Policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe ka shoqëruar në polici 13 persona, të cilët thuhet se "kanë gjuajtur me mjete të forta në drejtim të Policisë".

Autoritete e rendit kanë arritur që të lirojnë rrugën e bllokuar, mirëpo pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët kanë pritur disa orë në tre autobusë, janë kthyer dhe nuk kanë hyrë në fshat.

Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se protesta ka përfunduar, kurse katër pjesëtarë të policisë kanë mbetur të lënduar, si dhe disa qytetarë.

"Qytetarë ka të lënduar, por jo (të lënduar) nga Policia, por nga hedhja e pakontrolluar e gurëve nga protestuesit, sepse Policia e ka përfunduar punën në mënyrë profesionale. Policia e Kosovës ka hapur rrugën, por ata (serbët) në mënyrë vullnetare janë kthyer.Edhe pse klerikët i kanë përfunduar ceremonitë e festës. Nuk ka pasur asnjë problem, mirëpo pelegrinët që kanë ardhur nga Serbia në mënyrë vullnetare, janë kthyer", ka thënë Krasniqi.

Lidhur me këto zhvillime, kanë reaguar edhe disa nga përfaqësuesit politikë në Prishtinë, por edhe në Beograd.

Zhvillimet e sotme në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një deklaratë të kryetarit, thuhet se këto zhvillime " vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyre që duan ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë".

"Plagët e luftës të Mushtishtit, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të rënda që kërkojnë drejtësi, por përgjegjësia gjithmonë është individuale e institucionale, e jo kolektive", ka thënë Veseli, duke shtuar se "e drejta e praktimit të besimit fetar, liria e lëvizjes, e drejta e kthimit në pronën legjitime, për secilin qytetar, pa dallim përkatësie, janë të drejta themelore në Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër, shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, kanë thënë se ngjarjet e sotme në Mushtisht tregojnë se sa " ështëshpërthyese situata e sigurisë në Kosovë "

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, siç thonë, "shtëpitë e tyre".

Disa ditë para kremtimit të festës, në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin "Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokalë".

Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, që e dënoi "vendosjen e pankartës" dhe theksoi "përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat".​

The post Qeveria shpreh keqardhje për incidentet në Mushtisht appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Këto janë fanellat e Shqipërisë për kualifikimet e “Rusi 2018”

Posted: 28 Aug 2016 05:59 AM PDT

Në eliminatoret për Botërorin "Rusi 2018", Shqipëria do të paraqitet në fushë me të njëjtin dizajn që kishte në Europian.

Për shkak të numrit të madh të pikave të shitjes në të gjithë botën, do të kalojnë edhe disa muaj pas Europianit derisa të tërhiqet e gjithë dërgesa me fanellën e dizajnuar për "Francë 2016".

Në këtë logjikë, Kombëtarja kuqezi do ta nisë edicionin e ri me fanellat e Europianit. Ndërkohë që në vitin 2017 do të mendohet dhe përgatitet strategjia për fanellën me dizajnin e ri.

"Ka qenë një fanellë që është pëlqyer shumë. Në të gjitha pikat e shitjes në mbarë Europën, apo edhe më gjerë, sinjalet nga kompania 'Macron' janë të tilla që ky dizajn ka qenë shumë i suksesshëm", deklaron për "Panorama Sport" Gazmend Malo, drejtori i Marketingut në FSHF.

"Për këtë arsye, ajo do të qëndrojë në shitje deri në fillim të vitit 2017, atëherë kur edhe do të shohim mundësitë për të lansuar fanellën tjetër", shtoi ai.

fanella

The post Zyrtare: Këto janë fanellat e Shqipërisë për kualifikimet e "Rusi 2018" appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri: S’ka Asociacion pa u plotësuar kushtet tona

Posted: 28 Aug 2016 05:54 AM PDT

Dy ditë e një vit pas nënshkrimeve të katër marrëveshjeve në Bruksel, analisti Nexhmedin Spahiu thotë se dialogu është futur në qorrsokak.

Më 25 gusht 2015 ishin nënshkruar marrëveshja për themelimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe ajo për urën e Ibrit si dhe ishin përcaktuar planet e veprimit për zbatimin e marrëveshjeve të telekomunikacionit dhe energjisë.

Edhe pse kanë kaluar një vit, marrëveshja kryesore e asaj kohe për statusin e asociacionit pos që ka prodhuar protesta të shumta dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që pozita e opozita po e interpretojnë ndryshe, nuk ka sjellë diçka të re.

KALLXO.com kishte shkruar më herët se qeveria ka nisur krijimin e grupit menaxhues për hartimin e këtij statusi, që do të përbëhet nga 4 serbë në bashkëpunim me zyrtarë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushteti Lokal si dhe nga zyrtarë të OSBE-së.

Por punët nuk kanë shkuar përtej kësaj.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri thotë për KALLXO.com se nuk ka vend për asociacionin derisa Serbia t'i plotësojë disa kushte.

" Nuk kemi më çka të bisedojmë rreth asociacionit në Bruksel , sepse marrëveshje është arritur, por ne ende nuk e kemi filluar zbatimin, përkatësisht nuk kemi filluar me hartimin e statutit, për shkak se i kemi dhënë disa kushte, kemi thanë që përderisa Serbia i ka blloku kodin telefonik edhe KOSTT-in që të veprojnë si të pavarur në bazë të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel," tregon ajo.

Në Bruksel më 15 gusht u zhvilluan bisedime në të cilat pala kosovare njoftoi se do të bisedohej për kodin telefonik të Kosovës, e shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq u tha medieve serbe se bisedimet do të zhviloheshin për themelimin e asociacionit dhe funksionimin pa pengesa të Telekomit të Serbisë në Kosovë.

Edita Tahiri një ditë më pas tha për KALLXO.m se nuk është biseduar fare për asociacionin. Edhe Maja Kociancic, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini konfirmoi se është biseduar për telekomunikacionin.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit pas këtyre bisedimeve pala kosovare deklaratat e Gjuriqit i cilësoi të pavërteta.

Por analisti Nexhmedin Spahiu thotë se paaftësia e negociatorëve kosovarë po e bën dialogun e Brukselit të dëmshëm.

"Bisedimet me Beogradin kanë shkuar në qorrsokak për shkak të paaftësisë së ekipit negociator të Prishtinës, e që janë duke e dëmtuar rëndë interesin e Kosovës," thotë Spahiu.

Në lidhje me të rejat rreth zbatimit të marrëveshjes për parimet e Asociacionit të Komunave Serbe, KALLXO.com tentoi të marrë edhe deklarata nga deputetët të Listës Serbe, pjesë e koalicionit qeveritar në Kosovë, por ata ishin të paqasshëm.

Më herët Nenad Rashiq, njëri nga këta deputetë kishte thënë për KALLXO.com se partnerët e koalicionit nuk janë duke biseduar për asociacionin.

Tahiri nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të ketë vazhdim dialogu në nivel kryeministrash në Bruksel, por sqaroi se ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për këtë.

The post Tahiri: S'ka Asociacion pa u plotësuar kushtet tona appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :