Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “BIK-u, i shokuar nga sjellja e serbit që demoloi kupolën e xhamisë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “BIK-u, i shokuar nga sjellja e serbit që demoloi kupolën e xhamisë” plus 9 more


BIK-u, i shokuar nga sjellja e serbit që demoloi kupolën e xhamisë

Posted: 14 Aug 2016 02:17 PM PDT

Raportohet se një qytetarë  serb ka hipur në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit, ku ka demoluar kupolën e saj.

Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se serbi është i lindur në vitin 1981 dhe ai për momentin ndodhet në Spitalin e Gjilanit.

Naim Aliu, kryetar i BIK-ut në Gjilan, tha se janë të shokuar nga ky gjest, pavarësisht se nga kush vjen.

"Vërtet jemi të indinjuar me këtë gjest vandal dhe të panjohur deri më tani. Të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare. Policia e Kosovës dhe Prokuroria duhet të merren seriozisht me rastin, që ky gjest të mos politizohet, sepse nuk jemi të interesuar që të krijojmë armiqësi ndërmjet qytetarëve të dyja nacionaliteteve", ka thënë ai.

Majlinda Kelmendit i bëhet pritje madhështore në Pejë

Posted: 14 Aug 2016 02:11 PM PDT

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.

Kjo ka bërë që xhudistes ti organizohet një pritje fantastike me të arritur në Prishtinë, përkatësisht në qytetin e lindjes së Pejës.

Majlinda Kelmendi është pritur në një atmosferë madhështore të Pejës, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, xhudistja pejane ka folur para mijërave qytetarëve duke premtuar edhe suksese të tjera.

"Faleminderit të gjithëve. Jam shumë e lumtur dhe emocionuar për këtë pritje", tha shkurt Majlinda.

Ka folur edhe Driton Kuka, trajneri i xhudistes kosovare, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit në sheshin pejan, duke premtuar se ky nuk do të jetë suksesi i fundit. /Telegrafi/


Majlinda Kelmendi ka arritur në qytetin e Pejës.

Mijëra qytetarë kanë dal në sheshin kryesor ta presin kampionen olimpike, e cila pritet ti adresohet masës së mbledhur.

Kujtojmë se xhudisja kosovare ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në kategorinë 52 kilogram.

atmoss

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe shumë qytetatë i kanë organizuar një pritje të ngrohtë në Hotel Dukagjini kamnpiones olimpike.

"Është ndjenë e veçantë ta pres Majlindën. Shpresoj se nuk do të jetë vetëm hera e parë", ka thënë shkurt Muhaxheri.


rend

gazirt

lll

Majlinda Kelmendi arrin në Pejë

Majlinda Kelmendi pas pritjes madhështore në Prishtinë ka arritur në qytetin e lindjes, Pejë.

Fillimisht, xhudistja kosovare është pritur prej kryeministrit Isa Mustafa dhe disa ministrave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, "Adem Jashari".

Më pas fituesja e medaljes së artë në Rio me anë të një autobusi të hapur ka bërë një shëtitje në kryeqytetin e Kosovës.

sport

Pas pritjes madhështore dhe të ngrohtë në Prishtinë, Majlinda, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre, Driton Kuka ishin nisur për në qytetin pejan, ku po i priste një atmosferë fantastike.

Kujtojmë se xhudistja kosovare ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në kategorinë 52 kilogram pas triumfit ndaj italianes Odette Giufridda.

Rreth 300 hebrenj hyjnë me dhunë në kompleksin Al-Aksa

Posted: 14 Aug 2016 12:45 PM PDT

Afër 300 hebrenj sot dhunshëm kanë hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, prej të cilëve dhjetëra janë arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld deklaroi se incidenti ka ndodhur gjatë një feste hebreje.

Disa hebrenj janë arrestuar pasi, siç thuhet, devijuan nga rruga e miratuar e lëvizjes brenda kompleksit.

Për muslimanët Al-Aksa paraqet vendin e tretë më të madh të shenjtë, ndërsa nga ana tjetër hebrenjtë konsiderojnë se në këtë vend kanë ekzistuar dy tempuj hebrenj.

Ky vend shpesh herë është skenë e konflikteve të dy grupeve fetare veçmas për arsye sepse izraelitët në të shumtën e rasteve në vendin e shenjtë arrijnë me shoqërinë e policisë izraelite.

Shënohet 3-vjetori i masakrës së grushtetit në Egjipt

Posted: 14 Aug 2016 12:04 PM PDT

rabiaKanë kaluar 3 vite pasi forcat e grushtetit shpërndanë me forcën e armëve protestuesit e mbledhur në sheshet Rabia dhe Nahda në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, të cilët ishin mbledhur për të protestuar kundër largimit me grusht shteti të presidentit Muhammed Mursi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e armatosura më 14 gusht 2014 në orët e para të mëngjesit vajtën me buldozerë dhe automjete të blinduara në sheshin Rabia dhe ndërhynë ndaj kundërshtarëve të grushtit të cilët që prej 48 ditësh vazhdonin protestën e tyre paqësore. Gjatë ndërhyrjes ku u përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës snaiperët hapën zjarr ndaj protestuesve që falën namazin e sabahut (mëngjesit), ku si pasojë humbën jetën shumë persona.

Në të njëjtën orë edhe në sheshin Nahda në afërsi të universitetit të Kajros në perëndim të lumit Nil pati ndërhyrje e cila përfundoi shpejt për arsyen se numri i protestuesve ishte më i pakët.

Këshilli Egjiptian i të Drejtave të Njeriut në një deklaratë të bërë më 6 mars 2014 njoftoi se gjatë zbrazjes së shesheve Rabia dhe Nahda humbën jetën 632 persona nga të cilët 8 prej tyre policë. Ndërsa Organizata e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) njoftoi se numri i personave që humbën jetën në të gjithë vendin është 2. 600, ndërsa 7 mijë të tjerë mbetën të plagosur.

Në ndërhyrjen e përgjakshme në sheshin Rabia në mesin e të vrarëve nga snaiperët ndodhej edhe 16 vjeçarja Esma el Biltaxhi, vajza e Dr. Muhammed el-Biltaxhi, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Liri dhe Drejtësi (HAP), krahut politik të Vëllazërisë Muslimane.

 – Në një seancë 528 dënime me vdekje –

Pas përfundimit të protestave, një prej zbatimeve të para të qeverisjes ushtarake të Egjiptit ishte konfiskimi i pasurive të Vëllazërisë Muslimane. Komisioni i formuar më 23 shtator 2013 nën kryesimin e gjyqtarit Izzet Hamis konfiskoi institucionet private të Ihvan si shkollat, spitalet, kompanitë tregtare dhe zyrat e këmbimit valutor.

Një ndër aktet e tjera të juntës ushtarake në dhjetor të 2013 ishte shpallja e Vëllazërisë Muslimane organizatë terroriste, dhe të gjitha protestat dhe aktivitetet e saj u përfshinë plotësisht në kuadër të terrorizmit.

Një prej zbatimeve që ka tërhequr vëmendjen ka qenë dënimi me vdekje në një seancë të vetme i qindra të dyshuarve pas procesit të shkurtët gjyqësorë. Shembulli më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte ajo e marsit 2014 ku Gjykata Penale në Minja dha vendimin për dënim me vdekje për 528 të dyshuar.

Sipas të dhënave jo zyrtare në Egjipt gjykatat që nga 3 korriku 2013 e deri tani kanë dhënë afërsisht 1.800 vendime të dënimit me vdekje. Në raportin e publikuar në maj të 2016 nga Organizata Arabe e të Drejtave të Njeriut e cila ndodhet në Londër theksohet se “Gjykatat në Egjipt në 3 vite kanë dhënë dënime me vdekje për rreth 1.794 persona”. Ndërsa Myftiu i Egjiptit nga 1.794 vendime ka miratuar 728 prej tyre.

Deri tani janë ekzekutuar 7 dënime me vdekje. Pasi 6 të dyshuar u dënuam me dënim me vdekje në çështjen e njohur si “Dosja Arab-çerkes” në muajin maj të vitit 2015 u ekzekutua dënimi me vdekje për 6 të rinjtë të cilët ishin subjekt i një prej komuniteteve Selefi të cilët u gjendën fajtorë për sulm ndaj pikës policore dhe për vrasjen e policëve.

Në këtë proces nga Vëllazëria Muslimane në mars të 2015 u ekzekutua dënimi me vdekje për veterinerin Mahmud Ramazan i cili ishte i akuzuar për hedhjen nga çatia të protestuesve.

 – Dënimi me burgim të përjetshëm i fëmijës 3 vjeçarë dhe ndërtimi i 9 burgjeve të reja –

Për shkak të arrestimeve që nisën pas zbrazjes së shesheve Rabia dhe Nahda burgjet në vend ishin të pamjaftueshme. Për këtë arsye qeveria e Egjiptit në tre vitet e fundit ndërtoi edhe 9 burgje të reja.

Rritja në numrin e të arrestuarve dhe skandalet e përjetuara gjatë gjykimit ulën goxha notën e vendit në aspektin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Një reagim ngjalli dënimi me burgim të përjetshëm i fëmijës 3 vjeçar Mansur Karni, duke u akuzuar nga Gjykata Ushtarake e Kajros me akuzën për vrasje. Karni i cili u gjykua për vrasjen e 4 personave dhe si shkaktar për vdekjen e 8 personave ndodhej në mesin e 115 personave të tjerë që u dënuan me burgim të përjetshëm.

Autoritetet zyrtare të Egjiptit pas grushtit nuk kanë bërë deklaratë në lidhje me numrin e arrestimeve dhe ndalimeve të kryera pas puçit. Ndërsa Ihavan ka pretenduar se në burgje ndodhen afërsisht 40 mijë persona.

 – Liria e shprehjes dhe mediat –

Gjatë procesit të puçit të gjithë institucionet e mediave zyrtare dhe ato private u morën në kontroll. Nëpër kanalet televizive u paraqitën vetëm ekspertë të cilët shpreheshin pro qeverisë, si dhe fytyra të reja të panjohura më parë u paraqitën në opinionin publik si ekspertë. Ndërsa prezantuesit e programeve më të ndjekur nëpër kanalet televizive ose u pezulluan nga detyra ose nisën të prezantonin programe në fusha të tjera si ato të muzikës apo argëtimit. Në mesin e këtyre emrave u përfshinë Amr Lisi, Mona esh-Shazli, Mahmud Saad dhe Jusri Fuda.

Bahtiri: Nga janari ura është e lirë, afër do ndërtohet edhe xhamia

Posted: 14 Aug 2016 06:20 AM PDT

Pas disa shtyrjeve të afateve rreth heqjes së barrikadës dhe rivitalizimit të urës kryesore të Ibrit në qytetin e Mitrovicës, sot kanë filluar punimet mbi këtë urë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit, ndërsa, procesi që ka kushtuar rreth një milion euro është duke u realizuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë zhvillimit të punimeve ishte prezent edhe kryetari i jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, derisa ka munguar kolegu i tij nga veriu Goran Rakiq.Bahtiri u shpreh i lumtur për fillimin e rivitalizimit të urës, duke e quajtur ditën e sotme si ditë të mirë për qytetarët e Mitrovicës të të dyja pjesëve të qytetit.Ai foli edhe për ndërtimin e xhamisë tek ura e Ibrit, për të cilën tha se ndërtimi i saj është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe kjo do të ndodhë.

Nesër takimi përfundimtar i dialogut për kodin telefonik

Posted: 14 Aug 2016 06:17 AM PDT

Sot, delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për në Bruksel për diskutimet përfundimtare për telekomunikacionin, respektivisht për kodin telefonik.

Lajmi.net mëson se bisedimet për këtë çështje pritet të marrin fund nesër, e që rezultatet do shihen pas dy javësh.

Kjo ngase, sipas burimeve të lajmi.net, marrja e kodit +383 do të ndodh më 1 shtator.

Delegacioni i Kosovës në nivelin politik udhëhiqet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri e në nivel teknik nga Kreshnik Gashi, që është kryesues i Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare- ARKEP.

Në anën tjetër, Marko Gjuriq e ka konfirmuar këtë sot gjatë ditës, duke deklaruar se nesër në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, e sipas tij, përveç telekomunikacionit, do bisedohet edhe mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Këta janë tre prokurorët që po merren me “Dosjen e Shefave”

Posted: 14 Aug 2016 05:43 AM PDT

Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se tashmë kanë identifikuar tri vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë. Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare e dënueshme deri në pesë vjet, ushtrim i ndikimin – e dënueshme deri në tetë vjet dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka ngarkuar dy prokurorë të Prokurorisë Speciale dhe një nga zyra e tij që të shqyrtojnë përgjimet telefonike të Adem Grabovcit dhe zyrtarëve tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe institucioneve tjera shtetërore.

Suedi, ministrja jep dorëheqje pasi drejtoi makinën e dehur

Posted: 14 Aug 2016 05:14 AM PDT

Ministrja më e re në moshë në historinë e Suedisë, Aida Haxhialiç ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

 Haxhialiç, 29 vjeçe, ishte ministre për Arsimin e Lartë në qeverinë e qendrës së majtë dhe njëkohësisht përfaqësuesja e parë myslimane në qeverinë e Suedisë.
Ajo kishte tejkaluar të gjitha normat e lejuara të konsumimit të alkoolit dhe e ka quajtur incidentin si "gabimin më të madh të jetës sime".

Haxhialiç, e cila mbërriti në Suedi në moshën 5-vjeçare nga Bosnje-Hercegovina, kishte konsumuar dy gota verë përpara se të ndalej në urën që lidh Danimarkën me Suedinë.

Tashmë ajo rrezikon të përballet edhe me 6 muaj burg, pasi policia konstatoi se niveli i alkoolit në gjakun e saj ishte 0.2 gramë për litër.

Duke sqaruar gabimin, ish-ministrja tha se kishte pirë një gotë verë me gaz dhe një me verë të kuqe pas një nate në Kopenhagen dhe ishte nisur për në qytetin suedez të Malmos 4 orë më vonë.

Thaçi: Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme

Posted: 14 Aug 2016 03:50 AM PDT

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka theksuar se vizita e Zëvendës-Presidentit Biden në Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën.

Sipas tij populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Thaçi ka shtuar se miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme.

Gjuriq: Nesër rifillojnë bisedimet për Asociacionin

Posted: 14 Aug 2016 03:48 AM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë në një intervistë për RTS-në se nesër në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe telekomunikacion.

Gjuriq ka folur edhe për hapjen e Urës mbi lumin Ibër. Ai ka thënë se ura po hapet për shkak të punimeve aty dhe gjatë gjithë kohës do të jetë i vendosur KFOR-i për patrullim në pjesën e Mitrovicës Veriore, njofton Klan Kosova.

Ai theksoi se Serbia është duke zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë rënë dakord në Bruksel.

Ndërsa, duke komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Serbi, Gjuriq tha se kryeministri, Aleksandar Vuçiq tri herë tashmë është takuar me Biden.

"Ne duam të ndërtojmë marrëdhënie sa më të mirë që është e mundshme me Shtetet e Bashkuara dhe kjo është diçka që është në interes të popullit tonë", ka thënë Gjuriq.

Related Posts :