Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Ja skuadrat që kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Ja skuadrat që kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve” plus 9 more


Ja skuadrat që kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Posted: 24 Aug 2016 02:29 PM PDT

31 skuadra kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Janë mësuar 31 skuadra që do të garojnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ri.Skuadra e fundit do të mësohet shumë shpejtë, në përballjen mes Salsburgut të Austrisë dhe Dinamos së Zagrebit.
grruru-768x432

The post Ja skuadrat që kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

Kosova mposhtet nga Qipro

Posted: 24 Aug 2016 12:10 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, është mundur me rezultat të thellë nga Qipro në ndeshje miqësore.

Qipro ka arritur të mposht Kosovën me rezultat 79:62.

Vetëm çereku i parë i takoi Përfaqësueses së kosovës, të cilin e fitoi 20:14.

Pjesa tjetër e ndeshjes kaloi nën dominimin e Qipros, shkruan Lajmi.net.

Fisnik Rugova ishte lojtari më efikas te Kosova, me 19 pikë të shënuara.

The post Kosova mposhtet nga Qipro appeared first on Mesazhi.com.

Veteranët e Deçanit u kërkojnë deputetëve të mos e votojnë demarkacionin

Posted: 24 Aug 2016 11:37 AM PDT

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi.

"Logjika që të falim tokë për secilin nga proceset nëpër të cilët do të kaloj Kosova është justifikim i rrejshëm dhe i rrezikshëm. Deputetët, para se t'i mendoni privilegjet individuale duhet t'a kujtoni gjakun e derdhur për Lirinë dhe Shtetin e Kosovës, andaj as Ju dhe askush tjetër s'ka të drejt të votoj faljen e tokës së Kosovës", thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Ata i kanë paralajmëruar deputetët se historia nuk do t'i harrojë votat e tyre.

„Të nderuar Deputet, shumë prej jush duke qenë dikur ushtar të UÇK-së, përpara se të votoni duhet t'a kujtoni betimin e Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit dhe të të gjithë Dëshmorëve të Kosovës, shumë prej të cilëve at kufi e lanë me gjakun e tyre. Vihuni në anën e historisë dhe drejtësisë dhe më 1 Shtator thuani JO faljes së tokave të Kosovës.Kosova nuk do t'ju harroj qoftë për të mirë, qoftë për të keq", përfundon komunikata e veteranëve të Deçanit.

The post Veteranët e Deçanit u kërkojnë deputetëve të mos e votojnë demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Një shqiptar mes viktimave të tërmetit në Itali, zbulohet identiteti i tij

Posted: 24 Aug 2016 11:33 AM PDT

Ministria e Jashtme shqiptare ka lëshuar një tjetër njoftim për gjendjen e shqiptarëve pas katastrofës që ka shkaktuar tërmeti në Itali.

Kështu, sipas MPJ­së shqiptare, një shtetas shqiptar ka humbur jetën deri më tani dhe 7 të tjerë janë plagosur. Ministria e Jashtme Shqiptare thotë se viktima është shtetasi Erjon Toro.

Njoftimi nga MPJ

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga Ambasadorja dhe stafi i Ambasadës qe ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, informohemi se: Me trishtim te thelle mësojmë se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humbur jetën dhe numri total i shtetasve shqiptar te plagosur arrin ne shtate vete.

Nga kontaktet qe Ambasada e Shqiperisë në Rome po mban ne mënyrë te vazhdueshme me autoritete Italiane dhe shtabet e krizës, behet e ditur se ne spitalin Gemelli te Romes ndodhen ne gjendje te mire shëndetësore shtetasit shqiptar te mëposhtëm:

Xhesika Hasani Sara Hasani Romina Duro Lori Duro Hatixhe Hasanaj Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja Xhesika Hasani Sara Hasani Romina Duro Lori Duro Hatixhe Hasanaj.

Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T Ne spitalin e L.Aquila ndodhet ne një gjendje me te rende shtetasja shqiptare me inicialet: E.T Ministria e Punëve te Jashtme i shpreh ngushëllimet me te thella familjes se viktimës dhe uron ne shërimin e shpejte te te plagosurve.

Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome është e angazhuar për te ndjekur hap pas hapi ne terren si dhe ne koordinim te plote me autoritetet italiane dhe për ti ardhur ne ndihme qytetareve shqiptar te plagosur. MPJ do të vijoi të informoi opinionin publik mbi ecurinë e situatës.

The post Një shqiptar mes viktimave të tërmetit në Itali, zbulohet identiteti i tij appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Demarkacioni do të kalojë, e kemi mbështetjen e SHBA-së

Posted: 24 Aug 2016 11:31 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur rreth vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, gjendjen politike në vend dhe shumë çështje tjera.

Veseli në këtë intervistë është shprehur i bindur dhe i vendosur se marrëveshja për Demarkacionin do të miratohet.

"Kjo marrëveshje do të miratohet më 1 shtator. Deputetët duhet ta dinë qartë se miratimi i demarkacionit i hapë rrugë perspektivës së shtetit, ndërsa alternativa tjetër e qon Kosovën në rrugë të paditur", shprehet Veseli.

The post Veseli: Demarkacioni do të kalojë, e kemi mbështetjen e SHBA-së appeared first on Mesazhi.com.

Ushtria turke hyn në Siri

Posted: 24 Aug 2016 07:04 AM PDT

Në shenjë kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme në rajonin juglindor të vendit, ushtria turke ka dërguar tanke në territorin sirian për të luftuar ekstremistët e grupit terrorist Isis si dhe grupimet e militantëve kurdë. Ata kanë sulmuar përgjatë orëve të fundit duke shkatërruar në total afro 70 objektiva. Ndërkohë, mediat raportojnë se në këtë ofensivë Turqia po bashkëpunon edhe me rebelë sirianë.

Dhjetëra tanke të ushtrisë turke kanë kaluar kufirin jugor për t'u futur në territorin sirian, vetëm pak ditë pas sulmit me bombë në qytetin Gaziantep.

Në një komunikatë për mediat, Presidenti i vendit, Rexhep Taip Erdogan, u shpreh se qëllimet e kësaj ofensive janë dy: Shkatërrimi i Isis-it si dhe lufta kundër militantëve kurdë.

Ndërkohë, burime nga ushtria nënvizuan se deri më tani janë shkatërruar 70 objektiva në qytetin Jarablus, nga të cilat 12 u sulmuan përmes bombardimeve ajrore ndërkohë që pjesa tjetër me tanke.

Mediat kanë raportuar se pas kolonës së tankeve ishin vendosur makineri më të vogla ushtarake, në të cilat besohet se kishte rebelë sirianë.

Aksioni i Turqisë vjen në një kohë kur përgjatë dy viteve të fundit, rajoni juglindor i vendit është karakterizuar nga destabiliteti.

Kjo ka ndodhur pikërisht për shkak të celulave të shumta të ISIS që ndodhen në këtë zonë.
Ekstremistët e kësaj organizate terroriste kanë sulmuar shpesh pasi Turqia rradhitet në koalicionin ndërkombëtar të luftës kundër ISIS.

Goditja më e fundit prej tyre erdhi të shtunën që lamë pas. Nga ana tjetër, forcat tuke janë përballur vazhdimisht edhe me militantët kurdë që kërkojnë autonominë e rajonit juglindor të vendit.

Ky konflikt ka lindur që në vitet 80 të shekullit të kaluar dhe që prej atëherë më shumë se 40.000 persona kanë humbur jetën.

Militantët kurdë kanë patur si objektiva rajonet e policisë si dhe zonat ushtarake, por gjatë sulmeve të tyre me bombë kanë humbur jetën edhe shumë civilë.

Qeveria e Ankarasë nga ana tjetër, vijon të mbetet e vendosur, duke nënvizuar se nuk ka ndërmend që të japë autonomi për asnjë pjesë të vendit.

The post Ushtria turke hyn në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Demarkacioni do të votohet shpejt

Posted: 24 Aug 2016 05:18 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se është i bindur se Kosova do të lëvizë në hapa të sigurt sa i përket liberalizimit të vizave.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit që pati sot me përfaqësuesin e BE-së Samuel Zhbogar me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë me ç`rast shtoi se beson fuqishëm se do të mbyllet me sukses edhe kriteri shtesë sa i përket liberalizimit, i cili është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Sa i përket kësaj marrëveshjeje, i pari i Kosovës ka thënë se është e saktë, por sipas tij është e mirëseardhur çdo këshillë.

The post Thaçi: Demarkacioni do të votohet shpejt appeared first on Mesazhi.com.

Bajrami: Mësimi fillon me 1 shtator, shmangni fëmijët nga ngjarjet politike

Posted: 24 Aug 2016 05:13 AM PDT

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që me një shtator, të fillojë mësimi me rregull.

Në një takim me drejtorët komunalë të arsimit, Bajrami ka ftuar të gjithë drejtorët që t'i presin mirë fëmijët dhe t'i shmangin nga ngjarjet politike.

Ministri i Arsimit, i cili konfirmoi fillimin e mësimit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë, tha se ky vit do të fillojë me tekste të rishikuara nga klasa e parë deri të nëntën.

The post Bajrami: Mësimi fillon me 1 shtator, shmangni fëmijët nga ngjarjet politike appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Posted: 24 Aug 2016 04:21 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje është duke i mobilizuar mbështetësit e saj që të jenë pjesë e protestës më 1 shtator, në të cilën do të kundërshtohet demarkacioni i kufirit të Kosovës më Malin e Zi.

Kështu ka theksuar për Telegrafin, Tinka Kurti, pjesë e zyrës për informim në VV.

Ajo ka theksuar se kundërshtimi i tyre për seancën e 1 shatorit do të bëhet brenda dhe jashtë Kuvendit, duke shtuar se ata janë duke u mobilizuar për këtë gjë.

"Në protestën tonë presim pjesëmarrje të qytetarëve nga anë e kënd Kosova. Për këtë, ne çdo ditë jemi në terren me takime të ndryshme, tubime dhe sigurisht që do të ketë edhe transport të organizuar. Tashmë, të gjitha maskat janë hequr, qytetarët e dinë se marrëveshja për demarkacionin është e dëmshme dhe çka ka mbetur për t'u diskutuar janë format e organizimit që e bëjnë këtë protestë sa më të madhe", ka thënë Kurti.

Ndërkaq, deputetja e VV-së, Donika Kadaj – Bujupi, në një intervistë për media ka paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk zmbrapset nga marrëveshjet për Demarkacion dhe Asociacionin, atëherë eskalimi potencial i situatës do të jetë përgjegjësi mbi ta.

Ndryshe, partia më e madhe opozitare ka paralajmëruar protestën e radhës më 1 shtator, në të cilën do të kundërshtohet demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

The post Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit appeared first on Mesazhi.com.

Dorëhiqet Kujtim Shala

Posted: 24 Aug 2016 03:01 AM PDT

Kujtim Shala nuk është më në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, kërkesa e tij është aprovuar nga vetë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në konsultim të afërt dhe me mirëkuptim të plotë ka aprovuar kërkesën për lirimin e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nga detyra e zëvendëskryeministrit.

Ky vendim është marrë me kërkesë të Shalës dhe me qëllim që ministri Shala të angazhohet në tërësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikaster shumë i rëndësishëm për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu është theksuar se kontributi i ministrit Shala në kuadër të Qeverisë do të jetë maksimal dhe i plotë nga pozita e ministrit.

Në ditët në vijim, kryeministri Mustafa do të zhvillojë konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK-së për plotësimin e postit të zëvendëskryeministrit nga kjo parti, thuhet në një komunikatë për media.

The post Dorëhiqet Kujtim Shala appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :