Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “PDK shkarkon 6 drejtorë të Ramadan Mujës” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “PDK shkarkon 6 drejtorë të Ramadan Mujës” plus 9 more


PDK shkarkon 6 drejtorë të Ramadan Mujës

Posted: 15 Aug 2016 12:11 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kryeparlamenatri, Kadri Veseli ka filluar të tregojë muskujt në partinë e tij.

Veseli ka qëndruar në Prizren ku edhe u ka dhënë lajmin e hidhur gjashtë drejtorëve të ekzekutivit të cilët nga sot nuk janë më pjesë e pozitave të tyre.

Drejtorët, të cilët tashmë janë shkarkuar për arsye të mos efikasitetit në punë dhe akuzave për keqpërdorim të detyrës janë: Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtor i Urbanizimit, Bedri Bytyqi drejtor i Inspektoratit, Nexhat Çoçaj drejtor i Arsimit,Elhame Berisha drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyber Rizanaj drejtor i Shëndetësisë.

Burime të Telegrafit kanë treguar se sonte mund të dihen zyrtarisht emrat të cilët do t'i zëvendësojnë drejtorët e shkarkuar.

Deri më tani sipas të njëjtave burime janë propozuar këta emra: Veton Xhemaj për drejtor të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mybexhele Zhuri për drejtor të Urbanizimit, Shkodran Kryeziu, Bujar Hasani, Çel Lama dhe Besnik Hoxha për drejtor të Shërbimeve Publike- Bejtullah Ibrahimi, Shpresa Zaplluzhani për drejtor të Arsimit, Shpresa Goqaj, Nexhip Berisha për Shëndetësi si dhe – Sami Vehapi për drejtorinë e Inspektoratit.

Telegrafi do t'ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të reja që do të ndodhin në PDK-në e Prizrenit.

The post PDK shkarkon 6 drejtorë të Ramadan Mujës appeared first on Mesazhi.com.

Femra mes shpresave dhe sfidave!

Posted: 15 Aug 2016 12:11 PM PDT

Shkruan: Rovena Tujani Klinaku

Çdo të enjte, kur ndjek seancat parlamentare, sheh një numër të madh deputetesh femra që janë ulur të bisedojnë apo negociojnë, dhe në fund votojnë. Disa prej tyre meritojnë çdo lëvdatë, pasi po luftojnë me një ambient maskilist paragjykues, ku është e vështirë të mbijetosh me nder. Gjithashtu, në media, në debate dhe analiza, shfaqen femra të cilat transmetojnë një realitet optimist. Ato duken të arsimuara, të pavarura, të suksesshme dhe me vizione të qarta. Siguria që transmetojnë është befasuese dhe dyshuese. Të jepet ideja që femrat po arsimohen, po punësohen, po arrijnë të tejkalojnë shumë barriera dhe të ecin me vite shpejtësi drejt së ardhmes. Pastaj, kur sheh auditoret e universiteteve, që kanë përqindje të madhe dominuese femërore, atëherë mendon dhe thua, "Me të vërtetë ka shpresë për të ardhmen!"

Por…

Kur hedh sytë në pjesën tjetër të shoqërisë, sheh një realitet tjetër. Shumica dërrmuese e femrave janë amvisat e shtëpisë. Roli i tyre është lindja dhe rritja e fëmijëve. Detyra e tyre është kujdesi për anëtarët e familjes. Ato jetojnë në një ambient urdhërues dhe dhunues. Këto femra dhunohen fizikisht, ekonomikisht, emocionalisht. Ato nuk vlerësohen për punën që bëjnë, por degradohen, ofendohen, fyhen, nga mëngjesi në mbrëmje. Prej tyre kërkohen të gjitha angazhimet familjare, dhe për shpërblim marrin ofendime dhe kritika. Dita e tyre fillon në orët e para të mëngjesit, deri në orët e vona të natës. Dhe për falënderim marrin gjykimin standard: "Gjithë ditën rrini kot në shtëpi!"

Këto femra dhunohen fizikisht për çdo rezistencë apo kundërshtim. Rrihen dhe keqtrajtohen, sepse mbi to ka pushtet absolut bashkëshorti, dhe gruaja nuk ka të drejtë e zë ta kundërshtojë. Madje konsiderohet turp nëse e denoncon dhunën në familje. Këto femra nuk kanë të ardhura ekonomike, dhe çdo shpenzim i tyre minimal numërohet, madje dhe kafshata e bukës.

Këto femra nuk komplimentohen, nuk falënderohen, nuk motivohen. Mendoj se mënyra si trajtohen këto femra nuk tregon sa vlejnë ato, por tregon sa vlejnë personat që sillen në atë formë. Mos harrojmë shprehjen e lartë, "Gruan e nderon i nderuari dhe e poshtëron i poshtri."

Në Drenas të Kosovës është e ngritur prej kohësh Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, ku merren posaçërisht me rastet e viktimave seksuale të luftës. Kjo qendër prej muajsh nuk kishte fonde, dhe punonte në frymën vullnetare. Rastet e regjistruara jo vetëm që janë nga më të dhimbshmet dhe më të rëndat, por janë njëkohësisht nga më fatkeqet në historinë e njerëzimit. Ato çdo ditë vdesin nga pak. Vdesin kur dëgjojnë gjykimet dhe paragjykimet e njerëzve, që drejtojnë gishtin ofendues dhe nuk shohin se sytë e tyre pikojnë lot gjaku.

Por sërish, dhe pse deri vonë Kosova është drejtuar nga një presidente femër, rasti i tyre ka mbetur në harresë. Edhe pse parlamenti i Kosovës është i mbushur me femra, përsëri rasti i tyre mbetet i patrajtuar.

Tani unë pyes: për çfarë duhet një presidente femër kur femrat e tjera vazhdojnë të jenë po aq të mjera si gjithmonë? Çfarë ndikimi kanë kuotat gjinore në parlament apo në administratë kur akoma jeta e femrës dhe dhuna mbi të mbetet e njëjtë? Këto strategji politike, nëse nuk vlejnë për popullin, atëherë për çfarë vlejnë?

Ndërkohë, në Prishtinë organizohen festa birre dhe festa të ndryshme, ku fonde marramendëse ndahen dhe shpenzohen për organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të tilla, ndërsa dosjet dhe rastet e këtyre grave lihen për vitin tjetër, për aktivitetin tjetër, deri në harresë. /Mesazhi/

*Autorja eshte Avokate me profesion.

The post Femra mes shpresave dhe sfidave! appeared first on Mesazhi.com.

Edhe Behrami i jep shpresë Kosovës

Posted: 15 Aug 2016 12:09 PM PDT

Valon Behrami së shpejti do të sqarojë se për cilën përfaqësuese do të luajë.
Mesfushori i Zvicrës ka shkruar në Twitter se gjatë ditëve në vijim do t'i jap fund diskutimeve.

"Fatkeqësisht kam lexuar shumë lajme të pavërteta rreth të ardhmes time në Kombëtare. Shumë shpejtë do ta bëjë të qartë", ka shkruar Behrami.

The post Edhe Behrami i jep shpresë Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohet një i dyshuar në lidhje me vrasjen e imamit në New York

Posted: 15 Aug 2016 11:58 AM PDT

Mësohet se është arrestuar një person në lidhje me vrasjen në New York të imamit me prejardhje nga Bangladeshi Maulama Agonjee (55) dhe Thara Uddin (64) që ishte pranë tij pas daljes nga namazi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të medias së New Yorkut që u referohen burimeve policore, theksohet se si i dyshuar për ngjarjen është arrestuar një person i moshës 35-vjeçare porse ende nuk janë shpalosur detajet e krimit i cili thuhet të jetë kryer nga i dyshuari.

Nga ana tjetër, kandidatja për president nga radhët e Partisë Demokratike Hillary Clinton, në deklaratën që e bëri në llogarinë e saj në Twitter, duke theksuar se vrasja e imamit dhe shoqëruesit të tij është mjaftë trishtuese, u shpreh se "Këto akte të shëmtuara nuk kanë vend në Amerikë."

Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo dhe Kryetari i Bashkisë së New Yorkut Bill de Blasio po ashtu e dënuan sulmin.

Akonjee dhe Uddin që dolën së bashku nga xhamia, u goditën në kokë me revole. Pas marrjes në spital, u bë e ditur se Akonjee kishte humbur jetën, ndërsa Uddin kishte arritur të mbahet në jetë në mbikëqyrje intensive deri në orët e mbrëmjes, kur edhe ai ndërroi jetë.

Ndërsa ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me shkaqet e sulmit, muslimanët e rajonit theksojnë se ky është një krim i urrejtjes, duke u shprehur se rastet e tilla u nxitën nga diskursi i kandidatit për president nga Partia Republikane Donald Trump kundër muslimanëve.

Njoftohet se Akonjee dhe Uddin do të varrosen sot me ceremoninë që do të organizohet në Brooklyn.

The post Arrestohet një i dyshuar në lidhje me vrasjen e imamit në New York appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, 5 viktima nga vërshimet në Luisiana

Posted: 15 Aug 2016 11:34 AM PDT

Së paku 10,000 persona janë duke jetuar në strehimore të përkohshme pas një jave plot vërshime në shtetin amerikan të Luisianës, ndërkohë që njoftohet për 5 viktima.

Shtëpia e Bardhë në anën tjetër ka aktivizuar fonde emergjente, për të punuar me orar të plotë në ndihmë të të prekurve.

“Kjo është një cështje shumë serioze” tha senatori i Luisianës John Bel Edwards, duke shtuar se vërshimet mund të zgjasin edhe në ditët në vijim, sipas parashikimit të motit.

Shirat e rrëmbyeshëm filluan të premten, fillimisht në disa pjesë të Luisianës, por u përkeqësuan të shtunën dhe të dielën. /MESAZHI/

The post SHBA, 5 viktima nga vërshimet në Luisiana appeared first on Mesazhi.com.

Rashica zgjedh Kosovën para Shqipërisë

Posted: 15 Aug 2016 07:53 AM PDT

Milot Rashica ka zgjedhur Kosovën, duke lënë Shqipërinë. Ai u bë ylli i parë që i thotë 'po' Kosovës.

SuperSport ka zbuluar edhe mesazhin që talenti vushtrrias ia ka dërguar presidentit të FSHF-s, Armand Duka, dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.

"Ju falënderoj për mbështetjen disa vjeçare që më keni dhënë. Jam i lumtur që kam bashkëpunuar me ju, por do luaj për Kosovën", u ka shkruar Rashica.

Pas Rashicës pritet që Kosovës t'i thonë 'po' edhe disa lojtarë tjerë.

The post Rashica zgjedh Kosovën para Shqipërisë appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi përkulet pranë lapidarëve serbë

Posted: 15 Aug 2016 05:20 AM PDT

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sërish është përkulur dhe ka vë kurora lulesh pranë lapidarëve të serbëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Të hënën, vet Hashim Thaçi në facebook, ka shpërndarë fotografi duke u përkulur pranë lapidarit të disa të rinjve serb të vrarë në Gorazhdec, 14 vite më parë.

Ai duke e dënuar vrasjen e tyre, siç edhe ekzekutimin e 400 fëmijëve tjerë shqiptarë gjatë luftës së fundit në vend, tha se jetët e tyre u morën nga dora kriminale e jo nga shteti.

The post Thaçi përkulet pranë lapidarëve serbë appeared first on Mesazhi.com.

PD dënon ashpër sulmin ndaj xhamisë

Posted: 15 Aug 2016 05:17 AM PDT

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, denon aktin e dhunshëm në xhaminë e fahatit Velekincë.

Dëmtimi i xhamisë në fshatin Velekincë dhe tentativa për ta vendosur kryqin më pastaj, është një akt skandaloz, i papranueshëm dhe tendencioz.

Komuniteti musliman edhe kësaj radhe u tregua i matur dhe bashkëpunues me organet e rendit dhe te sigurisë, për të ruajtur qetësinë dhe për ta parandaluar ndonjë skandal tjetër.

The post PD dënon ashpër sulmin ndaj xhamisë appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Kosovën po e presin lajme të mira

Posted: 15 Aug 2016 05:02 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Majlinda Kelmendi ka sjellë gëzim në secilën familje.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duan suksese dhe kjo është parë dje në mënyrën se si është pritur Majlinda në aeroport, në rrugët e Prishtinës dhe në Pejë.

Mustafa ka paraqitur edhe disa pika të tjera, duke thënë se marrëveshja e nënshkruar me Britaninë do të mundësojë vendosjen e standardeve të reja në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera.

Gjithashtu, ai ka thënë se priten lajme nga Brukseli për ta pajisur Kosovën me Kodin e vet telefonik.

Në vazhdën e lajmeve të mira të cilat i ka renditur Mustafa, hyn edhe vizita e Joe Biden në Kosovë.

Lexoni statusin e plotë të Mustafës në Facebook:

Të dashur miq,

Majlinda Kelmendi, dje, solli në Kosovën tonë Medaljen e parë dhe të Artë Olimpike. Ajo solli gëzim në secilën familje. Mënyra se si u prit Majlinda në Aeroport dhe në rrugët e Prishtinës dhe të qytetit të saj të lindjes, Pejës është tregues çka duan qytetarët. Ata duan suksese. Nuk duan sherre e debate të panevojshme.

Në ditën e djeshme filloi zbatimi i strategjisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Majlinda dhe Ura e Ibrit e përmbyllen mirë një javë të gjatë e mot të paqendrueshëm vere.

Këtë javë e nisëm me nënshkrimin e Marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për ofrimin e mbështetjes në rekrutimin e pozitave të larta.

Marrëveshja do të na mundësojë të vendosim standarde të reja në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe insitucioneve të tjera.

Nga Brukseli presim lajme për ta pajisur Kosovën me Kodin e vet ndërkombëtar telefonik.

Kosovën e nderon me vizitë burrështetasi i lartë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

Këto lajme të mira duhet ti përjetojmë të gjithë ne! I.M

The post Mustafa: Kosovën po e presin lajme të mira appeared first on Mesazhi.com.

Sulm terrorist në Diyarbakir të Turqisë, disa të plagosur

Posted: 15 Aug 2016 05:00 AM PDT

Organizohet sulm me autobombë nga terroristët e PKK-së në Komisariatin e Stacionit të Kontrollit të Trafikut Rrugor në Diyarbakir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, në sulmin e organizuar nga terroristët e PKK-së në autostradën Diyarbakir – Batman, janë plagosur shumë persona, në mesin e të cilëve kishte edhe civilë.

Të lënduarit u transportuan nëpër spitalet në qytet përmes ambulancave që u dërguan në vendin e ngjarjes.Si pasojë e shpërthimit, u shkaktua gropë e thellë në autostradë. Ndërkaq, në zonë filluan operacionet për kapjen e terroristëve.

The post Sulm terrorist në Diyarbakir të Turqisë, disa të plagosur appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :