Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Pesë skuadra siguruan grupet e Ligës së Kampionëve” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Pesë skuadra siguruan grupet e Ligës së Kampionëve” plus 9 more


Pesë skuadra siguruan grupet e Ligës së Kampionëve

Posted: 23 Aug 2016 02:45 PM PDT

Pesë skuadra kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në pesë ndeshjet e play-offit që u zhvilluan sonte, pesë skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane për klube.Porto, Celtic, Legia, Monaco dhe Ludogorets, siguruan kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa skuadrat si Roma, Beer Sheva, Dundalk, Villarreal dhe Plzen, kalojnë në Ligën e Evropës.

The post Pesë skuadra siguruan grupet e Ligës së Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

Opozita shpreson në votën e pozitës kundër demarkacionit

Posted: 23 Aug 2016 12:48 PM PDT

Kanë mbetur vetëm edhe nëntë ditë deri në seancën e Kuvendit, në të cilën pritet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit.

Boshti opozitar AAK dhe Nisma nuk kanë qenë edhe aq të zëshëm në qëndrimet e tyre karshi kundërshtimit të kësaj seance, dhe mos ratifikimin e demarkacionit.

Ndonëse për muaj rresht kishin deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do e lejojnë që kjo marrëveshje të kalojë, dhe se do ta kundërshtoni në të gjitha mënyrat e mundshme, tani ata nuk janë edhe aq të mobilizuar.

Përkundrazi ata duket se kanë hequr dorë nga veprimet dhe kanë mbështetur shpresat për mos kalimin e demarkacionit, në vullnetin e deputetëve të pozitës.

Deputeti nga Nisma për Kosovën Haxhi Shala ka deklaruar se ajo çfarë kanë bërë deri më tani, për seancën e një shtatorit është vetëm takimi me kolegë deputet, dhe besojnë i kanë bindur ata për mos votimin e demarkacionit.

Shala është shprehur i bindur se ratifikimi do bijë në mungesë votash, edhe pa ndonjë veprim të nevojshëm.

The post Opozita shpreson në votën e pozitës kundër demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Tre të vrarë në Gjakovë

Posted: 23 Aug 2016 09:05 AM PDT

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë. Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin, zëdhënsja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj.

"Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën se në rrugën 'Ismajl Qemajli' kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes", ka thënë Podrimaj.

Ajo ka shtuar se ende nuk dihet motivet e kësaj vrasje, dhe se viktimat janë të gjinis mashkullore të moshës 25- 35 vjeçar.

"Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera", ka thënë zëdhënësja e Policisë.

The post Tre të vrarë në Gjakovë appeared first on Mesazhi.com.

Sulmet me granata e bomba që nuk u zbuluan

Posted: 23 Aug 2016 09:00 AM PDT

Radio Televizioni i Kosovës ka qenë cak i sulmit të radhës, të cilin autoritetet e rendit e kanë renditur në kuadër të rasteve nën hetime. Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, sulmi ishte kryer me granatë dore.

Kohë më parë, një sulm i ngjashëm, por me mortajë dore, kishte ndodhur edhe ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, dhe i cili, sipas Policisë së Kosovës, po ashtu "ka mbetur si rast nën hetime" .

Sulmet që po ndodhin ndaj ndërtesave shtetërore në Kosovë, për ekspertë të sigurisë, duhet të shihen si shqetësuese. Ata kërkojnë nga autoritetet kompetente që rastet të zbardhen sa më shpejtë, kurse autorët e sulmeve të përballen më drejtësinë.

Këto sulme, përfshirë edhe sulmet e mëhershme ndaj veturave të disa zyrtarëve, sipas ekspertëve, e kanë tensionuar situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

Ish-deputeti Burim Ramadani, njohës i fushës së sigurisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se mos zbardhja e sulmeve dhe mos kapja e autorëve, i kontribuon përkeqësimit të situatës së përgjithshme.

"Këtu në rend të parë tregohet për një jo-efikasitet të institucioneve të sektorit të sigurisë dhe drejtësisë…Jo-efikasitet ky që dëshmon për një qeverisje të përgjithshme të dobët", ka thënë Ramadani.

Mos identifikimi i personave të cilët kanë kryer këto vepra, apo edhe mungesa e zbulimit apo definimit të motiveve të sulmeve, paraqitet shqetësim edhe për zyrtarë të institucioneve të Kosovës. Sidoqoftë, sipas tyre, situata e përgjithshme e sigurisë në vend paraqitet e qetë.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës,Nuredin Ibishi mendon se autoritetet e sigurisë duhet të jenë më vigjilente në aspektin parandalues.

"Rastet e tilla ngrisin shqetësim për mos definim të shkakut apo motivit të kryerjes së këtyre veprave. Kjo më shumë e komplikon situatën. Kjo nxit një paqartësi.Një formë kërkohet nga Policia dhe Agjencia e Inteligjencës të jenë më proaktive, në këtë situatë, sidomos pas rastit të mbrëmshëm", ka thënë Ibishi për Radion Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës, ndërkaq, më herët ka konfirmuar se me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla kriminale, ka ndërmarrë masa shtesë, me shtimin e prezencës policore të uniformuar dhe të atyre në rroba civile.

Por, deputeti Nuredin Ibishi mendon se organet e rendit, nga veprimet statike, duhet të kalojnë në veprime më dinamike.

"Jo vetëm në aspektin statik të mbulimit të infrastrukturës kritike, por më tepër të jenë në terren, ku ka lëvizje, qarkullim të automjeteve, rrugë, sheshe. Ndoshta kjo nuk duket mirë për qytetarët, që dikush apo automjeti të kontrollohet. Por, ai është autorizim policor, që në momentin kur ekziston dyshimi i bazuar, policia mund të ndërmerr atë veprim", thotë Ibishi.

Gjatë muajve të fundit ka pasur sulme edhe ndaj veturave zyrtare të institucioneve të Kosovës, por edhe të veturave dhe objekteve private të personave zyrtarë.

Dëmtime ka pasur edhe në disa zyre të partive politike. Zhvillime të tilla kanë nxitur reagime si nga përfaqësuesit politik të Kosovës, ashtu edhe atyre ndërkombëtar.

Rastin e fundit të sulmit ndaj Radio Televizionit të Kosovës e kanë dënuar udhëheqësit më të lartë shtetëror të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike, si edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, misioni i OSBE-së dhe misione diplomatike.

Në një komunikatë për media thuhet se "Zyra e BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së shprehin shqetësimin për këtë sulm tashmë të dytë mbi një institucion publik gjatë disa javëve të fundit.”

"Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mos shprehin mospajtimet e tyre përmes mjeteve që dëmtojnë pronën ose që mund t'u shkaktojnë dëm jetës së njerëzve", vijon komunikata.

Autoritetet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të gjejnë autorët dhe t'i sjellin para drejtësisë, në mënyrë që të evitojnë çdo përpjekje të tillë në të ardhmen. (REL)

The post Sulmet me granata e bomba që nuk u zbuluan appeared first on Mesazhi.com.

Policia i quan të pavërteta përgjimet për punësim, kërkon hetim ndaj gazetarit

Posted: 23 Aug 2016 08:56 AM PDT

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj publikimit të përgjimeve në aferën "Pronto II", për siç flitet punësimet në baza nepotizmi dhe pa konkurs nga ana e zyrtarëve qeveritarë.

Sipas këtij institucioni, në të gjitha proceset e rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës ka qenë e hapur duke publikuar çdoherë në media dhe internet konkurset, si dhe listat e rezultateve të arritura të kandidatëve nëpër të gjitha fazat e testimit duke filluar nga testi me shkrim e deri te faza finale e përzgjedhjes.Policia e Kosovës bën të ditur se Drejtori i Përgjithshëm kërkon nga pokurori i rastit qe të hetohen detajisht pohimet e gazetarit të Insajder-it z. Kajtazi./lajmi.netJa reagimi i Policisë së Kosovës për këtë rast:Referuar publikimit të përgjimeve të bëra sot (23.08.2016) në portalin "Insajderi", Policia e Kosovës informon opinionin e gjerë se të gjitha konkurset dhe punësimet e bëra në PK, kanë qenë shumë transparente dhe publike, si dhe janë realizuar sipas procedurave standarde dhe ligjeve në fuqi.Në të gjitha proceset e rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve policor, Policia e Kosovës ka qenë e hapur duke publikuar çdoherë në media dhe internet konkurset, si dhe listat e rezultateve të arritura të kandidatëve nëpër të gjitha fazat e testimit duke filluar nga testi me shkrim e deri te faza finale e përzgjedhjes.Të gjitha konkurset dhe punësimet e punonjësve policor kanë qenë shumë transparente dhe të monitoruara nga misionet ndërkombëtare prezente ne Kosove, si dhe të inspektuara nga Inspektorati Policor i Kosovës.Policia e Kosovës në krye me menaxhmentin e sajë ç'do herë është vlerësuar lartë nga të gjitha institucionet për mënyrën e menaxhimit dhe përzgjedhjes së zyrtarëve më meritor duke ju referuar rezultateve dhe listës meritore, përderisa pohimet e pretenduara i konsiderojmë plotësisht të pavërteta dhe nuk është pranuar asnjë listë apo person sipas deklarimeve dhe publikimeve të përgjimeve.Vlen të potencohet se në Policinë e Kosovës është i punësuar vetëm një zyrtar policor me emrin Gani Nikqi, i cili është punësuar me 12.01.2004, e që nuk ka të bëjë fare me përgjimet e publikuara dhe me kohën e udhëheqjes apo menaxhimit të Drejtori të PK-së z. Shpend Maxhuni.Ndërsa gjatë procesit të rekrutimit dhe seleksionimit në vitin 2011, po ashtu ka qenë në proces një kandidat për zyrtar policor me emrin e njëjtë Gani Nikqi, por i njëjti referuar të dhënave nga Policia e Kosovës, nuk ka arritur që të përmbushë kriteret e parapara, respektivisht të kaloj testet e nevojshme sipas procedurave standarde për seleksionim dhe pranim në Policinë e Kosovës dhe i njëjti asnjëherë nuk është bërë pjesë apo punonjës i Policisë së Kosovës.Kjo edhe një herë ri-konfirmon faktin se proceduarat e aplikimit, konkurrimit dhe përzgjedhjes në Policinë e Kosovës kanë qenë strikte të bazuara në kritere dhe standarde të avancuara dhe në përputhshmëri të plotë me procedurat e parapara ligjore, që dëshmon realizimin e një procesi mjaft kredibil dhe të menaxhuar në mënyrë profesionale.Kjo qasje e menaxhmentit të PK-së dhe punonjësve të saj jo rastësisht e ka listuar gati çdo herë Policinë e Kosovës si një nga organizatat më të besueshme dhe transparente në vend, si dhe ndër Policinë më profesionale në rajon dhe më gjerë.Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm z. Shpend Maxhuni, ka shënuar arritje të jashtëzakonshme si në realizimin e objektivave strategjike të PK-së, në mbajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti në aspektin e zhvillimit dhe profesionalizimit të zyrtarëve policor përmes trajnimeve konsistente brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, ku zyrtarët policor janë dekoruar edhe me çmime ndërkombëtare.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe është e gatshme të bashkëpunoj në këtë drejtim edhe me organet e drejtësisë, dhe personalisht Drejtori i Përgjithshëm kërkon nga pokurori i rastit qe të hetohen detajisht pohimet e gazetarit të Insajder-it z. Kajtazi.

The post Policia i quan të pavërteta përgjimet për punësim, kërkon hetim ndaj gazetarit appeared first on Mesazhi.com.

Aksident në Mitrovicë, vdes fëmija 1 vjeç e gjysmë

Posted: 23 Aug 2016 07:32 AM PDT

Policia ka njoftuar se sot në Mitrovicë, është raportuar për një aksident, me ç'rast një veturë godet një fëmijë të moshës një vjeçar e gjysmë (i lindur 11.04.2015), ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës, këmbësori ka mbetur pa shenja jete, ku drejtuesi i automjetit, po me të njëjtin automjet e dërgon në spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe nga mjeku përgjegjës konstatohet vdekja e fëmijës.

Në njoftim për media, thuhet se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, me prezencë të prokurorit dhe nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, rezulton se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes në kohën e aksidentit viktima (fëmija) ishte duke kaluar rrugën.

"Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, nuk është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, por iu është liruar familjarëve. I dyshuarit S. P., 42 vjeçar është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohet në Procedure të rregullt", thuhet në njoftim.

The post Aksident në Mitrovicë, vdes fëmija 1 vjeç e gjysmë appeared first on Mesazhi.com.

Merkel letër Vuçiqit, i kërkon normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Posted: 23 Aug 2016 07:29 AM PDT

Me rastin e emërimit si kryeministër i vendit, Aleksandar Vuçiq ka marrë një letër urimi nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Siç shkruan Tanjug, përcjell Telegrafi, me anë të letrës Merkel ka konfirmuar mbështetjen e ardhshme të qeverisë gjermane për Serbinë dhe ka deklaruar se Vuçiq ka përpara detyra të rëndësishme – vazhdimin e reformave, pajtimit rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

"Qeveria federale do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm vendin tuaj dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane", thuhet në mesazhin e Merkel, citon Tanjug.

Ajo ka shtuar se është e kënaqur me takimin e tyre në margjinat e konferencës për Ballkanin Perëndimor më 4 korrik në Paris dhe ka shtuar se është shumë e lumtur të vazhdojë të punojë ngushtë me të.

The post Merkel letër Vuçiqit, i kërkon normalizim të marrëdhënieve me Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Pastiçe

Posted: 23 Aug 2016 06:05 AM PDT

Përbërësit:

Makarona, 250 gr

4 kokrra vezë

1 kg qumësht

200 gr djath i bardhë,

5 luge gjellë vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

Përgatitja:

Ziejmë makaronat për vetëm 5 minuta. I heqim nga zjarri i kullojmë dhe i hedhim në tavë duke i hedhur dhe përzier me pak vaj që të mos ngjiten. Rrahim vezët, shtojmë qumështin dhe më pas djathin dhe vajin. I trazojmë të gjitha bashkë dhe këtë masë e hedhim mbi makarona duke e trazuar. Gjalpin e shkrijmë dhe e hedhim hedhim sipër mbi makaronat. I fusim në furrë në temperaturën 200 gradë dhe e leme për 45 minuta.

The post Pastiçe appeared first on Mesazhi.com.

Xhaka mund të lërë Zvicrën për Kosovën

Posted: 23 Aug 2016 05:59 AM PDT

Granit Xhaka mund të jetë futbollisti i rradhës që i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Lajmi vjen nga mediat britanike të cilat shkruajnë se mesfushori zviceran mund të braktisë përfaqësuesen e Zvicrës e t'i bashkohet Kosovës.

Sipas gazetave në Britaninë e Madhe, futbollistit të Arsenalit pritet t'i bëhet një ftesë zyrtare në ditët e ardhshme.

E përditshmja britanike Evening Standard, e cila citon burime nga federata kosovare e futbollit, shkruan se kjo e fundit ka nisur kontaktet me lojtarin e Arsenalit.

Nëse Granit Xhaka do t'i bashkohej Kosovës, do të ishte futbollisti i 5-të pas Milot Rashicës, Herolind Shalës, Alban Mehës dhe Amir Rrahmanit, këtë të fundit, të gjithë të larguar nga përfaqësuesja e Shqiperisë.

The post Xhaka mund të lërë Zvicrën për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Rusia përjashtohet nga Lojërat Paraolimpike në Rio

Posted: 23 Aug 2016 05:54 AM PDT

Rusia është përjashtuar nga pjesëmarrja në Lojërat Paraolimpike në Rio.

Rusia nuk do të garojë muajin e ardhshëm në Lojërat Paraolimpike në Rio, pasi humbi ankesën kundër dënimit të shqiptuar për përdorim të dopingut.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar dënimin nga Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC), ndaj të gjithë garuesve rusë. IPC e mori vendimin pas publikimit të lajmit rreth mbështetjes së shtetit për programin e dopingut të udhëhequr nga Rusia. Paraolimpiada fillon më 7 shtator.

Vendimi nga IPC për dënimin e komplet ekipit të Rusisë "ishte i përshtatshëm për rrethanat", sipas panelit të CAS-it, përcjell Lajmi.net.

Po ashtu, thuhet se Komiteti Paralimpik i Rusisë nuk ka ofruar asnjë dëshmi për t'i mohuar faktet e paraqitura nga IPC.

Vendimi nga IPC është ndryshe nga ai i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IPC) që nuk e përjashtoi Rusinë nga Lojërat Olimpike në Rio.

IOC u kritikua për injorimin e rekomandimit nga Agjencioni antipdoping (WADA) për ta dënuar Rusinë.

The post Zyrtare: Rusia përjashtohet nga Lojërat Paraolimpike në Rio appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :