Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Pse duhet të vraponi çdo ditë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Pse duhet të vraponi çdo ditë” plus 9 more


Pse duhet të vraponi çdo ditë

Posted: 29 Aug 2016 01:36 PM PDT

Nëse ju vraponi çdo ditë, padyshim që do të vini re disa ndryshime pozitive në trupin tuaj.

Ja 9 arsye bindëse pse duhet ta bëni vrapin pjesë të rutinës tuaj:

1- Vrapi ju forcon zemrës, rrit numrin e kapilarëve dhe qelizave të kuqe në trup.

2- Rrit kapacitetin e muskujve për të përdorur oksigjenin.

3- Çliron stresin

4- Çliron hormone endorfina, ndryshe hormone" të lumturisë"

5- Rrit aktivitetin mendor

6- Forcon sistemin imunitar dhe rrit hemoglobinën në gjak

7- Të qetëson, ul ndjesitë e urisë dhe ndihmon për të patur një gjumë më të mirë

8- Rigjeneron qelizat e mëlçisë

9- Parandalon osteoporozën te të moshuarit

The post Pse duhet të vraponi çdo ditë appeared first on Mesazhi.com.

KFOR-i mund të intervenojë më 1 shtator

Posted: 29 Aug 2016 01:31 PM PDT

Për herë të fundit po u drejtohet medieve si komandat i KFOR-it, pas trembëdhjetë muajsh që prej se e ka marrë mandatin.

Gjeneral major Guelmo Luigi Miglietta do të dorëzojë detyrën më 1 shtator me një ceremoni tek Giavoanni Fungo.

Po më një shtator, në orë të njëjtë ishte planifikuar që të mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Luigi Miglietta edhe pse votimin e marrëveshjes po e konsideron çështje të brendshme ka treguar se kanë ofruar harta për Komisionin Ndërkombëtarë të krijuar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Por, ai nuk ka folur nëse marrëveshja me Malin e Zi është kryer si duhet.

Ndërkaq, lidhur me protestën e 1 shtatorit të paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e intervenimit, nëse një gjë i kërkohet trupave ushtarake të NATO-s.

The post KFOR-i mund të intervenojë më 1 shtator appeared first on Mesazhi.com.

Policia: Kemi pjesëtarë të mjaftueshëm për tu përball me protestuesit

Posted: 29 Aug 2016 01:28 PM PDT

Polica e Kosovës, ka njoftuar se është e përgatitur për tu ballafaquar me çfarëdo situate në protestën e 1 shtatorit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Indeksonline, se pjesëtarët e saj në numër të mjaftueshëm janë të gatshëm që të sigurojnë gjithçka në këtë protestë.

"Policia për menaxhim te situatës së sigurisë dhe garantim të lëvizjes së lirë për qytetarë apo qarkullimit të rrjedhshëm në trafik angazhon kapacitete të mjaftueshme përmes planeve fleksibile operacionale, për të garantuar sigurinë dhe është e përgatitur për tu ballafaquar me çfarëdo situate", ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Ai ka thënë se është e drejtë e çdo kujt që të marrë pjesë tubime ose protesta por që gjithnjë duhet respektuar ligjin dhe procedurat ligjore në fuqi.

The post Policia: Kemi pjesëtarë të mjaftueshëm për tu përball me protestuesit appeared first on Mesazhi.com.

PUSHUES BËNI KUJDES NË DURRËS; MUND TË JU KAFSHOJË PITBULLI

Posted: 29 Aug 2016 10:39 AM PDT


Ky skandal ndodhi dje në qendër të Durrësit. Në qytetin që aktualisht janë duke pushuar qindra bashkëatdhetar nga trojet tona; Nje betejë e dhimbshme ku një qen Pitbull qe e kishte i zoti perdore kafshon një qen rruge dhe nuk e lëshon!

Një qytetar nga Durrësi e poston këtë video në profilin e tij në fb duke iu lutur të gjithë miqve të tij që ta bëjnë sa më shumë share me qëllim të sensibilizimit të organeve kompetente që të merren seriozisht me paralndalimin e ndonjë katastrofe me njerëz në qytetin bregdetar.

The post PUSHUES BËNI KUJDES NË DURRËS; MUND TË JU KAFSHOJË PITBULLI appeared first on Mesazhi.com.

Gjermani, 9 mijë emigrantë adoleshentë të zhdukur

Posted: 29 Aug 2016 10:06 AM PDT

Që nga 1 janari i këtij viti në listën e emigrantëve adoleshentë të zhdukur në Gjermani figuronin 4,749 emra, ndërsa ky numër deri në korrik u rrit në rreth 9,000.

Duke iu referuar të dhënave të Departamentit Federal për luftën kundër krimit (BKA), gazeta gjermane “Neue Osnabrucker Zeitung” njofton se që nga 1 korriku i këtij viti në Gjermani si të zhdukur figurojnë 8.991 emigrantë adoleshentë.

Që nga 1 janari i këtij viti në listën e emigrantëve adoleshentë të zhdukur në Gjermani figuronin 4.749 emra.

Në mesin e të zhdukurve, shumicën prej 8.046 të zhdukurve e përbëjnë adoleshentët e moshës 13-17 vjeç dhe rreth 900 të zhdukur të fëmijëve emigrantë i përkasin moshës nën 13 vjeç.

Zyra gjermane BKA deklaroi se nuk kanë njohuri nëse emigrantët minorenë “kanë rënë në duart e grupeve kriminale”, por se kanë njohuri se shumica e këtyre fëmijëve u përpoqën që të arrijnë tek të afërmit e tyre në qytetet tjera gjermane apo vendet tjera evropiane.

Nga Zyra kompetente në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve adoleshentë të zhdukur, gjithashtu njoftojnë se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve ka arritur tek të afërmit e tyre jashtë atyre qyteteve në të cilat janë regjistruar pas mbërritjes në Gjermani, por se familjet nuk i kanë informuar autoritetet përkatëse lidhur me këtë, dhe në disa raste janë regjistruar sikur kanë ardhur për herë të parë në vend, me çka emrat e tyre nuk janë hequr nga listat e mëparshme.

The post Gjermani, 9 mijë emigrantë adoleshentë të zhdukur appeared first on Mesazhi.com.

Fajon: Së pari ratifikimi i Demarkacionit pastaj liberalizimi i vizave

Posted: 29 Aug 2016 07:37 AM PDT

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se i gjithë procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës varet nga situata në Prishtinë dhe nga ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Fajon tha se "për Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera evropiane ratifikimi është një prej argumenteve kryesore që të ecet përpara".

Ajo tha se shpreson në një rezultat pozitiv në Kuvendin e Kosovës, përndryshe "nëse gjërat përshkallëzohen do të ketë vështirësi".

Deklaratat e Fajon vijnë pak ditë përpara se Kuvendi i Kosovës ta diskutojë çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi, në një sesion parlamentar të paralajmëruar për 1 shtator, përmes kundërshtimeve të fuqishme të opozitës në vend.

Fajon: Fillimisht le ta shohim se si do të kalojë debati në Kuvend dhe çfarë përfundimi do të ketë votimi. Natyrisht, shpresoj të kemi një rezultat pozitiv, sepse demarkacioni i kufirit është një kusht i Komisionit Evropian, dhe është diçka që të gjithë në Bruksel po e presin. Nuk dua të spekulojë kur mund të presim liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Duhet të ecim hap pas hapi. Do të kthehem në Bruksel pasdite, dhe në biseda me kolege do të shoh se si është gjendja në Parlamentin Evropian. Ende na prêt votimi në Komitetin Libe (Komiteti për liritë civile, drejtësinë dhe çështjet e brendshme të Parlamentit Evropian) me 5 shtator dhe kjo pak varet edhe nga zhvillimet në Prishtinë.

Raportuesja për liberalizim të vizave tha se gjendja paraqitet shumë e ndjeshme dhe e rëndë dhe tensionet, dhuna dhe incidentet mund të mund të shkaktojë vështirësi në Bruksel.

"Mund t'ju sigurojë se me kolegët e mi në Parlamentin Evropian, me Ulrike Lunachek, po bëjmë çdo gjë që raporti im të votohet në Komitetin LIBE dhe pas tij edhe në Parlament. Por, natyrisht, nëse gjërat përshkallëzohen, atëherë do të ketë vështirësi".

"Aktualisht po bëhen bisedime për tri ose katër shtete që në valën tjetër të lirohen nga regjimi i vizave. Situata është shumë e ndjeshme dhe duhet të shohim se çfarë disponimi mbretëron edhe në Këshill. Ka disa shtete anëtare që kanë rezerva dhe prandaj duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe vazhdimisht të zhvillojmë dialog, të bëjmë çdo gjë. Kjo vlen edhe për Parlamentin e Kosovës dhe qeverinë".

"Kur të përmbushen kushtet, atëherë kemi një argument më të mirë, pra të kemi votim pozitiv në Kuvend dhe pastaj edhe Këshilli edhe shtetet anëtare nuk do të kenë argumente kundër. Unë shpresoj se së bashku me shtetet e tjera, Ukraninën, Gjeorgjinë dhe ndoshta Turqinë edhe pse me vështirësi, do të ecim tutje dhe do të shohim edhe Kosovën pa regjim vizash", tha Fajon.

"Duhet të shohim pas diskutimit të parë javës së ardhshme në Komitetin LIBE. Pres që votimi në Parlament të bëhet së shpejti në njërën nga sesionet e ardhshme. Por aktualisht çdo gjë varet nga situata në Prishtinë dhe nga ratifikimi, që për Parlamentin dhe institucionet e tjera është një prej argumenteve kryesore të ecim përpara", shtoi Fajon.

The post Fajon: Së pari ratifikimi i Demarkacionit pastaj liberalizimi i vizave appeared first on Mesazhi.com.

Katër skuadra kosovare në BIBL

Posted: 29 Aug 2016 07:29 AM PDT

Liga Ballkanike ka konfirmuar që katër skuadra do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë edicion të kësaj lige.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në faqen zyrtare të BIBL.

Ekipi i katërt që do të marrë pjesë në BIBL është Trepça.

Pos ekipit mitrovicas, në BIBL marrin pjesë edhe Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi.

The post Katër skuadra kosovare në BIBL appeared first on Mesazhi.com.

Detajet e Policisë për vrasjen te Parku i Qytetit, identifikohet një i dyshuar

Posted: 29 Aug 2016 07:28 AM PDT

Policia e Kosovës ka arritur të identifikoj një të dyshuar që vrau sot një person dhe një tjetër e la të plagosur.

"Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij", thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton lajmi.net

Policia ka konfirmuar emrat e viktimave. Ata janë Arianit Gashi, 26-vjeç i plagosur dhe Eron Agaj, 22 vjeçar, i cili ndërroi jetë në QKUK pas plagëve të marra.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
E. Agaj, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,
të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (E. Agaj), nuk ka mundur t'i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë.

The post Detajet e Policisë për vrasjen te Parku i Qytetit, identifikohet një i dyshuar appeared first on Mesazhi.com.

‘Dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e përparimit të Kosovës’

Posted: 29 Aug 2016 07:25 AM PDT

Ambasada e SHBA-ve përmes një deklarate për media, ka dënuar pa asnjë rezervë përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë.

"Thërrasim të gjithë udhëheqësit e Kosovës që të bëjnë të njëjtën. Demokracia ofron hapësirë për mospajtim dhe madje edhe për protestë. Por, dhuna ndaj policisë, mediumeve, pjesëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të tjerë në asnjë rrethanë nuk është një shprehje e pranueshme e pikëpamjeve politike apo mënyrë për t'u marrë me ankesat nga e kaluara, pa marrë parasysh sa të dhimbshme janë ato. Policia e Kosovës luajti një rol të rëndësishëm dje pasi në pakësimin e dhunës dhe mbajtjen e sundimit të ligjit, dhe ne i përgëzojmë ata për shërbimin e vazhdueshëm që i bëjnë të gjithë qytetarëve të Kosovës", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Tutje, deklarata thotë se në Kosovë mbesin të pazgjidhura çështje serioze, por zgjidhja e tyre nuk afrohet pas këtyre protestave të dhunshme.

"Shumë punë është bërë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të krijuar një shtet bashkëkohor dhe demokratik. Sidoqoftë, dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e pjesës së madhe të këtij përparimi. Kosova mund të presë lëvizje drejtë integrimit evro-atlantik vetëm nëse të gjitha palët ripërkushtohen ndaj dialogut paqësor, demokracisë, dhe sundimit të ligjit", përfundon kështu deklarata e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

The post 'Dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e përparimit të Kosovës' appeared first on Mesazhi.com.

Vdes njëri nga të plagosurit te Parku i Qytetit

Posted: 29 Aug 2016 05:20 AM PDT

Nga dy të plagosurit sot afër Parkut të Qytetit që deri tani ishin në gjendje të rëndë, fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së ka konfirmuar për lajmi.net se Eron Agaj i lindur më 1994 ka vdekur pas plagëve të marra.

Personi tjetër i cili është në emergjencë, me inicialet A.G lindur më 1995 vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

The post Vdes njëri nga të plagosurit te Parku i Qytetit appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :