Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Selimi për anëtarët e Komisionit Shtetëror: Armiq të Kosovës!” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Selimi për anëtarët e Komisionit Shtetëror: Armiq të Kosovës!” plus 9 more


Selimi për anëtarët e Komisionit Shtetëror: Armiq të Kosovës!

Posted: 26 Aug 2016 01:00 PM PDT

Komisioni Shtetëror dje doli me një komunikatë për media ku tha se kanë fakte të pakundërshtueshme që Kosova nuk humb territor me demarkacion. Sipas tyre, procesi i shënjimit të vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi është në përputhje me të gjitha standardet e dokumentet.

I mendimit me këtë gjë nuk është deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Ai në një prononcim për "Indeksonline", i ka quajtur anëtarët e Komisionit Shtetëror armiq të Kosovës.

"Nuk ka fakt as argument më të madh se sa toka dhe territori i Kosovës që ka qenë gjithmonë i Kosovës. Ata tashmë me agresivitetin e tyre kundër territorit të Kosovës, me agresivitetin e tyre kundër tokës së Kosovës ata thjeshtë janë armiqtë e Kosovës", është shprehur Selimi.

Sipas tij, anëtarët e Komisionit janë ata që edhe kur flasin mirë, flasin kundër Kosovës.

"Prandaj nuk mund t`i marrim parasysh as kur na flasin mirë sepse ata flasin kundër Kosovës", ka thënë ai.

Selimi ka thënë se Komisioni Shtetëror është veçse i ashtuquajtur, nga që nuk është i tillë.

The post Selimi për anëtarët e Komisionit Shtetëror: Armiq të Kosovës! appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan: Do të bëhet gjithçka që meriton ky popull

Posted: 26 Aug 2016 09:20 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në ceremoninë e hapjes së urës më të gjerë në botë “Yavuz Sultan Selim” ka deklaruar: “Gjithçka që meriton ky popull do të bëhet. Sepse ngritja në nivelin e civilizimit bashkëkohor nuk bëhet me fjalë, por me punime. Kjo urë, mundëson kalimin e mjeteve me rrota dhe të sistemit hekurudhor dhe me këtë ajo është një urë pionier në fushën e saj në botë, ajo ka këtë karakteristikë. Besoj që kjo urë të cilën tani e shikojmë me krenari do të jetë pionier për shumë gjëra në botë. Do të krenohemi me këtë. Do të shikoni se këtu do të incizohen filmat botëror. Gomari vdes i mbetet shala, njeri vdes i mbetet puna. Ne do të përmendemi me këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi përgatitje të reja. Çfarë bëjmë? Shpresojmë të përfundojmë edhe përgatitjet për ‘Kanal Istanbul’. Nuk do të mjaftojë as kjo. Tani ka nevojë për një gjerdan në Çanakkale. Jemi duke i bërë edhe përgatitjet për Urën e Çanakkale-s. Inshallah me gjithë këto Turqia do të arrijë në një vend të ndryshëm në botë. Pse nuk mund të na përballojnë? Pse na xhelozojnë? Ja pra për shkak të këtyre punimeve”, ka theksuar Erdoğan.

The post Erdoğan: Do të bëhet gjithçka që meriton ky popull appeared first on Mesazhi.com.

Sulm terrorist në Turqi, vriten 11 policë

Posted: 26 Aug 2016 09:20 AM PDT

Një sulm me makinë-bombë në Cizre, në Turqinë juglindore, vrau të paktën 11 policë dhe plagosi dhjetëra të tjerë, sipas burimeve spitalore.

Shpërthimi ndodhi në orën 6:30 sipas orës lokale. Autoritetet turke thanë se do të hakmerren për sulmin.

Qyteti Cizre ndodhet në provincën Sirnak, në kufi me Sirinë dhe Irakun dhe një pjesë e madhe e banorëve janë kurdë.

Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se ai ishte kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, një organizatë që bën pjesë në listën e grupeve terroriste dhe që mendohet të jetë përfshirë në disa sulme që kanë ndodhur në të njëjtin rajon. PKK ka marrë përgjegjësinë për të paktën një sulm ndaj një stacioni policie

The post Sulm terrorist në Turqi, vriten 11 policë appeared first on Mesazhi.com.

MPMS me komision për njohjen dhe verifikimin e statusit për gratë e dhunuara gjatë luftës

Posted: 26 Aug 2016 09:03 AM PDT

Pas 15 vite heshtje, Kuvendi i Kosovës në mars të vitit 2014 ka miratuar ligjin që mbron gratë e dhunuara gjatë luftës, viktimat civile dhe familjet e tyre.

Ky ligj përfshin edhe statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pro këtij ligji ishin 69 deputetë, 9 u deklaruan kundër dhe vetëm 1 deputet abstenoi.

Kurse debati më i ashpër në Kuvend ishte zhvilluar për futjen ose jo në ligj edhe të grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës. Një pjesë e deputetëve kërkonin që për gratë e dhunuara të përpilohet jnë ligj i veçantë, kurse pas shumë diskutimesh, me shumicë votash u vendos që gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës të futen nën mbrojtje ligjore, transmeton Indeksonline.

Ndërsa tash më shumë se një vit nga miratimi i ligjit Qeveria e Kosovës ka aprovuar një rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave.

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Izedin Bytyqi ka thënë për Indesonline se MPMS është në fazën e themelimit të një Komisioni për njohjen dhe verifikimin e viktimave.

"MPMS, tani është ne fazën e themelimit te Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit te këtyre viktimave dhe themelimit dhe funksionalizimit te Sekretariatit te këtij komisioni", ka thënë Bytyqi.

Gjithashtu sipas tij pas funksionalizimit të plotë të këtyre mekanizmave do të fillohet edhe me pranimin e aplikacioneve.

"Pas funksionalizimit te plote te këtyre dy mekanizmave do te fillohet me pranimin e aplikacioneve, pastaj shqyrtimin e tyre nga Komisioni dhe pastaj shpërndarjen e benifiteve te përfituesve te kësaj kategorie",ka theksuar Bytyqi.

Duke folur për ndarjen e mjeteve ai ka thënë se shuma e ndarë prej 25 milionë eurove është duke shërbyer për pagesat e pensioneve të veteranëve.

"Sa i përket shumës se ndare prej 25 milion eurove me këto mjete janë duke u paguar pagesat e pensioneve te veteraneve", ka përfunduar Bytyqi.

The post MPMS me komision për njohjen dhe verifikimin e statusit për gratë e dhunuara gjatë luftës appeared first on Mesazhi.com.

Llapjanët s’e pranojnë shoqatën që proklamon dervishizmin

Posted: 26 Aug 2016 08:15 AM PDT

Bashkësia Islame në Podujevë ka apeluar që sa më parë të bëhet mbyllja e shoqatës "Sulejmanie", e cila, sipas tyre, është duke devijuar në mësimet e islamit për fëmijët e kësaj komune.

Imami Muhamed Fazliu,i cili njëherësh është anëtar i Këshillit të BIK-ut në Poduejvë, ndërmjet një postimi në "Facebook" ka sugjeruar prindërit t'i largojnë fëmijët nga kjo shoqatë, e cila bazë ka dervishizmin e të rinjve.

"U bëj thirrje te të gjithë prindërve që fëmijët e tyre ti mos i dërgojnë për të mësuar kinse për fe në shoqatën e posa hapur në Podujevë të quajë "Sulejmanie" e cila ka për bazë dervishizmin e të rinjve . Komuna jonë dihet që është e pastër etnikisht, fetarisht dhe larg elementit ekstrem dhe terrorizmit .Kjo falë punës së palodhshme të gjithsej 37 imamëve dhe stafit drejtues të KBI-së në Podujevë dhe nuk kemi nevoj që të instalojmi dervishizma të llojit të vet", ka shkruar ai.

Më tutje, ai thotë se imamët në xhamitë e tyre janë duke kryer punën e tyre të mësim besimit krahas angazhimeve dhe shërbimeve të shumta që kanë me xhematin.

"Vlen të theksohet se komuna jonë ka qenë më e suksesshmja prej të gjitha Këshillave të Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës sa I përket mësim besimit për vitin 2016 ku nxënësit e xhamive tona kanë qenë të parët në garat e mësim besimit në nivel qendrore të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Bashkësia Islame në Podujevë është përgjegjëse për jetën fetare dhe organizimin e kurseve të mësim besimit dhe I ka të gjitha kapacitetet për jetësimin e organizimeve fetare kështu që nuk ka nevojë për dervizhizma", thuhet në reagimin e Fazliut.

The post Llapjanët s’e pranojnë shoqatën që proklamon dervishizmin appeared first on Mesazhi.com.

Shaqiri mungon në ndeshjen e parë kualifikuese

Posted: 26 Aug 2016 08:06 AM PDT

Zvicra është tronditur nga lajmi se Xherdan Shaqiri do të mungojë në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin "Rusia 2018", ndaj Portugalisë.

Shaqiri do të mungojë për shkak të një lëndimi.

The post Shaqiri mungon në ndeshjen e parë kualifikuese appeared first on Mesazhi.com.

Stamboll, fillon ceremonia e hapjes së urës më të gjerë në botë

Posted: 26 Aug 2016 08:02 AM PDT

Fillon ceremonia e hapjes autostradës së unazës veriore dhe e urës më të gjerë në botë “Yavuz Sultan Selim” e ndërtuar në ngushticën e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e hapjes së urës dhe autostradës të cilat nga pikëpamja e shumë veçorive janë në cilësinë e një arritjeje të madhe në historinë e inxhinierisë së Turqisë dhe asaj botërore në rajonin Garipçe në Sarıyer po zhvillohet një ceremoni, ku kanë mbërritur me helikopter edhe Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Binali Yıldırım.

Presidenti Erdoğan ka mbërritur në podium bashkë me bashkëshorten e tij, Emine Erdoğan ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët e pranishëm.

Në ceremoninë e hapjes krahas Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit Binali Yıldırım marrin pjesë edhe Kryetari i Parlamentit të Turqisë İsmail Kahraman, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Turke gjenerali Hulusi Akar, presidenti i 11-të i Turqisë Abdullah Gül, ish-kryeministri dhe deputeti i AK Partisë në qytetin Konya Ahmet Davutoğlu, Mbreti i Bahrejnit Hamed bin İsa Al Halife, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, Presidenti i Qipros Turke Mustafa Akıncı, Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, Kryeministri i rajonit Penxhap të Pakistanit Shahbaz Sherif, zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajic, zëvendëskryeministri i parë i Gjerogjisë Dimitri Kumsisihvili.

Ceremonia pas intonimit të himnit ka vazhduar me këndimin e pjesëve nga Kur-ani. Gjithashtu në ceremoni janë të pranishëm në këtë moment historik me flamuj turk në duar edhe qytetarët.

The post Stamboll, fillon ceremonia e hapjes së urës më të gjerë në botë appeared first on Mesazhi.com.

Francë, pezullohet vendimi për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhet e vendit

Posted: 26 Aug 2016 07:45 AM PDT

Gjykata e Lartë në Francë pezullon vendimin që ndalon përdorimin e burkinit në plazhë, duke e cilësuar ndalesën si shkelje të rëndë të ligjit dhe cenim të të drejtave të njeriut.

Gratë që bartin burkini janë shprehur se do të ishte më mirë të siguroheshin që s’po shkelin ligjin para se të ekspozoheshin kaq hapur si islamofobë vendimarrësit francez.

The post Francë, pezullohet vendimi për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhet e vendit appeared first on Mesazhi.com.

Hoxhaj në Dubrovnik: Dialogu i pakuptimtë nëse nuk përfundon me njohje nga Serbia

Posted: 26 Aug 2016 06:33 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku në panelin për "Sfidat gjeopolitike" me homologë nga rajoni dhe bota ka folur për perspektivën e Kosovës karshi sfidave dhe rreziqeve të reja.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka thënë se për dallim nga viti 2013, i cili ishte viti europian për rajonin, në 2016 – rajoni po përjeton një status quo dhe me shumë kërcënime para vetes.

Mes të tjerash, janë tri sfida historike që duhet tejkaluar por dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundoj me njohje reciproke në të kundërtën është i pakuptimtë.

"Janë tri sfida historike që duhet ti tejkalojmë në rajon. Konteksti për emrin ndërmjet Shkupit dhe Athinës, konfliktet e brendshme ndëretnike në Bosnjë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Besoj që ky proces dialogimi i nisur duhet të përfundoj me njohje reciproke. Në të kundërtën është i pakuptimtë", ka thënë Hoxhaj.

Ai më tej ka folur për një rol të ri dhe më të madh që Kroacia duhet ta ketë në rajon si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe për faktin që e njeh shumë mirë rajonin.

Në këtë tryezë diskutimi kanë folur edhe ministri i jashtëm kroat, Miro Kovac, ai boshnjak, ai hungarez, dhe udhëheqës të delegacioneve të tjera. Po ashtu, ka folur edhe ndihmës asistenti i Sekretarit të Shtetit amerikan për Evropë, Hoyt Lee.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete njohëse dhe mos njohëse të pavarësisë së Kosovës.

The post Hoxhaj në Dubrovnik: Dialogu i pakuptimtë nëse nuk përfundon me njohje nga Serbia appeared first on Mesazhi.com.

Komisioni Shtetëror për demarkacion mohon dyshimet, mbron punën e vet

Posted: 26 Aug 2016 06:31 AM PDT

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror sërish ka dalë sot me një komunikatë, përmes të cilës mbron punën e vet dhe mohon akuzat e dyshimet e të tjerëve ndaj procesit të demarkacionit të kufirit. Thekson se vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pandryshuar në periudhën 1974-2016.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror përmes argumenteve të plota ka hedhur poshtë një prej pretendimeve më absurde që kanë qarkulluar deri më tani në kauzën politike kundër procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Duke iu referuar dokumenteve kushtetuese, ligjore e hartografike, si dhe praktikave të ndjekura nga të gjitha shtetet në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Komisioni ka konfirmuar se është shumë e paqëndrueshme dhe e pakuptimtë kur thuhet se "nuk është humbur territor i komunës por është humbur territor i shtetit!".

Komisioni ka dëshmuar katërçipërisht se:

1. Nuk ka territor të shtetit që nuk është territor brenda një komune të caktuar.
2. Nuk ka territor të komunës e që ai territor nuk i takon shtetit dhe se shuma e territoreve të komunave e përcakton territorin e shtetit, përkatësisht sipërfaqen e Kosovës.
3. Dhe se, secila komunë e ka territorin e regjistruar me të gjitha pronat private, shtetërore, publike, shoqërore, fetare.

Po ashtu, janë hedhur poshtë pretendimet pa asnjë bazë se në zonën kufitare, ka hapësira të paregjistruara (tokë të askujt – terranullius)

Komisioni, po ashtu, ka numëruar taksativisht të gjitha llojet e parcelave, të tipit pronë shoqërore të regjistruara edhe parcelat e tipit pronë private që e prekin vijën kufitare me Malin e Zi.

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj dhe se ajo është në përputhshmëri të plotë me të gjitha dokumentet zyrtare nga Kushtetuta e vitit 1974 deri në vitin 2016.

The post Komisioni Shtetëror për demarkacion mohon dyshimet, mbron punën e vet appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :