Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Studiuesja gjermane: Mediat po e nxisin islamofobinë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Studiuesja gjermane: Mediat po e nxisin islamofobinë” plus 9 more


Studiuesja gjermane: Mediat po e nxisin islamofobinë

Posted: 27 Aug 2016 02:40 PM PDT

Katja Drechsler, bashkëpunëtore e lartë në Akademinë e Feve të Botës në Universitetin e Hamburgut, thotë se janë mediat ato që nxisin islamofobinë në Perëndim, porse nuk duhet harruar as ndarja politike e pushtetit.

"Për fat të keq, sot ka shumë lajme të këqija që vijnë dhe që lidhen me Islamin dhe shtetet islamike, si mospërfillja e pakicave ose e mendimeve ndryshe në Pakistan ose në Arabinë Saudite. Kemi lajme për terrorizmin, që nga talibanët, 11 Shtatori deri te grupi militant Shteti Islamik. Përveç kësaj, dëgjojmë histori për martesa të detyruara, poligami dhe prerje të organeve gjenitale të femrave", thotë Drechsler në një intervistë për Radio Europa e Lirë.

Ajo thotë se mediat "gjithmonë raportojnë vetëm për tmerret që ndodhin dhe shumë pak për të mirën dhe pozitiven".

"Është e rëndësishme që publikut perëndimor t'i tregohet se edhe myslimanët jetojnë ndryshe në fenë e tyre dhe kjo varet prej shumë faktorëve. Por, jeta reale dhe prezantimi mediatik i kësaj jete janë me milje larg. Është e rëndësishme që të personalizohen gjërat, të flitet për jetë normale të njerëzve në Islam".

"Për përafrimin e botës së krishterë dhe asaj islame duhet të përqendrohemi më shumë te ngjashmëritë dhe do të shohim se dallimet nuk janë të mëdha", tha Drechsler.

The post Studiuesja gjermane: Mediat po e nxisin islamofobinë appeared first on Mesazhi.com.

Milani mposhtet nga Napoli

Posted: 27 Aug 2016 02:03 PM PDT

Napoli ka fituar derbin e javës së dytë në Serie A, duke mundur si vendas Milanin, me rezultat 4:2.

Ndeshja e zhvilluar në San Paolo, dhuroi emocione të mëdha, ku u shënuan pesë gola.Sulmuesi i ardhur këtë afat, Milik, kontribuoi me dy gola në këtë fitore, ndërsa me nga një gol Callejon dhe Romangnoli, që shënoi autogol.Në anën tjetër për Milanin golat i shënuan Niang dhe Suso.

The post Milani mposhtet nga Napoli appeared first on Mesazhi.com.

Reali vuan, por fiton

Posted: 27 Aug 2016 01:59 PM PDT

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme ndaj Celta Vigos, në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas.

Mbretërit kanë mposhtur 2:1 në Bernabeu Celta Vigon.Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë.Morata dhe Kroos shënuan për Realin, ndërsa Orellana shënoi golin e vetëm për mysafirët.

The post Reali vuan, por fiton appeared first on Mesazhi.com.

Kolonë në kufi me Serbinë, pritjet zgjasin mbi dy orë

Posted: 27 Aug 2016 01:07 PM PDT

Kolonë disa kilometra e gjatë është krijuar që disa orë në kufirin Kosovë-Serbi.

Lajmi.net sjell fotografi që dëshmojnë se pritjet po zgjasin deri mbi dy orë. Kjo po ndodh në pikën kufitare Medarë.

Kjo zakonisht ndodh nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve, e që në këtë kohë, zakonisht përfundojnë pushimet dhe nisen për në vendet ku jetojnë si dhe procedurave të ngadalësuara që ka Serbia gjatë kontrollit të dokumenteve.

The post Kolonë në kufi me Serbinë, pritjet zgjasin mbi dy orë appeared first on Mesazhi.com.

Rrjeti i OJQ-ve: Të ndalohet aktiviteti i dyshimtë i shoqatës “Sulejmanie” në Podujevë

Posted: 27 Aug 2016 01:03 PM PDT

Rrjeti i OJQ-ve, "Demokracia fillon këtu", ka reaguar ndaj aktiviteteve të dyshimta, siç thonë ata, të një shoqate me emrin "Sulejmanie" – në qytetin e Podujevës.

Sipas këtij rrjeti, organizata " Sulejmanie" promovon mësimin e besimit islam, ndërkohë që për planprogramin, financimin dhe misionin e tyre, autoritet komunale dhe qytetarët nuk kanë asnjë informacion.

Rrjeti i OJQ-ve thotë se hapja e kësaj organizate është bërë pa dijeninë e Bashkësisë Islame në Podujevë, dhe se për hapjen e saj janë shfrytëzuar imamë të kësaj bashkësie të cilët u bëjnë thirrje të rinjve që të regjistrohen.

Shqetësuese sipas tyre, është fakti që pavarësisht se Podujeva është qytet i vogël dhe jouniversitar, kjo shoqatë ka ndërtuar konvikte ku të rinjtë do të banojnë pa shpenzime. Ata thonë se duke ditur zhvillimet globale rreth rekrutimit të të rinjve që me vonë iu janë bashkuar luftërave të huaja, kjo metodë e kësaj shoqate për zhvillimin e aktivitetit të vet është shumë e dyshimtë dhe nuk duhet lejuar.

"Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat më të qeta dhe me më së paku të rinj që kanë devijuar në praktikimin e fesë në metoda ekstreme dhe aktiviteti i BIK-ut në Podujevë ka qenë shembull. I bëjmë thirrje Bashkësisë Islame dhe organeve të rendit që të mos lejojë aktivitetin e dyshimtë të asnjë shoqate me veprimtari të dyshuara që gjatë historikut të tyre të ekzistencës disa herë kanë ndërruar emrat për të fshehur aktivitetin e tyre", thuhet më tutje në reagim.

Ata kërkojnë gjithashtu që me imamët që janë bërë pjesë e këtyre shoqatave, të merren seriozisht organet e BIK-ut.

"Si rrjet i OJQ-ve iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e joshjeve dhe mashtrimeve prej askujt dhe se për çështje fetare të bashkëpunojnë vetëm me Bashkësinë Islame dhe strukturat legale të tyre", thuhet në fund të reagimit.

The post Rrjeti i OJQ-ve: Të ndalohet aktiviteti i dyshimtë i shoqatës "Sulejmanie" në Podujevë appeared first on Mesazhi.com.

Fitore dramatike e Unitedit në fund të ndeshjes

Posted: 27 Aug 2016 11:44 AM PDT

Skuadra e Manchester Unitedit ka arritur që me vështirësi ta mposht Hull Cityn me rezultat minimal 1 me 0.

Edhe pse takimin e dominoi kresjtësisht ekipi i Jose Mourinhos, nuk arriti që të shënoj më shumë se një gol.

Golin e ndeshjes e shënoi sulmuesi anglez, Rashford në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore Unitedi i bashkëngjitet Chelseas me pikët e plota nga 9, ndërsa Hull City edhe pse ishte afër një barazimi mbetet në kotën e gjashtë pikëve.

The post Fitore dramatike e Unitedit në fund të ndeshjes appeared first on Mesazhi.com.

Juve mposht Lazion

Posted: 27 Aug 2016 11:40 AM PDT

Juventusi ka mposhtur si mysafirë Lazion me rezultat 1:0.

Kampioni i Italisë ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë kampionale, pas të parës së shënuar ndaj Fiorentinës me rezultat 2:1.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga mesfushori gjerman, Sami Khedira, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 66-të.

The post Juve mposht Lazion appeared first on Mesazhi.com.

Regjimi i Asadit sulmon tendën ku priteshin ngushëllimet në Halep, 20 të vdekur

Posted: 27 Aug 2016 09:54 AM PDT

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me bomba fuçi të ndërmarrë nga helikopteri i ushtrisë së Sirisë ndaj një tende ku priteshin ngushëllime në lagjen Bab Nejrab, zonë e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Një prej zyrtarëve të mbrojtjes civile në Halep, İbrahim Ebu Lejs, në një deklaratë për AA tha se një helikopter i regjimit të Bashar al Asadit ka kryer dy sulme me bomba fuçi ndaj një tende ku priteshin ngushëllime në lagjen Bab Nejrab të Halepit.

Ebu Lejs ka theksuar se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën të paktën 20 persona, mes tyre përfshihen gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur 30 të tjerë.

“Helikopteri ushtarak ka qëlluar me bombë fuçi tendën ku priteshin ngushëllime në lagjen Bab Nerjab. Ndërsa më pas forcat e regjimit kanë kryer edhe një sulm tjetër me bombë fuçi mbi popullatën e cila vajti në rajon. Për këtë arsye kemi shqetësime se numri i personave që kanë humbur jetën është i lartë dhe mund të rritet akoma”, ka deklaruar Ebu Lejs.

Duke vënë në dukje se personat e plagosur në bombardime janë dërguar në spitalet e improvizuara të çadrave, Ebu Lejs ka shtuar se nga sulmet janë shembur shumë shtëpi, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat.

The post Regjimi i Asadit sulmon tendën ku priteshin ngushëllimet në Halep, 20 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

New York Times shkruan për hetimet ndaj Adem Grabovcit

Posted: 27 Aug 2016 06:26 AM PDT

Raportimin e djeshëm të Reuters për fillimin e hetimeve kundër Adem Grabovcit pas publikimit të përgjimeve e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze The New York Times.

Nën titullin "Prokuroria heton aleatin e Presidentit për favorizime politike", NYT shkruan se si Grabovci ka punësuar njerëz të borde shtetërore duke u bazuar vetëm në përkatësinë e tyre politike.

The New York Times shkruan se Grabovci po hetohet për përgjime të kryera nga EULEX-i në vitin 2011, kohë kur lider i PDK-së ishte Hashim Thaçi."Që nga viti 2011 Grabovci ka përdorur pozitën e tij (shef i Grupit Parlamentar të PDK-së) dhe autoritetin zyrtar për të siguruar pushtet politik dhe ndikim në marrjen e vendimeve nga agjencitë e qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjet publike", citon The New York Times shkrimin e Reuters.

The post New York Times shkruan për hetimet ndaj Adem Grabovcit appeared first on Mesazhi.com.

Gjenden dy gra të vdekura në Shtërpcë

Posted: 27 Aug 2016 06:21 AM PDT

Trupat e pa jetë të dy grave të moshuara – në dy lokacione të ndryshme – janë gjetur mëngjesin e së premtes në Shtërpcë, njofton Klan Kosova.

Njëra nga gratë, Draginja Nikolceviq, është vrarë, kurse viktima tjetër dyshohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore.

Komandanti i stacionit policor në Shtërpcë, Dragan Ivanoviq, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se trupat e pajetë të dy grave të moshuara janë gjetur nga fqinjët.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për një vrasje me motive etnike.

"Një grua e moshuar është vrarë dhe, siç besojmë ne, motivi është tek të drejtat e pronësisë, përfitimet, dhe personi i dyshuar për këtë vrasje është arrestuar dhe gjendet në stacionin e policisë", ka thënë Ivanoviq.

Më vonë Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim për media ku tregon se 91 vjeçarja është qëlluar me thikë në kokë nga e dyshuara N.N., 28 vejçare, familjare e viktimës, por me banim në Beograd.

Policia njofton se "në vendin e ngjarjes janë gjetur dy mjete të mprehta(thika) me të cilat dyshohet se është kryer vepra,dorëzat plastike , si dhe prova tjera të cilat janë gjetur në trupin dhe rrobet e të dyshuarës të cilat e ndërlidhin me vendin e krimit".

"Gjatë intervistës preliminare e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer. Si motiv e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshëri".

Me urdhër të Prokurorit ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë, deri në kompletimin e lëndës.

The post Gjenden dy gra të vdekura në Shtërpcë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :