Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Thaçi: Nesër kalon Demarkacioni, i hapet rrugë liberalizimit dhe Ushtrisë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Thaçi: Nesër kalon Demarkacioni, i hapet rrugë liberalizimit dhe Ushtrisë” plus 9 more


Thaçi: Nesër kalon Demarkacioni, i hapet rrugë liberalizimit dhe Ushtrisë

Posted: 31 Aug 2016 01:44 PM PDT

Në një intervistë në emisionin Rrokum Roll të Tv Rrokum, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi fillimisht ka folur për postin e tij si President dhe të ardhmen e tij politike.

"Nuk vlerësoj se posti i Presidentit është pensionim, por në asnjë rrethanë nuk ka me qenë rikthim mbrapa, pra me qenë në Qeveri, Kuvend ose parti politike. E kisha shqyrtuar edhe një mandat të Presidentit, nëse ky post zgjedhet drejtpërdrejt nga vota e popullit", ka thënë Thaçi.

Në pyetjen se a do të kalojë Demarkacioni në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është bindur se do të kalojë, pasi që sipas tij, ky do të ishte një vendim i drejtë.

"Me kalimin e Demarkacionit, do të ndodhë perspektiva për liberalizim të vizave dhe gjithashtu do të kalojë themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës", ka thënë më tej presidenti Thaçi.

The post Thaçi: Nesër kalon Demarkacioni, i hapet rrugë liberalizimit dhe Ushtrisë appeared first on Mesazhi.com.

Partia e Drejtësisë del kundër Ferid Aganit: Jemi kundër demarkacionit

Posted: 31 Aug 2016 01:40 PM PDT

Në një e-mail të shpërndarë në adresë të medieve, thuhet se Partia e Drejtësisë, përkatësisht, shumica e anëtarëve të Kryesisë të prirë nga nënkryetarë të Partisë, sekretari i përgjithshëm, koordinatori politik për degë, shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit Drejtues si dhe 17 degë të Partisë, prej 24 sa janë, mbështetë fuqishëm, qëndrimin e deputetes së Partisë së Drejtësisë, njëherit, nënkryetares së Partisë, Labinotë Demi-Murtezi, për votimin kundër të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionit e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

"Partia e Drejtësisë e konsideron qëndrimin e deputetes Demi-Murtezi, si qëndrim parimor, korrekt dhe në pajtim me interesat shtetërore dhe politike të vendit tonë. Këtë qëndrim PD e mbështetë në opinionet profesionale e shkencore të ekspertëve të saj dhe ekspertëve të tjerë profesional dhe apolitik që kanë dhënë përkitazi me shënjimin e vijës kufitare mes dy shteteve respektove".

"Partia e Drejtësisë në të njëjtën kohë, ju bënë apel anëtarësisë së saj, strukturave politike dhe udhëheqëse të PD-së, që çdo qëndrim tjetër i Partisë, përveç këtij qëndrimi është qëndrim individual apo grupor por jo zyrtar. Qëndrimet e dala në adresë të PD-së, pro dhe kundër demarkacionit kanë ardhur si rezultat i presionin të pa drejtë politik nga strukura të ndryshme institucionale dhe politike brenda Partisë e që nuk ja arritën ta luhatin nga ky qëndrim parimor as deputeten Demi-Murtezi e as strukturat politike të PD-së, përveç një grupi të vogël të kryesisë së partisë të prirë nga z. Agani".

"Partia e Drejtësisë, ju bënë thirrje institucioneve të vendit që të tregojnë pjekuri politike dhe për interesa të veta mos ta viktimizojnë raportin e mirë miqësor që ka Kosova me shtetet mike. Asnjë shtet mik i Kosovës, nuk ja don të keqen vendit tonë, madje janë shumë të vendosura që të keqen më të madhe që ka kapluar vendin tonë ta luftojnë me çdo kush, e që është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje qytetarëve të vendit që të ruajnë qetësin politike dhe mos të bien pre e askujt duke rrezikuar sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve të vendit tonë", thuhet në deklaratën e PD-së.

The post Partia e Drejtësisë del kundër Ferid Aganit: Jemi kundër demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Barazon Shqipëria

Posted: 31 Aug 2016 01:37 PM PDT

Shqipëria ka barazuar pa gola në miqësoren ndaj Marokut para nisjes së kualifikimeve për Botërorin 2018.

Kuqezinjtë dominuan ndeshjen, por pavarësisht rasteve nuk arritën golin e fitores.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”.

Më 5 shtator, Shqipëria pret Maqedoninë në ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Grupit G.

The post Barazon Shqipëria appeared first on Mesazhi.com.

Ymeri – deputetëve: Nëse keni respekt e dashuri për vendin, votoni kundër

Posted: 31 Aug 2016 12:45 PM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri thotë se kundërshtimi i ratifikimit të këtij versioni të demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është domosdoshmëri.

Ymeri thotë se çdo gjë do të kërkohet nesër në protestën e 1 shtatorit, është një proces I drejt dhe transparent I demarkacionit, sipas ligjeve vendore dhe ndërkombëtare.

Ymeri ka shkruar në Facebook se u bënë thirrje të gjithë deputetëve që në emër të respektit dhe dashurisë për vendin, të votojnë kundër ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

"Gjithçka që ne kërkojmë është një proces i drejtë dhe transparent i demarkacionit, në respekt të ligjeve vendore e ndërkombëtare. Sot i bëj thirrje gjithë deputetëve që e kanë një fije respekti e dashurie për vendin, ta ndajnë mendjen kundër këtij procesi që është faktuar e argumentuar gjerësisht si i padrejtë", ka shkruar Ymeri.

Nga ana tjetër, ai thotë se është i sigurt se qytetarët do t'i përgjigjen ftesës së VV-së, për protestë paqësore, por me vendosmërinë maksimale.

"Politika e frikës, e kërcënimeve, e shantazheve dhe e inskenimeve nuk mund t'i shpëtojë kriminelët e "Prontos" dhe hyzmeqarët e tyre. Protesta e nesërme është mundësia më e mirë për t'i thënë jo kësaj qeverie shtet-kapëse. Pa i hequr këta kriminelë prej pushteti kurrë s'do të kemi zgjedhje të lira, marrëdhënie të mira ndërkombëtare, luftë ndaj korrupsionit, zhvillim ekonomik e mirëqenie. Ndaj, shihemi aty ku ka nisur demokracia, në shesh", ka shkruar ndër të tjerash Ymeri.

The post Ymeri – deputetëve: Nëse keni respekt e dashuri për vendin, votoni kundër appeared first on Mesazhi.com.

Kosova pëson humbje të thellë nga Sllovenia

Posted: 31 Aug 2016 12:42 PM PDT

Kosova ka pësuar thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për EuroBasketin 2017.

Sllovenia fitoi ndaj Kosovës me rezultat 113:68 në ndeshjen e parë të Grupit E.

Dardan Berisha ishte lojtari më i dalluar te Kosova me 21 pikë të shënuara.

Në Grupin E bëjnë pjesë edhe Ukraina e Bullgaria. Ukraina mposhti më herët Bullgarinë dhe tani bashkë me Slloveninë prijnë në grup.

Më 3 shtator, Kosova luan ndeshjen e dytë në grup dhe të parën si vendase. Në Kosovë do të vijë përfaqësuesja e Ukrainës.

The post Kosova pëson humbje të thellë nga Sllovenia appeared first on Mesazhi.com.

LDK: Jemi unik për demarkacionin

Posted: 31 Aug 2016 11:43 AM PDT

Stukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar sot një takim për të diskutuar për procesin e ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Kryesisë theksuan se LDK-ja do të jetë unike në adresimin e kësaj çështjeje me rëndësi të madhe për të ardhmen e shtetit dhe për perspektivën evropiane të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të LDK’së.

“Gjatë takimit, u rikonfirmua mbështetja e të gjitha strukturave të LDK-së për deputetët e Kuvendit që të votojnë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, duke pasur parasysh argumentet e plota, të ofruara edhe për opinionin e gjerë, se me të Kosova nuk e humb asnjë metër katror të territorit të saj”, thekson komunikata e partisë së Isa Mustafës.

“Ishte qëndrim i përbashkët se LDK-ja me votimin unanim të kësaj marrëveshjeje do të rikonfirmojë përkushtimin e saj për mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare të vendit, fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar, për fuqizimin e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet e tjera mike, për liberalizmin e vizave, për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur dhe hapat e tjerë zhvillimorë të vendit”, përfundon komunikata.

The post LDK: Jemi unik për demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Kosova e mposhtë Turqinë

Posted: 31 Aug 2016 11:29 AM PDT

ërfaqësuesja e Kosovës në futsal ka arritur edhe fitoren e dytë në turneun që po mbahet në Zader të Kroacisë.

Djelmoshat kosovarë arritën që me rezultat të thellë 7 me 0 të deklasojnë Kombëtaren e Turqisë.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Oso Gjinovci, nga dy gola Ramadan Alaj dhe Vahid Krasniqi, nga një gol, Agon Rexha dhe Ron Radoniqi.

Vlen të ceket se Kosova do t'i ketë edhe dy ndeshje, me Turqinë dhe Finlandën.

The post Kosova e mposhtë Turqinë appeared first on Mesazhi.com.

Turqi: S’ka Marrëveshje Ripranimi pa liberalizimin e vizave

Posted: 31 Aug 2016 10:06 AM PDT

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, paralajmëroi se Marrëveshja e Ripranimit nuk do të vazhdojë në rast se Bashkimi Evropian nuk mban premtimin në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Turqisë

Në një prononcim për të përditshmen greke "Kathimerini", Mevlut Çavusoglu theksoi se Turqia do ta ketë të pamundur të ndalë e vetme emigracionin e jashtëligjshëm për sa kohë që BE-ja nuk përmbush angazhimet dhe përgjegjësitë e saj.

Shefi i diplomacisë turke vuri në pah se Brukseli duhet të veprojë në përputhje me të priturat e Ankarasë për heqjen e regjimit të vizave, që Unioni aplikon ndaj qytetarëve turq, jo më vonë se muajin tetor; përkundrazi, do të jetë e pamundur që Turqia të vazhdojë përmbushjen e detyrimeve në kuadër të Marrëveshjes së Ripranimit.

Mes të tjerash, Çavusoglu u ndal mbi potencialin e fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.

"Shpresoj që të ekstradohen sa më parë të jetë e mundur 8 puçistët, që kanë kërkuar azil politik nga Greqia, ku u arratisën pasi morën pjesë në tentativën për grusht shteti të 15 korrikut", u shpreh ai.

Pasi nënvizoi se tentativa puçiste tregoi qartë se sa i madh është kërcënimi i organizatës terroriste guleniste (FETO), ministri turk i Punëve të Jashtme tha se presin mbështetjen e miqve dhe aleatëve kundër anëtarëve të kësaj strukture të errët, të cilët janë vendosur dhe ushtrojnë aktivitet jashtë Turqisë.

The post Turqi: S'ka Marrëveshje Ripranimi pa liberalizimin e vizave appeared first on Mesazhi.com.

Policia e Kosovës gati për protestën e nesërme, apel qytetarëve

Posted: 31 Aug 2016 08:46 AM PDT

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka thënë se është e gatshme për protestën e nesërme që ka organizuar Lëvizja Vetëndosje kundër demarkacionit.

Policia ka ndërrmarë të gjitha masat e nevojshë për rend dhe siguri, shkruan lajmi.net.

"Policia po ashtu u bën APEL edhe qytetarëve dhe bizneseve të cilët nuk janë pjesë e protestës, por janë në afërsi të ambientit ku mund të zhvillohet kjo protestë, të jenë të kujdesshëm për shkaqe sigurie", thuhet në njoftimin e PK-së.

Ja njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

"Informacione lidhur me zhvillimet për 1 shtator 2016 dhe ndërmarrja e masave të nevojshme ligjore nga Policia e Kosovës, për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme.

Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e paraparë të mbahet nesër me 1 shtator 2016, në Prishtinë gjatë zhvillimeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, protestë e cila megjithatë nuk është e lajmëruar ashtu siç parashihet me procedurat dhe Ligjin mbi tubimet publike, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ për menaxhimin e situates së sigurisë, para, gjatë dhe pas këtyre zhvillimeve.

Qëllimi i planit (urdhërit) operativ është:

Mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e Ligjit në vend.

Ndërmarrja e masave të nevojshme parandaluese, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e tubimimit/protestës të kaloj e qetë dhe pa incidente dhe pjesëmarësit të jenë në gjendje të shprehin qellimin e tyre në mënyrë demokaratike dhe në suaza ligjore.

Garantimi i lëvizjes së lirë dhe shprehjes,

Mbrojtja e jetës, pronës dhe pasurisë së qytetarëve dhe asaj shtetërore.

Ndermarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të kunderligjshme dhe luftimi i dukurive negative që mund të shkaktojnë jo stabilitet në vend, që në qfardo mase do të rrezikonte Rendin, Qetësinë dhe Sigurinë Publike.

Gjithashtu Policia e Kosovës është e mandatuar me ligj dhe Kushtetutë të krijoj kushte në aspektin e sigurisë për funksionimin normal të institucioneve shtetrore, në rastin konkret edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi dhe APELON tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprim i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët kujdesen për rend dhe siguri publike.

Policia po ashtu u bën APEL edhe qytetarëve dhe bizneseve të cilët nuk janë pjesë e protestës, por janë në afërsi të ambientit ku mund të zhvillohet kjo protestë, të jenë të kujdesshëm për shkaqe sigurie.

Gjithashtu me qëllim të mundësimit të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive që kanë gazetarët edhe krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për ta, rekomandojmë që të gjithë gazetarët të jenë të pajisur me shenja (apo xhaketa) dalluese "PRESS" apo nese parashihet ndryshe, në menyrë që identifikimi dhe qasja e tyre të jetë më e lehtë në funksion të marrjes së informacioneve reale dhe percjelljes së të gjitha zhvillimeve që mund te konsiderohen të rëndësishme për publikun dhe mediat.

Policia e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e shprehur dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të treguar me zyrtarët policor gjatë realizimit të detyrave policore", thuhet aty.

The post Policia e Kosovës gati për protestën e nesërme, apel qytetarëve appeared first on Mesazhi.com.

Nesër vendimi për aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes

Posted: 31 Aug 2016 08:44 AM PDT

Ka përfunduar seanca e parë për gjashtë aktivistët e arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dyshohen për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Themelore e Prishtinës nesër do të marrë vendim në lidhje me masën ligjore ndaj të arrestuarve, njofton Klan Kosova.

Avokati i njërit prej aktivistëve të arrestuar, Petrit Ademit, Tomë Gashi ka thënë se konsiderojnë se është një luftë politike sepse të arrestuarit janë pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjashtë të arrestuarit janë: Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.

The post Nesër vendimi për aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :