Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “TIKA demanton lajmet e rreme nga disa media vendase në Kosovë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “TIKA demanton lajmet e rreme nga disa media vendase në Kosovë” plus 9 more


TIKA demanton lajmet e rreme nga disa media vendase në Kosovë

Posted: 18 Aug 2016 01:40 PM PDT

Në lidhje me pretendimet në disa media vendase se Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) gjatë rikonstruktimit të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë ka hequr fotografinë e Skënderbeut dhe në vend të saj ka vendosur flamujt turk, ka reaguar edhe agjencia në fjalë duke dënuar ashpër dhe duke denoncuar lajme të tilla si të pabazuara dhe qëllim keqe që nuk përputhen assesi me parimet e gazetarisë dhe vlerat morale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndaj lajmit te rrejshem dhe te manipuluar ka reaguar edhe zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore "Elena Gjika" në Prishtinë, Agnesa Globoder.

Nga TIKA theksojnë se duke u bazuar në kërkesën e drejtuar nga kjo shkollë fillore, me anë të agjencisë TIKA është realizuar rikonstruktimi dhe furnizimi me mobilje të disa nga klasave. Poashtu theksohet se këto punime të renovimit dhe inventarizimit të gjerë janë kryer nga kompanitë kosovare dhe nga punëtorë shqiptarë në Kosovë.

“Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlerësuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funksionalitet, por edhe dobi për nxënësit dhe mësimdhënësit. Në këto orë është vendosur stema e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin, pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë”, thuhet në reagimin e TIKA-s, si dhe theksohet se para fillimit të punimeve në këto klasa as që ekzistonte portreti i Skënderbeut.

Në vijim thuhet se “iniciativat e këtij lloji nuk i konsiderojnë vetëm si një fushatë manipuluese të iniciuar kundër institucionit TIKA, e cila ka realizuar qindra projekte në fusha të ndryshme si në arsim, bujqësi, shëndetësi, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke përfshirë këtu edhe investimet në Shkollën e Mesme të Lartë në Drenas, e cila pikërisht e mban emrin e Skënderbeut dhe në shumë shkolla ku në klasat e tyre ekziston portreti i Skënderbeut, por edhe si një iniciativë mashtruese ndaj popullit të Kosovës të kryer me papërgjegjësi dhe mosrespekt. Iniciativat e këtilla qëllimkëqija keqe assesi nuk do të kenë efekt negativ për marrëdhëniet tona me popullin dhe shtetin e Kosovës”.

Ndaj lajmit te rrejshem dhe te manipuluar ka reaguar edhe zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore "Elena Gjika" në Prishtinë, Agnesa Globoder. Ajo shpjegoi se pretendimet që në shkollën e tyre janë hequr fotografitë e Skënderbeut dhe janë vendosur flamujt turk, nuk janë të vërteta. Ajo bëri të ditur se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka rikonstruktuar 9 klasa në këtë shkollë, e cila është një shkollë e vjetër dhe se klasat pas rikonstruktimit duken shumë më bukur.

Globoder në vijim theksoi se pas gjithë këtyre punëve dhe angazhimeve, nuk duhej të përhapeshin thënie të tilla.

Sa i përket heqjes së fotografisë së Skënderbeut siç thuhet në disa media vendase, Globoder u shpreh se gjatë gjithë renovimeve apo pastrimeve që bëhen, objektet që ndodhen nëpër mure hiqen. Ajo shtoi se kjo është një gjë normale e që nuk ka të bëjë me agjencinë në fjalë, dhe se nuk ka ndonjë zhvendosje që në vend të fotografisë së Skënderbeut do të vendosej flamuri turk.

Zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore "Elena Gjika" bëri të ditur se secila organizatë apo kompani që ka bërë punime rikonstruktimi apo ka kontribuar për objektin shkollor kanë vendosur emblemat e tyre.

The post TIKA demanton lajmet e rreme nga disa media vendase në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Shkëndija dorëzohet në fund

Posted: 18 Aug 2016 01:35 PM PDT

Shkëndija ka pësuar humbje ndaj Gentit, në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Evropës.

Rezultati final në ndeshjen e luajtur në Belgjikë ishte 2:1Kuqezinjtë kaluan në epërsi përmes super-golit të Besart Ibraimit, por vendësit barazuan me Thomas Matten, ndërsa kaluan në epërsi në minutën e 92-të me Koulibaly.Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Shkup.

The post Shkëndija dorëzohet në fund appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Demarkacioni votohet më 1 shtator, Biden më konfirmoi mbështetjen

Posted: 18 Aug 2016 12:50 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për herë të parë për mesazhin që atij i ka dhënë personalisht zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.

Ai tha se numri dy i SHBA-së i ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën në të gjitha proceset.

"Mesazhi ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë me ju. Ky ishte mesazhi që më dha zëvendëspresidenti Biden kur e përshëndeta në shkallët e avionit. Ai më siguroi se mbështetja e SHBA-ve do të jetë e fuqishme", tha Veseli në një intervistë në Klan Kosova.

Ai tha se tani të gjithë deputetët duhet të bëhen bashkë dhe të miratojnë demarkacionin dhe ti hapin rrugë perspektivës. Veseli u shpreh i bindur se demarkacioni do të miratohet më 1 shtator.

"Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet sa më urgjentisht të votojnë në mënyrë unanime demarkacionin sepse është në të mirë të vendit. Deputetët duhet ta dinë qartë se miratimi i demarkacionit i hapë rrugë perspektivës së shtetit, ndërsa alternativa tjetër e qon Kosovën në rrugë të paditur. Prandaj të gjithë deputetët duhet të reflektojnë sepse mesazhet janë të qarta, Kosova ka mbështetjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara, nga presidenti Obama, zëvendëspresidenti Biden dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Tani të gjithë ne duhet të marrim përgjegjësitë që na takojnë dhe ta miratojmë demarkacionin", tha Veseli.

The post Veseli: Demarkacioni votohet më 1 shtator, Biden më konfirmoi mbështetjen appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Kosova në udhëkryq historik, dëgjoni këshillat e SHBA-së

Posted: 18 Aug 2016 12:48 PM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një videomesazhi i është drejtuar qytetarëve të vendit për zhvillimet e fundit në vend.

Thaçi ka thënë se në rrafshin politik dhe institucional, Kosova është në udhëkryq historik.

"Të marrë vendime jo të lehta, por të drejta, dhe të lëvizë shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike apo të vazhdoj me këtë pasivitet dhe vendnumërim, duke mbetur peng i të kaluarës së dhimbshme e duke penguar zhvillimin e të ardhmes së ndritur", ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se nga e kaluara duhet të nxjerrim mësime dhe të kuptojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë.

"Kemi pasur besim në këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe prandaj firmosëm Rambujenë. Ishte vendim i vështirë, por historia e dëshmoi se ishte vendim i duhur. Kemi dëgjuar këshillën e aleatëve tanë amerikanë dhe evropianë dhe kemi pranuar "Pakon e Ahtisaarit" dhe bëmë shumë mirë. Ashtu siguruam pavarësinë e Kosovës. Historia na ka dëshmuar se këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na kanë siguruar lirinë dhe pavarësinë. Prandaj, edhe sot askush nuk guxon të vë në dyshim vullnetin e mirë, dashamirësinë dhe suksesin e këshillave të marra nga aleati ynë strategjik", ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti i vendit ka thënë se qëllimi dhe vizioni ynë është që të jemi sa më shpejtë anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian, e një ditë jo të largët edhe në Kombet e Bashkuara.

The post Thaçi: Kosova në udhëkryq historik, dëgjoni këshillat e SHBA-së appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëri-Maqedoni, ky është çmimi i biletave

Posted: 18 Aug 2016 10:54 AM PDT

Me Evropianin 2016 tashmë të arkivuar si një ëndërr të bukur vere, tifozët shqiptarë të futbollit kanë nisur të mendojnë sesi kuqezinjtë mund të arrijnë një tjetër finish të rëndësishëm në historinë tonë, që na ka dhuruar jo shumë arritje. Kanë nisur tashmë ethet për eliminatoret e botërorit që zhvillohet në Rusi në vitin 2018, dhe sfida e parë është një derbi ballkanik.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar këtë të enjte në dyqanin zyrtar të FSHF-së në Rrugën "Themistokli Germenji", shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Maqedoni e vlefshme për Kupën e Botës "Rusi 2018". Kjo ndeshje do të zhvillohet në datën 5 shtator 2016 në stadiumin "Loro Borici", shkruan Top Channel.

Në shitje janë bileta nga të gjithë sektorët, përfshire këtu edhe atë VIP. FSHF ofron edhe paketa abonimesh për të gjitha ndeshjet e kombetarës, të cilat mund të perfitohen me një çmim të reduktuar prej 15 %.

Çmimet e biletave nisin nga 1,000 lekë të reja për tribunat mbrapa portave, për të vazhduar me 1,500 lekë në tribunat anësore C1, C5 dhe E1, E5. Në katër sektorët e tribunës D biletat kushtojnë nga 2,000 deri në 3,000 lekë të reja, ndërsa në tribunën qendrore në sektorët A dhe B çmimi shkon në 8,000 lekë të reja.

Shqipëria ndodhet e pozicionuar në grupin G të eliminatoreve me koeficentin e vështirësisë shumë më të lartë se në Europian. Rivalë të grupit tonë janë Spanja, Italia, Izraeli, Maqedonia, dhe Lihtenshtajni.

The post Shqipëri-Maqedoni, ky është çmimi i biletave appeared first on Mesazhi.com.

AUV: Kemi marrë të gjitha masat ndaj sëmundjes gungore të kafshëve

Posted: 18 Aug 2016 10:48 AM PDT

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, priti në takim ushtruesin e Detyrës së Shefin të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.

Gjinovci tha se misioni i kësaj agjencie, është të siguroj zbatimin e politikave dhe legjislacionit shtetëror në nivel të lartë të sigurisë ushqimore, përfshirë ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, përkujdesjen ndaj kafshët, sigurinë e ushqimit me prejardhje bimore dhe shtazore në përputhje me standardet e BE-së.

Sipas një njoftimi, Brand u njoftua mbi masat të cilat janë ndërmarrë nga AUV rreth situatës e shfaqjes së sëmundjes gungore të lëkurës të kafshëve e njohur si Lumpy Skin Disease, sëmundje kjo e cila ka prekur gjedhet në gjithë regjionin e Ballkanit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoritet për ruajtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve, ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në dispozicion dhe janë duke bërë gjithçka që është e mundur për të menaxhuar dhe tejkaluar situatën në terren. Gjinovci dhe Thran gjithashtu diskutuan bashkëpunimin mjaft pozitiv të AUV-së në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) të Kosovës si dhe bashkëpunimin me palën nga Beogradit në realizimin dhe implementimin e marrëveshjeve të dialogut, pasi që ato kanë ndikim në veprimtarinë e AUV-së.

Thran përgëzoi Gjinovcin në progresin mbresëlënës që kanë bërë për të zhvilluar AUV në një institucion publik, profesional dhe efektiv, në përputhshmëri me legjislacionin dhe standarde e BE-së që kanë të bëjnë me politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë.

The post AUV: Kemi marrë të gjitha masat ndaj sëmundjes gungore të kafshëve appeared first on Mesazhi.com.

Nuk ka Asociacion pa zhbërjen e strukturave paralele

Posted: 18 Aug 2016 10:37 AM PDT

Autoritetet në Kosovë thonë se hapat drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t'i ndërmarrin kur Beogradi zyrtar të ketë zhbërë strukturat paralele në veriun e Kosovës.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se është e pakuptimtë të themelohet Asociacioni, derisa ka qeverisje lokale paralele në disa pjesë të Kosovës, të cilat mbështeten nga qeveria në Beograd.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj thotë se nuk ka filluar ende hartimi i statutit të Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, fillimi i themelimit të asociacionit varet nga dinamika e shpërbërjes së strukturave paralele serbe të ngritura nga Beogradi.

"Qeveria e Kosovës është e vendosur të zbatojë marrëveshjet për të cilat është dakorduar në Bruksel. Një prej tyre është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kosova mund të them se e ka kryer punën e saj, por problemet kanë qenë në anën e Qeverisë së Serbisë."

"Çfarëdo hapi i mëtejshëm drejt themelimit të asociacionit apo hartimit të statutit dhe çështjeve që lidhen më këtë, varen nga dinamika dhe qasja e shpërbërjes së strukturave paraleleve të cilat ekzistojnë", thekson Murtezaj.

Lexo po ashtu:
Joseph: Serbia do të duhet ta njoh Kosovën para se të hyjë në BE
Joseph: Serbia do të duhet ta njoh Kosovën para se të hyjë në BE
Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ishte një prej temave që nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ka diskutuar me lidershipin politik në Kosovë.

Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë kishte porosi të qarta për lidershipin politik të Kosovës, sidomos institucionet vendimmarrëse, duke u kërkuar atyre që të përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka siguruar nënpresidentin amerikan Biden se do të do t'i kryejnë obligimet dhe përgjegjësitë që i takojnë shtetit të Kosovës.

"Pa kalimin e demarkacionit, pra vijës kufitare me Malin e Zi dhe pa formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota dhe e lënë anash nga SHBA dhe Brukseli."

"Ne nuk mund të kërkojmë ndihmë dhe përkrahje nga askush kur nuk i kryejmë detyrat tona. Prandaj, jam i bindur nënpresident Biden me shpresë dhe besim të plotë se ne do t'i kryejmë obligimet dhe përgjegjësit tona", kishte deklaruar Thaçi.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë të themelohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, dhe më pas u rrumbullakua me një marrëveshje për parimet e themelimit, të nënshkruar në fund të muajit gusht të vitit 2015.

Nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë serbe pati nxitur kundërshtimet e partive politike opozitare në Kosovë, që pamundësuan edhe mbajtjen e seancave të Kuvendit.

Kundërshtimi opozitar çoi Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, përmes një kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga. Kjo Gjykatë doli me interpretimin se një pjesë e parimeve të marrëveshjes së vitit 2015 ishte në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Megjithatë, ky interpretim i Kushtetueses, sipas krerëve të institucioneve të Kosovës nuk e pamundëson themelimin e Asociacionit.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, analistët e çështjeve politike në Kosovë thonë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ndodh gjithsesi, pasi që është një obligim ndërkombëtar, që Kosova e ka marrë si të tillë.

Analisti Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, thotë për Radion Evropa e Lirë se në kontekstin politik themelimi i asociacionit mund të parqet pengesë, derisa në aspektin praktik është një vendim i qartë.

"Në kontekstin praktik kjo çështje tashmë është shumë më e lehtë për t'u realizuar, pasi që kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por në kontekstin politik kjo pak e ka rënduar situatën, pasi që nuk jam e sigurt nëse Serbia do ta pranonte asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazën e asaj që ka rekomanduar Gjykata Kushtetuese", thekson Selmanaj.

Ndërkohë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kohë më parë kishin akuzuar delegacionin e Kosovës dhe kryeministrin, Isa Mustafa, se po zvarrisin zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, siç thonë, duke vënë kushte të reja.

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, në reagimin e tij ndaj kushtëzimeve të kryeministrit Isa Mustafa për themelimin e Asociacionit ka deklaruar se Brukseli duhet të bëjë presion mbi Prishtinën për zbatimin e marrëveshjeve. /rel/

The post Nuk ka Asociacion pa zhbërjen e strukturave paralele appeared first on Mesazhi.com.

Suedi, fëmijët refugjatë përdoren për trafikim seksual

Posted: 18 Aug 2016 09:33 AM PDT

Njëra nga gazetat më të njohura të Suedisë “Aftonbladet”, pretendon që fëmijët refugjatë përdoren në trafikim seksual, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara në gazetën “Aftonbladet”, përderisa në qytetin e Malmos refugjatët e pastrehuar përdoren në trafikim seksual, policia suedeze duke shpërfillur ankesat ngurron të hetojë për rastet në fjalë.

Në intervistën e një drejtori shkolle emri i të cilit mbetet anonim, theksohet që fëmijët refugjatë vajza dhe djem, merren nga oborri i shkollës dhe përdoren për trafikim seksual.

Edhe përkundër asaj që rasti kundër trafikimit seksual me fëmijët refugjatë disa herë është denoncuar në polici, policia akoma nuk ka marrë masa në këtë drejtim, thotë drejtori i shkollës. Ai tha se deri më tani policia ka filluar hetimet për një fëmijë refugjat i cili është zhdukur.

Nga ana tjetër duke folur për gazetën “Sydsvanskan”, koordinatorja për Luftimin e Tregtisë me Njerëz në Rajonin Skone, Lisa Green, ka deklaruar që në Malmo fëmijët refugjatë përdoren për trafikim seksual.

Green theksoj se vetëm në vitin 2014 në këtë drejtim janë bërë mbi 40 denoncime dhe numri i fëmijëve të përdorur për trafikimin seksual është shumë më i lartë aga ai që mendohet.

Ajo drejtoj kritika drejt organeve policore të cilët deri më tani nuk ka hetuar asnjë rast në këtë drejtim.

The post Suedi, fëmijët refugjatë përdoren për trafikim seksual appeared first on Mesazhi.com.

Sulm terrorist në Turqi, 3 të vdekur dhe rreth 170 të plagosur

Posted: 18 Aug 2016 08:43 AM PDT

Terroristët e PKK-së kanë kryer një sulm me autobombë ndaj ndërtesës së drejtorisë së policisë në qytetin Elazığ të Turqisë. Gjatë sulmit kanë rënë dëshmorë 3 policë si dhe janë plagosur 170 persona të tjerë duke përfshirë edhe civilë, raporton Anadollu Agency (AA).

Si pasojë e sulmit janë dëmtuar ndërtesa e drejtorisë së policisë së qytetit dhe ndërtesat përreth saj. Gjithashtu si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe automjetet në pjesën e brendshme të drejtorisë së policisë si dhe në zonën e shpërthimit është hapur një gropë e madhe.

Pas sulmit në vendngjarje ka mbërritur edhe prefekti i qytetit Elazığ, Murat Zorluoğlu. Në deklaratën të bërë nga Prefektura u njoftua se sot në orët e mëngjesit është kryer një sulm me autobombë ndaj ndërtesës së drejtorisë së policisë në qytetin Elazığ.

“Autobomba, është shpërthyer jashtë murrit rrethues të drejtorisë së policisë. Si pasojë e sulmit kanë rënë dëshmorë 3 polic, ndërsa janë plagosur 170, ku 14 janë në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratën e Prefekturës.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme për trajtimin e tyre mjekësor, ndërsa vazhdon hetimi i gjithanshëm në lidhje me sulmin.

The post Sulm terrorist në Turqi, 3 të vdekur dhe rreth 170 të plagosur appeared first on Mesazhi.com.

Francezeve ju pengon burkini, reagojnë institucionet kishës katolike

Posted: 18 Aug 2016 08:39 AM PDT

Vendimi nga një pjesë e vogël e kryetabashkiakëve franceze për të ndaluar rroba banje burkini e ka ndarë vendin dhe ka tronditur fqinjët e saj, duke cilesuar si thellësisht diskriminuese.

Të mërkurën, kryeministri francez Manuel Valls në nje debat, ka thënë se veshja e femrave muslimane në bregdet – plazh nuk ishte “në përputhje me vlerat e Francës dhe Republikës” dhe se ai e mbështeti qytetet për ta ndaluara atë.

Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Italiane (CEI), Nunzio Galantino, në lidhje me ndalimin e burkinit ka theksuar se është vështirë të mendohet se një grua që hyn në det do të kryejë sulm.

CEI është institucioni i kishës katolike më me ndikim në Itali dhe ka dhene një vlerësim ndryshe lidhur me ndalimin e burkinit (veshjes së plazhit për femrat e mbuluara), në disa bregdete të Francës.

Galantino ka folur për Corriere Della, gazeta me tirazhin më të lartë në vend, se fjalët dhe tonet e përdorura në këtë çështje janë pak të ulëta dhe ka vënë në dukje se ai ndaj çështjes ka një qasje më ndryshe.

“Duhet të mësojmë të jetojmë së bashku. Kjo në të njëjtën kohë nënkupton edhe njohjen dhe pranimin e simboleve të kulturave të tjera. Këto nuk do të ndikojnë negativisht në kërkesat e sigurisë. Frika kundrejt veshjes së femrave muslimane duket se po bëhet një ‘mjet'”, ka theksuar Galantino.

Duke rikujtuar fjalën e Papa Françeskut 3 muaj më parë në gazetën franceze La Croix “nëse gruaja muslimane dëshiron të vendosë mbulesën ajo këtë duhet ta bëjë”, sekretari i CEI ka theksuar: “Më vijnë në mendje murgeshat tona, nënat tona që deri dje në zonat rurale vendosnin shami. Kjo është e njëjta gjë ashtu siç një katolik dëshiron të vendosë kryqin apo një yahudi kipa. Kjo duhet të mirëkuptohet nëse është e përshtatshme, çdokush duhet të ketë lirinë për të veshur veshjet e besimit të tij.” /Mesazhi/

 

The post Francezeve ju pengon burkini, reagojnë institucionet kishës katolike appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :