Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Momenti kur ra tërmeti në Itali (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Momenti kur ra tërmeti në Itali (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Momenti kur ra tërmeti në Itali (Video)

Posted: 24 Aug 2016 01:41 AM PDT

People injured in Pescara del Tronto, near Arquata del Tronto, Ascoli Piceno, in Marche Region, 24 August 2016. A 6.1 earthquake struck just after 3:30 a.m.. The quake was felt across a broad section of central Italy, including the capital Rome where people in homes in the historic center felt a long swaying followed by aftershocks. ANSA/ CRISTIANO CHIODI

Tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë ka shkaktuar dhjetëra viktima. Ekipet e shpëtimit janë në terren, ku po kërkojnë nën gërmadha për të mbijetuar dhe për të nxjerrë trupat e atyre që kanë humbur jetën.

Tërmeti ishte i shkallës 6.2 i shkallës rihter dhe goditi Italinë qendrore. Në këtë video tregohen momentet e tmerrit.

24  gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dokumentet/ Ja kush i fitoi dy tenderët për sheshin dhe një shkollë në Dibër

Posted: 24 Aug 2016 01:30 AM PDT

Sokol Çobo

Tenderi 1Fushata zgjedhore ka filluar ethshëm në Dibër. Dy kampet e mëdha politike kanë akuzuar njëra-tjetrën për ofera të dyshimta. PD-ja ka denoncuar deputetin Sadri Abazi se ka fituar një tender për ndërtimin e një sheshi. Gazeta “Shqip” ka bërë një vëzhgim nëse janë kryer apo jo këta tenderë.

Tenderi 2Pallati i Kulturës

Sipas dokumenteve që disponojmë, rezulton se kryetari në ikje i bashkisë, Ethem Fida, ka firmosur gjatë muajit gusht dy tenderë. I pari me një vlerë prej 172 milionë lekësh, ku është shpallur edhe fituesi i cili është shtetasi Arbër Abazi, drejtues ligjor i kompanisë “Alko Impex”. Procedura e prokurimit është përmirësim i infrastrukturës vendore, aksesit, lëvizshmërisë dhe rivitalizim i hapësirave publike në zonën pranë pallatit të kulturës. Në këtë tender, morën pjesë edhe disa firma të tjera, ku disa nuk janë pranuar dhe të tjerat janë përjashtuar. Në dokumentet e tenderit thuhet se për këtë procedurë nuk ka pasur ankesa.

Tenderi 3Sipas tij, gjendja e këtyre shesheve dhe rrugëve është tej e amortizuar dhe jashtë çdo lloj standardi. Nga pamundësia e fondeve këto sheshe dhe rrugë nuk janë mirëmbajtur dhe ka degraduar në gjendjen më të keqe të mundshme. Rrjeti i furnizimit me ujë në këtë zonë ekziston. “Objekt i projektit është përmirësimi i infrastrukturës vendore për rreth 4000 banorë të qytetit dhe arterie lidhëse me fshatrat perreth. Zona në të cilin shtrihet objekti i kontratës shtrihet në pjesën veriore të qytetit dhe ka një sipërfaqe rreth 2,7 ha. Për hartimin e projektit dhe për nxjerrjen e një serie të dhënash janë shfrytëzuar hartat topografike të zonës” thuhet në këto dokumente.

 Shkolla në Maqellarë

Tenderi 4Ndërkohë, pak ditë më parë, kryetari i komanduar i Bashkisë së Dibrës, Et’hem Fida ka shpallur fituesin për ndërtimin e shkollës së mesme të përgjithshme në Maqellarë. Fondi limit për këtë prokurim është 80 milionë lekë dhe burimi i financimit është nga buxheti i shtetit. Edhe në këtë tender janë skualifikuar firmat pjesëmarrëse dhe është shpallur fitues subjekti “Alko Impex…” i cili kërkoi 79 milionë lekë të reja për ndërtimin e kësaj shkolle. Edhe në këtë tender nuk ka pasur ankues.

Tenderi 524 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tërmeti tragjik në Itali, MPJ: Deri më tani s’ka viktima shqiptarë

Posted: 24 Aug 2016 01:15 AM PDT

termet-ne-ItaliMinistria e Punëve të Jashtme solidarizohet me Italinë mike në këto momente të vështira të shkaktuara prej tërmetit që goditi dje në mbrëmje rajonet e Lazios dhe Marches, me pasojë humbjen e jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale.

"Duke Ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit Italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave. Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jonë në Romë, informohemi se deri në këto momente nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë për t'ju ardhur në ndihmë, vendos në dispozicion të qytetareve shqiptar numrin e emergjencës +393420498192. Ministria e Punëve të Jashtme, është në ndjeke të situatës dhe do të informoi në vijimësi opinionin publik" thuhet në deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtëm të Shqipërisë..

24 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare vë në dispozicion një numër emergjence

Posted: 24 Aug 2016 01:11 AM PDT

074419851-af80bf5c-d9a0-48e0-b763-69566e883cd1Ambasada shqiptare në Itali ka vënë në dispozicion një numër telefoni të emergjencave  +39 3420498192 për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonën ku ka rënë tërmeti në Italinë qendrore.

"Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore. Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës.

Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë”, njofton ambasada.

24  gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, arrestohet 45-vjeçari

Posted: 24 Aug 2016 01:09 AM PDT

EuroPolicia Kufitare, arreston në flagrancë një shtetas i cili tentoi të kalonte ilegalisht kufirin dhe posedonte kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara. Në pranga ka rënë shtetasi Zenel Çeno, 45 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas u kap nga patrulla e kufirit, mbi fshatin Vërnik, Devoll, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin, për në shtetin Grek. Gjatë kontrollit personal të ushtruar këtij shtetasi, iu gjetën të fshehura rreth 1518 Euro, 420 (Euro) prej të cilave, dyshohen të jenë kartëmonedha  të falsifikuara.

Gjithashtu Zenel Çeno, rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Prokuroria Berat, pasi për këtë të fundit, është lëshuar urdhër ndalimi më datë 22. korrik 2016, për veprën penale "Vjedhja". Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".

24 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi-24-08-2016

Posted: 24 Aug 2016 12:51 AM PDT

horoskopi1-212Dashi

Sot do jenë të favorizuar personat që kanë partner. Në aspektin afektiv do dini si të menaxhoni gjithçka, prandaj bëni shpenzimet që doni.

Demi

Sot duhet të ndryshoni sjellje me partnerin, pasi kështu nuk do keni probleme. Në aspektin financiar do të bëni shpenzimet që ju duhen më shumë.

Binjakët

Sot duhet të jeni të kuptueshëm në disa biseda që do t'ju bëjë partneri. Në aspektin financiar do kryeni disa investime që keni menduar.

Gaforrja

Sot do flisni për disa biseda që kanë interes për partnerin tuaj. Në aspektin financiar duhet t'i menaxhoni me kujdes të ardhurat që do merni.

Luani

Sot do jeni në shoqërinë e këndshme të partnerit, prandaj flisni për çdo gjë me të. Në aspektin financiar do dini si t'i menaxhoni të ardhurat.

Virgjëresha

Sot do shprehni ide të qarta te partneri juaj. Në aspektin financiar do organizoni të ardhurat në mënyrën e duhur, prandaj mund të kryeni investime.

Peshorja

Sot do jeni në humor, prandaj flisni për gjithçka me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do bëni shpenzimet që doni, pasi do merni shumë të ardhura.

Akrepi

Sot do keni një raport të mirë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do merni të ardhura, prandaj mund të kryeni investime të ndryshme.

Shigjetari

Sot do keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do jeni të favorizuar për të marë të ardhura, prandaj shpenzoni.

Bricjapi

Sot do merni një suprizë të këndshme nga partneri juaj. Aspekti financiar është i mirë, prandaj kryeni disa investime që keni menduar këtë periudhë.

Ujori

Sot do i jepni ide të reja partnerit tuaj. Në aspektin financiar do merni shumë të ardhura, prandaj mund të kryeni disa shpenzime që keni menduar.

Peshqit

Sot do flisni me partnerin, për çështje që kanë interes. Në aspektin financiar keni menaxhuar mirë të ardhurat, prandaj bëni ndonjë shpenzim.

Aksident në aksin Fier-Patos, humb jetën 65-vjeçari

Posted: 24 Aug 2016 12:41 AM PDT

aksident shiritNjë këmbësor është goditur për vdekje nga një automjet, teksa po ecte anash rrugës Fier-Patos.

Sipas policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier–Patos, në vendin e quajtur "Transport". Kristaq Skopi, 42-vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip

"Nisan" me targa greke YMZ 4343, ka goditur këmbësorin, me iniciale R.Gj., 65-vjeç, banues në Fier,  i cili gjeti vdekjen rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Fier, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

24 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tërmete në Itali, të paktën 22 të vdekur

Posted: 24 Aug 2016 12:13 AM PDT

_90895187_mediaitem90895186Tre lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë. E para me magnitudë 6 ndodhi në orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit. Deri tani janë 22 viktima dhe dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja.

Raportohet për 2 të vdekur në nell'Ascolano, 5 në Amatrice, 6 në Accumoli dhe 3 në Arquata del Tronto.

Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto. Ndërsa mbi 100 persona raportohen të zhdukur.

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij "nuk është më".

_90895191_mediaitem90895190 _90894983_mediaitem90894982 _90894909_mediaitem90894908 C_2_articolo_3027289_upiImagepp24 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjeniu 11-vjeçar i kimisë organike

Posted: 23 Aug 2016 01:30 PM PDT

1471967914mjeshtriokKe arritur të hysh në universitet, je në një kurs kimie organike, që përgjithësisht mendon se e kupton dhe ndjehesh i/e plotësuar me veten.

E gjitha kjo deri në momentin kur kthen kokën dhe në anën tënde sheh një djalë 11-vjeçar, i cili jo vetëm që po merr leksione të kimisë organike së bashku me ty; por në fund edhe të thotë që t'i shkruash në e-mail nëse ke problem në zgjidhjen e ndonjë ushtrimi.

Kështu mund të përshkruhet historia e 19-vjeçares Cigdem Kahyaogly. Ajo ndjek studimet në Universitetin e Toledos në Ohajo dhe rrëfeu në Twitter mikun e saj më të ri në klasë.

"Ky fëmijë është 11 vjeç dhe është në kursin tim universitar të kimisë organike. Na tha që nëse ngecim në ndonjë problem, t'i shkruajmë në e-mail. Ky fëmijë është një gjeni!", shkruan 19-vjeçarja në Twitter-in e vet.

11-vjeçari e ka emrin Daniel dhe nuk është krejtësisht i panjohur në Shtetet e Bashkuara. Ai është personi më i vogël që ka fituar ndonjëherë një konkurs kombëtar amerikan për kiminë dhe këtë e ka bërë kur ishte 10-vjeç e konkursi pranonte konkurrentë nga 10 në 16 vjeç.

Gjenialiteti në këtë konkurs i siguroi 10 mijë dollarë dhe një vizitë e takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë.

 

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turqi, kapet një peshk ton prej 130 kilogramësh

Posted: 23 Aug 2016 01:00 PM PDT

Zhytësi turk Ozan Onen, duke notuar në një thellësi prej 17-18 metrash, me fuzhnjë arriti ta kapte një peshk ton të gjatë dy metra dhe me peshë prej rreth 130 kilogramësh. ( Burak Akay - Anadolu Agency )

Zhytësi profesionist turk, kapi një peshk ton që peshon rreth 130 kg. Ozan Onen, tha se e kapi peshkun duke notuar në një thellësi prej 17-18 metrash, me amë të një  fuzhnjëze pranë ishullit Bozcaade (Tenedos) në pjesën verilindore të Detit Egje.

Onen tha për mediat se ka rreth 15 vjet që merret me peshkim me fuzhnjëzë dhe se ka njohuri të thella se ku duhet goditur peshku për ta kapur.  “Kur isha në thellësi prej 17-18 metrash kapa një ton me peshë rreth 130 kilogram. Edhe më parë kam patur kapje të ngjashme.

Kam përvojë në këtë fushë, por kapja njëkohësisht është shumë eksituese. Falë përvojës isha i qetë dhe goditja ime ishte e mirë. Fuzhnja goditi në vendin e duhur dhe rezistenca e peshkut u zvogëlua menjëherë. Shkrepa edhe një fuzhnjë që të jem më i sigurt dhe pastaj e tërhoqëm peshkun nga deti”, tha zhytësi turk.

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :