Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Naftëtarët e meritojnë statusin” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Naftëtarët e meritojnë statusin” plus 9 more - Gazeta Dita


Naftëtarët e meritojnë statusin

Posted: 21 Aug 2016 01:50 AM PDT

Nga nafta dhe gazi sigurohen të ardhura të larta për ata që i kanë në përdorim vendburimet. Dhe ata që e kanë zbuluar dhe e kanë vënë në shfrytëzim s'paskan të drejtë të gëzojnë mundin dhe djersën e tyre prej shumë vitesh.

Puna e vështirë e naftëtarëve asnjëherë nuk është shpërblyer realisht. Këtë peshë të rëndë të punës nuk ka familje naftëtarësh të mos ta ketë ndjerë. Naftëtarët shkonin në punë me turne dhe çdo familje e priste me merak kthimin e tyre në familje. Ashtu siç ndodhte kur shkoje në luftë. Punohej në grykat e puseve në lartësi të ndryshme të kullave, në ambiente të ndotura, në kushte të vështira të motit, në shi, në baltë etj.

Janë me dhjetëra raste të humbjes së jetës nga naftëtarët, me qindra e qindra të sëmurë nga sëmundjet profesionale dhe gjymtime të ndryshme. Aroma e naftës dhe gazit ka qenë bashkëudhëtare e jetës së naftëtarëve nga fëmija deri tek i moshuari. Nuk ka zona nafte e gazi ku të mos ketë pasur viktima, vdekje apo plagosje të shkallëve të ndryshme. Po të rënda kanë qenë përndjekjet, burgosjet deri në pushkatim të shumë specialistëve dhe drejtuesve të sektorit të naftës dhe të gazit. Pra krahas punës së rëndë dhe me përgjegjësi qëndronte presioni i burgut. Edhe sot pas 25 vitesh demokraci, si dhe dje, janë të harruar, askush nuk e vlerëson punën e tyre të madhe, heroizmin, sakrificat që kanë bërë shkencëtarët tanë mendjendritur bashkë me mijëra naftëtarë. Ne naftëtarët nga vendburimet e naftës nga Kuçova, Patosi, Vlora, Marinza, Fieri, Visoka, Drenova etj, duam vlerësimin e djersës së ballit që na takon.

Një grup naftëtarësh të vjetër:

Veis Siqeca, specialist elektrik; Inxh. Prof. Dhimitër Gjini, shkencat e naftës dhe të gazit; Nazmi Naska, mjeshtër i shpimeve të puseve të naftës.

Kujdesi për një higjienë orale kur kemi vendosur impiante dentare?

Posted: 21 Aug 2016 01:47 AM PDT

Një higjienë e mirë orale duhet të jete para, dhe pas vendosjes së impianteve dentare për të siguruar shëndetin e impiantit, për një jetëgjatësi sa më të madhe. Pacientët janë të shqetësuar në lidhje me çfarë lloj mirëmbajtje do të kërkojnë impiantet e tyre. A pastrohen siç pastrohen dhëmbët natyral?

Si duhet të duken mishrat?

Indet përreth  impiantit duhet të paraqiten ngjyrë rozë, dhe pa shenja infeksioni. Mungesa e indeve të keratinizuara, është dokumentuar që janë më të ndjeshëm ndaj baktereve patogjene duke e lënë kështu impiantet të prekshme ndaj sëmundjeve peri-implant. Suksesi i  impiantit varet direkt në shëndetin e gingives të keratiniuar dhe qëllimi i higjienistit është të edukojë pacientin se si të mbajë shëndetshëm mukozën e gojës.

Kjo përforcon pikën që në shtëpi kujdesi duhet të fillojë menjëherë dhe nëse është e mundur, para se të jetë vendosur impianti për të mbajtur një fushë të shëndetshme dhe për shërimin optimal.

Dentisti mund të përgatisë pacientët duke ofruar rekomandime në shtëpi për një kujdes më të mirë bazuar në çdo rast në një trajtim individual. Kjo fillon me udhëzimet post-kirurgjikale në shtëpi për të siguruar pacientit që të ndihet rehat dhe i sigurtë. Gjithmonë do të duhet që të verifikojë udhëzimet e rekomanduara me rekomandimet e një doktori kirurg oral.

Njohja e sipërfaqes së  impiantit titan është e nevojshme për të kuptuar plotësisht se çfarë rekomandimesh higjienike jepen për pacientët. Për të ndihmuar në mbrojtjen e pacientit me impiantin dhe për investimin e tyre, pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm për pikat e mëposhtme. Kryesore është zgjedhja e produkteve të sigurta në shtëpi për kujdesin e higjienës orale. Produkte (si pastë dhëmbësh ose xhel) duhet të jetë me përqindje të ulët gërryese që të mos acarojnë sipërfaqen e  impiantit. Shmangni pastat e dhëmbëve me fluor stannous, fluor natriumi, sodë buke, removers njollë, dhe pastë dhëmbësh duhanpirësi.

Kompanitë kanë prodhuar pasta të dhëmbëve me përqindje të ulët gërryese që janë të sigurta për impiantet dhe dhëmbët natyrorë. Së dyti, produkte nuk duhet të irritojnë gingiven.

Kush janë furçat e dhëmbëve dhe produktet intraligamnetare më të mira për të përdorur në impiante?

Disa studime që janë kryer në lidhje me furçet që mund të përdoren për të qenë sa më efektive, kanë treguar se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes furçeve normale dhe ato elektrike. Kryesor duhet të jetë përshtatja me protezën. Larja duhet bërë dy herë në ditë për të hequr pllakën bakteriale me një pastë dhëmbësh të ulët gërryese dhe një furçë dhëmbësh të butë. Ky trajtim është një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar zonat, veçanërisht ato të vështira, rreth impianteve dhe protezave.

Gjithashtu mund të përdoret dhe filli nylon ndërmjet dhëmbëve.

Floss me ujë

 Është shumë e rekomanduar për pacientët që përdorin irrigator për uljen e pllakës bakteriale dhe inflamacionin e gingivave. Pacienti duhet të përdorë chlorexidine  një deri në dy herë në ditë. Nëqoftëse inflamacioni është i pranishëm, shtoni një antimicrobial (dioksid klori ose Chlorhexidine gluconate).

Për higjienën orale tregojnë se Uji i Flosuar është i vetmi irrigator oral deri më sot për të pasur impiante dentare të sigurta.

 

Banesat me kosto të ulët, sa të ardhura duhet të kesh për ta përfituar

Posted: 21 Aug 2016 01:44 AM PDT

Të pastrehët trajtohen me banesa sociale në kushtet kur nuk kanë mundësi që ta blejnë atë, por për të arritur në këtë finale ka disa procedura dhe kushte.

Pas miratimit të Strategjisë që përfshin vitet 2015­2025 duket se vëmendja do të fokusohet tek ligji për programet e strehimit social. Në draftin e Ministrisë së Zhvillimit Urban janë bërë ndryshime rrënjësore krahasuar me ligjin ekzistues. Një ndër to ka të bëjë edhe me përcaktimin e kufirit të të ardhurave të familjeve për të përfituar banesë me kosto të ulët.

Me ligjin aktual në nenin 19 thuhet se kufijtë minimalë dhe maksimale të të ardhurave i përcaktojnë njësitë vendore, ndërkohë që kësti i kredisë s'mund të jetë më i lartë se 35 për qind i të ardhurave të familjes. Me draftin e ri të ligjit përcaktohet qartë kufiri i të ardhurave duke mos ja lënë në dorë njësive vendore, raporton Scan. Konkretisht në nenin 49 thuhet: "Përzgjidhet për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët, familja me të ardhurat maksimale mujore jo më të larta se 120 për qind e të ardhurave mesatare dhe me të ardhurat minimale mujore jo më të ulëta se 30 për qind, të përcaktuara për çdo bashki".

Po kështu ligji parashikon edhe një tjetër rast për nivelin e të ardhurave kur banesa me kosto të ulët sigurohet nëpërmjet një kredie hipotekore nga bankat e nivelit të dytë, me interesa të lehtësuar nga buxheti i shtetit ose njësive të qeverisjes vendore. Në këtë rast niveli maksimal i të ardhurave llogaritet nga zbatuesi i programit, bazuar në vlerat mesatare të shitblerjes së banesave në treg për çdo bashki/qytet, normat e strehimit, kushtet e kreditimit nga bankat e nivelit të dytë dhe treguesin e aftësisë paguese, jo më shumë se 30 për qind.

I njëjti draft ndryshon edhe disa kritere të tjera për përfituesit ku në rast se aktualisht, mosha totale për çiftet e reja është 55 me draftin shkon 60 vjeç. Lista e përfituesve është shtuar edhe me emigrantët e rikthyer, viktimat e trafikimit, të dhunës në familje, familjet me më shumë se katër fëmijë çka nuk i gjejmë si kategori përfituese aktualisht.

Itali, aksidenti i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar

Posted: 21 Aug 2016 01:23 AM PDT

Rritet në dy të vdekur bilanci i viktimave të shkaktuara nga aksidenti i ndodhur rreth orës 15:15 të ditës së djeshme në Itali. Pas një 17-vjeçari italian nga Terlizzi, Giuseppe De Chirico, i vdekur menjëherë pas aksidentit u raportua sot një tjetër 17-vjeçar.

I riu me origjinë shqiptare, Armando Bali, rezident në Terlizzi, ka humbur jetën ne sallen e reanimacionit, raportojnë sot mediat lokale.

I riu shqiptar ishte shtruar në reanimacion në spitalin Bonomo të Andria-s, por ka humbur betejën me vdekjen. "Nuk ia doli dot", shkruan portali "Terlizziviva.it". Në aksident u përfshinë një makinë tip "Peugeot" dhe një motor, që u përplasën përgjatë rrugës provinciale 107 që lidh Terlizzi me Giovinazzo-n, në San Martino. Të dy viktimat udhëtonin me motor.

I lindur në vitin 1999, shqiptari ishte i dashuruar me volejbollin dhe jetën, shkruajnë mediat lokale. Një pasion i lindur në bankat e shkollës dhe me skuadrën e të rinjve të Trelicium Supervolley. I qetë dhe një djalë që rrezatonte lumturi, ai frekuentonte shkollën e mesme, dhe pas disa javësh, do të fillonte edhe vitin e katërt.

National Geographic: Vizitoni Kosovën

Posted: 21 Aug 2016 01:20 AM PDT

National Geographic, në kuadër të rubrikës së saj të përjavshme "E vogël bota e madhe", këtë herë i ka kushtuar një video Kosovës.

Për këtë javë ajo u sugjeron lexuesve të saj që ta vizitojnë Kosovën. Në videon 3 minutash janë të përfshira disa vende në Kosovë.

Xhirimet janë bërë në Prizren, Brod, Ujëvarën e Mirushës, Pejën e Grykën e Rugovës. Krahas videos është dhënë edhe një përshkrim i shkurtër, shkruan lajmi.net.

"Kosova mund të mos jetë në listën e udhëtimit për shumë njerëz. Lufta në Kosovë duket disi ende jo e largët dhe mungesa e plazheve e shndërron këtë vend në një zonë të bardhë në hartën e udhëtimit. Megjithatë, nëse ju shkoni atje, do të jeni të habitur nga bukuria e jashtëzakonshme e vendit, gjallërinë e jetës së qytetit dhe njerëzit miqësorë".

Gjendet i vdekur në shtëpi shqiptari 23-vjeçar

Posted: 21 Aug 2016 01:04 AM PDT

Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Bra të Italisë, e sipas mediave italiane, viktima është 23-vjecari me iniciale L.B. Alarmi u dha nga vetë prindërit e të riut shqiptar, banorë të rregullt në Itali.

Ata nisën të shqetësoheshin, pasi djali nuk po përgjigjet, kur ata kërkonin t'u hapte derën e shtëpisë dhe nuk po përgjigjet as në telefon. Ata njoftuan policinë dhe më pas u zbulua edhe trupi i pajetë i të riut. Për momentin, policia nuk përjashton asnjë nga pistat, përfshirë edhe atë të vetëvrasjes.

I riu ishte i njohur për policinë, pasi kishte precedentë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe dhunë ndaj të dashurës. Pikërisht për këtë ai ishte vënë në arrest shtëpie.

Notari amerikan i kërkon falje Brazilit në televizionin kombëtar

Posted: 21 Aug 2016 12:52 AM PDT

"20-vjeçari tha se rojet e sigurisë në pikën e karburantit ishin konfrontuar me ta,  sepse, pasi kishin urinuar prapa disa shkurreve, ai kishte shqyer një poster reklamash me kornizë hekuri nga muri."

Fituesi i medaljes së artë për SHBA, notari Ryan Lochte ka pranuar në televizionin më të madh të Brazilit mbrëmjen e së shtunës se ai e kishte ekzagjeruar historinë e tij të grabitjes në Rio, por këmbënguli se nuk gënjeu, shkruan Reuters.

Në një intervistë në Globo TV, pasi vendi krenar i futbollit fitoi medaljen e parë të artë olimpike me një gjuajtje penalltish, Lochte i kërkoi falje kombit.

"Më vjen keq", tha një prej notarëve olimpikë me më shumë medalje të Amerikës: "Brazili nuk e meritonte."

Sportisti olimpik insistoi se ai kishte qënë viktimë e zhvatjes sepse ishte detyruar nga roje të armatosura që të paguante para: "Unë nuk gënjeva. Unë thjesht e ekzagjerova shumë atë që më ndodhi," tha ai.

Intervista e Lochte në rrjetin Globo TV u transmetua pas ndeshjes Brazil – Gjermani. Ndeshja e futbollit pritej të tërhiqte një numër rekord teleshikuesish dhe shumë prej tyre qëndruan të dëgjonin Lochte tek i drejtohej kombit.

Në intervistë ai u kërkoi falje edhe shokëve të tij, të cilët policia i ndaloi të iknin nga Brazili pas incidentit.

Kur e pyetën se çfarë ndjeu kur pa shokët e ekipit të tij t'i zbrisnin nga avioni dhe t'i kthenin mbrapsht në Brazil, Lochte u përgjigj me fjalët se ndihej "i vrarë".

"Unë kuptova se e ula poshtë skuadrën time dhe nuk dua që ata të mendojnë se i lashtë në "të thatë", tha ai.

20-vjeçari tha se rojet e sigurisë në pikën e karburantit ishin konfrontuar me ta,  sepse, pasi kishin urinuar prapa disa shkurreve, Lochte kishte shqyer një poster reklamash me kornizë hekuri nga muri. Lochte e pranoi këtë në intervistën e të shtunës mbrëma

Burg bashkëjetueseve që fshehin paratë e politikanëve

Posted: 21 Aug 2016 12:45 AM PDT

Bashkëjetueset, të afërmit dhe miqtë, të cilët fshehin në emrin e tyre paratë e korrupsionit apo pasuritë e paluajtshme të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë, do të dënohen me burg. Kështu parashikon drafti, i zbardhur nga Shqiptarja.com, për deklarimin dhe kontrollin e pasurive

Rio 2016, Brazili fiton me penallti ndaj Gjermanisë

Posted: 21 Aug 2016 12:43 AM PDT

Brazili mposhti dje Gjermaninë pas penalltive, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, dhe të parën në futboll për meshkuj, në historinë e Lojërave Olimpike.

Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan barazim 1:1, ndërsa pas gjuajtjeve të penalltive vendasit fituan me 5  gjuajte të sakta kundrejt 4 të Gjermanëve.

Brazili e ka nisur më mirë takimin pasi ka shënuar golin e parë, me anë të Neymar, nëpërmjet një goditje dënimi. Ishte po ylli i Barcelonës që shënoi edhe penalltinë e fundit, që i dha Brazilit medaljen e artë.

Pas golit të parë të Neymar, Gjermania nuk u dorëzua dhe arriti që të barazonte rezultatin në 1:1, me Max Mayer.  Por, gjuajtjet nga pika e bardhë e 11 metrave, në fund nxorën fitues brazilianët.

Fuqia e mallrave të shtrenjtë

Posted: 21 Aug 2016 12:34 AM PDT

Pse nuk dëshiron Hermes që ti të blesh çantën e tyre të shtrenjtë? The Economist jep arsyetimin e vet ekonomik në lidhje me aksesorin më të dëshirueshëm.

Në një fluturim nga Parisi në Londër në vitin 1983, Jane Birkin, një këngëtare dhe aktore anglo-franceze, zbrazi çka kishte çanta e saj e mbushur plot prej kashte, përfshirë dhe ditarin e saj Hermes. Jean-Louis Bumas, drejtori ekzekutiv i Hermes-it në atë kohë, e ngriti me xhentilesë.

Ata biseduan në lidhje me çantat në përgjithësi dhe veçanërisht për çantën e saj të papërshtatshme të asaj fundjave. Dumas, i cili nuk kishte vetëm sjellje të hollë, por edhe nuhatje të fortë për të kapur mundësitë e mira, stiloi një çantë sipas specifikave të nevojave të saj, që sot është çanta më e shtrenjtë në botë.

Çmimet fillojnë nga 7000$. Në qershor Christie e Hong Kong shiti një çantë Birkin me lëkurë krokodili, mat dhe me një diamant 10 karat, me dorezë me ngjyrë të bardhë dhe flori dhe një kyç për 300,168$.

Pjesë e shpjegimit të çmimit aq të tepruar të çantës, dhe që Hermes dëshiron ta theksojë, është mjeshtëria e hollë e punimit. Çdo çantë Birkin është një punim dore e një mjeshtri të vetëm, që i duhen rreth 18 orë për ta përfunduar, pak më shumë nëse materiali është një lëkurë delikate krokodili. Hermes thotë se çmimet janë të bazuara në kosto, që janë mjaft të larta.

Megjithatë, orët e punës dhe materialet e imta, që përdoren për të bërë çantën, nuk afrohen shumë me çmimin që shiten: Luca Solca, një analist kapitali në Exane BNP Paribas, llogarit që kostot bazë të prodhimit të një çante Birkin janë rreth 800$.

Në këtë pikë, një ekonomist do ta shpjegojë me argumentin e bërë nga Thorstein Veblen, një sociolog dhe ekonomist amerikan, i cili në vitin 1899, vuri para idenë e "konsumit për t'u dukur" në analizën e tij klasike të kapitalizmit, "The Theory of the Leisure Class" (Teoria e konsumit të shtresës së lartë).

Të ashtuquajturat "mallra Veblen" ndryshojnë rrjedhën logjike të ekonomisë. Për shumicën e mallrave, kërkesa bie kur çmimet rriten, ndërsa me mallrat Veblen, sa më i lartë të jetë çmimi, aq më e lartë është kërkesa, sa më të shtrenjta të jenë ato, aq më shumë tregojnë për statusin e atij që i zotëron.

Hendeku midis kostos së prodhimit të një çante Birkin dhe çmimit të shitjes, tregon që bën pjesë në këtë kategori.
Megjithatë, në dy mënyra, Birkin nuk ngjason me të mirat Veblen. Së pari, ato nuk janë të gjitha kaq të dukshme. Pothuajse të gjithë mund të shquajnë një çantë Gucci, por të paktë janë ata që mund të dallojnë një çantë Birkin.

Pra, teoria e Veblen duhet të përshtatet për të shpjeguar fuqinë e mallrave "të padukshëm", por të shtrenjtë. Autori i "Shfaqja e statusit me mallrat e luksit, roli i rëndësisë së markave", që u botua në vitin 2010 në "Journal of Marketing", i ndan të pasurit me dy grupe: "pasanikët e rinj" që duan të shoqërohen me të tjerë njerëz të pasur dhe të dallojnë nga ato çka zotërojnë dhe "aristokratët" që duan t'i tregojnë njëri-tjetrit, por jo masës.

Ata hamendësojnë se më shumë të mira luksi, që synojnë "aristokratët", do të kenë marka më pak të dukshme se ato më të lirat. Me siguri, ata kanë zbuluar se Gucci dhe Louis Vuitton faturon më shtrenjtë për çantat më modeste dhe Mercedes-i godet simbolet më të mëdha për makinat e saj më të lira. Njerëzit që nuk mund të përballojnë mallrat luksoze, por duan të tregojnë që i zotërojnë, shkojnë pas logove të mëdha, imituesit zakonisht kopjojnë mallrat vulgare.

Së dyti, prodhuesit e mallrave Veblen priren që të rrisin çmimet deri sa janë në pikën ku ligjet ekonomike fillojnë të veprojnë për t'u vetërregulluar. Por, me ekzistencën e tregjeve dytësore, ku tregtohen mallrat e përdorur, Hermes mund të faturojë shumë më tepër sesa faturon për një çantë Birkin.

Në vend të ndarjes sipas çmimit, praktikë e tregjeve standarde, Hermes ndan sipas radhës së njerëzve për atë produkt. Nuk mund të hysh në një butik të Hermes-it, dhe të dalësh prej tij me çantën që dëshiron. Fillimisht duhet të bësh porosinë, pastaj të presësh. Hélène Le Blanc, asokohe një avokate që punonte në Paris, iu refuzua shërbimi kur iu afrua një dyqani në qendrën tregtare të Faubourg Saint-Honoré disa vite më parë.

Vetëm kur bindi shitësen se ajo e kishte seriozisht dhe ishte e gatshme të priste, ajo u prezantua me specialistët të cilët e njohën me llojet e lëkurave dhe detaje të tjera të punimit, si dhe e lejuan që të japë porosinë.

Vetëm pas dy muajsh ajo do të merrte një letër konfirmimi që çanta ishte gati. Florence Paul, një konsulente e marrëdhënieve me publikun, tregoi se një mikeshë e saj porositi për të blerë një koleksion Birkin për 60-vjetorin e së ëmës. Porosia ishte gati në përvjetorin e 61-të.

Kjo është arsyeja pse çantat Birkin kanë mënyrën e tyre, të shtrenjta, por të arritshme, që Chanel 2.25 nuk e ka. Në një episod të "Sex and the City" të vitit 2001, Samanta kapërcen një radhë 5-vjeçare duke thënë se e do çantën për aktoren Lucy Liu.

Pse Hermes i mohon tregut çantat Birkin, kur ai mund të shesë më shumë dhe rrjedhimisht të fitojë më shumë?
Hermes thotë se kufizimi qëndron në mundësinë e sigurimit të lëkurës dhe njerëzve të kualifikuar që mund të punojnë me të. Departamenti i përpunimit të Hermes punëson 200 zanatçinj në vit, për të cilët i duhen minimalisht 2 vjet për t'i trajnuar. Pra limiti i numrit të çantave që mund të prodhojnë është i natyrshëm. Çantat Birkin jo thjesht prodhohen, ato janë të përsosura.

Por, sipas Solca, kur ka arsye të mira komerciale, pse duhet të racionohet me radhë kur çmimi do të bënte kuptim. Së pari, i jep Hermes-it një amortizator, që edhe nëse kërkesa do të bjerë, shitjet jo. Së dyti, krijon një kërkesë shtesë për çantat, i cila është e tejmbushur me kërkesa për produkte Hermes.

Shumë prej bizneseve e firmave përbëhen nga aplikimi i çmimeve ngushëlluese për produkte si kuletat, rripat, peshqirët e plazhit e kështu me radhë. Nga vrojtimi i J.N. Kapferer nga Inseec Luxury Institute në Paris, pritja bën që blerësit e paduruar të kalojnë në marka të tjera, për të përmbushur nevojat e tyre deri sa të marrin produktin që duan.

Së treti, megjithëse çmimet e tregjeve mund të rrisin përfitueshmërinë në terma afatshkurtër, në ata afatgjatë, do të largonin gratë franceze, duke shndërruar pasanikët e rinj si blerësit kryesorë të çantave. Nëse parisienët elegantë do të humbnin interesin, e njëjta gjë do të ndodhte dhe me gratë që frymëzohen prej tyre.

Balanca për të mbajtur konsumatorët të "uritur" dhe profilin e markës të lartë është e vështirë. Solca thotë se Hermes prodhon rreth 7000 çanta Birkin në vit dhe 1 milion janë në qarkullim. Nëse ekskluziviteti, apo perceptimi, do të ishin thjesht një funksion i rrallë, çantat Birkin do t'i hapnin rrugë disa prej konkurrentëve.

Delvaux, një markë luksi belge që është themeluar 8 vite para Hermes-it, prodhon 60.000 artikuj në vit dhe pretendon se rivalizon Hermes-in në cilësi. Por, çantat e saj tunduese dhe brilante kushtojnë rreth 15-20% më pak krahasuar me çantat Hermes. Çantan Birkin duhet të jenë të mëdha mjaftueshëm që të njihen, por jo aq sa vlera e tyre të dëmtohet. Perceptimi i ekskluzivitetit varet nga raporti i numrit të njerëzve që e kërkojnë krahasuar me sasinë në dispozicion për të kënaqur këtë kërkesë.

A mundet Hermes-i ta mbajë këtë raport të lartë? Pjesë e fuqisë së çantave Birkin është se ato lindën aksidentalisht, jo nga marketingu. Mendoni për takimin e këngëtares Birkin me stilistin Dumas. Ai po e ndihmonte atë aq sa po e zbukuronte, duke i zgjidhur një problem, jo duke lidhur një marrëveshje me një të famshëm. Zeller thekson se është një histori e tërë për të treguar në lidhje me Birkin dhe çantën.

Fakti që Birkin kërcënoi të heqë emrin nga versioni i çantës me lëkurë krokodili pas akuzave që në fermën ku sigurohej lënda e parë keqtrajtoheshin kafshët, tregon se si kompania është mirënjohëse ndaj muzës së tij, siç ndodh zakonisht në mbështetje të njerëzve të famshëm.

Por, problemi me rastësinë qëndron në faktin se nuk mund të prodhohet apo krijohet. Hermes nuk ishte në gjendje të hidhte në treg një çantë të tillë në 32 vjet, nënvizon Mario Ortelli i Bernstein, një kompani kërkimore-kapitali.

Blerësit e sofistikuar nuk identifikohen me yjet si Kim Kardashian dhe Tamara Ecclestone, që kapardisen me koleksionet e tyre të çantave Birkin. Kur shikon që yjet dalin nga makinat e tyre sportive me një çantë të tillë, largojnë të gjithë magjinë e kësaj çante, tha Le Blanc.

Ajo druhet se çantat Birkin po ekspozohen më shumë seç duhet. Të gjithë markat e mëdha të luksit i druhen këtij rreziku, por edhe në këtë drejtim çanta Birkin bën përjashtim. Rreziku i mbiekspozimit nuk vjen si pasojë e marketimit, por nga adhurimi që kanë fansat e kësaj çante./MONITOR

Related Posts :