Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ndalohet ish-punonjësi i Tatimeve Zaimir Kaja, shpërdoroi detyrën ” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Ndalohet ish-punonjësi i Tatimeve Zaimir Kaja, shpërdoroi detyrën ” plus 9 more - Gazeta Dita


Ndalohet ish-punonjësi i Tatimeve Zaimir Kaja, shpërdoroi detyrën 

Posted: 13 Aug 2016 02:09 AM PDT

Një ish-punonjës i Tatimeve në Drejtorinë e Tiranës është vënë në pranga nga policia ditën e djeshme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 33-vjeçari, Zaimir Kaja, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 muaj burgim për veprën penale "Shpërdorim i detyrës" e kryer në bashkëpunim.

Ish-punonjësi i Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës, ishte shpallur në kërkim pas vendimit të gjykatës, ndërsa ndalimi i tij u bë i mundur ditën e djeshme.

“O me ne, o kundër nesh!”

Posted: 13 Aug 2016 02:03 AM PDT

I nderuar Thano! E dashur Dita gazeta! Jam sinqerisht i tronditur për çfarë lexoj në faqet e gazetës kohët e fundit lidhur me Ballin Kombëtar dhe LNÇ, që vetëm debat nuk mund të quhet. Gazeta Dita nuk është e enveristëve. Më vjen shumë keq që lidhur me këtë biçim debati nuk gjendet asnjë argument, asnjë ndjenjë njerëzore, asnjë logjikë, asnjë tolerancë, asnjë grimcë kulture, por vetëm ulërima, sharje e pështyma, lincim e histerizma. Turli lloj anonimesh që mbajnë erë myk nga e kaluara i janë vërsulur Andrea Stefanit me historinë e PPSH-së në dorë dhe kërkojnë me çdo kusht “kryqëzimin” e tij. Nuk është çudi që historia e PPSH-së është Bibla e tyre, prandaj edhe sot e kësaj dite, ata enden në errësirë dhe drita ju vret sytë dhe i verbon.

Dashuria me Enver Hoxhën sot, është më keq dhe më shumë se tradhtia e Ballit Kombëtar dje. Kur shfletojnë qoftë edhe një germë nga Zoti i tyre i pavdekshëm, enveristët janë në qiellin e tyre të shtatë të lumturisë. Prandaj ata dinë të shohin dhe të arsyetojnë vetëm bardhë e zi. Përveç Enverit ata nuk njohin Zot tjetër, as botë tjetër, dhe për pasojë edhe histori tjetër. “O me ne, o kundër nesh!” Kush nuk mendon, kush nuk flet, dhe kush nuk shkruan si ata, jashtë nga gazeta Dita. Vetëm ata kanë të drejtë. Edhe sikur të pendohen të tjerët, prapë vdekjen meritojnë për ata. Nuk ka shpëtim përveç se tek Enveri për ata. Është e vërtetë, Enver Hoxha nuk dinte të bënte debat, ai dinte të ta këpuste kokën. Unë nuk jam ballist. Dhe as kam për detyrë të mbroj Ballin. Por është e vërtetë si drita e diellit se sa keq i ka bërë këtij vendi Enver Hoxha, nuk i ka bërë Balli Kombëtar që asnjëherë nuk pati asgjë në dorë, madje edhe fjalën e kishte të ndaluar. Lirinë e premtoi Enveri dhe solli diktaturën. Shqipëria do të bëhet vetëm kur të vdesë Enverizmi dhe enveristët. 25 vjet u përpoq Sali Berisha të na gënjejë se është demokrat, por historia e damkosi si krye enveristin më të madh. Jo fjalët, por veprat. Ta duash vendin tënd nuk do të thotë ta varfërosh atë, por ta pasurosh. Kush e bëri këtë deri tani? Askush. Prandaj e them edhe njëherë se ky debat është shterp. Nuk vlen. Shqiptarët sot nuk dinë të debatojnë dhe as të bëjnë marrëveshje. Mirë Balli Kombëtar i ka tradhtuar shqiptarët dhe lirinë e tyre, po komunistët ishin engjëj? A nuk bënë tradhti për 50 vjet? A e justifikon lufta batërdinë e tyre? Ulërimat dhe të bërtiturat e tyre në faqet e gazetës Dita vetëm se i nxjerrin ata lakuriq. / Latif Mana

 

Po ç’është kjo hata e zezë more Mul?!

Posted: 13 Aug 2016 02:02 AM PDT

 

 

Dëgjo këtu or Mul Noka! Që të mos të të hamë hakun, e dimë se nga të gjithë injorantët e kallëpit Sali, je më injoranti, veçse je një injorant kaq mirë i përpunuar në wc-të e UDB-së, saqë mund të konkurrosh me çdo wc-ist të çdo kategorie: për rendin, zbulimin, kundërzbulimin, zhvatjen, grabitjen, gënjeshtrën, mashtrimin etj. etj. Po pse ore, ty do të ta hedhin që i ke bërë vetë të gjitha këto me tepri në Policinë e Shtetit, që nga kanabisi, maunet me krom?! Po ç’është kjo hata e zezë more Mul?! Po si në gjithë ata korbër të PD-së nuk doli një korb i bardhë? Bravo të qoftë, se qullin që të kon UDB-ja e justifikon plotësisht njëlloj si Plakgërdalla. Po lëri ore presionet për Tahirin e Ramën, se kur të të vihen hekurat për halellëqet qe ke bërë, ata të policë do kujdesen për ty e do t’u kërkosh ndonjë lehtësi. Nejse, puna jote, po s'e ke provuar të pjerdhurit në kanoçe. Nderime e dritë DITA! Amanti

Politika demokratikisht e hapur redaksionale e “D(r)itës

Posted: 13 Aug 2016 01:59 AM PDT

I dashur Andrea! Ndonëse ju dhe unë ndajmë mendime krejt të kundërta rreth çështjes mbi të cilën po tejpolemizohet, pajtohem me idenë tuaj (ajo ide është edhe imja), për sa i përket LIRISË së mendimit dhe të shprehjes.

Megjithëse të papajtueshëm në ide, Volteri i shkruante Rusoit se do të jepte edhe pikën e fundit të gjakut të vet për t’i dhënë të drejtën Rusoit të shprehte çka mendonte.

Politika demokratikisht e hapur redaksionale e “D(r)itës” më pëlqen, prandaj e blej dhe e lexoj. Gjithë të mirat juve, Andrea, dhe krejt redaksisë së “D(r)itës”, nga Agim Likaj, Berat.

 

Asgjesohen 2004 bimë kanabis në Vlorë dhe Fier

Posted: 13 Aug 2016 01:57 AM PDT

Policia e Vlorës ka asgjesuar 15 parcela me rreth 1422 rrënjë bimë kanabis.

Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Penkovë të Vlorës, të kultivuara nëpër 14 parcela (sipërfaqe toke pa pronar).

Ndërkohë parcela tjetër me kanabis u gjet në Sarandë. Policia ka arrestuar në flagrancë për "Kultivimin e bimëve narkotike"  shtetasin Mikel Mero, 34 vjeç, banues në Konispol.

Ndërkohë në Fier, nga kontrolli i ushtruar në fshatin Fermë Romës, në vendin e quajtur "Gryka e pyllit", u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 582 bimë kanabis.

Ju jeni turpi dhe e keqja e këtij kombi

Posted: 13 Aug 2016 01:55 AM PDT

Z. Thano! Mora shkas nga revanshet e gazetave për vdekjen tragjike të adoleshentit. Ngushëllime familjes së djalit 17 vjeçar, është dhimbje e rëndë dhe për gjithë ne prindërit që jetojmë me ankth në çdo moment.

Dhe unë dy herë kam përjetuar këtë fatkeqësi, për vëllain 18 vjeç dhe mbesën 20 vjeç e revoltohem për poshtërsitë e politikanëve burreca të pa moral, që dhe fatkeqësitë tragjike i politizojnë, vetëm për të bërë karrierë e për të robëruar.

A ka më poshtërsi për Lulin që shfrytëzon këtë rast, siç shkoi në Kukës për vdekjen e studentes në Gjermani? A ka pak gjak shqiptari ky burrec i shitur fizikisht e moralisht te padroni i krimeve të 25 vjetëve të shkuara? Po të jeni burra me ko.., hajdeni dhe tani pas 4 vjetësh në familjet e 4 martirëve që ekzekutuat bashkë me “heronjtë” e Jozefinës në bulevard. Ju jeni turpi dhe e keqja e këtij kombi. Do Zoti e i paguani ju këto krime, por jo fëmijët tuaj.

Letër Andreas nga veteranët: Po rrëmon në koshin e plehrave të historisë

Posted: 13 Aug 2016 01:54 AM PDT

 

Shikojmë njerëz që rrëmojnë në kazanët e plehrave. Ndërsa disa të tjerë që rrëmojnë në koshat e plehrave të historisë. Të parët e bëjnë këtë punë nga halli, kurse të dytët e bëjnë nga "malli". Këta të fundit duan të nxjerrin plehrat e historisë, që koha 72 vjeçare i ka dekompozuar. Prandaj kot po mundoheni, zoti Stefani, për të nxjerrë ato kufoma të Ballit, Legalitetit, apo dhe të Muharrem Bajraktarit nga ai kosh plehrash, sepse tashmë atyre historia u ka vënë vulën e tradhtisë njëherë e përgjithmonë. Po si mund të guxoni, more zoti Stefani, të vini në një plan e t'i konsideroni fajtorë, si ata që rrokën armët për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj nazifashistë, me ata që u bashkuan e u shërbyen pushtuesve kundër çlirimtarëve dhe popullit të vet? Si mund t'i vini në një plan ata që dhanë jetën, në lulen e rinisë, me ata që lëpinë sahanët e pushtuesve dhe morën pjesë në ekzekutimin e trimave çlirimtarë? Si mund ti vini në një plan patriotët, me spiunët që kallëzonin te pushtuesit luftëtarët trima? Si mund të barazosh atë qëndrim konsekuente e patriotik të çlirimtarëve, me ata që ikën me bisht në shalë, si zagari pas të zotit, kur po çlirohej Shqipëria, sepse e dinin sa borxhe i kishin këtij populli për tradhtinë e tyre? Dhe më në fund, si mund të krahasosh komunizmin me nazizmin dhe Enver Hoxhën me Hitlerin kur, nëse krahasohet dita me natën, mund të bëhet një krahasim i tillë?

Kryesia e Komitetit Kombëtarë të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, tezat që keni sajuar e hedhur kohët e fundit në media, i konsideron antihistorike e antikombëtare, sepse ato shtrembërojnë dhe denigrojnë atë epope të lavdishme të LANÇ, luftëtarët e saj dhe ata që derdhën gjakun për çlirimin e vendit. Ju, me këto shkrime, e keni vënë veten në rolin e një avokati të përkushtuar duke u përpjekur të justifikoni e mbroni atë tradhti të madhe, të hapur, që nga fillimi e gjer në fund gjatë LANÇ, të Ballit Kombëtar e Legalitetit.

Me "gogolin" e komunizmit, jeni munduar t'i justifikoni ballistët e zogistët se, gjoja ata, për t'iu shmangur komunizmit, u detyruan të bashkoheshin me nazistët gjermanë! Po ç'i ke këto broçkulla, zoti Stefani? Ne që ishim partizanë e luftuam kundër pushtuesve, as kishim haber në atë kohë se ç'ishte komunizmi. E këtë e paskan ditur ballistët qysh atëherë? Se sa e pavërtetë është kjo që thoni ju, le ta shohim problemin në zhvillimin e dy ngjarjeve: Gjatë Konferencës historike të Pezës, më 16 shtator 1942, ballistët e zogistët morën pjesë në të, madje dhe në hartimin e platformës për krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, në të cilin populli do të përfshihej në të, pa dallim feje, krahine e ideje. Po të ishte puna, siç thoni ju, ata nuk do të kishin marrë pjesë në të, nga që atë e organizoi e morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Komuniste. Ndërsa në aspektin tjetër, koalicioni i madh Antifashist Botëror, u ngrit me komunistët rusë dhe demokratët perëndimorë.  A nuk ishte ky një model e shembull, ku ballistët e zogistët, duhet të orientoheshin për t'u bashkuar në Frontin e krijuar në Pezë, kundër pushtuesve?

Jo mor jo, ballistët e zogistët nuk donin të luftonin kundër okupatorëve. Prandaj ata i braktisën vendimet e Konferencës së Pezës. Kjo për arsye se donin të ruanin ato privilegje, ofiqe, bajraqe, influenca, etj. që kishin. Ndërsa, duke u bashkuar me nazistët, besonin se duke fituar luftën, ata do të gëzonin sërish ato ofiqe e privilegje që kishin patur. Jo vetëm kaq, ballistët e zogistët synonin pushtetin mbas lufte. Kjo u vërtetua në Konferencën e Mukjes, më 2 gusht 1943. Vanë ballistët dhe zogistët në të, për t'u siguruar, që pas lufte, të ndanin pushtetin me komunistët. Dakord, iu thanë këta të fundit, po më parë hajdeni të luftojmë pushtuesit, të çlirojmë Shqipërinë dhe pastaj ulemi për pushtetin. Po jo, ata donin paraprakisht pjesën e tortës e, me që këtë nuk e arritën, vazhduan bashkëpunimin me pushtuesit dhe luftuan partizanët e popullin e vet.

Që ballistët e zogistët kishin këto qëllime e synime e jo luftën kundër pushtuesve, e vërtetuan edhe marrëveshjet famëkeqe që ata nënshkruan me pushtuesit, të cilat ju, zoti Stefani, duhet t'i dini mirë. Por, çuditërisht nuk i kini përmendur fare, sikurse nuk keni përmendur as Konferencën e Pezës. Kështu ishte marrëveshja Dalmaco-Këlcyra e 15 marsit 1943, e cila sikurse dihet, merrte përsipër nga ana e ballit që të mos sulmoheshin forcat fashiste nga luftëtarët shqiptarë. Apo marrëveshja që bëri kryetari i qeverisë kuislinge, Mitat Frashëri me Komandën Gjermane, për të mos u goditur ato nga luftëtarët shqiptarë.

Ndërsa qëndrimi i Muharrem Bajrakrtarit në zonën e Lumës në Kukës, e veçanërisht në fshatin Buzmadh, është ai që tashmë dihet, e konfirmuar kjo edhe kohët e fundit nga Kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të Kukësit Enver Onuzi, i cili, në emër të Komitetit ndër të tjera thotë: "Populli patriot e trim i Kukësit përqafoi idealet e LANÇ dhe nuk u ndikua e u mashtrua nga politika "nacionaliste" e Muharrem Bajraktari, i cili nuk solli asgjë të dobishme për LANÇ në zonën e Lumës. Ai solli vetëm përçarje, mëri, grindje dhe së fundi një hakmarrje të egër, duke u vënë pushkën partizanëve të Brigadës V Sulmuese, në befasi, jashtë zakoneve e traditës shqiptare, duke i prerë në besë e vrarë 27 partizanë të Brigadës V, me bukë në gojë, në shtëpitë e fshatarëve ku ndodheshin". Qëllimi i Muharrem Bajraktarit nuk ishte lufta për çlirimin e Shqipërisë, por ajo statukuo me nazistët, e cila do të bënte të mundur të ruheshin ofiqet e bajraqet si dhe influence e tij në të ardhmen, në ato zona që ai i konsideronte si territorin e vet. Po  u gabua  rëndë dhe, për këtë, mori përgjigjen e merituar.

E pafalshme për ju, zoti Stefani, është dhe injorimi që i bëni LANÇ dhe popullit vëlla të Kosovës, me pretekstin se gjoja ai nuk e bëri si duhet këtë luftë, sipas jush, se pushtuesit nazifashistë i paskëshin siguruar "Shqipërinë etnike", e cila do t'i shpëtonte nga represioni serb. Se sa e pavërtetë dhe e gabuar është edhe kjo sajesë e juaja, e tregoi LANÇ që bëri populli i Kosovës nën udhëheqjen e patriotëve trima, si Fadil Hoxha etj. Shfletoni historinë e këtij populli e do të gjeni të vërtetën, jo të flisni "kodra pas bregut".  Në Kosovë pati udhëheqës e një popull jo vetëm trim, por dhe largpamës, që atyre premtimeve të pushtuesve nuk mund t'i besonte kurrë. Pushtuesit, i bënë ato premtime, për të mashtruar, me qëllim që të ishin të qetë e të sigurt për veten e tyre. Prandaj ata dështuan dhe morën përgjigjen e merituar. Pushtuesit, premtime e mashtrime, bënë dhe këtu në Shqipëri, kur forcat naziste pretenduan, se Shqipërinë e donin gjoja si rrugë kalimi dhe s'paskishin ndërmend ta pushtonin atë, një mashtrim ky që e propaganduan dhe shërbëtorët e tyre ballisto-zogistë. Po si mund të ndodhte ajo kur nazistët kishin pushtuar gati gjithë Evropën? Prandaj mashtrimi i tyre u demaskua dhe ata morën përgjigjen e duhur: pushkën ballit si nazistët, ashtu dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pas kësaj, nazistët e treguan qëllimin e vërtetë dhe agresivitetin e tyre, gjatë operacioneve famëkeqe të viteve 1943-1944, të udhëhequr nga ballisto-zogistët, gjatë së cilave vranë, masakruan, plaçkitën e  dogjën popullin shqiptar, në jug e në veri, derisa thyen qafën ata dhe bishtat e tyre që i ndoqën pas.

Në shkrimet tuaja, zoti Stefani, një vend goxha të gjerë i keni kushtuar të ashtuquajturës liri të individit të cilin e keni përdorur si argument për ë treguar se ajo na paska munguar e është injoruar, si në diktaturën naziste të Hitlerit, ashtu dhe në atë të komunizmit të Enver Hoxhës. Që të bësh një krahasim të tillë, duhet ose të kesh lajthitur, ose me një keqdashje patologjike t'i mëshosh asaj. Kjo sepse, ndërsa nazistët e Hitlerit pushtuan e masakruan gjithë popujt e Evropës duke vrarë e asgjësuar mbi 55 milionë njerëz e shkatërruar gjithçka. Përkundrazi, komunistët e Enver Hoxhës dhe populli shqiptar, luftuan kundër kësaj murtaje për t'u çliruar prej saj, duke bërë sakrifica e humbje njerëzore të jashtëzakonshme.

Tani të kthehemi te liria që pretendoni ju, se ka munguar në regjimin e Enver Hoxhës. Që në fillim duam t'iu vëmë në dukje, zoti Stefani, se ajo liri që konceptoni ju, është false dhe jo reale, për të mos thënë një sajesë me keqdashje dhe, ja përse: I lirë është qytetari që jeton në një vend të pavarur e sovran. Ai është i lirë kur ka të gjitha kushtet dhe të drejtat që i takojnë me ligj e kushtetutë, kur merr pjesë në jetën politike, që ka të siguruar jetën, punën, arsimin, shëndetësinë, kulturën, identitetin etj. Tani na lejoni t'iu pyesim: a nuk i pati populli shqiptar këto, të gjitha? Dhe jo vetëm njerëzit e lidhur me atë sistem, por dhe kategori të tjera. Për ta ilustruar po marrim një shembull konkret:  Krahas ty zoti Stefani që kishit një prejardhje tjetër, e drejta e studimeve të larta ju dha edhe Uran Butkës, edhe pse babai i tij ishte komandant i Ballit Kombëtar dhe vrau veten në hale. E ky zotëri Butka, në vend të uli kokën e të bëjë si ai biri i oficerit gjerman që kishte marrë pjesë në masakrën e Borovës dhe erdhi u ul në gjunjë e kërkoi falje, Uran Butka na del sot e kërkon ta kthejë babanë e tij në patriot, duke hedhur baltë mbi luftëtarët e Luftën Nacionalçlirimtare. Por, natyrisht, si çdo sistem edhe ai socialist, kishte kushtetutën dhe ligjet e veta, të cilat kushdo që i shkelte, përballej me pasojat. Ama para ligjit ishin të gjithë njëlloj. A ka ndonjë shtet në botë, qoftë edhe demokratik që, edhe po të shkelet ligji, nuk ndëshkohet? Në Amerikë psh edhe sot vepron dënimi me vdekje për ata që shkelin ligjin. Liri të pakufizuar nuk ka në asnjë vend të botës.

Pas ndryshimit të sistemit në vendin tonë, u vendos rendi demokratik. Ka rreth 26 vjet që jetojmë në këtë sistem. Ç'përfituam? Që mund të flasim e bëjmë ç'të duam, se  mungon neni i agjitacionit e propagandës? Por çfarë kemi humbur? Gjithshka që ndërtuam për 45 vjet, u vodh e u shkatërrua nga regjimi i Sali Berishës, i cili me parullën "të shkatërrojmë çdo gjë komuniste se do të na vijë çeku i bardhë", u bë badërdia. Na thanë se do ta bëjnë dhe Shqipërinë si gjithë Europa. Por në të vërtetë çfarë bënë, veç shkatërrimit të vjedhjes. Për këtë liri e keni fjalën, ju zoti Stefani! Kjo nuk është as liri as demokraci, por një demokraturë, që ka çoroditur shqiptarët e i ka bërë të flasin me vete, për çka ne veteranët jemi të zhgënjyer e të indinjuar. Le ta shajmë sa të duam atë sistem të diktaurës së proletariatit e Enver Hoxhën, por në atë sistem u kryen reforma të mëdha ekonomike e shoqërore; u ngritën uzina, kombinate e fabrika, u ndërtuan hidrocentrale e u bë elektrifikimi i gjithë vendit në një kohë rekord, u ngritën universitete, institute shkencore, qytete të reja, rrugë, hekurudha, telefoni e gjithë Shqipërisë, spitale e shërbim falas, u thanë këneta, u ngritën kanale kulluese e hidrovore, plantacione të mëdha etj, kishte një rend të fortë, u zhduk malarja, gjakmarrja dhe prestigji i Shqipërisë u rrit, aq sa ajo u pranua në OKB.

Po a pati të meta e gabime ai sistem? Sigurisht që pati, madje jo të vogla: Lufta e klasave, mbyllja me botën etj, pati pasoja të rënda për vendin tonë. Po sot ku jemi? Asnjë ndërtim, asnjë investim, papunësi, eksod galopant, drogë, prostitucion, krim i organizuar, vrasje, grabitje një shoqëri e kapur nga konfliktualiteti. Kush i polli këto, nga na erdhën këto? Po pse këto prisnim ne, që individi të jetë i lirë, të bëjë çfarë të dojë? Jo, zoti Stefani, nuk e duam këtë liri, që të vrasë djali babanë e anasjelltas, burri gruan e anasjelltas, që ai tjetri të kryejë krime të rënda dhe drejtësia ta lirojë, kundrejt lekëve në dorë te prokurorët a gjyqtarët? Jo këtë liri e drejtësi, nuk mund ta pranojmë as ne veteranët dhe as populli shqiptar.

Pas këtyre arsyetimeve që po japim, mund të ketë ndonjë që të na akuzojë qe gjoja ne jemi nostalgjikë të atij sistemi dhe për Enver Hoxhën. Ne u themi atyre jo. Ne jemi realist e objektivë, që dimë të ndajmë të mirën nga e keqja, përparimtaren nga e prapambetura, progresiven nga regresivja. Po a mund të mohohet se Enver Hoxha ishte komisar e komandant që udhëhoqi LANÇ deri në fitoren e plotë? Që me largpamësinë e tij e drejtoi këtë luftë në drejtimin e duhur, përkrah Koalicionit të Madh Antifashist Botëror Anglo-Sovjeto-Amerika, që diti të formojë një front të gjerë në luftë për çlirimin e Shqipëri, që bëri një luftë pa kompromis kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që këtë luftë e bëmë me forcat tona dhe pa asnjë ndihmë nga jashtë, që pas çlirimit në Konferencën e Paqes në 1946 Enver Hoxha diti ta mbronte me guxim e argument për ta shpëtuar Shqipërinë nga një copëtim i sigurt, që kreu gjithë atë transformim të mëdha në Shqipëri, që ndërtoi një shtet e mbrojtje të fuqishme, ku kundërshtarët tanë edhe pse u munduan për ta përmbysur pushtetin e dalë nga një luftë popullore, të cilat  siç e pohojnë edhe vet, dështuan me turp.

Megjithatë edhe Enver Hoxha, si gjithë njerëzit e tjerë, në tërë atë periudhë të gjatë dhe, përballë atyre detyrave të shumta, të rëndësishme e të vështira, ka bërë edhe gabime. Por nëse i vëmë në kandar të mirat dhe gabimet, të parat janë tepër të larta. Megjithatë, na duhet të vëmë në dukje se jo të gjitha ato shkelje të  të drejtave të njeriut, që u bënë në atë periudhë, t'i faturohen Enver Hoxhës, kur ka pasur organe, punonjës e kuadro të cilët vepronin e që kanë pjesën e tyre në këtë drejtim. Si i tillë, ai sistem dhe Enver Hoxha, pavarësisht se sot po goditen e baltosen, ne veteranët e LANÇ, jemi të bindur se koha do t'i vërë në vendin që u takon në historinë e Shqipërisë, ashtu sikurse bën bota e qytetëruar me historinë e vet. Rrjedhimisht i takon Enver Hoxhës të ngjitet në piedestalet e larta të historisë së Shqipërisë  për kontributin e madh që dha dhe jo Ahmet Zogu, që e tradhtoi dhe e grabiti Shqipërinë.

Tani, dy fjalë për ju zoti Stefani: Ne veteranët e LANÇ, mbetemi të zhgënjyer nga ato problem që keni hedhur kohët e fundit në media, sepse të njihnim ndryshe, e na dole ndryshe. Në të gjitha shkrimet tuaja tregoheni të njëanshëm! Mundohemi të gjejmë arsyen. Duam të besojmë se duhet të ketë ndodhur ajo që po u ndodh disa intelektualëve sot, të cilët për interesa të caktuara, duan t'u përshtaten konjukturave aktuale, ose siç i thonë në gjuhën e popullit, duan "një dorë ta kenë në bakllava dhe tjetrën në revani". Urojmë të jetë vetëm kjo si një e keqe më e vogël, në krahasim me atë "lugën me çorbë të prishur që mund të kesh gëlltitur", e cila është e keqja më e madhe. Ne të bëjmë thirrje që të kthehesh te rruga që të mban me dinjitet.

 

*KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR TË ORGANIZATËS SË VETERANËVE

TË LUFTËS ANTIFASHISTE TË POPULLIT SHQIPTAR

Rrufjan rrufjanësh

Posted: 13 Aug 2016 01:53 AM PDT

Ik o Andrea, mjaft na çave menderen me leksionet e tua, i pacipë e fytyrë!!! Rrufjan rrufjanësh! Këpucari

Kur të hedh poshtë opinioni, s’ka kush ta bën davanë

Posted: 13 Aug 2016 01:52 AM PDT

I nderuari Andrea Stefani! Të falënderoj që na sqarove lirinë e mendimit sipas beut të rënë nga vakti, Konica, i cili është i madh në sharje, zemërime e hedhje balte mbi shqiptarët e 1900-s. Ne nuk jemi më ata. Për sa u përket gazetarëve opinionistë, të them që shumica e tyre hanë vetveten si gurët e mullirit që nuk bluan drith, nuk nxjerr miell e na lënë pa bukë. Tani po bëhem harbut si Konica e po të them: kur të hedh poshtë opinioni, qoftë dhe ai i gomerëve, s’ka kush ta bën davanë. Luan Muhameti, Vlorë.

Biseda nuk duhet të kuptohet si polemikë…!

Posted: 13 Aug 2016 01:51 AM PDT

Biseda duhet të jetë një hetim…Kështu shprehet Jorge Luis Borges. Edhe unë si ai jam përpjekur në shkrimet e mia duke dialoguar, dhe si Borges nuk ka pasur rëndësi që ju apo unë të kem të drejtë.

Kur flet për Kiplingun në një tregim Borges tregon për një dhunti magjike në kushtet e veta.

Gruaja nuhat, se burri që e ka braktisur ka një dashnore tjetër, se ai është i sëmurë dhe se ai është i prekur me kancer….

Ajo kërkon që e keqja e dashnorit ti kalojë asaj. Ajo shtrihet dhe dëgjon dhimbjet e kancerit. Është e tmerrshme, dhe tepër fisnike.

Kush është biseda këtu, dhe hetimi!

“Vëllai i madh” Turqia dhe Erdogani është i sëmurë, e siç duket me sëmundje kanceroze. Për këtë sëmundje për t'u shëruar Turqia pra një pjesë të saj do ta marri qeveria e Rilindjes dhe vetë Edi Rama.

Është krejtësisht e pa mundur të marrë sëmundjen Turke Rilindja.

Letrat për sëmundjen janë dërguar në qeveri me diagnoze armiku i jashtëm SHBA-BE.

Sëmundja është në Turqi te vëllai i madh dhe diagnoza do dalë shumë shpejt dhe duhet të shërohet.

Ne nuk e kemi braktisur Turqinë por sëmundjen s’kemi pse t’ja marrim.

Ajo duhet të shërohet vetë.

Borges vazhdon se: Polemikat janë të kota, nëse bisedat kuptohen si një polemikë, nëse ajo shuhet si një lojë ku ka një fitues dhe një humbës.

Le të studiojmë sipas Borges analistin Andrea Stefani. Ai shprehet se më sulmoi 20 vjet diktatura Berishjane me të gjitha armët dhe tani po me sulmon me çdo armë edhe disa idhtarë të Rilindjes.

Ku është këtu dhimbja e kancerit apo ilaçi që duhet gjetur për ta korrigjuar analistin Andrea Stefani ku gjerat deri më sot për Stefanin janë paravendosur.

Stefani është kategorik. Kanë gabuar ballistët por kanë gabuar dhe komunistët.

Ndryshe këto idhëtarë që shkruajnë aty kishin rendin socialist e komunist në vitin 1990, pse nuk e mbajtën. Pse nuk u përleshën me Rajersonin e Ramiz Alinë e Berishën por hoqën zvarrë bustin.

Andrea Stefani ka mbajtur peshën më të madhe të sfidës mediatike të Shqipërisë ka çuar në nivelin zero intervistat bajate të Bledi Fevziut, Fari Balliut, Astrit Patosit, Cimi Pekes, Frrok Cupit, Jozefina Topallit,Fatos Nanos, Preç Zogaj etj.

Te pavijoni i koncerozë i A.Sallzhemjicin mjeku Maselnkov kontatoi se midis fshatarëve të sëmurë nuk egzistonte sëmundje e kancerit. Pse?

Bëri kërkime dhe konstatoi se: Fshatarët në territorin ku banonin përdornin çajin e përgatitur nga një kërpudhe meshtekne se rritej në trupin e saj.

Fshatarët nuk e dinin se ato nuk janë kërpudha meshtekne por kanceri i saj.

Kërpudha parazite e shëmtuar me ngjyrë kafe të errët.

Muzhikët ruse për shekuj me radhë janë kuruar nga kanceri pa e ditur as vetë.

Pra ata kryen profilaksi…

Te ne nuk është kryer profilaksi dhe aspak për këtë nuk duhet fajësuar Andrea Stefani.

Nuk është në gjendje gazeta Dita me shkrimet e Stefanit pro dhe kundër. Përfundimi të jetë nga kjo anë e tavolinës apo ana tjetër, nga kjo gojë apo ky emër. Kjo nuk peshon aspak. / Vasil Puci

Related Posts :