Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nis mbledhja e komisionit për reformën në drejtësi” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Nis mbledhja e komisionit për reformën në drejtësi” plus 9 more Gazeta SHQIP


Nis mbledhja e komisionit për reformën në drejtësi

Posted: 23 Aug 2016 01:44 AM PDT

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Ka nisur mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Partia Demokratike ka vijuar kundërshtimet për ligjin e "Vettingut".

Mësohet se Partia Demokratike do të sjellë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi amendamentet e saj, pasi sipas PD-së, EURALIUS ka reflektuar vetëm mbi 20 shqetësime thelbësore të ngritura nga PD-ja nga 50 që ishte numri i tyre në total.

Vetëm pak ditë më parë u prezantuan komentet e EURALIUS mbi opinionin e PD për ligjin e "Vettingut" në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi.

Ekspertët e EURALIUS kanë publikuar rekomandimet e tyre për 10 propozimet e bëra nga Partia Demokratike, që kanë të bëjnë me ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Materiali që demokratët kishin paraqitur për këtë çështje ishte 55 faqe.

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bolt, natë romantike me një 20-vjeçare braziliane

Posted: 23 Aug 2016 01:30 AM PDT

BoltNatë romantike për Usain Bolt para se të largohej nga Rio. Jady Duarte, një 20-vjeçare braziliane, i ka dërguar pëmes ‘WhatsUpp”-it mikeshave të saj disa foto me sprintierin amerikan.

Bolt dhe vajza shfaqen në foto në intimitet me njëri-tjetrin. Fotot, brenda pak orësh kanë përfunduar në rrjetet sociale, duke ushqyer me këmbëngulje zërat për një mbrëmje të kaluar me rekordmenin, që sipas burimeve është i fejuar me top-modelen Katy Bennett.

Bolt, i cili fitoi 3 medalje të arta në Lojërat Olimpike të Rios, ka festuar në një disko në zonë perëndimore të qytetit 30-vjetorin me 21 gusht.

Pas disa orë kërcimi, xhamjakiani e ka mbyllur natën me bukuroshen braziliane. Mediave lokale, e reja u ka treguar se nuk e ka njohur sprintierin dhe se i vjen keq që fotot e tyre janë publikuar në ueb.

Sajti braziilian “extraglobo.com”, sjell mes të tjerash disa detaje për të shkuarën e vajzës. Bëhet fjalë për ish-partneren e Douglas Donato Pereira, narkotrafikant brazilian i vrarë marsin e shkuar gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Duarte ka mohuar që Bolt ka paguar për ta takuar, duke e cilësuar marrëdhënien e tyre “normale”.

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Totozani rekomandim Beqajt për matjen e rrezeve jo-jonizuese të antenave celulare në zona të banuara

Posted: 23 Aug 2016 01:29 AM PDT

totozaniAvokati i Popullit, Igli Totozani, i ka dërguar një rekomandim ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për marrjen e masave dhe rritjen e efektivitetit të Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimi. Në këtë rekomandim Avokati i Popullit kërkon:

"Marrjen e masave të shpejta për parashikimin e blerjes së aparaturave për matjen e rrezatimit jo-jonizues, të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë efektive nga ana e zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet, në buxhetin e përcaktuar për ISHP-në, mundësisht brenda këtij viti ose maksimalisht për vitin 2017.

Pranë institucionit të Avokatit të Popullit është paraqitur një ankesë nga shtetasi O. S. lidhur me vendosjen e disa antenave celulare në pallatin ku ai banon. Ankuesi O.S. shkruan se: në dt. 09.04. 2014, shtetasja I.Q,  në cilësinë e përfaqësues së disa banorëve të një pallati në rrugën 'Stefan Kotelli' lagjja nr. 4,  Korçë është ankuar në disa institucione, për vendosjen e 3 antenave të kompanive celulare në tarracën e pallatit. Ankuesi O. S. I ishte drejtuar edhe Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimi , komisionit të Mbrojtjes nga rrezatimi në Ministrinë e Shëndetësisë, por nga përfaqësues të saj i është thënë se kjo zyrë nuk dispononte aparatura për të bërë matjet.

Pritshmëria e subjekteve që i drejtohen Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimi është që kjo e fundit në përmbushje të funksioneve të ngarkuara prej ligjit  nr 104698 datë 13.10.2011 'Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese' të kryejë plotësisht të gjitha ato funksione për të cilat është krijuar dhe zhvillon aktivitet. Megjithatë kjo zyrë si njësi ekzekutive e Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimi nuk mund të përmbushë plotësisht objektivin e saj bazë, të kontrollit të ekspozimeve të publikut dhe të punonjësve, si dhe monitorimin e rrezatimeve jojonizuese, pa patur në dispozicion aparaturat e posaccme.

Ccështja e rrezatimeve që përhapen prej antenave, stacione bazë të telefonisë celulare është sensitive, dhe shpesh ngre pikëpyetje të mëdha për objektivitetin e vlerësimit të treguesve të rrezatimit, rast pas rasti, nga ekspertët e pavarur të fushës".

Avokati i Popullit, një nga fushat me përparësi për veprimtarinë e tij konsideron garantimin dhe promovimin e të drejtës së individit për një ambient dhe mjedis të shëndetshëm dhe ofrimin e garancive dhe marrjen e masave nga ana e autoriteteve përgjegjëse që ofrojnë dhe sigurojnë standarde të pranueshme e cilësore.

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Krujë, kanosën njëri-tjetrin me armë zjarri; 3 të arrestuar

Posted: 23 Aug 2016 01:05 AM PDT

244490_2Policia e Krujës ka arrestuar dy vëllezër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar një bashkëfshatar të tyre, ndonëse arsyet ende nuk janë bërë të ditura nga policia.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshat, aty ku dy vëllezërit dhe bashkëfshatari i tyre u zunë për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit përdorën edhe armë zjarri, të cilat janë sekuestruar më pas nga uniformat blu. Policia saktëson se në pranga kanë rënë: Erind Balla 32-vjeç, Rilind Leka 40-vjeç dhe Indrit Leka 32-vjeç, që të tre banues në Borizanë të Thumanës në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme, ky dy vëllezërit janë konfliktuar e kanë kanosur me armë gjahu Erind Balla, ndërkohë që ky i fundit ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre dhe në automjetin tip Opel Vektra', me targa AJ 067 XË, të cilës i ishin thyer të gjitha xhamat, në pronësi të Erind Ballës u gjetën dhe sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, tip TT, model 54, kalibër 7.62mm, që i përkiste Erind Ballës; tre armë gjahu, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Indrit Leka; 1 krehër me 6 copë fishekë pistolete, kalibër 7.62mm, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Erind Balla; 2 gëzhoja model 54, kalibër 7.62mm, në vendin e ngjarjes", njofton policia. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj S.Leka 39 vjeç

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ishte dënuar për mashtrim, kapet në Tiranë 33-vjeçarja

Posted: 23 Aug 2016 12:44 AM PDT

Pranga boshPolicia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçare, pasi ajo ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 6 muaj burgim, për veprën penale të 'mashtrimit'.

Policia njofton se 33-vjeçarja Alda Kaçaj është banuese në Vlorë, por veprat penale i ka kryer në Tiranë, aty ku janë bërë edhe kallëzimet dhe është marrë edhe vendimi i gjykatës.

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turqia bombardon ISIS-n dhe kurdët në Siri

Posted: 23 Aug 2016 12:32 AM PDT

_90883636_syriajarablusmanbijgazienteproads0816624Turqia ka bombarduar Shtetin Islamik ISIS në veri të Sirisë, ndërsa raportohet se rebelët sirianë janë gati të nisin një ofensivë kundër këtij grupi terrorist.

Ankaraja përdori pozicionet e saj të artilerisë brenda kufirit turk për të bombarduar Shtetin Islamik, por edhe pozicionet e milicive kurde YPG në qytete kufitare siriane Jarablus dhe Manbij. Raportohet se rreth
1500 rebelë sirianë të mbështetur nga Turqia gjenden në qytetin kufitar turk Gaziantep dhe janë gati që të hidhen në sulm.

Ky sulm i Turqisë vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një dasmë ku humbën jetën më shumë se 50 persona, ndërsa 100 të tjerë u plagosën.

Gjithashtu Turqia ka sulmuar edhe kurdët, të cilët konsiderohen si armiq të saj. Sipas Ankarasë, milicitë kurde YPG që i kanë shkaktuar shumë dëme terroristëve në Siri, janë krahu ushtarak i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup rebel që lufton për autonomi brenda Turqisë që prej viteve 1980.

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthim i fuqishëm në Radio Televizionin e Kosovës

Posted: 23 Aug 2016 12:20 AM PDT

20160822234318597646Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në oborrin e Radio Televizionit të Kosovës, saktësisht te transmetuesi i valëve.

Televizioni publik raporton se në kohën e shpërthimit ka pasur gazetarë dhe staf tjetër në objektin e RTK-së që janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz dhe materiale.

Stafi i RTK-së është duke pritur versionin zyrtar të Policisë për të dalë me njoftim zyrtar rreth këtij shpërthim.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se për çfarë mjeti shpërthyes bëhej fjalë.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së me granat dore.

“Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar. SPERTK dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit”, thuhet në reagimin e sindikatës.

23 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 23 gusht 2016

Posted: 23 Aug 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Sot do ta kuptoni për çdo gjë partnerin tuaj. Në aspektin financiar nuk duhet të bëni shpenzime këtë periudhë, pasi nuk keni marë shumë të ardhura.

DEMI

Sot do të faviorizoheni për sa i përket raportit që keni me partnerin. Në aspektin financiar do keni një problem të vogël, por që do e zgjidhni.

BINJAKËT

Sot duhet të dëgjoni mirë idetë që do t'ju jap partnerin për një projekt të ri. Në aspektin financiar kryeni investimet që keni menduar.

GAFORRJA

Sot duhet të jeni tolerant me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do kryeni shpenzimet që ju duhen më shumë, pasi do të merni disa të ardhura.

LUANI

Sot do keni komunikim të mirë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar nuk do keni shumë të ardhura, prandaj mund të bëni shpenzimet që ju duhen.

VIRGJËRESHA

Sot do flisni me partnerin për çështje që kanë interes për ju. Në aspektin financiar do menaxhoni mirë gjithçka, prandaj kryeni shpenzime.

PESHORJA

Sot do jeni në shoqërinë e këndshme të partnerit tuaj, prandaj bëni bisedat që doni me të. Në aspektin financiar nuk do bëni shumë shpenzime.

AKREPI

Sot do keni një bashkëpunim të mirë me partnerin. Në aspektin financiar do merni shumë të ardhura, prandaj mund të bëni investimet që doni.

SHIGJETARI

Sot do shprehni te partneri ide të qarta për të filluar një projekt. Në aspektin financiar do kryeni shpenzimet që keni menduar këtë periudhë.

BRICJAPI

Sot nuk duhet të merni vendime që kanë të bëjnë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar keni ditur si t'i menaxhoni të ardhurat, prandaj bëni shpenzime.

UJORI

Sot duhet të tregoni kujdes në bisedat që do bëni me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do keni të ardhura, prandaj mund të bëni disa shpenzime.

PESHQIT

Sot do flisni për çështje që keni interes, me partnerin. Në aspektin financiar duhet t'i menaxhoni mirë të ardhurat, që të bëni ndonjë investim.

Korçë, godet policin brenda në Komisariat, arrestohet 24-vjeçari

Posted: 22 Aug 2016 02:00 PM PDT

 

Policia makinatKundërshton me dhunë dhe godet për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë në ambientet e Komisariatit, arrestohet në flagrancë autori.

Në pranga ka rënë Sajmir Lloshi, 24 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ku ndodhej i shoqëruar, për shkak të detyrës ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë të Rendit shtetasin E.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprat penale: "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës".

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, asgjësohen me djegie 2100 rrënjë kanabis

Posted: 22 Aug 2016 01:45 PM PDT

Djegia e marijuanesNë vendin e quajtur “Lana e Zezë” në fshatin Ungrej të Lezhës, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies 2100 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në 4 parcela.

Policia nuk ka mundur që të identifikojë kultivuesit e drogës por thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan Prokurorisë Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :