Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Noka, letër Cutilios: Duam të dhënat e monitorimit të drogës” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Noka, letër Cutilios: Duam të dhënat e monitorimit të drogës” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Noka, letër Cutilios: Duam të dhënat e monitorimit të drogës

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Nënkryetari i Komi
sionit të Sigurisë në Parlament, deputeti demo-krat Flamur Noka, i është drejtuar me një letër ambasadorit italian në Tiranë, ku i kërkon që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të raportit të monitorimit nga ajri nga “Guardia di Financa”. Noka thekson se qeveria dhe Edi Rama kanë tendencën t’i fshehin rezultatet e monitorimit të terrenit nga ajri dhe është në interesin më të lartë publik dhe në interes të sigurisë kombëtare që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të imazheve e të të dhënave të përftuara nga ky monitorim. “Në shumicën dërrmuese të rasteve, parcelat ruhen nga individë të armatosur ose nga punonjës policie të besuar të drejtuesve të policisë. Sikundër jemi në dijeni, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve tona në vitin 2011 për monitorimin nga ajri, për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, avionët e ‘Guardia di Financës’ kanë kryer monitorimin dhe fotografimin e terrenit”. Në kushtet e lartpërmendura, duke marrë në konsiderate edhe faktin që nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë ka përpjekje të dukshme për të fshehur të informacionet e disponuara, ju kërkojmë ju që të na mundësoni këto të dhënat dhe imazhet e përftuara nga ky monitorim”, thuhet në letrën e z.Noka.

Luzi: Punën time gjatë këtij mandati e vlerëson legjislativi

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Nga: Darina Tanushi

Kryetarja e KQZ-së,
Lefterije Luzi, edhe
pse nën trysninë e punës për përgatitjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Dibrës, shprehet se reforma zgjedhore që u paraprin zgje-dhjeve parlamentare të 2017 duhet të mbarojë sa më parë. Në tetor asaj i mbaron mandati. Për këtë, Luzi shprehet për “Gazeta Shqiptare”, se kjo ka qenë një etapë ku proceset zgjedhore të zhvilluara kanë shënuar rritje të standardeve të tyre. “Unë kam dhënë maksimumin dhe më të mirën time në këtë mandat të parë dhe performancën, përkushtimin dhe punën time e vlerëson legjislatori, i cili do të vlerësojë dhe kandidaturat që do të paraqiten për kryetar të KQZ-së”, thekson Luzi në këtë intervistë.

Znj. kryetare, jeni duke përgatitur zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Dibrës. A është e vështirë në kaq pak kohë?
KQZ-ja po punon intensivisht për përgatitjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Dibër që mbahen në datën 11 shtator. Administrata është e gjitha në punë, sepse koha e shkurtër në dispozicion kërkon që përgatitja e infrastrukturës dhe nxjerrja e akteve ligjore të bëhet me afate të shkurtuara, por nisur nga fakti që kemi zgjedhje vetëm në një bashki, mund të themi se nuk kemi vështirësi në përgatitjen e procesit. KQZ-ja deri tani ka regjistruar partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe dy koalicione zgjedhore. Deri në datën 19 gusht, subjektet zgjedhore kanë afat të regjistrojnë pranë KZAZ-së kandidatët që do të garojnë për kryetar të Bashkisë Dibër. Administrata e KQZ-së është në komunikim të vazhdueshëm me KZAZ nr. 19, Dibër, e cila punon në orët 08:00-13:00 dhe pasdite 16:00-20:00, i ka trajnuar komisionerët lidhur me të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, me qëllim zbatimin me përpikëri të dispozitave të Kodit Zgjedhor. KQZ-ja ka marrë masat dhe po punon në mënyrë që procesi të shkojë në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Ka pasur akuza ndaj kandidatit Muharrem Rama të koalicionit të majtë se ka qenë person me precedent penal. A kanë nisur verifikimet nga ana juaj?
Ligji për dekriminalizimin parashikon që KQZ-ja të bëjë verifikimin e personave që janë zgjedhur, ku përfshihen edhe këshilltarët bashkiakë, funksion të cilin kandidati në fjalë e ka ushtruar; formulari i tij i vetëdeklarimit është i publikuar në faqen e web-it të KQZ-së dhe, përveç verifikimit, ku shikohet nëse subjekti deklarues ka plotësuar ndonjë nga rubrikat e formularit apo jo, KQZ-ja i kërkon informacion Zyrës së Gjendjes Civile dhe Zyrës së Gjendjes Gjyqësore nëse personi ka pasur emra të mëparshëm apo dënime penale me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare apo jo. Informacione të cilat krahasohen me të dhënat që vetë subjekti ka deklaruar në formular. Nga ky verifikim rezulton se zotëria nuk është në kushtet e ligjit 137/2015 për heqjen e mandatit apo verifikim të thelluar nga organet e tjera ligjzbatuese.
Tashmë keni përfunduar fazën e parë të verifikimit të të zgjedhurve aktualë, në bazë të ligjit të dekriminalizimit. A patët vështirësi apo ndonjë kërcënim prej vetëdeklaruesve?
KQZ-ja ka përfunduar fazën e parë të verifikimit, por ne jemi akoma duke punuar mbi verifikimin e të gjithë funksionarëve që kanë detyrimin të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Por vlen të theksoj se kjo është një punë që nuk përfundon, pasi KQZ-ja verifikon edhe kandidatët për këshillat bashkiakë, pasi ndryshimet e anëtarësisë së këshillave bashkiakë janë shumë të shpeshta dhe KQZ-ja është në mënyrë të vazhdueshme në kontakt me bashkitë dhe këshillat bashkiakë, dhe si rrjedhojë në verifikim të vazhdueshëm të formularëve të vetëdeklarimit, pasi kandidatët në listat shumemërore duhet të dorëzojnë formularin dhe të verifikohet integriteti i figurës së tyre. Ky proces ka pasur vështirësitë e veta; kjo edhe për shkak të paqartësive që ka ligji, por edhe nga fakti se verifikimi që KQZ-ja bën, nuk varet vetëm nga administrata e KQZ-së, por edhe nga institucionet e tjera, si Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore. Që KQZ-ja të marrë një vendim lidhur me konkluzionet e verifikimeve të formularëve, duhet të ketë marrë edhe informacionin nga institucionet e sipërcituara, çka kuptohet, kërkon kohë dhe ndonjëherë gjendemi para presionit publik apo mediatik, të cilët kërkojnë që përgjigjet t’i marrin në një kohë shumë të shkurtër. Por KQZ-ja ka zbatuar ligjin në çdo rast dhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, e më pas ka bërë publike edhe rezultatet e verifikimeve. Sa i përket pyetjes suaj lidhur me kërcënimet, personalisht nuk kam pasur. Duhet të kujtoj që KQZ-ja është organ kolegjial, dhe si i tillë i merr edhe vendimet. Vendime të cilat merren në mbledhje publike, ku e gjithë trupa jep mendimet dhe argumentet e saj.
Shumë shpejt po afrojnë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërkohë që ende nuk ka nisur reforma. Ju si kryetare e KQZ-së e keni ngritur këtë shqetësim qoftë me ndërkombëtarët, qoftë me ligjvënësit shqiptare?
KQZ, që pas zgjedhjeve të vitit 2013, në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtarë si KiE, OSCE, UN Woman e të tjerë, organizon tryeza teknike në mënyrë permanente, ku analizohen aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, problematikat e hasura dhe gjetja e mënyrave dhe mekanizmave për t’i zgjidhur ato. KQZ, ashtu si në vitin 2014, edhe në fillim të këtij viti, doli me një paketë rekomandimesh, të cilat shpresojmë të merren parasysh nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 janë shumë afër, dhe do të ishte mirë që reforma zgjedhore të bëhej sa më shpejt, për t’i lënë kohë dhe KQZ-së që të përgatisë procesin zgjedhor.
Znj. Luzi, jeni në prag të mbarimit të mandatit tuaj. Në tetor, sipas përllogaritjeve, ju duhet të lini detyrën. Ju vjen keq për këtë? Mendoni se mund të merrni një konsensus të dytë të palëve për ta rinovuar këtë mandat?
Kur kthej kokën pas dhe shikoj që po mbyllet një etapë, në të cilën sipas mendimit tim, janë rritur standardet e proceseve zgjedhore, janë realizuar zgjedhje të pranuara nga palët, është bërë një punë studimore shumë e mirë në bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm më organizmat ndërkombëtarë si Këshilli i Europës, OSBE, UN Women, IFES, USAID e të tjerë, në funksion të përmirësimit të procesit zgjedhor, është krijuar një databazë të dhënash për zgjedhësit me aftësi të kufizuara dhe është punuar në bashkëpunim me ta për shmangien e barrierave dhe krijimin e lehtësirave për pjesëmarrjen e tyre në votime, është punuar me pakicat kombëtare, me të rinjtë dhe votuesit për herë të parë, dhe kur shikoj që është rritur besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor, ndjej kënaqësi. Unë kam dhënë maksimumin dhe më të mirën time në këtë mandat të parë, dhe performancën, përkushtimin dhe punën time e vlerëson legjislatori, i cili do të vlerësojë dhe kandidaturat që do të paraqiten për Kryetar të KQZ-së.
Pak ditë më parë pati një kallëzim penal nga KLSH-ja ndaj jush, për abuzim me votimin elektronik. Ju keni thënë që do flisni pasi të flasë prokuroria, por si e cilësoni këtë kallëzim?
Brenda pyetjes suaj gjendet edhe përgjigjja ime. Do të flas pasi të ketë folur drejtësia. Ju faleminderit!

Hidhet shorti i Superligës, derbi luhet në javën e katërt

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Nga: Jeton Selimi

U hodh paraditen e
djeshme në zyrat e
FSHF-së shorti për superligën e re, një short që po shtyhej dita-ditës nga ana e zyrtarëve të federatës për shkak të problematikës së gjerë që ka në skuadrat tona në lidhje me licencimet. Gjoba, mungesë infrastrukture, gjyqe me UEFA-n e shumë e shumë çështje të tjera, pa llogaritur mosdepozitimin e kontratave të lojtarëve në FSHF. Me pak fjalë, problematika është e gjerë, por kurrë si kësaj radhe federata nuk kishte vonuar shortin, çka i kishte bërë edhe klubet deri diku të përmalleshin për njëri-tjetrin. Të gjitha klubet e superiores ishin të pranishme, përveç Partizanit që ndodhet në Krasnodar të Rusisë, ku do të zhvillojë sot në orën 18:30 takimin e vlefshëm për play-off-in e Europa League. Dëshirat e drejtuesve ishin nga më të ndryshmet, por jo çdokush u kënaq me shortin e javës së parë. Vllaznia kërkonte ta luante takimin e parë në “Loro Boriçi” kundër Skënderbeut, por shorti e vuri përballë Kukësit, diçka që gjithsesi e kënaqi Astrit Gjyrezin, përfaqësuesin blu në short. “Dëshira për të luajtur në Shkodër ndeshjen e parë u plotësua. Në objektivat e Vllaznisë për këtë sezon nuk flitet për mbijetesë”. Raundi i parë do të jetë i vështirë për të besuarit e Cungut, sepse verilindorët kanë synime të mëdha, të konfirmuara nga shefi i klubit, Jonuz Hallaçi. “Shpresojmë ta fillojmë kampionatin me këmbë të mbarë, duke e inauguruar ne stadiumin. Pasi kemi qenë nënkampionë, shkruam historinë në Europë, fituam Kupën e Shqipërisë, tashmë synojmë Superkupën dhe, pse jo, të jemi kampionë”. Një mesazh i drejtpërdrejtë për Skënderbeun, që gjithsesi nuk trembet, madje thumbon edhe rivalët e Partizanit, rreth faktit që titulli mund të vendoset në ndeshjen e fundit pikërisht ndaj të kuqve. “E mbyllëm me Flamurtarin, do ta nisim sezonin po me Flamurtarin. Synojmë të vazhdojmë pikërisht aty ku e lamë. Sezoni mbyllet me ndeshjen me Partizanin, por besoj se çështjen e titullit Skënderbeu do ta zgjidhë më parë”, – thotë Mario Nikolli, përfaqësuesi i korçarëve në short. Tirana ndeshjen e parë do ta luajë në Durrës, ndaj Teutës që sezonin e shkuar u ka bërë jo pak dëme. Gjithsesi ata u kënaqën me faktin se derbin do ta luajnë në javën e 4-rt, pasi dëshira e tyre ishte të mos përballeshin në 3 javët e para me Partizanin, pasi ekipit do t’i duhet kohë të marrë veten. “Luajmë në Durrës, mund të them një hapje normale e kampionatit. Do të shkojmë për fitore, por në fund e vendos fusha. Ne do t’i shfrytëzojmë ndeshjet e para që të jemi gati për javën e katërt në Elbasan (derbi)”.
Kërkesa
Luftëtari ka kërkuar në federatë që dy ndeshjet e para të fazës së parë që në short do parashikoheshin si pritës për gjirokastritët, të luhen jashtë fushe në fazë të parë, ndaj edhe kalendari për bluzinjtë dhe skuadrat respektive që do të ndeshen do të ketë ndryshime. Kështu, Luftëtari sipas skemës së përcaktuar nga FSHF-ja, pas hedhjes së shortit, ndeshjen e parë dhe të tretë do t’i luanin brenda, por me kërkesën e bërë, do të luajnë jashtë. Ky ndryshim bën që gjirokastritët të luajnë 4 ndeshje jashtë në fazë të parë: ndaj Partizanit, Flamurtarit, Korabit dhe Skënderbeut, ndërsa në fazën e dytë do t’i presë të 4-ta këto skuadra rresht në shtëpi.

“Rama ka pranuar faturën e korrupsionit, rëndon mbi qytetarët

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Kreu i PD, Lulzim
Basha, akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se paratë që duhet të përdorë për qytetarët dhe për shërbimet ndaj tyre i përdor për mobilim zyrash, apo vidhen nga tatimet dhe doganat. Në një deklaratë për mediat, Basha shkruan: “Edi Rama ka pranuar publikisht faturën e korrupsionit të tij, që rëndon drejtpërdrejt te qytetarët. S’ka si të ketë lekë për qytetarët, thesi zbrazet për rehatinë e Ramës e hajdutëve të tij. Por, ka 80 milionë dollarë për mobilim zyrash e blerje makinash. Ka miliona për oligarkinë e Carapulëve, Papulëve, Ismailajve e Nushëve, për kulla, palma, makina luksi dhe prapë kulla që i ndajnë me Ramët, Gjiknurët e Ahmetajt me shokë. Ka para për udhëtime me çarter, për syze 70 mije euro e për hotelet më luksoze të botës”. Z.Basha siguroi se Partia Demokratike do t’i kthejë këto para te qytetarët. Po dje, kreu i PD-së akuzoi se Edi Rama fshihet pas djallëzisë së nenit 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, që hap derën e një censure të paprecedentë, duke parashikuar dënimin e gazetarëve. “Direkt me dorën e tij apo të ndonjë Xhafe, Edi Rama ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm. Sigurisht, kjo masë nuk ka lidhje me reformën në drejtësi. Është një standard i juntave të korruptuara. Ky nen s’do të kalojë kurrë, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por, është shumë e rëndësishme të zbardhet e plotë skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosinë politike. Sepse futja në draft është shprehje e vullnetit të mbrapshtë, një ide që ka zënë rrënjë në kokën e të sëmurit të Surrelit”, thuhet në deklaratën e kreut të PD-së.

Kosovari terror në Vlorë, tentoi të rrëmbente 3 persona

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

VLORE – Një 29-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në pranga, pasi ka terrorizuar dje banorët e Vlorës, duke tentuar të rrëmbejë tre qytetarë në vende të ndryshme të këtij qyteti. Bëhet fjalë për Dijar Xhemën, lindur e banues në Mitrovicë. Mësohet se i riu ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N., N.I., dhe F.D., brenda një harku kohor prej 2 orësh. Këto veprime, 29-vjeçari i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”. Kjo ngjarje ka alarmuar Njësinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, e cila gjatë një operacioni të përbashkët me forcat speciale ka mundur të neutralizojë dhe të prangosë Dijar Xhemën. Sipas bluve, ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur dhe parandalimin e disa ngjarjeve të rënda kriminale me pasoja dhe impakt në publik. Ndërkohë, mësohet se gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit, agresori ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës pohuan se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Po të njëjtat burime u shprehën se ka dyshime të bazuara dhe arsyeshme, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Dijar Xhema ka konsumuar elementet e veprave penale: “Vepra me qëllime terroriste”? “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”? “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë) dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Horror në Vlorë, i sëmuri mendor i pret kokën kushëririt 12-vjeçar

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Nga: Enrik Mehmeti
Tronditet Vlora dhe jo
vetëm. Një fëmije 12-
vjeçar i është prerë koka. Trupi i është gjetur anës rrugës, mbuluar me një çarçaf. Dhe pak minuta më pas është kapur “përbi-ndëshi” me kokën e të miturit ndër duar duke kryer veprime kanibaleske. Ngjarja horror ka ndodhur në fshatin Palasë të Himarës. Ndërsa, autori i kësaj ngjarjeje makabre është kushëriri i viktimës, 30-vjeçari Jorgos Zani, i sëmurë mendor. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës bënë me dije se krimi ndodhi rreth orës 10:34 të ditës së djeshme. Mësohet se trupi i përçudnuar i të miturit A.Z. është parë nga drejtuesi i një makine që tregtonte fruta-perime, i cili menjëherë ka sinjalizuar policinë. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes deklaruan se autori i këtij krimi monstruoz, i cili përfundoi në pranga, rezulton i skeduar si përdorues droge, person problematik në zonë dhe ka qenë i dyshuar për disa vjedhje.
VRASJA
Fat mizor për 12-vjeçarin A.Z.. Disa ditë më parë, ai së bashku me prindërit kishte ardhur nga Greqia për pushime në fshatin Palasë. Sipas burimeve policore, por edhe nga dëshmitë e dhëna nga banorët, prindërit e minorenit ishin larguar të hënën në vendin fqinj ku jetonin prej disa vitesh, ndërsa djalin e kishin lënë tek shtëpia e gjyshes së tij. Gjatë dy ditëve, minoreni është shoqëruar me kushëririn e tij të dytë, Jorgos Zanin (djali i xhaxhait të Brunilda Zanit, nënës së viktimës). Mesa duket, 30-vjeçari që njihej në të gjithë zonën si i çmendur, e ka afruar fëmijën për ta masakruar më pas atë. Dyshohet që Jorgos Zani e ka marrë djalin në banesën e tij dhe ka tentuar që ta vrasë. 12-vjeçari ka mundur të largohet dhe të ikë me vrap nga banesa e tij, por kushëriri i tij kanibal e ka ndjekur nga pas dhe pasi e ka zënë në një rrugicë, i ka prerë kokën duke përdorur një sëpatë dhe një thikë. Më pas vrasësi e ka lënë trupin e fëmijës anës rrugës dhe e ka mbuluar me çarçaf, ndërsa kokën e ka çuar tek banesa e tij. Pas sinjalizimit për gjetjen e trupit të pajetë, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
POLICIA
Sipas burimeve nga policia e Vlorës, trupi i 12-vjeçarit u gjet rreth 25 m larg banesës së Jorgos Zanit, i cili u prangos si autor i krimit. Të njëjtat burime pohuan se minoreni, lindur dhe banues në Greqi kishte qëndruar tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë të Himarës. Sipas bluve, dyshohet që 30-vjeçari Zani të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ai ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit”, pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Gjithashtu, nga Spitali Psikiatrik Vlorë rezulton se shtetasi Jorgos Zani është kuruar edhe në shtetin grek për vite me radhë.

Baiden në Kosovë dhe mesazhi i ripajtimin

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Nënpresidenti amerikan,
Joe Biden u shpreh në
Prishtinë se ripajtimi është i domosdoshëm dhe inkurajoi udhëheqësit e Kosovës që të përmbyllin çështjet që lidhen me fqinjësinë e mirë dhe të forcojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pas takimeve me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi, ai tha se suksesi i Kosovës është sukses edhe për tërë rajonin, ndërsa nënvizoi se vendimet e vështira që mund të jenë edhe jopopullore japin frytet e tyre, duke shprehur mirëkuptimin për siç tha, plagët e dhimbjet e së kaluarës.
“Ndonëse këto plagë janë ende të freskëta, e vetmja rrugë e përparimit të Kosovës është që të sigurojë ardhmëri të përbashkët, të çojë përpara ripajtimin dhe të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të çdo qytetari”, tha nënpresidenti Biden, duke mbështetur përkushtimin e udhëheqësve të institucioneve për të përmbyllur marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që çoi në krizë të thellë politike.
Ai tha se Kosova duhet të punojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë edhe themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, një nga çështjet që nxiti ndarje të thella në skenën politike në Kosovë. “Do të jetë e vështirë, por është e domosdoshme dhe një punë e rëndësishme dhe emergjente”, tha ai duke theksuar se të njëjtën bisedë e ka zhvilluar edhe me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, një ditë më parë. “Kjo është thelbësore për të çuar përpara integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në Evropë. Pa këtë, kjo nuk do të ndodhë”, tha nënpresidenti Biden, i cili duke iu referuar mospajtimeve në skenën politike në Kosovë, tha se dhuna dhe frikësimi nuk mund të lejohet në asnjë demokraci bashkëkohore. Nënpresidenti Biden ishte këmbëngulës në thirrjet e tij për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. “Njerëzit do të investojnë vetëm aty ku ka transparencë, vetëm aty ku ka rend dhe ligj. Korrupsioni është kancer”, tha zoti Biden, duke kërkuar që të krijohen kushtet që të mos lejohet asnjë zyrtar i akuzuar dhe i dënuar që të mbajë poste publike.
Ai vlerësoi gjithashtu, punën e institucioneve të Kosovës për të luftuar shkuarjen në luftëtarët në Lindje e Mesme. “Ju e keni bërë. Dua që bota të dëgjojë. Ata e kanë bërë. Ne e dimë se e kanë bërë”, tha nënpresidenti Biden, i cili sërish ritheksoi mbështetjen për Kosovën. “Kosova nuk është vetëm. Ju keni miq të gatshëm për t’ju ndihmuar gjithandej botës dhe asnjë mik më të madh se Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke nënvizuar se është në interesin amerikan që Kosova të jetë pjesë e Evropës së bashkuar. Udhëheqësit e Kosovës e vlerësuan me rëndësi të jashtëzakonshme vizitën e nënpresidentit Biden, i cili në Kosovë shihet si një nga mbështetësit më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së saj. Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, qëndroi të martën në Serbi në fillim të vizitës dyditëshe në rajon, gjatë së cilës do të qëndrojë edhe në Kosovë. Vizita e tij në Beograd cilësohet si mbështetje për aspiratat evropiane të Serbisë, e cila po përpiqet të ruajë drejtpeshimin e saj ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë. Ai takoi kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç dhe presidentin serb, Tomislav Nikoliç, për të diskutuar edhe çështjet e hapura na marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Nënpresidenti Biden dhe kryeministri serb Vuçiç, nënvizuan rëndësinë e përparimit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Kjo është punë e vështirë, nuk ka asgjë të lehtë dhe la shumë histori për të tejkaluar. Kërkohet shumë punë dhe vullnet politik për të tejkaluar dallimet”, tha nënpresidenti Biden, duke nënvizuar se, “nëse të dyja palët qëndrojnë të përkushtuara ndaj ardhmërisë në paqe e përparim, kjo do t’ju ndihmojë të dyja vendeve që të lëvizni drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. Kryeministri serb tha se çështjet kryesore në bisedimet me nënpresidentin Biden ishin marrëdhëniet dypalëshe, bisedimet me Prishtinën, marrëdhëniet në rajon dhe rruga evropiane e Serbisë. Ai tha se do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të siguruar investuesit, përfshirë edhe ata amerikanë, ndërsa nënvizoi se e ka njoftuar nënpresidentin Biden se brenda një muaji do të presë në Beograd kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës. “Shumëkush ka bërë gabime në marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shumë serbë e shqiptarë kanë humbur jetën”, tha kryeministrit serb. Ndërsa nënpresidenti Biden po bisedonte me kryeministrin serb, qindra mbështetës të Partisë Radikale serbe, protestuan kundër vizitës së tij, duke brohoritur në favor të kandidatit presidencial amerikane, Donald Trump. Protestuesit që po brohorisnin “Votoni për Trumpin” mbanin të veshura bluza me portretin e kandidatit republikan. “Trumpi është alternativë e globalizmit. Ai do të shkatërrojë qendrat e vjetra të fuqisë në Amerikë dhe është mbështetës i Rusisë”, tha kryetari i Partisë Radikale, Vojislav Sheshel, dikur shef i kryeministrit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidentit serb, Tomislav Nikoliç. “Joe Biden duhet ta dijë që Serbia nuk e do, por e urren atë”, tha Sheshel duke nënvizuar rolin e Shteteve të Bashkuara në fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, që çuan në përfundimin e luftës në Kosovë. Nënpresidenti Biden, ndërkaq pas takimit me kryeministrin serb shprehu ngushëllimet e tij për serbët që kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të NATO-s, duke u bërë kësisoj zyrtari i parë amerikan që e bën një gjë të tillë.
Shtetet e Bashkuara luajtën rolin kryesor në fushatën e bombardimeve të NATO-s, që çuan në çlirimin e Kosovës dhe në proceset politike, që çuan në pavarësinë e saj, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi. Ndonëse nuk u përmend gjatë konferencës me gazetarë, besohet se nënpresidenti Biden ka nxitur Beogradin që të trajtojë me përparësi çështjet që lidhen me krimet e luftës. Në këtë kuadër, ai besohet të ketë diskutuar edhe zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyci, tre shqiptaro-amerikanë që u vranë në rrethana të panjohura në korrik të vitit 1999. Kryeministri serb, Aleskandër Vuçiç, është zotuar disa herë për zbardhjen e këtij rasti, por edhe 17 vite pas luftës, autorët nuk janë identifikuar dhe as vënë para drejtësisë.

Rama-Vuçiç do takohen në Nish, pa Thaçin

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Një takim i përbashkët
i qeverisë së Serbisë
dhe asaj të Shqipë-risë, në praninë e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji në Nish. Lajmi u publikua nga radio “Evropa e Lirë”, e cila u referohet burimeve të afërta me qeverinë në Beograd. Hollësitë e takimit nuk janë saktësuar, por mendohet se në këtë takim nuk do të marrin pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ose kryeministri Isa Mustafa, por një nivel më i ulët politik. Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheqë kryeministri Edi Rama. Takimin në Nish, që ende është në fazën e planifikimit, e inicion Beogradi dhe koncepti i tij është që të mos jetë dialog ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij serb, por dialog për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe serbëve në rajon. Për këtë arsye edhe do të ftohen përfaqësues politikë të shqiptarëve nga Kosova. Në takim, siç i është thënë radios “Evropa e Lirë”, në mënyrë jozyrtare nga burime të afërta me qeverinë e Serbisë, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues serbë e shqiptarë nga rajoni, por lista përfundimtare ende nuk është përcaktuar. Të kontaktuar nga radio “Evropa e Lirë”, zyrtarë të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës dhe presidentit Hashim Thaçi nuk kanë dashur të flasin për një çështje të tillë. Por, edhe burime nga qeveria shqiptare i thanë “Gazeta Shqiptare” se ende nuk dinë gjë për një takim të tillë. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, i tha nënpresidentit amerikan Joe Biden, gjatë vizitës së këtij të fundit në rajon, në një periudhë të ngecjeve të përparimit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se brenda një muaji “do ta mirëpres Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, por edhe liderë të tjerë nga Kosova, pa saktësuar për kë bëhet fjalë. “Do të mirëpre-sim edhe disa nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dhe Metohisë, do të mirëpresim shumë njerëz në forumet e biznesit, në takime”, – tha Vuçiç. Analistë në Beograd, ndërkaq, thonë se ftesa për praninë e zyrtarëve nga Kosova krahas kryeministrit shqiptar mund të bëhet me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Nish-Tiranë, që kalon nëpër Kosovë. Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, i tha radios “Evropa e Lirë” se në këtë ceremoni mund të marrë pjesë ose kryeministri ose Presidenti i Kosovës… “Me sa jam i njoftuar, përveç Edi Ramës, në bisedat politike me këtë rast, do të vijë edhe Isa Mustafa (Kryeministri i Kosovës) ose Hashim Thaçi (Presidenti i Kosovës). Ky është fakti se autostrada po financohet në kuadër të procesit të Berlinit ‘Ballkan gjashtë’, anëtar i së cilës me të drejta të plota është edhe Kosova”, – thotë Dushan Janjiq për radion “Evropa e Lirë”. Të kontaktuar nga radio “Evropa e Lirë”, zyrtarë të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës dhe presidentit Hashim Thaçi nuk kanë dashur të flasin për një çështje të tillë. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë konsideruar si një parakusht për Serbinë dhe Kosovën në rrugën e tyre evropiane dhe takimet e liderëve të të dyja vendeve, pavarësisht vështirësive në të kaluarën, nuk kanë bërë bujë të madhe kohët e fundit. Takimi në nivelin më të lartë ndërmjet të dyja shteteve, ishte ai i shkurtit të vitit 2013 ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe presidentit Tomisllav Nikoliq, dhe kjo shënoi edhe fundin e periudhës së akullt të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët nisën dialogun për normalizim të marrëdhënieve që prej vitit 2011, fillimisht në nivel teknik, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, dhe arritën që brenda vitesh të nënshkruajnë një varg marrëveshjesh.

Meta: Opozita s’ka arsye të prishë konsensusin

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Nga: Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit,
Ilir Meta, deklaroi
dje se shumë shpejt do të fiksohet data për thirrjen e seancës së Parlamentit për të votuar ligjin e “Vettingut”. Kreu i Kuvendit shkoi më tej dje, duke thënë se do të bëhen përpjekje që brenda datës 30 gusht të votohen edhe dy ligje të tjera të reformës, siç është ai për qeverisjen gjyqësore dhe ai për Prokurorinë Speciale antikorrupsion. “Të shpresojmë të vazhdojmë në një frymë konstruktive, jo vetëm për këtë ligj për të cilin duhet të planifikojmë një seancë të suksesshme shumë shpejt, në mënyrë që edhe deputetët të njoftohen nga grupet parlamentare për pjesëmarrjen e tyre, por njëkohësisht vazhdon edhe puna dhe kërkohet të intensifikohen përpjekjet edhe për dy ligjet e tjera, për të cilat kemi rënë dakord që të diskutohen dhe miratohen brenda 30 gushtit, ato të qeverisjes gjyqësore dhe të Prokurorisë Speciale antikorrupsion”, deklaroi Meta në një prononcim për gazetarët. “Ftoj përfaqësuesit e opozitës që të përqendrohen edhe te këto dy ligje për të dhënë mendimet e tyre, në mënyrë që përsëri të kemi një mbledhje të komisionit për të dëgjuar mendimet e tyre, por edhe të ekspertëve ndërkombëtarë lidhur me këto dy ligje”, tha kreu i Kuvendit. “Shumë shpejt sikurse e thashë, shpresojmë të fiksojmë datën për të miratuar ligjin për ‘Vetting’-un, por njëkohësisht edhe një datë tjetër për dy ligjet e tjera brenda 30 gushtit dhe më pas do të vazhdojmë edhe me ligjet e tjera, në kuadër të 7 ligjeve të para dhe të paketës prej 40 ligjesh”. Meta u shpreh se: “PD është shprehur dakord dhe ka votuar me konsensus edhe çështjen e ‘Vetting’-ut në ndryshimet kushtetuese edhe praninë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe për të gjitha çështjet e tjera. Shpresoj që të ndihmojnë në përmirësimin, pasurimin e këtij ligji dhe jam i bindur që kjo çështje do të zgjidhet me sukses, sepse ekziston vullneti. Ky vullnet është shprehur tek angazhimet kushtetuese, nuk ka asnjë arsye përse të mos realizohet tek ky ligj, apo dhe tek ligjet e tjera të rëndësishme”. I pyetur në lidhje me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Meta u shpreh: “Mendoj se Presidenti i Republikës ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme. Në rast se ai nuk ka mundësi të ushtrojë mundësinë e tij, kjo është përgjegjësia jonë si Kuvend që duhet të plotësojmë kuadrin ligjor, që dhe presidenti të ushtrojë mundësinë e tij. Pra, nuk është mungesa e vullneti të tij për të ushtruar këtë përgjegjësi kushtetuese, por është pamundësia për shkak të vakumit ligjor, që unë shpresoj të përmbushet shumë shpejt nga Kuvendi dhe përfaqësuesit e grupeve janë të ndërgjegjshëm për këtë gjë”. Sipas tij, qëndrimi i LSI-së sa u përket edhe këtyre ligjeve është linja e konsensusit deri në fund. “Nuk e besoj që opozita në mënyrë të qëllimshme të bllokojë konsensusin dhe nuk ka asnjë arsye. Ata kanë marrë vetë angazhime edhe përpara partnerëve ndërkombëtarë, që do të kontribuojnë në mënyrë konstruktive. Për të ushtruar çështjen e 84-85 apo më shumë votave, kjo nuk është një gjë shumë e rëndësishme, sepse mund të bëhet në çdo moment, por e rëndësishme është të mos cenohet ecuria, jo vetëm e konsensusit, por edhe të gjithë procesit përpara”, tha Meta. “PD apo opozita mund të ndjekë rrugë të tjera për të kontestuar këto ligje dhe tani kemi Kushtetutën e re. Mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sikurse e ka bërë këtë gjë të qartë apo mund t’i drejtohet dhe Komisionit të Venecias. Në rast se për çështje të parëndësishme, jothelbësore nuk jep konsensusin e saj, atëherë kjo do të jetë një përgjegjësi e PD-së, por unë besoj që është shumë herët të paragjykojmë”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Gruaja e Sokrat Shanit: E njihja vajzën

Posted: 18 Aug 2016 06:00 AM PDT

Nga: Xhensila Kodra

Isha në shtëpi duke punu
ar kur u dëgjuan kris
mat. Për atë se çfarë kishte ndodhur më parë, nuk kam asnjë të dhënë, nuk dija asgjë”. Kështu shprehet për “Gazeta Shqiptare”, bashkëshortja e 65-vjeçarit Sokrat Shani, i cili mëngjesin e së hënës u vetëvra me plumb në gojë në banesën e tij në fshatin Krutje e Sipërme, në Lushnje. Ndërkohë, vetëvrasja e biznesmenit nxori në pah edhe një ngjarje tjetër makabre. Afër trupit të viktimës u gjetën tri letra, në të cilat i ndjeri shpjegonte se kishte vrarë të dashurën e tij, 29-vjeçaren Jonida Çanaku. E reja nga Kryekuqi i Divjakës u gjet e lidhur dhe e mbytur në banesën e motrës së 65-vjeçarit, në Golem. E tronditur për atë se çfarë ka ndodhur, bashkëshortja e Sokrat Shanit thotë se nuk ka qenë në dijeni të asgjëje, teksa shton më tej se i vetmi person që dinte gjithçka (bashkëshorti) tashmë i ka marrë të gjitha me vete.
Mëngjesin e së hënës u gjet e vrarë në Golem, Jonida Çanaku. Sipas policisë, autori i krimit ishte bashkëshorti juaj, që u vetëvra. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë?
Për atë se çfarë ndodhi, nuk kam asnjë të dhënë. Se çfarë, ai bëri e shkroi në letër dhe u popullarizua tek të gjithë. Bëri krimin atje e më pas vrau dhe veten. Çdo gjë ai e mori me vete, si ai, ashtu edhe ajo. Ne nuk kemi asgjë se çfarë të themi, sepse nuk dimë gjë. Atë se çfarë kishte menduar, e bëri. Unë si grua ia kam thënë vetë zonjës që u vra. Dhe të gjitha i mori me vete ajo.
E njihje vajzën?
Po, e njihja.
Ju ka treguar bashkëshorti për problemet që ka pasur, apo nëse kishte kërcënime nga ndonjë person?
Jo, nuk më ka treguar asgjë. Ato çfarë dija i kam deklaruar vetëm në polici.
Ku ishe në momentin që bashkëshorti juaj bëri vetëvrasje? Ishin të banesë?
Po, kam qenë. Isha në shtëpi duke punuar, isha duke bërë punët.
I dëgjuat krismat?
Po, i dëgjuam.
Ishit në dijeni që kishit një armë në shtëpi? E kishit me leje?
Nuk dinim asgjë se në shtëpi kishte një armë. Armën e kishte ai, ne nuk dinim gjë.
Po letrat që bashkëshorti juaj kishte lënë, u gjetën nga ju apo nga policia?
Letrat u gjetën nga policia në momentin që gjetën trupin.
Ku u gjetën letrat?
Afër trupit. I kishte lënë atje.
Po me familjarë të vajzës keni biseduar?
Jo.
I njihni?
Jo, nuk i njohim fare se kush janë.
Po bashkëshorti juaj, ju ka treguar më parë për vajzën?
Po përderisa ikte…

Related Posts :