Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Politika në amnisti, shoqëria në amnezi” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Politika në amnisti, shoqëria në amnezi” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Politika në amnisti, shoqëria në amnezi

Posted: 28 Aug 2016 08:19 AM PDT

Dr. Lavdosh Ahmetaj*
Prej më tepër se një viti jeta politike dhe atmosfera publike nën "bombardimin" mediatik u mbars intensivisht me të ashtuquajturën "reformë në drejtësi”, që do të kulmonte ditën e 21 korrikut me miratimin unanim 140-zërësh të ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë asaj reforme. Përgjatë gjithë kësaj kohe që dirigjuesit ndërkombëtare bënin përpjekje të mundimshme për të zbutur dhe fashitur stonaturat që ngrinin krye deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shënuar, për të dhënë shfaqjen e harmonishme të “korit të deputetëve”, ngjizej dhe perceptimi i përgjithshëm i qytetarëve se pas kësaj date do të vinte përmbysja (për mirë) e gjendjes, aq sa filluan edhe “bastet” e anketimet se kush politikan do ta pësonte i pari nga kjo reformë! E në këtë klimë të rrëmbyeshme iluzive, pak ose aspak vend patën mendjet racionale për të gjykuar ftohtësisht në një sintezë edhe të përvojave të shkuara të këtyre 25 viteve, se kush do të fitonte realisht nga kjo sipërmarrje, përsëri politika, apo kësaj radhe shteti dhe qytetarët. E më tej, a kishte mundësi që politikanët të angazhoheshin fuqimisht për të kryer një reformë në një formulim të tillë që do të “hidhte në erë” ata vetë, pa marrë masat preventive për t’i shpëtuar furtunës.
Perceptimi ngazëllyes i diktuar masivisht nga mjetet e përpunimit të opinionit nuk arriti të kthjellohet as kur, pak ditë pas 21 korrikut, u dha sihariqi se një projektligj amnistie fiskale ishte hartuar dhe miratuar nga dikasteri i financave, ku biznesit i faleshin detyrimet e konsiderueshme të akumuluara ndër vite. Në dukje të parë ndoshta kjo s’mund të ketë lidhje me atë çka thamë më lart për reformën, por në një logjikë integrale nuk mund të përjashtohet edhe që ky të jetë “hapi i parë”, masa e parë preventive për të krijuar paprekshmërinë nga reforma. Pasi shenjat janë dhënë se do të pasohet edhe nga amnisti të tjera dhe më të rëndësishme, si për shembull ajo për gjyqtarët dhe prokurorët që preken drejtpërdrejtë nga “stuhia reformuese”. Madje, edhe nga goja e ndërkombëtarëve është dëgjuar të thuhet se, nëse të korruptuarit japin dorëheqjen vullnetarisht, mund të rrinë rehat në shtëpitë e tyre pasi nuk i prek asgjë. E nëse realizohet amnisti për kastën e biznesit, për kastën e juristëve, pse më pas të mos ketë një të tillë edhe për vetë politikanët, që për hir të së vërtetës janë amnistuar përgjatë gjithë këtyre viteve për bëmat që kanë kryer?!
Projektligji mbi amnistinë fiskale duhet vështruar pikërisht në kuadër të objektit të reformës për të cilën folëm, pra “të drejtësisë”, pasi jo më larg se 5 ditë nga shfaqja e “korit të deputetëve”, është drejtësia, është ligji, është shteti ai që e pëson. E përkthyer në terma të thjeshta, detyrimet fiskale që po falen (dhe nuk janë pak, por qindra milionë euro) vërtet i krijojnë frymëmarrje biznesit apo lehtësojnë punën e zyrtarëve të financave nga dosjet e mbartura, por nga ana tjetër shkelin një parim të qenësishëm të vetë sistemit. Qytetarët kanë paguar tek biznesi mbivlerën e mallit apo të shërbimit që kanë marrë, me kushtin që një pjesë e saj t’i rikthehet, përmes detyrimeve fiskale me të cilat ai ngarkohet nga shteti, në shërbime dhe investime publike. Çka do të thotë se me amnistinë në fjalë, qytetarët jo vetëm që janë dëmtuar prej vonesës së rikthimit të vlerës publike, por tashmë as nuk duhet të presin më, pasi jo shteti, por një kastë tjetër vendos të falë! Themi jo shteti, në kuptimin se shteti teorikisht është i qytetarëve dhe jo i kastave, përndryshe ai mendohet si i uzurpuar.
Duhet shënuar se kjo amnisti është një praktikë e vijueshme, pasi i vendos termat që nga viti 2011, kohë kur qeveria “Berisha” pati shpallur një amnisti tjetër të radhës. Dhe prandaj morëm shkas kjo amnisti e parë në funksion të njërës kastë, asaj të biznesit, që sipas gjykimit racional do të pasohet edhe nga të tjera për kastat e tjera, ato të juristëve e të politikanëve, jo për të  ndalur gjatë e për ta shtjelluar në detaje, por për të reflektuar mbi një dukuri që ka bashkëshoqëruar në mënyrë permanente shoqërinë shqiptare në këtë çerek shekulli, dukuri që do ta përkufizonim në binomin amnisti-amnezi, e para si mekanizëm i politikës dhe e dyta si sindromë e vetë shoqërisë.
Ky binom, në fakt duket se vepron në një “harmoni” të habitshme, pasi elementët e tij plotësojnë mrekullisht njëri-tjetrin dhe kjo vërehet përgjatë gjithë situatave amnistuese, nëse kalojmë në revistë kronologjike momentet kryesore të gjithë këtyre viteve për të cilët po flasim. Themi situata amnistuese, pasi përveç amnistive të shpallura me ligj, kemi edhe amnisti të nënkuptuara apo të miratuara heshtazi. Në këtë rast të dytë politika nuk ka nevojë të ndërhyjë ligjërisht me amnisti, pasi ndihmohet nga amnezia e shoqërisë.
Kështu, binomi ka funksionuar qysh në hapat e parë të ndërrimit të sistemit politik, kur nën moton e artikuluar nga politika për “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”, iu hap rruga jo vetëm amnistimit, por edhe vetë amnezisë së shoqërisë “bashkëfajtore”, e më tej shkeljes permanente të ligjeve deri në shpërfillje të shtetit, aq sa motoja e mësipërme mund të perifrazohej në kushtet e sotme si “bashkëvjedhës dhe bashkakuzues”. Shoqëria nuk pati fuqi të ngrinte zërin për krimet që ishin kryer në kurriz të saj e gjeti prehje në humbjen e kujtesës, kuptohet me nxitjen e pareshtur propagandistike për të mos e kthyer kokën mbrapa, për të ecur përpara, “të shkuara e të harruara”!
Situatat e çinstalimit të shtetit të viteve 1991-1992 me të njëjtën logjikë të fillimit u amnistuan, duke krijuar gradualisht perceptimin se sistemi i ri pranonte apo më mirë kërkonte pikërisht shkeljen e ligjeve, shpërfilljen apo deri dhe rrënimin e shtetit. Në rastet kur trashej zullumi, do të ishte politika ajo që do të gjente rrugëdalje, domethënë mekanizmin e amnistisë, e më pas shoqërisë i takonte të zhytej në mjegullën e amnezisë. Amnisti e shpallur apo e pashpallur për ata që i vunë kazmën, dogjën apo vodhën asetet publike, që nga fabrikat, uzinat, deri tek pemëtoret e magazinat; amnisti për ata që digjnin pyjet, për ata që gërryenin shtretërit e lumenjve, për ata që nisën të zhvillonin trafiqet. Shteti e ligji morën rrokullimën, ai vepronte tashmë vetëm mbi qytetarin që ende ishte i bindur se ato duhet të respektoheshin. Më tej aksioni antishtet i uzurpimit të tokave, i ndërtimit të objekteve pa leje, i mishmashit demografik që vijoi (e ndoshta vijon me ritme më të vogla edhe sot) derisa politika vendos amnistinë e madhe, domethënë legalizimin e tyre. Dhe procesi i legalizimit të uzurpimeve masive të kryera në këta vite ndoshta është dhe aksioni më antishtet që është kryer ndonjëherë në këtë vend, jo vetëm për shkeljen e rëndë të parimeve kushtetuese të një shteti, por edhe për perceptimin dhe psikozën e ngulitur në vetë shoqërinë së cilës i jepet modeli uzurpator si mjet që legalizohet ose amnistohet në një kohë më të vonë. U krijua premisa sa nuk është çudi që në kohë të tjera të përsëritet dhe të kryejë cikle të ngjashme që më pas politika i ligjëron përmes amnistimit ose legalizimit.
Gjykojmë se janë këto premisa të mëparshme që krijuan edhe situatën e vitit 1997, e më tej edhe 1998, të cilat u pasuan në të njëjtën logjikë me amnistinë e madhe në emër të pajtimit, por në fakt që shërbeu për të “pastruar” protagonistët e atyre situatave që u ricikluan edhe njëherë në skenën politike, mediatike apo të biznesit, si dhe për të vaksinuar shoqërinë kundër kujtesës, pra drejt amnezisë, e cila me sa duket po kthehet në fenomen.
Në të njëjtën rrjedhë u vijua edhe më pas, kur binomi amnisti-amnezi përtërihej pas çdo situate pështjellimi, qoftë kjo edhe në rastin e Gërdecit apo të 21 janarit. Pas një pauze në shërbim të amnezisë, po shohim të riciklohen si protagonistë politikë e publikë ata që u amnistuan në heshtje për ato ngjarje, madje edhe të artikulojnë guximshëm se “ato situata i menaxhuam mirë”, në kohën që as një logjik fëmijësh nuk e fal. Pra, amnistitë permanente kanë prodhuar edhe gjendjen në të cilën gjendet aktualisht shteti dhe shoqëria shqiptare, një shtet të cilit i shkelen ligjet dhe bëhet i pafuqishëm prej aministive permanente dhe një shoqëri e cila inkriminohet dhe penalizohet dita-ditës duke u detyruar të kalojë në amnezi.
Por, pasi e anatemuam konkretisht, në një plan teorik, a duhet të ekzistojë mekanizmi i amnistisë? Natyrisht, amnistia nuk është një shpikje ekskluzivisht shqiptare, por e tillë është mënyra se si përdoret dhe funksionon. Amnistia në vetvete është një institucion i shtetit ose i asaj që quhet e drejtë publike, e cila vepron në momente kruciale apo edhe në periodicitet të arsyeshëm në të gjitha shtetet moderne. Ky institucion aktivizohet ose për të fashitur situata krizash ku përfituesi më i madh prej tij është vetë shoqëria, ose për të shfaqur vullnetin e mirë të shtetit karshi individëve qytetarë që kanë shkelur ligjin dhe për këtë edhe janë penalizuar. Në çdo rast, amnistia në një shtet normal dhe etik, në një shtet si mishërim të vullnetit juridik të shoqërisë, përbën një institucion që nuk favorizon kastat, oligarkitë apo grupet antishoqërore, por që funksionon për harmonizimin dhe rrafshimin e problematikave në vetë shoqërinë.
Ndërsa, amnistia në rastin shqiptar është kthyer nga një institucion i shtetit në instrument të politikës, e për këtë shkak produkti është infektoz dhe i rrezikshëm për shoqërinë dhe rrënues për vetë shtetin. Politika e reduktuar në kastë aktivizon amnistitë, o për të shpëtuar vetveten nga paudhësitë që ka kryer ndaj vetë shtetit dhe shoqërisë, o për të ndihmuar kastat paralele të biznesit, të drejtësisë, të medias, apo deri dhe të krimit të organizuar, pa përfillur shkallën e dëmit që i ka ardhur shtetit dhe shoqërisë nga këto paudhësi. Dhe në të gjitha rastet, pas amnistive vërehet jo vetëm riciklimi i përfituesve nga ato amnisti, por edhe sofistikimi i veprimtarisë antishtet e antishoqëri. Dhe duket se këto amnisti shfaqen përherë kur shoqëria ka filluar të ketë kujtesë, pra të dalë nga sindroma e amnezisë. Edhe në rastin e tanishëm, kur zullumi i organeve “të drejtësisë” është trashur tej mase dhe ka ngjallur pakënaqësinë në rritje të shoqërisë, sa të detyrojë një reformë rrënjësore mbi të, një amnisti ndaj tyre do të ishte krimi i radhës që bën politika për të shpëtuar krijesat e saj. Pasi do të ishte tepër naive të mendohej se kjo gjendje në të cilën ka mbërritur e gjithë struktura e drejtësisë, në vend është një krijim i pavarur nga politika, është kjo e fundit që ka ngjizur, ka menaxhuar dhe ka strukturuar një “përbindësh” të tillë. Ndoshta tashmë po ndërhyn e detyruar se “i ka dalë nga duart”, por gjithsesi nuk mundet dhe nuk ka se si të dëshirojë eliminimin e kësaj krijese. Do të ishte një handikap i madh, një alogjikë e skajshme që politika të bënte harakiri duke goditur një sistem me të cilin është ruajtur e paprekur për dy dekada e gjysmë, e aq më tepër t’i linte protagonistët e tij të penalizoheshin meritueshëm. Instrumenti i amnistisë është shpëtim si për të parët, edhe për të dytët.
Duke iu rikthyer edhe njëherë fillimit, gjykojmë se edhe në këtë rast binomi do të funksionojë. Nëse amnistinë për biznesin do ta pasojë amnistia për gjyqtarët e për prokurorët, e më pas për politikanët, nuk është çudi që në të ardhmen po këta gjyqtarë “të dorëhequr”, domethënë të amnistuar për bëmat e tyre për dy dekada, të riciklohen tashmë në fusha të tjera, apo të rigrupohen në kasta të tjera, e t’i shohim të pozojnë si deputetë të radhës, si analistë mediatikë, si ekspertë këshilltarë, apo si biznesmenë të suksesshëm, që mund të japin edhe leksione për qytetarët se “si mund të bëhesh milioner”. Në çdo rast, si në detyrat që mbulojnë ende, ashtu edhe të ricikluar në sektorë të tjerë, i rrënuar mbetet shteti, të dëmtuar tej mase qytetarët.
Pra, binomi amnisti-amnezi, e para si koncept i mbrapshtë që udhëheq jetën politike, dhe e dyta si sindromë e pashëndetshme e shoqërisë, sipas gjykimit tonë, duhet stigmatizuar si e keqja që pengon shqiptarët të ecin në një rrugë normale politiko-sociale, me një shtet funksional në shërbim dhe në mishërim të vullnetit të qytetarëve.

Shkëlzen Maliqi: Pse botohet “Kurbani” i Ramës në Serbi

Posted: 28 Aug 2016 08:17 AM PDT

Fatmira Nikolli
Shkëlzen Maliqi, këshilltar për rajonin i kryeministrit Edi Rama, tregon në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" se si u arrit botimi i "Kurbanit" në Serbi. Libri që tashmë është në proces përkthimi, do të përurohet në mes të muajit tetor në Beograd. Maliqi tregon njohjen me botuesin serb të Ramës, që do të botojë edhe pesë vepra të Ismail Kadaresë, duke nisur nga "Pallati i ëndrrave". "E kam njohur prej kohësh Veran Matiç" thotë Maliqi, njëherësh përkthyes i Kadaresë në serbisht.
– Si u arrit botimi në serbisht i Ramës dhe i Kadaresë?
Prej një viti, me njërin nga botuesit e Beogradit, "Samizdat B92", Veran Matiç, kemi folur për këtë çështje. Unë e njoh Veran Matiç prej kohësh. Ai ka qenë më herët një nga 'kampionët' e shoqërisë civile në Beograd në vitet 1990 dhe kam bashkëpunuar disa herë me të. Në një kohë që edhe pse mes Serbisë e Kosovës marrëveshja nuk është arritur deri në fund, por ka përmirësime; pas arritjes së marrëveshjes si ajo e Brukselit edhe pas takimeve të përvitshme mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçic, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë po normalizohen. Ndoshta ka ardhur koha që në mënyrë më sistematike të ketë një bashkëpunim kulturor të ndërsjellë. Përkthimi i veprave më kryesore, ose atyre që përbëjnë risi në të dyja vendet, duhet parë seriozisht.
Një shkas plus ka qenë edhe diskutimi i bërë nga premiera e shfaqjes teatrale "Romeo e Zhuljeta", që është realizuar mes Prishtinës e Beogradit në dy gjuhë e që ka kushtuar 200-300 mijë euro. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u mendua dhe u bisedua se me aq para mund të botohen 20 libra. Kjo ka qenë ideja. Kështu lindi. Disa gjëra kanë nisur dhe në kuadër të kësaj, ata do të përkthejnë 5-6 vepra të Kadaresë. Është bërë një propozim me të cilin Kadare është pajtuar. I pari në listë e që do botohet shumë shpejt është "Pallati i ëndrrave". Është një lloj ribotimi i rishikuar dhe i përshtatur në variantin serb të gjuhës.
– Rishikim në ç'kuptim?
Atë unë e kam pas përkthyer në vitet 1990 dhe ka dalë në Sarajevë. Tani vetëm e rishikova për ndryshime që i ka bërë Kadareja, ndërkohë ai botim ka pasur një lloj pasthënie, të cilën e kam botuar sërish pa ndryshim, sepse gjeta dhe besova se nuk ka nevojë për rishikim. Kur u botua libri dhe u shkrua pasthënia, ishte koha që Kadare iku nga Shqipëria. Ishte koha që shumë veta spekulonin se ai po përgatitej për karrierë politike. Atë kohë teza ime ishte se ai ka kërkuar azil letrar, jo azil politik. Ashtu edhe doli pak shumë.
– Është rënë dakord për titujt e tjerë të Kadaresë në serbisht?
Është rëndë dakord që do të përkthehet një përmbledhje e tregimeve të tij dhe tregimet janë përzgjedhur. Do të përkthehet mandej edhe "Muzgu i perëndive të stepës", një roman që mua më pëlqen shumë. Edhe Kadare ishte i mendimit që mund të përkthehen. Të tjerët i kemi diskutuar, por ende nuk e kemi vendosur, sepse do të jenë për vitin tjetër.
Në përgatitje është botimi me tregime, i cili del në muajin dhjetor, të cilin do e përkthej unë, e nëse s'kam kohë, do të gjej njeri të më ndihmojë.
– Kështu lindi ideja e përkthimit në serbisht të "Kurbanit" të kryeministrit Edi Rama?
Në fakt, gjatë këtyre negociatave, Veran Matiç kishte mësuar se Rama ka bërë një libër. Ai kish menduar se është ndonjë broshurë e vogël politike, ndonjë lloj platforme politike me diskursin e zakonshëm të politikanëve. Atëherë unë i shpjegova se nuk është ashtu, i thashë që është libër pak i madh dhe jo një broshurë politike e mirëfilltë. I tregova vëllimin, sa faqe është e çfarë karakteri ka dhe ca kohë hoqi dorë. Më pas, nuk e di, mbase gjeti mënyrën dhe tha do ta botojmë.
– Kush është përkthyesi?
Ata e kanë përkthyesin, është një albanolog i ri, ka përkthyer edhe vepra të tjera të autorëve nga Kosova. Më duket se në fund të gushtit ai e mbaron librin së përkthyeri. Atëherë do të botohet dhe do të promovohet diku nga mesi i tetorit. Rama në atë kohë do të jetë në Forumin e Sigurisë që mbahet në Beograd, çka dihej më herët që Rama do merrte pjesë në këtë forum, ndaj kjo vizitë do të shfrytëzohet për promovimin e librit të tij.
– Ju do ta lexoni veprën të përkthyer në serbisht para se të botohet, si redaktor i mundshëm?
Jo, nuk e besoj. Nuk kam kohë, kam obligime të tjera dhe nuk besoj që do të kem pse. Unë do të përpiqem të bëj ose një parathënie, ose një pasthënie, mbase këto dy a tri javët e ardhshme. Për "Kurbanin" kam mbajtur një fjalë në Prishtinë, kur ka qenë promovimi dhe duhet të bëj një tekst, e mbase do marr diçka nga ai prezantim.
– Po citimi juaj në median serbe, a nuk ishte pjesë e saj?
Është marrë prej ndonjë e-maili, që ka qenë pjesë e korrespondencës ku kam shpjeguar se çfarë është libri.
– Si u prit propozimi për botimin e librave në serbisht si nga Ismail Kadare edhe nga Edi Rama?
Kadare nuk ka asgjë kundra botimit. Veprat e tij janë përkthyer në ish-Jugosllavi, si në Zagreb, në Sarajevë, a në Beograd. Në Serbi ka pothuaj 30 vite që asnjë libër i tij nuk është botuar. Mbase që nga vitet 1980 nuk ka pasur botime atje. Ata kanë interes për ta përkthyer dhe madje dhe nga Kroacia më kanë kërkuar para do kohësh libra të tij për vitin e ardhshëm, por nuk e di nëse i kanë siguruar fondet a jo. Disa qarqe në Serbi duan ta botojnë dhe kjo është mirë edhe për Kadarenë. Në kuadër të këtyre bisedave politike e ekonomike, edhe kultura zë vend dhe pse të mos shfrytëzohet. Në kanale zyrtare mbase janë më pak, ndërsa në kanale jozyrtare janë edhe më shumë bashkëpunimet e mundshme.
– Një shkrimtar do natyrisht që libri i tij të botohet kudo, ky është destini i paracaktuar i asaj që shkruhet, por ndërkohë Rama, kryeministër e politikan, si e priti botimin e librit?
E priti mirë. Nuk është vetëm libri i Ramës politikan, është edhe një lloj artisti, edhe një lloj rrëfimi i Edi Ramës, vizioneve të tij, i rrugëtimit të tij nga arti në politikë, dilemat që i ka dhe rrëfimi i misionit që ka pasur për Tiranën dhe ambicies së tij që ta transformojë në një farë forme, Shqipërinë si Tiranën. Me projektin e Tiranës, fillimisht edhe shpesh, është kritikuar se thjesht i ka 'bojatis' ndërtesat – pra s'ka bërë punë të mëdha. Në atë kohë, para 15-16 vitesh, ka qenë një kthesë shumë kuptimplote dhe një lloj demonstrimi të mundësisë që Shqipëria 'e shëmtuar' jo vetëm me bojatisje, por edhe me ndërhyrje të mëvonshme, mund të bëhej më mirë. Ishte sinjal për ndryshime të mëdha. Atëkohë kam punuar në terren dhe prej aty e di se edhe demokratët thoshin se Edi Rama ka bërë punë të mirë me Tiranën, edhe pse ka kundërshtime e kritika.
– Nëse për ne Rama është kryeministri, artisti, është ish-ministri i Kulturës, ish-kryebashkiaku, për serbët ai është Kryeministri i Shqipërisë. Botimi i këtij libri, ku ai tregon anën e jashtme, por më së shumti anën e brendshme të tij e bën më të dobët a më të fortë Kryeministrin e Shqipërisë para një kombi tjetër, në këtë rast ai serb?
E bën një njeri pak më kompleks. Tregon vizionet e tij. Ndonjëherë edhe këtu, edhe jashtë, politikanët e udhëheqësit në periudha tranzicioni e kanë parë shumëçka bardh e zi, në bazë të konfliktualiteteve që mbizotërojnë në skenat politike. Në të vërtetë atë që e përshkruan, ose mënyra se si e bën këtë rrëfimin e vetë Rama, nuk është vetëm politikë, por është një lloj letërsie, e sojit memoartistik që tregon një realitet shumë kompleks: të pajtohemi, të mos pajtohemi, disa gjëra i prezanton jo ashtu si mendoni ju, por unë mendoj se ai është shumë origjinal dhe mund të shihet edhe si letërsi e mirëfilltë jo vetëm si libër-rrëfim mbi proceset politike.
– Ikja nga bashkia, çështja e njohur e 10 votave, kutitë e rinumëruara, si do të jetë nga ky libër imazhi i Shqipërisë atje? Kemi parasysh, që ky është një libër, që së pari u drejtohej shqiptarëve. A na bën ne të dukemi ndryshe te serbët?
Ato reflektohen në libër, po ky libër keni të drejtë, drejtpërsëdrejti nuk është shkruar për një botues të huaj. E di, ishte për lexuesit shqiptarë që janë të familjarizuar me atë situatë. Botuesi tha që pasi ka lexuar disa kapituj, ka parë që është fascniuar (magjepsur) me librin, sepse nuk është teksti i zakonshëm që dikush e pret nga një politikan. Nuk e di, nëse kjo është mirë a keq (qesh), por mund të jetë një ndihmë për imazhin që e ka Rama ndër politikanët e rajonit. Nuk është politikan tipik, a tradicional si jemi mësuar ne ta shohim një politikan. E ka një farë veçantie.
– Është thënë në Shqipëri, në kohën e komunizmit që një ndër arsyet pse Kadare u lejua të botohej jashtë, ishte që përmes tij, t'u hapej rrugë botimit jashtë vendit të veprave të udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Duke marrë parasysh që çdo krahasim çalon, a mendoni se në një farë mënyre, Kadare 'po i hap' rrugë Ramës në Serbi? Apo kanë shkuar paralel?
Kanë shkuar paralel. Nuk jemi në të njëjtat kushte dhe ka pasur edhe autorë të tjerë që janë botuar në Serbi. "Semizdat B92" më herët e ka botuar edhe një prej romaneve të Fatos Kongolit dhe janë të interesuar edhe për të tjerë. Por, këto janë projekte që kërkojnë financim. Për fat të mirë, Ministria e Kulturës së Shqipërisë për herë të parë sivjet ka hapur një fond për përkthimin e autorëve shqiptarë në gjuhë të huaja. Është një risi që i stimulon botuesit e huaj të paraqiten këtu. "Semizdat B92" më duket se ka aplikuar për një fond dhe me duket se do të ndihmohet.
Natyrisht që edhe Rama e ka peshën e vet, edhe Kadare e ka peshën e vet. Një autor mund të jetë me vlera të mëdha, por Kadare ka emrin e vet. Ndërkaq, nuk ka pse të jetë Kadare një farë 'hapësi' rruge për Ramën, në kuptimin që Rama vetë mund të duket interesant në Serbi e me gjerë. Mbase ky do të jetë një test për librin e tij, para atyre që nuk kanë paragjykime për një vepër interesante. Është diçka që duhet të ketë vazhdimësi. Rama ka qenë edhe më herët i suksesshëm jashtë politikës, në vitet '90 ka shkruar dhe ka qenë artist. Gjithandej po organizohen ekspozita të tijat. Ndonjëherë e shoh se ai mundohet ta mbajë pozicionin prej artisti dhe e ka deklaruar që nuk do të jetë përjetësisht politikan.
– Veran Matiç fliste për ekspozitë me vizatimet e Ramës. Janë seria e vizatimeve të zyrës?
Nuk e di. Me këto është marrë vetë Matiç. Ai ka qenë disa herë në Tiranë edhe për negociata me Kadarenë. Ai ka marrë vesh se Rama çon ekspozita jashtë dhe po e shikon mundësinë që ta hapë një ekspozitë edhe në Beograd.
– E gjithë kjo, botimi i Ramës në Serbi, është punë private, çështje private e botuesve dhe jo një çështje për të cilën është punuar zyrtarisht?
Kontratat janë bërë mes botuesve, pra atij serb dhe botueses shqiptare, në rastin e Ramës me Dudajn. Ka qenë Dudaj që është marrë me romanin, të drejtat, e të tjerë. Natyrisht, ka një kontratë autoriale, ku mund të ketë peshën e vet politike, por nuk është asgjë zyrtare. Nuk duhet ta paragjykojmë se ndonjëherë gjërat keqinterpretohen. Edhe vizatime a punët artistike që bën ai, derisa është kryeministër, besoj i bën në kohën e lirë, pra jashtë punës. Nuk mund ta ndalosh të jetojë e të punojë, as ta keqinterpretosh punën e tij si ekspozitat.

 

OSHEE, lista e 4.699 abonentëve me fatura aforfe

Posted: 28 Aug 2016 08:16 AM PDT

Ornela Manjani
Rreth 4.699 abonentë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të faturohen aforfe deri në fund të vitit. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka miratuar listën me abonentët që do të faturohen aforfe dhe ka shtyrë afatin për pajisjen me sahate të këtyre abonentëve deri në fund të vitit për shkak se tensioni me të cilin furnizohen abonentët është 150 volt, dhe funksionimi i matësit është i pamundur. “Gazeta Shqiptare” publikon sot pjesën e dytë të listës, e cila do të vijojë nesër. Deri në vendosjen e matësve, abonentët familjarë që tarifohen aforfe në Tiranë, për periudhën e dimrit do të tarifohen 600 kilovatorë në muaj në qytet dhe 400 kilovatorë në fshat. Sipas përllogaritjeve, një abonent familjar i OSHEE-së, në Tiranë do të paguajë 6.840 lekë në muaj faturën e dritave (në vlerë është përfshirë edhe TVSH-ja), ndërsa një banor në fshatrat e kryeqytetit do të paguajë 4.560 lekë në muaj. Në qarkun e Durrësit, faturat aforfe variojnë nga 500 kilovatë në qytet, në 350 kilovatë në fshat.
Sahatet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sapo ka përfunduar operacionin e vendosjes së matësve për të gjithë abonentët të cilët faturoheshin aforfe për muaj të tërë. Sipas detyrimit ligjor, përcaktuar nga ERE, dhe angazhimit të Ministrisë së Energjisë, OSHEE-ja ndërmori fushatën e instalimit të matësve te të gjithë abonentët, për periudhën janar-qershor 2016, të cilët ishin rreth 37 mijë. Në total duke filluar nga viti 2015, kur nisi dhe zbatimi i reformës në sektorin energjetik, deri në vitin 2016, janë instaluar rreth 71 mijë matës.
Abonentët pa matës
Pavarësisht të gjitha masave të marra nga OSHEE-ja, me blerjen e të gjithë matësve, bazës materiale, me punonjës të angazhuar në terren me dy turne etj., instalimi i sahateve në disa zona të thella rurale malore ishte kompleks, i vështirë dhe kërkonte kohë. Bëhet fjalë për zona që duhen mbuluar ose me distancë prej 192 km kabllo/linjë e tensionit të ulët (TU), si Kelmendi, Dukagjini, malësitë e Librazhdit, Lezhës, apo dhe zona e Niklës. Në këto zona problem është niveli i tensionit, për të cilat OSHEE-ja ka gjetur dy zgjidhje për abonentët pa matës. Kështu, për zonën e Niklës do të investohet në nënstacionin në linjën e tensionit të mesëm, për të arritur parametrat e nevojshëm teknikë për instalimin e matësve. Për zonat e tjera, OSHEE-ja ka porositur matës specialë, që do të plotësojnë parametrat e nivelit të tensionit aktual.

Tarifat aforfe në dy sezone
Tiranë 600 kv /6840 lekë 400Kv/4560 lekë 400 kv / 4560 lekë 300 kv /3420 lekë
Durrës 500 kv /5700 lekë 400 kv / 4560 lekë 400 kv / 4560 lekë 300 kv /3420 lekë
Fier 500 kv /5700 lekë 350 kv /3990lekë 400 kv / 4560 lekë 350 kv /3990lekë
Vlorë 500 kv /5700 lekë 300 kv /3420 lekë 350 kv / 4560 lekë 250 kv /2850 lekë
Elbasan 500 kv /5700 lekë 300 kv /3420 lekë 400 kv / 4560 lekë 300 kv /3420 lekë
Korçë 500 kv /5700 lekë 300 kv /3420 lekë 350 kv /3990lekë 250 kv /2850 lekë
Pogradec 450 kv /5130 lekë 250 kv /2850 lekë 300 kv /3420 lekë 200 kv /2280 lekë
Gjirokastër 450 kv /5130 lekë 300 kv /3420 lekë 350 kv /3990lekë 250 kv /2850 lekë
Shkodër 500 kv /5700 lekë 300 kv /3420 lekë 400 kv / 4560 lekë 250 kv /2850 lekë
Berat 500 kv /5700 lekë 350 kv /3990lekë 400 kv / 4560 lekë 250 kv /2850 lekë
Kukës 550 kv/6270 lekë 300 kv /3420 lekë 400 kv / 4560 lekë 250 kv /2850 lekë
Tropojë 450 kv /5130 lekë 300 kv /3420 lekë 400 kv / 4560 lekë 250 kv /2850 lekë
Bulqizë 450 kv /5130 lekë 250 kv /2850 lekë 300 kv /3420 lekë 200 kv /2280 lekë
Dibër 500 kv /5700 lekë 250 kv /2850 lekë 350 kv /3990lekë 200 kv /2280 lekë
Laç 450 kv /5130 lekë 300 kv /3420 lekë 300 kv /3420 lekë 250 kv /2850 lekë

Lista me abonentet e osheE-së me fatura afrofe

(Vijon nga numri i djeshëm)

Nr. Nr. kontratës Sporteli Lloji i kontratës
627 SH0B130005044822 Shkoder Familjare
628 SH0B130005044825 Shkoder Familjare
629 SH0B100023045686 Shkoder Familjare
630 SH0B100025045702 Shkoder Familjare
631 SH0B100025045704 Shkoder Familjare
632 SH0B100025045707 Shkoder Familjare
633 SH0B110131045712 Shkoder Familjare
634 SH0B110131045713 Shkoder Familjare
635 SH0B100001045432 Shkoder Familjare
636 SH0B100001045458 Shkoder Familjare
637 SH0B100001045461 Shkoder Familjare
638 SH0B130006044861 Shkoder Privat
639 SH0B130006047421 Shkoder Familjare
640 SH0B130006047846 Shkoder Privat
641 SH0B130012044998 Shkoder Familjare
642 SH0B130012044999 Shkoder Familjare
643 SH0B100036045484 Shkoder Familjare
644 SH0B130019036382 Shkoder Familjare
645 SH0B130019045165 Shkoder Familjare
646 SH0B130021045177 Shkoder Familjare
647 SH0B130021045186 Shkoder Familjare
648 SH0B130027045269 Shkoder Familjare
649 SH0B130028047434 Shkoder Familjare
650 SH0B130030045295 Shkoder Familjare
651 SH0B130001045349 Shkoder Familjare
652 SH0B130001045350 Shkoder Familjare
653 SH0B130003044787 Shkoder Familjare
654 SH0B130005044819 Shkoder Familjare
655 SH0B130006044838 Shkoder Familjare
656 SH0B130006044864 Shkoder Privat
657 SH0B130010044967 Shkoder Familjare
658 SH0B130010044970 Shkoder Familjare
659 SH0B130011044977 Shkoder Familjare
660 SH0B130014045043 Shkoder Familjare
661 SH0B130014045060 Shkoder Familjare
662 SH0B130014045061 Shkoder Familjare
663 SH0B130014045071 Shkoder Familjare
664 SH0B130014045075 Shkoder Familjare
665 SH0B130014045091 Shkoder Familjare
666 SH0B130016045122 Shkoder Familjare
667 SH0B180003045403 Shkoder Familjare
668 SH0B180003045409 Shkoder Familjare
669 SH0B180003047444 Shkoder Familjare
670 SH0B180003047450 Shkoder Familjare
671 SH0B180003047452 Shkoder Familjare
672 SH0B180003047453 Shkoder Familjare
673 SH0B130017045132 Shkoder Familjare
674 SH0B130017045134 Shkoder Familjare
675 SH0B130017045135 Shkoder Familjare
676 SH0B130017045147 Shkoder Familjare
677 SH0B130017045148 Shkoder Familjare
678 SH0B130018045158 Shkoder Familjare
679 SH0B130018045159 Shkoder Familjare
680 SH0B130018045160 Shkoder Familjare
681 SH1D010265015498 Lezhe Familjare
682 SH1D010214020842 Lezhe Familjare
683 SH1D010265015559 Lezhe Familjare
684 SH1D010227020107 Lezhe Familjare
685 SH1D010214020776 Lezhe Familjare
686 SH1D010305018391 Lezhe Privat
687 SH1D010350019638 Lezhe Familjare
688 SH1D010350019682 Lezhe Familjare
689 SH1D010295017356 Lezhe Familjare
690 SH1D010315018519 Lezhe Familjare
691 SH1D010143013109 Lezhe Familjare
692 SH1D010143013121 Lezhe Familjare
693 SH1D010295017298 Lezhe Familjare
694 SH1D010295017321 Lezhe Familjare
695 SH1D010143013191 Lezhe Familjare
696 SH1D010143013057 Lezhe Familjare
697 SH1D010143013148 Lezhe Familjare
698 SH1D010294017193 Lezhe Familjare
699 SH1D010214023082 Lezhe Familjare
700 SH1D010305025294 Lezhe Privat
701 SH1D010294025240 Lezhe Familjare
702 SH1D010284024891 Lezhe Familjare
703 SH1D010143036175 Lezhe Familjare
704 SH1D010143026002 Lezhe Familjare
705 SH1D010143023632 Lezhe Familjare
706 SH1D010265006298 Lezhe Privat
707 SH1D010143025697 Lezhe Privat
708 SH1D010143013093 Lezhe Familjare
709 SH1D010227023937 Lezhe Familjare
710 SH1D010350019689 Lezhe Familjare
711 SH1D010265015538 Lezhe Familjare
712 SH1D010214020797 Lezhe Familjare
713 SH1D010222016749 Lezhe Familjare
714 SH1D010295017305 Lezhe Familjare
715 SH1D010295025404 Lezhe Familjare
716 SH1D010295036812 Lezhe Familjare
717 SH1D010305025988 Lezhe Privat
718 SH1D010284016366 Lezhe Familjare
719 SH1D010265015576 Lezhe Familjare
720 SH1D010214020854 Lezhe Familjare
721 SH1D010214023068 Lezhe Privat
722 SH1D010214023815 Lezhe Familjare
723 SH2F110063087698 Puke Familjare
724 SH2F110036093054 Puke Familjare
725 SH2F140011087168 Puke Familjare
726 SH2E080058080802 Koplik Familjare
727 SH2F110045093355 Puke Familjare
728 SH2F140013091789 Puke Familjare
729 EL0N210078130002 Librazhd Familjare
730 EL0N210078130045 Librazhd Privat
731 EL0N210178137859 Librazhd Familjare
732 EL0N210178137804 Librazhd Familjare
733 EL0N210178137820 Librazhd Familjare
734 DU0H080272077609 Kruje Familjare
735 DU0H080267077657 Kruje Familjare
736 DU0H080267077659 Kruje Familjare
737 DU0H080267077655 Kruje Familjare
738 DU0H080265077386 Kruje Familjare
739 DU0H080272077624 Kruje Familjare
740 DU0H080212077013 Kruje Familjare
741 DU0H080272077571 Kruje Familjare
742 DU0H080272077567 Kruje Familjare
743 DU0H080262077312 Kruje Familjare
744 DU0H080208076959 Kruje Familjare
745 DU0H080267077500 Kruje Familjare
746 DU0H080270077459 Kruje Familjare
747 DU0H080270077478 Kruje Familjare
748 DU0H080272077592 Kruje Familjare
749 DU0H080208076943 Kruje Familjare
750 DU0H080272077566 Kruje Familjare
751 DU0H080274077784 Kruje Familjare
752 DU0H080212077017 Kruje Familjare
753 DU0H080213077066 Kruje Familjare
754 DU0H080281077689 Kruje Familjare
755 DU0H080261077269 Kruje Familjare
756 DU0H080273077675 Kruje Familjare
757 DU0H080269060235 Kruje Familjare
758 DU0H080269077523 Kruje Familjare
759 DU0H080208076972 Kruje Familjare
760 DU0H080272060820 Kruje Privat
761 DU0H080207060374 Kruje Familjare
762 DU0H080266060355 Kruje Familjare
763 DU0H080222107782 Kruje Familjare
764 DU0H080273108087 Kruje Familjare
765 DU0H080272077608 Kruje Familjare
766 DU0H080222077169 Kruje Privat
767 DU0H080274107544 Kruje Familjare
768 DU0H080274077779 Kruje Familjare
769 DU0H080208108119 Kruje Familjare
770 DU0H080214077044 Kruje Familjare
771 DU0H080279077808 Kruje Familjare
772 DU0H080208076965 Kruje Familjare
773 DU0H080208076966 Kruje Familjare
774 DU0H080208076968 Kruje Familjare
775 DU0H080208079670 Kruje Familjare
776 DU0H080217060660 Kruje Familjare
777 DU0H080221077131 Kruje Familjare
778 DU0H080222077148 Kruje Familjare
779 DU0H080432077154 Kruje Familjare
780 DU0H080272077596 Kruje Familjare
781 DU0H080260107796 Kruje Familjare
782 DU0H080261077277 Kruje Familjare
783 DU0H080261107923 Kruje Familjare
784 DU0H080265077398 Kruje Familjare
785 DU0H080265077434 Kruje Familjare
786 DU0H080267077499 Kruje Familjare
787 DU0H080267108035 Kruje Familjare
788 DU0H080271060358 Kruje Familjare
789 DU0H080271075815 Kruje Familjare
790 DU0H080272060821 Kruje Privat
791 DU0H080272075855 Kruje Familjare
792 DU0H080272077576 Kruje Familjare
793 DU0H080272077577 Kruje Familjare
794 DU0H080272077588 Kruje Familjare
795 DU0H080272077603 Kruje Familjare
796 DU0H080272107812 Kruje Familjare
797 DU0H080273077662 Kruje Familjare
798 DU0H080273077665 Kruje Familjare
799 DU0H080207073955 Kruje Privat
800 DU0H080279077806 Kruje Familjare
801 DU0H080279077807 Kruje Familjare
802 DU0H080280077772 Kruje Familjare
803 DU0H080272077623 Kruje Familjare
804 SH0B020058039089 Shkoder Familjare
805 SH0B130030045286 Shkoder Familjare
806 SH0B110150046006 Shkoder Familjare
807 SH0B130030045308 Shkoder Familjare
808 SH0B130014045042 Shkoder Familjare
809 SH0B110140045890 Shkoder Familjare
810 SH0B130006044844 Shkoder Familjare
811 SH0B110150045994 Shkoder Familjare
812 SH0B100006045525 Shkoder Familjare
813 SH0B130018045153 Shkoder Familjare
814 SH0B100001045478 Shkoder Familjare
815 SH0B130017045146 Shkoder Familjare
816 SH0B130005044814 Shkoder Familjare
817 SH0B130005044815 Shkoder Familjare
818 SH0B130003044752 Shkoder Familjare
819 SH0B130014045069 Shkoder Familjare
820 SH0B130031045318 Shkoder Familjare
821 SH0B130012045010 Shkoder Familjare
822 SH0B130017045137 Shkoder Familjare
823 SH0B180003045402 Shkoder Familjare
824 SH0B130016045128 Shkoder Familjare
825 SH0B130003044780 Shkoder Familjare
826 SH0B130012044996 Shkoder Familjare
827 SH0B100001045441 Shkoder Familjare
828 SH0B100001045448 Shkoder Familjare
829 SH0B100025045700 Shkoder Familjare
830 SH0B180003045373 Shkoder Familjare
831 SH0B180003045374 Shkoder Familjare
832 SH0B130003044770 Shkoder Familjare
833 SH0B020058040571 Shkoder Familjare
834 SH0B020058040576 Shkoder Familjare
835 SH0B130004044812 Shkoder Familjare
836 SH0B130027045275 Shkoder Familjare
837 SH0B180003045364 Shkoder Familjare
838 SH0B130031045330 Shkoder Familjare
839 SH0B130011044975 Shkoder Familjare
840 SH0B130001142091 Shkoder Familjare
841 SH0B140001044911 Shkoder Familjare
842 SH0B140001065131 Shkoder Jo-Buxhetore
843 SH0B130006044834 Shkoder Familjare
844 SH0B140001044913 Shkoder Familjare
845 SH0B130031045329 Shkoder Familjare
846 SH0B130031045334 Shkoder Familjare
847 SH0B130031045335 Shkoder Familjare
848 SH0B140001044919 Shkoder Familjare
849 SH0B140001044955 Shkoder Familjare
850 SH0B140001048259 Shkoder Familjare
851 SH0B140001068325 Shkoder Familjare
852 SH0B110149045971 Shkoder Familjare
853 SH0B100026046025 Shkoder Familjare
854 SH0B100026046028 Shkoder Familjare
855 SH0B110131045717 Shkoder Familjare
856 SH0B110147045947 Shkoder Familjare
857 SH0B110147045954 Shkoder Familjare
858 SH0B110013044890 Shkoder Familjare
859 SH0B130013045022 Shkoder Familjare
860 SH0B110150045973 Shkoder Familjare
861 SH0B130026045244 Shkoder Familjare
862 SH0B130026047431 Shkoder Familjare
863 SH0B130005044829 Shkoder Familjare
864 SH0B130005044830 Shkoder Familjare
865 SH0B130017045138 Shkoder Familjare
866 SH0B100025045692 Shkoder Familjare
867 SH0B100025045708 Shkoder Familjare
868 SH0B130006044845 Shkoder Familjare
869 SH0B130006044846 Shkoder Familjare
870 SH0B100001045435 Shkoder Familjare
871 SH0B100001045437 Shkoder Familjare
872 SH0B100001045449 Shkoder Familjare
873 SH0B100001045455 Shkoder Familjare
874 SH0B100001045456 Shkoder Familjare
875 SH0B130006069585 Shkoder Familjare
876 SH0B130012044983 Shkoder Familjare
877 SH0B130012045000 Shkoder Familjare
878 SH0B100001045474 Shkoder Familjare
879 SH0B130027045267 Shkoder Familjare
880 SH0B130030045300 Shkoder Familjare
881 SH0B130030045312 Shkoder Familjare
882 SH0B040048049305 Shkoder Familjare
883 SH0B130001045348 Shkoder Familjare
884 SH0B130003044771 Shkoder Familjare
885 SH0B130006044841 Shkoder Familjare
886 SH0B130006044851 Shkoder Familjare
887 SH0B130006044855 Shkoder Familjare
888 SH0B130011044974 Shkoder Familjare
889 SH0B130012044984 Shkoder Familjare
890 SH0B130012045012 Shkoder Familjare
891 SH0B130013045027 Shkoder Familjare
892 SH0B130013045034 Shkoder Familjare
893 SH0B130014045053 Shkoder Familjare
894 SH0B130014045062 Shkoder Familjare
895 SH0B130014045066 Shkoder Familjare
896 SH0B130014045076 Shkoder Familjare
897 SH0B130015045102 Shkoder Familjare
898 SH0B130016045110 Shkoder Familjare
899 SH0B130016045112 Shkoder Familjare
900 SH0B180003045386 Shkoder Familjare
901 SH0B180003045388 Shkoder Familjare
902 SH0B180003045420 Shkoder Familjare
903 SH0B180003045430 Shkoder Familjare
904 SH0B180003047449 Shkoder Familjare
905 SH0B180003047458 Shkoder Familjare
906 SH0B130017045136 Shkoder Familjare
907 SH0B130018045150 Shkoder Familjare
908 SH0B130018045151 Shkoder Familjare
909 SH0B130018045155 Shkoder Familjare
910 SH1D010227020057 Lezhe Familjare
911 SH1D010222016728 Lezhe Familjare
912 SH1D010214020856 Lezhe Familjare
913 SH1D010284016350 Lezhe Familjare
914 SH1D010222016762 Lezhe Familjare
915 SH1D010227020093 Lezhe Familjare
916 SH1D010284016361 Lezhe Familjare
917 SH1D010284016373 Lezhe Familjare
918 SH1D010143014579 Lezhe Familjare
919 SH1D010350019650 Lezhe Familjare
920 SH1D010143013120 Lezhe Familjare
921 SH1D010305022768 Lezhe Familjare
922 SH1D010294022576 Lezhe Familjare
923 SH1D010143013102 Lezhe Familjare
924 SH1D010227022743 Lezhe Familjare
925 SH1D010295017273 Lezhe Familjare
927 SH1D010214023067 Lezhe Privat
928 SH1D010294025875 Lezhe Familjare
929 SH1D010227025558 Lezhe Buxhetor
930 SH1D010294025628 Lezhe Familjare
931 SH1D010350023421 Lezhe Familjare
932 SH1D010227023755 Lezhe Familjare
933 SH1D010227041941 Lezhe Familjare
934 SH1D010227024147 Lezhe Familjare
935 SH1D010294025407 Lezhe Familjare
936 SH1D010350019739 Lezhe Familjare
937 SH1D010284014608 Lezhe Familjare
938 SH1D010295017286 Lezhe Familjare
939 SH1D010222016748 Lezhe Familjare
940 SH1D010295017292 Lezhe Familjare
941 SH1D010295017348 Lezhe Familjare
942 SH1D010214020846 Lezhe Familjare
943 SH1D010294012740 Lezhe Familjare
944 SH2F110030087528 Puke Familjare
945 SH2F140011087181 Puke Familjare
946 SH2F140011094517 Puke Familjare
947 SH2F140011087188 Puke Familjare
948 SH2F110030087507 Puke Familjare
949 SH2F140011092387 Puke Familjare
950 SH2F140013091793 Puke Familjare
951 EL0V200016113346 Librazhd Familjare
952 EL0N210177134449 Librazhd Familjare
953 EL0N210178137816 Librazhd Familjare
954 DU0H080267077651 Kruje Familjare
955 DU0H080274077788 Kruje Familjare
956 DU0H080272077632 Kruje Familjare
957 DU0H080272077634 Kruje Familjare
958 DU0H080208076941 Kruje Familjare
959 DU0H080227077219 Kruje Familjare
960 DU0H080272077625 Kruje Familjare
961 DU0H080270077248 Kruje Familjare
962 DU0H080217077114 Kruje Familjare
963 DU0H080267077565 Kruje Familjare
964 DU0H080208076946 Kruje Familjare
965 DU0H080273077648 Kruje Familjare
966 DU0H080218077120 Kruje Privat
967 DU0H080265077440 Kruje Familjare
968 DU0H080218077121 Kruje Privat
969 DU0H080227077220 Kruje Familjare
970 DU0H080227077221 Kruje Familjare
971 DU0H080222077166 Kruje Familjare
972 DU0H080265077388 Kruje Familjare
973 DU0H080390077506 Kruje Familjare
974 DU0H080281077686 Kruje Familjare
975 DU0H080281077693 Kruje Privat
976 DU0H080268077515 Kruje Privat
977 DU0H080228077226 Kruje Familjare
978 DU0H080228077228 Kruje Familjare
980 DU0H080273077670 Kruje Familjare
981 DU0H080432077155 Kruje Familjare
982 DU0H080212077025 Kruje Familjare
983 DU0H080226077202 Kruje Familjare
984 DU0H080271060234 Kruje Familjare
985 DU0H080224060205 Kruje Familjare
986 DU0H080267060669 Kruje Familjare
987 DU0H080273077214 Kruje Familjare
988 DU0H080261077286 Kruje Familjare
989 DU0H080224108052 Kruje Familjare
990 DU0H080267077504 Kruje Familjare
991 DU0H080206060671 Kruje Familjare
992 DU0H080265077419 Kruje Familjare
993 DU0H080208117474 Kruje Familjare
994 DU0H080225121484 Kruje Familjare
995 DU0H080273121500 Kruje Familjare
996 DU0H080269077532 Kruje Familjare
997 DU0H080208076938 Kruje Familjare
998 DU0H080226077200 Kruje Familjare
999 DU0H080208076958 Kruje Familjare
1000 DU0H080215077097 Kruje Familjare
1001 DU0H080226077204 Kruje Familjare
1002 DU0H080211077009 Kruje Privat
1003 DU0H080215077104 Kruje Privat
1004 DU0H080212060366 Kruje Familjare
1005 DU0H080212060367 Kruje Familjare
1006 DU0H080208076942 Kruje Familjare
1007 DU0H080208076952 Kruje Familjare
1008 DU0H080209076997 Kruje Familjare
1009 DU0H080222077147 Kruje Familjare
1010 DU0H080260077249 Kruje Familjare
1011 DU0H080261077284 Kruje Familjare
1012 DU0H080264077370 Kruje Familjare
1013 DU0H080264077383 Kruje Familjare
1014 DU0H080267077480 Kruje Familjare
1015 DU0H080267077492 Kruje Familjare
1016 DU0H080269077527 Kruje Familjare
1017 DU0H080271075816 Kruje Familjare
1018 DU0H080272077579 Kruje Familjare
1019 DU0H080272077610 Kruje Familjare
1020 DU0H080272077618 Kruje Familjare
1021 DU0H080272077619 Kruje Familjare
1022 DU0H080272077626 Kruje Familjare
1023 DU0H080273077639 Kruje Familjare
1024 DU0H080273077669 Kruje Familjare
1025 DU0H080273077775 Kruje Familjare
1026 DU0H080222077142 Kruje Familjare
1027 DU0H080225060541 Kruje Privat
1028 DU0H080275076002 Kruje Familjare
1029 DU0H080280073535 Kruje Familjare
1030 DU0H080281077683 Kruje Familjare
1031 DU0H080281077684 Kruje Familjare
1032 DU0H080267077486 Kruje Familjare
1033 DU0H080272077607 Kruje Familjare
1034 DU0H080273077770 Kruje Familjare
1035 DU0H080274078073 Kruje Privat
1036 SH0B020058039110 Shkoder Familjare
1037 SH0B130019045170 Shkoder Familjare
1038 SH0B130006044860 Shkoder Familjare
1039 SH0B100026046033 Shkoder Familjare
1040 SH0B020073037205 Shkoder Familjare
1041 SH0B110150045988 Shkoder Familjare
1042 SH0B130005044820 Shkoder Familjare
1043 SH0B130016045108 Shkoder Familjare
1044 SH0B130003044758 Shkoder Familjare
1045 SH0B130014045077 Shkoder Familjare
1046 SH0B110013044892 Shkoder Familjare
1047 SH0B110147045951 Shkoder Familjare
1048 SH0B110147045956 Shkoder Familjare
1049 SH0B110150045974 Shkoder Familjare
1050 SH0B110147045939 Shkoder Familjare
1051 SH0B110013044870 Shkoder Familjare
1052 SH0B130031045328 Shkoder Familjare
1053 SH0B110131045711 Shkoder Familjare
1054 SH0B130025045223 Shkoder Familjare
1055 SH0B180003045396 Shkoder Familjare
1056 SH0B180003045408 Shkoder Familjare
1057 SH0B130012044987 Shkoder Familjare
1058 SH0B130012044988 Shkoder Familjare
1059 SH0B130025045224 Shkoder Familjare
1060 SH0B130026045247 Shkoder Familjare
1061 SH0B130014045078 Shkoder Familjare
1062 SH0B130027045254 Shkoder Familjare
1063 SH0B020058069834 Shkoder Familjare
1064 SH0B100001045464 Shkoder Familjare
1065 SH0B130004044804 Shkoder Familjare
1066 SH0B180003047460 Shkoder Familjare
1067 SH0B130006047420 Shkoder Familjare
1068 SH0B020058039148 Shkoder Familjare
1069 SH0B130001142543 Shkoder Familjare
1070 SH0B110150045980 Shkoder Familjare
1071 SH0B020058048232 Shkoder Familjare
1072 SH0B020058039081 Shkoder Familjare
1073 SH0B020058039115 Shkoder Familjare
1074 SH0B020058040568 Shkoder Familjare
1075 SH0B130005044823 Shkoder Familjare
1076 SH0B130006044836 Shkoder Familjare
1077 SH0B130006044837 Shkoder Familjare
1078 SH0B140001044924 Shkoder Familjare
1079 SH0B140001044930 Shkoder Familjare
1080 SH0B140001044943 Shkoder Familjare
1081 SH0B140001068326 Shkoder Familjare
1082 SH0B110210046140 Shkoder Familjare
1083 SH0B130031045322 Shkoder Familjare
1084 SH0B110149045972 Shkoder Familjare
1085 SH0B110131045719 Shkoder Familjare
1086 SH0B110140045874 Shkoder Familjare
1087 SH0B110140045876 Shkoder Familjare
1088 SH0B110147045941 Shkoder Familjare
1089 SH0B110147045946 Shkoder Familjare
1090 SH0B110147045952 Shkoder Familjare
1091 SH0B110022046677 Shkoder Familjare
1092 SH0B130012045007 Shkoder Familjare
1093 SH0B130013045019 Shkoder Familjare
1094 SH0B130013045030 Shkoder Familjare
1095 SH0B130013045035 Shkoder Familjare
1096 SH0B110150045977 Shkoder Familjare
1097 SH0B110150045996 Shkoder Familjare
1098 SH0B130025045222 Shkoder Familjare
1099 SH0B130025045229 Shkoder Familjare
1100 SH0B130026045237 Shkoder Familjare
1101 SH0B130026045241 Shkoder Familjare
1102 SH0B130001045347 Shkoder Familjare
1103 SH0B130001045358 Shkoder Familjare
1104 SH0B130026047432 Shkoder Familjare
1105 SH0B130026047820 Shkoder Familjare
1106 SH0B130027045253 Shkoder Familjare
1107 SH0B130027045270 Shkoder Familjare
1108 SH0B130027045272 Shkoder Familjare
1109 SH0B130028045281 Shkoder Familjare
1110 SH0B130030045307 Shkoder Familjare
1111 SH0B130005044821 Shkoder Familjare
1112 SH0B100025045689 Shkoder Familjare
1113 SH0B100001045439 Shkoder Familjare
1114 SH0B130012045001 Shkoder Familjare
1115 SH0B100001045477 Shkoder Familjare
1116 SH0B110140045868 Shkoder Familjare
1117 SH0B100036045481 Shkoder Familjare
1118 SH0B110140045879 Shkoder Familjare
1119 SH0B110140045880 Shkoder Familjare
1120 SH0B110140045886 Shkoder Familjare
1121 SH0B110140045887 Shkoder Familjare
1122 SH0B130019045164 Shkoder Familjare
1123 SH0B130021045188 Shkoder Familjare
1124 SH0B130028045276 Shkoder Familjare
1125 SH0B130028045285 Shkoder Familjare
1126 SH0B040048049303 Shkoder Familjare
1127 SH0B130004044792 Shkoder Familjare
1128 SH0B130004044806 Shkoder Familjare
1129 SH0B130005044818 Shkoder Familjare
1130 SH0B130006044842 Shkoder Familjare
1131 SH0B130006044856 Shkoder Familjare
1132 SH0B130011044973 Shkoder Familjare
1133 SH0B130012044985 Shkoder Familjare
1134 SH0B130012044994 Shkoder Familjare
1135 SH0B130012045009 Shkoder Familjare
1136 SH0B130014045046 Shkoder Familjare
1137 SH0B130014045049 Shkoder Familjare
1138 SH0B130014045051 Shkoder Familjare
1139 SH0B180003045362 Shkoder Familjare
1140 SH0B130014045081 Shkoder Familjare
1141 SH0B130015045097 Shkoder Familjare
1142 SH0B180003045369 Shkoder Familjare
1143 SH0B180003045371 Shkoder Familjare
1144 SH0B180003045394 Shkoder Familjare
1145 SH0B180003045401 Shkoder Familjare
1146 SH0B180003045405 Shkoder Familjare
1147 SH0B180003047455 Shkoder Familjare
1148 SH0B130017045140 Shkoder Familjare
1149 SH1D010227020242 Lezhe Privat
1150 SH1D010222016738 Lezhe Familjare
1151 SH1D010222016742 Lezhe Familjare
1152 SH1D010350019724 Lezhe Familjare
1153 SH1D010350019711 Lezhe Familjare
1154 SH1D010284016334 Lezhe Familjare
1155 SH1D010305018292 Lezhe Familjare
1156 SH1D010222023044 Lezhe Familjare
1157 SH1D010143014043 Lezhe Familjare
1158 SH1D010143013099 Lezhe Familjare
1159 SH1D010143023374 Lezhe Privat
1160 SH1D010143013088 Lezhe Familjare
1161 SH1D010294017185 Lezhe Familjare
1162 SH1D010295017275 Lezhe Familjare
1163 SH1D010222025388 Lezhe Familjare
1164 SH1D010350024276 Lezhe Familjare
1165 SH1D010284024816 Lezhe Familjare
1166 SH1D010143025695 Lezhe Familjare
1167 SH1D010227026007 Lezhe Familjare
1168 SH1D010227037247 Lezhe Privat
1169 SH1D010404037060 Lezhe Familjare
1170 SH1D010143038126 Lezhe Familjare
1171 SH1D010143040639 Lezhe Familjare
1172 SH1D010295041637 Lezhe Familjare
1173 SH1D010143024679 Lezhe Privat
1174 SH1D010305022900 Lezhe Familjare
1175 SH1D010350041999 Lezhe Familjare
1176 SH1D010305023101 Lezhe Privat
1177 SH1D010350019620 Lezhe Familjare
1178 SH1D010305018290 Lezhe Familjare
1179 SH1D010294017215 Lezhe Familjare
1180 SH2F110063087692 Puke Privat
1181 SH2F110036091937 Puke Familjare
1182 SH2F140011087198 Puke Familjare
1183 SH2F140011091707 Puke Familjare
1184 SH2F110045086618 Puke Familjare
1185 SH2F140011093272 Puke Familjare
1186 SH2F110030087530 Puke Familjare
1187 SH2F110045093053 Puke Familjare
1188 SH2F140013091788 Puke Familjare
1189 SH2E080058080803 Koplik Familjare
1190 SH2E080058080806 Koplik Familjare
1191 EL0V200016113392 Librazhd Privat
1192 EL0V200016113350 Librazhd Familjare
1193 EL0V200018115933 Librazhd Privat
1194 EL0N210078130016 Librazhd Familjare
1195 DU0H080267077473 Kruje Familjare
1196 DU0H080272077636 Kruje Privat
1197 DU0H080272077606 Kruje Familjare
1198 DU0H080272077628 Kruje Familjare
1199 DU0H080212077014 Kruje Familjare
1200 DU0H080216077107 Kruje Familjare
1201 DU0H080216077105 Kruje Privat
1202 DU0H080262077321 Kruje Familjare
1203 DU0H080262077324 Kruje Familjare
1204 DU0H080264077372 Kruje Familjare
1205 DU0H080217077112 Kruje Familjare
1206 DU0H080218077122 Kruje Privat
1207 DU0H080279077467 Kruje Familjare
1208 DU0H080272077580 Kruje Familjare
1209 DU0H080272077593 Kruje Familjare
1210 DU0H080218077117 Kruje Familjare
1211 DU0H080272077630 Kruje Familjare
1212 DU0H080214060649 Kruje Familjare
1213 DU0H080259077243 Kruje Familjare
1214 DU0H080267077505 Kruje Familjare
1215 DU0H080432077168 Kruje Privat
1216 DU0H080267075823 Kruje Familjare
1217 DU0H080212077046 Kruje Privat
1218 DU0H080209076996 Kruje Familjare
1219 DU0H080280060248 Kruje Familjare
1220 DU0H080226060644 Kruje Familjare
1221 DU0H080261077268 Kruje Familjare
1222 DU0H080271060233 Kruje Familjare
1223 DU0H080214077076 Kruje Familjare
1224 DU0H080268060238 Kruje Familjare
1225 DU0H080224108030 Kruje Familjare
1226 DU0H080273108080 Kruje Familjare
1227 DU0H080267077650 Kruje Familjare
1228 DU0H080267077484 Kruje Familjare
1229 DU0H080275119519 Kruje Familjare
1230 DU0H080214121183 Kruje Familjare
1231 DU0H080222121483 Kruje Familjare
1232 DU0H080224077175 Kruje Familjare
1233 DU0H080212077024 Kruje Familjare
1234 DU0H080273077663 Kruje Familjare
1235 DU0H080212077019 Kruje Familjare
1236 DU0H080212077020 Kruje Familjare
1237 DU0H080208076961 Kruje Familjare
1238 DU0H080220077127 Kruje Familjare
1239 DU0H080222060785 Kruje Familjare
1240 DU0H080222077158 Kruje Familjare
1241 DU0H080224060232 Kruje Familjare
1242 DU0H080432077153 Kruje Familjare
1243 DU0H080259060359 Kruje Familjare
1244 DU0H080260077258 Kruje Familjare
1245 DU0H080261077270 Kruje Familjare
1246 DU0H080261077281 Kruje Familjare
1247 DU0H080261077287 Kruje Familjare
1248 DU0H080267077469 Kruje Familjare
1249 DU0H080267077481 Kruje Familjare
1250 DU0H080267077489 Kruje Familjare
1251 DU0H080267077494 Kruje Familjare
1252 DU0H080267108034 Kruje Familjare
(Vijon nesër)

 

Lukova, “perla” e braktisur nga shteti, banorët: Jemi të varfër

Posted: 28 Aug 2016 08:14 AM PDT

Nga Klodiana Lala
HIMARË- Mëngjeset në Lukovë janë të paqta. Është pak të thuash se fshati është i bekuar. Natyra ka bërë mrekulli. Në muajt e verës Lukova popullohet më shumë se zakonisht. Turistët vendës dhe të huaj nuk i rezistojnë dot tundimit për të shijuar disa ditë pushimesh në këtë fshat. Det dhe rërë e pastër. Natyrë tërësisht e virgjër. Një copëz relaksi, ku gjithkush mund të çlodhet dhe të rigjejë forcat. Por, pyetja që shtrohet është: a ofron Lukova gjithçka u duhet turistëve? Ofron shumëçka, por duhet edhe më shumë. Sigurisht nga shteti.
BRENDA NË FSHAT
Në pamje të parë gjithçka duket si ëndërr. Por, Lukova që duhet të ishte një fshat i pasur dhe i begatë me milionat që vilen nga turizmi, në fakt është i varfër. Rrugët e fshatit janë të paasfaltuara e pa ndriçim. Shkolla në qendër të Lukovës, në bankat e të cilës këtë vit pritet të ulen rreth 60 nxënës ngjan e shkretë. Zhurmat e nxënësve, sigurisht do ta gjallëronin jo pak. Në këtë shkollë mësojnë jo vetëm fëmijët e Lukovës, por edhe ata të fshatit Piqeras. Katedralja madhështore pret të inaugurohet. Rrugët e kalldrëmta në thellësi të fshatit janë një pasuri më vete, por kanë domosdoshmëri mirëmbajtjen, pasi në të kundërtën mund të shkatërrohen tërësisht. Shumë banorë të zonës blejnë ushqime me listë. “11.900 lekë (të vjetra) bëjnë të gjitha”, – i thotë shitësja e njërit prej marketeve të shumtë që janë hapur së fundmi në Lukovë, një gruaje rreth të 50-ave. “Më vër edhe dy shkrepëse, lekët t’i sjell” – i thotë blerësja. Lista e borxhlinjve në fletoren e pronares së marketit është e gjatë. “Ç’të bëjnë moj vajzë, janë të varfër. Ja vetëm oriz, makarona ose vaj blejnë. Lekët i paguajnë kur të munden. Ja shihe listën”, – thotë shitësja. Ndërsa, shumë të rinj që nuk kanë gjetur punë në lokalet afër plazhit, gjatë sezonit enden të papunë. Të moshuarit kalojnë kohën së bashku, duke pirë kafetë në verandat e shtëpive të mbuluara nga lulet.
DREJT PLAZHIT…
Rruga gjarpërushe që të çon në plazhin “Shpella” është asfaltuar pesë vite më parë. Teksa udhëton, përpara syve të shfaqet një peizazh çlodhës dhe mahnitës. Mali dhe deti duket sikur prej vitesh janë bërë për njëri-tjetrin. Pemët e ullinjve u japin kodrinave edhe më shumë hijeshi. Tek-tuk ndonjë lopë ose kopetë e dhive mund të të presin rrugën, por kjo ndodh rrallë. Panorama që të shfaqet përpara syve pas çdo metri udhë që përshkon me makinë është e mrekullueshme. Pas pak kilometrash që përshkruhen në pak minuta, shfaqet plazhi “Shpella”. Që në momentin e parë kupton se për fat betoni nuk e ka “infektuar” këtë perlë të fshehur. Lokalet janë të gjitha prej druri. Nuk ka asnjë gjurmë betoni. Natyra është e virgjër, madje, madje e ashpër. Lukovitët janë njerëz të sjellshëm. Të presin me mirësjellje. Një kafe buzë detit shijon shumë. Pastaj petullat me mjaltë që të shërbehen nën çadrën e plazhit janë të shijshme dhe dëshmi e gjallë se në fshat gatuhet mirë. Përtej kësaj, në Lukovë përshfaqet frikshëm ana tjetër e medaljes. Pak metra nga deti blu dhe rëra e pastër, rëndojnë si një gurë disa lokale të shkatërruara. Mesa duket kanë falimentuar. Depozitat e ujit qëndrojnë “hijerënda”. “Ujin e kemi sjellë vetë deri këtu. E mbajmë në depozita. Ashtu bëmë edhe me dritat. Nuk na i solli shteti. Blemë kabull dhe e shtrimë vetë”, – thotë pronarja e njërit prej lokaleve buzë detit. Ndërkaq, ajo shprehet se, “me shumë vështirësi i kemi vënë lokalet në punë. Ama shteti, taksat vjen dhe na i kërkon. Drita nuk solli, por faturat i sjell. Ne e përdorim energjinë vetëm për frigoriferë, pasi gatuajmë me gjeneratorë”, – sqaron ajo. Mbeturinat janë një tjetër problem i madh. “Në pjesën e plazhit që kemi vendosur çadrat, paguajmë taksat dhe e pastrojmë, por pjesa tjetër që është plazh publik mbetet e papastruar. Vijnë turistët vënë çadrat dhe pasdite vonë largohen duke lënë mbeturinat aty-këtu. Edhe mbeturinat e lokaleve i mbledhim tek një pikë që na është caktuar, por rrallë vjen makina t’i marrë. Kjo çështje duhet zgjidhur, pasi nuk mund të ftojmë turistët të na vizitojnë”, rrëfehet më tej gruaja, teksa komunikon me kamerierët duke dhënë herë pas here porosi. Tualetet janë sërish një “plagë e madhe” për turizmin. Fotot dëshmojnë qartë se disa kthina të vogla janë përshtatur si banja, por që nuk ofrojnë as kushtet me minimale për turistët. “Kaq mundëm të bëjmë”, thonë pronarët e lokaleve.
LUMRA, PLAZHI
ME PAK TURISTË
Teksa merr tatëpjetën dhe nuk ke ecur shumë për tek “Shpella”, një tabelë të lajmëron për një tjetër gji ku mund të bësh plazh. Lumra është një tjetër mrekulli në Lukovë. Por, rruga e paasfaltuar nuk të jep mundësinë të shkosh deri atje. “Është një plazh i mrekullueshëm, por është vështirë të shkosh deri atje. Duhet një makinë e mirë”, – thonë turistët. “Nëse rruga bëhet, – thotë një banor i Lukovës – atëherë do ketë më shumë turistë. Deri atëherë Lumra do vizitohet pak, edhe pse është një tjetër gji, që pret turistët”.
SHQETËSIMET
E BANORËVE
Lefter Çunami dhe bashkëshortja e tij, Vera nga fshati Shën Vasil janë të dy pensionistë. Prej të paktën 5 vitesh kur rruga nga Lukova për në plazhin “Shpella” u asfaltua, dy bashkëshortët “zbarkojnë” përditë buzë detit për të shitur fiq, dardhë dhe rrush. “Ngrihemi me natë të mbledhim të vjelat e udhëtojmë 20 minuta me makinë për t’i shitur këtu. Turistët herë blejnë e herë jo, po nuk kemi zgjidhje. Pensioni nuk na mjafton për të përballuar shpenzimet”, – thotë Lefteri. Burri është i ashpër me qeveritë, teksa shprehet se, “nuk ka zot ky vend. Na kanë harruar. Ja, të jesh në plazh dhe të mos kesh drita e ujë…”. Sa për politikanët, Lefteri tregon se deputeten e zonës as e kanë parë ndonjëherë të vijë e flasë me ta. “Qeveria duhet të bëjë më shumë për banorët. T’u vijë në ndihmë bizneseve. Të sjellë drita e ujë dhe të pastrojë ditë pas dite mbeturinat”, – thotë Lefteri, i cili mbështetet nga një tjetër burrë pensionist, që pjek misra buzë detit dhe ua shet turistëve. Spartaku, 26 vjeç, ka blerë disa kanoe, të cilat i jep me qira për turistët që duan të bëjnë një shëtitje në det. “Gjatë sezonit përpiqem të nxjerr ndonjë lekë këtu. Më vonë merrem me mbledhjen e ullinjve”, thotë djali, fytyra e të cilit është përzhitur nga dielli i fortë. “Bëj çmos që të siguroj jetesën. Këtu s’ka punë tjetër”, pohon i riu, i cili shpesh mbledh mbeturinat në atë pjesë të plazhit publik, pasi do të sigurojë një vend të pastër për kanoet e tij, se vetëm kështu ndonjë turist mund të ofrohet e të paguajë një 3 mijë lekësh të vjetër për gjysmë ore shëtitje në det.
TURIZMI NË LUKOVË
“Gjatë këtij viti ka pasur një shtim të numrit të turistëve që kanë vizituar Lukovën. Në fshat kanë ardhur jo vetëm turistë vendës, por shumë të huaj. Mbi 40 dhoma në hotel këtë vit janë prenotuar nga të huajt, si: italianë, gjermanë, francezë, madje edhe nga Arabia Saudite”, – thotë Odhise Papa, i cili prej 13 vitesh operon në biznesin e turizmit. Ai e sheh turizmin si mundësi të vetme për zhvillimin e zonës, ndaj edhe shprehet se në Lukovë është domosdoshmëri që bizneset të mbështeten nga qeveria, duke u çuar drita dhe ujë. Sipas Papës, në fshat duhet të ndërhyhet në përmirësimin e infrastrukturës për asfaltimin e rrugëve, ndriçimin, ndërtimin e trotuareve, me qëllim që turistët të bëjnë shëtitje mbrëmjeve. “Rrugët me kalldrëm gjithashtu duhen rregulluar”, thekson babai i dy fëmijëve.
ME SYTË E
TURISTËVE
Peta dhe Caitlin janë nga Zelanda e Re. Kanë udhëtuar drejt Shqipërisë me miqtë e tyre kosovarë, që punojnë e jetojnë ne vendin e tyre. Janë vendosur në një hotel në hyrje të Sarandës dhe kanë shëtitur përgjatë bregut. Lukova nuk kishte sesi të mungonte në listën e tyre në mesin e vendeve që kishin përzgjedhur të vizitonin. “Natyra këtu është e mrekullueshme. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, por do të rikthehemi prapë”, thonë vajzat, teksa shijojnë gatimet e zonës. Turistet tregojnë se do të sjellin edhe miqtë e tyre për të vizituar Shqipërinë e kësisoj nuk reshtin që kërkuari informacion për vendin.
Alice, me profesion arkitekte nga Bolonja e Italisë, prej disa ditësh ndodhet në Lukovë me bashkëshortin dhe dy vajzat. “Vij për herë në vendin tuaj. Është vend shumë i bukur. Jugu i Shqipërisë më ngjan me Sicilinë. Në Lukovë erdha pas shumë kërkimesh që bëra në internet për rivierën Shqiptare. Zgjodha Lukovën, sepse vendosëm që pushimet t’i bëjmë në një vend të qetë dhe pa zhurma”, thotë arkitektja nga vendi fqinj. Nëna e dy vajzave duket se e ka fort për zemër Shqipërinë, por me shumë finesë shprehet se duhet bërë më shumë për turizmin. “Problemi më i madh që kam hasur janë çmimet, kur bëhet konvertimi nga lekë në euro. Psh., nëse një pjatë kushton 8 mijë lekë, neve na kërkojnë 8 euro. Por, e pëlqej shumë Lukovën dhe e kam kaluar çdo gjë me pozitivitet. Këtu kam hasur plot banorë që më kanë surprizuar. Një ditë, pasi bëra disa foto në kuzhinën e një restoranti, kuzhinieri më dha dy peshq që t’i gatuaja. Ndërsa pronari i një tjetër lokali, i cili kishte jetuar për disa vite në Itali, pasi mësoi ‘rrengun’ e kamerierit me çmimin, na ofroi falas akullore për vajzat dhe pije për mua dhe bashkëshortin”, rrëfen Alice. Një tjetër shqetësim për italianen janë rrugët. “Këtu rri tërë kohës me frikë në timon. Nga momenti në moment mund të ta presin rrugën njerëzit apo ndonjë kafshë”, thotë ajo. Në fakt, përtej dëshmive e vëzhgimit, për Lukovën ka shumë për të folur. Është pasuri e lukovitëve dhe e gjithë shqiptarëve. Është vendi ku gjithkund mund të gjesh pakëz qetësi. Në mbyllje të pushimeve, për gjithkënd rruga e kthimit për në shtëpi është më e shkurtër, por gjithmonë ka vend për t’u rikthyer në Lukovë. Në fshatin perlë të braktisur nga shteti.

‘Paratë e drogës do përdoren për fushatën zgjedhore’

Posted: 28 Aug 2016 08:13 AM PDT

Qindra miliona euro nxirren nga trafiku i lëndëve narkotike në vend”. Kështu deklaroi dje gazetari investigativ Artan Hoxha. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai teksa u ndal tek operacionet antikanabis që po ndërmerren nga Policia e Shtetit, pohoi se kanabis sativa ka një treg të sigurt, shkruan “Balkanëeb”. Kështu, në një analizë të detajuar, Artan Hoxha tha se policia duhet të tregojë kujdes gjatë muajit shtator, pasi ky është muaji kur rritet edhe kriminaliteti në vend, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Gjithashtu, ai tha se një pjesë e qindra miliona eurove që do përfitohen nga ky fenomen i këtij viti do investohen në fushatën e ardhshme zgjedhore parlamentare, por edhe për zgjedhjen e presidentit.
Ndër të tjera, gazetari Hoxha pohoi se hashashi shkëmbehet me heroinë në Turqi, që sipas tij është edhe një nga vendet kryesore dhe shërben si bazë kryesore. “Grupet shqiptare e kanë marrë nga Turqia heroinën”, – tha Artan Hoxha. Ky i fundit theksoi se për mbjelljen e kanabisit, të tjerë financojnë dhe të tjera grupe kultivojnë. Gazetari Hoxha u ndal ndër të tjera edhe tek aksioni antikanabis në Skrapar i ndodhur dy ditë më parë, ku u arrestuan 11 kultivues droge. Ai theksoi se një element që vihet re nga organizimi i këtij trafiku, është se të arrestuarit nuk ishin banorë të kësaj zone, por nga qytete të tjera të vendit. “11 persona u arrestuan dje (pardje) në Skrapar, asnjë nuk është nga zona, një gjeografi e gjerë që tregon se sa janë të organizuara grupet e trafikimit”, – shtoi Hoxha. “Kur të jetë korrja, tharja, policia duhet të përgatitet për një situatë tjetër që mund të krijojë probleme. Në të paktën 4 raste, ka pasur 4 viktima, që janë vrasje për shkak të përfshirjes në kultivues dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ky trafik ka shënuar edhe viktimat e para në gusht. Kujdesi duhet të tregohet në muajin shtator”, – përfundoi gazetari.

Tërmeti, trupi i Erjon Toros mbërrin nesër në vendlindje

Posted: 28 Aug 2016 08:13 AM PDT

Trupi i pajetë i 34-vjeçarit nga Fieri, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike nga tërmeti në Italinë Qendrore, do të mbërrijë të hënën në familjen e tij. Erjon Toro do të varroset në vendlindje, ndërsa familja e tij në Kurjan të Roskovecit, në Fier, është në pritje të trupit të familjarit të tyre. Trupi i pajetë i Toros është nisur dje nga Italia. Emigranti 34-vjeçar, në momentin e rënies së tërmetit ndodhej në banesë së bashku me gruan dhe 2 vajzat. Ndërsa, të bijat u nxorën nga gërmadhat me lëndime të lehta. Erjon Toro ishte djali i vetëm i familjes me 5 anëtarë dhe jetonte prej 16 vitesh në Itali, bashkë me familjen e tij, ku punonte në ndërtim. Ai ishte i vetmi shqiptar që humbi jetën si pasojë e tërmetit në Itali. Ndërsa pas kërkesave të familjarëve të Toros për kthimin sa më parë në Shqipëri të trupit të tij, u raportua se shpenzimet për kthimin e tij do të mbulohen nga qeveria shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila tha se qeveria ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për të sjellë trupin e të riut në fshatin Kurjan të Fierit. Ndërkaq, ditën e djeshme Italia ishte në zi kombëtare, ndërsa 290 viktimave të tërmetit iu dha lamtumira e fundit. Flamujt u ulën në gjysmështizë në të gjithë vendin për të nderuar viktimat në Arquata del Tronto dhe Peskara del Tronto, një prej zonave më të prekura në Apenine. Ndërkohë, qeveria italiane vendosi të akordojë 50 milionë euro si fond emergjence, për përballimin e dëmeve të shumta. “Rindërtimi i zonave të shkatërruara është prioriteti ynë”, – u shpreh kryeministri italian. Shërbimet e emergje-ncës janë të gjitha në gatishmëri, të plagosurit janë përcjellë në spitale, ndërsa për të pastrehët janë ngritur çadra.

3 minorene arratisen nga shtëpia, gjenden pas 17 orësh në Elbasan

Posted: 28 Aug 2016 08:12 AM PDT

Lediona Xheladinaj
POGRADEC- Tri minorene nga Pogradeci janë larguar pa adresë nga banesat e tyre, duke alarmuar familjarët. Të tronditur, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selcë e Poshtme e këtij rrethi. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se dy motrat B.Ç. dhe L.Ç., përkatësisht 16 dhe 14 vjeçe, kanë ikur nga shtëpia së bashku me fqinjën e tyre 16-vjeçare A.B. Mësohet se denoncimi për zhdukjen e vajzave është bërë nga Bashkim Çollaku. 45-vjeçari ka deklaruar se dy vajzat e tij kanë ikur nga banesa rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm.
ARRATIA E VAJZAVE
Menjëherë pas kallëzimit, blutë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tri minoreneve, ndërsa hetimet janë përqendruar në dy pista: në largimin me dëshirë të vajzave me persona që mund t’i kenë njohur së fundmi, ndërsa është dyshuar për një trafikim të mundshëm të tyre drejt Maqedonisë. Mësohet se pak orë pas zhdukjes, Bashkim Çollaku ka marrë një mesazh në celular nga vajza e fqinjit të tij, e cila i shkruante: “Xhaxhi Bashkim, ne u larguam nga banesa. Nëse na do, mos na kërko më. Ju nuk na kuptuat asnjëherë ne. Kemi vuajtur shumë, ndaj vendosëm të largoheshim. Të lutem mos na kërko më. OK”. Mësohet se autorja e mesazhit i kishte prindërit e saj në Greqi, ndërsa jetonte me të motrën në fshatin Selcë e Poshtme. “Mesnatën e së premtes, dy vajzat e miat shkuan të flinin si gjithmonë nga fqinja e tyre, për të cilën prej kohësh kujdesem unë, pasi prindërit i ka në Greqi. Gjithmonë flinin andej, ndërsa unë i mbaja në mbikëqyrje. Isha i qetë deri në orën 03:00, kur erdhi e alarmuar vajza e vogël e më tha se tri vajzat e tjera nuk ishin në banesë. Dola menjëherë, i kërkova gjithandej, por nuk i gjeta. I shqetësuar së tepërmi bëra denoncim në polici”, – tha Çollaku. Vetëm pas 17 orësh ka përfunduar arratia e tri minoreneve, të cilat janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit. Ndërkaq, ka ndodhur një tjetër incident i rëndë. Pas lajmit për zhdukjen e tri vajzave, grupi i xhirimit të “News 24” ka shkuar në vendngjarje për të bërë një kronikë, por është përballur me dhunën e dy efektivëve të Komisariatit të Pogradecit, të cilët mësohet se kanë qenë në gjendje të dehur. Menjëherë pas këtij incidenti, dy policët janë pezulluar nga detyra dhe kanë përfunduar në pranga.
DHUNA E POLICEVE
Korrespondentja e “News 24” dhe “GSH”, Lediona Xheladinaj bashkë me operatorin Renato Shkurti teksa po ktheheshin, në fshatin Golik konstatuan patrullën e policisë. Ata kanë ndaluar për të filmuar në kuadër të hetimeve që po bënin blutë për zhdukjen e tri vajzave. Në automjetin e policisë ndodheshin tre efektivë, dy meshkuj dhe një femër. Njëri prej tyre iu afrua grupit të xhirimit, duke i urdhëruar të ndalojë filmimet, ndërsa i ka dëmtuar dhe kamerën. Ndërsa, Xheladinaj raportoi se njëri nga policët e ka tërhequr zvarrë, ndërsa tentoi ta fuste me dhunë në automjet. Në videon e grupit të xhirimit të “News 24” shfaqet qartë polici duke tentuar t’i thyejë kamerën operatorit.

Plagosën për pronën 74-vjeçarin, kapen 2 vëllezër dhe i treti në kërkim

Posted: 28 Aug 2016 08:11 AM PDT

Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie, ndërsa ka vënë në pranga dy vëllezër dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tretë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Hotesh. Sipas bluve, tre vëllezërit Xhurxhiu, banues në këtë fshat, janë konfliktuar me 74-vjeçarin S.Xh. Si pasojë e konfliktit, ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta fizike. Më pas i moshuari ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën e gjahut, të cilën e kishte me leje. Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur që shtetasit të dëmtuar t’i merrej dhe t’i bllokohej arma e gjahut si dhe të parandalohej përshkallëzimi i konfliktit. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Peshkopisë për mjekim. Ndërkaq, policia ka arrestuar vëllezërit Baftjar dhe Urim Xhurxhiu, përkatësisht 42 e 38 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tyre E.Xh., 35 vjeç.

Bien në gropën e ashensorit, vdes 14-vjeçari e plagoset një tjetër

Posted: 28 Aug 2016 08:11 AM PDT

DURRES – Një 14-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë në gropën e ashensorit, ndërsa është plagosur rëndë dhe një person tjetër. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku pohuan se ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të së premtes, në një ndërtesë trekatëshe, ku në dy katet e para e para të së cilës është një zdrukthëtari, ndërsa në katin e tretë një repart prodhimi këpucësh të një firme italiane. Mësohet se shtetasi K.L., banues në lagjen nr.15 (Spitallë), duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m. Sipas hetuesve të çështjes, minoreni kishte hipur në ashensorin me të cilin transportoheshin materialet me prodhime këpucësh për të parë nga kureshtja. Në momentin e rënies (pohohet të jenë këputur kavot), në ashensor ndodhej edhe një punonjës i firmës, i cili ka qenë duke zbritur. B.D., banues në Rrashbull, ka tentuar që të ndihmojë 14-vjeçarin për t’i shpëtuar jetën, por janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit. Për pasojë K.L. ka ndërruar jetë, ndërsa 44-vjeçari është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, policia e Durrësit ka nisur hetimet. Sipas hetuesve të çështjes, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Nga dëshmitë e mbledhura në vendngjarje mësohet se minoreni ka qenë duke pritur nënën e tij, e cila punonte pranë firmës italiane si sanitare. Ndërsa, ashensori ndodhej në pjesën e jashtme të ndërtesës që njihet si ish-Fabrika e Plastikës në Durrës. Ashensori, i ngjashëm me një kafaz hekuri, është jashtë çdo standardi teknik, ashtu si e gjithë godina, ambientet e së cilës janë dhënë me qira.

“Doktorët dhe artistët na morën në qafë, është koha e ekonomistëve”

Posted: 28 Aug 2016 08:10 AM PDT

Valentina Madani*
Bujar Kapexhiu, që ka jetuar 50 vite më karika- turën, e ka seriozisht kur thotë në ditët e sotme, pushtet u duhet dhënë ekonomistëve dhe juristëve. Sipas tij, ka ikur koha e doktorëve dhe piktorëve dhe është koha e ekonomistëve dhe juristëve. Një ndër ta është Sherefedin Shehu, për të cilin z.Kapexhiu thotë se dibranët duhet t’i besojnë postin e kryebashkiakut. Për “Gazeta Shqiptare”, humoristi i njohur shprehet se nuk ka bindje politike dhe se miqtë e tij janë të shumtë si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Por, e ka bindje të tij se drejtimi u duhet besuar ekonomistëve… Në Dibër promovoi librin “Kthe-së”, ku ka portretizuar në kopertinë pikërisht dy protagonistët kryesorë të politikës, Sali Berishën dhe Edi Ramën. Por, gjatë këtij aktiviteti kulturor në vendin e origjinës, Bujar Kapexhiu u gjend në krah të politikanit të djathtë dhe kandidatit të tyre për Bashkinë e Peshkopisë. Z.Ka-pexhiu tregon arsyet se pse kërkoi votat e dibranëve për Sherefedin Shehun e PD-së.

Z.Kapexhiu pse po mbështetni kandidatin e PD-së në Dibër, z.Sheferdin Shehu dhe çfarë ju lidh ju me PD-në?
Nuk është se po e mbështes atë apo kandidatin tjetër. Ishte një koincidencë e imja atje dhe z.Shehu iu përgjigj ftesës sime.
Cilës ftesë?
Unë jam dibran me origjinë dhe po promovoja librin tim “Kthesë”. Doja ta promovoja edhe në vendin tim të origjinës dhe një ftesë ishte edhe për z.Sherefedin Shehu, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe erdhi në promovim.
Kishte ftesë kandidati i PS-së, z.Muharrem Rama?
Nuk mund të them se kishte, pasi ftesat i kanë bërë organizatorët e shoqatës “Dibra”. Por, mund t’ju them se ishte një koincidencë.
Pavarësisht kësaj që thoni, ju vlerësuat figurën e z.Shehu dhe i ftuat dibranët që ta votojnë atë dhe këtë e bëtë në prani të kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ish-deputetit Besnik Mustafaj…
Po, është e vërtetë kjo që thoni, sepse është bindje e imja se sot duhet të drejtojnë dhe të udhëheqin ekonomistët dhe juristët dhe jo doktorët dhe piktorët. 26 vite më parë të gjithë u ngritëm për të rrëzuar diktaturën komuniste dhe në krye të vendit u vunë doktorë apo njerëz me profesione të tjera. Morën postet sipas meritave, merita duhet të jetë sipas profesionit. Ajo kohë ishte ndryshe dhe ata njerëz kishin merita për aty ku u vunë, kurse sot është ndryshe. Është në bindjen time se profesioni duhet të ketë vlerë dhe ekonomistët dhe juristët duhet ta drejtojnë këtë vend. Iku koha kur drejtonin doktorët dhe artistët, ata kishin meritat e tyre, por sot është koha e profesioneve dhe u duhet besuar atyre drejtimi i vendit. Merita duhet të jetë sipas profesionit, ndaj dhe bëra thirrje që dibranët të votonin për z.Sherefedin Shehu.
Kur thoni nuk është koha e doktorëve dhe artistëve, e keni fjalën për Sali Berishën dhe Edi Ramën?
Po, e kam fjalën për doktor Berishën dhe për artistin Rama. Të dy duhet të ikin në shtëpi. Unë i njoh të dy dhe i kam miq, por duhet t’u lënë vendin ekonomistëve dhe juristëve në këtë vend. Me doktorin jemi dhe moshatarë dhe kam njohje të hershme që në kohën e rrëzimit të diktaturës dhe e vlerësoj si njeri dhe meritat që ka pasur në rrëzimin e diktaturës, por ka ikur ajo kohë. Edhe me z.Rama kam njohje të hershme që në Liceun Artistik. Kemi qenë kolegë dhe ka pasur një baba të jashtëzakonshëm. Z.Rama ka një penë të mrekullueshme, është i talentuar si artist, por vendit nuk i duhen më artistët dhe doktorët, i duhen juristët dhe ekonomistët si Sherefedin Shehu.
Keni njohje me kandidatin e PD-së?
Po, e njoh. Më të jam takuar disa herë në Tiranë dhe ruaj miqësitë me të, plus që e vlerësoj si njeri dhe si profesionist.
Po kandidatin e PS-së, z.Muharrem Rama, e njihni?
Jo, nuk e njoh. Kam dëgjuar fjalë të mira për të, por mendoj se si doktor që është, më shumë u vjen në ndihmë dibranëve duke ushtruar profesionin e tij si doktor sesa si kryebashkiak. Ai është humanist dhe duhet të jetë në shërbim të dibranëve si i tillë dhe nuk mund të jetë si kryebashkiak i tyre.
Pra, nëse do të ishit votues në Dibër, ju do të votonit Sherefedin Shehun?
Patjetër që do ta votoja. Në pamundësi, u bëra thirrje dibranëve që të votojnë ekonomistin. Unë u fola qartë atyre atje dhe si artist më takon, për ata që janë miqtë të mi, shokë të mitë të të njëjtit mendim, t’ju kërkoj ndjesë që ne artistët i kemi sjellë në këtë derexhe. Nuk duhet të gabojnë më, sidomos dibranët e mençur. Sot në vendet udhëheqëse neve artistëve na lini aty të kontribuojmë për artin, për kulturën. Por, u thashë atyre se duhet të vendosin që në këto vende duhet të jenë njerëz tamam të profesionistë, që të shikojnë tamam ekonominë, që të shikojnë perspektivën, duhen juristë dhe ekonomistë. U thashë mos u ngatërroni me të tjerë, se do të na merrni prapë në qafë.
Z.Shehu po e mbështet edhe ish-themeluesi i PD-së, Besnik Mustafaj, me të cilin ju pamë së bashku në aktivitetin e shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Peshkopi…
Takimi me të ishte interesant. Z.Mustafaj është një nga nismëtarët e rrëzimit të diktaturës dhe ndjehem i kë-naqur që ai u rikthye sërish në politikën e djathtë. Gjëja e bukur që tha ishte se vazhdon të jetë në Partinë Demokratike. Z.Mustafaj nuk është politikan që ndërron flamujt. Pavarësisht rezervave të tij, apo heshtjes, ai asnjëherë nuk është larguar nga PD-ja dhe nuk e ka ndërruar flamurin e saj. Nuk është si politikanët e tjerë që mund t’i quaj si shkopinj që mbi shkopin e tyre vendosin çfarë do lloj flamuri. Ai nuk është i tillë, por vazhdon të jetë sërish pjesë e PD-së. Ndaj, Besnik Mustafaj veçse u rikthye, ndoshta në vijën e dytë apo të tretë, por unë do të doja që ai të ishte diku në vijën e parë të PD-së, sepse e meriton.
Ju në mënyrë të vazhdueshme bëni humor me politikanë të ndryshëm përmes karikaturës. A ka shprehur ndonjëri pakënaqësi ndaj jush?
Në përgjithësi jo, sepse ata e kuptojnë që unë bëj vepër arti dhe nuk u mbetet qejfi. Unë i bëj vërejtjet e mia për diçka që mua nuk më pëlqen tek ata, për një koncept të tyre, që nuk është në dobi të shoqërisë. Unë nuk e fyej politikanin që e kam objekt të karikaturës, as nuk e godas, por thjesht punoj në bazë të mendimit tim. Unë kam një shprehje timen: ‘Unë jam me të gjithë dhe kundër të gjithëve’. Në bazë të kësaj bëj edhe punën time. Madje, ajo që mund të them unë është se kur nuk u bëj karikaturë, ata mërziten sepse karikaturë është reklamë. Një karikaturë mund të jetë e rrezikshme, por më e rrezikshme është kur nuk bën asnjë karikaturë. Unë nuk u bëj karikaturë atyre që rrinë në hije. Për mua ata janë sezonalë.

Related Posts :