Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Replikë me “Ballin e kazanit” dhe një sqarim për lexuesit” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Replikë me “Ballin e kazanit” dhe një sqarim për lexuesit” plus 9 more - Gazeta Dita


Replikë me “Ballin e kazanit” dhe një sqarim për lexuesit

Posted: 17 Aug 2016 02:17 AM PDT

Nga Alqi Koçiko – As vetë z.Alimadhi, kryetar i partisë Balli Kombëtar, nuk besoj se do ta priste të bëhej kaq i "famshëm" përmes intervistave të tij në DITA. Në çdo fushatë të nesërme elektorale, tani ai e ka të garantuar se votuesit e njohin mirë se kush është se çfarë mendon kryetari i BK-së. Për fat të keq, kjo shpalosje bagazhi, fuqie argumentesh dhe profili politik e historik, nuk do ta ndihmojë atë për të mbledhur ndonjë votë më shumë. Përkundrazi. Por ky nuk është faji ynë.

Sepse ai stan, atë bulmet ka, dhe këtë kreu i Ballit e tregon edhe në reagimin e fundit që ka dërguar në redaksi, ku ndër të tjera ai ofron edhe një shembull konkret që tregon se "kush është e vërteta e luftës".

Para se të shkojmë tek dokumenti që Alimadhi propozon si provë të pakundërshtueshme se kush ishin partizanët e kush ishin ballistët, le të ndalemi pak te hyrja e materialit, ku ai shpreh merakun për një debat në "kushte të pabarabarta" që po bëhet ndaj Ballit dhe ballistëve. Cilat quan ai kushte të pabarabarta? Faktin që deklaratat e tij sjellin një stuhi reagimesh? Z.Alimadhi, në një gazetë gjerësisht të lexuar, intervistat dhe tezat që çalojnë, stonojnë dhe acarojnë, patjetër që do marrin si përgjigje edhe një numër të madh kundërshtimesh. Nuk e besoj se vijnë flukse të tilla komentesh në redaksinë e gazetës së Ballit, nëse ka të tillë.

 Mjerisht, kryeballisti përsërit deri në lodhje dhe pa pikë fantazie edhe një thirrje që është kontradiktë ambulante, si vetë BK dhe kryetari i saj: Në të njëjtin paragraf, ai fton për debat të qetë dhe të kulturuar mbi luftën, pa sharje dhe gjuhë të helmuar, "bijtë e kriminelëve të djeshëm, që kanë mbetur shpirtzinj dhe të pashpirt… dhe që kriminelë do mbeteni përgjithmonë" (?!).

Po t'i lexoni të gjitha ato rreshta, do ta kuptoni se z.Alimadhi flet nga kreu i… Ballit të Kazanit dhe jo të Kombit. Dhe nëse ajka e përfaqësuesve të "shqiptarëve të vërtetë" ka këtë nivel intelektual, i mbetet vetëm imagjinatës të marrë me mend kusurin.

Po cili është dokumenti, apo teksti që Alimadhi ofron si ilustrim për të treguar krimet e partizanëve gjatë luftës? Vini re me kujdes: Është fjala për një farë editoriali, apo përgjigjeje, që Balli Kombëtar i jep përmes gazetës së vet "Flamuri", Radio Londrës dhe aleatëve antifashistë në 10 gusht 1944!

Sikur asgjë të mos analizonim më tej, vetë ky fakt i thotë të gjitha. Pra, thirrjeve të vazhdueshme të shtabit aleat anglo-amerikan dhe Radio Londrës, që Balli Kombëtar të luftojë më në fund kundër nazistëve, BK i përgjigjet me një shkrim ku ankohet se partizanët po i godasin. Dhe i thotë aleatëve se kanë informacione të gabuara… nga kush? Nga "shtabi i Titos", në fakt nga vetë misionet ushtarake angleze në terrenin shqiptar!

 Ky tekst nuk është gjë tjetër veçse vërtetim i plotë se edhe aleatët antifashistë po shohin se ballistët janë me gjermanët, jo kundër tyre. Ashtu si Alimadhi sot, materiali është një mishmash kontradiktor. I cili ekspozon pse BK, që atëherë e në vazhdim dëshmoi se nuk ishte Balli, por një tjetër B e kombit. Nga njëra anë shkruhet se partizanët po na vrasin, dhe nga ana tjetër se heronjtë e Ballit po luftojnë prej tre vjetësh pa shpërblim. Kundër kujt? Po vrave, a nuk pret që edhe të të vrasin?

Një tjetër hata e tekstit të ofruar nga Alimadhi, është tentativa e Ballit Kombëtar për t'i hapur sytë "inglizit" që të kërkojnë në Shqipërinë e '44-s tolerancë mendimi dhe debat të kulturuar për të ardhmen e vendit. Kuptohet se ç'mund të kenë thënë me vete aleatët, në një epokë kur errësira kërcënonte njerëzimin dhe kuti matës për të ardhmen e çdo vendi e kombi, e force politike, për të mos thënë e çdo njeriu, ishte vendimi për të luftuar ose jo kundër nazifashizmit.

Dhe e fundit: Ku shtypej dhe botohej gazeta 'Flamuri' që ka botuar këtë editorial që sot Alimadhi na e ofron si provë "dërrmonjëse"? Në ndonjë rrëzë a bodrum periferie, në ndonjë shpellë apo shtëpi fshati të thellë? Jo në mes të Tiranës, me roje gjermane te dera.

Së fundi, dy fjalë për lexuesit tanë. Shkëlqimi dhe njëherësh mjerimi i BK-së, (më saktë, shkëlqimi i mjerimit) që po spikat në këto debate në DITA, për dikë mund të jetë dukur edhe kohë e humbur. Kemi dëgjuar edhe ndonjë pakënaqësi pse i japim kaq shumë hapësirë personazheve si z.Alimadhi, qëndrimet e drunjëzuara e donkishoteske të të cilëve mbi luftën antifashiste janë katërcipërisht kundër vlerave që DITA ka shpallur hapur se mbron: Ajo luftë, përveçse e nderon Shqipërinë dhe shqiptarët, është shpëtimtarja e këtij vendi në hapësirat gjithsesi të cunguara që ka sot, përtej çdo debati mbi pushtetin që erdhi më pas.

Por le të kemi parasysh se jo pak herë një baltë e madhe është hedhur mbi luftën antifashiste këto vite; jo pak herë është tentuar të vihet në dyshim në Shqipërinë e pas 90-s, drejtësia e një kauze që gjithë bota e qytetëruar e ka përqafuar dhe e mbron sot e kësaj dite, pa asnjë pikë dyshimi. Nuk është kurrë e tepërt që tema dhe debate të tilla të hapen e të rihapen. Qoftë edhe për të konstatuar me kënaqësi se shumica e shqiptarëve, dhe padyshim lexuesit tanë mes tyre, janë të bindur se asokohe ky vend ka bërë zgjedhjen e duhur. Ndërsa ato pak pika që kanë mbetur nga Balli i Kazanit, ende nuk kanë kuptuar gjë prej gjëje…

Turqia liron 38 mijë të dënuar

Posted: 17 Aug 2016 02:07 AM PDT

Autoritetet në Turqi planifikojnë lirimin e afro 38 mijë personave nëpërmjet të ashtuquajturit "lirim i mbikëqyrur" për ta zbutur mbingarkesën në burgje për shkak të arrestimeve pas përpjekjes së dështuar për puç.

Ministri i drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, ka shkruar sot në rrjetin Tëitter se është miratuar një dekret i qeverisë për lirim, raporton Rel. Burgjet e Turqisë aktualisht ishin të mbipopulluara edhe para goditjes së autoriteteve turke për shkak të grushtshtetit.

Pas puçit të dështuar, janë arrestuar më se 35 mijë vetë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë suspenduar nga puna e tyre.

Për puçin e dështuar autoritetet e Turqisë e fajësojnë klerikun islamik, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara. Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo perfshirje. Gjatë puçit të dështuar më 15 korrik, janë vrarë afro 240 persona.

Erion, mendo edhe për ne

Posted: 17 Aug 2016 02:01 AM PDT

Z. Thano! Mora shkas nga një reklamë tek Ushtari i panjohur. "Të rritim fëmijët në shtëpitë tona!" Nuk e kuptova në çast. I bëra pyetje vetes: kush e ka vendosur këtë reklamë? Po Erioni a e ka lexuar? Si pensionist i rashë xhiro pas shumë kohe, u habita, nuk kishte rrugë, rrugica, lulishte, lokale e hapësira pallatesh të mos ketë me dhjetëra e lloj-lloj lojëra fati, kazino, lloto bixhozi e lokale të tjera të shkruara në gjithë gjuhët. Pyes Erionin: po ato që po i ndërton, për kë investon? Fëmijët e mi e të qindra familjeve si unë mezi po sigurojnë bukën e shpenzime të tjera fare. E ti po punon e mendon për kalamajtë e të pasurve, të bosëve, hajdutëve e pushtetarëve që janë pasuruar me djersën e fukarenjve që nga regjimet e pas 1991. Jo or çun, ktheje timonin sipas zotimeve, punësim, investim, shkolla, ujë e drita, administrim e adresa të gjithë qytetit. Mendo dhe për moshat tona. D. S.

O Andre, more Andre

Posted: 17 Aug 2016 01:59 AM PDT

(Vargje të nënshkruara nga "Bolena")

O Andre, more Andre
O Andrea i Stefanit
Sa të shkon ajo qese
Qeseja e Alimadhit.

E bëre detin stere
E "rrafshove" edhe malin
Shkrove histori të re
Histori të re për Ballin.

Me raki e meze
Me benzinë e ndeze zjarrin
E vure në zigare
Të mençurin dhe të marrin.

O Andre, more Andre
Sa një mizë para ustait
E mban mend një "epope"?
Epopenë e Musarait?

O Andre, more Andre
I zbrite pulat nga trarët
Bëre "histori" të re
"Histori" për tradhtarët.

Ti që na flet për lirinë
Liria s'të ka munguar
Në çdo kohë e në çdo stinë
Ke qenë i privilegjuar.

O Andre, more Andre
U zhyte në fund të gjolit
Veten me gazep e pe
Para emrit të Fan Nolit.

Ty s'të shkon kjo këmborë
Akoma pa tharë gjaku
Ballin le ta bëjë "dëshmor"
Fevzua, Çani, edhe Shkullaku…

O Andre, more Andre
Andrea me flak të gjatë
Mbylle këtë mesele
Po ta mbajti hape prapë.

Foto/ Shqiptarja proteston kundër ferexheve

Posted: 17 Aug 2016 01:58 AM PDT

Zana Ramadani është një shqiptare e cila jeton në Gjermani. Ajo i ka shprehur haptas pikëpamjet e veta përmes fotografive që po i shpërndan në internet.

Ajo shquhet për pikëpamjet e saj për të drejtat e grave dhe ato të privuara nga liria e ferexhesë. Ajo përmes fotografive kontroverse përpiqet të jepe mesazhe për lirinë themelore të grave.

Së fundmi Zana ka publikuar një foto ku shfaqet e mbuluar me ferenxhe nga lart dhe e zhveshur nga poshtë, një foto që vjen si formë proteste kjo, por që pritet të ndezë jo pak polemika.

14037652_10210252564260068_1957067114_o

14018109_10210252562940035_148507813_n

14054737_10210252563340045_1777006961_n

 

Qemali do të mbetet!

Posted: 17 Aug 2016 01:58 AM PDT

Dita ime! I shtyrë nga sa lexoj dhe nga sa dëgjoj në biseda te ndryshme, vendosa t'ju shkruaj mendimin tim për stadiumin e Tiranës, "Qemal Stafa". Dikush e ka merakun tek basorelievi si një punë artistike me vlera kombëtare. Për mua nuk ka asnjë vlerë, e për më tepër kombëtare. Dikush tjetër për balloren etj. Mua më ha meraku për kapacitetin. Thonë që do bëhet 22.000 vendësh, që është shumë pak. Pjetri i parë dhe Napoleon Bonaparti, për ndërtimet menduan edhe për 100 vjetët e ardhshëm.

Zoti Edi Rama, si qytetar i mirëfilltë i Tiranës, por që edhe ka lexuar e parë shumë, nuk duhet ta pranojë. Për mendimin tim që nuk kam parë shumë, por që kam lexuar, them që stadiumi duhet të bëhet me kapacitet 35.000 vendësh. Tirana sot është 900.000-1.000.000 njerëz. Ndërsa për emrin "Qemal Stafa", ai ashtu do të quhet, sido që t'ia vënë emrin ose sido që t'ia ndryshojnë. Me shumë respekt për ju dhe ju lumtë pena!

Dy fjalë Pëllumb Kullës

Posted: 17 Aug 2016 01:57 AM PDT

Pëllumb Kullës i kujtoj thënien e një ballisti në 1946. Kur e gjykuan në gjyqet e kohës, ai u dënua me disa vite burg e u mbrojt duke thënë: "Zotërinj gjyqtarë! Ne dhe ju kishim dy pela barse. Jona shtiu, juaja polli. Do i bëjmë hyzmet kësaj që na lindi!" Ti Pëllumb, unë e shumë të tjerë kësaj i bëmë shërbim. Modeli që zgjodhëm pati sukseset e dështimet e tija. Tani jemi në kohë tjetër e ta bëjmë këtë sistem të suksesshëm po qe se jemi të zotë. Bota ndryshon me shpejtësi. Lum kush është i aftë ta jetojë jetën si individ e komb. Ne na duhet bashkimi, fuqizimi e zhvillimi duke mësuar nga gabimet tona e të parëve tanë. A.L.M.V.

Trump justifikon vrasjen e afrikano-amerikanëve

Posted: 17 Aug 2016 01:56 AM PDT

Kandidati republikan për presidencën e SHBA-së, Donald Trump tha se provat fillestare sugjerojnë se vrasja e një personi me ngjyrë nga policia në Miluoki ishte e justifikuar.

“Duhet t'i bindemi ligjit, përndryshe nuk kemi një komb. Arma ishte drejtuar nga polici dhe ishte gati të hapte zjarr. Askush s’mund ta kundërshtojë këtë. Nëse kjo është e vërtetë, njerëzit nuk duhet të ngrihen në revolta", deklaroi Trump gjatë mitingut të tij në Miluoki.

Vrasjet e njerëzve me ngjyrë nga policia vitet e fundit kanë shkatuar shumë demonstrata në SHBA dhe protestuesit thonë se policët janë më të gatshëm se sa duhet për të përdorur forcën vdekjeprurëse ndaj afroamerikanëve.

Trump, gjatë gjithë fushatës së tij elektorale ka mbështetur fort policinë dhe në mitingun e Miluokit tha se mungesa e rendit efektiv është në dëm të komuniteteve afroamerikane që lëndohen nga dhuna.

“Lufta ndaj policisë është luftë kundër qytetarëve paqësorë që duan të punojnë, të jetojnë qetë e të dërgojnë fëmijët me siguri të plotë në shkolla", deklaroi Trump, ndaj të cilit edhe në Miluoki pati protesta, kryesisht për mbështetjen që ai i jep policisë në çdo rast.

Populli apo kapitali?

Posted: 17 Aug 2016 01:56 AM PDT

Kush i zgjedh politikanët në qeverisje? Populli, partitë apo kapitali? Gazeta Dita në faqen 18 të datës 16 gusht, për zgjedhjen e Trump në Amerikë, tregon se e zgjedh kapitali. Po tek ne kush e zgjedh?!

Mes Shilës dhe Karibdës

Posted: 17 Aug 2016 01:55 AM PDT

I dashur Bedri! Luluc gjeluci, ke të drejtë, është estradesk në gjithçka: në pamje, në zëtrashje, me atë sjellje bufoneske, me atë shkallë intelekti ulëritshëm nën mediokre, ashtu siç ia tha në sy edhe ajo profesoresha trime nga Labëria. Ne, të majtët e gjorë, gjendemi tash si midis Shilës dhe Karibdës, sepse zhgënjimi i pritshmërive tona prej këtyre tanëve është mos o Zot! Të uroj shëndet e jetë! Yti, Aglin Ibraj, Skrapar.

Related Posts :