Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“SHBA, Imami mysliman vritet teksa dilte nga xhamia” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“SHBA, Imami mysliman vritet teksa dilte nga xhamia” plus 9 more - Gazeta Dita


SHBA, Imami mysliman vritet teksa dilte nga xhamia

Posted: 14 Aug 2016 02:28 AM PDT

Një imam dhe asistentja e tij u qëlluan për vdekje në mes të ditës teksa largoheshin nga xhamia në shtëpi në qytetin e Nju Jorkut.

Policia tha se vrasësi qëlloi liderin fetar, Maulama Akonjee, 55 vjeç, pasditen e së shtunës teksa ai dhe asistentja e tij Thara Uddin, 64, largoheshin nga xhamia për në shtëpinë e tyre në Ozone Park.

Të dy të lënduarit u dërguan menjëherë në spital, dhe Akonjee, baba i tre fëmijëve vdiq menjëherë.

Ndërsa asistentja e tij vdiq 4 orë më vonë. Imami Akonjee përshkruhej nga të tjerët si një lider fetar tepër i devotshëm dhe i përkushtuar.

Më vonë, disa myslimanë të nevrikosur dolën në rrugë me pankarta ku dënonin krimin dhe kërkonin vënien e drejtësisë.

3733A98800000578-3739386-Both_men_were_rushed_to_Jamaica_hospital_where_Akonjee_a_married-a-18_147113980058037345CED00000578-3739386-image-a-65_1471151353329373410F800000578-3739386-Imam_Maulama_Akonjee_pictured_was_shot_dead_in_broad_daylight_as-m-59_1471151095523

“Lufta në Siri bëhet vetëm për para, zoti nuk ka lidhje fare”

Posted: 14 Aug 2016 02:19 AM PDT

Nga Xhentila Gjosha

"Në Siri nuk luftohet në emër të Zotit, por për para dhe pushtet". Me këtë konkluzion ka arritur në përfundim një prej luftëtarëve shqiptarë, M. A., i cili ka luftuar në Siri, në radhët e grupimit islamik "Al-Nusra".

Në një intervistë për gazetën "Shekulli", 35-vjeçari nga Puka tregon gjithë historinë e tij, si është inspiruar për të shkuar dhe luftuar në Siri. Ai tregon se çdo veprim e ka ndërmarrë i vetëm dhe pa dijeninë e askujt, kohën kur shikonte videot të hedhura në rrjete sociale ku luftohej për xhihad. Sipas tij, të luftoje në Siri nuk kishte asnjë lidhje me xhihadin, ndërsa gjithçka bëhej për pushtet.

Si është historia juaj, kur keni shkuar për luftim në Siri?

Historia ime është paksa e pabesueshme. Gjithçka nis që në muajin mars të vitit 2013. Shikoja shumë videot që hidheshin nëpër rrjetet sociale, ku bëheshin thirrje për të luftuar në Siri. Në video thirrjet bëheshin në emër të fesë, si dhe luftimet sipas tyre bëheshin në emër të fesë. Marr guximin dhe nisem për të shkuar atje.

Fillimisht shkoj në Turqi, normalisht isha informuar më parë. Por çdo gjë e kam bërë me mendimin se në Siri luftimet bëheshin në emër të fesë. Nejse, arrij në Turqi dhe aty shkoj në një vend ku rrinë personat që duan të shkojnë në Siri. Atë kohë unë mbaja mjekër dhe, sapo më shohin vijnë drejt meje dhe më pyesin se do të shkoja në Siri apo jo.

Ata e dinin shumë mirë këtë punë. I konfirmoj atyre që isha nisur për në Siri dhe më marrin me vete. Aty më pyetën nëse dija të flisja arabisht apo jo. Unë normalisht dija arabisht, pasi kisha shkuar i përgatitur. Në Turqi qëndrova pesë ditë, ndërsa prisnim që të vinin persona të tjerë. Pas disa ditësh qëndrimi aty në Turqi, bashkë me personat e tjerë që kishin ardhur nga mbarë Europa u nisëm me një autobus për në Siri.

Çfarë ndodhi pasi u nisët?

Në autobus të gjithë dhe ikim. Do të kalonim kufirin dhe unë e kisha disi atë ndjesinë që të ndalon policia, e ndoshta do na duhej të kalonim nëpër male. Pra mendoja sikur të iknim në emigrim të paligjshëm, sikur iknim njëherë e në një kohë në Greqi, që kalonim në male. Por jo, në këtë rast ishte gjithçka ndryshe.

Kur kalonim kufirin ushtarët dhe policia na përshëndetnin. Unë mendoja do na shohin kështu me mjekër e do na bënin ndonjë gjë. Aty u habita unë dhe po filloja të ftillohesha. Mbërrijmë në Siri. Fillimisht ushtarët atje na morën dhe po na më- sonin me idenë e vrasjes së njeriut, pra të vritnim njerëz. Kishin disa persona që i mbanin peng dhe, i morën i ulën para nesh e i prenë kokat pa asnjë problem.

Si t'u duk kjo pjesë?

Ishte shumë skenë e llahtarshme ajo që kam parë. Unë mund ta bëja copa me plumba, por ama jo ashtu. Kaloi ky moment dhe na dërguan tek armatimet. Unë e dija shumë mirë këtë pjesën e armëve. Dija t'i përdorja mirë ato dhe llojet e tyre, pasi kisha studiuar dhe lexuar shumë.

Në një kohë shumë të shkurtër unë mora një post drejtues aty, pasi ata që dinin të përdornin armët shumë mirë e merrnin shumë shpejt këtë post. Por unë nuk isha fare dakord. Aty gjithçka bëhej vetëm për para dhe pushtet. Asgjë nuk bëhej në emër të fesë. Unë nuk kam shkuar atje për këtë qëllim. Gjithçka më është shfaqur ndryshe nga to që kisha parë nëpër video ose dëgjuar.

Kur vendosët të ktheheni?

Atëherë kanë qenë disa skena luftimesh që isha shumë i "zbuluar" dhe fillova të merrja famë të madhe për atë zonë ku qëndroja dhe, kjo më bëri të frikësohesha. Kjo pasi atje gjithmonë një famë ka një rrëzim dhe mendova që shumë shpejt do të ngrihej një atentat ndaj meje. Këtu mendova që të kthehesha mbrapsht.

Ardhja këtu në Shqipëri më pas hapi shumë pikëpyetje dhe pikëçuditëse, qoftë tek strukturat e shtetit qoftë edhe tek shokët e mi, të cilët mendonin se mos isha ndonjë spiun. Përderisa unë isha atje dhe u ktheva përsëri këtu, ata vetëm këtë gjë mendonin.

Për t'i mbyllur këto pikëpyetje, mua mu desh që të bëja udhëtimin e dytë. E bëra këtë udhëtim të dytë pasi doja të pastroja figurën time. Ia arrita qëllimit, pasi e bëra atë që kisha për të kryer në udhëtimin e dytë dhe u ktheva përsëri mbrapsht pasi nuk kisha arsye qëndrimi atje.

Po familja juaj çfarë mendonte për këto udhëtime në Siri?

Familja ime me herën e parë nuk kanë pas dijeni, ndërsa kur ika herën e dytë i thash të gjithëve. Ka qenë muaji tetor i vitit 2013 dhe kam qëndruar vetëm një muaj. Do të shkoj, i thashë familjes, por jo për të luftuar, do të shkoj për diçka tjetër (arsyen e së cilës nuk dua ta tregoj).

E mbajta fjalën që dhashë dhe u ktheva mbrapsht. Herën e dytë kur shkova është kur u vra atje Hamit Muslija nga Puka dhe, vetëm ky ka qenë momenti kur unë jam përfshirë në konflikt.

Kjo për shkak se doja të hyja dhe të merrja trupin e tij. Ai u vra nga kurdët dhe ne u detyruam që të shkonim ta merrnim. Mirëpo kjo kohë ka zgjatur rreth një muaj, ngaqë më njihnin se kush isha dhe më lanë zonën e Idlib (qytetit mes Sirisë dhe Turqisë).

Herën e dytë dhe mund të kisha qëndruar atje, por disa organizata të rrezikshme që lindën nga Iraku në atë kohë dhe, flisnin në emër të fesë kur bënin veprime nga më çnjerëzore.

Ata vetëm me fenë nuk kishin lidhje fare, sepse feja nuk ekzistonte në ideologjitë e tyre. Ata flisnin: "O do jesh me mua, o do jesh armiku im". Kjo lloj ideologjie më bëri që unë të kthehesha mbrapsht, sepse mund të kisha qëndruar edhe dy muaj atje.

Mirëpo këto patën një rrjedhë shumë të shpejtë dhe unë, për të mos u përfshirë me këto konflikte që ishin mes palësh, mendova që më e mira ishte të kthehesha mbrapsht. Nuk kishin ndonjë organizim nga shqiptarët atje.

Gjatë kohës që qëndrove, a njohe ndonjë shqiptar tjetër që luftonte?

Kur kam shkuar herën e dytë kam takuar shumë shqiptarë, pasi atje shkova me qëllim për të takuar disa persona, qoftë ata që kanë dalë nëpër video, qoftë edhe disa të tjerë që nuk kanë bërë as foto dhe as video. Kur bëra atë që kisha për të bërë u ktheva në Turqi, nga aty në Greqi dhe më pas në Shqipëri.

A ishte e vështirë të ktheheshe prej andej?

Shumë e vështirë ka qenë. Të them kështu, sepse atje shikoheshin me një sy tjetër ata që ktheheshin mbrapsht. Herën e parë e kam pasur më të lehtë sesa të dytën. Ishte e rrezikshme qoftë nga ushtria turke, qoftë edhe nga kushdo.

Kur të shikonin me mjekër ata mendonin që do të ishe sirian ose ka qenë për të luftuar në Siri. Pra kthimi nga andej kishte problemet e saj. Po tani ku jetoni, me çfarë merreni? Unë tani jetoj në Pukë, kam hapur një biznes timin dhe shumë shpejt shpresoj ta zgjeroj në të gjithë Shqipërinë.

Unë nuk jam një person që isha "pabuks" dhe doja të shkoja atje, që domethënë kam pasur ekonominë e mirë. Biznesin e kam ndjekur gjithmonë. Jam kthyer në kahun e jetës, në ndryshim me atë çfarë ka ndodhur më parë. Unë jam i martuar, kam dy vajza dhe një djalë dhe dua që ata të jetojnë normal.

Raporti/ 363 zona me hashash në Shqipëri

Posted: 14 Aug 2016 02:15 AM PDT

Një raport sekret i agjencive ligjzbatuese ne Shqipëri ka listuar plot 363 zona, ne te cilat kultivohet kanabisi. Dokumenti qe disponon Vizion Plus, është hartuar edhe me ndihmën e partnereve nga Gjermania dhe Italia, duke dhëne nje panorame te plote te trafikut te hashashit qe gjeneron miliarda euro fitime.

Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesor të kanabisit në Europë duke mundur te kaloje mbi nje mije ton marijuane ne vit. Trafikantet nga Jugu ne Veri bashkëpunojnë me drejtues lokale dhe oficere te policisë, per te garantuar mbrojtjen e parcelave me droge kundrejt pagesës prej 10 euro per rrënje, ose duke dhëne si këmbim 30 perqind te prodhimit ne fund.

Te dhënat sekrete kane evidentuar se trafikantet veç bandave te armatosura, po përdorin edhe dronet per kontrollin e hapësirave me kanabis. Për here te pare kjo teknologji është zbatuar ne Kruje dhe sipas te dhënave, po përhapet me shpejtësi edhe ne zona te tjera.

Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet. Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona te tera ne juglindje, veri, ne Fier, Berat e Skrapar, apo edhe ne Mat, Kruje e Dibër.

Trafikantet gjithashtu janë kujdesur te sigurojnë fara kanabisi qe sigurojnë rritje te shpejte dhe me cilësi. Gjithë sasia e hashashit kalon ne perëndim, por ketë radhe, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Se fundmi, tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër – Mali i Zi – Serbi – Hungari dhe më pas në Gjermani.

Ne tregjet perëndimore, marokenet janë drejtuesit kryesore te trafikut dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushte me grupet shqiptare. Ato shpërndajnë hashashin ne Itali e Greqi, e me pas dhe ne Holande, France, Hungari, Ceki, Austri e Gjermani.

Raporti thekson se çdo vit ne europe harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare. Vetëm nje dite me pare ne jug te Italisë, policia arrestoi disa shqiptare, te cilët kishin transportuar me gomone plot 2 ton hashash.

Video/ A është e sëmurë Hillary Clinton?

Posted: 14 Aug 2016 02:11 AM PDT

Donald Trump deklaroi pak ditë më parë se Hillary Clinton është sëmurë dhe nuk mund ta qeverisë vendin.

Ai u bazua te një foto ku shihej Hillary duke u mbajtur nga rojet e saj teksa ngjiste shkallët.

Të gjithë u tallën me Trump, por kjo video ka shkaktuar habi të madhe duke risjellë në vëmendje deklaratat e kandidatit republikan.

Hillary Clinton shihet gjatë një interviste të bëjë disa lëvizje të çuditshme, porsi epileptikët.

Videoja është shpërndarë mijëra herë.

Por stafi i Clinton tha se ajo po bënte shaka me gazetaren dhe lëvizjet ishin të vullnetshme.

Video/ Lineker mban fjalën! Del me mbathje në studio

Posted: 14 Aug 2016 01:59 AM PDT

Kishte premtuar se do të dilte me të mbathura nëse Leicesteri do të dilte kampion i Anglisë dhe e mbajti fjalën. Jo, nuk është ashtu siç ju shkon juve mendja, nuk nëhet fjalë për një femër, përkundrazi.

Legjenda e futbollit anglez, Geri Lineker, që është dhe moderator në BBC, ka dalë vetëm brekë me logon e kampionëve të Anglisë në emisionin e parë të sezonit të ri, ndërsa Shirer dhe Rajt, të ftuar në studio, nuk mbanin dotë të qeshurat. Për më tepër, ndiqni videon.

 

Gjueti terroristësh në kampet e refugjatëve në Greqi

Posted: 14 Aug 2016 01:54 AM PDT

Agjencia policore e BE-së, "EUROPOL", në bashkëpunim me policinë greke do të kryejnë hetime në të gjitha qendrat e pritjes së refugjatëve në Greqi, për persona që ndoshta kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Lajmin e publikon gazeta greke "Kathimerini", sipas së cilës, ekipe speciale të "EUROPOL"-it me specialistë të terrorizmit islamik pritet të mbërrijnë në Greqi më 20 gusht.

Ata do të shkëmbejnë informacione me oficerë të Shërbimit grek të Antiterrorit, të atyre të sigurimit, si dhe të Shërbimit Kombëtar të Informacionit, e më pas do të fillojnë të hetojnë në të gjitha kampet e Greqisë kontinentale, ku mbahen gati 50 mijë refugjatë, shkruan TCH

Por, sipas britanikes "The Guardian", që iu referohet dëshmive nga organizata bamirëse dhe grupet e të drejtave të njeriut në këto kampe, fëmijë të vegjël dhe adoleshentë kanë rënë viktima të abuzimit seksual.

Rasti më flagrant është ai që ka ndodhur në një kamp me 1.400 refugjatë pranë Selanikut, ku një grup meshkujsh kanë sulmuar dhe kanë abuzuar me një vajzë shtatëvjeçare nga Iraku.

Por të njëjtin makth përjetojnë edhe gratë, që nuk guxojnë të dalin nga çadrat në orët e vona, dëshmon një prej pjesëtarëve të "Mjekëve pa kufij" në Selanik, që pohon se janë mbi 10 raste të grave që kanë denoncuar sulme seksuale brenda kampeve.

Nga ana e tij, koordinatori i qeverisë për krizën e refugjatëve, Jorgos Qirici deklaron se, në kampin në fjalë ka vërtet shumë raste të sjelljeve kriminale, por mohon se ka pasur raste përdhunimi të të miturve.

Foto/ Hoteli i parë me pyll tropikal brenda…

Posted: 14 Aug 2016 01:52 AM PDT

Dubai është i famshëm tashmë për godinat e larta dhe ekstravagancën.

Por shumë shpejt do ketë një tjetër mrekulli për t'u krenuar.

Bëhet fjalë për të parin hotel me një pyll tropikal brenda.

Hoteli Rosemont & Residences është shembulli i fundit i luksit.

Ai pritet të hapet në vitin 2018, me një plazh artificial dhe pemë që shpërndajnë mjegull.

Kostoja e ndërtimit do jetë rreth 300 milionë dollarë.

Hoteli me pesë yje përbëhet nga dy godina me 47 kate dhe do ketë 450 dhoma.

 

Rio/ Zbulohet ‘misteri’ i ujit jeshil në pishina

Posted: 14 Aug 2016 01:47 AM PDT

Përse pishinat e Lojërave Olimpike po bëhen jeshile?

Kjo është një pikëpyetje që ka munduar shumëkënd.

Uji dukej i turbullt dhe i pistë.

Organizatorët kanë nisur të thajnë dy pishinat që u bënë jeshile për t'i mbushur me ujë të pastër.

Por çfarë ka ndodhur?

Fillimisht organizatorët nuk dhanë asnjë shpjegim, duke lënë mediat të spekulojnë se dikush ka urinuar në ujë.

Por tashmë zyrtarët e kanë një përgjigje.

Ata thonë se ishte faji i një kontraktori.

Kompania kontraktore ka hedhur peroksid hidrogjeni në pishina. Substanca ka vepruar me klorin duke e bërë ujin me ngjyrë jeshile.

Peroksidi i hidrogjenit është një agjent deklorizues, që nënkupton se zhbën atë që duhet të bëjë klori- vrasjen e mikrobeve dhe pastrimin e ujit.

Kjo mund të shpjegojë faktin se uji dukej i pistë.

Zyrtarët thanë se uji nuk përbënte ndonjë rrezik për atletët, edhe pse tani kanë nisur të thajnë pishinat.

"Është diçka e turpshme për ne," tha një zëdhënës i Rio2016.

After the water in the Aquatic Centre Maria Lenk became milky, murky and greenish, two pumps were brought to empty the pool and refill it

Workers  began draining Rio's Olympic 'murky green' diving pool in a last ditch attempt to turn it back to blue

In vain: A worker cleans the diving pool ahead of the women's 3m springboard semi-final

Inspectors test samples from the diving pool which turned green during the synchronised diving

Confusion: Bronze medal winner Tom Daley noticed the pool had changed color, tweeting: 'Ermm... what happened?!'

Big change: Left, how the water appeared on Tuesday morning, and right, how it looked on Tuesday afternoon

What a difference: The water in the dive pool was a noticeably different color than the water polo pool across the deck 'Radical measure': The water will be drained and replaced, a spokesman said Saturday

There were bizarre scenes at the Olympic synchronized diving final after the pool turned a murky shade of green

 

Johnny Depp filmohet duke shkatërruar shtëpinë

Posted: 14 Aug 2016 01:31 AM PDT

Ky është momenti që Amber Herad filmoi bashkëshortin e saj Johnny Depp duke shkatërruar kuzhinën gjatë një momenti nervash.

Aktorja 30 vjeç thotë se ka qenë pikërisht dhuna e Depp që e ka bërë të kërkojë divorcin ndaj tij.

Sipas Amber ngjarja ka ndodhur më 21 maj të këtij viti edhe pse ajo i publikoi tani pamjet.

Depp akuzohet se ka dhunuar të shoqen duke i shkaktuar një sy të nxirë pasi i lëshoi iPhone-in në kokë.

'You got this going!': Johnny Depp unleashed his fury after he realized he was being recorded by Amber Heard in a video obtained by TMZ (pictured)

 

Over coffee: Amber can be seen in the corner (left) holding coffee in her hands as she watches him pacing up and down

'Crazy': They are discussing what happened that morning when she asks him if he's drunk a whole bottle of wine

Destructive: The Hollywood actor was on a war path in his home and goes to pour another full glass

 Messy battle: Amber (pictured here with Johnny in January) has already accused her husband of domestic violence, in a separate incident that is said to have taken place in May
Secret recording: As he comes close, Amber tries to hide the phone camera with her coffee cup
Disguised: He says to her: 'You want to see crazy, I'll show you something crazy'

 

Vlorë, sherr mes dy peshkatarëve një i plagosur rëndë

Posted: 14 Aug 2016 01:24 AM PDT

Dy peshkatarë në Vlorë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë. Sherri ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:00, në Triportin e Vlorës pranë molit të anijeve. Erlind Lato, ka goditur me mjete të forta shtetasin E.K., 30 vjeç, me banim në Vlorë, për motive të dobëta.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e plagosjes, Erlind Lato, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa i dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Related Posts :