Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shembet çatia e kabinave të plazhit në Golem, 25 familje ish-të përndjekurish në qiell të hapur” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Shembet çatia e kabinave të plazhit në Golem, 25 familje ish-të përndjekurish në qiell të hapur” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Shembet çatia e kabinave të plazhit në Golem, 25 familje ish-të përndjekurish në qiell të hapur

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

KAVAJE – 25 familje ish-të përndjekurish politikë në plazhin e Golemit kanë mbetur në qiell të hapur. Mësohet se çatia e kabinave të plazhit ku ata ishin strehuar që në fillim të viteve ’90 është rrëzuar mëngjesin e djeshëm. Ngjarja ka ndo-dhur rreth orës 08:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Të indinjuar, banorët  deklaruan se gjatë 25 viteve askush nuk është interesuar për ta dhe se kabinat ku ata jetonin u amortizuan. Ndërkaq, ata akuzuan Bashkinë e Kavajës se nuk e ka zgjidhur asnjëherë çështjen e strehimit dhe se në kohën kur në qytetin e Kavajës u shpërndanë hyrjet e 6 pallateve, asnjëra nga familjet e tyre nuk përfituan. Përfaqësues të 25 familjeve të ish-të përndjekurve politikë u bënë apel bashkisë së qytetit të Kavajës dhe qeverisë të kthejnë sytë nga ata dhe t’i ndihmojnë. “Kemi shkuar vazhdimisht në Bashkinë e Kavajës për çështjen e strehimit, por nuk është bërë asgjë. Deri tani kemi marrë vetëm nga një këst të dëmshpërblimit si ish-të përndjekur dhe më pas procesi është bllokuar”, thanë banorët, që kanë mbetur mes katër rrugëve. Ndërkaq, njëri prej tyre tha se “isha brenda në kabinën e plazhit kur u rrëzua çatia dhe të tjerët menduan se unë vdiqa. Fatmirësisht shpëtova. Është absurde kjo që po ndodh me ne. Bashkia e Kavajës është e korruptuar. Shkojmë në këtë institucion dhe nuk na japin asnjë përgjigje. Apartamentet që u ngritën për të përndjekurit i ndanë për vete, jo për ne që na takonin. Sot (dje) jemi në qiell të hapur, nuk kemi ku shkojmë. Do flemë në shezlongët e plazhit me gjithë fëmijët. Ishim të përndjekur në kohën e komunizmit, akoma edhe më keq në demokraci”.                   kl.ha.

Konflikti me shtetin, Tatimet duhet t’i kthejnë “Bankers” 37 mln USD

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Audituesi ndërko
mbëtar i jep të drejtë “Bankers Petroleum” në konfliktin me shtetin shqiptar për taksat. Kompania njofton se raporti auditues i palës së tretë mbi mosmarrëveshjen e taksave për vitin 2011 është lëshuar, duke vendosur se “Bankers” i ka deklaruar të sakta shpenzimet e tij si kosto të rimbursueshme në vitin 2011, bazuar në licencë-marrëveshjen hidrokarbure. “Bankers Petroleum Ltd” deklaron se raporti auditues i palës së tretë mbi mosmarrëveshjen e taksave për vitin 2011 është lëshuar, duke vendosur se “Bankers” i ka deklaruar të sakta shpenzimet e tij si kosto të rimbursueshme në vitin 2011, bazuar në licencë-marrëveshjen hidrokarbure. Siç është rënë dakord më parë me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyre (AKBN), ministrin e Energjisë dhe Industrisë dhe “Bankers”, vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si e tillë, autoritetet e taksave në Shqipëri do të rillogarisin detyrimet e taksave për vitin 2011 dhe do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të zgjidhur ose rimbursuar “Bankers”-in për pagesat e bëra deri më tani. Kompania i ka paguar në total 37 milionë dollarë deri në 30 qershor 2016 zyrës së taksave si derdhje për tatimin fitimin e vlerësuar për vitin 2011. Pala e tretë audituese është përbërë nga një panel i përbashkët me ekspertë të “Pricewaterhouse Coopers” dhe kompanisë konsultuese “Navigant”, bazuar në termat e referencës të firmosura dhe deklaruara në 24 shkurt, 2016. Të gjitha palët janë angazhuar për të përdorur këto rezultate të palës së tretë audituese si bazë për përcaktimin e kostove të rimbursueshme hidrokarbure për vitet në vijim.

Shehu në Lurë: Investime në infrastrukturë, Rama: Zgjidhje problemit të mbetjeve

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Fushata e dy kandi
datëve për zgjedhjet e pjeshme në Dibër që do të mbahen mbahen më 11 shtator, vazhdon me intesitet. Sherefedin Shehu, kandidati i Partisë Demokratike për Dibrën ka qenë në Lurë dhe premtoi se nëse del fitues që në vitin e parë, do të ketë si prioritet ndërtimin e infrastrukturës dhe investimet për furnizimin me ujë të pijshëm. “Që të vijnë investitorët, këtu duhet rruga. Këtë rrugë që vjen nga Rrësheni dhe rruga nga Perlati, ju garantoj se do të fillojë brenda vitit. Ju garantoj që vitin tjetër, deri në hyrje të urës së Lusës, siç i themi ne, do të fillojë asfaltimi”, deklaroi kandidati i djathtë. Sherefedin Shehu deklaroi se në vëmendje do të jetë edhe zhvillimi i sektorit të turizmit”, tha Shehu duke vijuar se ka kontaktuar që tani me agjencinë gjermane për zhvillim e cila ka një program për turizmin familjar, që ka nisur të zbatohet edhe në zonën e Korabit. Ndërkaq njësia administrative Tomin dhe lagja “Kamen” kanë qenë dy ndalesat e radhës të kandidatit të mazhorancës në Dibër. Gjatë takimit me banorët e këtyre zonave, Muharrem Rama ka premtuar zgjidhjen e problemit të mbetjeve si dhe investime në rrjetin e kanaleve të ujërave të zeza. “Do të fillojmë me sistemin e kanalizimit, me sistemimin e kanalit Llixha Tomim-Brezhdan. Sigurisht do të rikonsturktojmë edhe të gjithë rrjetin e brendshëm vaditës. Zona juaj është një zonë blegtorale dhe bujqësore dhe ne do ta subvencionojmë bujqësinë dhe blegtorinë”, deklaroi z.Rama. Kandidati i majtë shoqërohej në këto takime edhe nga koordinatori i kryesisë së Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri. “Sjellin taborin nga Tirana, sjellin ish-zyrtarë, deputetë që nuk kanë lidhje me Dibrën. I sjellin këtu në Dibër për t’ju mbushur mendjen se sa i keq qenka Muharremi që ju ka shërbyer juve në mes të natës kur keni pasur nevojë”, u shpreh z.Gjiknuri.

Tarifa e shërbimit, 700 lekë

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Pagesa e tatimit nga
rivlerësimi i pasurive të paluajtshme kryhet pranë bankave të nivelit të dytë. Formulari u vihet në dispozicion klientëve-individë nga zyrat e ZVRPP-së, klientëve-persona juridikë nga degët përkatëse të bankave. Gjithashtu, ky formular mund të shkarkohet edhe elektronikisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave. “Fatura për arkëtim”, e plotësuar sipas këtij udhëzimi, nënshkruhet nga klienti. Për personin juridik është e detyrueshme që përveç të dhënave të nënshkruesit, të plotësohen, gjithashtu, emri i personit juridik (shoqërisë) dhe NIPT/NUIS. Pas verifikimit për plotësimin e të dhënave të plota, banka pranon arkëtimin, duke evidentuar llojin e të ardhurës në kutizat përkatëse të anës së djathtë të faturës në bazë të kodit të të cilave do të kryhet kontabilizimi elektronik në sistemin informatik financiar të qeverisë. Banka transferon arkëtimet në llogarinë bankare përkatëse në emër të Degës së Thesarit Tiranë, sipas përcaktimeve në marrëveshjen dypalëshe me Ministrinë e Financave. Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, çdo muaj, bëjnë rakordimin me degën e thesarit për arkëtimet e kryera në përputhje me këtë udhëzim. Tarifa për kryerjen e shërbimit të rivlerësimit pranë ZVRPP-së është në masën 700 lekë dhe do të ketë kodin “RVP” në formularin e aplikimit.

“VALIXHJA E SHQYER” Libri i Zhitit, që u ruajt i ‘groposur’ në diktaturë

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Fatmira Nikolli

Valixhen e shqyer” e nisa në
Shkodër, student, e vazhdo
va në Lushnjë, ku banoja, pastaj në fshatrat e Kukësit, ku më çuan mësues, më priti nën tokë, derisa dola nga burgu, e rishkrova në Tiranë, u botua dhe e rishkrova të gjithin edhe një herë në Romë. Është po ai dhe i ri njëkohësisht. Libër që më ka ndjekur gjithë jetën…”. Për kujtesë, disa shkrime të Visar Zhitit u futën në tokë për t'u ruajtur në Lushnje, te shtëpia e motrës së Visarit, e një prej tyre ishte edhe dorëshkrimi i këtij libri.
Visar Zhiti sjell para lexuesit një libër, ku ‘autorësinë’ e ndan me të birin, Atjonin.
Botimi nis me një ese, që ndërpritet, për të vazhduar si mbyllje tronditëse e librit, i cili mbart copëza kohe të një jete, që nga fillesat e saj shkrimore e deri më tani, i shoqëruar me vizatime të djalit të autorit, Atjoni, që është dhe personazh në 19 rrëfimet që përfshihen këtu, aq sa dhe mosha e tij. Prandaj dhe u rishkrua ky libër për të qenë i tillë, fëminor deri në trill, me urtësinë e të mëdhenjve, magjepsës gjithsesi.
Botimi i atit dhe i birit, sapo ka dalë nga shtypi nën siglën e shtëpisë botuese “OMSCA-1”, që e konsideron atë veçantë dhe tërheqës për përmbajtjen dhe “historinë” e vet, album bardhë e zi ndërkohë, një mpleksje moderne, që përçon ndër të tjera kumtet dhe emocionet e bashkëpunimit dhe të dashurisë mes brezave. Vihet në dukje edhe gjuha metaforike e Zhitit, që shkruan me gjuhën metaforike të Zhitit junior që vizaton, harmonia e fjalës me linjën, e ritmit me hijen, një risi, një puzzle artistik jete senërtohen begatshëm nën një kopertinë domethënëse dhe të bukur si me shi yjesh.
LIBRI
Sipas ‘OMSCA’-s, “Valixhja e shqyer” është një libër për të gjithë, i lexuesit pa moshë ose i çdo moshe, pra ka arritur më të vështirën, ndërkaq personazhet e tij më së shumti janë fëmijë e të rinj dhe lexuesi i parë sigurisht janë “ata që rriten”, teksa diçka mbetet e njëjtë e misterioze. Në materialin shpërndarë për mediat, shënohet se pikërisht këtë sjell edhe ky libër, ku ndër të tjera, përzihen fantastikja e reales me lojën, ringjallje statujash e rrëfime gjallesash që nuk flasin, amfiteatro qiellorë me kërshërinë e së përditshmes, modernizime të legjendës shqiptare e origjinalitet i spikatur. Sinqeriteti dhe humori, poezia dhe trishtimi janë ‘princërore’, aq sa duket se kemi të bëjmë me një libër ‘princ’ si te Oscar Wilde e Antoine de Saint-Exupéry, por të mjediseve tona.
HISTORIA E PAZAKONTË
“Valixhja e shqyer” ka brenda dhe “historinë” e pazakontë të këtij libri, ku gjejmë edhe parathënien-dëshmi të shkrimtarit të njohur, Bashkim Shehu, i cili ndër të tjera rrëfen se “një ditë, vite e vite më parë, po ky libër, i saposhkruar nga Visari, m’u dha nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” për t’u recensuar, siç ishte rregulli asokohe… Por libri nuk u botua, ngaqë Visarin ndërkaq e futën në burg…”.
Shehu kujton se sidoqoftë, një nga kopjet e dorëshkrimit të këtij libri mbeti tek unë. “Vazhdova ta ruaja, duke e mbajtur të fshehur diku. E ruajta deri në ditën kur babai im, ndonëse me pozitë të lartë në pushtetin e asaj kohe, u shpall… armik. Meqenëse prisja kontroll nga Sigurimi, dorëshkrimin e Visarit e dogja, duke menduar se ruajtja e tij tash e mbrapa do të kishte qenë e rrezikshme për të dy. Por, ashtu si çdo përrallë, edhe kjo mbaron mirë, për Visarin e për mua, që jetojmë të lirë dhe, gjithashtu për këtë libër, i cili, sidoqoftë, nuk humbi”. Vërtet është një libër “që nuk humb”, që e përtërin dhe pasuron arkitekturën e vetvetes, rrëfime të reja dhe imazhe të reja, që krahas aventurës së krijimit, ka edhe aventurën e mbijetesës, tipike kjo për shkrimtarin Visar Zhiti. Vizatimet e freskëta, që mbartin dhe ato “rrëfimin” e tyre të pavarur, duke iu bashkuar tregimeve që “vizatojnë” pjesë jete e kanë fill lidhës mes tyre si krerët e

Gjuha Shqipe dhe Letërsia, ja çfarë do të bien në provimin e 2 shtatorit

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Ermelinda Hoxhaj

Sot starton sezoni i vjesh
tës i maturës shtetërore,
ku pritet që në të pesta provimet të hyjnë rreth 7 mijë maturantë. Më datë 30 qershor maturantët do të japin provimin e gjuhës së huaj me detyrim, ku nga sezoni i parë kanë rezultuar mbetës rreth 2% e maturantëve në total, pra gati 800 maturantë do të hyjnë në provimin e sotëm. Ndërsa ditën e premte, më 2 shtator janë rreth 2 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të detyruar të maturës, Gjuha Shqipe dhe Letërsia. “GSH” publikon të plota programet orientuese të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për të gjitha profilet e gjimnazeve, përshi ato gjuhësore, artistike dhe profesionale. Bashkangjitur maturantët do të kenë mundësinë që gjejnë listën e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar, i cili përbën 45% të peshës së testit. Për pranimin në universitet, këta maturantë nëse do arrijnë të kenë mesatare 6 e lartë, kanë të drejtën të aplikojnë në datë 23 shtator për kuotat e mbetura bosh.
Përbërja e testit
Testi për secilin për provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Kështu që një maturant të quhet kalues në provimin e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duhet të marrë 20% të pikëve totale, pra minimalisht i duhen 10 pikë që të kalojë. Testi i provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është i përbërë nga tri nivele, shkallët e vështirësisë ndahen në 40% për një nivel nënmesatar, 40% për një nivel mesatar dhe vetëm 20% e testit do të jetë për një nivel mbimesatar, që kërkon një përgatitje shumë të mirë të maturantëve. Në strukturën e testit, 45% të tij e zë teksti letrar, ndërsa 55% teksti joletrar. Në fokus të maturantëve duhet të jetë të kuptuarit dhe përdorimi i drejtë i fjalës. Interpretimi i kuptimeve të dyta, si pasuri gjuhësore brenda strukturës tekstore si dhe kuptimi i figurshëm i fjalëve. Në vëmendje të tyre duhet të jetë edhe pasurimi i fjalorit, ku ata të jenë të aftë të zbulojnë dhe të përdorim dukuri gjuhësore si: polisemia, sinonimia, antonimia dhe shprehje frazeologjike. Si dhe të jetë i aftë që analizojë përdorimin e figurshëm të tyre. Rëndësi do të ketë edhe analiza që do t’i bëhet tekstit (letrar dhe joletrar). Teksti mund të jetë i punuar ose jo në klasë. Pra, nxënësit duhet të jenë të aftë të demonstrojnë arritjet e tyre në të gjitha llojet e teksteve. Në pyetjet që do të ketë me zhvillim në testin e 2 shtatorit, maturanti duhet të dallojë temën, tematikën, motivin karakteret, si dhe të dallojë faktin nga opinioni, duke përdorur informacione nga teksti dhe këndvështrim vetjak. Duhet të jetë i aftë të përdorë rregullat drejtshkrimore dhe rregullat e pikësimit të gjuhës standarde.
Teksti letrar
Teksti letrar, i cili zë 45% të testit do të përzgjidhet nga këto vepra, nëse është tekst në poezi: Homeri “Iliada”, Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”, N. Frashëri “Lulet e verës”, De Rada “Këngët e Milosaos”, Bajron “Çajld Harold”, Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”, Migjeni “Vargjet e lira”, Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”, ndërsa në prozë: Servantes “Don Kishoti”, Hygo “Katedralja e Parisit”, Pashko Vasa “Bardha e Temalit”, Balzak “Evgjeni Grande”, “Xha Gorio”; P. Marko “Qyteti i fundit”, Kadare “Kështjella”, Kamy “I huaji”, Markes “100 vjet vetmi”, Koliqi “Tregtar flamujsh”. Nëse do të përzgjidhet një dramë, atëherë ajo do jetë mes këtyre 10 veprave: Eskili “Prometeu”, Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”, “Hamleti”; Molier “Mizantropi”, Ibsen “Shtëpi kukulle”, “Armiku i popullit”, Çajupi “14 vjeç dhëndër”, Noli “Izraelitë dhe filistinë “. Në provimet e maturës në qershor, maturantëve të gjimnazeve, gjimnazeve dygjuhësore dhe ato artistike, teksti letrat për të cilin maturantët duhet t’u përgjigjeshin 11 pyetjeve ishte vepra e Hoemrit, “Iliada”. Ndërsa maturantët e gjimnazeve profesionale, në pjesën letrare kishin veprën e Shekspirit “Romeo dhe Zhuljeta”.

Dashnor Dervishi: Si e njoha dhe solla në Shqipërinë e ’89-ës Nënë Terezën

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Dashnor Dervishi

Gjatë qëndrimit tim si am
basador në Itali (1988-
1992), feja do të ishte një fushë ku do të vrapoja drejt të panjohurës, duke shkelur në të gjitha skajet e saj, aq e gjerë dhe e larmishme, siç shtrihet ajo në Itali. Katolicizmi, feja e vetme e italianëve, shpalosej në formën e një ylberi me një spektër të madh ngjyrash në përmbajtje dhe në formë. Roma, qendra e kristianizmit katolik shfaqej përpara shqiptarëve si qendra e besimit fetar botëror, si mishërim i të gjitha besimeve fetare. Qëndrimi ndaj Papës apo Vatikanit nuk ishte çështje e diferencave midis një besimtari mysliman dhe katolik, apo e një ateisti dhe besimtari, por ishte një vijë demarkacioni midis dy regjimeve, që bazoheshin në dy sisteme të kundërta ideologjike.
Feja dhe besimi tek ajo nuk më kanë ngacmuar asnjëherë në formimin tim intelektual. Pavarësisht se i lindur dhe i rritur në një regjim ateist, qëndrimi ndaj fesë nuk më ka futur ndonjëherë në dilemë; ndoshta, kjo ka ardhur edhe nga prejardhja e familjes sime, me origjinë bektashiane, e cila siç dihet, kultivon disa tipare mjaft tokësore e humane në emër të fesë së saj, si dhe një kulturë liberale, të transparencës dhe tolerancës. Jam martuar me gruan time, Elvirën, që vjen nga një familje me origjinë ortodokse, pa e menduar se çfarë feje i përkiste.
Ndërkohë, tek feja, librat dhe ritet e ndryshme të saj, kam parë gjithnjë me admirim oazin e pafund të grumbullimit të filozofisë dhe eksperiencës së njerëzimit, traditat dhe kulturën e popujve që u përkasin feve të ndryshme. Rastësisht u ndodha në tri këndet e trekëndëshit, që përfaqësojnë tri qendrat më të rëndësishme të besimit fetar, të ndjeshme për hapësirat ku shtrihet populli dhe kombi ynë. Pata fatin e madh që mbas Romës si qendër e kristianizmit, mbas disa vitesh të transferohem në Izrael, një qendër tjetër e rëndësishme e besimit jude; dhe më pas në Turqi, si një qendër tjetër e besimit islamik. Takova dhe njoha nga afër përfaqësuesit më të lartë të këtyre besimeve dhe kërkoja me admirim dhe respekt të gjeja elementin që i bashkonte të gjithë: përkushtimin dhe devotshmërinë në shërbim të të tjerëve. Në shoqëritë e kultivuara prej tyre kërkoja të gjeja kodin e zhvillimit, elementët konvecionalë që mbajnë në këmbë kombet e zhvilluara, nëpërmjet punës dhe sakrificës, bindjes dhe disiplinës, besimit dhe fitores. Ishin elementë që kishin kohë që më mungonin.
I pari prift që takova në Romë ishte Padre Fortino. Padre Fortino ishte arbëresh, i besimit ortodoks. Kisha e tij, një nga më të vjetrat në Romë ishte bërë një pikë e rëndësishme e grumbullimit jo vetëm të arbëreshëve, por edhe të emigranteve të rinj shqiptarë të sapoardhur. Kisha e Padre Fortinos ishte kthyer edhe në një qendër të rëndësishme patriotike. Çdo vit, më 28 Nëntor, ai do të organizonte një meshë në gjuhën shqipe, me urime e bekime për Shqipërinë e pavarur. Padre Fortino më ftoi për herë të parë në një nga meshat e së dielës dhe unë vajta me kënaqësinë më të madhe. Pata rastin të takoj shumë italo-shqiptarë, të cilët shikonin me kënaqësi praninë e ambasadorit shqiptar në një rit fetar.
Më vonë do të më vinin disa ftesa nga zonat dhe fshatrat e shumtë arbëreshë nga Jugu i Italisë, ku unë do të shkoja pa hezitim. Mbas pritjes dhe takimit në bashki apo prefekturë, akti i dytë zyrtar do të ishte pjesëmarrja në meshën e kishës së tyre.
Një nga miqtë e ambasadës, profesori i vjetër arbëresh, drejtues i klubit kulturor arbëresh Gj.K. Skënderbeu, Giusepe Catapano, më përmendi për herë të parë emrin e Madre Tereza, një murgeshë me origjinë shqiptare, që kishte krijuar një nga komunitetet më të mëdha të shërbimit, nëpërmjet motrave të saj, në të gjithë botën. Më tha se ajo herë pas here kishte shprehur dëshirën për të shkuar edhe në Shqipëri, të cilin e konsideronte atdheun e saj. Nënë Tereza ndodhej në Kalkuta të Indisë, ku ishte edhe qendra e komunitetit të saj, por ajo udhëtonte shumë dhe herë pas here vinte edhe në Romë. I kërkova prof. Catapanos që të më krijonte mundësinë që të gjeja një mënyrë komunikimi me Nënë Terezën me dëshirën për ta takuar atë. Më rekomandoi një tjetër profesor të vjetër arbëresh, prof. Giuseppe del Gaudio, i cili banonte në qytetin e Crotones. Del Gaudio ishte profesor në Universitetin e Catanzaros dhe herë pas here shkonte edhe në Shqipëri, i ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, si dhe për të dhënë leksione në Universitetin e Tiranës.
Vendosa të shkoj për të takuar prof. Del Gaudio në Crotone. Qyteti i Crotones ndodhet në skajin më të largët të gadishullit Apenine, në pjesën e poshtme të çizmes dhe laget nga ujërat e Mesdheut. Është një nga zonat që është ndeshur gjithnjë në historinë e saj me dyndjet e vjetra të emigracionit nga gadishulli ballkanik dhe nga vise të tjera, që përpara emigrimeve mbas pushtimit otoman të Ballkanit.
Crotone ishte një qytet jo shumë i dëgjuar në Itali. Ndodhej në një zonë bujqësore të banuar kryesisht nga arbëreshë dhe italianë me origjinë të vjetër emigracioni. Por, në atë periudhë, Crotone ishte bërë mjaft i njohur jo vetëm në opinionin italian, por edhe atë ndërkombëtar. Shkak ishte bërë vendimi i marrë nga qeveria italiane për të ndërtuar në Crotone, në kuadrin e NATO-s, bazën e avionëve luftarakë F-16, e cila ishte refuzuar nga qeveria spanjolle, nën presionin e protestave popullore. Në shtypin italian shkruhej çdo ditë për protestat në mbarë vendin, kundër këtij transferimi të bazës ushtarake në territorin Italian, ndërsa vendet fqinje dhe ato të Mesdheut shprehnin shqetësimin e tyre për rrezikun që u kanosej.
Pikërisht në një atmosferë të tillë të nxehtë mora rrugën për në Crotone, mbi bazën e një ftese formale, që më kishte bërë kryetari i bashkisë së qytetit, Z. Giuseppe Vrenna, për të bërë një vizitë zyrtare dhe miqësore në zonën e banuar nga italo-shqiptarë. Për masa sigurie më kishin vënë edhe një eskortë policie, që më shoqëroi gjatë gjithë udhëtimit.
Në Crotone mbërrita në orët e para të pasdites. Ishte muaji maj, 1989.
Si gjithmonë, kur shkoja në zonat arbëreshe, ceremonive të pritjes nuk i mungonte asgjë nga ato që përmbante protokolli për një kryetar shteti. Në darkën e shtruar me këtë rast ishte i ftuar edhe prof. Del Gaudio. I shpjegova atij qëllimin e ndërmarrjes së këtij udhëtimi. Ai nuk kishte ndonjë adresë apo numër telefoni në Kalkuta të Indisë, ku ndodhej nënë Tereza, por më premtoi se nëpërmjet një mikut të tij në Vatikan, do bënte të mundur t’i dërgonte nënë Terezës mesazhin tim.
Mbas disa ditësh, prof. Del Gaudio dhe miku i tij, një prift i ri që punonte në Vatikan në sektorin e komuniteteve fetare, më thonë se kishin folur me nënë Terezën dhe se ajo do të vinte në Romë mbas dy javësh. Me këtë rast do të gjenim mënyrën edhe për t’u takuar së bashku. Një telefonatë nga shtëpia e suorave në Romë më njoftoi se nënë Tereza ndodhej aty dhe kishte dëshirë të më takonte. U thashë se e pres menjëherë. E lamë takimin për ditën e nesërme, në orën 10 të paradites.
Nuk doja që iniciativa që kisha ndërmarrë të bëhej e njohur nga të tjerët përpara kohe. Kisha frikë se mos ndonjë ndërhyrje e parakohshme, me hedhjen e dyshimeve apo ndonjë provokim i mundshëm mund të bëhej shkak për të prishur gjithçka.
Nënë Tereza mbërriti në orën e caktuar me një makinë të vjetër dhe të vogël tip “Fiat”, me dy dyer. Nënë Tereza ishte një grua trupvogël, me tiparet karakteristike të një gruaje të fshatit shqiptar, në moshën 79-vjeçare. E shoqëronte një prej murgeshave të saj dhe një vajzë e re, që u paraqit si gazetare dhe që e shoqëronte nënë Terezën, mbasi po shkruante për jetën e saj. Pritja ime ishte shumë e ngrohtë dhe e çlirët. Kisha shtruar mbi tavolinën e vogël në dhomën e pritjes disa gjëra të lehta për qerasje. I ofrova diçka për të marrë, por ajo nuk pranoi të merrte gjë, me gjithë insistimin tim. Më tha se nuk mund të hajë diçka jashtë radhës, pasi kishte ngrënë një herë në mëngjes.
Me gjithë përpjekjet e mia për të nxitur ndonjë bisedë, nënë Tereza ishte fjalëpakët. Me pamjen e saj të përvuajtur, ajo miratonte në tërësi çdo gjë dhe vazhdimisht thoshte lutje dhe bekime. Bisedën e drejtonte më shumë gazetarja që e shoqëronte, Jean Mari. Nga biseda doli se Nënë Tereza kishte dëshirë që të shkonte në Shqipëri për të parë varrin e nënës dhe të motrës së saj, Age Bojaxhiu, të cilat ndodheshin në Tiranë. Ajo kishte pak njohuri mbi Shqipërinë, dinte se kishte një shtëpi të familjes së saj, por jo vendin se ku ndodhej dhe nëse ekzistonte akoma, dhe se nuk kishte ndonjë të afërm për të takuar.
Më tej, nënë Tereza u interesua për të ditur mbi ekzistencën dhe gjendjen e kishave në Shqipëri, se ku mund të falej ose për ndonjë prift që t’i kryente shërbimet fetare gjatë ditëve të vizitës. Gjatë udhëtimit, ajo dëshironte të qëndronte në ndonjë shtëpi, ose në ndonjë hotel të veçuar e pa bujë, të hante sipas një menuje të veçantë, në mënyrë sa më modeste dhe të veçuar nga të tjerët.
Lidhur me datën e vizitës, nënë Tereza nuk e kishte të përcaktuar qartë, pasi të nesërmen e priste një udhëtim i gjatë për në Afrikë, pastaj do të shkonte në Kalkuta dhe prej andej do të më shkruante për datën e saktë të nisjes. Fillimisht, ideja e tyre për të vajtur ishte rreth muajit nëntor të vitit 1989. Por, ajo më vonë avancoi dhe u bë shumë më shpejt.
Me nënë Terezën do të udhëtonin në këtë udhëtim të parë në atdheun e saj edhe disa murgesha dhe gazetarja Jean Mari, e cila më pyeti për modalitetet e vizave, mbasi donte të dinte se çfarë pasaporte duhet të paraqiste për marrjen e vizës së hyrjes në Shqipëri. Ajo ishte shtetase amerikane, por kishte pasaportë kanadeze dhe nëse ishte nevoja, mund të pajisej me pasaportë italiane. E qetësova gazetaren shumëkombëshe, që të mos shqetësohej, se po të dëshironte, mund ta pajisnim edhe me pasaportë shqiptare.
Përpara se të ndaheshim, iu luta edhe njëherë nënë Terezës për të marrë diçka nga ato që ishin mbi tavolinë. “Nuk mundem biri im, Zoti të bekoftë, jeta jonë është e njëjtë me ata që vuajnë… për sot kam ngrënë njëherë”, u përgjigj në formë lutje nëna. Nuk e di se ç’më hipi dhe doja që ajo të ëmbëlsohej patjetër me një nga luleshtrydhet që po i ofroja dhe i thashë: “Mirë atëherë, nëse ti nuk pranon një nga luleshtrydhet, që janë në tavolinë, është e kotë që ti të shkosh në Shqipëri”. Reagimi i saj qe i menjëhershëm. E morri luleshtrydhen dhe mbasi pëshpëriti disa lutje për t’i falur mëkatin e saj, e hëngri. Në duart e saja të sprovuara edhe nga puna fizike mbante vazhdimisht rozaren, shoqëruesen e lutjeve të saja. Një të tillë më dhuroi edhe mua. Është një dhuratë shumë e çmuar.
E përcolla nënë Terezën deri në oborrin e ambasadës, ku e priste “Fiat”-i i vogël me dy dyer. U ndamë me të me përqafime dhe me urimet e saj që nuk reshtnin, me mirënjohjen ndaj Zotit dhe bekimet e tij. Ajo u largua me hapat e saj të vogla, me trupin e përkulur nga mosha dhe vitet e gjata të një jete plot sakrifica, në shërbim të njerëzve më të vuajtur të botës. Ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës.
Deri në ato momente, jo vetëm punonjësve të ambasadës, por as edhe në Tiranë nuk kisha dërguar ndonjë material mbi çka po bëja në takimet e mia me Nënë Terezën. Kisha dërguar vetëm një sinjal që Nënë Tereza kishte kërkuar të më takonte dhe kisha marrë miratimin. Marrja e miratimit për takim ishte mjaft domethënëse për mua, që të avancoja pa frikë, kur disa kohë më parë kjo gjë as që mund të çohej nëpër mend. Mbas gjithë këtyre hapave të hedhur, merrte një rëndësi të veçantë mënyra e përshkrimit të informacionit në Tiranë, argumentet që duheshin përdorur dhe mendimi i ambasadorit, mbasi ato shërbenin si bazë e rëndësishme për të bërë vendimmarrjen sa më të lehtë e më të shpejtë, por në radhë të parë pozitive.
Për fat, ato ditë ndodhej në Itali shkrimtari Ismail Kadare, me të cilin do të shkonim në Bolonja për promovimin e një prej librave të tij. I tregova Kadaresë shqetësimin tim. Ai dinte shumë për Nënë Terezën dhe bashkë me entuziazmin e tij, më dha disa këshilla të cilat i reflektova në informacionin tim. Në këtë informacion transmetova dëshirën e madhe që kishte shprehur Nënë Tereza për të puthur tokën shqiptare dhe se qëllimi kryesor në këtë vizitë ishte thjesht gjetja e varreve të familjarëve të saj; se, ajo përmendte me mburrje faktin që ishte nga Shqipëria; nuk ishte shprehur asnjëherë kundër politikës dhe sistemit në fuqi; kishte kontribuar në mbështetje të çështjes së Kosovës; dispononte shuma të mëdha financiare, që i jepte në shërbim të qendrave shëndetësore për fëmijë e pleq në të gjithë botën. Në fund, jepja edhe mendimin tim, se kërkesa e saj duhet pranuar, mbasi kishte karakter human dhe mospranimi mund të shkaktonte reagim negativ në opinionin përparimtar, aq më shumë që ishte një grua e moshuar dhe nuk dihej se ç’mund të ndodhte.
Ashtu siç pritej, përgjigja nuk vonoi të vinte. Në të, jo vetëm që miratohej vizita e Nënë Terezës në Shqipëri, por më thuhej mua që të nxisja ardhjen sa më parë.
Si pikë kontakti në fillimet e para shërbente Jean Mari. U lidha me të dhe e pyeta nëse kishin fiksuar datën e nisjes, duke i sugjeruar njëkohësisht se do ishte mirë që ta avanconin, pasi në vjeshtë në Shqipëri parashikoheshin aktivitete të tjera. Mbas disa telefonatash, u ra dakord që vizita të bëhej në korrik. Nënë Tereza e shoqëruar nga Jean Mari dhe motrat e saj u nisën nga Kalkuta për në Romë, nga ku të nesërmen do të niseshin për në Tiranë. U takuam përsëri në ambasadë. Në sytë e Nënë Terezës përzihej gëzimi dhe meditimi, ndërsa bekimet në pëshpëritjet e saj ishin mënyra e përhershme e komunikimit.
Kisha vendosur që të nesërmen ta shoqëroja e ta përcillja deri në aeroportin “Leonardo da Vinci” të Romës. Udhëtimet e Nënë Terezës bëheshin falas nga të gjitha linjat ajrore të botës. Gjatë kalimit nëpër korridoret e gjata të aeroportit, për herë të parë fillova të kuptoj rëndësinë e asaj që po ndërmerrja. Njerëzit, stjuardesat, pasagjerët hapnin rrugën, përuleshin deri në gjunjë; më kurajozët afroheshin t’i puthnin dorën, të bënin një fotografi me Nënë Terezën.
Mbas vizitës së parë në Shqipëri, takimet me Nënë Terezën u bënë të zakonshme. Ajo vinte të më takonte sa herë që i binte rruga për në Romë, po ashtu edhe unë shkoja herë pas here në komunitetin e tyre në Romë, në afërsi të Koloseut, ku ajo qëndronte gjatë kohës që ishte në Itali. Komunikimi me Nënë Terezën nuk ndërpritej edhe kur ajo ishte në udhëtim ose në Indi. Do të flisnim me telefon për porosi të ndryshme ose nëpërmjet korrespondencës me letra, të cilat i ruaj si kujtimet e mia më të çmuara.
(Shkëputur nga kujtimet
e diplomatit. Titulli,
i vendosur nga redaksia)

PD depoziton në Kuvend amendamentet, ndryshon roli i OMN, KLD dhe DSIK

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Valentina Madani

Partia Demokratike
dorëzoi dje zyrtarisht
në Kuvend amendamentet e plota mbi ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në dokumentin prej 22 faqesh, demokratët kanë listuar amendimet kon-krete për 7 çështje, që sipas tyre bien në kundërshtim me Ku-shtetutën. Në draftin e dorëzuar në Kuvend nga deputeti Arben Ristani, vetëm pak orë përpara seancës së jashtëzakonshme parlamentare, saktësohen ligjet më të rëndësishme, të cilat sipas demokratëve janë antikushtetuese e që janë diskutuar pa praninë e opozitës në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Problematik në ligj shihet roli i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurisë Informacionit të Klasifikuar. “Roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), passjell kontroll tërësor të qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësimit. Ky fakt bie ndesh me pikën 5, të nenit 179/b, ku specifikohet se rivlerësimi kryhet nga KPK. Gjithashtu, kjo bie ndesh me pikat 3 dhe 4 të Nenit Ç të Aneksit të Kushtetutës”. Gjithashtu, demo-kratët argumentojnë se organet e reja të rivlerësimit të gjyqta-rëve e prokurorëve me draftin aktual, vendosen nën kontrollin e qeverisë. “Organet e reja të vetingut (Komisionerët Publikë, KPK dhe Kolegji i Apelimit) vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë, sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të qeverisë, si psh. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave”. Partia Demokratike nuk pajtohet dhe me mënyrën se si është detajuar në ligj proceduara e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve vlerësuese. “Qartësisht dhe në mënyrë të qëllimshme, teksti i projektligjit nuk detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të vetingut, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proces në diskrecionin e organeve të përfshira në procedurë, në kundërshtim me delegimin që ka bërë pika 7 dhe 12 e nenit C të Aneksit të Amendamenteve Kushtetuese”. Në argumentet pse ligji nuk përputhet me Kushtetutën, demokratët theksojnë se procesi dhe standardet e kontrollit të figurës cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, thuhet se drafti i miratuar nga shumica parlamentare, por që mban firmën e ekspertëve ndërkombëtarë, dhunon parimin e sigurisë juridike, sepse sipas tyre teksti i normave është i paqartë, konfuz dhe në raste të caktuara edhe kontradiktor. Ekspertët e PD-së argumentojnë më tej se projektligji i miratuar pa votat e opozitës lë të hapur mundësinë për rifutjen në sistemin gjyqësor dhe në organin e prokurorisë të atyre individëve që kanë ushtruar detyrën e gjyqtarit dhe të prokurorit përgjatë regjimit komunist.

De Biazi: Rashica iku? Nuk do ta merrja në “Euro 2016” edhe sikur ta dija këtë vendim

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Trajneri i Shqipërisë,
Xhani de Biazi, foli gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e listës për ndeshjet e para pak ditëve, kundër Marokut e Maqedonisë. Fillimit, trajneri ynë u ndal te ish-kapiteni Lorik Cana, tashmë i tërhequr nga Kombëtarja: “Cana nuk do të jetë më pjesë e ekipit. Ai ka qenë një lider i vërtetë dhe e falënderojmë për atë që i ka dhënë kombëtares. Kapiteni i ri? Do ta vendosim gjatë ditëve të grumbullimit”. Nuk mund të evitohet tema e futbollistëve që kaluan te përfaqësuesja e Kosovës: “Nuk kam parë eksod në Kombëtare. Janë larguar ata që nuk kishin hapësira dhe kanë shkuar te Kosova për më shumë shanse. Meha dhe Rama, për shembull, nuk ishin pjesë e Kombëtares prej kohësh. Nuk kam folur prej kohësh me trajnerin e Kosovës. Në këndvështrimin tim ai nuk ka bërë asgjë të çuditshme. Edhe po të kthehesha pas në kohë, Rashica do të qëndronte në shtëpi. Rezultatet e treguan që unë kisha të drejtë për zgjedhjen time. Me ne do të luajë kush ka dëshirë të jetë pjesë e skuadrës”.

Vrasja në Golem, Policia: Ishte e planifikuar

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Klodiana Haxhiaj

Një ditë pas masakrim
it me sëpatë të 68-
vjeçares Shazivare Dervishi, dyshohet se krimi makabër i ndodhur në qendër të plazhit të Golemit ka qenë i planifikuar më parë. Burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije se autori i vrasjes, Veli Dervishi ka vepruar me gjakftohtësi dhe se pas kryerjes së testit të alkoolit, nuk ka rezultuar që ai ka qenë i dehur kur ka goditur për vdekje nënën e tre fëmijëve të tij. Sipas hetuesve të çështjes, 73-vjeçari duke fajësuar gruan për shkakun e vrasjes, përpiqet të justifikohet para familjes dhe opinionit publik. Dyshimet për një vrasje të paramenduar kanë marrë shkas dhe nga dëshmia e dhënë nga i moshuari Dervishi nga Tirana. Gjatë marrjes në pyetje në polici ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga xhelozia dhe se ishte i bindur që e shoqja e kishte tradhtuar. “Gruaja e kishte mbushur kupën. Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën, ndërsa më bënte skena xhelozie. Nuk mund ta duroja dot më, pasi më ngrinte nervat dhe më acaronte sa herë më pyeste se ku isha e me kë isha. Kështu bënte gjithmonë, ndaj më erdhi në majë të hundës”, – është shprehur Veli Dervishi. Gjithashtu, ai ka pohuar para bluve se “mbrëmjen e së dielës, unë kisha dalë e po bëja xhiro bregut të detit. Shëtita derisa u errësua. Kur u ktheva në shtëpi, gruaja më ngriti nervat. Filloi të më pyeste: Ku ishe? Me kë ishe? Kë takove? M’i ngriti nervat në kulm, ndaj i thashë ta qepte gojën se e kishte mbushur kupën, por ajo nuk po pushonte. I thashë të shkonte pak në depo se kisha lënë diçka atje. Kur shkoi atje, e vrava me sëpatë. E godita në kokë. Më pas shkova dhe bëra denoncim në polici. Ajo më tradhtonte, dhe për këtë nuk kisha dyshime. Më ka tradhtuar që kur ishim të rinj e deri tani”.
DJALI I VIKTIMES
Bashkëshortët Dervishi, të cilët banonin në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, kanë tre djem, dy prej të cilëve janë emigrantë në Angli dhe Itali. Djali i vogël i çiftit, i cili jeton në Tiranë, ka thënë në polici se prindërit e tij, edhe pse të moshuar, grindeshin vazhdimisht për xhelozi dhe se kjo ishte arsyeja që ai nuk ishte martuar, por jetonte vetëm. Nga ana tjetër, mësohet se nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se Shazivare Dervishi është goditur tri herë me sëpatë në kokë (pranë veshit), duke i shkaktuar thyerje të kafkës. Trupi i pajetë i viktimës u tërhoq vetëm nga pjesëtarët e familjes së saj, ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm në morg të afërmit e bashkëshortit.
BANORET
Vrasja e 68-vjeçares Shazivare Dervishi ka tronditur banorët e plazhit të Golemit, të cilët thanë se viktima dhe bashkëshorti i saj jetonin gjatë verës aty që prej 17 vitesh. Fqinjët na treguan dje shtëpinë dykatëshe të bashkëshortëve Dervishi në plazh. Banesa ishte funksionale vetëm në katin e parë, ku çifti jepte me qira 4 dhoma, ndërsa kati i dytë është ende i papërfunduar. Në oborrin e zbukuruar me lule gjendeshin bosh dy karrige. Kati i dytë ishte ndërtuar vetëm si karabina. Në krah të shtëpisë gjendet një depo e vogël, ku mbahen materialet apo veglat e punës. Pikërisht në këtë vend u masakrua nëna e tre fëmijëve. Pas vrasjes, pushuesit që kishin marrë dhomat me qira ishin larguar, ndërsa banesa ruhej nga një polic.

Related Posts :