Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shkolla ‘’Zenel Hajdini’’ edhe këtë vit përballet me mungesë të nxënësve” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Shkolla ‘’Zenel Hajdini’’ edhe këtë vit përballet me mungesë të nxënësve” plus 9 more Ferizaj Press


Shkolla ‘’Zenel Hajdini’’ edhe këtë vit përballet me mungesë të nxënësve

Posted: 31 Aug 2016 10:22 AM PDT

Ish-shkolla e mesme bujqësore "Zenel Hajdini", e cila tashmë ka ndërruar emrin në shkollë për Teknologji dhe Agrobiznes, as këtë vit nuk po zgjon interesim tek nxënësit për ta vazhduar shkollimin e mesëm në të.

Edhe pse kjo shkollë në afatin e dytë të regjistrimit ka edhe 200 vende të lira, deri më tani aty kanë aplikuar vetëm 70 nxënës, transmeton Tv Tema

Drejtori i kësaj shkolle,  Eshref Qerimi, tha se ende mungon vetëdija e prindërve që t'i nxisin fëmijët e tyre për të vazhduar mësimin në këtë shkollë, përkundër, siç thotë ai, kushteve të mira që ofron shkolla që ai menaxhon.

''Jemi një shkollë që ka staf profesional, shumë të përgatitur, ka drejtime jashtëzakonisht të mira, mirëpo vetëdija tek popullata është akoma që nëse merremi me agronomi, me bujqësi, punësimet janë të ngadalshme ashtu edhe fitimi, dhe kjo po ndikon që në njëfarë forme nxënësit po hezitojnë të regjistrohen në këtë shkollë'', tha Qerimi.

Viteve të kaluara me një problem të tillë përballej edhe shkolla teknike ''Pjetër Bogdani'', mirëpo këtë vit interesimi i nxënësve për drejtimet që ofron kjo shkollë është rritur dukshëm.

"4-5 vite kemi pasur telashe me numrin e nxënësve, kjo ndodh për shkak se nuk kemi një vetëdijësim së pari të prindërve, pastaj të nxënësve, mirëpo këtë vit shkollor në shkollën tonë janë plotësuar të gjitha vendet për nxënës, kemi pasur një evazion të nxënësve, kanë qenë të paraqitur 266 nxënës, janë pranuar të gjithë mirëpo kemi edhe nxënës të cilët vazhdimisht po paraqiten mirëpo ne e kemi plotësuar numrin'', tha Çalaj.

E në  gjimnazin "Kuvendi i Arbërit", as që është shpallur konkursi për regjistrim të nxënësve në afatin e dytë, ngase numri është plotësuar qysh në afatin e parë.

"Në gjimnazin ''Kuvendi i Arbërit'' në afatin e dytë nuk ka pasur regjistrim për arsye se vendet janë plotësuar qysh në afatin e parë. Sivjet kemi regjistruar 14 paralele me 449 nxënës, tek ne ekziston vetëm një drejtim, ai i shkencave të natyrës ngase punohet me kurrikulë të re, afat të dytë nuk ka pasur pasi që janë plotësuar të gjitha vendet në afatin e qershorit", tha Enver Azemi, drejtor i kësaj shkolle.

Ndërkaq në drejtorinë e arsimit në Ferizaj thonë se po punojnë që të rrisin numrin e nxënësve nëpër shkolla profesionale, duke i stimuluar ata me subvencione.

''Ne do të vazhdojmë subvencionimin, duke dhënë serra dhe po të jetë e nevojshme do të bëjmë shtimin e tyre në sasi më të mëdha brenda mundësive buxhetore që na u lejohet, në mënyrë që të gjithë ata nxënës të cilët kanë dëshirë të merren me agrobiznes dhe agrokulturë të kenë mundësi të gëzojnë edhe subvencionimin qoftë nga drejtoria e bujqësisë por edhe nga donatorë të ndryshëm në mënyrë që këta në të ardhëm të jenë agronom të sukseshëm, të jenë biznesmen, fermer etj'', tha drejtori i arsimit Muhamet Halili.

Në 8 shkollat e mesme të komunës së Ferizajt deri më tani janë regjistruar mbi 2 mijë nxënës./Televizioni Tema/

Iniciativë e Migjenit për emërtimin e Sheshit dhe ngritjen e shtatores së TONY BLAIR

Posted: 31 Aug 2016 10:14 AM PDT

TONY BLAIR – Iniciativa për emërtimin e Sheshit dhe ngritjen e shtatores së ish-Kryeministrit Britanik “Tony Blair”, Ferizaj

Të nderuar bashkëqytetarë të Ferizajt,

Kam nderin dhe privilegjin që ditëve të ardhshme të nis një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet tuaja të nevojshme për të marrë vendimin në Kuvendin e Ferizajt që të emërojmë sheshin “Tony Blair” në rrugën Tony Blair në Ferizaj, ku më pastaj do të vendoset edhe shtatorja e ish-Kryeministrit Britanik Tony Blair. Në historinë tonë kombëtare krahas shumë emrave të miqve tanë, çifti Blair-Clinton, një lidhje speciale, do të mbesim emra dhe figura të gravuara thellë në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari në botë. Ishte këmbëngulja dhe përkrahja e parezervë që patëm nga po këta miq e në veçanti nga energjia dhe elani i ri i ish-Kryeminstrit Britanik Tony Blair, që ne patëm përkrahjen e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë – NATO. Sigurisht se pa lëvizjen paqësore të udhëhequr me mjeshtëri nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe pa sakrificën e UÇK-së në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, të gjitha këto do t’ishin të pamunduara të realizohen. Por, ishin pikërisht këto dy figura markante që ndalën shfarosjen e një populli të tërë, ndalën gjenocidin serb dhe na ndihmuan t’i sjellim lirinë Kosovës. Më e pakta që ne mund të bëjmë është që t’i nderojmë e t’i kujtojmë, që brezat që vijnë kurrë mos të harrojnë se kush ishin miqtë tanë që na u gjendën në kohët më të vështira, ata që e mbajtën fjalën! Prandaj, kam marrë iniciativë që bashkë me pjestarë të shoqërisë civile dhe nënshkrimet e qytetarëve tanë, t’i propozojmë Kuvendit të Ferizajt të emërojë Sheshin Tony Blair në kryqëzim të sheshit Dëshmorët e Kombit si një kombinim i Lirisë së Kosovës. E di dhe e besoj që kjo është dëshira e ide e të shumtëve dhe mendoj se ka ardhë koha që ta realizojmë këtë në vepër konkrete. Tashmë Kosova e ka shtatoren e Presidentit Bill Klinton dhe duhet ta ketë edhe Shtatoren e Kryeministrit Tony Blair, që të pasurohet mozaiku ynë i miqve të Lirisë së Kosovës.

Ju falenderoj paraprakisht!

Këshilli për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e shtatores së “Tony Blair”
Bashkim Fazliu Migjeni
28 gusht 2016, Ferizaj
Kosovë

Policia në Shtërpcë gjen trotilit,detonator mekanik, mina, dinamit dhe pajisje tjera ushtarake (Foto)

Posted: 31 Aug 2016 10:00 AM PDT

Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve DRP Ferizaj, në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe AKI-në sot kanë realizuar një operacion në Shtërpcë.

Pas pranimit të informatave nga tereni se në një bodrum në kuadër të shkollës, "Jovan Cvejic" në Shtërpcë ka disa mjete shpërthyese, Sektori rajonal i hetimeve në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka bërë kontrollimin e këtij bodrumi ku me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar:

– 43-copë kallëp të trotilit, 23-copë detonator mekanik, 7-copë mina cilindrike dhe një minë në formë katrore, dinamit improvizues , një fitil ngadalë ndezës, 3-copë siguresa të minave antitank, një paketim parfinë kristalore, një minë shkollore e mortajës së dorës EM-57, pajisje ushtarake që dyshohet të jenë gypa indikatorësh për detektim të helmeve kimike.

Në kontrollimin e objektit kanë asistuar edhe një njësi doganore për shkak të përdorimit të disa mjeteve (kamerave ) dhe njësia e qenve K-9 për kontrollimin e terrenin për ndonjë mjet tjetër plasës.

Pas përfundimit të kontrollimit në intervistë është ftuar drejtori shkollës me qëllim të grumbullimit të fakteve se kujt i përkasin mjetet e lartcekura, i cili sipas tij nuk ka pasur njohuri se si dhe nga kush ato mjete ishin vendosur në objektin e shkollës. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin e shtetit i njëjti lirohet .

Vlen të ceket se të gjitha dëshmitë e lartcekura janë tërhequr nga vendi ngjarjes nga ana e Njësisë kundër deminimit në kuadër të PK-së

Pas ekzaminimit ë mjeteve të lartcekura ,kompletimit të hetimeve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të shikohet për veprime të mëtutjeshme hetimore.

Ndërsa oficerët doganorë pas disa kontrolleve të kryera ,kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të alkoolit, cigareve dhe naftës së kontrabanduar, shkruan në komunikatën për media.

ferizaj_1472659882-5800618 ferizaj2_1472659892-1090567 ferizaj1_1472659887-169969

Po asfaltohen katër rrugë në Talinoc të Muhaxherëve

Posted: 31 Aug 2016 07:37 AM PDT

Banorët e rrugëve "Halit Sejda", "Ymer Gashi", "Sylejman Ibishi" dhe "Ramadan Petrovci", po u gëzohen rreth dy kilometrave asfalt, që do ta përmirësojnë dukshëm mundësinë e qarkullimit.

Disa lagje të Talinocit të Muhaxherëve, këto ditë po lidhen me rrugë të asfaltuara. Autoritetet komunale folën sot për cilësi të mirë të punimeve. Rrugët po shtrohen me gjerësi 6 metra, me trashësi 12 centimetërshe dhe me ngjeshje që siguron qëndrueshmëri.

"Talinoci ka qenë edhe afër edhe larg qytetit. Afër si distancë, por mjaft larg me investime, pasi ka pasur pak investime në të. Ndërsa gjatë dy viteve të fundit në këtë fshat janë bërë investime të ndieshme. Dëshmi janë edhe këto katër rrugë që po asfaltohen me cilësi të lartë", tha kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Për projektin e katër rrugëve, në gjatësi 1.976 metra, janë shpenzuar rreth 150 mijë euro.

Po punohet për ujësjellësin e Gremes dhe të Rakajve

Posted: 31 Aug 2016 07:03 AM PDT

Projekti i zvarritur prej vitesh, për shkak të problemeve pronësore, pritet të përfundojë kësaj vjeshte dhe banorët e Gremes e të Rakajve të kenë ujë të cilësisë së mirë në krojet e tyre.

Autoritete komunale dhe të KRU "Bifurkacioni", bënë të ditur se po punohet me ritme të shtuara rreth përfundimit të ujësjellësit, i cili do t'i furnizojë me ujë të pijes banorët e Gremes dhe ata të Rakajve.
Drejtori i infrastrukturës në ekzekutivin e Ferizajt, Gafurr Ilazi dhe drejtori i KRUK "Bifurkacioni", Nazif Asllani", thanë se aktualisht punët janë përqëndruar në sistemin e pompimit, ndërkohë që kanë përfunduar disa punë me rezervuarët dhe me shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit.
Deri tani janë shtrirë rreth 37 kilomtra tubacion. Sipas këtyre zyrtarëve, pritet që nga fundi i shtatorit, ose fillimi i tetorit, të përfundojë njëri nga projektet më të mëdha të ujësjellësit në komunën e Ferizajt.
Ujësjellësi i Gremes dhe i Rakajve është një projekt me kosto rreth 674 mijë euro, në të cilën Komuna e Ferizajt merr pjesë me 331.500 euro, Qeveria e Zvicrës me 237.000 euro dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik me 105.600 euro.

14206187_1250282721673215_4142494089033445014_o

Kah po shkon politika e Kosovës

Posted: 31 Aug 2016 03:20 AM PDT

Dje, Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, deklaruar sipas tyre: “pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit”, ky akt kriminal ishte ndërmarrë me datë 4 gusht 2016, ku ishte sulmuar ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me mjet shpërthyes.

Objekti i Kuvendit të Kosovës ishte sulmuar edhe një herë më parë me koktej molotovi, mirëpo asokohe nuk ishin zbuluar motivet dhe kryerësit e sulmit kriminal.

Pa pasur qëllim që të paragjykoj në këtë çështje mbi fajësinë apo pafajësinë e tyre, derisa të argumentohet fajësia e personave të arrestuar, duke pasur për bazë parimin e prezumimit të pafajësisë, lidhur me sulmet kriminale që janë ndërmarrë ditëve të kaluara drejtuar ndaj organit më të lartë publik, ndaj mediumit publik RTK, e ndaj zyrtarëve me përgjegjësi publike, mirëpo, nëse në këtë çështje kriminale del se këta persona të dyshuar janë të implikuar në kryerjen e këtyre akteve kriminale, nuk po besoj se mund të ketë një ngjarje më tronditëse e më shqetësuese se sa planifikimi, organizimi dhe ndërmarrja e akteve kriminale nga një organizatë politike.

Të gjitha këto veprime kanë një emërues të përbashkët, qëllimin e dështimit të shtetit të Kosovës, frazën se Kosova është projekt i dështuar e dëgjojmë duke e përdorur kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës. Ashpërsimi i fjalorit të dhunshëm politik, përdorimi i gjuhës së ashpër, prania e retorikës ekstremiste politike, janë fenomene tejet të rrezikshme të cilat prodhojnë tensione, dhunë dhe manipulojnë e motivojnë persona të caktuar për të ndërmarrë akte kriminale, krejt këto veprime të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, sjellin ngecjen apo bllokimin e proceseve të rëndësishme të shtet ndërtimit të vendit, e cenojnë paqen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

Vlerësoj se duhet të ndryshohet përdorimi i ashpër i gjuhës politike, të kthehet normaliteti, debati paraqet zgjidhjen e vetme të gjitha çështjeve, zgjidhja e problemeve është përgjegjësi e institucioneve tona, e pushtetit dhe e opozitës, Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë të realizojë e zbatojë marrëveshjet dhe detyrimet ndërkombëtare.

Jam i bindur se shoqëria jonë e elita politike mund të ndërtojnë institucione efektive e demokratike, Kosova duhet të gjejë pozicionin e duhur ndërkombëtar duke e përmirësuar reputacionin në marrëdhëniet ndërkombëtare, për të vazhduar agjendën e integrimeve, të zhvillimit e të ndërtimit të mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Alben Eshrefi

KKSB: Siguri stabile në Ferizaj

Posted: 31 Aug 2016 02:47 AM PDT

Këshilli komunal për siguri në bashkësi i Ferizajt, konstatoi sot se përkundër disa disa ngjarjeve të pakëndshme të kohëve të fundit, midis të cilave edhe një vrasje, siguria në komunën e Ferizajt vazhdon të jetë stabile.

Këtë e konstatuan nënkryetari Xhavit Zariqi dhe komandanti i policisë së Ferizajt Qazim Reka.
Komandant Reka tha se incidentet kanë qenë të izoluara, ndërsa të dyshuarite përfshirë në to, janë sjellë para drejtësisë. Ai konstatoi se vala e bashkatdhetarëve që kishin ardhur për pushime gjatë korrikut dhe gushtit, e kishin trefishuar ngarkesën e trafikut, porse e tëra ka kaluar pa probleme të mëdha.
Lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, drejtori komunal i arsimit, Muhamet Halili, njoftoi se janë bërë përgatitjet higjienike e teknike, shumica e shkollave janë furnizuar me lëndë djegëse dhe janë kompletuar me staf profesional.
Drejtori i arsimit konstatoi se sivjet ka pasur ulje të dukshme të numrit të nxënësve, duke shkaktuar uljen e numrit të paraleleve. Si pasojë, në mësimin lëndor sivjet janë 616 orë më pak, ose humbja e 31 normave të arsimtarëve, kurse në mësimin klasor, katër mësues kanë mbetur pa klasë. Por, arsimtarët nuk kanë mbetur pa punë, pasi atyre u është dhënë një numër orësh duke bërë riorganizimin e shpërndarjes së normave. Vitin e ri shkollor 2016-2017, sipas drjetorisë së arsimit sivjet e fillojnë 25.322 nxënës dhe 1.814 punëtorë arsimi, në gjithsej 62 objekte shkollore. Drejtori Halili bëri të ditur edhe për investime të rëndësishme që janë bërë sivjet në renovimin e njëmbëdhjetë shkollave, apo pjesëve të tyre.
KKSB bisedoi edhe për sigurinë e nxënësve, për rezultatet e garave të tyre dhe për çështje të tjera në interes të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtjes së vitit shkollor.

Kah po shkon politika e Kosovës

Posted: 31 Aug 2016 01:27 AM PDT

Dje, Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, deklaruar sipas tyre: “pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit”, ky akt kriminal ishte ndërmarrë me datë 4 gusht 2016, ku ishte sulmuar ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me mjet shpërthyes.

Objekti i Kuvendit të Kosovës ishte sulmuar edhe një herë më parë me koktej molotovi, mirëpo asokohe nuk ishin zbuluar motivet dhe kryerësit e sulmit kriminal.

Pa pasur qëllim që të paragjykoj në këtë çështje mbi fajësinë apo pafajësinë e tyre, derisa të argumentohet fajësia e personave të arrestuar, duke pasur për bazë parimin e prezumimit të pafajësisë, lidhur me sulmet kriminale që janë ndërmarrë ditëve të kaluara drejtuar ndaj organit më të lartë publik, ndaj mediumit publik RTK, e ndaj zyrtarëve me përgjegjësi publike, mirëpo, nëse në këtë çështje kriminale del se këta persona të dyshuar janë të implikuar në kryerjen e këtyre akteve kriminale, nuk po besoj se mund të ketë një ngjarje më tronditëse e më shqetësuese se sa planifikimi, organizimi dhe ndërmarrja e akteve kriminale nga një organizatë politike.

Të gjitha këto veprime kanë një emërues të përbashkët, qëllimin e dështimit të shtetit të Kosovës, frazën se Kosova është projekt i dështuar e dëgjojmë duke e përdorur kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës. Ashpërsimi i fjalorit të dhunshëm politik, përdorimi i gjuhës së ashpër, prania e retorikës ekstremiste politike, janë fenomene tejet të rrezikshme të cilat prodhojnë tensione, dhunë dhe manipulojnë e motivojnë persona të caktuar për të ndërmarrë akte kriminale, krejt këto veprime të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, sjellin ngecjen apo bllokimin e proceseve të rëndësishme të shtet ndërtimit të vendit, e cenojnë paqen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

Vlerësoj se duhet të ndryshohet përdorimi i ashpër i gjuhës politike, të kthehet normaliteti, debati paraqet zgjidhjen e vetme të gjitha çështjeve, zgjidhja e problemeve është përgjegjësi e institucioneve tona, e pushtetit dhe e opozitës, Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë të realizojë e zbatojë marrëveshjet dhe detyrimet ndërkombëtare.

Jam i bindur se shoqëria jonë e elita politike mund të ndërtojnë institucione efektive e demokratike, Kosova duhet të gjejë pozicionin e duhur ndërkombëtar duke e përmirësuar reputacionin në marrëdhëniet ndërkombëtare, për të vazhduar agjendën e integrimeve, të zhvillimit e të ndërtimit të mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Alben Eshrefi

ZYRTARE: Talenti 17 vjeçar nga Ferizaji prezantohet te Juventusi (FOTO)

Posted: 31 Aug 2016 01:18 AM PDT

17 vjeçari me prejardhje nga Ferizaj, ka kaluar në formë huazimi nga Lausanne – Sport tek të rinjtë e Juventusit, për një edicion.

Zeqiri konsiderohet njëri ndër talentët më të mëdhenj që po rritet në Zvicër, ndërsa ka arritur të debutoi me Lausannen në ligën e dytë të Zvicrës që në moshën 16 vjeçare.

"Është nder të njoftojmë se sulmuesi i ri Andi Zeqiri është huazuar te Juventusi me të drejtë blerje në fund të edicionit. Klubi italian ka treguar dëshirë të madhe për të punuar me Andin", shkruhet mes tjerash në komunikatën e FC Lausanne-Sport, përcjell Lajmi.net.

Andi do të jetë pjesë e ekipit U19 të Juventusit për sezonin 2016/17, dhe nëse bind do t'i bashkohet skuadrës më të madhe italiane.

Football Soccer - Albania v Switzerland - EURO 2016 - Group A - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - 11/6/16 Switzerland's Granit Xhaka at the end of the match REUTERS/Carl Recine Livepic

ze

Veli Sahitit ishte i pari që i këndoi Nënë Terezës

Posted: 30 Aug 2016 12:46 PM PDT

Vetëm një vit pas vdekjes së humanistes shqiptare, Nënës Terezë, muzikanti kosovar, Veli Sahiti, nga rok-grupi i mirënjohur TRIX, do t'i kushtonte asaj një këngë.

E titulluar "Përmendore e shpirtit tonë", me tekst të Bardh Frangut dhe muzikë të Veli Sahitit, kjo këngë u promovua në vitin 1998.
Në atë periudhë të vështirë për shoqërinë kosovare, kësaj këngë iu realizua edhe një videoklip tejet i veçantë. Siç tregon për Gazetën Zëri, Veli Sahiti, me ndihmën e Don Lush Gergjit, i cili siguroi disa filmime nga arkiva të ndryshme dhe me disa xhirime në Ferizaj, përfundoi edhe ky projekt, i cili njëkohësisht jo vetëm që bën këngën e parë për Nënë Terezën, por në një mënyrë përbën edhe filmin e parë për të.

Në videoklip Veli Sahiti ka përfshirë foto nga rinia e saj me anëtarët e familjes, inserte filmash nga aktiviteti i saj dhe nga pjesëmarrja e saj nëpër ngjarje të mëdha botërore. Në të është përfshirë edhe akti solemn i ndarjes së çmimit Nobel për Paqe si dhe takimi në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Gjon Palin."Situata atë kohë ishte e vështirë dhe nuk ishin aspak kushtet për të xhiruar videoklipe, por ne me ndihmën e Don Lush Gjergjit morëm disa pamje nga arkiva dhe xhiruam në kishën 'Engjëlli i rojës', në Ferizaj, një videoklip që zgjatë rreth 5 minuta", thotë Sahiti.

Ai pastaj rrëfen se si kjo këngë është punuar me përkushtim dhe adhurim ndaj figurës së Nënës Terezë. Tregon pastaj si është promovuar në kushte te jashtëzakonshme, siç përshkruan ai, nën tytat e armëve. "Momenti i promovimit të kësaj kënge dhe këtij videoklipi është ndër më të veçantit në jetën time. Më kujtohet kur ne organizuam promovimin në kafiterinë 'Casa Blanca', në Ferizaj dhe ftuam edhe përfaqësuesit më të lartë të Ipeshkvisë. Unë isha në skenën e improvizuar dhe kisha kënduar vetëm vargjet e para të këngës, kur me rrëmbim në lokal hyri policia serbe e armatosur deri në dhëmbë; e veshur me pancira dhe helmeta në kokë.

“Na idrejtuan tytat e armëve dhe ndaluan promovimin. Ata dyshonin se ishte ndonjë tubim tjetër i shqiptarëve, se po organizonim diçka kundër serbëve apo diçka të ngjashme dhe me vështirësi iu shpjeguam se aty thjesht po promovonim një këngë për Nënën Terezën, për nder të së cilës kishim hapur edhe një ekspozitë po në atë lokal", tregon pa i fshehur emocionet, autori i këngës për Nënë Terezën, Veli Sahiti.

Ndonëse nuk ka shumë këngë që i janë kushtuar Nënës Terezë, Sahiti thotë se nuk është i kënaqur me promovimin që i është bërë kësaj këngë nga televizionet vendore. Ai konsideron se kjo këngë u transmetua në fillim, por më pas u la në harresë.

Ajo tashmë mund të dëgjohet edhe online në kanalin e tij zyrtarë në Youtube. Vitin e kaluar kënga e tij për Nënën Terezë u transmetua në një organizim që u mbajt në Kaçanik nën patronatin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, dhe sipas Sahitit u prit mjaft mirë nga publiku.

Kjo këngë do të prezantohet sërish sivjet, në një koncert që planifikohet të mbahet pas shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, ku për herë të parë do të interpretohet me orkestrën reviale të qytetit të Ferizajt./Zëri

Related Posts :