Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Sportet, emrat e kandidatëve që hyjnë në konkurs më 28-30 gusht” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Sportet, emrat e kandidatëve që hyjnë në konkurs më 28-30 gusht” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Sportet, emrat e kandidatëve që hyjnë në konkurs më 28-30 gusht

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Ermelinda Hoxhaj

Universiteti i Sporteve të Tiranës ka
publikuar listën e kandidatëve të cilët
janë regjistruar për të hyrë në konkursin e pranimit në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Në total janë 281 kandidatë, prej të cilave 207 janë djem, ndërsa 74 janë vajza. Listat e mëposhtme me konkurrentët janë të renditura sipas rendit alfabetik dhe të ndara sipas datave që do të hyjnë në testin praktik. Për këta kandidatë testi fizik nis nesër, pra të dielën, më datë 28, dhe do vijojë edhe në datat 29 dhe 30 gusht. Ndërsa sot është dita e fundit e zhvillimit të konkursit për kandidatët e Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes. Kandidatët duhet të bëjnë verifikimin e emrave dhe të paraqiten në konkurs ditën në të cilën u është përcaktuar konkursi. Sipas njoftimit të UST-së, ditën e konkurrimit kandidatët duhet të kenë me vete kartelën e rezultateve dhe një dokument identifikimi (karta e identitetit ose pasaporta biometrike). Në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit konkursi do të ketë: Kërcim së gjati nga vendi dhe test kompleks koordinativ. Te Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit raporti mes konkurrentëve është më pak se 1 me 2, pasi 281 kandidatë kanë në dispozicion 150 kuota pranimi. Përzgjedhja e 300 studentëve fitues te Universiteti i Sporteve, këtë vit të ri akademik do bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara më herët, ku maturantët 60% të pikëve i fitojnë nga testi praktik, ndërsa 40% nga nota mesatare. Fituesit, ashtu si edhe në universitetet e tjera, do të përzgjidhen dhe do bëhen publikë në datën 5 shtator.

“Drejtësia”, Pfluger: Miratimi, një arritje e madhe për Shqipërinë

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Valentina Madani

Prej katër ditësh, të rinj
të Lëvizjes Rinore për
Integrim ndodhen me kamping në Jalë dhe kanë bashkëbiseduar me personalitete të rëndësishme vendase dhe të huaj. Një bashkëbisedim i tillë ishte dhe ai i djeshmi me politikanin gjerman, Prof. Dr. Friedbert Pfluger, dhe deputetin e PS-së, Namik Dokle. Z. Pfluger është anëtar i partisë gjermane CDU dhe në të kaluarën ka mbajtur postin e Kryetarit të Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe Sekretar i Shtetit. Pfluger falënderoi liderin e LSI-së, z. Ilir Meta dhe drejtuesit e LRI-së për punën që bëjnë me të rinjtë, të cilët i japin shpresë dhe optimizëm vendit. Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Friedbert Pfluger e cilësoi miratimin e saj si një arritje të madhe për Shqipërinë dhe barrierat europiane. Sakaq, z. Pfluger u kujtoi të rinjve shprehjen e famshme të John F. Kennedy, që duhet të shërbejë si nxitje në mënyrë që ata të përfshihen në vendimmarrje dhe të bëjnë më shumë për vendin e tyre. “Më lejoni t’ju them disa fjalë rreth çfarë unë kam mësuar si një politikan i ri, si një politikan me pak eksperiencë dhe si politikan me shumë eksperiencë në karrierën time. Gjëja e parë, dhe është e qartë se nuk është nevoja t’jua mësoj unë këtë dhe të flasim për këtë këtu, por John F. Kennedy dikur tha: Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin tuaj”, – theksoi z. Friedbert Pfluger, teksa tregoi edhe një histori të rinisë së tij për të ilustruar mesazhet e tij për të rinjtë e LRI-së. Z. Pfluger u bëri thirrje të rinjve që të mos bien pre e radikalizmit politik apo fetar dhe se duhet shumë pasion dhe besim në vetvete për t’i ndryshuar gjërat. Z. Pfluger vlerësoi liderin e LSI-së dhe nënvizoi se e ardhmja do të jetë më e mirë nëse qëndrojmë të bashkuar në Evropë. “Ka dhe një gjë tjetër që unë gjithmonë kam menduar që është shumë e rëndësishme: ne jetojmë në komunitetet tona, i duam qytetet tona, fshatrat tanë, ne duam vendin tonë. Vendi është shtëpia jonë, ne të gjithë në Europë e bëjmë këtë, por të ardhmen do ta kemi vetëm në qoftë se rrimë të bashkuar në Europë, sepse kombet tona janë shumë të vogla për të ndryshuar botën. Një parti dhe një lider, i cili investon kaq shumë kohë dhe mund për rininë e vendit të tij, ai do t’ia dalë mbanë dhe ju do t’ia dilni!” – tha ai. Ndërsa deputeti i PS-së, z. Namik Dokle, gjatë bashkëbisedimit të tij në kampingun e LRI-së në Jalë, e vlerësoi si të shkëlqyer organizimin dhe vullnetin e të rinjve pjesëmarrës. “Ne duhet të jemi modestë, për të shkuar në Europë si qytetarë të saj dhe për të vepruar si europianë. Natyrisht, këto janë lëvizje të mëdha të cilat ju që jeni brezi më i ri, mund ta çoni më përpara këtë zhvillim të Shqipërisë. Dhe besoj se, në qoftë se unë dhe Kejdi kemi punuar, kemi bërë fushata për t’u zgjedhur, për t’u bërë deputetë të Parlamentit Shqiptar, disa prej jush do të punojnë, do të bëjnë fushata për t’u zgjedhur natyrisht edhe deputetë të Parlamenti Europian. Shumë shpejt besoj se Shqipëria do të marrë ftesën për të hapur negociatat që na çojnë drejt BE-së”, – tha Dokle. Duke analizuar zhvillimet politike në këta 25 vjet, deputeti Dokle theksoi se reformat e mëdha dhe të qëndrueshme në demokraci kërkojnë përpjekje që synojnë gjithnjë konsensusin.
“Një nga elementët bazë për sa u përket reformave, për të bërë reforma të mëdha dhe të qëndrueshme, është më e mira që të gjendet zgjidhja, konsensusi me opozitën. Nga kjo pikëpamje unë mendoj se konsensusi duhet synuar. Parulla demokratike është që, të arrish konsensusin e plotë me opozitën është e pamundur, por drejt saj duhet synuar gjithmonë”, – theksoi z.Dokle.

Apeli i nënës së 8-vjeçarit: Zonja Nikolla, mos ma lër djalin pa shkollë

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Ermelinda Hoxhaj

Çdo fëmije, pavarësisht
gjinisë, racës apo af
tësisë së kufizuar, i garantohet e drejta e arsimimit, dhe në institucionet publike arsimimi ofrohet falas. Kjo gjë do ishte normale po të zbatohej ligji, por rrallëherë ndodh kështu në vendin tonë! Prindërit që kanë fëmijët me aftësi të kufizuar shpeshherë detyrohen t’u drejtohen institucioneve private kundrejt pagesave të kripura për të bërë të mundur arsimimin e fëmijëve të tyre. Këtë problem po përjeton edhe familja Hasanllari, e cila ka një fëmijë 8-vjeçar, i cili vuan nga një anomali që ka të bëjë me deformimin e kockave të këmbëve (osteogenesis imperfecta). Leart Hasanllari, apo Leo si e njohin, vitin e shkuar iu nënshtrua një operacioni i cili i dha shpresë së do të ecë. Por fatkeqësisht, edhe pse është 8 vjeç, nuk ka mundësi të ndjekë shkollën. Edhe pse prindërit e tij u janë drejtuar shumë institucioneve publike dhe private, drejtuesit e këtyre institucioneve u kanë mbyllur derën duke i përcjellë me fjalët “kur ke fëmijë të sëmurë, mos e ço në shkollë fare, por mbaje në shtëpi, se shkollat tona nuk janë për fëmijë të sëmurë”. E pra, ëndrrat e një fëmije dhe të prindërve të tij për të nisur klasën e parë, edhe pse një vit me vonesë, nuk mund të plotësohen, pasi institucionet janë të papërgjegjshme dhe nuk respektojnë ligjet. Faktikisht, e kontaktuar nga “GSH”, Ministria e Arsimit ka deklaruar se ka marrë kontakt me familjen dhe po shikojnë mundësitë për sistemimin e Leos në shkollë. Edhe pse prindërit e tij kanë thënë se kanë pasur një telefonatë nga një punonjëse e ministrisë, por jo vetëm që nuk iu prezantua kush ishte, por edhe telefonatën ua kanë ndërprerë përgjysmë, edhe pasi e ëma e Leos i ka nisur një SMS numrit të cilit i telefonoi, ende s’i kanë kthyer përgjigje.
Apeli
E lodhur duke kërkuar një shkollë për regjistrimin e të birit, Angjela Hasanllari ka bërë apel nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”. “Këtë vit me Leon vendosëm të shkonim në shkollë në klasë të parë. U interesuam në shumë shkolla, madje edhe në shkolla private. Më shumë për shkak të kushteve që mundësojnë ato shkolla, sepse unë nuk mund ta çoj dot Leon në krahë në shkollë, dhe kur bie shi atij i duhet një ambient i ngrohtë. Normalisht, çdo gjë do paguhej ashtu si për fëmijët e tjerë. Nuk kërkuam gjë falas, por kur drejtorët të tregojnë derën dhe të thonë që, ‘kur ke fëmijë të sëmurë, mos e ço në shkollë fare, por mbaje në shtëpi, se shkollat tona nuk janë për fëmijë të sëmurë dhe unë e kam biznes privat dhe bëj ç’të dua me të’, vetëm këtu në Shqipëri gjen. U bëj thirrje ministres së Arsimit dhe kryetarit të bashkisë të bëjnë diçka edhe për këta fëmijë, sepse dhe për këta fëmijë shkolla është shumë e rëndësishme e nuk kanë përse të privohen të drejtat e tyre vetëm, sepse ata ndodhen në një fatkeqësi”, shkruan e ëma e 8-vjeçarit Leart Hasanllari, Angjela në “Facebook”. Sipas saj, djali ka bërë operacione në të dyja këmbët, dhe ende i ka në allçi, ndaj e ka të pamundur të ecë pa ndihmë. Pas apelit të saj në rrjetet sociale, një përfaqësuese e MAS-it e ka marrë në telefon, por nuk i ka sqaruar asnjë gjë konkrete se çfarë do të bëhet me djalin e saj.
Ministria
Zyrtarisht Ministria e Arsimit ka deklaruar për “GSH” se kanë kontaktuar me familjen Hasanllari dhe po shikohen mundësitë për regjistrimin e tij në shkolla private, pasi ata ofrojnë kushte më të përshtatshme për fëmijët me probleme fizike. “Për shkak të gjendjes së fëmijës, duhet një shkollë që të ofrojë kushte të përshtatshme. Drejtoria e Arsimit Parauniversitar në MAS po kontakton me shkollat private që ofrojnë kushte më të mira dhe do ua përcjellë prindërve të fëmijës në mënyrë që ata të zgjedhin shkollën që iu përshtatet më shumë. Normalisht çdo fëmijë ka të drejtën të shkojë në shkollë, askush nuk mund ta pengojë”. Por a është kjo zgjidhja: një shkollë private? Përse një familje duhet të paguajë para shtesë kur Ministria e Arsimit, Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës e kanë detyrë ligjore t’i ofrojnë çdo fëmije kushtet për arsimim falas në institucione publike?! Gjë kjo që përcaktohet në nenin 5 të Ligjit për Sistemin Arsimor Parauniversitar. Më tej, nëse ti si MAS nuk i plotëson dot këto kushte sa i përket infrastrukturës, plotësoji këtij fëmije ato që përcaktohet në nenin 17 të ligjit të sipërcituar: Arsimimi në kushtet e shtëpisë. “Zonja ministre e Arsimit, Lindita Nikolla, mos ma lër djalin pa shkollë” – ky është apeli që mamaja e Leos ka përcjellë për ministren Nikolla nëpërmjet “Gazetës Shqiptare”.

Bashkia nis rikonstruksionin e bllokut të banimit në Selitë

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Zona periferike e Selitës
do të ofrojë të njëjtat standarde infrastrukture dhe jetese ashtu si edhe zonat e urbanizuara të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për rikualifikimin e plotë urban të bllokut të banimit të kufizuar nga rruga “Mentor Xhemali”, rruga “Hajdar Tafa”, rruga “Qemal Butka” dhe rruga “Frang Bardhi” në Selitë. Punimet u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS-së, Pandeli Majko, i cili vuri në dukje se ky investim i ri i bashkisë vjen si përgjigje ndaj shqetësimit të vazhdueshëm të banorëve dhe si një premtim i mbajtur. “Ky investim do të ndikojë në jetën e rreth 6.000 banorëve në këtë zonë”, – tha Veliaj. Kryebashkiaku bëri të ditur se pas ndërhyrjeve të bëra gjatë vitit të parë, kryesisht në zonat e urbanizuara, në vitin e dytë vëmendja e Bashkisë së Tiranës do të zhvendoset edhe në zonat periferike. Ndaj, ai ka theksuar se shumë shpejt do të nisin një sërë investimesh, si në lagjet periferike të Tiranës, ashtu edhe në zonat rurale.

Mbollën drogë në pyllin italian, arrestohen dy shqiptarët

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Policia italiane ka zbulu
ar një plantacion marijuane në pyjet e Stella Gemaragna, ndërsa në pranga përfunduan dy shqiptarë. Sipas mediave të huaja, të arrestuarit janë personat me iniciale P.Z. 47 vjeç dhe E.Z. 20 vjeç, babë e bir. Hetimi nisi kur policia e vendit fqinj bëri një operacion rutinë me helikopter në muajin korrik dhe nga lartësia dalloi një plantacion marijuane. Pranë këtij plantacioni ndodhej edhe një vaskë artizanale, e cila mblidhte ujë me qëllim vaditjen e marijuanës. Sipas policisë italiane, bima kultivohej nën kujdes të plotë, pasi disa rrënjë arrinin mbi 3 metra lartësi. Dy shqiptarët e arrestuar ishin rezidentë në Savona. Gazeta “La Stampa” shkruan se dy shtetasit shqiptarë kujtonin se plantacioni për të cilin ata kujdeseshin nuk do të zbulohej nga policia, pasi zona ku po e rrisnin atë ndodhej mes pyjeve masive. Ndërsa policia nga ana e saj mbajti nën vëzhgim me kujdes këtë zonë dhe pa u rënë në sy të fermerëve apo druvarëve. “Mbrëmjen e djeshme (të enjten) pamë dy persona që iu afruan plantacionit. Ndërsa njëri ishte përkushtuar tek ujitja, tjetri po korrte bimët më të larta. Ata vijonin punën qetësisht dhe kur në distancë afër tyre pikasën se po punonin druvarë. Duke besuar se nuk do të zbuloheshin, ata nuk reaguan dhe kur u afruan karabinierët e veshur civilë, vetëm u habitën dalluan teserat në duart e atyre, teksa u bënë thirrje të dorëzohen. Në kazermë u dërguan 210 bimë marijuanë me peshë gati 215 kg. Dyshohet se lënda narkotike do u shitej të rinjve të Savona, të cilët ende besojnë se përdorimi i drogave të lehta është një ‘krim i pafajshëm'”, thotë policia italiane.

OSHEE, lista e 4.699 abonentëve me fatura aforfe

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Ornela Manjani

Rreth 4.699 abonentë të
Operatorit të Shpërn
darjes së Energjisë Elektrike do të faturohen aforfe deri në fund të vitit. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka miratuar listën me abonentët që do të faturohen aforfe dhe ka shtyrë afatin për pajisjen me sahate të këtyre abonentëve deri në fund të vitit për shkak se tensioni me të cilin furnizohen abonentët është 150 volt, dhe funksionimi i matësit është i pamundur. “Gazeta Shqiptare” publikon sot pjesën e parë të listës, e cila do të vijojë nesër. Deri në vendosjen e matësve, abonentët familjarë që tarifohen aforfe në Tiranë, për periudhën e dimrit do të tarifohen 600 kilovatorë në muaj në qytet dhe 400 kilovatorë në fshat. Sipas përllogaritjeve, një abonent familjar i OSHEE-së, në Tiranë do të paguajë 6.840 lekë në muaj faturën e dritave (në vlerë është përfshirë edhe TVSH-ja), ndërsa një banor në fshatrat e kryeqytetit do të paguajë 4.560 lekë në muaj. Në qarkun e Durrësit, faturat aforfe variojnë nga 500 kilovatë në qytet, në 350 kilovatë në fshat.
Sahatet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sapo ka përfunduar operacionin e vendosjes së matësve për të gjithë abonentët të cilët faturoheshin aforfe për muaj të tërë. Sipas detyrimit ligjor, përcaktuar nga ERE, dhe angazhimit të Ministrisë së Energjisë, OSHEE-ja ndërmori fushatën e instalimit të matësve te të gjithë abonentët, për periudhën janar-qershor 2016, të cilët ishin rreth 37 mijë. Në total duke filluar nga viti 2015, kur nisi dhe zbatimi i reformës në sektorin energjetik, deri në vitin 2016, janë instaluar rreth 71 mijë matës.
Abonentët pa matës
Pavarësisht të gjitha masave të marra nga OSHEE-ja, me blerjen e të gjithë matësve, bazës materiale, me punonjës të angazhuar në terren me dy turne etj., instalimi i sahateve në disa zona të thella rurale malore ishte kompleks, i vështirë dhe kërkonte kohë. Bëhet fjalë për zona që duhen mbuluar ose me distancë prej 192 km kabllo/linjë e tensionit të ulët (TU), si Kelmendi, Dukagjini, malësitë e Librazhdit, Lezhës, apo dhe zona e Niklës. Në këto zona problem është niveli i tensionit, për të cilat OSHEE-ja ka gjetur dy zgjidhje për abonentët pa matës. Kështu, për zonën e Niklës do të investohet në nënstacionin në linjën e tensionit të mesëm, për të arritur parametrat e nevojshëm teknikë për instalimin e matësve. Për zonat e tjera, OSHEE-ja ka porositur matës specialë, që do të plotësojnë parametrat e nivelit të tensionit aktual.

Mustafaj, dibranëve: Sherefedin Shehu burrë i mirë dhe i lirë, besojini

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

I rikthyer rishtazi nga një mungesë disavjeçare nga
politika aktive, Besnik Mustafaj i sheh zgjedhjet në Dibër si një erë e re për gjithë Shqipërinë. Ai vlerësoi kandidatin e opozitës, duke e cilësuar një burrë të mirë dhe punëtor, “por mbi të gjitha, – siç tha ai, – nuk është peng as i krimit dhe as i korrupsionit”. “Dua të besoj se Dibra i ka të gjitha cilësitë për të ngjallur shpresën e të gjithë shqiptarëve në shembullin e vet. Përveç traditës, ka edhe njeriun tek i cili duhet të besojë pa asnjë ngurrim; ky është Sherefedin Shehu. Është burrë i mirë në kuptimin që ju në Dibër i jepni kësaj fjale, është burrë i lirë, sepse nuk është peng as i krimit dhe as i korrupsionit siç janë shumica e të tjerëve. Është punëtor i palodhur, sepse beson se burimi i të gjitha të mirave është puna, dhe Dibrës i duhet një burrë i tillë me këto cilësi”, – u shpreh z.Mustafaj.

Lika: Kemi 50% shanse për të kaluar turin

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Jeton Selimi

Nuk ka se si të ndodhë
ndryshe. Kur një
bomber race si Emini në minutën e 90 gjendet me portën bosh e godet shtyllën, nuk ka shanse që të mos jetë një ndeshje që mbyllet me pengun e atij goli të munguar. Nuk e fsheh diçka të tillë dhe trajneri i Kukësit, Hasan Lika pas përballjes me Austrinë e Vjenës, ku forca në rritje e verilindorëve në pjesën e dytë injekton besim, pavarësisht disfatës 1-0 të pësuar në “Ernst Happel”. “Do ishte një gol i rëndësishëm, pasi me rezultatin 1-1 do ishim më të qetë për ndeshjen e kthimit. Gjithsesi besoj se ajo që bëmë në pjesën e dytë na jep më tepër besimin për ndeshjen e kthimit, duke qenë të ndërgjegjshëm se dhe forca e kundërshtarit është e rrezikshme”. Në analizën e tij Lika evidenton zëvendësimet e pjesës së dytë si katalizatorin e rritjes së volumit në sulm me Eminin, Dvornekovic e Gurin që i dhanë një tjetër impuls lojës. “Mendoj se të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Mendoj se mund të ishim më të kujdesshëm në pjesën e dytë kur forcuam veprimet sulmuese. Me zëvendësimet që bëmë i dhamë freski sulmit, pavarësisht se nuk shënuam, arritëm qëllimin në lojë, por jo rezultatin”. Ashtu si vlerësimi nga ana e Likës nuk mungon edhe evidentimi i gabimeve në një pjesë të parë që mund t’i kishte kushtuar më shumë Kukësit. “Gabuam në pjesën e parë, pasi i dhamë shumë hapësirë kundërshtarit që zotëroi lojën dhe mund të kishte shënuar edhe më tepër”. Është luajtur akti i parë, për të dytin, vlerësim për Austrinë e Vjenës, por dhe një premtim shpresë-dhënës nga ana e Likës. “Dua t’i bëj komplimente kundërshtarit për lojën e mirë. Gjithsesi nëse sot kemi qenë afër një humbje edhe me ndonjë gol më shumë, apo edhe një barazimi, do të jetë një tjetër histori në Shqipëri”. Pyetja që mbretëron, legjitime në të tilla raste, është sa janë shanset e Kukësit për t’u kualifikuar? Përgjigja është një spektakël më vete edhe për faktin se vështirë ta keni dëgjuar Hasan Likën ta japë në anglisht. “I think that they are 50-50” (Mendoj se shanset janë 50% me 50%).
Rivali
Kukësi ka një motiv më shumë për të tentuar përmbysjen kundër Austrisë së Vjenës javën e ardhshme. Dje është hedhur shorti i turit të tretë në Europa League dhe duket mjaft i favorshëm, sepse Kukësi do të ndeshet, nëse kualifikohet, me fituesin e çiftit Shirak-Tërnava. Në Armeni vajtja përfundoi 1-1 dhe tashmë Tërnava duket e favorizuar, para kthimit në Sllovaki. Gjithsesi, Austria e Vjenës është më e fortë në letër, ndaj Kukësi po kaloi austriakët bëhet i frikshëm.

Tritoli në autobusin e funeralit, përfundon në pranga 28-vjeçari

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Policia e Tiranës ka arres
tuar autorin e vendosjes së tritolit në gomën e autobusit të agjencisë së funeralit, në Tiranë. Zyrtarisht, policia tha se në pranga ka përfunduar 28-vjeçari Erion Duçka. Shpërthimi u shënua dy ditë më parë në rrugën “Arben Minga”, ku lënda plasëse ishte vendosur në autobusin me targë AA940CG në pronësi të vëllezërve Rexhepi. Duçka u arrestua vetëm pak minuta pas ndodhi shpërthimi, teksa ishte duke u larguar me një biçikletë. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se fillimisht 28-vjeçari kishte pohuar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm ka treguar se ai ishte personi që kishte vendosur sasinë e tritolit. Sipas dëshmisë që ai ka dhënë në komisariatin e policisë numër 4, ka treguar se e ka kryer këtë veprim në formë hakmarrje ndaj babait të tij. Më tej, ai ka sqaruar se i ati ka qenë nëpunës i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve në krye të detyrës. Po sipas tij, njëri prej vëllezërve Rexhepi, konkretisht Klodiani, duke qenë banor në të njëjtën lagje, i shante dhe ofendonte me fjalë fyese të atin për një periudhë të gjatë kohore. I riu ka thënë në polici se Klodiani e ofendonte babain e tij duke i thërritur spiun dhe invalid.

Asgjësohen mijëra bimë hashash në Skrapar, arrestohen 11 persona

Posted: 27 Aug 2016 05:00 AM PDT

Një sipërfaqe e mad
he e kultivuar me
kanabis sativa është asgjësuar ditën e djeshme në Skrapar, ndërsa kanë përfunduar në pranga 11 persona nga rrethe të ndryshme të vendit. Mësohet se kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë denoncuar për tri kasolle të dyshimta të ngritura që prej dy javësh në një zonë të pyllëzuar. Menjëherë pas denoncimit, policia e Beratit ka mbajtur nën vëzhgim zonën, duke bërë të mundur zbulimin e disa parcelave me lëndë narkotike. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit bënë me dije se personat e arrestuar dyshohet të jenë pjesë të një rrjeti narkotrafiku, që merrej me kultivimin e drogës dhe kujdesej për parcelat në zonën e pyllëzuar të fshatit Dobrenjë. Sipas bluve të arrestuarit janë nga Tirana, Fieri, Saranda, Tepelena dhe Gramshi. Ndërsa, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ishte nga Skrapari. Po të njëjtat burime thanë se ata u kapën në flagrancë duke kultivuar kanabis sativa në parcela të ndryshme. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në tri kasollet e ngritura në pyll u gjet sekuestruan në cilësinë e provës materiale 140 kg marijuanë, si dhe dy armë zjarri të llojit automatik, AK-47.
DENONCIMI
Prej dy javësh banorët e fshatit Dobrenjë kishin vënë re automjete që ngjiteshin në zonën e pyjore. Gjithashtu, ata kanë pikasur dhe tri kasolle të dyshimta, ndaj menjëherë kanë sinjalizuar policinë. Në fakt, dyshimet e banorëve kanë rezultuar të vërteta, pasi gjatë një aksioni të ndërmarrë ditën e djeshme policia zbuloi dhe asgjësoi 14.600 bimë kanabis sativa. Blutë kanë kapur në befasi edhe kultivuesit si dhe rojet e parcelave të drogës, 11 prej të cilëve janë vënë në pranga. Mësohet se të arrestuarit janë kryesisht të rinj. Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet në ngarkim të tyre i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Beratit. Ndërkaq, policia dhe prokuroria po punojnë intensivisht për identifikimin dhe vënien në pranga edhe të personave të tjerë, që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Related Posts :