Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Stalini letër në Amerikë e Angli: Të njihet Enveri” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Stalini letër në Amerikë e Angli: Të njihet Enveri” plus 9 more - Gazeta Dita


Stalini letër në Amerikë e Angli: Të njihet Enveri

Posted: 25 Aug 2016 02:19 AM PDT

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin "Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX", japin dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë.

Incidenti i Korfuzit, pse anglezët morën arin e shqiptarëve

Më 18 mars të vitit 1946, Kuvendi Popullor ngarkoi E. Hoxhën të formonte qeverinë, e cila mori votëbesimin pas katër ditësh. Përbërja e saj, me fare pak ndryshime, qe e njëjta me atë të qeverisë së përkohshme demokratike, të formuar në Berat, në tetor të vitit 1944.

Realizimi i zgjedhjeve të lira për Asamblenë Kushtetuese, që përcaktoi formën e organizimit shtetëror dhe të gjitha aktet e mëpasme: miratimi i Kushtetutës dhe formimi i qeverisë, qenë kushtet e domosdoshme, nga përmbushja e të cilave varej njohja diplomatike e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha. Prandaj dhe përpjekjet kryesore të qeverisë së RPSH-së në fushën e politikës së jashtme u përqendruan në njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Në etapën përfundimtare të luftës, kontaktet midis lëvizjes së rezistencës dhe tre fuqive kryesore të koalicionit antihitlerian mbaheshin nëpërmjet misioneve ushtarake të ndërlidhjes, që ndodheshin në Shqipëri, të cilat, pas çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë gjermanë, morën statusin e përfaqësive të përhershme ushtarake pranë qeverisë së Përkohshme Demokratike.

Në nëntor-dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, Qeveria e përkohshme demokratike iu drejtua BRSS-së, si e vetmja qeveri e Shqipërisë. Qeveria Britanike, e cila mbante lidhje edhe me grupet alternative çlirimtare (apo pseudoçlirimtare), si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, nuk e pranoi këtë hap.

Bashkimi Sovjetik, i kushtëzuar nga detyrimi për të bashkëvepruar me aleatët lidhur me popujt e çliruar, nuk mund të ndërmerrte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mënyrë të njëanshme. Më 30 tetor të vitit 1945, qeveria sovjetike i dërgoi ambasadorit të SHBA-së në Moskë, A.Harrimanit një notë, në të cilën bënte të ditur dëshirën e vet për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe shprehte gatishmërinë për të njohur, në të njëjtën kohë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë Demokratike. Aleatët ishin të një mendjeje.

Vendi i parë që njohu qeverinë e RPSH-së, në maj të vitit 1945, ishte Jugosllavia. Në tetor-nëntor, shembullin e saj e ndoqën Polonia, Bullgaria dhe Çekosllovakia. Në 10 nëntor të po atij viti, kreu i misionit të ri ushtarak sovjetik që kishte ardhur në Shqipëri në qershor të vitit 1945, koloneli S.V.Sokollov, në emër të qeverisë së BRSS-së, dorëzoi në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, notën për njohjen e administratës së re shqiptare, si qeveri të ligjëruar. Më 11 janar të vitit 1946, ambasadori i parë sovjetik, D.S.Çuvahin, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Kuvendit Popullor, Omer Nishani, ndërsa në dhjetor marrëdhëniet ishin vendosur.

Qëndrimi i aleatëve anglo-amerikanë karakterizohej nga luhatje të shumta. Në janar të vitit 1945, SHBA-ja dhe Britania e Madhe tërhoqën misionet e veta ushtarake, të cilat ndodheshin pranë Shtabit të Përgjithshëm të FNÇL-së, për t'i zëvendësuar me të tjerë, detyra e të cilëve do të qe përgatitja e mjedisit për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Në mars të vitit 1945, erdhi në Tiranë misioni i ri britanik, ndërsa në maj misioni diplomatik i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Më 12 nëntor të vitit 1945, thuajse në të njëjtën kohë me dorëzimin e notës sovjetike, të njëjtat dokumente i dërguan qeverisë shqiptare dhe aleatët anglo-amerikanë. Ata shprehnin dëshirën e përbashkët për të patur nga pushtetarët shqiptarë dorëzaninë se zgjedhjet e 2 dhjetorit do të ishin demokratike dhe kërkonin lejen për pjesëmarrjen pa asnjë pengesë në to, të përfaqësuesve të shtypit.

Veç kësaj, nota amerikane këmbëngulte për njohjen e ligjëruar të të gjitha marrëveshjeve e traktateve të lidhura midis SHBA-së dhe Shqipërisë, përpara 7 prillit të vitit 1939. Kërkesa për lejimin e shtypit u pranuan, ndërsa për detyrimet kontraktore qeveria shqiptare nguli këmbë në formulën e përcaktuar nga Kongresi i Përmetit për rishikimin e pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për njohjen vetëm të atyre, të cilët nuk cënonin sovranitetin e Shqipërisë.

Pala shqiptare shprehu gatishmërinë për të diskutuar bashkarisht  përmbajtjen konkrete të këtyre dokumenteve dhe të linte në fuqi ato, që merrnin parasysh interesat e vendeve. Bisedimet, të cilat filluan në verën e vitit 1946, nuk patën sukses. Ndërkohë, në vend zhvilloheshin procese gjyqësore, të cilat demaskonin komplotet antipopullore dhe lidhjet e sabotatorëve e komplotistëve shqiptarë me zbulimet anglo-amerikane.

Në situatën kur Lindja dhe Perëndimi grumbullonin forcat për t'iu kundërvënë njëra-tjetrës, bisedimet rutinë shqiptaro-amerikane qenë të përcaktuara të dështonin dhe në nëntor të vitit 1946, misioni amerikan braktisi Tiranën.

Të njëjtin fat patën marrëdhëniet shqiptaro-britanike. Shkak për mosvendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, veç proceseve politike të përmendura më lart, u bë edhe incidenti i njohur i kanalit të Korfuzit, i tetorit të vitit 1946.

Dy dragamina britanike u hodhën në erë nga minat në ujërat territoriale të Shqipërisë, të cilat shkaktuan viktima në njerëz. Qeveria shqiptare mohoi përgjegjësinë për ngjarjen dhe Britania e Madhe iu drejtua OKB-së me një ankesë. Gjyqi ndërkombëtar i Hagës e njohu Shqipërinë fajtore, që, siç u sqarua më pas, nuk ishte pa baza dhe me vendimin e dhjetorit të vitit 1949, e detyronte të paguante një shumë jo të vogël parash si barazpeshim.

Pas mospranimit të Shqipërisë për të zbatuar vendimin e gjyqit, qeveria britanike bllokoi arin e "Bankës së Shqipërisë", që ruhej në Romë e, që në fund të luftës, ishte mbartur në Londër. Kështu, përfaqësuesi diplomatik britanik, i cili priste në Itali përfundimin e konfliktit, nuk mbërriti kurrë në Tiranë./Mapo.al/

Basketbollisti braktis Amerikën për tu bashkuar me Shqipërinë

Posted: 25 Aug 2016 02:09 AM PDT

Shumë shqiptarë tentojnë të largohen nga vendi i tyre për të jetuar në SHBA, ndërsa e kundërta ndodh me një basketbollist amerikan i cili zyrtarisht është bërë shtetas shqiptar.

Basketbollisti 32-vjeçar Rashaun Broadus është natyralizuar dhe do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari ndërsa më 22 gusht Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare nr. 9725 për basketbollistin e njohur.

Rashaun Broadus pritet të jetë pjesë e kombëtares kuqezi së basketbollit e cila po zhvillon parapërgatitjet në Qipro.

Euralius: Katër pikat që nuk negociohen për Vetting-un

Posted: 25 Aug 2016 02:07 AM PDT

Misioni i BE-së ka rikonfirmuar edhe një herë se nuk mund të pranojë të negociojë mbi 4 pika që kanë të bëjnë me procesin e Vettingut: afati i shtrirjes së Vettingut, roli i ILDKP-së, roli i ndërkombëtarëve dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë

 Faktori ndërkombëtar që ndihmon vendin tonë në realizimin e reformës në drejtësi konfirmon mbështetjen e tij për draft-ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të miratuar dy ditë më parë vetëm me votat e mazhorancës.

Është edhe një herë misioni i Bashkimit Europian për çështjet ligjore në Tiranë ai që ka bërë të ditur dje se nga asistuar komisionin në miratimin e këtij projektligji. "EURALIUS asistoi miratimin e ligjit të verifikimit nga ana e komisionit parlamentar ad hoc për reformën në drejtësi në 23.08.2016", – thuhet në një njoftim të shkurtër të këtij misioni në faqen e tij zyrtare në internet.

Më tej në këtë njoftim ky mision bënë të ditur se ekspertët e tij gjatë kësaj mbledhje ashtu si edhe në takimet e mëparshme theksuan në emër të EURALIUS katër parime që në fakt janë katër pika për ta të paprekshme në procesin e verifikimit dhe vendimtare për zgjerimin e BE-së.

Më konkretisht EURALIUS thekson se "Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale". Pra sipas këtij misioni procesi i verifikimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në të tre komponentët: pasuror, profesional dhe etiko-moral nuk mund të kufizohet në kohë dhe verifikimi sipas tyre mund të përfshijë çdo periudhë për të cilët ekzistojnë dyshime.

Ndërkohë që në amendamentet e PD-së të paraqitura në komision në mbledhjen e fundit bëhet një ndarje e vlerësimit për secilën kategori sipas periudhave të ndryshme por deri në momentin e dorëzimit të deklarimit. "Vlerësimi i ligjshmërisë së pasurisë shtrihet për një periudhë në të shkuarën të pakufizuar në kohë dhe deri në ditën e dorëzimit të deklaratës së detajuar sipas këtij ligji të pasurisë së subjektit të rivlerësimit.

Vlerësimi i pastërtisë etiko-morale të figurës shtrihet për periudhën nga data 1 Janar 2012 dhe deri në ditën e dorëzimit sipas këtij ligji të deklaratës së detajuar për figurën të subjektit të rivlerësimit dhe vlerësimi profesional shtrihet vetëm për çështjet e trajtuara nga subjekti i rivlerësimit për periudhën 1 Janar 2006 deri në datën 21 Korrik 2016 dhe që janë zgjidhur në mënyrë përfundimtare në sistemin gjyqësor shqiptar".

Në pikën e dytë të paprekshme EURALIUS thekson se "Procesi i ri-vlerësimit përdor informacionet, dosjet si dhe strukturat administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së". Për këtë pikë duket se tashmë palët nuk kanë më debat pasi është pranuar nga të gjithë roli që duhet të luaj ILDKP dhe dokumentacioni që ajo zotëron në procesin e verifikimit të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në parimin e tretë të paprekshëm EURALIUS thekson se "Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet". Për këtë pika palët kanë dallime të mëdha, pasi ndërsa drafti i miratuar nga komisioni çdo gjë që ka të bëjë me rolin e të huajve në procesin e Vettingut e referon te ajo që është përcaktuar në Kushtetutë, drafti i demokratëve kërkon ta specifikojë atë duke synuar edhe ta minimizojë në vetëm monitorues dhe mbikëqyrës.

Pika e katërt e panegociueshme e EURALIUS është ajo që përcakton se "Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave". Lidhur me këtë pikë PD nuk është shprehur ende me një dokument të shkruar pasi ajo bënë pjesë në pjesën e dytë të projektligjit që u diskutua dhe për të cilin deputetët e opozitës premtuan se do të paraqisnin amendamentet në një moment të dytë./Mapo.al/

Bushati në Pekin, çelet ”Shqipëri– Kinë, miqësi e vjetër, partneritet i ri”

Posted: 25 Aug 2016 01:59 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës me ftesë të Ministrit kinez të Punëve të Jashtme Wang Yi, çeli dje, në selinë e Ambasadës së Shqipërisë në Pekin, forumin e bashkëpunimit ekonomik "Shqipëri – Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja", në të cilin merrnin pjesë sipërmarrje të mëdha kineze që operojnë tashmë ose kanë shprehur interesin e tyre për t’u futur në tregun shqiptar.

Promovimi i Shqipërisë si një vend që ofron mundësi të shumta për aktorët ekonomikë kinezë është një nga objektivat kryesore të vizitës së Ministrit Bushati në Kinë.

Takimi me bizneset kineze, në të cilin mori pjesë edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka, ishte një mundësi për të diskutuar mbi transformimin e rëndësishëm ekonomik të vendit tonë, përpjekjet e realizuara deri më tani për stimulimin e sektorëve prioritarë si turizmi, bujqësia, manifaktura dhe energjia, si edhe hartimin e legjislacionit favorizues për investimet në sektorët strategjikë.

"Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive jemi të vetëdijshëm se ekonomitë e vendeve si Shqipëria janë ekonomi me tregje të vogla dhe si të tilla e kanë të vështirë të konkurrojnë të vetme në tregjet rajonale e ato globale.

Në këtë kontekst, unë mund t’ju them se edhe në kuadër të një procesi shumë të fuqishëm në të cilat janë kyçur vendet e Ballkanit Perëndimor, siç njihet ndryshe procesi i Berlinit, iniciativë e Kancelares Merkel për të grupuar së bashku 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, sot ne kemi rënë dakord për një hartë lidhëse të të gjithë rajonit dhe e kemi të qartë se si duket dhe si do të jetë rajoni ynë deri në vitin 2020 – 2030 nga pikëpamja e ndërlidhshmërisë.

Këtu i referohem korridoreve qendrore të infrastrukturës që do të lidhin portet, aeroportet dhe pikat kryesore të ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor" – u shpreh Ministri Bushati.

Më tej, Ministri Bushati u ndal në projektet strategjike për Shqipërinë dhe ftoi sipërmarrjet kineze të marrin pjesë, në kuadër edhe të Nismës Kinë – Vende të Evropës Qendrore dhe Lindore  16+1, në projekte si përfundimi i autostradës Adriatiko-Joniane, e quajtur ndryshe "Korridori Blu", i cili do t’i jepte një dimension të rëndësishëm unazës së turizmit mesdhetar dhe zhvillimi i rrjetit hekurudhor, projekte që do të afronin distancat mes vendeve dhe lehtësonin të bërit biznes, duke grupuar ekonomitë e rajonit në një të vetme.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka, në fjalën e tij, u ndal tek klima e të bërit biznes në Shqipëri dhe sa tërheqëse është ajo për investitorët e huaj duke nënvizuar reformat ligjore, rregullatore dhe fiskale të ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim.

Në përfundim të takimit, në mjediset e Ambasadës së RSH-së në Pekin u çel ekspozita fotografike "#ColoursofAlbania (Ngjyrat e Shqipërisë) mbërrin në Pekin" si një rast shumë i mirë për të promovuar bukuritë natyrore, traditat, ngjyrat dhe mundësitë turistike që ofron Shqipëria.

Rimëkëmbet gjimnazi “Sadi Nuri” në Ndroq

Posted: 25 Aug 2016 01:55 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot foto nga gjimnazi "Sadi Nuri", i njësisë administrative Ndroq.

"Një ndër 126 projektet e programit kombëtar të Rilindjes Urbane për rimëkëmbjen e shkollave, është edhe gjimnazi i njësisë administrative Ndroq, në Bashkinë e re të Tiranës", shkruan Kryeministri Rama në "Facebook".

Sarandë, makina hyn në dyqan, plagoset shitësja

Posted: 25 Aug 2016 01:40 AM PDT

Një makinë ka përfunduar brenda një butiku në Sarandë, me furi, duke plagosur shitësen. Plagë ka marrë dhe shoferi i makinës si dhe një person i tretë, ende i paidentifikuar.

Sipas burimeve, shoferi ka tentuar të shmangë një kalimtar, për të mos e shtyput dhe ka devijuar rrugën në trotuar, me shpejtësi.

Foto/ Banorët kalojnë natën e parë në qiell të hapur

Posted: 25 Aug 2016 01:10 AM PDT

Pas lëkundjes së fortë sizmike që goditi Italinë Qëndrore mëngjesin e së mërkurës në 3.36 minuta me orën lokale, gjendja e banorëve të tmerruar nuk është përmirësuar aspak. Përkundrazi përveç dhimbjes për njerëzit e humbur dhe shkatërrimit të shtëpive, frika nga lëkundjet e tjera ka pushtuar secilin prej tyre.

Lëkundjet sizmike nuk janë ndaluar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës së mbrëmshme në provincën e Rietit, Amatrice, Accumoli, dhe Arquata del Tronto të cilat janë zonat më të dëmtuara.

Familjet e mbetura pa stresë, janë detyruar ta kalojnë natën në çadrat e improvizuara në Accumoli, por shumë prej tyre kanë fjetur nëpër makina.

Vetëm gjatë natës, janë ndjerë rreth 60 lëkundje të tjera. Një lëkundje me magnitudë 4.5 në orën 5 e 17 të mëngjesit me epiqendër në Accumoli ka rrëzuar pjesët e mbetura të ndërtesave të shkatërruara, shkruan "Corriere.it".

Sipas Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 6.0,  në një thellësi prej 4 km me epiqendër në Accumoli, afër Rietit dhe ka zgjatur plot 142 sekonda.

Ndërsa pak minuta më vonë, dy lëkundje të tjera, me magnitudë 4.4 me epiqendër në Matriçe kanë zgjatur 60 sekonda. Më pas lëkundje të tjera më të vogla kanë vijuar.

Bilanci provizor flet për 247 viktima, mes të cilëve shumë fëmijë. Në Reatino, mes Matrice dhe Accumoli kanë humbur jetën 190 persona, në Ascoli Piceno 57 të tjerë.  Ndërsa sipas Mbrojtjes Civile, janë rreth 400 të plagosur.

Po ashtu rreth 2500 persona, mes tyre 1500 janë zhvendosur në Marche, mes Arquata dhe Pescara del Tronto.

Për kërkimin e personave nën rrënoja po punojnë rreth 880 anëtare të ekipeve të shpëtimit.

Zvicra vend tranzit për refugjatët?

Posted: 25 Aug 2016 01:06 AM PDT

Numri i refugjatëve që përpiqen të hyjnë nga Italia në Zvicër është aq i madh sa autoritetet po kontrollojnë gjithnjë e më me forcë kufijtë. Refugjatët duan të kalojnë përmes Zvicrës në Gjermani.

Gjithnjë e më shumë kufij në BE po ruhen rreptësisht për shkak të fluksit të refugjatëve. Si rezultat trafikantët dhe refugjatë janë vazhdimisht në kërkim të rrugëve të reja për emigrantët nga rajonet e krizës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Tani autoritetet zvicerane po vërejnë prej disa muajsh një rritje të numrit të refugjatëve që hyjnë nga Italia.

Me sa numri i refugjatëve që përpiqen të hyjnë është aq i madh sa autoritetet po kontrollojnë gjithnjë e më me forcë kufijtë në Chiasso. Nga qyteti italian Domodossola kanë hyrë në Lugano në muajt qershor dhe korrik 9.900 vetë. 4.208 syresh janë dëbuar për në Itali. Kurse numri i përgjithshëm i personave që kanë hyrë ilegalisht në këtë kohë në Zvicër është 22.181 vetë, sikurse shpjegoi për Deutsche Wellen Administrata Kufitare e Zvicrës.

Jo kërkesë për azil në Zvicër

Zvicra është shumë restriktive, sepse nuk do të bëhet vend tranzit për refugjatët. Edhe pse refugjatët kanë mundësi të bëjnë kërkesë për azil në Zvicër dhe të qëndrojnë aty, shumë nuk e bëjnë këtë. Ata duan të vazhdojnë rrugën për në Gjermani apo Suedi.

Shumica e refugjatëvë duan të vijnë në Gjermani. Vetëm në qershor policia kufitare gjermane ka regjistruar 1008 persona që kanë hyrë ilegalisht nga Zvicra. Miriam Behrens, eksperte për emigrimin shpjegon se përse njerëzit nuk duan të qëndrojnë në Zvicër, edhe pse ky vend është ekonomikisht i qëndrueshëm.

“Shumë njerëz në kanë kokë pamjet nga Gjermania apo Suedia në lidhje me pritjen që iu bë refugjatëve, po ashtu ata kanë zakonisht miq apo të afërm që jetojnë në këto vende. Prandaj shumë përpiqen për të ardhur në Gjermani, edhe në qoftë se kanë bërë më parë kërkesë për azil në Zvicër.”

Në shënjestër të policisë bandat e trafikantëve

Edhe në Gjermani janë shtuar kontrollet kufitare. Por në fokus të kontrolleve nuk janë domosdoshmërisht vetë refugjatët, por organizatat e kontrabandistëve dhe të trafikantëve që veprojnë në sfond dhe mundohet vazhdimisht të gjejnë rrugë të reja drejt Evropës.

Për këtë shkak zyrat e Policisë Kufitare Federale në zonat e prekura në jugperëndim po shtojnë personelin. Kështu në zonën kufitare janë dërguar rreth 30 kufitarë shtesë. Ata po ndërmarrin operacione të përbashkëta kontrolli me rojet kufitare zvicerane./DW

Turqia mbetet e lidhur me Perëndimin

Posted: 25 Aug 2016 01:05 AM PDT

Megjithë acarim me BE-në, dhe afrimin me Rusinë dhe Iranin, Turqia mbetet e lidhur me Perëndimin, mendon Daniel Heinrich.

Impulsivë, hatër- dhe qejfmbetur. Të tria këto tipare janë pjesë e turqve sikurse dhe gota e çajit dhe copa e bakllavasë. Këto janë tipare si të shoferëve të taksive, të tregtarëve të perimeve apo futbollistëve edhe të kastës politike të vendit.

Në këtë sfond duhen parë edhe veprimet e fundit diplomatike nga Ankaraja: thirrja e të dërguarit të ambasadës austriake pas një titulli të marrë të një artikulli gazete. Kjo është qesharake por në fund të fundit jo relevante. Ankesa nga Ankaraja lidhej me një demonstratë pro Exhalanit në Austri.

Nga njëra anë ankesa erdhi pa takt prej ministrit të Jashtëm turk. Nga ana tjetër politika e jashtme është gjithmonë edhe politikë e brendshme dhe ne këtë sfond ankesat nga Ankaraja kanë kuptim: luftimi i organizatës terroriste PKK dhe i drejtuesit të saj Abdullah ëxhalan konsiderohet në Turqi si çështje shtetërore.

Vështrimi ndaj perëndimit …

Që nga koha e Perandorisë Osmane, Turqia është e orientuar drejt Evropës. Që prej themelimit të Republikës Turke orientimi perëndimor është një nga drejtimet themelore të politikës së jashtme të vendit.

Këtë e di ministri i Jashtëm turk, këtë e di Rexhep Tajip Erdogani dhe e dinë të gjitha palët e tjera. Në kushtet e tanishme nuk është edhe aq shumë fjala për ideale e larta evropiane si trajtimi i barabartë i minoriteteve apo liria e shtypit dhe e shprehjes. Duhet pranuar se këto janë shfuqizuar pas grushtit të dështuar të shtetit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi.

… dhe shkaqet për këtë

Pas lidhjes me perëndimom qëndrojnë konsiderata të forta të realpolitikës. Së pari, nga këndvështrimi ekonomik, BE-ja është me një vëllim prej më shumë se 140 miliardë euro partnerja tregtare më e madhe e Turqisë.

Së dyti, nga pikëpamja e sigurisë. Turqia është prej një kohe më të gjatë anëtare e NATO-s, në krahasim me Gjermaninë dhe në krahasim për shembull me Francën, nuk është larguar kurrë nga NATO-ja. Dhe nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmeë, sepse për shkak të brishtësisë së gjendjes së brendshme dhe vendndodhjes gjeostrategjike, vendi është i varur nga njëra anë drejtpërdrejt prej mbështetjes sl Perëndimit dhe në të njëjtën kohë një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm ushtarak i Perëndimit.

Sidomos rasti i Sirisë tregon se sa e lidhur do të vazhdojë të jetë Ankaraja me Perëndimin, megjithë përkjektet për t’i dhënë fund periudhës së ngrirjes së marrëdhënieve me Rusinë apo përpjekjet për afrim me Iranin. Ankaraja ka nevojë për Teheranin që kaosi në Siri të mos përhapet edhe në territorin turk./DW

SHBA pret nga Ankaraja dëshmi për çështjen Gylen

Posted: 25 Aug 2016 01:02 AM PDT

Biden për Gylen: Uashingtoni nuk ka asnjë lloj qëllimi që të mbrojë një person i cili dëmton aleatët tanë, por nevojiten prova.

Me rastin e vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Ankara, qeveria amerikane deklaroi se Turqia nuk i ka dorëzuar deri tani prova për përfshirjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen në tentativën për grusht shtetit më 15 korrik 2016. Ankaraja vërtet ka paraqitur katër kërkesa për ekstradimin e Gylenit, por këto nuk kanë të bëjnë me grushtin e dështuar të shtetit, tha një pëfaqësues i qeverisë amerikane.

Mirëkuptim për reagimet emocionale të Turqisë, por ….

Gjatë takimit me kryeministrin turk Binali Jildirim Biden shprehu mirëkuptim për reagimet emocionale të Turqisë. “Ne i kuptojmë ndjenjat e forta të qeverisë turke dhe të njerëzve, kur është fjala për çështjen Gylen, tha Biden në Ankara. Lidhur me kërkesën për ekstradim Biden tha: “Ne bashkëpunojmë me autoritetet turke.” Uashingtoni nuk ka “asnjë lloj qëllimi që të mbrojë një person i cili dëmton aleatët tanë”.

Joe Biden dhe Binali JildirimJoe Biden dhe Binali Jildirim

Qeveria e SHBA-së insiston që edhe në rastin e kërkesës për ekstradim për Gylenin të zbatohen procedurat e zakonshme ligjore. Përgjegjëse për këtë është Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tha një përfaqësuesi i qeverisë amerikane.

“Politizimi” i çështjes do të ishte “kundërproduktiv”, tha Biden duke theksuar se Presidenti amerikan Barak Obama mund të përballet me një procedurë largimi prej postit, nëse urdhëron dëbimin e të huaji.

Biden mbështet Turqinë

Të mbështetur nga një ofesivë e ushtrisë turke kryengritësit sirianë vunë nën kontrollin e tyre para pak fillimit të vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Ankara Dsharablusin që gjendet në kufirin mes dy vendeve.

Ushtria e Lirë Siriane rimori këtë qytet që ishte deri tani bastion i IS-it, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas takimit me Joe Biden. Forcat e armatosura amerikane e mbështetën ofensivën tokësore me aviacionin e tyre ushtarak dhe këshilltarë, sikurse njoftoi qeveria e SHBA-së.

Nënpresidentit amerikan Joe Biden tha se mbështet Turqinë në kërkesën e saj për tërheqjen e milicëve kurdë nga pjesë të Sirisë Veriore. Luftëtarët kurdë duhet të tërhiqen nga qyteti Manbitsh në bregun lindor të lumit Eufrat, kërkoi politikani amerikan./DW

Related Posts :