Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Stefan Gasper Epirot Durrsaku – Poet, shqiptar i shekullit XVII” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Stefan Gasper Epirot Durrsaku – Poet, shqiptar i shekullit XVII” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Stefan Gasper Epirot Durrsaku – Poet, shqiptar i shekullit XVII

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga; Moikom ZEQO

Stefan Gaspëri, i mbiquajtur më
vonë, si Epirot Durrsaku, ka lindur në qytetin e Durrësit në fillim të shekullit XVII.
Ai ishte biri i Nikollës dhe i Marisë, prindër që më vonë u konvertuan në fenë islame.
Që në fëmijëri, tek ai spikati një zgjuarsi e pazakontë, prirje për kulturë dhe janë të njohura tri letra të Frang Bardhit që ai ia rekomandon eproreve te tij Stefan Gaspërin për të studiuar në kolegjin LORETO të Italisë.
Këtu, në këtë kolegj, ka studiuar vetë, përpara Stefanit, Frang Bardhi, i cili në fakt ishte vetëm dy vjet më i madh se sa shoku i tij.
Miqësia midis Stefanit dhe Frangut qe e madhe, me një vlerësim të ndërsjellë intelektual dhe vazhdoi derisa rrojtën që të dy.
Pas mbarimit të kolegjit Loreto, po me anë të ndihmës që i dha Frang Bardhit Stefani, pas vitit 1637 shkoi në Romë, ku studioi filozofi, vetëkuptohet dhe teologji, duke fituar gradën e doktorit.
Në një libër të shkollës në Romë, për Stefan Gaspërin shënohen këto të dhëna: "Zotëron gjuhën shqipe, latine e italiane, është me shtat të shkurtër dhe me sy ngjyrë ulliri, ka shumë talent dhe një inteligjencë të mirë.
Përsa i përket moralit, është i përshtatshëm për të qenë një punonjës i mirë i fesë në qytetin e Durrësit, në Shqipëri. Moshën e ka rreth 27 vjeç".
Këto shënime mbajnë datën e vitit 1635, vit kur Stefani duhet të ketë mbaruar në fakt kolegjin Loreto.
Vetëkuptohet që vlerësimi është tepër pozitiv dhe e tregon 27-vjeçarin shqiptar si një shpresë intelektuale për të ardhmen.
Për shumë kohë Stefan Gaspëri jetoi në Itali.
Në vitin 1644, siç na njofton arkipeshkvi i Durrësit, Mark Skura, Stefani ndodhej në fshatin e Luzit, pranë Durrësit dhe Kavajës, dhe akuzohet në Selinë e Shenjtë, për faktin që prindërit e tij janë kthyer në ritin muhamedan, ndërsa i biri ishte kuadër i kishës katolike.
Ky fakt flet për atë që Stefan Gaspëri shihej me dyshim nga eprorët e tij, dyshim që patjetër binte edhe mbi vetë Frang Bardhin, si të thuash tutori, propozuesi dhe inkurajuesi i Stefanit.
Më 18 korrik të vitit 1671 e deri në fillim të vitit 1672 Stefan Gaspëri ndërmerr një udhëtim të gjatë nëpër Shqipëri, me mision nga Propaganda Fide.
Përshtypjet e udhëtimit, vëzhgimet e tij ai i sendërton në një relacion të gjatë, ku ka shumë të dhëna ekskluzive me karakter historik, gjuhësor dhe shoqëror, relacion ky gati 150 faqe, që përbën në thelb një libër të tërë. Ky libër është shkruar në italisht dhe pjesërisht është botuar në vitet '30-të te "Hylli i Dritës" në Shkodër.
Ka ardhur koha që ky libër të përkthehet në gjuhën shqipe dhe të botohet si një nga librat më interesantë dhe më substancialë të një autori shqiptar në krejt kulturën e shekullit.
Më 28 maj 1637 Stefan Gaspëri vendoset në Zadrimë, si titullari i lartë fetar, ku edhe vdes, në vitin 1680, në moshën 72-vjeçare.
Për fat të keq, nuk dimë asgjë për reliket dhe varrin e tij, si dhe për dorëshkrimet dhe librat e mbetura të pabotuara.
Stefan Gaspëri përmendet në kulturën shqiptare edhe për dy poezi, që i ka botuar në vitin 1635 për nder të shokut të tij të ditur Frang Bardhit, brenda botimit prej këtij të fundit të "Fjalorit latinisht-shqip".
Fakti që Bardhi e quan për nder të veçantë vlerësimin e Stefan Gaspërit, duke i përfshirë poezitë e Stefanit në këtë fjalor, ky fakt, përtej njohjes intime dhe shoqërore në rrafshin kulturor dhe shkencor, merr një peshë të posaçme antologjike.
Të dy poezitë, poeti ynë nga Durrësi, i nënshkruan me emrin katërgjymtyrësh Stefan Gaspër Epirot Durrsaku, që do të thotë se emri i tij familjar, Stefan Gaspëri, është përcaktuar qëllimisht nga autori me emrin Epirot, që në këtë shekull përkthehet-shqiptari dhe durrsaku për të shpallur botërisht vetëshqiptarinë e qytetit të Durrësit.
Po botojmë të dy poezitë:

Poezia e parë:

Porsa lindi Titani i ri, gëzime të reja iu dhanë tokës
Me dritë të artë pikturoi ujrat gjenia jote.

Frang, i dhe shumë të mira dheut,
Fara e zgjedhur që hodhe meriton lëvdata.

Kuptohet se lëvdatat e pavdekshme thurin krenarinë,
Duke patur të pavdekshëm emrin tonë.

Poezia e dytë:

Ashtu si Virgjili Augustin dhe Homeri që përjetësoi Akilin
Po të mund të shkruanim, prapë për ty do të ishte pak, ose asgjë

Të dy poezitë janë shkruar në latinishten humaniste të shkëlqyer të kohës dhe kanë karakter të mirëfilltë laik.
Poezitë reflektojnë kulturën shumë të lartë të Stefanit dhe njohjen nga ai përsosmërisht të kulturës së dyfishtë greko-romake.
Stefan Gaspëri e quan Frang Bardhin një titan të ri, dhe kjo figurë mitologjike i përshtatet shkëlqyeshëm epokës së titanëve të Rilindjes Italiane dhe Evropiane.
Kështu Stefani citon dy kryepoetë të njerëzimit, Homerin dhe Virgjilin.
Është gati një fatalitet dhe profeci e çuditshme që Stefan Gaspëri i drejtohet Frang Bardhit duke bërë një paralele të Akilit, "kryepersonazh i Iliadës", lartësuar nga Homeri, i cili dihet që pati një jetë tepër të shkurtër, po me lavdi shumë të madhe.
Edhe Frang Bardhi, si Akili, pati një jetë të shkurtër, vdiq 36 vjeç, por e pasoi pasvdekjen e tij një lavdi e madhe.
Siç shihet, Stefani në mënyrë apologjike e ngre lart rolin e Frang Bardhit në kulturën kombëtare shqiptare.
Nuk dimë nëse ka shkruar poezi të tjera poeti ynë nga Durrësi.
Sidoqoftë dy poezitë e tij janë nga më të spikaturat në shekullin XVII në krejt kulturën e vendit tonë, por të denja për t'u futur në çdo antologji të poezive latinisht, më saktë të epigrameve të latinitetit mesjetar, latinitet i cili lëvrohet deri në ditët tona.

Herolind Shala: Te Shqipëria më solli Bunjaki

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Herolind Shala ka
dhënë një intervistë për “Telegrafi.com”, ku tregon fillimisht se si ju bashkua Shqipërisë, me këshillën e trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaki. “Kosova më kishte nxjerrë biletën për grumbullim dhe i pata dhënë fjalën se do të luaj për ta. Në fund ishte lajmëruar edhe Shqipëria dhe pasi bisedova me trajnerin Albert Bunjaki, ai më këshilloi t’i bashkohem Shqipërisë për ta ndihmuar në kualifikime”. Shala vijon rrëfimin e tij, duke u shprehur se kishte refuzuar edhe Norvegjinë për Shqipërinë: “Që nga ndeshja e parë me Portugalinë, kam qenë gjithmonë i grumbulluar dhe kam pritur rastin tim. De Biasi e ka ditur që unë kam refuzuar Norvegjinë dhe pastaj më ka dhënë leje Albert Bunjaku për t’iu bashkuar Shqipërisë”. Mesfushori i transferuar në Turqi te Kasimpasha ditën e djeshme, shprehet se te Shqipëria nuk iu dha mundësia të tregonte veten, edhe pse me klubin ku aktivizohet po paraqitej mirë. “Kam pasur formë shumë të mirë me klubin gjithmonë, por nuk më është dhënë rasti në Kombëtare. Nuk kam qenë një që kam shkaktuar probleme, por i kam respektuar gjithmonë zgjedhjet e trajnerit, pasi për mua ka qenë e rëndësishme Shqipëria të ketë sukses”, thotë Shala për “Telegrafin”. Kalimi i tij te Kosova është një veprim natyral, që Shala e kishte menduar që në fillim: “Ky vendim i imi ka qenë edhe para dy viteve, të luaja për Shqipërinë për ta ndihmuar Kombëtaren deri në pranimin me të drejta të plota të Kosovës dhe të rikthehem tani këtu, sepse Kosova ka nevojë më shumë se gjithçka ta ndihmojnë bijtë e saj”. Shalës i duken të pakuptimta fyerjet ndaj tij: “Shoh shumë fyerje ndaj meje Milotit e Albanit, por unë nuk e di që i kam bërë dikujt keq. Sa herë që më është kërkuar, kam dhënë maksimumin për Shqipërinë dhe tani jam te Kosova, te një shtet shqipfolës dhe asnjë shqiptar i vërtetë nuk e fyen Kosovën dhe ekipin e saj. Si lojtarët e Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës jemi shqiptarë, jemi të një kombi, por do të mundohemi që dy shtetet t’i bëjmë të fuqishme në futboll”.
Në fund ai flet edhe ecurinë e Kosovës dhe të ardhmen: “Kosova ka pasur nga fillimi një ekip të mirë dhe trajneri Albert Bunjaku është më i miri për këtë grup të lojtarëve. Besoj që do të tregojmë ndeshje të mira dhe t’i befasojmë të gjithë kundërshtarët në grup. Ne kemi nevojë për përkrahje dhe jam i bindur se si Shqipëria, ashtu edhe Kosova do të kenë tifozët më të mirë në Evropë në ndeshjet që do t’i luajmë ndaj kundërshtarëve tanë”.

Qeveria duhet t’i përgjigjet historisë

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: SPARTAK NGJELA*

Historia jonë në Ballkan ka
marrë sot një optikë të re nga
politika e lartë perëndimore, sidomos
nga politika amerikane dhe ajo
gjermane.  Në fakt, befas, Perëndimi është kthyer te politika austro-hungareze e viteve 1910-1913 për shqiptarët e Ballkanit.
Vonë është, por ja që u kthye.
Ky është shansi ynë historik.
Po në çfarë pozicioni është ndërkohë politika shqiptare? Ajo është në një situatë thuajse me injorancë historike. Por, nuk është faji i saj… por, i kohës që e ka pjellë.
Asnjëherë, që nga viti 1945, politika shqiptare nuk lejoi që liderët e drejtimit të shtetit shqiptar ta njihnin historinë e Shqipërisë si proces historik të kalimit nga arbër, në shqiptar.
Në fakt, ky është procesi i fshehur edhe në shkollat shqiptare. Dhe është bërë me kast, sepse historia jonë ka qenë historia e popullit më të madh në Ballkanin Perëndimor.
Kjo ishte arsyeja kryesore e politikës austro-hungareze, dhe pas kësaj: fakti që shqiptarët nuk janë sllavë. Gjithçka lidhet me rrezikun rus në Ballkan.
Kjo është politika jonë sot.
Të gjitha qeveritë dhe udhëheqësit shqiptarë, madje edhe intelektualët shqiptarë nuk kanë pasur as njohuritë më të vogla të historisë sonë ballkanike. Aq e vërtetë është kjo, saqë intelektualët e lartë shqiptarë që shkuan në Greqi në vitin 1990-1991, u habitën kur gjetën aty miliona arvanitas që flisnin shqip.
Sot është domosdoshmëri që qeveria shqiptare të njohë historinë e shqiptarëve të Ballkanit, sepse edhe pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët i kanë drejtuar qeveri injorante, pa dijeninë e realitetit shqiptar në Ballkan. Edhe ai që ka ditur diçka, në fakt ka qenë nga ata që i kanë shërbyer fshehjes se historisë sonë në favor të fqinjëve.
Do fillojnë bisedime të mëdha të palës shqiptare me fqinjët në Ballkan, në një kohë që ministrat shqiptarë nuk dinë asgjë nga historia e tyre. Madje, as kryeministri aktual.
Kjo është arsyeja që qeveria aktuale duhet t’u drejtohet urgjentisht historianëve tanë dhe të huajve për ekspertizën e bisedimeve.
Historia e shqiptarëve të Ballkanit ka hyrë tani në fazën e vitit 1911-1912, kur politika austro-hungareze kishte paraqitur me argument shkencor hartën e dronit që u hodh mbi Beograd para dy vitesh. Ja, tek ajo hartë është e fiksuar realisht dhe faktikisht historia jonë.
Është turp për gazetarinë e vobektë shqiptare që atë hartë ia veshi një injoranti si Ballist Morina. E dini pse? Vërtet mendoni se gazetarët shqiptarë e njohin historinë e shqiptarëve të Ballkanit?
Zoti kryeministër! Nëse në stafin tuaj nuk do shohim historianë ballkanologë, shqiptarë e të huaj, do na japësh të kuptuar që ti po ecën kuturu në këtë proces.
Jemi në procesin historik me të rëndësishëm të historisë sonë, të gjithë duhet të jemi brenda procesit të riafirmimit të botës shqiptare në Ballkan.
Kujtohuni gjithmonë se gadishulli ynë ka qenë quajtur Gadishulli Ilirik. Ky u quajt Gadishulli i Ballkanit, kur doli në pah çështja shqiptare.
Mjaft më me të korruptuarit pushtetarë shqiptarë, ata tani i kanë hipur trenit të ndëshkimit të tyre ligjor; kurse të gjithë ne duhet të mendojmë realisht dhe me përgjegjësi për historinë tonë të së ardhmes së afërt. Korrupsioni shqiptar ka qenë kundër historisë sonë, se për atë është paguar, por për dhjetë ose njëzet ditë, ai i hipën trenit që kishte merituar me kohë. Qeveria shqiptare duhet t’i përgjigjet historisë.

Matura Shtetërore, datat e vjeshtës, 30 gusht-10 shtator

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Rreth 7 mijë maturantë
që nuk kanë mundur të kalojnë me sukses provimet e Maturës Shtetërore 2016 do të kenë mundësi t’i rijapin ato në sezonin e dytë, në fillim të muajit shtator. Provimet do të startojnë me provimin e detyruar të gjuhës së huaj, i cili zhvillohet në datën 30 gusht, më pas vijojnë me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në datën 2 shtator, katër ditë më pas do të jetë provimi i Matematikës, pra në 6 shtator, dhe provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 10 shtator. Për këta maturantë janë të vlefshëm Formulari A1 dhe A1Z që kanë plotësuar në mars të këtij viti. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 pyetje do të jenë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa do të jenë me zhvillim dhe vlerësohen me 37 pikë. Secili prej provimeve do të zgjasë nga 2 orë e 30 minuta. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje janë me zhvillim dhe vlerësohen me 30 pikë. Koha që do të kenë maturantët në dispozicion për dy provimet me zgjedhje është 3 orë. Sipas udhëzimit të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit, provimet e maturës në sezonin e vjeshtës nisin në orën 10:00, ndërkohë që kandidatët që kanë vetëm një provim me zgjedhje hyjnë në orën 11:30.

Kreu i Spitalit Psikiatrik: Jorgos Zani qëndroi 11 ditë i shtruar, e nxori i ati

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

VLORË – Ngjarja në Palasë, ku një i sëmurë mendor i mori jetën një fëmijë 12-vjeçar dhe më pas e përçudnoi kufomën ka tronditur thellë opinionin publik. Vëmendja shkon tek institucionet që duhet të kishin izoluar të sëmurin Jorgos Zani, i cili vrau në mënyrë makabre kushëririn e tij A.Z.. Kreu i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi ka dhënë detaje mbi kurimin e 30-vjeçarit. “Jorgos Zani erdhi në Spitalin Psikiatrik më 26 tetor 2015. Ai shoqërohej nga infermieri i qendrës së Palasës. Sipas shoqëruesve, Zani s’kishte precedentë penalë. Ai qëndroi në spital deri më 5 nëntor 2015. Diagnoza e rastit në fjalë është çrregullim i personalitetit nga përdorimi i substancave narkotike. Jorgos Zani u nxor nga spitali nga babai i tij, Petro Zani”, tha drejtori i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi. Sipas tij, autori i vrasjes së 12-vjeçarit ka qëndruar në Greqi dhe është trajtuar edhe atje për të njëjtën diagnozë. Gjithashtu, Llapi tha se diagnoza e Jorgos Zanit nuk klasifikohet shumë e rëndë. “Më përpara ky shtetas ka qenë në Greqi dhe është kuruar në spitalin grek me antipsikotikë. 30-vjeçari është larguar nga spitali ynë pas trajtimit dhe reagimit në mënyrë normale. Që nga nëntori i vitit 2015 nuk kemi pasur më kontakte me këtë person, pasi nuk është paraqitur tek ne. Diagnoza e këtij personi nuk klasifikohet si shumë e rëndë, prandaj nuk është mbajtur gjatë në spitalin tonë. Kjo është një diagnozë që nuk përfiton as kemp, por është një diagnozë që trajtohet deri sa pacienti qetësohet. Me atë lloj diagnoze mund të rrihet në spital maksimumi 2 javë”, deklaroi kreu i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi.

Xhafaj: Riformulim nenit 13. Qëllimi, jo kufizimi i shprehjes

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Valentina Madani

Kryetari i Komisionit
të Posaçëm të Re
formës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj pohoi dje se neni 13, ku flitet për median, në ligjin për Prokurorinë e Posaçme ka nevojë për rregullim. Në sqarimin e tij për mediat, Xhafaj sqaroi: “Është një keqkuptim i madh dhe ai është një ligj, që nuk ka të bëjë me raportin e medias me Prokurorinë e Posaçme antikorrupsion apo me Gjykatën e Posaçme antikorrupsion. Por, mëny-ra se si është formuluar lë vend për t’u riparë, thjesht dhe vetëm për raportin e medias. Ose duhet hequr fare, ose duhet riformuluar ndryshe”. Ky është një nen i përfshirë tek drafti i hartuar nga ekspertët amerikanë të OPDAT-it të hënën. “Dhe ajo që ka ndodhur sot e në vite të tëra është se për shkak të këtij presioni nga politika, nga zyrtarët e lartë, njerëzit me pushtet e nga elementë të tjerë janë mbyllur procese të tëra që kanë pasur të bëjnë veçanërisht me zyrtarët e lartë në çështjet e korrupsionit”, tha Xhafaj. Sipas kreut të Komisionit të Posaçëm, “qëllimi i asaj dispozite është jashtëzakonisht i mirë”. “Në optikën time ai nen duhet forcuar akoma më shumë për të eliminuar çdo lloj ndikimi të paligj-shëm mbi punën e prokuro-rëve dhe të gjyqtarëve që do të jenë pjesë e strukturave antikorrupsion. Çështja shtrohet se cili do të jetë këtu raporti i medias, për ta mbrojtur median. Por, jo thjesht për ta mbrojtur, por për ta bërë partnere në luftën kundër korrupsionit. Kjo ka nevojë që të rregullohet dhe të riformulohet më mirë dhe kaq. Këtu fillon dhe mbaron gjithçka”, nënvizoi Xhafaj. Kreu i komisionit u shpreh gjithashtu se projektligji kyç i kësaj reforme, ai i “vettingut” do të miratohet brenda këtij muaji. “Konsensusi është një fjalë e madhe dhe mbi konsensusin u ndërtua edhe procesi për miratimin e Kushtetutës dhe ishte e arsyeshme një gjë e tillë. Do të ishte mirë që për shkak të rëndësisë që ka reforma, që të kishte konsensus edhe në këtë projektligj dhe është e mundshme të arrihet një konsensus”, u shpreh Xhafaj. “Padyshim që mazhoranca i ka votat dhe duhet të tregojë të gjitha përgjegjësinë e saj për votën që ka marrë nga elektorati shqiptar dhe përgjegjësinë e saj në raport me këtë reformë të rëndësishme dhe përgje-gjësinë e saj në raport me partnerët. Nëse nuk e tregon tani, kur do ta tregojë? Problemi shtrohet që ky është një proces normal, që do t’i nënshtrohet diskutimit në komision dhe nëse ka edhe mbështetjen e opozitës, edhe votën e opozitës, do të ishte një gjë shumë më e mirë, sepse e bën procesin akoma më të qëndrueshëm, akoma më të besueshëm dhe për atë pjesë të vogël që mendon, që ka rezervat e saj apo skepticizmin e saj ndaj procesit”, u shpreh Xhafaj. Deputeti socialist shpjegon rëndësinë që ka projektligji I “vettingut”. “Ky ligj është i lidhur ngushtësisht me rolin aktiv të partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces. Ata kanë planifikuar buxhetet e nevo-jshme dhe janë buxhete të konsiderueshme për ta zbatuar këtë ligj, por njëkohësisht kanë filluar edhe rekrutimin e gjy-qtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, që do të jenë pjesë e operacionit ndërkombëtar të monitorimit”, u shpreh Xhafaj.

Partizani shkërmoqet, Krasnodari bën poker

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Jeton Selimi

Krasnodari ishte
shumë i fortë për
Partizanin. Të kuqtë u mposhtën 4-0 në sfidën e parë të play-offit të Europa League, rezultat që shuan praktikisht shpresat e 15 herë kampionëve të Shqipërisë për një kualifikim në ndeshjen e kthimit. Sormani e niste me Ibrahimin, që fitonte balotazhin me Fejzullahin në të djathtë të mbrojtjes dhe Vilën të tërhequr në të majtë, ndërsa Bardhi bashkë me Torasën mbështesnin sulmuesin e vetëm Ekuban. Partizani u fut mirë në fushë duke krijuar idenë se nuk kishte shkuar për t’u mbrojtur në 10 minutat e para, por vendësit më pas vendosën supermacinë. Sinjali i parë nga rusët në të 12′-të me Smolov, që veproi bukur në zonë, por nuk gjeti portën, vetëm dy minuta më pas sërish Smolov, që dogji në hyrje të zonës Krasniqin dhe Ramadanin, por ishte mrekullia e Alban Hoxhës që neutralizoi rrezikun. I rrezikshëm Krasnodari që i duhet të falënderojë edhe gjyqtarin lituanez Mazeika, që u fali një 11-metërsh të paqenë të zotëve të shtëpisë për faull të pretenduar të Ibrahimit në zonë. Penallti vërtet e çuditshme, një dhuratë e gjyqtarit, por gjithsesi nga 11 metrat braziliani Joazinho u tregua i saktë, duke u dhënë vendasve avantazhin. Në të 22′-të ishte Krasniqi që evitoi një gol të sigurt, duke bllokuar Akmedov në momentin vendimtar. Në të 28′-të Krasnodar shënoi dhe golin e dytë. Top i gjatë nga prapavija i Kabore për Fedor Smolov, që sërish depërton lehtësisht në mbrojtjen e kuqe dhe ndëshkon në duelin një për një Alban Hoxhën. Reagim i vakët i Partizanit, që krijon shansin e parë në minutën e 43′-të kur Vila provoi nga distanca me topin që kaloi pranë shtyllës, por pikërisht kur të kuqtë po tentonin të ringriheshin, polaku Jedrzejcit i dha goditjen fatale, duke shënuar me kokë nga distanca e afërt. Në pjesën e dytë kishte vend edhe për golin e katërt të rusëve me Arin, që harkoi bukur topin për të kaluar Alban Hoxhën, nuk mund të bënte asgjë as Krasniqi, që në tentativë për ta devijuar merr autorësinë e autogolit. 4-0 dhe është një rezultat i pamëshirshëm, që lë pak vend për imagjinatën. Partizanit i duhet një mrekulli për të shpresuar ende, por mrekulli të të tilla përmasave edhe në futboll, ndodhin një herë në 100 vite.

Tenori Josif Gjipali, kandidat për Drejtor i TKOB

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Në konkursin e çelur nga Ministria e Kulturës për drejtorin e ri
të Teatrit të Operës dhe Baletit, 2 ditë para përfundimit të afatit të aplikimit, e vetmja kandidaturë zyrtare deri më tani është ajo e tenorit Josif Gjipali, shkruan "balkanweb". Tenori Josif Gjipali nuk është prezent në skenën shqiptare vitet e fundit, por ai synon të rikthehet si drejtor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pikërisht në teatrin që i dha famën, por që vite shkuar, në kohën e grevave të artistëve të operës, vendosi të largohet prej tij për të vijuar një karrierë ndërkombëtare. Burime nga Ministria e Kulturës bëjnë me dije se e vetmja kandidaturë zyrtare deri më tani, 2 ditë para mbylljes së thirrjes së konkursit për kreun e institucionit më të rëndësishëm të artit në vend, është Josif Gjipali. Tenori shqiptar, emri i të cilit nuk është lakuar këto ditë prej dorëheqjes së Ilir Kernit, në fund të muajit korrik, po e synon në heshtje dhe zyrtarisht drejtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, dhe këtë e dëshmon dosja e aplikimit të tij në Ministrinë e Kulturës. Thirrja mbyllet më 20 gusht dhe pritet ende të shihet nëse do të jetë i vetëm në garë apo do të ketë të tjerë personazhe publikë që e synojnë drejtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Pavarësisht kësaj, tenori Gjipali i cili është kandidati i vetëm zyrtar deri më tani dhe kandidatura të tjera potenciale për këtë post, duhet të përmbushin kriteret e shpallura nga Ministria e Kulturës përmes thirrjes së konkursit, ku duket se pikë thelbësore është 'reforma menazheriale', që sikundër theksohet në thirrjen e konkursit, është prioritet dhe parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të TKOBAP. Dhe gjithashtu 'të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit në zbatim të reformës së Ministrisë së Kulturës, mbi sistemin e punësimit në këtë institucion'. Prej fundit të korrikut, Teatri i Operës dhe Baletit është pa drejtues pas dorëheqjes së ish-drejtorit Ilir Kerni, një dorëheqje e beftë kjo ndërsa hartonte kalendarin artistik të sezonit të vjeshtës dhe publikonte shifra suksesi të institucionit që drejtoi për 3 vjet. Burime bënë me dije se përplasjet e Z. Kerni me Ministrinë e Kulturës kanë qenë të vazhdueshme dhe ishin ato që e diktuan dorëheqjen e tij.

Raundi i dytë, Vrapi: Maturantët, të drejtë të ndryshojnë preferencat

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Ermelinda Hoxhaj

Pranimet në universitet
do të bëhen nëpërmjet
dy raundeve. Pas përfundimit të fazës së parë të aplikimit, e cila u mbyll dhe pritet shpallja e fituesve në 5 shtator, do të nisë edhe raundi i dytë i pranimeve. Sipas drejtoreshës së AKP-së, Rezana Vrapi, në fazën e dytë, për kuotat bosh, e cila nis më 23 shtator, do të kenë mundësinë të aplikojnë të gjithë ata kandidatë që nuk fituan asnjë program studimi në raundi e parë si dhe maturantët që do të kalojnë me sukses provimet e vjeshtës, të cilat zhvillohen në fund të gushtit, deri në datë 10 shtator që janë provimet e fundit. Sipas Vrapit, kandidatët që do garojnë në raundin e dytë, ndryshe nga vitet e mëparshme do kenë mundësi të ndryshojnë 10 preferencat që kanë listuar në formularin e aplikimit.
Raundi II
& kuotat bosh
“Pranimet në universitetet publike dhe private do të jenë me dy raunde, duke u dhënë shans për të aplikuar edhe atyre maturantëve që kanë ngelur. Mbetësit e sezonit të parë të maturës, të cilët do kalojnë me sukses provimet e vjeshtës dhe do të plotësojnë kriterin e notës mesatare 6 e lart, apo edhe ata që duan të ndryshojnë preferencat pasi nuk kanë fituar asnjë program studimi në raundin e parë, ose ata që kanë fituar por nuk janë regjistruar pasi nuk u pëlqen ai program, mund të aplikojnë në një raund të dytë, që nis nga 23 shtatori. Gara në këtë raund të dytë do të bëhet për kuotat e mbetura bosh nga faza e parë”, – theksoi drejtoresha e AKP-së, Rezana Vrapi. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, drejtoritë e shkollave hedhin në portalin online “Maturanti”, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit sapo dalin rezultatet e provimeve të maturës në vjeshtë. Ndërkohë që të gjitha IAL-të, brenda datës 22 shtator, i dorëzojnë AKP-së kuotat e paplotësuara për çdo program studimi. Në këtë raund të dytë kanë të drejtën të aplikojnë të gjithë ata maturantë që kanë kaluar me sukses provimet e maturës në vjeshtë, ata maturantë që kanë plotësuar Formularin A1/A1Z por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë, kandidatët që kanë aplikuar por nuk janë shpallur fitues në raundin e parë apo nuk kanë arritur të regjistrohen. Këta kandidatë kanë të drejtë të plotësojnë formularin e aplikimit në portalin “Matura Shtetërore” në datat 23 shtator-1 tetor 2016, sipas datave për çdo DAR/ZA. Kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, duhet të bëjnë pagesën prej 2 mijë lekësh në mënyrë që të dhënat e tyre të hidhen në sistem. Në këtë raund të dytë, AKP-ja u dorëzon universiteteve listën e aplikantëve brenda datës 4 tetor 2016, së bashku me notat e tri viteve të shkollës së mesme dhe rezultatet e provimeve të maturës. Udhëzimi i MAS-it po ashtu përcakton se universitetet shpallin listën paraprake brenda datës 6 tetor 2016, dhe pas periudhës së ankimimit ata shpallin listën përfundimtare të studentëve fitues të raundit të dytë, në datën 12 tetor 2016. Regjistrimet e fituesve bëhen online dhe në sekretaritë mësimore me dokumentacionin përkatës, nga data 16 tetor deri në datën 20 tetor 2016. Sipas udhëzimit të MAS-it, regjistrimi i studentëve fitues do të vijojë deri në plotësimin e kuotave për çdo program studimi, duke respektuar renditjen në listë.

Bylykbashi: S’do kalojë, media nuk cenon punën e prokurorëve

Posted: 19 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Valentina Madani

PD-ja dhe LSI shprehën
dje rezervat e tyre për
nenin 13 të projektligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke kundërshtuar hapur paragrafin e tretë, të cilin e konsiderojnë si të papranueshëm. Të dy palët pranojnë se ky paragraf nuk ka qenë në draftin e kaluar në komision. Oerd Bylykbashi, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi e konsideroi si të qëllimshëm formulimin, që sipas tij cenon lirinë e medias në nenin 13 të projektligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Si opozitë, përgjegjësinë e shohin te kryeministri, por në çdo rast Bylykbashi tha se neni nuk do të kalojë. Se kush kishte interes për të prekur lirinë e medias, duke pretenduar se po mbron dhjetë prokurorët e posaçëm antikorrupsion, kjo sipas Oerd Bylykbashit është me rëndësi të mësohet. Sipas nënkryetarit demokrat në Komisionin e Reformës në Drejtësi, në draftin e parë, i miratuar pa opozitën, ky formulim që parashikohet aktualisht në pikën tre të nenit 13 nuk ka ekzistuar. Sipas Oerd Bylykbashit nuk është liria e medias, ajo që cenon punën e prokurorëve të posaçëm dhe nuk lë pa rikthyer në vëmendje kritikën e tij të hershme se nuk është menduar kaq shumë për punën e tyre voluminoze, kur kanë vendosur që të jenë vetëm 10 prokurorë. Teksa kanë pranuar që në krye të herës ngritjen e një strukture të pavarur nga qeveria, që do të hetojë krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, demokratët kanë pasur vërejtjet e tyre për dispozitat kushtetuese e ligjore, që do t’i mundësonin asaj funksionimin efikas. Edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi për nenin 13 të projektligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Sipas tij, paragrafi i tretë i nenit 13 është i papranueshëm, ndërsa shpreh habinë kur thotë se, “ky paragraf nuk ka qenë në draftin e kaluar në komision”. Vasili tha se në draftin e kaluar në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, të ligjit për SPAKU-un, një paragraf i tillë nuk ka ekzistuar. “Së pari, për të qenë korrekt edhe me ju, edhe me opinionin publik, në draftin e kaluar në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, të ligjit për SPAKU-un, një paragraf i tillë nuk ka ekzistuar. Unë vërtet jam surprizuar kur e kam parë një nen të tillë të shtuar, pasi ne aty e shqyrtuam gjerësisht ligjin dhe nuk ka pasur asnjë përcaktim i tillë, madje nuk është ngritur as ndonjë shqetësim i tillë për të pasur përcaktime të tilla”, tha z.Vasili. Sipas tij, është e papranueshme që në një sistem demokratik të ketë institucione të pakritikueshme. “Sigurisht që koncepti im i pandryshuar po kuptohet dhe në mënyrë shumë të qartë, edhe koncepti i LSI-së, që është ky: Është e papranueshme që në demokraci, në një sistem demokratik të ketë institucione të pakritikueshme dhe në këtë mënyrë, sigurisht edhe thelbi i këtij përcaktimi, qartazi bie ndesh me këtë princip mbi të cilin demokracia ekziston dhe për të cilin është ngritur, ndaj dhe si i tillë vazhdoj ta ripërsëris, është një përcaktim i papranueshëm”, theksoi Vasili. Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së nënvizoi se ligji duhet të pastrohet nga përcaktime të tilla, të cilat kufizojnë të drejtën e kritikës dhe lirinë e medias. “Qëndrimi ynë është që një përcaktim i tillë është i papranueshëm, ndaj dhe si i tillë, nuk duhet të jetë në ligj. Pra, ligji duhet të pastrohet nga përcaktime të tilla, të cilat kufizojnë të drejtën e kritikës, kufizojnë lirinë e medias dhe njëkohësisht atë princip të kontrollit edhe që shoqëria civile apo media ka në kuptimin më të mirë të fjalës, ta vazhdojë dhe të ekzistojë, sepse kjo e shëndosh demokracinë dhe nuk e sëmur atë”, deklaroi Petrit

Related Posts :