Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Sulmi në Kuvendin e Kosovës, arrestohen aktivistët e Vetëvendosjes” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Sulmi në Kuvendin e Kosovës, arrestohen aktivistët e Vetëvendosjes” plus 9 more Gazeta SHQIP


Sulmi në Kuvendin e Kosovës, arrestohen aktivistët e Vetëvendosjes

Posted: 30 Aug 2016 02:09 AM PDT

20160830103139175646Gjashtë personat e dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas mediave kosovare në mesin e të arrestuarve është edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi. Pikërisht kjo është edhe arsyeja e thirrjes së konferencës së jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Siç raportojnë mediat kosovare, Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv, ka identifikuar të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe bërë sulmin.

30 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bulqizë, gjendet trupi i një fëmije 10 vjeç buzë  lumit Drin

Posted: 30 Aug 2016 02:04 AM PDT

polumbaret-11-624x400Një ditë më parë rreth orës  21.30,   shtetasi Sh. Gj. nga fshati Mazhic, Bulqizë, ka njoftuar në Sallën Operative  se nga ora 11.00 e paradites  nuk  i është kthyer djali i tij I. Xh., rreth 10 vjeç. Për herë të fundit është parë rreth orës 15.00, duke u larë në lumin Drin në fshatin Katund i Ri, Peshkopi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë duke u larë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Dibër, ku kanë ushtruar kontroll gjatë gjithë natës dhe gjatë orëve  të para të mëngjesit përgjatë shtratit të lumit Drin.

Nga ura e fshatit Katund i Ri, deri tek ura e fshatit Muhurr, në një distancë rreth 5 km, si rezultat i kërkimeve të forcave të policisë rreth orës 09:30, të datës 30.08.2016  në vendin e quajtur "Shenjat e Brezhdanit",  mbi urën e fshatit Muhurr, është gjetur trupi i pa jetë i fëmijës 10 vjeç, shtetasi I.Xh, banues në fshatin Mazhic, Bulqizë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç asaj të mbytjes. Dyshohet paraprakisht se shkaku i humbjes së jetës është si pasojë e mbytjes në lumë. Grupi hetimor  vijon hetimet në vendngjarje.

30 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjirokastër, bie në greminë një 60-vjeçar

Posted: 30 Aug 2016 01:58 AM PDT

Bie-ne-Grmeine-largeaNjë 60-vjeçar ka rënë në greminë paraditen e sotme në Gjirokastër. Burimet e policisë bëjnë me dije se Elmaz Kulla, ka rrëshqitur aksidentalisht në një lartësi të konsiderueshme. Kulla ishte duke i kthyer nga Libohova, ku prej pak kohësh punonte si murator.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kërkoi ndihmën e shërbimi zjarrfikës për nxjerrjen e trupit nga gremina. Nga të dhënat parapake, ngjarja është klasifikuar si aksidentale, por hetimet po vazhdojnë për dokumentimin e plotë të saj.

30 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthim në ambasadën kineze në Kirgistan; 3 të plagosur

Posted: 30 Aug 2016 01:40 AM PDT

_90965249_glasspicNjë makinë që drejtohej nga një kamikaz ka shpërthyer në ambasadën kineze në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

Kamikazi vdiq pas shpërthimit, ndërsa 3 punonjës të ambasadës mbetën të plagosur. Ata ishin me origjinë nga Kirgistani. Shefi i sigurisë kineze tha se asnjë kinez nuk është lënduar nga shpërthimi.

Ministri i Jashtëm kinez ka dënuar ashpër incidentin, duke e quajtur një sulm ekstrem dhe të dhunshëm. Ai ka kërkuar nga autoritetet e Kirgistanit që të kryejnë një hetim të plotë për ngjarjen. Nuk dihet ende se kush qëndron pas këtij sulmi.

30 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Koreja e Veriut ekzekuton 2 zyrtarë të lartë

Posted: 30 Aug 2016 01:14 AM PDT

49084433.cachedKoreja e Veriut ka ekzekutuar publikisht 2 zyrtarë të lartë në fillim të këtij muaji. Ky lajmi është bërë i ditur nga mediat e Koresë së Jugut ditën e sotme.

Dyshohet se zyrtarët e vrarë janë ish-ministri i Bujqësisë Hwang Min dhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Arsimit Ri Yong Jin. Sipas mediave, Hwang ka qenë ministër Bujqësie në vitin 2012 dhe ish-ministër në 2014.

Për shkak të sistemit diktatorial dhe fshehtësi së informacionit është e vështirë që raportet e ekzekutimeve dhe spastrimeve të tjera qeveritare të zbulohen. Ende nuk ka asnjë koment nga qeveria e Koresë së Jugut për raportin e publikuar.

Megjithatë, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thuhet se ka kryer një sërë vrasjesh dhe spastrimesh qëkur mori pushtetin në vitin 2011.

30 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zgjedhjet në Dibër, Shehu: Bashkia fond për t’u paguar energjinë familjeve të varfra

Posted: 30 Aug 2016 01:04 AM PDT

FB_IMG_1472541576699Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Rreth-Kalë, Vajmë dhe Reç. Infrastruktura rrugore dhe bujqësore si  dhe furnizimi me ujë  janë problemet parësore të banorëve. Zoti Shehu theksoi se ndërmarrjet e Bashkisë, ajo e Mirëmbajtjes, Ujësjellësi dhe Bordi i Kullimit do të vihen në punë 24 orë për t'u shërbyer banorëve, në përmirësimin e infrastrukturës, ujësjellësin dhe riparimin e pastrimin e  kanaleve vaditëse

"Në postin e kryebashkiakut që në ditën e parë do të punoj për lidhjen e ujësjellësit nga lagjja Sheh i Sipërm me Sopanitin. Do të vazhdojmë zgjatimin e kanaleve vaditës, riparimin dhe pastrimin e tyre.

Këtë do ta bëj me bordin e kullimit që i është transferuar Bashkisë. Dhe e kam unë të drejtën për të marrë vendimin se ku do t'i përdor ato njerëz dhe ku do t'i përdor ato para.

Infrastruktura për mua do të ndahet në dy kategori. Infrastruktura e fshatrave që sot nuk ju sheh kush me sy kur bashkia ka një ndërmarrje të mirëmbajtjes së rrugëve. Ata njerëz do të marrin rrogat për të punuar për ju. Por ka edhe projekte të mëdhaja dhe ato janë projektet e zhvillimit. Unë do të bashkëpunoj me institucione ndërkombëtare për ti realizuar," -theksoi zoti Shehu.

Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu u njoh dhe me shqetësimin e banorëve për furnizimin me energji. Banorët u ankuan se dhe pse ua kanë ndërprerë energjinë, pasi s'kanë mundësi ta paguajnë, faturat vazhdojnë t'u vijnë. Ata treguan se së fundmi punonjësit e OSHEE –së u kanë premtuar lidhje të energjisë në këmbim të votës, por u shprehën të bindur se pas zgjedhjeve do t'ua presin sërish.

Sherefedin Shehu: Tre muaj ja kanë prerë dritat por i vinte fatura edhe pse i kishin prerë.

Banor: Po dhe mua mi kanë prerë e tani thonë më jep votën, të japi dritat. Këto metoda përdorin.

Banor:  Na koritën (turpëruan) vendin, tokën dhe njerëzit në vorre (varre). Duke e njohur njeri pa familje, pa edukatë, pa moral, hajdut, jepëm votën, çfarë kërkon populli më?! Duhen larguar një orë e më parë.

Zoti Shehu theksoi se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë më asnjë familje që do të rrijë në errësirë se s'paguan dot energjinë. Bashkia do të vërë në dispozicion një fond të posaçëm për familjet në pamundësi ekonomike për t'u paguar faturën e energjisë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë në dritë.

 

30 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sekuestrohet në portin e Durrësit 111 kg hashash; në pranga poseduesi (Video)

Posted: 30 Aug 2016 12:59 AM PDT

Hashash 21Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Departamentin Operativo Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave gjatë mbrëmjes së djeshme kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Më datë 29 gusht 2016, rreth orës 20:00, në PKK Port, Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve, pas kontrollit në skaner të automjetit tip "Renault", me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.
Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.


30 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksioni antidrogë në Shkodër, policia zbardh emrat e të arrestuarve

Posted: 30 Aug 2016 12:56 AM PDT

kanabisSekuestrohen në Shkodër 2 kg e 963 gr lëndë narkotike dhe arrestohet Kryeplaku i fshatit  Kir, administratori i Njësisë Administrative Pult, dhe 1 shtetas tjetër që ka lidhje me ngjarjen. Sot policia ka zbardhur emrat e të arresuarve një ditë më parë.

Në pranga ka rënë shtetasi  Tom Marku, 60 vjeç, banues në Shkodër, (Administrator i njësisë administrative Pult), Nikolin Deda, 29 vjeç, banues në Grudë Re, Shkodër dhe  Ndue Kopshtaj, 31 vjeç,  banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër (Kryeplak i fshatit Kir), njësia administrative Pult Shkodër, për veprat penale "Kultivim i bimeve narkotike", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Tek banesa e shtetasit Tom Marku, u gjet  dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg 303 gr  lëndë narkotike si dhe një armë gjahu me 6 fishekë.  Tek banesa e shtetasit Nikolin Deda, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e  660 gr lëndë narkotike.  U kryen veprimet hetimore e procedurale,  ku si rezultat u bë ndalimi i  shtetasve. Materialet iu referuan  Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

30 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksione anti-kanabis, asgjësohen 3085 bimë narkotike

Posted: 30 Aug 2016 12:38 AM PDT

kanabisNë vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar në disa zona të vendit, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 1880 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Konkretisht, në vendin e quajtur "Pylli i lumit" në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 1520 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Në vendin e quajtur "Çezma" në fshatin Drenovë, Mallakastër, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 15 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Në vendin e quajtur "Përroi i Madh" në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë narkotike. Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipëfaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 bimë narkotike.

Vijon aksioni anti-drogë në Lezhë dhe Kurbin ku u asgjësuan me anë të djegies 1205 bimë narkotike të kultivuara në 7 parcela.

Në Lezhë, në fshatin Gjashë i Vjetër, në një terren me pisha u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 235 bimë narkotike.

Në Kurbin, në fshatin Gërnac, u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 970 bimë narkotike të kultivuara në 6 parcela.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

30 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ndeshja Shqipëri-Marok, policia shton masat e sigurisë

Posted: 30 Aug 2016 12:29 AM PDT

STADIUMIPolicia e Shkodrës ka paraqitur masat për zhvillimin normal të ndeshjes miqësore, Shqipërisë-Marok, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin e ri "Loro Boriçi".

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, ju bëjmë me dije qytetarëve të qytetit Shkodër dhe tifozerisë që do të vizitojë qytetin e Shkodrës dhe do të ndjekin ndeshjen në stadiumin "Loro Boriçi" se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

  1. Në aksin bulevardi "Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
  2. Në rrugën "Bujar Bishanaku", (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
  3. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën "B. Bishanaku" dhe anasjelltas, nga ora 15.00 deri në ora 24.00.
  4. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën "Zyhdi Repishti" (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 15.00 deri në orën 24.00.
  5. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

o        “Xhabije – Parrucë”

o        “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

o        “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

o        “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

  1. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.30 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë nga ora 18.00.
  2. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloj, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
  3. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit "Loro Boriçi" të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15.00.
  4. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.

30 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Related Posts :