Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Carlo Ancelotti vjen në Tiranë” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Carlo Ancelotti vjen në Tiranë” plus 9 more


Carlo Ancelotti vjen në Tiranë

Posted: 30 Aug 2016 10:25 AM PDT

Trajneri i Bajern Mynichut, Carlo Ancelotti do të udhëtojë drejt Tiranës.

Në sallën Kod në Kryeministri ai do të flasë për librin e tij, në një bashkëbisedim me kreun e qeverisë shqiptare dhe miq të sportit.

Ky takim do të mbahet në datën 2 shtator në orën 18:30.

Ancelotti ka drejtuar më parë Milanin dhe së fundmi gjigantët e Bajern Mynichut.

Kjo nuk është vizita e parë e bujshme e një personaliteti të futbollit që promovon librin në Shqipëri.

Një vit më parë ka qënë ish-trajneri i Milanit të madh dhe i kombëtares italiane, Arrigo Saki, i cili bëri të njejtin promovim libri në Kryeministri.

Arrestohet 21-vjeçari që dhunonte gjyshërit

Posted: 30 Aug 2016 10:12 AM PDT

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar pasi akuzohet për ushtrim dhune.
Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet S.Xh, banues në Tiranë.
21-vjeçari akuzohet se ka dhunuar fizikisht gjyshërit e tij D.Xh e S.Xh, vjeç 69 e 78, banues në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur ditën e djeshme në rrugën e 'Kavajsës'.

Meta: Nuk më duket shumë bindës qëndrimi i opozitë për Vettingun

Posted: 30 Aug 2016 10:00 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në fjalën e mbajtur gjatë seancës parlamentare tha se, ligji i Vetting­ut duhet miratuar para datës 1 shtator, kohë kur Parlamenti shqiptar duhet të raportojnë te institucionet e BE­-së për kalimin e këtij ligji.

Kreu i LSI­-së tha se nuk besonte që mazhoranca dhe opozita mund të arrinin të gjenin konsensusin në orët e mbetura dhe për këtë arsye i bëri thirrje opozitës që të japë votën e saj pro në parim dhe më pas të mbikëqyrë zbatimin e ligjit.

"Jemi shumë vonë për ligjin e Vetting­ut… duhet të raportoheshin si të miratuar më datë 1 shtator nga Kuvendi i Shqipërisë. Më vjen keq të gjithë kjo kohë nuk u shfrytëzua me efektivtitet e duhur. Më duket e vështirë që të punomë prapë për natën e 30 dhe 31 gushtit. Nuk më duket shumë bindës qëndrimi i opozitës… ka shprehur shumë pretendime për shumë riformulime… por nuk shoh asgjë esenciale dhe themelore që opozita të votojë në parim dhe pse jo dhe në parim ligjet nen për nen", tha Meta.

Rama ironizon Berishën: S’kemi marrë njoftime të reja për rekorde në ujë

Posted: 30 Aug 2016 09:42 AM PDT

Kryeministri Rama ka replikuar menjëherë pas fjalës së mbajtur nga paraardhësi i tij Berisha në Kuvend.

"Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e ka penguar drejtësinë në Shqipëri që të normalizohet. Këtu ka vetëm një gjë për të bërë; të votojmë këtë ligj kaq të rëndësishëm. Nuk mund të ketë një konsensus alla-shqiptarçe që bie ndesh me rrugën e integrimit evropian", tha Rama.

Më pas Rama ka ironizuar me Berishën, duke i kujtuar rekordet e notit gjatë kohës kur ai ishte në krye të qeverisë.

"Nuk dëgjoj ta zëni më në gojë Venecian, edhe pse keni qejf të qëndroni në ujë. Sidoqoftë njoftime për rekorde të tjera në ujë s'kemi patur", tha ndër të tjerash Rama.

Berisha uron Ramën për Arben Ndokën: Do t’i thyej turinjtë!

Posted: 30 Aug 2016 09:32 AM PDT

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Parlamentit Shqiptar, i mbledhur për ligjin e "vettingut", ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka folur për emergjencën e drogës dhe kanabisit në vend, nuk ka kursyer batutat për Kryeminnistrin Edi Rama.

Në momentin kur mbërriti në sallë kryeministri Rama, Beriusha iu drejtua: "U ktheve zotërote! Urime për Ndokën (Arben). Desha të të uroj për Ndokën që e bërë President (te Mundjes)", tha Berisha.

Duke folur po për reformën në Drejtës, Berisha i tha Ramës "se do t'ia thyente turinjtë, sikurse herët e tjera"

"Opozita ka dy vjet që lufton për konsensusin dhe ti kërkon ta prishësh. Ne s'po themi mos t'i përmbahemi ligjeve, por amendamenteve. Hajde të bëjmë ligjin. Ti e ke penguar konsensusin. Kemi dy vjet që t'i thyejmë turinjtë dhe do t'i thyej edhe tani", tha Berisha.

Ka qënë Kryeparlamentari Meta më pas, ai që i ka kërkuar Berishës të ruajë etikën.

Bes Kallaku ironizon Encën: Shyqyr që nuk jam feju me të se…

Posted: 30 Aug 2016 09:20 AM PDT

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka ironizuar këngëtaren Enca Haxhia me një foto të postuar në Instagram.

Aktori i humorit ka pasur një foto në të cilën mbante mbi shpinë të fejuarën e tij, Xhensila Myrtezaj me diçiturën: "Shyqyr që nuk jam feju me Encën se do të isha bo me hernie diskale".

eeeeeeeeeeee_1472547898-5596516

Nis seanca e jashtëzakonshme, opozita e pranishme, por nuk do të votojë vettingun

Posted: 30 Aug 2016 09:09 AM PDT

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme ku opozita është paraqitur, edhe pse ka deklaruar se sdo ta votojë.

Për PD, vetting-u i miratuar vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Reformës në Drejtësi është antikushtetues.

Seanca nisi me fjalën e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili e cilësoi si thelbësor konsensusin për miratimin e ligjit të vettingut.

"Opozita nuk mund të pranojë këtë situatë dhe të vazhdojë  një proçes duke u bërë pjesë e kësaj farse sot.Edhe sot nuk ka asnjë përgjigje nga Brukseli për amendamentet tona.Kemi një material të përgatitur nga EURALIUS, ekip i caktuar që merret me asistencën ligjore në Shqipëri dhe në të thuhet se kanë marrë në konsideratë disa nga propozimet dhe pjesa tjetër është e dobishme por e papranueshme. Unë uroj të jetë një lapsus lingue, ose përkthim i gabuar", tha Mediu.

Qeveria, 1.8 milionë lekë për smartphone dhe laptop për azilkërkuesit

Posted: 30 Aug 2016 08:53 AM PDT

Ardhja e muxhahedinëve, apo azilkërkuesve në Shqipëri, e ka gjetur qendrën e pritjes në Babrru të "papërgatitur". Ministria e Brendshme ka hapur një tender për të blerë smartphone dhe laptop për këtë qendër, ndërsa nuk dihet përse duhen këto pajisje.

Sipas dokumenteve që disponon gazeta "Shqip", Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues ka hapur këtë tender me emërtimin "Blerje pajisje dhe produkte zyre". Fondi limit është 1.840.000 lekë dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 10 ditë nga data e lidhjes së kontratës.

Në pritje të procedurave të statusit të azilantit, muxhahedinët qëndrojnë për disa muaj në kamp dhe më pas strehohen në banesa në periferi të Tiranës, të përcaktuara nga qeveria dhe organizatat në mbrojtje të tyre. Në bazë të marrëveshjes me SHBA-të, në javët në vijim në Shqipëri pritet të mbërrijnë edhe disa qindra muxhahedinë të tjerë.  Ata janë tashmë në procesin e integrimit në shoqërinë tonë.

Sipas portalit online në Iran, "Fars News Agency", rreth 155 muxhahedinë kanë mbërritur gjatë muajit gusht në Shqipëri. Në shkrim thuhet se, grupi i muxhahedinëve erdhi në Shqipëri me një avion privat amerikan dhe ata janë strehuar nëpër banesa private.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat pohuan se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh./SHQIP

Avioni i nisur nga Rinasi pëson defekt gjatë fluturimit, bën ulje të detyruar

Posted: 30 Aug 2016 08:42 AM PDT

Një avion i linjës ajrore Rinas-Malpensa me rreth 90 pasagjerë në bord, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza”, pas një alarmi për defekt.

Incidenti ka ndodhur rreth mesditës së sotme.

Pilotët kanë bërë ulje të menjëhershme në aeroportin e Rinasit, nga ku sapo ishin nisur në drejtim të Italisë. Ka qenë një sinjal në kabinë i cili njoftonte për defekt në motor, ai që ka alarmuar pilotët.

Fluturimi në drejtim të Milanos është ndërprerë, ndërsa avioni i është nënshtruar kontrolleve teknike.

Mësohet gjithashtu se pasagjerët do të nisen me një avion tjetër me destinacion Italinë.

 

AMF anulon rritjen e sigurimeve të makinave

Posted: 30 Aug 2016 08:16 AM PDT

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u ka kërkuar shoqërive të sigurimit që të anulojnë rritjen e çmimeve për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Përmes një shkrese zyrtare, AMF u ka kërkuar shoqërive që të zhbëjnë rritjen me 30 për qind të tarifave dhe të rikthehen tek tarifat e vjetra.

"Pasi mori në analizë të dhënat e raportuara nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti, arriti në konkluzionin se rritja e bërë nuk është reale dhe e mbështetur mbi baza teknike," thuhet në shkresën e AMF.

Sipas AMF, rritja është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa njoftuar këtë institucion ashtu si kërkohet nga rregulloret në fuqi.

"Si rrjedhojë kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja," thuhet në letrën zyrtare.

Pak ditë më parë, kompanitë e sigurimeve rritën në mënyrë të koordinuar tarifat për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve me rreth 30%. Nga 14,600 lekë që ishte çmimi i TPL-së për autoveturat pak ditë më parë tashmë ai llogaritet në 18,900 lekë.

Related Posts :