Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Elvana Gjata hedh në sherr Berishën dhe Ramën” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Elvana Gjata hedh në sherr Berishën dhe Ramën” plus 9 more


Elvana Gjata hedh në sherr Berishën dhe Ramën

Posted: 31 Aug 2016 09:43 AM PDT

sala elvanaIsh-kryeministri Berisha ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet një tren i lyer i tëri me ngjyrë lejla duke shkruar se "Partia siçiliste ka edhe trenin e vet mavijë".

Por rezulton se ky tren është lyer i tëri me ngjyrë lejla jo nga Partia Socialiste apo Siçiliste, siç e quan së fundmi ish­-lideri demokrat, por nga këngëtarja Elvana Gjata.

Burime pranë artistes kanë bërë të ditur për Blitz.al se ajo e ka përdorur këtë tren për videoklipin e saj më të ri, që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, në bashkëpunim me Capital T.

"Lejla" titullohet bashkëpunimi dhe është kjo arsyeja se pse treni ka atë ngjyrë.

Një përgjigje për pyetjen "Pse lejla?" na e ka dhënë vetë Elvana në një postim në Instagram, ku thotë se kjo është ngjyra e besnikërisë, e pasurisë, e luksit, e pasionit, e romancës dhe e ndjeshmërisë.

 

Moda e deputeteve shqiptare

Posted: 31 Aug 2016 09:34 AM PDT

tabaku3Dje ishte seancë e jashtëzakonshme, por deputetet femra riktheheshin në sallën plenare pas disa javësh pushime. Teksa ngjisnin shkallët e Kuvendit, ra në sy stili i tyre i kuruar, të freskëta dhe ndonjë prej tyre dhe me model të ndryshuar flokësh. Spikati ndër të gjitha Jorida Tabaku, që me një veshje të thjeshtë por të mirëkombinuar, sfidoi shoqet, disa prej të cilave ishin lodhur pak për të arritur imazhin që po u tregojmë në foto.
albion
artadade bregu esmeralda gjosha4 gjosha harito7-1 harito9 ledishamku mesila9 mesila topalli

 

Blerina Gjylameti në Lurë me biznesmenin, mëson të gjuajë më pistoletë

Posted: 31 Aug 2016 09:17 AM PDT

Ish-kryeministri Berisha shkruan në profilin e tij në "Facebook", se biznesmeni Ymer Lala, i përfolur edhe në rastin e "atentatit ndaj Tom Doshit" ka mësuar se si të qëllojë me armë deputeten e PS­së, Blerina Gjylametin.

Duke iu referuar një SMS­-je të një qytetari dixhital, Berisha thotë se Gjylameti dhe Lala kanë terrorizuar banorët e Lurës, duke shtënë me armë pranë një feste të krahinës.

Statusi i Berishës.

Qytetari dixhital denoncon:

"Zedhenesen e Partise Siçiliste, Gjylametin se shkon ne fushate per te bere qitje me Ymer Lalen dhe i terrorizojne njerezit! sb "Pershendetje doktor,e ndoqa diskutimin tan ne parlament ke thene te verteten.Ymer Lala para dy ditësh në Lurë në një fest të krahinës prishi festen banorve se nuk prane duke gjuajtur me pistolet thane se po i mësonte pistoleten deputetes Blerina Gjylameti dhe terrorizuan gjith Luren.Policia ishte aty por nuk tha as gjysem fjale. Kjo është fushata e Edvin Rames, ymerit dhe Arben Ndokës……!!!!"

Gjërat për të cilat ia vlen të shpenzoni më shumë para

Posted: 31 Aug 2016 08:59 AM PDT

17123240849_14b0883f48_b-690x380-550x303


Ndonjëherë të shpenzosh më shumë para për blerjen e disa produkteve ja vlen plotësisht prej asaj që ato na ofrojnë. Por si ta dish se cilat produkte ia vlejnë? Ku mund ta dish se po paguan për cilësinë?

Mandi Woodruf ka shkruar një artikull mbi këtë temë duke realizuar pyetësorë të ndryshëm me blerësve dhe shitësve, për të vërtetuar se për cilat produkte blerësit nuk janë pishman. Më poshtë janë produktet për të cilat ia vlen të investosh.

Shtratishtrati

"E dashura ime kishte dhimbje kronike të shpinës. Shpenzova 3000 dollarë amerikanë për dyshekun e dhomës së fjetjes. Nuk e kthej dot këtë blerje, ia ka vlejtur"

Llampat elektrike

"Llampat elektrike të shtrenjta ia vlejnë për shkak të efektivitetit dhe jetëgjatësisë së tyre"

Këpucët

Xhaketa e dimrit

Pajisjet shtëpiake

"Një mirëmbajtës i keq i shtëpisë blen paisje të lira për mirëmbajtje. Një mirëmbajtës i mirë i shtëpisë blen paisje më të shtrenjta për shtëpinë"

Bukabuka1

"Më mirë shpenzoj edhe një dollarë më shumë për të blerë bukë kualitative dhe e di se çfarë po konsumoj dhe se është në të mirë të familjes sime"

Stilolapsikimiku

"Kam shpenzuar 4 dollarë  për një stilolaps. Shkrimi dhe pedantëria ime janë përmirësuar dukshëm. Nuk do të blej më kurrë stilolaps të 2 dollarëve. Po ndihem më i sigurt në shkrimet e mia tani, nuk turpërohem"

 

 

Nis nesër procesi i rivlerësimit të pasurisë, Muho: Ja hapat që duhet të ndjekin qytetarët

Posted: 31 Aug 2016 08:41 AM PDT

ilirjan-muho-per-pronat-e1472656425917Duke filluar nga dita e nesërme, 1 Shtator, do të nisë procesi i rivlerësimit të pasurisë. Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ilirjan Muho, ka shpjeguar hapat që duhet të ndjekin qytetarët për rivlerësimin e banesave dhe pronave të tyre. Muho sqaron se qytetarët duhet të paraqiten në zyrat e Hipotekës me një dokument pronësie, e më pas të plotësojnë formularin e rivlerësimit.

Kryeregjistruesi Muho, tha se rivlerësimi i pasurisë sjell përfitim për qytetarët, pasi e vlerëson pronën në përputhje me vlerat e tregut imobiliar.

"Qytetarët duhet t'i drejtohen zyrave të aplikimit. Duke filluar nga nesër ata mund të tërheqin një formular me dy kopje. Pikën 1 dhe 2 e plotësojnë qytetarët, ndërsa pikën 3 dhe 4 e plotësojnë punonjësit e Zyrave të Regjistrimit. Ky formular më pas dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit. Pasi llogaritet vlera, qytetari e merr këtë formular dhe pas bërjes së pagesës do të bëjë edhe regjistrimin e pronës", tha Muho.

Muho tha se me realizimin e këtij procesi do të ketë edhe një zhvillim pozitiv të tregut imobiliar.

Ky proces i rivlerësimit të pasurisë mund të bëhet ose në Zyrat e Regjistrimit, ose nga ekspertë privatë, në varësi të zgjidhjes nga vetë qytetarët.

Muho sqaron se pagesa për realizimin e këtij procesi është 700 lekë.

Arrestohet këngëtari Chris Brown, kërcënoi me armë Miss-in

Posted: 31 Aug 2016 08:24 AM PDT

llllIsh i dashuri i Rihannës, reperi amerikan Chris Brown është vënë në pranga. Ai akuzohet se ka kërcënuar me armë në kokë, Miss California, Baylee Curran.

Bukuroshja bëri denoncimin në polici ditën e djeshme duke e akuzuar reperin për kërcënim me armë, duke bërë që ai të vihet në pranga.

Gjithçka mësohet se ka ndodhur pasi Curran po shihte një bizhuteri që kishte vënë një shoku i tij, duke bërë që Chris t'i drejtojë armën.

Reperi u prangos të martën ku gjatë pasdites pas disa orë qëndrimi në polici u la i lirë, pasi pagoi 250 mijë dollarë si garanci.

Brown nuk është i panjohur për akte dhune, pasi më herët ai ka dhunuar deri në dëmtime fizike këngëtaren Rihanna.

Bill Klintoni dhe Aleksandër Hamiltoni, ngjashmëri dhe kontrast

Posted: 31 Aug 2016 08:20 AM PDT

Nga Albana M. Lifschin

Gjate kohës se presidencës se Bill Klintonit një gazetar i “Neësëeek” tha se Billi kishte një personalitet të dubluar: njëri ishte Klintoni që ndjente dhimbjen e vendit dhe shëronte atë, dhe tjetri- Klintoni i shkujdesur e adoleshent. Vetë Bill Klintoni në një rast ka thënë: “Kur isha 16 vjeç sillesha sikur të isha 40. Kur u bëra 40, ndonjëherë sillesha sikur të isha 16 vjeç”. Ky personalitet i dubluar më kujtoi nga historia Aleksandër Hamiltonin.

Aleksandër Hamiltoni, ndër themeluesit me te shquar të shtetit amerikan, i vlerësuar si "babai i kushtetutës amerikane”, sekretari i pare i thesarit i SHBA, mbetet njëkohësisht edhe një nga figurat më komplekse për shkak të personalitetit të tij kontradiktor. Ai mbërthente në vetvete zgjuarsinë, prakticitetin, kokëfortësinë,dhe marrëzinë e romantizmit që e la të dashuruar gjithë jetën. Trazirat i vinin vetëm nga jeta e tij private. Edhe fundi i jetës se tij erdhi nga dueli, një zgjidhje qe ai me kokëfortësi e pranoi, por para se të shkarkonte plumbin e parë, u pendua duke e ditur që këtë konflikt me armikun e tij politik Aron Burr mund ta zgjidhte në mënyrë tjetër pa rrezikuar jetën. Por qe vone.

Një rast nga jeta e Aleksander Hamiltonit

Në vitin 1791 ai ishte në marrëdhënie intime me një grua të martuar e cila quhej Maria Rejnolds. I shoqi i saj e kërcënoi Hamiltonin se do t’i nxirrte sekretin botërisht dhe kështu Aleksandër Hamiltoni u detyrua t’i mbyllte gojën duke i dhënë 1100 dollarë për të varrosur sekretin.

Megjithatë thashethemet e ndoqën e madje u bënë edhe më kritike duke aluduar se Hamiltoni ishte futur në transaksione financiare ilegale me Rejnolds.

Në 1797, gazetari Xhejms Kellëndër e solli prapë këtë subjekt në shtypin e kohës dhe atëherë Hamiltoni shkroi një pamflet ku pranonte se “i vetmi krim i imi është se kam qenë në marrëdhënie dashurore me gruan e tij” duke hedhur poshtë çdo aludim tjetër.

Hamiltoni preferonte më mirë ta quanin një gënjeshtar seksual, se hajdut financiar.

U kapën me 30 mln dollarë kokainë në Australi, ja cilat janë dy vajzat seksi

Posted: 31 Aug 2016 08:00 AM PDT

37BC9F6C00000578-3766207-image-m-12_14726117554912-550x416 37BC9F9400000578-3766207-Roberge_is_pictured_here_in_one_of_many_bikini_clad_Instagram_ph-m-9_14726116466391 37BC9FB300000578-3766207-Lagac_pictured_Roberge_and_their_co_accused_Andre_Tamine_63_fron-m-11_14726117353931Dy vajza seksi nga Kanadaja u ndaluan ditën e djeshme në Sidnei të Australisë, pasi u kapën me 30 mln dollarë australianë kokainë në valixhen e tyre.

Sipas mediave të huaja, Melina Roberge 23 vjeçe dhe Isabelle Lagece 29 vjeçe u kapën në aeroportin e Sidneit me 95 kg kokainë. Vajzat seksi janë nga Kebeku i Kanadasë dhe po përpiqeshin që ta fusnin drogën në Australi me qëllim shitjen e saj. Ato do të përfitonin plot 30 mln dollarë nga shitja.

Por tashmë dy vajzat rrezikojnë burgim prej shumë vitesh, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

 

Edhe revistat suedeze shkruajnë për dasmën e Princ Lekës dhe Elia Zaharias

Posted: 31 Aug 2016 07:42 AM PDT

elia eliza-6-e1472625937801-780x439Princ Leka dhe Elia Zaharia do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë më datë 8 tetor, në një dasmë madhështore e cila do të organizohet në Pallatin Mbretëror, në Tiranë.

E derisa pritet që të jetë një nga dasmat më të përfolura të vitit, sigurisht që kjo ngjarje nuk iu ka shpëtuar as mediave të huaja.

Kanë qenë kësaj radhe mediat suedeze ato të cilat kanë shprehur interesimin për dasmën e tyre. Revista prestigjioze "Kungliga" në Suedi, ka marrë në intervistë çiftin duke e pyetur rreth përgatitjeve të ceremonisë së tyre martesore.

"Intervistë e veçantë para dasmës, me Princin e Shqpërisë", ka qenë titulli i dedikuar për intervistën e tyre.

Vrasja e dyfishtë në Korçë, një alarm fals? Policia kërkon telefonuesin

Posted: 31 Aug 2016 07:33 AM PDT

Një vrasje e dyfishtë u raportua se kishte ndodhur ditën e sotme në fshatin Xerie në Korçë.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nuk gjeti asnjë gjurmë të krimit të raportuar.

Ndërkohë personi që ka telefonuar për ngjarjen nuk gjendet dhe aparatin celular e ka të fikur.

Policia ka krehur zonën e thellë dhe nuk ka gjetur asnjë gjurmë të ndonjë krimi.

Tashmë po punohet për gjetjen e personit që bëri telefonatën për vrasjen.

Related Posts :