Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Kompanitë rrisin siguracionin e makinave me 30 mijë lekë” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Kompanitë rrisin siguracionin e makinave me 30 mijë lekë” plus 9 more


Kompanitë rrisin siguracionin e makinave me 30 mijë lekë

Posted: 24 Aug 2016 10:08 AM PDT

makinaNë mënyrë të beftë dhe pa lajmëruar, kompanitë e sigurimeve kanë rritur të mërkurën çmimin për siguracionet e të gjitha llojeve të automjeteve në vend.

Rritja e çmimit për autoveturat është afro 15-20 % më shumë se çmimi i vjetër, në varësi të llojit të automjetit dhe vitit të prodhimit. E thënë ndryshe qytetarët nga e mërkura e pas, do të nxjerrin nga xhepat e tyre afro 3 000 mijë lekë më shumë për këtë shërbim.

Një drejtues automjeti, ka paguar për siguracionin e makinës së vitit të prodhimit 2004 me fuqi motorike 1399, 18312 mijë lekë. Ndërsa vitin e kaluar, i njëjti ka paguar 15230, pra afro 3000 lekë më pak.

Të kontaktuar nga Tv Klan, kompanitë e sigurimeve thonë se rritja e çmimit është bërë për shkak të aksidenteve të shumta në vend dhe primit të rriskut.

Çmimi i vjetër sipas kompanive nuk përballonte dëmet  nga aksidentet. Tjetër shkak sipas kompanive është edhe rritja që u bë me 7 % nga Janari 2016, për taksën mbi primet e sigurimeve nga 3% në 10% .

Sipas të dhënave nga kompanitë e sigurimeve, më shumë rritje të çmimit për siguracionet e makinave ka patur për furgonat, kamionet dhe autobusët, ndërsa më pak për motoçikletat.

Tragjedia në Itali, Meta telegram ngushëllimi: Ngjarja ka tronditur thellë popullin shqiptar

Posted: 24 Aug 2016 09:41 AM PDT

Meta1Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar sot telegramë ngushëllimi Kryetares së Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini dhe Kryetarit të Senatit italian Pietro Grasso për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti , ku humb jetën 80 persona dhe u plagosën 100 të tjerë dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

"Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal dëshiroj t'ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Ju dhe popullit italian për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme. Kjo tragjedi ka tronditur thellë popullin shqiptar, i cili në këto çaste të vështira edhe për të, ndodhet pranë popullit mik italian, pranë familjeve të viktimave dhe të dashurve të tyre", shkruan zoti Meta në telegramin e tij për zonjën Laura Boldrini, kryetare e Dhomës së Deputetëve..

"Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë dhe unë personalisht qëndrojmë pranë Jush dhe popullit mik italian në përballimin e dhembjes së përbashkët njerëzore dhe të pasojave katastrofike e dëmeve njerëzore, morale dhe materiale si pasojë e këtij tërmeti të tmerrshëm", shkruan kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta në telegramin për kryetarin e Senatit italian zotin Grasso.

Meta iu konfirmoi edhe njëherë dy politikanëve të lartë italianë mbështetjen e fortë për popullin italian në këto ditë të vështira dhe dramatike dhe uroi shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe të rëndë natyrore.

 

Së shpejti një ekspozitë me femrat e Peter Lindbergh

Posted: 24 Aug 2016 09:25 AM PDT

103101595-180904b2-8804-4ecb-a668-c4b56e033e76 103101671-3eb1bf1f-6f7c-466c-8924-e670d611d7cb 103207489-f669903a-6c13-4409-acd0-0dfcaffd7654Ekspozita, që muzeu Kunsthal i Roterdamit i kushton Peter Lindbergh është një nga më të kompletuarat deri tani, që i kushtohet fotografit të madh shtatëdhjetë e një vjeçar.

Mjeshtri i padiskutueshëm i fotove bardhë e zi, ka qenë mes të paktëve, i aftë të tregojë për modën dhe top modelet, pa rënë në steriotipet e ambientit dhe gjithmonë ka mbajtur një kod të tijin viziv dhe shumë të veçantë.

Ekspozita e titulluar 'Peter Lindbergh-a Different vision on fashion photography' do të jetë i hapur nga 10 shtator 2016 deri në 12 shkurt 2017.

Ja disa foto nga ekspozita.

Sa herë janë bashkë Arbana dhe Xhemi, bëjnë gjithmonë të njëjtin ‘mëkat’

Posted: 24 Aug 2016 08:54 AM PDT

b0d965b9571855252cb8281849975221 Nuk është vetëm mëkati i tyre – është i të gjithëve, megjithatë kur është fjala për dy moderatoret e ëmbla të ekranit, tundimi ndaj ëmbëlsirave është shumë i madh. Dhe është e ҫuditshme që janë në formë të shkëlqyer fizike.1d3e148280b45456427cdff02e95053e 50b702ce957242badc6c65f2c6fbae9e (1) 88b1b306344c675221ad7cecb9826bf7 (1)

Dashuria për ëmbëlsirat, për Arbanën nuk është gjë e re. Edhe në librin e saj me receta janë të shumta recetat që moderatorja propozon për të gjithë njerëzit që do. Por as Xhemi nuk mbetet pas me këtë pjesë. Sa herë gjendet përballë tyre, e ka të pamundur t'u rezistojë gjatë.bf3a0ce353c5dc1fe3f35e0c93201897

Nuk ka rëndësi të ketë patjetër një rast që Xhemi dhe Arbana të festojnë me diҫka të ëmbël. Janë të shumta rastet kur dy mikeshat kalojnë kohë me njëra-tjetrën duke shijuar një ëmblësirë.

Në shumë prej fotove të postuara në profilet e tyre në Instagram, janë të rralla rastet kur pranë nuk kanë ëmbëlsira. "Mëkati" i ëmbël i dy moderatoreve ka vijuar edhe sot, kur Arbana sapo ka postuar një foto me shënimin: "Ëmbëlsira për të ëmblën time… " E ka fjalën për Xhemin, por me atë rast, përfiton edhe ajo vetë.

Shiu dhe breshëri ‘mbërthejnë’ Tiranën, trafik i rënduar në Unazë

Posted: 24 Aug 2016 08:38 AM PDT

14101733_169322376826940_1175533469_n bresher SHIU-NE-TIRANE-1 SHIU-NE-TIRANETirana 'mbërthehet' nga reshjet e dendura të shiut, duke shkaktuar kështu përmbytje dhe probleme me qarkullimin e mjeteve. Mësohet se në Unazë ka trafik të rënduar për shkak të reshjeve.

Prej disa minutash reshjet dhe breshëri kanë përfshirë kryeqytetin, ndërsa nuk dihet nësë janë shkaktuar dëme apo jo.

Ndërkohë, problematike situata paraqitet edhe në disa rrugë të tjera të Tiranës. Sipnotikanët kishin parashikuar ulje të temperaturave dhe reshje shiu për këto ditë të fundit të muajit gusht.

Tërmeti ‘gjunjëzon’ Italinë, 73 numri i viktimave, akoma ka njerëz nën rrënoja

Posted: 24 Aug 2016 08:27 AM PDT

Sisma: Amatrice devastata, si tenta salvare sei persone

I primio soccorsi alla popolazione di Amatrice. AMatrice, Rieti, 24 agosto 2016. ANSA/ LUCA PROSPERI

I primio soccorsi alla popolazione di Amatrice. AMatrice, Rieti, 24 agosto 2016. ANSA/ LUCA PROSPERI

I primio soccorsi alla popolazione di Amatrice. AMatrice, Rieti, 24 agosto 2016. ANSA/ LUCA PROSPERI

I primio soccorsi alla popolazione di Amatrice. AMatrice, Rieti, 24 agosto 2016. ANSA/ LUCA PROSPERI

Il sisma che nella notte ha colpito l'Italia centrale ha raso al suolo la frazione di Pescara del Tronto (Ascoli Piceno). Pescara del tronto, 24 agosto 2016. ANSA/ CRISTIANO CHIODI

Il sisma che nella notte ha colpito l’Italia centrale ha raso al suolo la frazione di Pescara del Tronto (Ascoli Piceno). Pescara del tronto, 24 agosto 2016. ANSA/ CRISTIANO CHIODI

Il sisma che nella notte ha colpito il Centro Italia ha raso al suolo la frazione di Pescara del Tronto (Ascoli Piceno). Pescara del Tronto, 24 agosto 2016. ANSA/ CRISTIANO CHIODI

Il sisma che nella notte ha colpito il Centro Italia ha raso al suolo la frazione di Pescara del Tronto (Ascoli Piceno). Pescara del Tronto, 24 agosto 2016. ANSA/ CRISTIANO CHIODI

Un momento dei soccorsi ad Amatrice (Rieti). Amatrice, 24 agosto 2016. ANSA/ LUCA PROSPERI

Un momento dei soccorsi ad Amatrice (Rieti). Amatrice, 24 agosto 2016. ANSA/ LUCA PROSPERI

90894795_mediaitem90894794Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit 'apokaliptik' që ra sot në Itali ka shkuar në 73 deri në orët e para të pasdites së sotme. Ndërkohë që ende ka njerëz nën gërmadha. Fatkeqsisht mes atyre që kanë humbur jetën ka edhe fëmijë. Nje bebe disa muajshe, diku 9 muajsh është nxjerrë e pajetë nga rrënojat e banesës që ia shkatërori tërmeti në qendër të di Arquata del Tronto. Prindërit u nxorrën të gjallë dhe u dërguan në spital, por nuk mbeti shumë për t'u bërë për beben disa muajshe.

Ndërsa 100 të tjerë janë plagosur dhe 150 të zhdukur nën rrënoja. Ndërkohë, nga ora në orë bilanci i viktimave rritet.

Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas- që u shkatërrua nga një tërmet i fortë në 2009-ën. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture, të cilat janë rrënuar.

Ambasada shqiptare vë në dispozicion një numër emergjence: Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë", njofton ambasada.

 

Ҫizmet e 3 sezoneve, mund t’i veshësh kur është nxehtë dhe ftohtë

Posted: 24 Aug 2016 08:10 AM PDT

2c6d02473d8d1ff44b856c340f2235a6Ҫizmet e shkurtra janë tendencë e pothuaj ҫdo sezoni, verë, vjeshtë apo dimër, por në periudha kohe të ndërmjetme, kur mëngjesi është i freskët, dreka e nxehtë dhe darka po ashtu e freskët, edhe veshjeve nuk ua gjejmë dot gjithmonë sekretin.12621ea39f285f60daff0d9dece357b5

Këtë vjeshtë, një nga trendet MUST HAVE janë edhe ҫizmet e shkurtra me prerje në të dyja anët, të cilat janë perfekte për këtë periudhë. Dhe ҫ'është më e rëndësishme, jo vetëm mund t'i kombinosh me ҫdo lloj veshjeje, por nga ana tjetër, mund t'i ndjesh edhe shumë komode gjatë gjithë ditës.cec4f3b04871e870ef818fef137e1c3f

Ҫizmet e tre sezoneve mund t'i veshësh me fustan edhe këto ditë të nxehta vere, ndërsa në vjeshtë me xhinset skinny. Edhe taka e tyre mjaft e rehatshme, do të të duket cool.

Ja disa foto që do të të bindin për gjithҫka.  e3b5805a6b97e91fba583cfc927ed51cfd896dc08cbf9863a6ca63c332549495ee3209f2f51a6bdaa067fdbc2d77e8d2b6d11c779af7786ca020e4058d669fa17bebb275cd85da95832ce3bc5d390522cea090cbe5ed985e7e02c6d8d2d3f164a5ab1658fbb50585512d3ab77ce77638d1a11f7c5670da0d448d8819d8fd4c03

 

Shën Kozmai, një kundërshtar i Greqisë së Lashtë dhe i gjuhës shqipe

Posted: 24 Aug 2016 07:21 AM PDT

Shën Kozmai: Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t'i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot…

Nga Arben Llalla

Çdo 24 gusht kryepeshkop Anastas i KOASH organizon tubime për të kujtuar misionarin e përhapjes ortodoksisë dhe asimilimin e popujve të tjerë si shqiptarët dhe vllehët në ish-Epirin shqiptar, sot Epirit i Jugut që i është dhënë dhunshëm Greqisë, ndërsa Epirit i Veriut i përket Shqipërisë.

Propaganda për mbajtjen e manifestimit për këtë figurë klerike ortodokse hap gjithnjë debate të ashpra deri në akuza të rënda. Kryepeshkopi Anastasios, si avokat mbrojtës i Shën Kozmait gjithnjë do ripërsërisë fjalinë: "Në kohën kur veproi Shën Kozmai nuk kishte kufij shtetesh dhe gjuha shqipe nuk shkruhej, si e tillë ajo nuk mund të ishte pjesë e shërbesave fetare. Kështu, që Shën Kozmai nuk kërkonte arsimimin e popullit duke hapur shkolla për të bërë të mundur njohjen e librave të shenjtë".

Si diplomat dhe filozof, Hirësia e Tij, mund t'i rradhisë mirë fjalët për të mbrojtur Shën Kozmain gjatë fjalimit para popullit, por ne do t'i vërtetojmë me fakte dhe shkencë se Shën Kozmai hapte shkollat greke për të asimiluar popujt e tjerë jogrek. Kryepeshkop Anastasi disa herë ka përmendur se Shën Kozmain e kanë respektuar ndër vite shqiptarët. Kjo është shumë e vërtetë që një pakicë e shqiptarëve e respekton Shën Kozmain si imponim i bërë nga rrethanat e kohës dhe nga Patriarkana e Stambollit. Por nga ajo shumicë e shqiptarëve ortodoksë që ka në Shqipëri, vetëm një pakicë i përkulet atij, në veçanti minoritarët grekë.

Kush është Kozma Etoloskozmai

Kozma Etolos lindi diku midis 1700-1714 (vit dhe datë të saktë nuk ka) në rajonin e Etolisë, në fshatin Mega Dhendron, afër qytetit Thermo, dhe u dorëzua murg në Malin e Agios Oros, ku kreu shkollën teologjike. Emri i tij i vërtetë ishte Konsta Anifanti dhe prindërit ishin nga Epiri i Jugut, Çamëria, të rrethit të Prevezës. Familja e Kozmait ishte shumë e varfër, babai i tij mbante çantat e fshatarëve nga fusha për në shtëpitë e tyre për të siguruar bukën e gojës. Ka shumë mundësi që ai ta dinte gjuhën shqipe të përdorimit të përditshëm. (Për çudi edhe Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasi është me origjinë nga ajo zonë, ndoshta është lidhja shpirtërore midis tyre që Kryepeshkopi e nderon kaq shumë Shën Kozmain, duke ndërtuar për nder të tij brenda 10 viteve rreth gjashtë kisha në Shqipëri).

Në disa libra rezulton se Kozma Etolos ishte vlleh, këtë e shkruan edhe G.A.Papathanasiu, në librin, "Historia e vllehëve", botim, 1994, fq. 39. Në të vërtetë Kozma Etolos ishte nga zona që shumica e banorëve ishin vllehë, por kjo nuk do të thotë që ishte vlleh. Popullsia vllehe në Epir ka banuar vëllazërisht vetëm me shqiptarët, prandaj edhe zakonet, veshja e tyre është pothuajse e njëjtë.

Pasi mbaroi shkollën fetare, ai nisi misionin për asimilimin e vllehëve, bullgarëve dhe shqiptarëve në Traki, Maqedoni dhe Epir. Sipas gojëdhënave ka hapur rreth 200 shkolla greke, fliste gjuhën turke, frëngjisht, hebraisht, shqip dhe vllahishten. Që Kozma Etolos të ketë hapur rreth 200 shkolla greke, në kohën kur nuk ekzistonte shteti grek është e pamundur. Kjo është thjesht një gënjeshtër, sepse sipas të dhënave zyrtare të Greqisë, në 157 fshatra në Epir ka patur 78 shkolla greke më 1874. Pra, me gjithë financime dhe misionarë të shumtë, Greqia mundi në Epir të hapte vetëm 78 shkolla, ndërsa Shën Kozmai i vetëm 200?! Kjo është e pamundur. Ka të dhëna se Shën Kozmai ka hapur vetëm një shkollë në Himarë më 1770 dhe një shkollë në Dropull më 1773. Shkollat greke kanë qenë të pakta deri në fillim të shekullit XIX. Ato numëroheshin me gishtat e njerës dorë.

Kozma Etolos u arrestua në një fshat të Fierit nga turqit dhe u var më 24 Gusht 1779. Në një shënim Gjergj Mihali shkruan se Shën Kozmai u vra nga Mullai Ahmet Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte paguar nga hebrenjtë. Për pagesën që bënë hebrenjtë për të vrarë Shën Kozmain shkruajnë edhe shumë autor grekë, sepse ai i urrente shumë këta të fundit. Kozma Etolos më shumë ka qëndruar në Epir, në atë zonë që e njihte mirë gjuhën e banorëve. Ai bëri një udhëtim në Traki dhe Maqedoni, por misioni i tij dështojë në këto treva. Shën Kozmai ishte një murg i thjeshtë, pa një vend të sigurtë qëndrimi, nuk shërbente në asnjë kishë, por bukën e gojës e siguronte duke mbajtur fjalime ortodokse në çdo fshat.

Sipas shumë biografëve Kozma Etolos bënte propagandë që dita e pazarit në Greqi të mos jetë dita e diel, ashtu siç e kanë vendosur hebrenjtë, por të jetë dita e shtunë, me qëllim që njerëzit të Dielën të shkojnë në kishë për t'u lutur. Thirrja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të shtunën e dëmtoi rëndë bashkësinë hebre, sepse të shtunën ata kryenin ritet e tyre fetare.

Në të vërtetë nuk ishte ideja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të shtunën dhe jo të dielën, por e tregtarëve shqiptarë të Epirit. Marko Gjolas (Markos Gkolias), në librin e tij, botim 1972, me titull: "Kozma Etolos dhe Epoka e tij", në faqen 18, shkruan se shumica e popullsisë ishte e krishterë dhe tregtarët e krishterë dëshironin të kishin pazaret e tyre në ditën e shtunë duke dëmtuar tregtarët hebrenj. Financuesit e kësaj ideje ishin tregtarët shqiptarë të Epirit, të cilët financuan predikimet e Kozma Etolos për Ditën e Pazarit të jetë e shtuna. Kështu, nga një propagandë e thjeshtë për tregti, ajo u shndërrua në një propagandë fanatike fetare, e cila mori formën e plotë të urrejtjes ekstremiste midis ortodoksëve dhe hebrenjve.

Në fillimet e shekullit XVIII, shqiptarët po hynin fuqishëm si tregtarë në tregun e Perandorisë Osmane, ata mundën të organizonin Ditën e Pazarit duke ua marrë ekskluzivitetin hebrenjve, të cilët kishin gjetur hapësirën e pasurimit të tyre pikërisht duke organizuar këtë ditë.

Për urrejtjen e hebrenjve ndaj Shën Kozmai, ai vetë ishte i ndërgjegjshëm. Më 2 Mars 1779, Kozma Etolos i shkruante vëllait të tij, Krisanthos:

"Dhjetëra mijëra të krishterë më duan, por vetëm njëri më urren, mijëra turq më duan, por vetëm njëri kaq shumë, mijëra hebrenj duan vdekjen time, por askush nuk e do jovdekjen time".

Pra, siç del nga letra Shën Kozmai ishte i bindur se vdekja do t'i vinte nga hebrenjtë, sepse ata kishin shumë arsye për ta vrarë atë. Më 2013, Rabini hebre, Morntehai Frizi, deklaroi publikisht se hebrenjtë e vranë Shën Kozmain.

Sipas legjendës, Shën Kozmain e varën në një pemë dhe trupin e tij e hodhën në lumin Seman, pas tre ditësh e gjeti famullai i kishës dhe e varrosi në oborrin e saj.

Një gojëdhënë thotë se kokën e Shën Kozmai e mori Ali Pasha dhe e lau me argjend si shenjë respekti për profecinë në favor të tij.

Kozma Etolos nuk mundi të shkelte të gjitha trevat e Shqipërisë së sotme që banorët ishin në ato vite shumicë të krishterë si në Korçë, Elbasan, Durrës e gjetkë. Misioni i tij u ndal atje, në Kolkondas të Fierit.

Shën Kozmai u shpall Shenjtor në 20 Prill të 1961, nga Patriarkana e Stambollit

Fakte që Shën Kozmai ishte kundërshtar i Greqisë së Lashtë dhe gjuhës shqipe

Në Doktrinë e parë Shën Kozmai i drejtohet grekëve:

"Ne nuk jemi grekë, por të krishterë!

Dhe Unë, Vëllezërit e mi, që denjësisht qëndrova në këtë apostoli të shenjtë për mëshirën e Krishtit tonë dhe të Perëndisë sonë, Ju nuk jeni grekë, Ju nuk jeni mosbesues, heretikë, ateistë, por ju jeni të krishterë ortodoksë të devotshëm, se ju jeni të pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, ju jeni bijtë e bijat e Krishtit tonë."

Këto vargje të Shën Kozmait kanë shfaqur shumë polemika dhe diskutime në Greqi, sepse ai shpreh hapur luftën ndaj kulturës dhe Greqisë së Lashtë. Asaj Greqie që besojnë grekët e sotëm të jenë trashëgimtarë. Shën Kozmai ishte i vetëdijshëm se "grekëve" që ju fliste ishin trashëgimtarët e Greqisë së Lashtë, por ata nuk flisnin greqishten e tij, por gjuhën e perëndive të Olimpit që ishte dhe është shqipja. Shqiptarët e shekujve të kaluar ishin të bindur se ishin grekët e lashtë, këtë e ka deklaruar edhe ish-zëvendëskryeministri i Greqisë, Teodoror Pangallos më 2003, në Athinë.

Lufta kundër gjuhës shqipe e Shën Kozmait

Në të gjithë librat grekë që lexova për Shën Kozmain ndesha në fjalinë e tij kundër gjuhës shqipe që thoshte në trevat shqiptare: "Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, sesa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t'i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t'i porosis të gjithë të krishterët që t'i flasin dhe do t'i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra". (Predikimi i shtatë, drejtuar shqiptarëve të Epirit)

Me këtë teori Shën Kozmai donte të çrrënjoste gjuhën shqipe nga shqiptarët. Këtë shpjegim e thonë të gjithë studiuesit grekë të biografisë së tij. Në kohën që Shën Kozmai mallkonte gjuhën shqipe, ishte vetë Sulltan Abdulhamiti më 31 maj 1779, i cili lëshoi një ferman ku thuhej që të merret në mbrojtje kultura, gjuha greke, të mbrohen grekët nga shqiptarët, të ndiqen ata që mësojnë shqip. Por lind pyetja: Përse Kozma Etolos kërkonte të ndalohej gjuha vllehe dhe shqipe që flisnin banorët në territorin e Greqisë së sotme? Pra, kjo kërkesë e tij tregon se popullsia nuk ishte greke në ato territore ku propagandonte Shën Kozmai si në Trakia, Maqedoni dhe Epir, por shqiptare dhe vllehe.

Ka të dhëna se në vitin 1777, Kozma Etolos qëndroi në fshatin Baieasa ose Vovousa që banohej nga vllehët afër Janinës, ai ju tha banorëve:

"Gjuha greke është gjuha e Zotit, ndërsa gjuha vllehe është gjuha e djallit."

Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, misionin e Shën Kozmait e vazhdon Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Gerasimos Janaullatos. Ai me anë të gjuhës melankolike, i butë dhe me një buzëqeshje ironike e me kulturën bizantine, "hiqu sikur s'ke, hiqu sikur s'je", ka arritur t'i fusë në kurthe politikanët shqiptarë për të siguruar pavdekshmërinë e misionit të tij të vërtetë. Por, Hirësia e Tij duhet t'i trembet vetëm hakmarrjes së Zotit, ditën e gjykimit. Jam i bindur që ai i trembet vërtetë shumë asaj dite.

Çfarë ishte në të vërtetë Shën Kozmai

Shën Kozmai nuk ishte grek, sepse nuk ekzistonte kombi grek, as Greqia si shtet. Ai ishte një misionar i përhapjes së ortodoksisë së Bizantit duke sulmuar gjuhët dhe kulturat popujve të tjerë. Kozma Etolos, nëse do ringjallej sot do të çmendej nga nderimet e mëdha që i bënë Greqia, sepse ai punoi dhe luftoi për ortodoksinë nën Perandorinë Osmane.

Sot, Greqia Shën Kozmain e ka shpallur Babai i Greqisë Moderne. Ky është një vlerësim i drejtë, sepse ai tërë jetën e tij ia kushtoi gjuhës dhe kulturës ortodokse të sotme greke që s'ka lidhje fare me gjuhën dhe kulturën e Greqisë së Lashtë. Sipas kësaj del se Kombi i sotëm grek nuk është ai kombi grek që kanë shkruar filozofët dhe historianët e lashtë nga frymëzohet e tërë bota. Pra, historia e Greqisë së sotme fillon me Shën Kozmain, kjo sipas vetë grekëve.

Ka disa vite që thonë se është gjetur një letër e Shën Kozmait e nënshkruan në fund nga dora e tij para se ta arrestonin. Për mendimin tim ky është një mashtrim, sepse nuk mund ta vërtetojë askush origjinalitetin e saj duke u nisur nga koha që jetoi Kozma Etolos. Nuk janë ruajtur letra të tilla për shumë arsye, sepse ai nuk ishte ndonjë figurë qendrore e Kishës Ortodokse të Patriarkanës së Stambollit. Ato që i referohemi si profecitë e Shën Kozmait nuk janë veçse tekste, të cilat janë bazuar në predikimet e tij. Nuk ka dorëshkrime origjinale të tij, sikurse nuk ka edhe data të sakta për secilin prej tyre. Besohet se ndonëse fillesat janë predikimet e tij, ato janë shkruar dhe kopjuar vetëm pas vdekjes së tij, sikurse mund të ketë edhe modifikime si rezultat i këtij procesi. Bashkë me profecinë që shkruesit e më vonshëm i sollën deri në ditët tona japin edhe komentet që lidhen me kohën që jetoi Shën Kozmai.

Kozma Etolos ishte një fanatik i kishës ortodokse, i cili propagandonte gjuhën e saj. Ai kishte për qëllim që popullsitë që jetonin nën pushtimin osman si shqiptarët, vllehët, sllavët e të tjerë, t'i kthente në një popullsi unike në shërbim të Patriarkanës së Stambollit, e cila ishte vënë në shërbim të Sulltanit prej kaq vitesh.

A ishte profet Shën Kozmai?

Ai nuk mund të ishte profet, në atë periudhë shumë njerëz përdornin fjalitë që kishin lexuar nëpër libra për të përfituar të holla. Ishte koha, ku në perandorinë otomane njerëzit ishin injorantë, të pashkolluar, të shtypur, ishin skllevër që punonin për të paguar haraç dhe ishte e logjikës që një njeri i shkolluar në manastire në Malin e Agios Oros të gjente terrenin për të propaganduar për atë që ishte paguar.

Shën Kozmai në fjalimet e tij nuk i referohej asnjëherë filozofëve të Greqisë së Lashtë, por librave të hebrenjve, librave të krishterimit që nuk ishin të autorëve grekë, por hebrenj. Në këtë pikë kemi përplasje midis ideologjisë së filozofëve dhe të ortodoksisë. Ai ishte një mbrojtës i pushtimit turk, sepse shpesh herë predikonte se pushtimi turk është i mirë, ata i mbrojnë grekët nga kërcënimi i perëndimit.

Në përfundim të këtij studimi, i cili është mbështetur mbi bazë të të dhënave serioze le të hedhin akuzat ata që besojnë në gënjeshtrën. Le të na quajnë ateistë, komunistë, heretikë, jo i krishterë, nacionalistë, por e vërteta mbetet e vërtetë, edhe vetë profetët përkulen para fakteve të pamohueshme.

Shën Kozmai duhet nderuar vetëm për realizim e Profetësisë së Tij që Greqia e sotme është një shtet fanatik ortodoks, ku minoritetet nuk njihen, ku qytetarët grekë që i përkasin besimeve të tjera si myslimanë, katolikë, jakuva e të tjerë, shtypen, kërcënohen në vendin që pretendon se ka patur demokraci qysh në lashtësi.

Modeli 80-vjeçar, kurrë nuk është vonë të realizosh ëndrrat

Posted: 24 Aug 2016 07:05 AM PDT

10c281ee3fa5d71b7822303f23cddd30 bce0e54c2f96252b88aae3b2699636a2 685439a6ef882d83ba3ef57874f3492b 90543273859c7aed686763e2b3560f49Ndonjëherë ne i vendosim afate kohore vetes, herë me data, e herë me moshë. Edhe pse të gjithë kemi disa qëllime apo dëshira që duhet t'i realizojmë, jo gjithmonë ia dalim dhe për këtë arsye, ose heqim dorë, ose vazhdojmë përpjekjen kohë më pas.

Kështu edhe 80-vjeçari Wang Deshun, ka vërtetuar se qëllimet mund të arrihen në çdo moment, në çdo moshë, vetëm nëse vazhdojmë përpjekjet. Një vit më parë ai mori pjesë në një sfilatë mode në Pekin, duke i surprizuar të gjithë kur filloi të ecte në pasarelë me flokë të lëshuar dhe gjoks jashtë.

"Kam punuar gjithë jetë për këtë moment", ka thënë ai në një intervistë. Wang është lindur në Sheyang, një qytet të Kinës në vitin 1936 dhe të gjithë jetën e tij ia ka dedikuar artit dhe së bukurës.

Na ishte një herë Era Rusi…. 18 vjet më parë

Posted: 24 Aug 2016 06:55 AM PDT

97adc6b65dbf8e4f59991bd731071d26 886ff8513c5df4e2e610f60d25c85682Të gjithë e kanë fiksuar këngëtaren bionde me sy të bukur, Era Rusi, e cila nuk është e njohur vetëm për energjinë e jashtëzakoshme në skenë, për zërin e fuqishëm, por edhe për natyrën ҫapkëne. Por Era nuk ka qenë kështu fëmijë… do të thotë nuk ka qenë bionde, as me flokë të gjatë.Shikoni si dukej ajo  e vogel…

Related Posts :