Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer

loading...

Tirana Observer


A e keni ditur që Nora Istrefi e ka edhe këtë profesion?

Posted: 21 Aug 2016 09:48 AM PDT

nora-istrefi-780x439Këngëtarja Nora Istrefi, është nga ato këngëtare që kanë ndezur me të paren. Që në start, Nora u bë e njohur dhe e pëlqyer.

Norës ndonëse muzika po i shkonte mirë, ajo vendosi që ta studionte dizajnin e modës në një shkollë private më Prishtinë.

Pra, Nora Istrefi me profesion është dizajnere e modës, ndonëse asnjëherë nuk ka punuar në këtë drejtim, shkruan "Kosovarja". A do të punoj ndonjëherë si dizajnere? Mbetet të shihet tutje.

 

 

Elif i ‘Diamante dhe dashuri’, bashkë në ekran me bukuroshim Kivanc Tatlitug

Posted: 21 Aug 2016 08:48 AM PDT

b89aecb29d2498212a517e747004f1be"Black White", një projekt i ri televiziv i cili është nisur prej kohësh, do të nisë së shpejti transmetimin në ekran. Dy protagonistët janë ata që mezi janë pritur të bëhen bashkë nga publiku: Tuba Buyukustun dhe aktori i njohur turk, me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug. E para, e njohur për rolin e Elifit në serialin "Diamante dhe dashuri", ndërsa i dyti, i njohur si Brad Pitt-i i Turqisë, është i njohur për rolin e protagonistit në shumë seriale turke.ac5517d7800000dd846b7015fe541ee5

"Black White" është drej përfundimit. Tuba do të ketë rolin e një mjekeje, e cila është në të njëjtën kohë edhe pronare e një restoranti, ndërsa Kivanc, në krahun tjetër, do të jetë krahu i djathtë i një personazhi negativ me pseudonimin Baskan (President), rolin e të cilit do ta luajë aktori Haluk Bilginer.28db11a3dc7f77a43a7f1ce2bbcc9f1b

Kivanc Tatlitug ka filluar trajnimin në një poligon, ku mëson përdorimin e armës si profesionist. Sipas skenarit, roli i tij është ai i një vrasësi serial. Objektivi i tij do të jetë Tuba, të cilën do të përpiqet ta vrasë…. Por si do të zhvillohet e gjithë historia, duhet të prisni edhe pak…3e8cc3303bdc173f40905793ced8e658

 

Ajo është Miss Gjermania, por edhe një nuse tradicionale shqiptare

Posted: 21 Aug 2016 08:32 AM PDT

34971d03220bd9feeeb71c71afb9eb5b  Pak muaj më parë, lajmi që një vajzë me origjinë shqiptare mori çmimin si më e bukura e Gjermanisë ishte lajmi i ditës jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato europiane. Albijona Muharremaj u shpall Miss Gjermania 2015, por vajza nga Prizreni nuk i ka harruar traditat e vendit të saj. Së fundi, ajo sapo ka zyrtarizuar në fejesë lidhjen me Rexhep Bajraktarin, me origjinë nga Peja. Çifti prej kohësh jetojnë një histori të bukur dashurie dhe këtë e kanë treguar shpesh edhe nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale.8a3aa76b6a2dfa0356f460424e93c9a8

Ceremonia e fejesës është organizuar në një ambient të ngushtë me familjarë e miq të afërt të çiftit në qytetin e Pejës. Albijona dhe Rexhepi kanë shkëmbyer unazat në prani të të ftuarve dhe disa nga momentet e festës i kanë ndarë edhe me miqtë e tyre virtualë. 9fb5fb1895530aa7a3854a4af87ca32e

Albijona Muharremaj ka lindur në Prizren, por është larguar së bashku me familjen drejt Gjermanisë kur ishte vetëm 5 vjeç. Aktualisht, ajo jeton në Mynih ku edhe studion në vitin e fundit në universitet.

Atentati te Rruga e Kavajës, policia ndalon dy kosovarë

Posted: 21 Aug 2016 08:14 AM PDT

atentataaaaaaNë lidhje me ngjarjen e fundit të ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Rrugës së Kavajës, ku tre shtetas qëlluan me armë pas veshit një shtetas tjetër në brendësi të lokalit, Policia bën të ditur se ka ndaluar dy shtetas nga Kosova përkatësisht  Flamur Hoti dhe Anton Hazizi. Është për tu konfirmuar lidhja e tyre me rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja.

Fotolajm/ Anxhela Martini shkon për vizitë te shtëpia e burrit në Rumani

Posted: 21 Aug 2016 07:36 AM PDT

buaaaa rumaniaaa-454x450Modelja me famë botërore Anxhela Martini ka zgjedhur vendlindjen e partnerit e saj, Rumaninë për të kaluar fundjavën. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet më në formë se kurrë, ndërkohë që ka bërë të ditur se ndodhet pikërisht në Rumani, vendi ku ka lindur Dragos.

Angelina Jolie shokon botën, është gati të konvertohet në myslimane

Posted: 21 Aug 2016 07:32 AM PDT

rs_1024x759-140328103943-1024.angelina-jolie-bosnia.cm.32814 110730094.2_mnAngelina Jolie, një ndër aktorët më të njohura dhe më të bukura në botë, një simbol hollivudian i dekadave të fundit, duket se e ka gjetur rrugën e shpirtit të saj. "Kam filluar ta studioj seriozisht Islamin. Dhe gjithçka kam gjetur është paqe dhe nxitje për të bërë mirë", ka deklaruar ajo së fundmi në një prononcim për mediat. Menjëherë pas kësaj, deklarata e bukuroshes së famshme ka bërë xhiron e botës, duke bërë të qarkullojnë zëra se ajo është kthyer në myslimane.

Plagosje me armë në Tiranë

Posted: 21 Aug 2016 07:11 AM PDT

Një person është plagosur me armë zjarri këtë të diel në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bllokun e pallateve të njohura si “pallatet e Delijorgjit”.

I plagosuri është lënduar në krah. Ai është dërguar në spotal ku ndodhet jashtë rrezukut për jetën.

Policia thotë se ka shoqëruar dy persona

Bebe Rexha koncert në Tiranë, ja në cilën datë

Posted: 21 Aug 2016 07:08 AM PDT

Kantautorja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha në muajin Shtator do të performojë në Tiranë.

Data e koncertit të saj tashmë është bërë publike, kështu Bebe Rexhën keni mundësi ta shihni tek performon live në Tiranë me datë 9 shtator, e premte, shkruan lajmi.net.

Koncerti do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë prej orës 18:00 deri në 24:00.

Përveç Bebe Rexhës, para shqiptarëve do të paraqiten edhe Fatboy Slim dhe HONNE, si përkrahës të koncertit.

Përleshje me thika, plagoset rëndë një person në Korçë

Posted: 21 Aug 2016 07:00 AM PDT

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Korçë dhe për pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas burimeve, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Ende nuk dinamika e ngjarjes. Sherri me thika ka ndodhur në Lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës.

Fëmija që tmerroi Palasën. Vetëm pas krimit makabër, shteti strehon fëmijën e braktisur

Posted: 21 Aug 2016 06:47 AM PDT

Krimi makabër i Jorgos Zanit në Palasë duket se ka qenë edhe zgjidhja për jetën e një të mituri, Kiços 9-vjeçar, po nga ky fshat. Ditën e krimit, nga fshati i tronditur mbërritën lajme për zhdukjen e një tjetër fëmije, që shoqërohej me vrasësin e sëmurë. Por, Kiço nuk kishte pësuar gjë. Në fakt, deri ditën e krimit, shqetësimi më i madh për Palasën kishte qenë pikërisht Kiço dhe jo vrasësi i sëmurë.

Një denoncim në Top Channel, në mes të muajit qershor, zbuloi historinë e një fëmije, të cilin jeta, familja dhe mungesa e vëmendjes së shtetit e kishin futur në rrugën e krimit që në këtë moshë.

"Është bërë problem serioz. E kemi ngritur shqetësimin tonë në të gjitha instancat, por është djalë i pandreqshëm", thonin banorët.

Kiço, siç e thërrasin shkurt, duket si një djalosh çapkën, por në fakt ishte bërë "ferri" i fshatit, duke vjedhur e dëmtuar çdo gjë që gjen nëpër shtëpitë e fshatit, që jo pak herë gjenden të vetme. Nuk bën dallime në ato që merr.

"Gjërat që marr, i shes", thonte Kiço për emisionin "Fiks Fare".

Me dy prindër me probleme mendore, ai ishte braktisur nga komuniteti dhe institucionet shtetërore, e mbi të gjitha nga shkolla: "Nuk më kanë çuar në shkollë. Nuk më duan dhe më thonë që jam hajdut".

Nëpunësja e Bashkisë se Himarës tregon se ka bërë të gjitha përpjekjet për ta shkëputur Kiçon nga prindërit me të meta mendore dhe jeta e mjeruar ku mungon edhe uji e energjia: "Kemi hapur proces gjyqësor në Vlorë dhe asgjë. Duam që kujdestaria e këtij fëmije t'i shkojë institucioneve publike".

Muajt e fundit Kiço ishte shndërruar në një ndihmës pikërisht i vrasësit mizor, Jorgos Zanit. Por krimi makabër i këtij të fundit duket se bëri që më në fund shteti të detyrohet ta dërgojë Kiçon 9-vjeçar në një nga institucionet e shërbimit social në Sarandë.

Dhe kjo ka ndodhur vetëm të premten e 19 gushtit./TCH

Related Posts :