Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vendosi eksploziv në autobusin e funeraleve, kapet 28-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Vendosi eksploziv në autobusin e funeraleve, kapet 28-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vendosi eksploziv në autobusin e funeraleve, kapet 28-vjeçari

Posted: 26 Aug 2016 02:12 AM PDT

Arrestohen_nga_PoliciaKomisariati i policisë numër 4 në Tiranë ka arrestuar personin e dyshuar që i vuri eksploziv një autobusi të shërbimeve funerale një ditë më parë në kryeqytet.

Në pranga ka rënë Erion Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi rreth orës 03:40 të datës 25.08.2016 në rrugën "Gjolek  Kokona", ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.

Nga veprimet hetimore të kryera ky shtetas është i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën "Arben Minga" ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K.R.

Shtetasi Erion Duçka, dyshohet se menjëhërë pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrullës, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t'u larguar.

Materialet do t'i  kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv”.

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

NA MORI MALLI PËR LAZARATIN!

Posted: 26 Aug 2016 02:05 AM PDT

Flutura Açka

Flutura Acka
Flutura Acka

Në Lungare ka pak jetë njerëzore, por ka jetë hashashi me tepri. Të vetmet makina që sheh janë ato që çojnë e marrin punëtorët e ‘kompanisë’, ose rojet. Sepse ruhet mirë mali dhe malli, thonë. Madje edhe retë i kemi aleatë, siç edhe duket nga fotoja.

Një i madh ka hise. Cili ‘i madh’ të jetë valle? Kush e kontrollon territorin? U shqyem e u shamë për ato reformat e territorit dhe prapë fusha e male hashashi e bëmë. Kurrë nuk kemi qenë kaq qesharakë me këtë çështjen e hashashit.

Digjen e priten përditē bimë, por pyetja është e thjeshtë: Meqënëse ka kaq shumë, si u mboll kaq shumë ndër sytë tanë?

Të keqen e Lazaratit, të paktēn përmendej vetëm ai; tani ç’të përmendim më parë.

Shtet zorrësh e sorrësh njëzet e pesë vjet!

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Asgjësohen mbi 1.700 rrënjë kanabis në Kukës dhe Dibër

Posted: 26 Aug 2016 02:00 AM PDT

kanabis tiranePolicia e Kukësi dhe ajo e Dibrës kanë asgjësuar në dy aksione të ndryshme 1.735 rrënjë kanabis sativa.  Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, konstatuan dhe asgjësuan 930 rrënjë bimë narkotike kanabis në fshatin Surroj, Kukës, në vendin e quajtur "Qafa e Komit".

Ndërsa në fshatin Smollik, në njësinë Zerqan të Bulqizës, janë konstatuar në një zonë t shpyllëzuar 805 bimë narkotike kanabis sativa. Bimët arrinin nga 1.5 deri në 2.5 metra lartësi.

Në të dyja rastet, bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mbërrijnë në Shqipëri 155 muxhahedinë nga Iraku

Posted: 26 Aug 2016 01:52 AM PDT

MuxhahedineRreth 155 muxhahedinë kanë mbërritur gjatë muajit gusht në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga "Fars News Agency", një media online në Iran, sipas së cilës, ata janë strehuar në vendin tonë sipas marrëveshjes me Amerikën.

Në shkrim thuhet se, grupi i muxhahedinëve erdhi në Shqipëri me një avion privat amerikan dhe ata janë strehuar nëpër banesa private.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat pohuan për Top Channel se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh.

Muxhahedinët konsiderohen si grupim i rezistencës ndaj regjimit në Iran, ndërsa në vendin tonë janë strehuar prej vitesh një grup prej tyre.

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Siguracionet e makinave, AMF reagon: Tarifat përaktohen nga kompanitë

Posted: 26 Aug 2016 01:47 AM PDT

Kompani SigurimeshAutoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, institucioni që monitoron tregun e sigurimeve në Shqipëri, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të siguracioneve për automjetet.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp në faqen e zyrtare, AMF shpjegon se sipas legjislacionit në fuqi, tarifat e sigurimit të makinave janë të liberalizuara, duke i dhënë të drejtën shoqërive të sigurimit t'i përcaktojnë vetë ato,sipas kushteve të tregut.

Ky institucion shpjegon se në përcaktimin e çmimeve, shoqëritë e sigurimit marrin parasysh një sërë faktorësh risku dhe përvojën me dëmet e ndodhura.

Ndër faktorët përcaktues të çmimit janë ndryshimi i primit të rrezikut, shpenzimet e ndërmarra për pagesën e dëmeve, shpenzimet e tjera operative të shoqërisë, fitimi i shoqërisë dhe aspektet fiskale.

Nga elementët e sipërpërmendur AMF përcakton nivelin e primit të rrezikut, i cili luan rolin e një primi orientues për kompanitë.

"Sqarojmë se primet e rrezikut të përcaktuara nga AMF janë orientuese për tregun e sigurimit dhe tarifat e primit të sigurimit të aplikuara për shitje mund të ndryshojnë ndjeshëm nga këto. Për AMF si autoritet mbikëqyrës e rregullator, situatë e rrezikshme do të konsiderohej nëse çmimi do të binte nën nivelin e primeve të rrezikut si rezultat i konkurencës duke rritur ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj risqeve, shoqëruar kjo me humbje teknike".

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaron se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikat e tarifimit të shoqërive të sigurimit.

26 gusht 2016 (gazeta-shqip.com)

Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal trafikut të drogës; arrestohen 3 shqiptarë

Posted: 26 Aug 2016 01:33 AM PDT

DrogaPolicia spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal të përbërë nga shtetas bullgarë dhe shtetas me origjinë shqiptare, për veprimtari kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta. Operacioni antidrogë është koduar "CROMANON".

Grupi kriminal merrej me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona. Ai u zhvillua në datën 10 Gusht 2016 dhe rezultoi në arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ku 3 prej tyre janë shqiptarë: bëhet fjalë për A.Q., 47 vjeç; A.D., 41 vjeç dhe E.SH., 27 vjeç.

Policia spanjolle ka sekuestruar 38 kg heroinë dhe 8 kg kokainë e pastër si dhe 50 kg përzierës. Po ashtu, shqiptarëve iu sekuestrua edhe një armë zjarri me silenciator dhe një pajisje presimi për drogën. Po ashtu është shkatërruar edhe një laborator për të përzierë lëndë narkotike.

Gjithashu u konfiskuan një sasi e konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumenta.

Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels.

Kjo e fundit u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë spanjolle.

Sipas burimeve, operacioni kishte filluar në dhjetor të vitit 2015 dhe ka përfunduar me sukses në 10 gusht 2016, duke sjellë shkatërrimin e bandës me narkotrafikantë.

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Basha: Dibranët nuk duan lëmoshë, por punë me dinjitet

Posted: 26 Aug 2016 01:18 AM PDT

Basha dhe shehuKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu morën pjesë në aktivitetin "Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën" organizuar nga Shoqata "Bashkësia Dibrane" në Peshkopi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  solli në vëmendje një bisedë me një dibranë i cili tha se ata nuk duan mëshirë, as lëmoshë por duan mundësi, duan punë dhe dinjitet.   Dhe këtë mundësi do t'ua japë Sherefedin Shehu dhe Partia Demokratike.
“Nuk lypin dibranët, nuk kërkojnë mëshirë dibranët. Edhe një dorë po të kemi do punojmë, edhe një këmbë po të kem do punojmë, edhe cung po të jem do punoj. Nuk ka mëshirë, nuk ka lëmoshë, duam punë dhe punës i dalim zot. – theksoi ai. – Hallet janë të mëdha, problemet dhe vështirësitë janë të mëdha. Asgjë nuk është bërë për t'i lehtësuar ato. Beteja që ka nisur dhe që nesër formalisht e hapim do të vazhdojë ditë për ditë dhe orë për orë. Por ne e dimë që përtej të qenit demokrat, mbi kokat tona dhe në shpirtin tonë nuk valvit thjesht flamuri i Partisë Demokratike me gjithë idealet e saj, por dashuria për Dibrën, dashuria për Shqipërinë, vendosmëria për punë me nder e dinjitet, vendosmëria për t'i kthyer nder, punë dhe dinjitet Dibrës dhe dibranëve. Ndaj do bëjmë gjithçka, apo jo miqtë e mi?! Gjithçka që çdo dibran e dibrane të ndihet pjesë e këtij bashkimi të madh për sot dhe për nesër, kur do ta mbarojmë deomos Rrugën e Arbrit, amanetin tonë të papërfunduar”, – tha Basha.
Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu theksoi se sëbashku me çdo dibrane ne do t'i rikthejmë dinjitetin Dibrës.
“Dua t'ju falenderoj dhe shpresoj që do ta justifikoj besimin tuaj. Shpresoj që Odën Dibrane do ta mbajmë atje ku e kanë vënë të parët tanë, ato burra të mençur, të zgjuar, punëtorë, atdhetarët të cilët kanë qenë prezentë që në Lidhjen e Prizrenit dhe që në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Kështu që tani është radha ime dhe e juaja që ta ngremë emrin e Dibrës dhe të bëjmë një hap përpara në drejtim të ngritjes tonë, në drejtim të ngritjes së Dibrës dhe të rikthimit të dinjitetit”.
26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Operacion anti-drogë në Skrapar, kapen 140 kg kanabis; 11 persona në pranga

Posted: 26 Aug 2016 01:06 AM PDT

Kanabis ne SkraparNë një operacion antikanabis të kryer në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë asgjësuar mbi 14 mijë rrënjë kanabis ndërsa në kasollet e ngritura në këto parcela janë sekuestruar 140 kg lënë narkotike marijuanë. Policia bëri të ditur se në mega-operacionin e sotëm, blutë e Beratit, kanë arrestuar.

Në një aksion të mirëorganizuar në fshatin Dobrenjë të Skraparit, Policia e Beratit ka asgjësuar më shumë se 14 mijë rrënjë kanabis, ndërsa mes kasolleve të ngritura në parcelat e kultivuara, janë sekuestruar 140 kg marijuanë.

Pas një hetimi një mujor, gjatë operacionit të sotëm në mëngjes, në pranga kanë përfunduar edhe 11 persona.

  1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
  2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
  3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
  4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
  5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenëq,
  6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
  7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
  8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
  9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
  10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
  11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa në parcela të ndryshme" informon policia.

Bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar. Gjatë kontrollit të ushtrua në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 140 kg lëndë narkotike marijuanë,
  • si dhe dy armë zjarri të lojit automatik, AK-47.

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, lëkundje të reja dhe ankth pa fund, 267 viktima nga tërmeti

Posted: 26 Aug 2016 12:52 AM PDT

epa05509116 Search and rescue teams sift through the rubble of a collapsed building in Pescara del Tronto, where a 6.2 magnitude earthquake struck just after 3:30 am (CET), Pescara del Tronto, Italy, 24 August 2016. The quake was felt across a broad section of central Italy, in Umbria, Lazio and Marche Regions, including the capital Rome. According to reports at least 120 people have died and close to 400 injured in the quake.  EPA/FLAVIO LO SCALZO

Nuk ka paqe për zonën qendrore të Italisë të goditur para dy ditësh nga tërmeti shkatërrimtar i së martës. Në orët e fundit janë regjistruar më shumë se 40 tronditje. Më e forta, ka qenë 4.8 e shkallës Rihter që është regjistruar në orën 6:26 minuta të mëngjesit dhe e lokalizuar në Amatrice 9Rieti), ku janë regjistruar shembje të tjera të ndërtesave të dëmtuara më parë.

Në më pak se dy ditë, sizmiologët, kanë verifikuar 1.000 pas lëkundje të reja. Ndërkohë që bilanci i të vdekurve rritet nga ora në orë: deri tani janë të paktën 267 viktima dhe 387 të plagosur. Për fat të keq bilanci është i destinuar të rritet dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin nga rrënojat trupa të tjerë të pajetë.

Qeveria e kryeministrit Mateo Renzi ka akorduar një fond prej 50 milionë eurosh për t'i bërë ballë katastrofës natyre.

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turqi, shpëthim në një stacion policie, 8 të vdekur, 45 të plagosur

Posted: 26 Aug 2016 12:42 AM PDT

TurqiaTetë policë janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i madh i cili ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit jashtë ndërtesës së policisë, në Cizre të Turqisë, raporton BBC.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar një ndërtesë shumëkatëshe duke u rrënuar. Është ende e paqartë se kush qëndron pas sulmit, por qeveria turke e ka akuzuar Partinë Kurdistane (PKK).

Shumë njerëz i ka kapluar paniku nga frika se mund të vriteshin apo të plagoseshin, thonë burimet.

Në Cizre gjatë muajve të fundit janë zhvilluar orë policore, si dhe autoritetet turke kishin vendosur mijëra trupa për të luftuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :