Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Viktor, mos u harxho” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Viktor, mos u harxho” plus 9 more - Gazeta Dita


Viktor, mos u harxho

Posted: 22 Aug 2016 02:22 AM PDT

Zoti Malaj! Jeni njeriu më me intelekt i këtij vendi, me vizion për të kaluarën, të tashmen dhe projektimin e së ardhmes, jeni krenaria e elitës sonë. Mos harxho energji me Stefanët, se ai nuk kupton vetë se çfarë flet, jo më ta kuptojmë ne apo nxënësit që i ka torturuar pse nuk e kanë mësuar Marksizmin në mënyrë krijuese! L. Coka

Një skanim brilant i V.Malajt

Posted: 22 Aug 2016 02:21 AM PDT

E nderuar Dita! V. Malaj në mënyrë brilante shënjon infrastrukturën e kësaj lufte universale, siç ishte Lufta e madhe e II Botërore. Në të dyja shkrimet, Malaj zbulon mashtrimin e “Ballit të kazanit” si dhe të bajraktarëve për të vjedhur historinë nën hyqmin e politikës dhe qeverisjeve, si dhe sistemeve juridike e morale të dështuara ose në dështim e sipër. Por, në të njëjtën formë, na shpie deri te të ashtuquajturat demokracitë e zhvilluara (vendet e zhvilluara G8), të cilat për hir të së vërtetës me propagandën e tyre për demokraci pa limit na shpien në pangopësinë e tyre si konsumatore të fuqisë së lirë punëtore, seksit të lirë si dhe drogave të lira të vendeve të pazhvilluara. I nderuari Stefani duhet të jetë më objektiv me mentalitetin e kohës, se dashur pa dashur ai po merr pozat e Bufonit për hir të demokracisë, të cilët si Alimadhi e Co., nuk ia ndjen për demokracinë si dje edhe sot. Është kjo kulturë mercenare që ata mbarsin, edhe pikërisht kjo që solli me të drejtë edhe shpërthimin e të ndjerit Ardian Klosi në një emision ku me të drejtë ai qartë shprehu se me këndvështrimin e asaj kohe me këta bashibozukë edhe unë do të isha partizan. Lavdia dhe sakrifica e asaj lufte është gdhendur në panteonin e historisë. Alimadhi e “Balli i kazanit” së bashku me kalemxhinjtë e rastit, në qoftë se kanë dyshim për epopenë e kësaj lufte, le të zhvillojnë një Luftë të III Botërore e t’i vënë pikat mbi "i"… Më çudit mosserioziteti i z. Stefani, se zhvillimi dhe arsimimi i shoqërisë zgjasin jetën dhe interesin diktaturës. Uppss, vërtet e ka shkruar këtë?! Me respekt,

Çfarë dihet për Maligradin?

Posted: 22 Aug 2016 02:20 AM PDT

I nderuar lexues! Maligradi është ishull i vogël i pabanuar në liqenin e Prespës së Madhe, ku në shek.XIV është ngritur një kishë brenda një guve shkëmbore. Është e përmendur për ansamblin me piktura bizantine të stilit paleolog. Piktura në fasadë e veçanërisht portreti monumental, i vendosur përballë rindërtuesit të kishës, princit Çezar Novak të plakur, shënon një nga arritjet më të larta të pikturës bizantine të kohës. Ansambli dëshmon për gjallërimin e jetës artistike të feudalëve të vegjël pas vdekjes së car Stefan Dushanit (viti 1355) në kohën e principatave të pavarura shqiptare.

Është fat të zotërosh një inteligjencë të madhe, pasi nuk të mungojnë kurrë idiotësirat për të thënë

Posted: 22 Aug 2016 02:18 AM PDT

Kaos është emri i çdo rregulli që shkakton pështjellim në mendjen tonë

Posted: 22 Aug 2016 02:16 AM PDT

Gjyqtarët dhe Prokurorët do të përgjohen 24 orë

Posted: 22 Aug 2016 02:15 AM PDT

Gjyqtarët dhe prokurorët e strukturës antikorrupsion, që do të luftojnë këtë fenomen në nivele të larta të shtetit, do të kontrollohen 24 orë nga një strukturë kundërzbulimi e brendshme.

Në projektligjin për "organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar" është parashikuar një strukturë e brendshme, që do të përgjojë bisedat telefonike të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Personi i autorizuar për të përgjuar do të jetë pjesëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Drejtori i Byrosë, kryetari i Gjykatës së kundër korrupsionit dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të zgjedhin me short oficerin përgjegjës për mbikëqyrjen. Oficeri i mbikëqyrjes do të ketë një mandat gjashtëmujor dhe mund të zgjidhet në këtë detyrë dhe dy herë në vit.

"Oficeri përgjegjës kryen vëzhgimin periodik të telekomunikimeve të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe oficerëve të Shërbimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Oficeri përgjegjës nuk ka përgjegjësi të tjera hetimore apo administrative", thuhet në nenin 44 të projektligjit.

INFORMACIONET

Për çdo rast që oficeri i mbikëqyrjes dyshon se prokurorët dhe gjyqtarët janë të përfshirë në vepra korruptive vë në dijeni prokurorin e posaçëm. Në rast se dyshon se prokurori i posaçëm është i përfshirë, atëherë i lind e drejta të njoftojë prokurorët e tjerë. Oficeri i mbikëqyrjes do të përgjojë dhe të afërmit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, të cilët do të japim pëlqimin për të qenë nën kontroll.

Po ashtu, listës së personave nën survejim mund t'i shtohen dhe të afërmit e gjyqtarëve, të cilët dyshohet se janë pjesë e akteve korruptive. Informacionet e përgjuara dhe shënimet me ligj duhet të shkatërrohen brenda 3 ditëve, por me një urdhër prokurori ato mund të cilëson si prova.

"Një prokuror i posaçëm urdhëron me shkrim, apo gjykatë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar merr vendim me shkrim për ruajtjen e regjistrimeve që mund të ngrenë një dyshim të arsyeshëm për një aktivitet të papërshtatshëm apo kriminal", thuhet në projektligj.

PËRGJIMET

Në projektligjin e funksionimit të strukturave antikorrupsion, i hiqet dhe ekskluziviteti që ka kryeprokurori për të dhënë autorizime për të përgjuar. Më këtë ligj autorizohet Byroja Kombëtare e Hetimit për të ekzekutuar urdhrat për përgjim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe nga gjykatat antikorrupsion.

"Byroja Kombëtare e Hetimit është institucioni që ekzekuton urdhrat për përgjim të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të autorizuara nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe që ushtron detyra të tjera të parashikuara në nenin 44, paragrafët 3 dhe 5, si dhe ka kapacitetet e veta për t'i kryer detyrat si më sipër", thuhet në nenin 45 të projektligjit./ PANORAMA

Dy sherqi në nji dorë nuk mahen

Posted: 22 Aug 2016 02:14 AM PDT

Ma mirë sod e pak, se nesër herët

Posted: 22 Aug 2016 02:13 AM PDT

Lumi i ka marrë, deti i ka pritë

Posted: 22 Aug 2016 02:12 AM PDT

I mbyturi kapet në fije të kashtës

Posted: 22 Aug 2016 02:11 AM PDT

Related Posts :