Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“VIP-a në plazh, Olta Gixhari i sfidon të gjithë, Luana Vjollca sulmohet nga fansat, Seldi pushime me një mashkull” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“VIP-a në plazh, Olta Gixhari i sfidon të gjithë, Luana Vjollca sulmohet nga fansat, Seldi pushime me një mashkull” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


VIP-a në plazh, Olta Gixhari i sfidon të gjithë, Luana Vjollca sulmohet nga fansat, Seldi pushime me një mashkull

Posted: 13 Aug 2016 04:01 AM PDT

Edhe këtë javë, pushuesit në brigjet e jugut të Shqipërisë e jo vetëm janë "turbulluar" nga pamjet mahnitëse të bukurosheve të showbiz. Ata që nuk kanë mundur t'i kenë pranë në plazhet ku po pushojnë, i kanë shijuar hiret e tyre nëpërmjet fotove. Nisur që nga Mariza Ikonomi, Luana Vjollca, Françeska Jaçe dhe Olta Gixhari, bukuroshet e ekranit kanë pozuar me bikini, teksa kanë ndarë me adhuruesit e tyre pjesëza nga pushimet herë luksoze, e herë të zakonshme.

Morena Taraku
Morena Taraku shihet shpesh duke ekspozuar jetën e saj luksoze, veshjet e shtrenjta dhe udhëtimet e shumta që bën. Edhe këtë herë, modelja nga Kosova nuk ka nguruar të tregojë se ka në plan të shpenzojë shuma marramendëse për pushime. Morena ka udhëtuar drejt Maltës, ku po pushon në një hotel luksoz, teksa sjell foto tejet joshëse me bikini. Nuk dihet kush e shoqëron bukuroshen në këtë udhëtim, por fansat e saj aludojnë për të dashurin misterioz, për lidhjen me të cilin Morena përflitet prej kohësh.

Olta Boka
Teksa është në xhirimet e klipi të saj të ri, Olta Boka ka përfituar nga koha edhe për të pushuar. Por, ndryshe nga ç'e prisnin të gjithë, që këngëtaren ta shoqëronte i dashuri i saj gjatë kohës së relaksit, Oltën në fakt e shoqëron familja. Këngëtarja, e cila rrallëherë është parë me bikini, këtë herë ka arritur të joshë edhe teksa mbante të veshur një fustan plazhi.

Ilda Bejleri relaksohet me masazh
Për Ilda Bejlerin pushimet nuk janë vetëm qëndrimi në një shezlong, shijimi i koktejleve, apo qëndrimi në plazhet VIP. Bukuroshja e sportit tregon se për një relaks të plotë gjatë pushimeve nevojitet edhe një masazh i mirë. Të paktën kështu ka vepruar Ilda, e cila pozon në një qendër masazhi në bregdetin e jugut, ku siç duket edhe është kënaqur.

Rozana Radi
Koha nuk kalon për Rozana Radin, e cila duket gjithmonë e më shumë në formë. Këngëtarja prej disa javësh tashmë na sjell foto nga pushimet, por këtë herë i ka mrekulluar të gjithë me format e saj gati-gati të përkryera. Teksa qëndronte e mbështetur në një shkëmb, dallgët kanë përplasur trupin e Rozit, e cila nuk ka aspak frikë ta ekspozojë. E duhet thënë, se për hir të së vërtetës, këngëtarja nuk ka asgjë për t'u kritikuar.

Olta Gixhari
E konsideruar si një nga aktoret më seksi të skenës shqiptare, Olta Gixhari na tregon çdo ditë se e meriton tërësisht atë titull. Aktorja ka zbuluar format e saj të kolme, me një palë bikini blu, ndërsa në një foto tjetër ku nxjerr dekoltenë në pah ajo, duket mjaft provokuese. Gixhari i ka sfiduar të gjithë me fotot e saj dhe të mendoni se derisa vera të përfundojë duken edhe disa javë.

Seldi Qalliu
Pas një lidhjeje të gjatë me Dafinën, vajzën e gazetarit të njohur kosovar Milaim Zeka, Seldi është sërish vetëm. Të paktën kështu rrëfejnë thashethemet e kohëve të fundit, sipas të cilave këngëtari është sërish "single". Seldi ende nuk e ka konfirmuar, por, një dëshmi që forcon këto dyshime është fakti se aktualisht këngëtari po pushon në shoqërinë e një mashkulli dhe jo të së dashurës së tij. Nuk dihet se cili është djali që e shoqëron, megjithatë Seldi duket i lumtur dhe i relaksuar me këto pushime.

Luana Vjollca
Ndryshe nga shumë vajza të showbiz-it, të cilat luftojnë për të humbur sa më shumë në peshë, Luana Vjollca ka vendosur të shëndoshet, madje edhe ia ka arritur. Megjithatë, ndonëse më e kolme, prezantuesja vazhdon të mbetet seksi dhe për këtë janë të gjithë dakord. Por, ajo që i ka irrituar paksa fansat e Luanës është fakti që shkon në plazh e grimuar. Në fotot e saj të fundit me bikini, veç siluetës së saj të përkryer, fansat kanë parë edhe tualetin "për mbrëmje" të prezantueses, dhe e kanë kritikuar për këtë fakt.

Mariza Ikonomi
Me siguri që askush nuk e ka pritur që Mariza Ikonomi të publikonte ndonjë foto të nxehtë, aq më pak duke ekspozuar hiret e saj. Por ja që pritshmëritë janë zhgënjyer, pasi këngëtarja e njohur nuk i ka rezistuar tundimit për të treguar se edhe ajo është mjaft në formë e ka me çfarë të "lëvdohet". Mariza na sjell së fundi një foto nga plazhi, teksa mban të veshura një palë bikini trup që i nxjerrin në pah gjoksin, dhe pantallona të shkurtra që fshehin një pjesë të trupit të saj.

Françeska Jaçe
Ish-konkurrentja e "Big Brother", Françeska Jaçe di se si të qëndrojë në vëmendjen e të gjithëve. Gjatë muajve të fundit, vajza nga Vlora është përfolur për grindjet e dhunshme në publik me femra të tjera, për ndarjen nga i dashuri e për rikthimin me të. Megjithatë, modelja i ka lënë thashethemet jashtë pushimeve të saj. Ajo po pushon në Mykonos, nga ku na sjell edhe foto tejet joshëse.

Dorina Mema
Kur mendoni Dorina Memën duhet të bëni kujdes, madje edhe gjatë kohës kur ajo është me pushime. Modelja e fitnesit i tregon muskujt edhe gjatë kohës që bën plazh. Aktualisht Mema është me pushime në Budva, por në vend të pamjes së saj sensuale, ajo ka zgjedhur të ekspozojë muskujt, për krijimin e të cilëve ka punuar gjatë gjithë dimrit. Me siguri, meshkujt e Malit të Zi janë menduar dy herë përpara se t'i afrohen bukuroshes shqiptare.

Armina Mevlani: Jam krenare për fotot, nuk bëjmë pushime luksoze

Posted: 13 Aug 2016 03:58 AM PDT

GERILINA KODHELI

Lidhja me djalin e ish-kryeministrit Berisha nuk ka qenë aq e thjeshtë për Armina Mevlanin, dhe kjo jo për shkak të raportit mes tyre, por sulmeve të herëpashershme për qëllime politike. Modelja shqiptare komentohet shpesh në media, me tituj jo vetëm pozitivë. Por siç tregon Armina për “Bluetooth”, nuk ndihet aspak keq për këtë shkak. Akuza më e fundit ndaj modeles ishte ajo e një gazetari, i cili pasi publikonte disa foto të vitit 2009, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thoshte, “Fotografitë kur Armina ishte kothere, pa lekë në xhep!”, duke nënkuptuar se jeta e saj ka ndryshuar pas lidhjes me Shkëlzen Berishën. Megjithatë, modelja e njohur nuk është prekur aspak nga këto fjalë, teksa shpjegon se nuk ka asnjë njohje me gazetarin dhe se, ndryshe nga sa mendon ai, ajo ndihet mjaft krenare për fotot në fjalë.
Armina, së fundi janë publikuar disa foto të vitit 2009, me një përshkrim jo shumë të këndshëm. Pse të sulmojnë kaq shumë?
Nuk e di, besoj se kërkojnë klikime. Nuk jap dot ndonjë arsye tjetër.`
Të vjen keq që të sulmojnë për shkak të Shkëlzenit? Ndihesh keq për këtë?
Nuk ndihem aspak keq, sepse për mua ai nuk ishte sulm. Ato janë foto publike, nga Miss-i, dhe unë jam shumë krenare për ato foto. Nuk i fsheh.
Intervistën e Sadije Berishës, e ke lexuar? Ke ndonjë koment?
Nuk kam çfarë të them për këtë.
Pushimet, vazhdojnë?
Po, aktualisht jam në pushime me familjen time.
Komentohen si luksoze pushimet e tua…
Për momentin jam në Livadh, në një apartament me qira me familjen.
Sa të shtrenjta janë pushimet e Arminës dhe Shkëlzenit në përgjithësi?
Janë pushime normale, që besoj se i bëjnë të gjitha çiftet. Në fakt, deri tani nuk kam bërë asnjë pushim me Shkëlzenin. Kam shkuar vetëm me shoqet e mia në Kroaci, ku erdhi edhe Shkëlzeni.
U komentua se po pushoje në një jaht me mikeshat. Ishte privat?
Ishte vetëm një varkë me motor, të cilën mund ta merrje për disa orë dhe të shëtisje. E morëm një grup njerëzish.
Po thua që nuk bën pushime luksoze?
Jo, janë pushime të zakonshme.

Një ditëlindje luksoze për vajzën, Fjolla Morina: Për të do sakrifikoja çdo gjë

Posted: 13 Aug 2016 03:57 AM PDT

Për vajzën e saj Alayah, Fjolla Morina është e gatshme të bëjë çdo gjë, madje këtë edhe e ka treguar. Këngëtarja e njohur ka treguar disa kohë më parë se i ka dhënë fund lidhjes me babain e vogëlushes së saj, vetëm pse i kërkoi të abortonte. Tashmë ajo është në një lidhje të re, ndërsa shihet e pandarë me vogëlushen, e cila sapo mbushi një vjeç. Fjolla ka organizuar një ditëlindje luksoze për Alayah, ndërsa disa momente nga festa i ka ndarë edhe me miqtë nëpër rrjetet sociale, së bashku me një dedikim mjaft të ndjerë për vajzën. "Vajza ime e vogël, e shenjta ime, për ty do sakrifikoja çdo gjë në këtë jetë. E gëzofsh ditëlindjen e parë, me shëndet e gëzim! Mami të ka jetë", shkruan Fjolla, teksa ka pritur edhe urimet e qindra fansave.

Anjeza Branka, në një lidhje të re? Këngëtarja: Mos më pyesni për Metin

Posted: 13 Aug 2016 03:56 AM PDT

Muhamet Bajrami dhe Anjeza Branka prej disa javësh kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë "Asnjo". Menjëherë pas klipit, nisën edhe thashethemet se mes dy këngëtarëve ka nisur edhe një romancë. Afërsia e tyre në video i forcoi edhe më shumë dyshimet, megjithatë asnjë nga këngëtarët nuk doli në një deklaratë publike. Burime të "Bluetooth" kanë treguar se në fakt, ajo që nisi si një romancë mes çiftit nuk përfundoi në mënyrën më të mirë, ndërsa përshkruajnë edhe një konflikt të fortë mes Metit dhe Anjezës. Kjo e fundit, e kontaktuar nga "Bluetooth" ka refuzuar të flasë për këngëtarin, madje edhe për bashkëpunimin e tyre. "Nuk dua të flas fare për Metin, mos më pyesni, as për të, as për bashkëpunimin", – ka thënë Anjeza. Këngëtarja, e cila është mama e një djali 10-vjeçar, përflitet shpesh për romancat e saj. Megjithatë, që pas ndarjes nga Rolandi, për të cilin ka pasur konflikt edhe me Adelina Tahirin, është deklaruar gjithmonë 'single'.

Arilena Ara zmadhon gjoksin

Posted: 13 Aug 2016 03:55 AM PDT

Me siguri të gjithë e kujtojnë si ajo vajza e vogël dhe e ndrojtur e "X Factor", por që nga ajo kohë, për Arilena Arën kanë ndryshuar shumë gjëra. Këngëtarja e re, ka lançuar disa këngë e videoklipe, ndërsa duket se ka kuptuar që të jesh pjesë e showbiz-it duhet domosdoshmërisht të japësh edhe diçka më shumë sesa zëri. Në fotot e fundit të publikuara në faqet e saj në rrjetet sociale, Arilena shihet çdo ditë edhe më ekstravagante. Por duket se kohëve të fundit ndryshimet nuk janë limituar vetëm në 'look' dhe veshje. Fotoja më e fundit tregon një dekolte të bollshme të këngëtares së re, që në krahasim me fotot e mëparshme përbën diferencë. Fansat e saj e akuzojnë se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ka zmadhuar gjoksin. Këngëtarja ende nuk ka dhënë asnjë reagim për këtë çështje.

Jozefina Topalli preferon malin, shëtitje në natyrë

Posted: 13 Aug 2016 03:55 AM PDT

Fotoja e ditës"; kështu e përshkruan foton e saj deputetja e djathtë Jozefina Topalli. Siç duket, politikania ka preferuar të relaksohet me pushime malore përgjatë kësaj vere. E veshur me një kostum të zi sportiv, znj. Topalli shihet duke shëtitur mes pemëve, ndërsa thotë se ndihet mjaft e inspiruar. Topalli nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për vendin ku ndodhet, megjithatë fansat e saj të shumtë kanë vlerësuar paraqitjen e saj të thjeshtë dhe të qenit gjithmonë elegante dhe në formë.

Florian Binaj, pushime me familjen

Posted: 13 Aug 2016 03:54 AM PDT

E njohim të gjithë si "Polici i Portokallisë", ndonëse Florian Binaj numëron edhe shumë role të tjera gjatë karrierës së tij në spektaklin e humorit. Megjithatë, si çdokush, edhe aktori këtë periudhë pauze nga ekrani e ka shfrytëzuar për të kaluar disa ditë pushimesh me familjen. Floriani ka zgjedhur si destinacion Vlorën dhe një nga hotelet më popullore për të qëndruar. Aktori shoqërohej jo vetëm nga bashkëshortja e tij, modelja e njohur Sadina Alla dhe vajza e tyre tashmë dyvjeçare, por edhe nga prindërit e Florianit. Por, edhe pse me pushime, Binaj ka vendosur të mos heqë dorë nga pasioni i tij më i madh, fotografitë. Ai shihej vazhdimisht me aparat fotografik në dorë, duke kapur çaste të këndshme të familjes së tij, por edhe të natyrës. Ndërkohë, ajo që vihej re në fotot e siguruara nga "Bluetooth", ishte ndryshimi i madh i modeles Alla, e cila kohë më parë shquhej si një nga vajzat më të suksesshme të botës së modës e të pasarelave.

Modelja Eva Pepaj sjell në jetë djalin, e quan Odin

Posted: 13 Aug 2016 03:53 AM PDT

Pritja e ëmbël ka përfunduar për modelen shqiptare Eva Pepaj. Tashmë, vajza shqiptare e adhuruar nga stilistët më në zë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mban në duar engjëllin e saj, që e ka quajtur Odin Tom. Djali është fryt i dashurisë së modeles me aktorin amerikan Joseph Atash, i cili njihet për disa nga rolet e tij të rëndësishme në filmat, "No Dumping", "Lion's March" dhe "The Knockout Game". Në vitin 2014 ai ka bashkëpunuar me Robert Deniro, në një film që në biografinë e Atash thuhet se ka pasur disa nominime për Oscar. Eva Pepaj është një nga vajzat më të bukura shqiptare, e cila ka fituar zemrën e shumë stilistëve të famshëm në botë. Ajo njihet kryesisht si modele për veshje të brendshme dhe bikini, ndërsa gjatë viteve, ajo ka qenë imazh i disa prej markave më të njohura ndërkombëtare.

Psikologia Jorida Rustemi bëhet nënë për herë të dytë

Posted: 13 Aug 2016 03:53 AM PDT

Pas një 'sezoni' zhurmash mediatike kur psikologia Jorida Rustemi bëri publike mesazhet që një admirues i dërgonte vazhdimisht në "Facebook", jeta e saj u qetësua. Madje, kohët e fundit nuk kemi dëgjuar asgjë prej saj, të paktën jo deri më sot, kur Rustemi ka nxjerrë në dritë djalin e saj të dytë. "Me më të njomin anëtar të familjes", shkruan Jorida në foton ku shihen duart e nënës dhe të fëmijës. Ajo ka lindur në një spital në Greqi, nga është edhe partneri i saj, Bill Stahos. Djalin e madh e quajnë Teo, ndërsa emrin e të dytit, ende nuk e ka zbuluar.

Bebe Rexha premton: Në shtator vij në Tiranë

Posted: 13 Aug 2016 03:52 AM PDT

Një tjetër emër i rëndësishëm i muzikës ndërkombëtare pritet të vizitojë Tiranën gjatë muajit shtator. Pas Dua Lipas, këngëtare shqiptare me famë botërore, tashmë është radha e Bebe Rexha, edhe kjo artiste ndërkombëtare me origjinë shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në llogarinë e saj në "Twitter". "Do të jem në Tiranë në shtator", shkruan Bebe në faqen e saj, lajm që është mirëpritur nga shumë adhurues të këngëtares. Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të dëgjuara të momentit në mbarë botën, hitet e saj renditen në chart-et më të rëndësishme të muzikës në SHBA dhe jo vetëm. Deri tani, ajo njihet për bashkëpunimet e suksesshme me Nicki Minaj, David Guetta dhe si autore e një prej hiteve më të mëdha në botë, këngës me titull "Monster", të kënduar nga Rihanna dhe Eminem. Ende nuk dihet data se kur do të mbahet koncerti në fjalë, megjithatë Bebe është shprehur entuziaste.

Related Posts :