Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vlorë, asgjësohen 14 mijë rrënjë kanabis” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Vlorë, asgjësohen 14 mijë rrënjë kanabis” plus 9 more - Gazeta Dita


Vlorë, asgjësohen 14 mijë rrënjë kanabis

Posted: 18 Aug 2016 02:09 AM PDT

Policia e Vlorës ka asgjësuar në orët e fundit 8 parcela me rreth 14.400 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Beshisht dhe Roms, të kultivuara në tokë dhe kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr, bëjnë të ditur burime policore lokale.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Shkodër, 2 të plagosur nga aksidenti

Posted: 18 Aug 2016 01:47 AM PDT

Dy persona janë plagosur në një aksident në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 gusht) rreth orë 20:40 në rrugën nacionale Koplik – Shkodër, në vendin e quajtur, "Bogiq" Njësia Administrative Koplik, Malësi e Madhe, ku mjeti motorçikletë me drejtues shtetasin A.M, 41 vjeç, ka përplasur një karrocë dore që përdorej nga shtetasi V.S, 53 vjeç, banues në lagjen Pikza, Koplik.

Si pasojë e kësaj përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, shtetasi A.M i cili ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën, dhe shtetasi V.S i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Arrestohen 2 maqedonas për trafikim të narkotikëve

Posted: 18 Aug 2016 01:41 AM PDT

Policia e Elbasanit ka arrestuar në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht dy persona, Vlase Tanaskoski, 35 vjeç banues në Strugë Maqedoni dhe Aleksandër  Trajkoski, 38 vjeç banues në Strugë Maqedoni.

5

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Jaguar" me targa  SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 101.20 gramë,  lëndë narkotike e dyshuar  me atë të llojit kokain, 6 telefona, 10 karta SIM dhe një sasi dinarësh Maqedonas. Automjetin tip "Jaguar" me targa  SU0158AC

Gjykata lënë burg 6 “të fortët” e Shkodrës

Posted: 18 Aug 2016 01:33 AM PDT

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masat e sigurisë për të rinjtë e përfshirë në "luftën" me armë në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së dielës, ku i plagosur me armë zjarri mbeti 30-vjeçari Donald Shtjefni.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën arrest me burg për 6 personat e përfshirë në konflikt. Ata janë: Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër ( i dënuar më parë)

Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në Shkodër, ( i dënuar më parë)

Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë)

Donald Shtjefni , 31 vjeç banues në Shkodër

Kristjan Shtjefni , 26 vjeç, banues në Shkodër

Patrik Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë

Është shpallur në kërkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij.

Motivi i sherrit mes tyre ishte një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja

Sipas policisë, më datë 14.08.2016 në orën 22:15 është njoftuar se në lagjen " Vasil Shanto" tek Hotel Rozafa janë dëgjuar krisma armësh.

Mënjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër të cilët kanë konstatuar se është plagosur shtetasi Donald Shtjefni dhe kanë bllokuar zonën përreth vendit të ngjarjes në bashkëpunim me forcat e FNSH-së, kanë ngritur dhe disa pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve .

Në orën 22:26 në fshatin Golem Shkodër, është njoftuar për një dalje nga rruga të një automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë Rrugore të cilët kanë konstatuar se ishte automjeti BMË me targë AA 006NL , në të cilën udhëtonin shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj.

Brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes si dhe identifikimi dhe ndalimi i autorëve.

Nga hetimet e para rezulton se shtetasit Donald Shtjefni, Kristian Shtjefni dhe Patrik Salaj, të cilët kanë qenë duke lëvizur me automjetin BMË X5, me targë SB60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj të cilët kanë qenë duke lëvizur me autoveturën BMË me targë AA 006 NL, në lagjen "Vasil Shanto", kanë qëlluar kundrejt njëri-tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar shtetasi Donald Shtjefni, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Motivi është një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë shtetasi Bledar Lekaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë kurse shtetasit Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen të tre jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar :

-10 gëzhoja model 56,

– 5 gëzhoja model 54

– dy armë zjarri pistoletë

– një armë zjarri automatik

– 5 krehra automatiku

– 2 krehra pistoletë

– 2 automjete

– 4 aparate telefoni celular etj.

Fotoja që shokoi botën

Posted: 18 Aug 2016 01:31 AM PDT

Një foto e vetme thuhet se ilustron më së miri tmerrin që po kalon prej kohësh Siria.

Një djalosh, vetëm 5 vjeç, qëndron i ulur brenda një ambulance pas një sulmi ajror në Alepo.

Prindërit e tij nuk dihet ku janë.

Vogëlushi Omran Daqneesh është i mbuluar me pluhur dhe gjak.

Ai nuk qan, por shikimi i tij flet vetë.

Young Syrian boy Omran Daqneesh, aged five, was injured during airstrikes in Aleppo

Omran and three other children were taken to the M10 hospital for treatment

Nxënësi i vë 2 mln lekë “gjobë” drejtorit

Posted: 18 Aug 2016 01:28 AM PDT

Një 16-vjeçar nga fshati Sharrë i Tiranës e ka kërcënuar dhe më pas i ka vënë edhe një gjobë, drejtorit të shkollës 9-vjeçare në Kombinat. Adoleshenti  ka qënë shumë afër momentit kur po i shtinte në xhep, 2 milionë lekë që po i dorëzoheshin. Por, atë moment gëzimi, ia ka prishur policia, që i ka vënë prangat.

Policia e Tiranës njoftoi sot se më datë 17 gusht 2016, ora 14:00, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. R Xh, i datëlindjes 09.01.2000, banues në fshatin Sharrë, me arsim 9 klasë.

Arrestimi ndodhi sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare "Shyqyri Peza", u kap në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve në formën e kërcënimit (gjobëvënies) ndaj shtetasit Resim Sulejman Metaj, i datëlindjes 17.01.1961, banues në Vaqar, drejtor i shkollës 9 vjeçare "Shyqyri Peza". Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularë.

Lufta duhet kujtuar

Posted: 18 Aug 2016 01:25 AM PDT

Përshëndetje Dita! Ju përshëndes për të gjithë artikujt, duke filluar nga ai i z. Beqiri e të tjerë. Qershi mbi tortë ishte artikulli i zotit A. Koçiko. Më i bukur s'ka. Përmbledhje e të gjitha analizave të bëra dhe atyre që nuk mund të botohen. "Të demaskohen me gojën e tyre!" Dhe janë aq të pamend, si në kohën e Luftës, të vazhdojnë njësoj. Më kujtoi një ndodhi të përshkruar tek romani "Përmbysja" e Fatmir Gjatës. Në një fshat kryetari i Ballit kishte vajtur të rekrutonte fshatarë. U ngrit më i vjetri e i tha:- Më thuaj, o aga, kush është më i zgjuar, njeriu apo gomari? – Ç'flet,- i tha agai,- kuptohet, njeriu. – Jo more aga,- ja kthen fshatari,- gomari është më i zgjuar. Ai po kaloi një herë në batak, shtyje sa të duash, rrihe po deshe, nuk kalon më në atë rruge. Kurse ne kemi ecur tërë jetën në batakun ku na fusje ti. Tani "Jo" më, se kemi kush na drejton e mbron, jemi të partizanëve. Prandaj dhe unë, jam me të njëjtën mendje me z. Alqi, që duhet të shkruhen opinionet e munguara në vite të popullit, për Luftën. Që të kujtohen se ky popull nuk e bëri Luftën me pahir, apo i paguar, si ballistët, por me idealin për liri.

Llumi i hallemadhit

Posted: 18 Aug 2016 01:24 AM PDT

O Hallemadh! Qahesh e ankohesh se ke dëgjuar sharje e fyerje në mesin e jo pak prej opinionistëve, lexuesve dhe komentuesve të "Ditës". Por dje, vetë ti, vetëm në një kolonë e gjysmë të gazetës, derdhe një lumë gjithë llum të zhultë përcaktorësh e togfjalëshash të padenjë si, për shembull, "kriminelë", "ideologji kriminale", "bijtë e baballarëve kriminelë", "të pashpirt dhe shpirtzinj", "idiotë", "demode", "të trashë, "të pa fe" (këtë të fundit e ke shkruar ndaras, ndonëse, sipas rregullave të drejtshkrimit, nuk duhet shkruar kaq ibret!) etj., etj. Ta fal nivelin nënmesatar gjuhësor, letrar dhe, rrjedhimisht, varfërinë stilistikore. Por nuk mund të t'i fal shkulme të këtilla erëfëlliqta. Shihe mirë, pra! Unë nuk po të shaj, as po të fyej! Por po të stigmatizoj, bazuar në çka ti (shkarra)shkruan. Duke të përshëndetur, "D(r)itë" e dashur, po të lutem të lexoj Ty, jo "hallemëdhenjtë"! Agim Likaj

Rama të ngrejë zërin

Posted: 18 Aug 2016 01:23 AM PDT

Dita, të falënderojmë, por duam që shkrimin tonë të mos e prekësh se mbajmë ne përgjegjësi. Sali Millosheviçi si qen serb e zagar grek u shërbeu dy kriminelëve. Kryeministri të tregohet burrë shteti e t'u kërkojë llogari këtyre qenëve grek, hesap për vrasjet shtetërore që kanë bërë e të dërgojë çështjen në organizmat ndërkombëtarë. Jemi popull vital e këta janë shtet vandal. Kryeministri të flasë hapur, se me grekët nuk ka burrëri e bujari. Besnik Marashi, mësues.

Po tani ç’bëhet me pagat

Posted: 18 Aug 2016 01:23 AM PDT

Të dashur gazetarë të Ditës! Ju përshëndes që na respektoni e na rigjallëroni jetën, neve që që kemi punuar e jetuar me ndershmëri 45 vjet të lirë në paqe e siguri. I vetmi shtet në botë pa taksa e pasuri. Të gjithë ishim në barazi në ekonomi e drejtësi. Paga e punëtorit ishte 3 për qind më e vogël se e administratorit. Paga e deputetit ishte sa e kryetarit të komitetit. Po tani? Paga e këtyre sa është? Kjo qeveri ta krahasojë e të argumentojë pagat e në veçanti të cubave, hajdutëve pushtetarë e hajdutëve të OSHEE-së. Apel Kryeministrit Rama! Bëje reformën në administratën lokale e qendrore. Tento në ulje të nivelit të pagave të punëtorëve në administratë e drejt barazisë së pensioneve. Mos i revolto shqiptarët. D. Sami të uron!

Related Posts :