Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vlorë, kapen 11.4 kg kanabis e fshehur në thasë, arrestohet 28-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Vlorë, kapen 11.4 kg kanabis e fshehur në thasë, arrestohet 28-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vlorë, kapen 11.4 kg kanabis e fshehur në thasë, arrestohet 28-vjeçari

Posted: 15 Aug 2016 02:20 AM PDT

ThaseThase 1Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 11.4 kg kanabis, duke vënë në pranga shtetasin Mario Jaupi, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Policia njofton se ai është arrestuar në banesën e tij në lagjen "4 Heronjtë", pasi gjatë kontrollit i është gjetur lënda narkotike.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, është gjetur e fshehur një sasi me lëndë narkotike prej 11 kg (kilogram) e 400 gr (gram) të llojit kanabis sativa, e cila rezulton nën posedimin e Mario Jaupi-t. Lënda narkotike në formë boçesh, ishte fshehur në thasë me thurje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Bëjmë me dije se, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Jaupaj ka qenë proceduar më parë për të njëjtën vepër penale", sqaron policia në komunikatë.

15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Skandali i ilaçeve, dënime të ulëta edhe për dy të pandehur të tjerë

Posted: 15 Aug 2016 02:00 AM PDT

Adelina Manaj dhe Nikollaq Thanasi: Hysni Roçi na shpërbleu financiarisht

Sokol Çobo

ilaçet-nga-serbiaSkandali me barnat e rimbursueshme, ku dhjetëra farmaci kanë zhvatur Fondin e Kujdesit Shëndetësor, është konsideruar si një krim i lehtë nga drejtësia. Gjykata e Tiranës, pas dënimit me kohën e paraburgimit për drejtuesit e këtij Fondi, ka dhënë edhe dy vendime të tjera. Kështu, Adelina Manaj dhe Nikollaq Thanasi, administratorët e farmacive fiktive, janë dënuar me kusht, më qëllim që gjatë 18 muajve të ardhshëm të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Gazeta "Shqip" ka siguruar vendimin e gjykatës, ku rezulton se Hysen Roçi, ka paraqitur në Fondin e Tiranës kërkesën për lidhje kontrate për subjekte farmaceutike Lundër, Bërzhitë, Nutrimed dhe Adelina. Në njerën prej dosjeve, ndodhet kërkesa dt.01.09.2014, e cila mban nënshkrimin e shtetases Hasime Tahiraj si administratore e farmacisë Adelina. Bashkëngjitur kërkesës ndodhet formulari i vetëdeklarimit, e dokumente të tjerë. Ndër dokumentet është dorëzuar dhe inventari i gjendjes fizike të barnave të dt.01.09.2014 të listës së barnave që rimbursohen. Në dosjen e farmacisë dodhet dhe procesverbali i nënshkruar nga dy anëtarët e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga drejtuesja teknike e farmacisë Adelina Manaj. Anëtari i komisionit Enkelejd Çollaku nuk ka nënshkruar.

Pavarësisht nga mosdhënia e mendimit nga ana e përgjegjësit të sektorit të rimbursimit, titullari ka marrë vendim më datë 01.09.2014 për lidhjen e kontratës. Brënda datës 01.09.2014 është nënshkruar kontrata tip F 2014. Në këtë kontratë ndodhet nënshkrimi i Hasime Tahiraj, si pronare dhe Adelina Manaj si drejtuese teknike dhe për Drejtorinë Rajonale është nënshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.

Në vendimin e gjykatës thuhet se, nga këqyrja e dokumenteve të ndodhura në dosjen e farmacisë Nutrimed nuk ndodhet asnjë dokument që të pasqyrojë faktin se është iniciuar dhe kryer kontroll. Titullari i institucionit ka marrë vendim për lidhjen e kontratës me farmacinë Nutrimed pa u kryer më parë verifikimi i gjendjes së inventarit fizik për këtë farmaci.

Nga hetimi rezulton se procedura për lidhjen e kontratës për dy farmaci Nutrimed dhe Adelina është bërë brenda datës 01.09.2014. Pra, kjo vendimmarrje është kryer brenda një dite edhe pse institucioni kishte në dispozicion 10 ditë për të vendosur për lidhje ose jo të kontratës nga dita e depozitimit të kërkesës. Sigurisht afati 1 ditor do të tregonte mirëorganizim dhe funksionim të mirë të institucionit nëse këto farmaci do të përmbushnin të gjitha kushtet. Por, përkundrazi, jo vetëm që këto farmaci nuk kanë pasur gjendje të barnave, por nuk është zbatuar as procedura e përcaktuar për verifikimin e kësaj gjëndje. Në prani të juristes Edlira Mara, brenda të njëjtës ditë ka dorëzuar dokumentet për këto farmaci i pandehuri Hysni Roçi, ndërkohë që shtetesja Hasime Tahiraj, emri i të cilës rezulton në kërkesën e lidhjes së kontratës dhe në të gjitha dokumentet e tjera, nuk ka nënshkruar asnjë dokument dhe nuk ka dorëzuar asnjë dokument para juristes Edlira Mara, sikurse citojnë dokumentet e lidhjes së kontratës. Ky fakt konfirmohet dhe nga vetë i pandehuri Hysni Roçi dhe drejtuesit teknik të këtyre dy farmacive. Dy drejtuesit teknik të farmacive dhe konkretisht të pandehurit Nikollaq Thanasi, Adelina Manaj kanë shpjeguar se ata nuk kanë qenë asnjëherë në ambientet e Drejtorisë Rajonale për të nënshkruar kontrata, për të dorëzuar dokumente të tjerë sikurse janë dhe recetat e rimbursimit. Ata kanë deklaruar se shkrimi dhe nënshkrimi i ndodhur në emër të drejtuesit teknik nuk është shkrimi i tyre. Por, pavarësisht nga ky fakt, ata pranojnë që ti kenë dhënë Hysni Roçit kundrejt shpërblimit mujor në të holla.

Rezulton se nisur nga luhatjet e mëdha nga muaji në muaj, në lidhje me vlerat e rimbursimit, është ushtruar kontroll për këto farmaci. Objekt verifikimi janë bërë recetat e lëshuara për muajin tetor 2014- mars 2015. Për këtë periudhë, katër farmacitë Adelina, Nutrimed, Lundër dhe Berzhitë janë rimbursuar në vlerën totale 55.941.901 lekë. Nga pyetja nga organi procedues i disa prej mjekëve që figurojnë të kenë lëshuar recetat për pacientet të cilat janë ekzekutuar më pas nga farmacitë për periudhën kohore 01 tetor 2014 – 31 mars 2015, rezulton se: asnjë nga 97 mjekët e përgjithshëm të familjes nuk ka lëshuar recetë me rimbursim. Këto receta nuk mbajnë vulën e mjekëve përkatës si dhe pacientët nuk i kanë marrë medikamentet për të cilat bëhet fjalë në recetë.

Belen Rodriguez frymëzon “Ducati”-n drejt triumfit

Posted: 15 Aug 2016 01:56 AM PDT

BelenNga Ibiza me Marco Borriellon, në Austri me motorët. Në të dyja rastet për sport bëhet fjalë.  "Showgirl"-i sensual, Belen Rodriguez, ka qenë një mikeshë e veçantë në bokset e skuderisë "Ducati" gjatë fundjavës në Çmimin e Madh të Austrisë.

Belen 1Pilotët e "të kuqes" kanë dhënë spektakël me arritjen e vendit të parë dhe të dytë historik, sigurisht të frymëzuar edhe nga top-modelja argjentinase, e cila nuk i kurseu fotot me drejtuesit dhe pilotët e "Ducati"-t.

Belen 2Belen 315 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zjarr në një apartament përballë Policisë së Tiranës

Posted: 15 Aug 2016 01:45 AM PDT

zjarrfikeseNjë zjarr ka rënë në një apartament përballë drejtorisë së Policisë së Tiranës. Forcat zjarfikëse ndodhen në vendngjarje dhe kan shuar zjarrin. Në banesë janë regjistruar vetë dëme të vogla materiale. Nuk dihen arsyet e rënies së zjarit.

15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Këln, sulm me thikë dhe armë zjarri, një i plagosur

Posted: 15 Aug 2016 01:36 AM PDT

KelnNjë person është sulmuar me thikë dhe me armë zjarri në Këln të Gjermanisë dhe dy persona të dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.

Alarmi ka rënë pak para orës 4 të mëngjesit, kur në polici mbërritën telefonata të ndryshme të qytetarëve që denonconin praninë në rrugë të 3-4 personave të armatosur. Viktima është plagosur në kofshë ndërsa përpiqej të largohej me makinë.

Një i dyshuar i mundshëm është identifikuar pak më pas. Policia përjashton pistën e terrorizimit.

15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, i moshuari humb jetën për shkaqe natyrale

Posted: 15 Aug 2016 01:28 AM PDT

ambulanceNjë person i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e ri të Sarandës. Policia e këtij qyteti informon se rreth orës 06:48 afër portit të qytetit është gjetur një person në ujë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është dërguar menjëherë në drejtim të spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë transportit. Viktima është identifikuar si shtetasi F.G., rreth 73 vjeç, lindur të Tepelenë dhe banues në Sarandë.

Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale pasi ky shtetas vuante nga sëmundja e diabetit dhe kishte probleme me tensionin. Policia po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Atentat në mes të Shkodrës, plagoset 30-vjeçari; në pranga autorët

Posted: 15 Aug 2016 01:06 AM PDT

Shkoder
Makina e objektivit të atentatit në Shkodër mbrëmjen e djeshme

Një atentat në qendër të Shkodrës ndaj një personi ka shkaktuar panik tek qytetarët mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë, shënjestër e atentatorëve ka qenë shtetasi Dorian Shtjefni, 30 vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij pranë Hotel Rozafës, ku dy automjete i kanë zënë rrugën dhe kanë lëshuar breshëri automatiku.

Shtjefni ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë sot në mëngjes, policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar të ngjarjes si dhe shënjestrën e atentatit.

Burime bëjnë me dije se të katërt personat ndodhen në spital të lënduar, pasi përveç të plagosurit, 3 autorët janë aksidentuar me makinën ë tyre në përpjekje për t'u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, arrestohen 2 persona të arratisur nga burgjet greke

Posted: 15 Aug 2016 01:05 AM PDT

KorceKorce 1Një operacion i Policisë së Korçës, i koduar më emrin "Fundi i Arratisë", ka vënë në panga në flagrancë tre persona të arratisur nga burgjet e Greqisë. Kështu, janë arrestuar Lodovik Kola, 42 vjeç, banues në fshatin Bicaj-Pukë, Enkeledi Myrte, 34 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll, si dhe Shpëtim Hidri, 44 vjeç, banues në fshatin Mal Bardhë-Kurbin.

Policia e Korçës bën me dije se pas bashkëpunimin me autoritetet policore greke, u sigurua informacion në rrugë operative se, dy shtetas shqiptarë konkretisht  Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, të cilët vuanin dënimin në Burgun e Menemenit në Greqi, për veprat penale  të "Vrasjes" dhe "Trafikimit të Narkotikëve", ishin arratisur prej këtij Institucioni më datë 17.05.2016 dhe kishte të dhëna, se ndodheshin në Shqipëri.

Arrestimi i tyre, u bë pasi dje (14 gusht), në aksin rrugor Vishocicë-Braçanj, të rrethit Devoll,  shtetasit Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, u kapën në flagrancë, duke lëvizur me automjetin tip "Renault" me targa AA 122 EH, me pronar si edhe drejtues shtetasin Shpëtim Hidri.

Gjatë kontrollit të ushtruar, këtij automjeti, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 2 pako  të mbështjella me letër natriban, me një peshë prej 3,3 KG  lëndë  të dyshuar si kanabis sativa.

-3 armë zjarri automatike model 56.

-1 armë zjarri tip pistoletë, së bashku me një krëhër me (gjashtë) fishekë.

-242 copë fishekë (model 56) dhe 44 copë fishekë (model 54)

-3 krëhër metalikë bosh, kalibri 7.62 mm.

-Automjeti  tip "Renault" me targa AA122EH.

-Një sasi kartëmonedhash prej 800 Euro si edhe 6 aparate celulari.

Këtë sasi të lëndës së dyshuar narkotike, armëve dhe municionit luftarak, të cilat u gjetën të fshehura në automjetin tip "Renault", këta tre shtetas po i  transportonin drejt kufirit të gjelbër, ku dyshohet se do t`i trafikonin për në shtetin grek.

15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, lirohet 11-vjeçarja që mbahej peng nga i sëmuri mendor

Posted: 15 Aug 2016 01:04 AM PDT

Policia e LushnjesPolicia e Durrësit ka liruar një vajzë 11-vjeçare e cila mbahej peng nga kushëriri i saj 56-vjeçar me të meta mendore.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Xhafzotaj dhe kanë qenë prindërit ata që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në besën e 56-vjeçarit dhe ka nxjerrë prej andej të miturën, e cila nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Mësohet se 56-vjeçari nuk është vetëdorëzuar, pasi policia arriti të nxjerrë nga banesa 11-vjeçaren. Ai ndodhet akoma në banesë dhe pritet që në vendngjarje të vijë grupi i negociatorëve të RENEA-s, pasi dyshohet se i dyshuari është i armatosur.

15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bolt kthehet në një legjendë, medalje të artë në 100 m

Posted: 15 Aug 2016 12:55 AM PDT

BoltUsain Bolt ka fituar medaljen e artë në 100 metra në Olimpiadën e "Rio 2016". Fenomeni xhamajkian shkruan kështu historinë, duke u bërë atleti i parë që fiton një medalje ari në tre edicione radhazi të Lojërave Olimpike (pas vitit 2008 dhe 2012).

Një paraqitje e mirë e Bolt, i cili ka vrapuar në 9.81. Asgjë për të bërë për rivalin e tij, Justin Gatlin: amerikani duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë. Medalje bronzi ndërkohë për kanadezin De Grasse.

Sa i takon Bolt, këtë herë nuk kishte asgjë jo-njerëzore dhe mbi natyrore. Për një moment, gara e 100 metrave nisi mirë, thuajse e sigurt, me një kohë "njerëzore". Por stadiumi i atletikës në Rio, ishte elektrizuar nga rekordi i disa minutave më parë të Wayde Van Niekerk, i cili në garën e 400 metrave kishte bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke rrezikuar të nxirrte në plan të dytë ikonën e 100 metrave në botë. Por ky i fundit triumfoi, pa fluturuar si në të shkuarën, ndonëse bëri një nisje vërtet të ngadaltë.

"Kam bërë gjithçka që duhej të bëja. Ishte shumë e bukur. Por këto do të jenë Lojërat Olimpike të fundit ku do të marr pjesë. Nuk e di nëse do të tërhiqem menjëherë, por sigurisht nuk do të jem në "Tokio 2020".

15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :