Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“12 vende ku vjeshta jep spektakël” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“12 vende ku vjeshta jep spektakël” plus 9 more Gazeta SHQIP


12 vende ku vjeshta jep spektakël

Posted: 25 Sep 2016 02:12 AM PDT

Këtë vit vjeshta nga pikëpamja astronomike nis më 22 shtator, në orën 14:21. Për t'i dhënë mirëseardhjen, ne do të ju paraqesim disa vende ku natyra në vjeshtë jep spektakël.

1.Alaska

autunnoalaska-900x600Ngjyrat mahnitëse të Serpentine Hot Springs, një zonë gjeotermale që ndodhen në rezervatin natyror të Bering Land Bridge, Alaskë.

2.Patagonia

ande_1-1500x1000-1Në prill, kur tek ne është pranverë, këtu në Patagonia është vjeshtë. Natyra e egër bëhet një peizazh i mrekullueshëm.

3.Hyde Park

con_h_3-00588042_web-1500x1000Shpërthimi i ngjyrave në zonën më të gjelbëruar që ndodhet në zemër të Londrës. Kjo është vjeshta në Hyde Park.

4.Andet

patagonia-1500x1000Vjeshta në zinxhirin e maleve të Amerikës së Jugut. Me 7200 kilometrat Andet, janë vargmalet më të gjata në botë.

5.Maine

42-56228331_1-copia-1500x1000E kuqja e thellë e fushës Mainë të mrekullon. Ajo ndodhet në Nju England të SHBA-së.

6.Parku Qendror (Central Park)

centralpark_1-1500x1000Njujorkezët kërkojnë ngjyrat e vjeshtës duke shëtitur në parkun e tyre të famshëm.

7.San Severino Marche

5-marche_1-1500x1000Ndodhemi në Itali. Perëndimi ju dhuron një magji kodrave të ngjyrosura nga gjethet e pemëve.

8.Tokyo

42-18053683_1-copia-1500x1000Vjeshta në qiellgërvishtësin e Tokios në Japoni. Ndodhemi në Kopshin Kombëtar të Shinjuku Gyoen

9.Villa Ada

6-roma_1-1500x1000Vjeshtë e pasqyruar në ujë dhe që ndodhet në parkun publik të Romës, në rrugën Salaria.

10.Kinë

42-26163442_1-copia-1500x1000Reflekset e ngjyrave në liqenin "Five Flowers" të Parkut Kombëtar të Jiuzhaigou.

11.Slloveni

42-58748357_1-copia-1500x1000
Në Bohinj, ku uji rrjedh furishëm midis shkëmbinjve të mbuluara me ngjyrat e vjeshtës dhe myshkut.

12.Zelandë e Re

42-59546577_1-1500x1000Një rrugë në Queenstown, të Ishullit të Jugut

 

Transportonte punëtorët e drogës në Ishëm, në pranga shoferi

Posted: 25 Sep 2016 02:02 AM PDT

kanabis-16-933x445Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e e Durrësit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së datës 22 shtator 2016, ku në fshatin Rrotull, Ishëm u konstatua një banesë, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndës narkotike dhe u sekuestruan 300 kg kanabis sativa, kanë ndaluar edhe një shtetas tjetër.

Në pranga  ka rënë shtetasi  Ervis Dama 25 vjeç, banues në Shkafane, Ishëm.  Dama ka qenë në mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i  cili kryente funksionin e transportuesit të punëtorëve.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Durrës për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim.

25 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Angelina Jolie braktis filmin ku do të luante me Brad Pitt

Posted: 25 Sep 2016 01:57 AM PDT

brad-pitt-angelina-joliePër të prerë çdo kontakte me bashkëshortin e saj, Jolie ka vendosur të heqë dorë nga filmi që do realizonte bashkë me Brad Pitt. Filmi biografik për të cilin ishin investuar gati 110 milionë dollarë, tregon jetën e Dr. Richard Leakey, mbrojtësi i të drejtave të kafshëve.

Deri në javët e fundit, aktorja ishte e gatshme për ta përfunduar, por tani ajo ka vendosur që të ndërpresë projektin e shumë përfolur.

Jolie nuk dëshiron të ketë asnjë lloj kontakti me bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe 6 fëmijë. Ajo argumentohet se nuk do që të ketë asnjë kontakt profesional dhe persona.

Nga ana tjetër, Brad Pitt është ende i interesuar, pasi për të ka qenë një sakrificë e vërtetë", tha një burim për "Mirror".

25 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ataku kardiak i merrr jetën kryetarit të Bashkisë së Kolonjës

Posted: 25 Sep 2016 01:18 AM PDT

Arben MaloAtaku kardiak, i ka marrë jetën kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Arben Malo. Policia ka njoftuar se 45-vjeçari Malo ndërroi jetë në banesën e tij rreth mesnatës. Arben Melo u zgjodh në krye të kësaj bashkie në juglindje të vendit në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

45-vjeçari më parë ka qenë drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në qarkun e Korçës ndërkohë që për një periudhë të gjatë ka qenë dhe kryetar i PS për Kolonjën. Që nga krijimi i LSI është bërë pjesë e kësaj force politike.

 

25 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Tiranë, të shtënat me armë zjarri terrorizojnë banorët; në pranga dy persona

Posted: 25 Sep 2016 01:09 AM PDT

largea_gezhoja1371570004Rreth orës 4:20, në Sauk të Tiranës, pranë një lokali, janë dëgjuar të shtëna arme zjarri.  Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, ku nga verifikimi, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të dyshuara pistolete.

Për verifikim u shoqëruan shtetasit P. G. dhe E. D., të cilët udhëtonin me mjetin tip “Mercedes Benz”, pasi dyshohen se kanë qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje. Nga verifikimet e kryera nuk ka të dhëna për të plagosur.

Grupi Hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

25 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, mjeti përplas për vdekje 47-vjeçarin

Posted: 25 Sep 2016 01:05 AM PDT

aksident-naten-905x395Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në aksin Tiranë-Kamzë. Ngjarja rreth orës 20;20 të së shtunës, pranë pallateve Malaiziane.

Burimet bëjnë me dije se mjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. M., ka përplasur shtetasin Ilir Shima 48-vjeç. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm ndërroi jetë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Ndërkaq policia raporton se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit A.M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.

25 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, vritet me armë 47-vjeçari; viktima gjendet në rrugë nga familjarët

Posted: 25 Sep 2016 12:54 AM PDT

policia-naten-2Rreth orës 00:35, në Spitalin e Sarandës është dërguar një trup i pajetë i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Policia ka filluar menjëherë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen dhe ka bërë të mundur identifikimin e viktimës si shtetasi Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë. Viktima është vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kaçinar të Mirditës, Artur Bardhi.

Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë) ku sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalit e Sarandës (djali i xhaxhait të viktimës) dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit “Automatik” në rrugën hyrëse të këtij fshati.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone për rënien në gjurmë të autorëve me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

25 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

FITORJA E HUMBËSIT

Posted: 25 Sep 2016 12:15 AM PDT

ARBEN MANAJ

Arben ManajTë fitosh partinë nuk do të thotë automatikisht të fitosh pushtetin, aq më tepër në Britani. Rizgjedhja e udhëheqësit laburist britanik Xherëmi Korbin, nga shumica e anëtarësisë së partisë së tij, që nisur nga numri i atyre që e votuan, pak më shumë se 300 mije veta, është një pikë në oqeanin e elektoratit britanik, faktikisht mund të shënoj mosqënien e saj më, si një force politike serioze dhe kredibël në Britani, pas 116 vjetësh egzistencë.

Ish-minatorët, punonjësit e hekurudhave dhe inxhinierët e fillimshekullit të kalur që votuan në atë botë , pikërisht me 27 shkurt të 1900-ës për krijimin e Partisë Laburiste, do spërdridheshin në varr e do tmerroheshin po të dëgjonin se cfarë po ndodh me partinë që ata krijuan.

Të tmerruar  ndidhen edhe ata që nuk kanë votuar dhe dukshëm nuk kane për të votuar ndonjëhere laburistët, aq më tepër me këtë lider.

Armata e Krobinit e përbërë nga një amalgamë e frikshme ekstrmistësh të majtë, idealistë démodé, studentë që nuk e dinë ku bien qëndrat e votimit, apo te përkedhulur nga familje që i sponsorizojnë ata me shuma monetare jashtë llogjikes, akademikë që jetojnë në kullën e tyre të fildishte të auditoreve, e të shkëputur nga jeta e përditshme, baron sindikatash të majmur e maoistë e trockistë, që u ka mbetur ora në kohën e Revolucionit të Tetorit atë Kulturor. Në virtualitetin e tyre ideologjik, ata janë shumë larg shtresës së mesme të shoqërisë moderne britanike, janë larg Britanisë së vërtetë, të supermaketeve, periferive urbane, qëndrave të gjelbëruara, "X-Factor-it", "Strictly Come Dancing" e teledramave te ditës, si "Victoria" apo Premier League-s angleze.

Një pjesë e tyre dhe udhëheqësve të saj actual, mendojne se kapitalizmi britanik është shpikje e medias sioniste dhe jo një realitet i Britanise moderne, te cilen ata e urrejnë me kohë të pjesshme, duke jetuar rehat në të, gjate pjesës së mbetur.

Këto specie politike dhe tërë spazma akute emocionale, do ishin pikasur menjëhere nga shkrimtari majtist Xhorxh Oruelli, edhe sikur sot të shkruante ato që ai i ka pas shkruar në 1941-in,  për të Majtën britanike të asaj kohe, të cilët i ka portretizuar në veprat e tij.

Udheheqësi laburist Xherëmi Korbin, një marksist-leninist tipik, pavarësisht retorikës se tij për një politike ndyrshe nga ajo e kompromisit në politikën moderne, është shumë larg jo me Toni Blerit, njeriut që i nxorri laburistët nga harresa politike dhe historike drejt pushtetit.

Po ashtu, edhe ish udheheqësve të lavdishëm të Laburistëve të shndëruar në kryeministra si  Ramsay McDonald, i cili në 1924 solli labursitët për herë të parë në pushtet, pas sundimit të gjatë të Liberalëve britanik apo Klement Atlit, që fitoi në 1945 menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria e të cilit krijoje NHS (Shërbimin Kombëtar Shëndetësor falas) dhe ndihmojë në krijimin e NATO-s.

Apo edhe Herrëlld Uillsën në vitet 60-ta, të shekullit të kaluar, kur hoqi dënimin me varrje dhe legalizojë homoseksualitetin.

Laburistët edhe pse instikivisht do tentojnë drejt mbijetesës politike, dhe personale, ka pak gjasa që të rikthehen në pushtet me një udhëheqës të tille si Xherëmi Korbin, i cili vërtetë është shumë larg në pamje dhe në përmbajtje nga politikanët kontemporan, edhe pse kjo nga ithëtarët e tij, shihet si pikërisht ajo që i mungon politikes britanike, qoftë edhe në imagjinatën e tyre, kjo.

Por ata janë larg pushtetit më shumë se kurrë gjatë tërë historisë së tyre 116 vjecare si parti politike.

Një sondazh i dy ditëve më parë nga YouGov tregonte se më shumë se gjysma e votuesve, që kishin mbështetur Partinë Laburiste në zgjedhjet e fundit dhe kishin votuar për Brex-it, tashmë nuk do votonin më për këtë parti.

Që kur unë, personalisht, kam lindur dhe për sa unë kam jetuar në Britani,  tash mbi 23 vjet, vetëm një lider laburist i ka sjell ata në pushtet, madje, për tre mandate rrjesht, dhe ai ka qene Toni Bler. Kam frikë sesa të jem gjallë, nuk do shoh më që kjo parti të vij sërish në pushtet.

Ardhja në skenën e historisë britanike të kometës politike, me emrin Xherëmi Korbin, duket se është një dorë e keqe letrash në bixhozin politik britanik.

Ai bën pjesë në plejadën e politikanëve-proletar të shumë vëndeve të bashkuara për t'u moszgjedhur dhe ardhur në pushtet.

Kjo është e vërteta e hidhur e një fituesi humbës, që koha deri në zgjedhjet e ardhshme, ka gjasa të dëshmoj se sa kohë e humbur ëshëe rizgjedhja e tij, dhe sesa me fat janë konservatorët e qëndres së djathtë që luajnë futboll politik me një ekipi politik i barazvlefshëm me atë të klasit të Lihqtenshtajnit në futboll.

Xherëmi Korbin ka gjasa të jetë kryeminitsri i ardhshëm i Britanisë, aq sa kam unë shanse të jemi Xhejms Bondi i ardhshëm britanik.

Horoskopi – 25 shtator 2016

Posted: 25 Sep 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Yjet gjatë ditës së sotme ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm në aspektin afektiv. Në ambientin e punës vendosmëria juaj do t'ju bëjë të ecni përpara.

DEMI

Do të jetë një ditë mjaft energjike e cila do të përcaktojë stabilitetin dhe sigurinë tuaj për të ardhmen. Në aspektin afektiv bëni mirë të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj.

BINJAKËT

Falë ndikimeve pozitive të planetëve në shenjë dita juaj do të jetë mjaft e mirë sot. Në aspektin afektiv do të tregoheni mjaft të dashur sot.

GAFORRJA
Ka mundësi që sot mund të konfrontoheni me një problem të vogël familjar, ndoshta i lidhur me prindërit tuaj. Gjithsesi energjitë planetare ju ndihmojnë të jeni diplomatik.

LUANI
Ambiciet dhe dëshira për të arritur suksese janë më shumë se kurrë të pranishme. Sot mund të përfundoni tema pune ose studimi që i keni shumë për zemër. Yjet ju këshillojnë që të mos lini pas dore mundësitë me fat që ju ofrohen.

VIRGJERËSHA

Yjet ju këshillojnë të jeni të kujdesshëm në punë. Në aspektin afektiv bëni mirë të flisni hapur me partnerin nëse ndjeni që ndjenjat e tij nuk janë reciproke karshi jush.

PESHORJA

Sot planet tuaja do të shkojnë drejt realizimit. Në aspektin afektiv një njohje e re do ju bëjë të ëndërroni. Një këshillë: tregohuni të matur përpara se të merrni vendime.

AKREPI

Të ndryshoni punën në këto momente nuk do të jetë e thjeshtë, por që do të dini ta kaloni këtë situatë qetësisht, Në aspektin afektiv do të keni nevojë për më shumë liri nga ana e partnerit tuaj.

SHIGJETARI

Gjatë ditës së sotme yjet ju këshillojnë të respektoni rregullat e familjes edhe pse kjo do të thotë të shkoni kundër gjërave që mendoni. Në aspektin afektiv do të harroni mëritë e vjetra me partnerin.

BRICJAPI

Do të ndiheni mjaft të  dashuruar dhe surprizat për partnerin nuk do të mungojnë. Në sektorin e punës syri juaj largpamës do ju ndihmojë të ripërtëriheni ekonomikisht.

UJORI

Mungesa e të rejave sidomos në aspektin afektiv do ju shkaktojë një gjendje plogështie, por që nuk do të zgjasë shumë. Në ambientin e punës jeni të kujdesshëm  për të dhënë rezultate sa më pozitive.

PESHQIT

Jini të qetë dhe përballojeni këtë periudhë  me ftohtësi e mundohuni të jeni objektivë. Në ambientin e punës një harresë e vogël mund t'ju shkaktojë probleme të papritura.

Derbi, Arsenali gjunjëzon Çelsin në “Emirates Stadium”

Posted: 24 Sep 2016 03:28 PM PDT

arsenalDerbi i Londrës është i Arsenalit. Përfundon 3-0 për skuadrën e Wenger ndeshja e madhe e fundjavës europiane, topcinjtë hakmerren ndaj Chelseat skuadrës që ju ishte kthyer në makth këto sezonet e fundit me një fitore të bujshme, duke i shkatërruar blutë brenda pjesës së parë në Emirates Stadium. Për Antonio Conten është disfata e dytë vërtet e rëndë në kampionat, pas asaj ndaj Liverpool.

Edhe një herë ajo që tradhëtoi Conten ishte mbrojtja, pasi Cahill në minutën e 11 të takimit me një gafë të bujshme i dhuroi topin Aleksis Sanchez me kilianin që falënderon dhe finalizon në mënyrë perfekte për golin e avantazhit.

Goli i 47 i Alexis Sanchez në prezencën e tij të 100-të me Arsenalin, ka shënuar vetëm një më pak se ikona Thiery Henry në 100 ndeshjet e tij të para kiliani. Gol që shokon blutë dhe Arsenalit ju deshën vetëm tre minuta për të shënuar sërish, me linjën e pozicionit jashtë loje të mbrojtjes që është e gabuar topcinjtë e kanë të lehte të nxjerrin Ëalcot para porte për golin e 2-0.

Lë shenjë edhe walcot ne ndeshjen e tij të 350 me Arsenalin, Chelsea u përpoq të reagonte me Willian që goditi jashtë portë në minutën e 21 dhe Eden Hazard pa goditjen e tij të bllokohej në të 24, por poshtërimi i bluve u kompletua pesë minuta para fundit të pjesës së parë me Mesut Ozil që me një goditje të bukur kaloi topin pas Thibaut Courtois. Në pjesën e dytë Chelsea e kishte të vështirë të godiste portën e Petr Chech, Diego Kosta dhe Theo Walcot pati një rast të mirë në të 69 pas asistit të Alex Iwobi por Courtois shpëtoi Chelsean nga një gol pothuajse i sigurt, në të 84 batshëuai deshtoi në misionin për të shënuar golin e flamurit për blutë dhe gjithcka u mbyll 3-0, Tifozët e Arsenalit kanë të drejtë të festojnë ,aspi nuk fitonin një ndeshje ndaj Chelseat që nga tetori i 2011, ndërsa Arsen Wenger feston ashtu sic duhet përvjetorin e mbretërimit të tij 20 vjecar në krye të topcinjve.

Related Posts :