Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“5 mënyra për të vonuar plakjen” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“5 mënyra për të vonuar plakjen” plus 9 more Gazeta SHQIP


5 mënyra për të vonuar plakjen

Posted: 19 Sep 2016 02:00 AM PDT

Qëndroni të rinj dhe të shëndetshëm me këto këshilla të vlefshme ushqyerjeje

1. Vononi plakjen

5Një studimi i ri i ndërmarrë në 4 shtete nga Këshilli Europian i Informacionit rreth Ushqimit, ka zbukuar se dita mesdhetare, e cila më herët është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerin, mund të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme faktorët që kanë lidhje me procesin e plakjes.

2. Debati i madh për peshën

1Të ngopur nga studimet dhe dietat e shumta me synim rënien në peshë, sajti i ri Vox u konsultua me 60 studime të lidhura me humbjet në peshë dhe foli me 9 ekspertë duke konkluduar se 'ajo çfarë hani dhe në ç'sasi ka impakt më të madh në fizikun tuaj se sa ushtrimet në palestër'.

Ushtrimi i vazhdueshëm ka një ndikim të madh dhe pozitiv në shëndet dhe mirëqenie, por shmangia e një petulle nga dieta ushqimore mund të jetë më efikase në humbjen e peshës se sa koha e kaluar në palestër.

3. Konsumoni fruta

2100 gramë është sasia e frutave të freskëta që një person duhet të konsumojë çdo ditë për të reduktuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemër, sipas një studimi 7-vjeçar të universitetit të Oksfordit, i realizuar tek 500 mijë të rritur në Kinë.

4. Provo pak çokollatë

3Një studim nga Universiteti Kinsgston, në Britaninë e madhe ka konkluduar se konsumimi i çokollatës së zezë (jo të bardhë) për 14 ditë do t'ju japë një performancë të vërtetë atletike.

Fruti i kakaos përmbajnë epicatechin, një flavonol që rrit oksid nitrik në trup, duke ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut dhe duke lejuar një sasi më të madhe gjaku të arrijë tek muskujt.

5. Pije edhe një filxhan

4Një studimi i publikuar në revistën 'Sciente' pohon se mikrobet në kos nuk janë aq të rëndësishme sa t'i japin trupin tonë larminë e baktereve të shëndetshme nga burime të ndryshme ushqimore.

Çuditërisht rol pozitiv në këtë drejtim luan edhe vera apo kafeja, të cilat kanë aciditetin e duhur për të ndihmuar bakteret e shëndetshme së bashku me frutat, perimet, çajin apo kosin. Nga ana tjetër, në listën e ushqimeve që 'nuk duhen konsumuar' janë pijet e gazuara, pijet energjike, sheqeri apo ëmbëlsirat artificiale.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vdekja e shtatzënës, Prokuroria kërkon 45 ditë burg për mjekët

Posted: 19 Sep 2016 01:46 AM PDT

koco-gliozheniProkuroria e Tiranës pritet të kërkojë në gjykatë masën e sigurisë "arrest ne burg" me afat 45 ditë, për dy mjekët e maternitetit "Koço Gliozheni". Ata akuzohen nga familjarët e 35-vjeçares Aida Çajku për mjekim të pakujdesshëm.

Organi i akuzës pritet të kërkojë masën e sigurisë "arrest në burg" me afat 45 ditë, për dy mjekët Dritan Decka dhe Helidon Klosi, deri në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor.

Dy mjekët primarë në materniteti "Koço Gliozheni" u ndaluan mbrëmjen e së shtunës, pasi nga hetimet u konstatua neglizhencë dhe mjekim i pakujdesshëm i gruas shtatzënë.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Merkel bie edhe në Berlin, CDU performancën më të ulët që nga 1990

Posted: 19 Sep 2016 01:39 AM PDT

_91293286_mediaitem91293285Vazhdon rënia e kancelares Angela Merkel. Partia e saj, CDU paraqiti në Berlin performancën më të ulët zgjedhore që nga viti 1990. Ndërkohë, Alternativa kundër Emigrantëve do të hyjë në parlament për herë të parë.

Popullariteti i Merkel ka rënë që pas vendimit të saj për të lejuar që mbi 1milionë emigrantë të hyjnë në Gjermani. CDU ka fituar 17.6% të votave, rezultati më i keq i regjistruar ndonjëherë në Berlin.

Reagimi i ashpër kundër politikës së Merkel ka ngritur pyetjen nëse ajo do të vijojë të mbajë mandatin e katërt vitin e ardhshëm. Merkel ka hequr dorë nga slogan i saj i fushatës "Ne mundemi t'ia dalim". “Është bërë një slogan i thjeshtë, një formulë pothuajse e pakuptimtë", tha Merkel.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Brindisi, gjendet e braktisur një gomone me 1 ton hashash, vinte nga Shqipëria

Posted: 19 Sep 2016 01:23 AM PDT

hashash-droge-gomone
Foto ilustruese

Një gomone me 1 ton hashash është gjetur e braktisur në ujërat e Brindisit. Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza ndoqën gomonen nga Mifoli deri në Brindisi.

Policia italiane është vënë në ndjekje të trafikantëve, por këta të fundit kanë mundur të shpëtojnë, duke braktisur skafin në Brindisi.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sherr mes çiftit shqiptar dhe atij gjerman, dy të shoqëruar

Posted: 19 Sep 2016 01:14 AM PDT

policiaNë zonën e plazhit tw Bunecit mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një konflikt midis një çifti shqiptarë dhe një çifti bashkëshortësh gjermanë. Në konflikt e sipër, çifti shqiptar  ka dëmtuar lehtë shtetasin gjerman J.C. dhe më pas janë larguar me shpejtësi, duke përfituar nga errësira.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pagesës së parkimit të automjetit gjerman “Rulot”, tarifë e cila është kërkuar nga ana e çiftit shqiptar duke mos qenë pronarë të vendit.

Policia është vënë në ndjekje të çiftit shqiptar dhe ka bërë të mundur kapjen e tyre në aksin rrugor Himarë-Vlorë, pranë Orikumit.

L.S., 41 vjeç dhe D. N., 28 vjeç, janë shoqëruar drejt stacionit të policisë Himarë për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rrëzimi i avionit, avokati i pilotit: Guidi erdhi në Shqipëri për turizëm, jo për drogë

Posted: 19 Sep 2016 01:00 AM PDT

guido-guidiAvokati i pilotit italian Guido Andrea Guidi, mohoi akuzat ndaj klientit të tij. Ai deklaroi se klienti i tij ka ardhur në Shqipëri për turizëm.

Në një prononcim, avokati Aleksandër Ndrejaj thotë se piloti italian nuk merrej me trafik droge.

"Piloti italian kishte ardhur për turizëm. Nuk është e vërtetë që Guidi merrej me drogë dhe nuk ka bërë asnjë pakt me Prokurorinë. Guidi nuk ka folur për emra të porositësve të drogës. Në telefonin e tij u gjetën vetëm emra të familjarëve. Akuza e vetme ndaj tij është për shkeljen e hapësirës ajrore. Ulja e avionit ishte një veprim i detyruar pas defektit që pësoi në ajër", ka thënë Ndrejaj.

Avioni tip "Piper" që drejtohej nga piloti 69-vjeçar Guido Guidi ra të enjten e kaluar në grykëderdhjen e Ishmit.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nishani në OKB në Nju Jork me ftesë të Ban Ki-Moon

Posted: 19 Sep 2016 12:50 AM PDT

Bujar-Nishani-1Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Thompson, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me zonjën e parë, Odeta Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju Jork.

Në këtë veprimtari të rëndësishme botërore të diskutimit të çështjeve dhe problemeve më të mprehta të kohës si ato të lidhura me paqen dhe sigurinë globale, krizën e refugjatëve dhe migracionin, përmirësimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave ndërkombëtare, etj.

Gjatë debatit të përgjithshëm të Sesionit të 71-të, Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalë duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e më pas do të marrë pjesë në Ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, si dhe do të diskutojë edhe në segmentin e Nivelit të Lartë të AP-së në kuadër të 30-vjetorit të Deklaratës për të Drejtën për Zhvillim.

Presidenti Nishani do të bashkëdrejtojë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Frans Timmermans, Tryezën e Rrumbullakët të Diskutimit të Takimit të Nivelit të Lartë mbi ndarjen të bashkuar të përgjegjësisë globale për refugjatët dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme dypalëshe me homologë nga Evropa si dhe nga bota.

Gjithashtu Presidenti i Republikës është i ftuar dhe do të marrë pjesë në punimet e sesionit plenar të Takimit Vjetor 2016 të Nismës Globale Klinton ku do të diskutohet për "Partneritetin e Begatisë Globale".

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Nishani do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit dhe anëtarë të shumtë të Bashkësisë shqiptaro-amerikane si dhe do marrë pjesë në disa veprimtari të tjera me karakter ekonomik, kulturor e shoqëror ku do të vlerësojë personalitete të shquara shqiptare e amerikane me kontribut thelbësor në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.

Presidenti Nishani do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington D. C., ku do të ketë edhe takime të rëndësishme me personalitete dhe figura politike të zgjedhura në nivel vendor dhe kombëtar, si dhe do të vizitojë Memorialin kushtuar viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Pentagon.

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës në Shtetet e Bashkuara do të përmbyllet në qytetin e Çikagos ku do të marrë pjesë në veprimtaritë ekonomike, kulturore dhe shoqërore në kuadër të thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve të gjithanshme historike dhe strategjike shqiptaro-amerikane.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dëbohet nga Gjermania shqiptari i sëmurë

Posted: 19 Sep 2016 12:46 AM PDT

ilir-semundjeGjermania ka dëbuar një shqiptar, i cili kishte nevojë që të kryente një operacion që kushtonte 7500 euro.

Edhe pse ishte i sëmurë Ilir Shala është dëbuar nga Gjermania në Shqipëri, pasi vendi ynë është shpallur një vend i sigurt, shkruan "albinfo.ch".

Ai tashmë së bashku me fëmijët e tij dhe gruan është kthyer. Ata ishin vendosur në Greven për Vitin e Ri më 2014 për një jetë më të mirë.

Por, kjo përpjekje dështoi, pasi Shqipëria llogaritet një vend i sigurt dhe kështu azili nuk i është miratuar. Ai qëndroi në Gjermani, pasi kishte probleme shëndetësore me eshtrat, ka lëvizshmëri të kufizuar.

Edhe mjekët gjermanë e kanë diagnostikuar me sëmundje, por operacioni i tij kushtonte rreth 7500 euro dhe ndërhyrja nuk u realizua.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Morinë, prangoset 41-vjeçari, kërkohej nga Luksemburgu për vjedhje

Posted: 19 Sep 2016 12:36 AM PDT

largea_prangat-620x3121459929575Policia e Kukësit ka prangosur sot në pikën e kalimit kufitar Morinë 41-vjeçarin Driton Delilaj nga Kosova, pasi ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Luksemburgut për akuzën e vjedhjes me armë.

Siç raporton policia, nga shërbimet e policisë kufitare Morinë, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i të kërkuarit, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë së Luksemburg për veprat penale të "Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje"dhe "Vjedhje me armë ose e organizuar me thyerje".

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 19 shtator 2016

Posted: 19 Sep 2016 12:30 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Edhe pse sot jeni impulsive, ne momente te caktuara do te ndaloni dhe do te mendoni mire ate se cfare do te beni.

DEMI

Sot edhe pse duhet te rrini shume kohe ne pune mos u shqetesoni. Eshte mire te rekuperoni ne kohe sepse do tju nevojitet.

BINJAKET

Sot do te keni nje dyluftim ndjenjash midis miqve tuaj dhe partnerit. Do tju vene perballe nje zgjedhjeje te veshtire.

GAFORRJA

Edhe pse ne pergjithsi jeni shume egoist sot do tju duhet ti beni ju zgjedhjet per familjen tuaj. Jeni ne pozite te veshtire.

LUANI

Dita e sotme eshte mjaft me fat per te lindurit e kesaj shenje. Cdo gje do te shkoje me mire sec e keni menduar.

VIRGJERESHA

Nje ngerc i momentit sot do te beje te ndryshoni gjithe programin e dites. Pa zgjidhur kete problem nuk mund te ndermerrni asnje veprim.

PESHORJA

Sot do te jeni mjaft te drejte lidhur me keshillat qe do tju kerkohen. Mund te pozicionoheni vetem ne ato raste qe mendoni se eshte zgjidhja me e mire.

AKREPI

Keni kohe qe keni filluar aktivitetet fizike dhe ndjeni qe kjo gje I ben shume mire shendetit tuaj.

SHIGJETARI

Kjo dite do tju ofroje emocione te forta dhe do te ndjeheni te perkedhelurit e fatit.

BRICJAPI

Sot dita paraqitet e qete dhe ju do te doni ta shijoni ne cdo moment. Nje surprize e bukur ne horizont.

UJORI

Edhe pse doni te niseni ne nje udhetim e keni axhenden shume te zene keto kohe. Mjaft aktivitete duan patjeter bashkepunimin tuaj.

PESHQIT

Edhe pse duket sikur po shpenzoni shume keto kohe nuk eshte e vertete. Po merrni thjesht ato gjera qe i keni shume te nevojshme.

19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Related Posts :