Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“7 profesionet që sot nuk ekzistojnë më” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“7 profesionet që sot nuk ekzistojnë më” plus 9 more Gazeta SHQIP


7 profesionet që sot nuk ekzistojnë më

Posted: 12 Sep 2016 02:30 AM PDT

Progresi teknologjik ka përmirësuar kushtet e përgjithshme të punës dhe ka çuar përfundimisht në pension disa profesione. Shumë prej tyre, kur në një kohë kanë qenë të nevojshëm, sot nuk do të kishte më arsye që të ekzistonin. Në po ju rendisim disa prej profesioneve në botë, që janë zhdukur.

  1. Zgjuesi i njerëzve nga gjumi

extinct-vintage-jobs-5-1-900x600Përpara se alarmi i orës për zgjim,  të shpërndahej nëpër shtëpi, më parë kjo bëhej nga njerëzit. Ata shkonin tek shtëpia, e u binin portave dhe dritareve me shkopinj të gjatë. Nuk lëviznin prej aty deri sa të ishin të sigurt që po i zgjonin njerëzit nga shtrati, ku këta të fundit duhet të shkonin në punë, në orarin e caktuar. Ky profesion ka qenë i përhapur më shumë në Angli dhe Irlandë.

  1. Mbledhësit e birilave të lojës së bowling-ut

bowling_web-900x600Mbledhësi i parë automatik i birilave doli në 5 prill 1946. Përpara kësaj date, ata që i mblidhnin birilat e rrëzuara dhe që i repozicionin në fund të pistës ishin ata që quheshin "pin's boy".

  1. Ndezësit e llambave

con_h_19-00008316_web-900x600Në shekullin  e 19, ndriçimi dhe gazi u bënë metodat kryesore që përdoreshin për të rrezikuar qytetin gjatë natës. Llambat e para në rrugë, kërkonin ndërhyrjen e një personi që t'i ndizte. Në disa rrethana, ndezësit e llambave shërbenin edhe si rojet e natës në qytet. Sot ky profesion ruhet vetëm në disa zona (për shembull në disa lagje të Londrës", si trashëgimi historike apo atraksion turistik.

  1. Prerësit e akullit

izmirusas-profesijas-s640x328-420934-1020-900x600Përpara ardhjes së teknikave moderne të ftohjes, më parë kishte njerëz që formonin blloqe akulli për të mbajtur ushqimet e freskëta. Ata ua shisnin njerëzve që donin të ruanin ushqimet më gjatë. Mjetet që përdornin dhe pesha e ngarkesës, e bënte këtë profesion mjaft të rrezikshëm.

  1. Shfarosësit

rats-900x600Këto imazhe të famshme në Anglinë Viktoriane, janë shumë domethënëse. Shfarosësit kapnin minjtë me duart e tyre, duke përdorur qentë e stërvitur për këtë çështje. Rreziku për tu kafshuar ishte gjithmonë iu madh, por puna nuk mund të ndalte. Historikisht minjtë kanë qenë të lidhur me përhapjen e epidemive, e për pasojë ata duhej të shfaroseshin.

  1. Transportuesit e barutit

con_h_24-738321_web-900x600Një punë e frikshme për fëmijët në luftanije ishte edhe transportimi i barutit. Ky profesion ka qenë përhapur nga shekulli 16-19, dhe furnizonte me barut topat. Kjo foto është shkrepur në një luftanije amerikane mes vitit 1864-1865. Ky profesion përbuzës ishte rezervuar për fëmijët, për shkak të shkathtësisë së tyre dhe shtatit të shkurtër: karakteristikë që i lejon ata të lëviznin në hapësirat e ngushta të anijeve, duke shmangur edhe goditjet nga armiqtë.

  1. Ç'varrosësit e kufomave

con_h_24-261112_web-900x600Ky është profesioni më fatkeq dhe më pak i ligjshëm. Në shekullin 19, trupat e njerëzve varroseshin  dhe dërgoheshin në universitet për arsye kërkimore. Për të marrë një kufomë në rrugë ligjore, nuk ishte e lehtë, kështu që u besohej këtyre profesionistëve.

 

Si. Mu

 

Koreja e Jugut: Kim Jong Un është gati të kryejë testin e gjashtë bërthamorë

Posted: 12 Sep 2016 02:28 AM PDT

_91161737_mediaitem91161735Zyrtarët e Koresë së Jugut deklaruan se Koreja e Veriut mund të kryejë një provë bërthamore në çdo kohë.

Veriu kreu një test të fuqishëm bërthamorë të premten, por mendohet se testi i gjashtë mund të jetë akoma më i fortë.  Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes theksoi se ka ende një tunel të papërdorur, i cili mund të përdoret në çdo kohë për shpërthimin e gjashtë bërthamorë.

Testi i fundit i Koresë së Veriut ka sjellë një reagim të ashpër nga fqinji Jugor. Koreja e Jugut deklaroi se nëse Kim Jong Un bën një tjetër provë të fuqishme bërthamore, atëherë ka një plan për asgjësimin e kryeqytetit koreano-verior.

Ekspertët e kanë cilësuar si mjaft shqetësuese këtë situata, duke theksuar se kjo mund të sjellë një luftë mes dy koreve.

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burri që jetoi 555 ditë pa zemër

Posted: 12 Sep 2016 02:19 AM PDT

heart-4Babai i tre fëmijëve, me një gjendje të rëndë kardiake, ka jetuar 555 ditë falë një zemre artificiale të lëvizshme. Në mes të muajit maj, bëri një transplanto zemre, por më parë ka jetuar pa një të tillë. Stan Larkin, pati probleme me zemrën që në moshë 16-vjeçare.

600x315-1421424982Rrahjet e zemrës ishin të parregullta dhe kështu që ai rrezikonte arrestin kardiak në mënyrë të befasishme. Kështu që mjekët i instaluan një defibrilator, një zgjidhje kjo që ishte e përkohshme. Por sëmundja  e tij rëndohej duke bërë që zemra të mos pomponte gjak.

stan-larkin-wearing-his-artifical-heartLarkin u vu në listën e pritjes së një transplanti zemre në SHBA, por për të jetuar, mjekët ia hoqën zemrën dhe i vendosën atij një artificiale. Makina e quajtur "Big Blue", e detyroi që të qëndronte në shtrat. Më pas një pajisje tjetër iu instalua,  e cila ishte e lëvizshme .

1465488630_1Ajo u provua nga "Food and Drug Administration" (FDA) dhe peshonte 13.5 kg. Ajo ishte vendosur në një çantë shpinë. Burri jetoi me këtë zemër të lëvizshme dhe artificiale për 555 ditë, deri sa bëri transpalntin e zemrës.origin_98b181f253182e510e322f439877c733

 

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Cërrik, grabitet me dhunë roja e një firme automjetesh

Posted: 12 Sep 2016 02:11 AM PDT

Grabitje baneseDy shtetas grabisin me dhunë rojën e automjeteve të një firme në Cërrik, në pranga një prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Burimet bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Aleksandër Muça, 31 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në afërsi të fshatit Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojën një firme automjetesh, shtetasin M.C., 56 vjeç, banues në Gramsh.

Grabitësit dyshohet të kenë marrë dy bateri në një kamion të firmës dhe më pas janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa DK 299 KY, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nesër nis viti i ri shkollor, nxënësit nuk janë pajisur me libra

Posted: 12 Sep 2016 02:08 AM PDT

tekste shkolloreNesër do të nisë viti i ri shkollor 2016-2017 për sistemin parauniversitar. Mijëra fëmijë do t’i drejtohen bankave të shkollave.

Mirëpo, ashtu si një vit më parë, edhe sivjet nxënësit do ta nisin shkollën pa u pajisur me të gjithë librat. Ndonëse u premtua nga Ministria e Arsimit që viti i ri shkollor do i gjejë të gjithë nxënësit me libra, kjo mbeti thjesht një premtim.

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkup, regjistrohet tërmeti i katërt, dridhje edhe në Kosovë

Posted: 12 Sep 2016 01:48 AM PDT

auto_macedoniaearthquake-6c4f61473624602Një tjetër tërmet raportohet të jetë regjistruar në Shkup, në lagjen Novo Lisiçe. Dridhja është regjistruar në orën 20:55, me intensitet të vogël, ndërsa kjo ka shkaktuar sërish shqetësim tek qytetarët.

Ndërsa, mëngjesin e sotëm në orën 07:00 tërmeti ishte me intensitet 3.9 shkallë Rihterit. Gjithashtu dy tërmete tronditën dje vendin, ku njëri prej të cilëve ishte me magnitutë 5.1 ballë.

Deri tani nga spitali i Shkupit konfirmohet për 50 të plagosur. Raportohet edhe për dëme të mëdha materiale.

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tepelenë, sekuestrohet 10.7 kg hashash; në pranga poseduesi

Posted: 12 Sep 2016 01:43 AM PDT

dorge-ne-makine-12-shtator thashe-me-droge-2 droge-ne-makine-12-shtator-2016 hashash-ne-makine

Goditet një tjetër rast i “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” në Tepelenë, arrestohet në flagrancë poseduesi. Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë sekuestruar 10.7 kg kanabis dhe prangosën shtetasin  Xheron Alikaj,  27 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot më datë  shtator 2016, rreth orës 00.30 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Rruga e Bënçës”,  me drejtim lëvizje për në qytetin e Tepelenës është konstuar automjeti me targa AA 086 AK, me drejtues mjeti shtetasin e mësipërm,  ku pas kontrollit  të ushtruar nga shërbimet e policisë ,në pjesën e sediljeve të pasme u gjetën dy qese me ngjyrë të zezë me lëndë të  dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa , me peshë totale 10.7 kg.

Materialet në ngarkim të shtetasit Xheron Alikaj  i kaluan Prokurorisë Gjirokastrës për veprime të mëtejshme,   për veprën penale "Prodhim dhe shitje te narkotikeve".

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Hillary Clinton diagnostikohet me pneumoni; anulon udhëtimin në Kaliforni

Posted: 12 Sep 2016 01:37 AM PDT

_91159951_hi035229308Kandidatja demokrate për presidente Hillary Cllinton është diagnostikuar me pneumoni. Një ditë më parë, ajo humbi ndjenjat gjatë ceremonisë përkujtimore të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001. Pas kësaj, ajo kreu vizitat e nevojshme mjekësore dhe mjekët arritën në përfundimin se Clinton vuan nga pneumonia. Stafi i saj bëri me dije për mediat se ajo po trajtohet me antibiotik. Ndërsa mjekja e saj theksoi se Clinton po e merr veten mirë.

Mjekja personale i ka kërkuar kandidates republikane që të rishikojë axhendën dhe të marrë disa ditë pushime.

Mjekja personale Lisa Bardack tha: “Sekretarja Clinton ka kaluar një kollë alergjike. Të premten, gjatë kontrollit të radhës ajo u diagnostikua me pneumoni. Ajo po trajtohet me antibiotik dhe është këshilluar që të pushojë dhe rishikojë axhendën”.

Clinton njoftoi se ka anuluar udhëtimin që do zhvillonte sot në Kaliforni, ku do të mbante edhe një fjalim për ekonominë.

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, asgjësohen 11308 rrënjë kanabis

Posted: 12 Sep 2016 01:36 AM PDT

parcela parcela-3 parcela-2

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin anti-kanabis, duke asgjësuar 11 308 rrënjë kanabis sativa, që ishin mbjellë në 62 parcela.  Policia ka shpallur në kërkim 3 shtetas të dyshuar si kultivues të drogës.

Me ndihmën e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Vaut të Dejës dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, operacioni u zhvillua në territorin e njësive administrative Pult, Shllak e Temal.

Policia sqaron se si rezultat i kontrollit të ushtruar në datë 11 shtator 2016 u arrit që në Pult të Shkodrës të asgjësoheshin me anë të djegies 36 parcela me një numër prej 8777 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis – sativa.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (mitraloz) model-56 dhe një kuti me 18 fishekë model-56. Nga verifikimet hetimore, u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve, konkretisht.

N.M, 56 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult

Gj.K, 40 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult

Rr.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult

Gjithashtu në Shllak e Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 26 parcela me një numër prej 2531 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis – sativa me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren të thyer malor

Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin  e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprat penale "Kultivim të bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe  municionit".

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

LETËR NJË SHKOLLARI

Posted: 12 Sep 2016 01:07 AM PDT

LEDI SHAMKU

ledi-shamkuE Diela jote e fundit e pushimeve të verës. Këtë javë do t’i kthehesh shkollës. Lum ti! Ta them sinqerisht, edhe unë do doja të isha sërish në shkollë! Shumë hapa do t’i hidhja ndryshe, ndaj dua të flas me ty që je ende në kohë.

Së pari të them që shkolla nuk të bën të ditur; shumë po shumë dije do t’i marrësh vetë, me sprova e lexime e punë, pasi ta kesh mbaruar shkollën. Shkolla është një lloj shigjete e Kupidit, një rreng i bukur, më i bukuri i rrengjeve që ti të mbetesh përherë i varur nga dija, që ti të duash të dish derisa të rrosh. Këtë rreng e kanë në dorë mësuesit po e ke edhe ti vetë. Mos lejo askënd të shuajë pikëpyetjet e tua! Mos u lodh e mos u mërzit nga tekste që mund mos të të joshin, as nga provime të hartuara mërzitshëm! Gërmo te ato që të pëlqejnë, gërmo shumë! Lexo ç’të mundesh për ato që të pëlqejnë. Lexo pa paragjykim, s’ka rëndësi në janë lexime shkollore, në janë libra apo informacione interneti, s’ka fare rëndësi – vetëm lexo, gërmo, pyet, mendo dhe fol! Pyet dhe mendo!

Të hënën në darkë, para se të gdhijë fillimviti i ri shkollor, pyete veten se cili a cila don të jesh në jetë. Jo çfarë don të bëhesh, këtë nuk e ke ende të qartë, po cili don të jesh, çfarë njeriu don të jesh! Pyete veten të hënën në darkë dhe pyete çdo darkë! Njoh plot njerëz moshatarë me mua (pra shumë më të mëdhenj se ty) që këtë pyetje nuk ja kanë bërë ende vetes, ma beso! Dhe tash ata kanë hyrë në t’atillë ritëm jete që s’kanë më as kohë e as dëshirë për një pyetje-përgjigje të këtij lloji. Pyete veten – përgjigjen e ke te shkolla! Shkolla të bën të lirë, ta dish! Një njeri i shkolluar mirë nuk është një njeri dosido; një njeri i shkolluar mirë është një njeri i lirë. I LIRË dhe me shtyllë të plotë kurrizore për t’i qëndruar mandej kurtheve të jetës nga të cilat po të përmend veç dy më të zorshmet: servilizmin e mendjes dhe korrupsionin e shpirtit. Pyete veten çdo natë a don të mbrohesh nga këto dy kurthe. E nëse vetja të thotë po, atëherë shkollohu mirë, studio fort dhe do gjesh mbrojtjen!

Mbaji fort shokët e klasës, sidoqofshin mbaji fort! Mos u tut t’i ndihmosh kur kanë nevojë, edhe në iu dashtë ndonjë kopjim a tregim i vockël në provimet e kapitullit! Në fazën e formimit të karakterit ku ti je ka më shumë vlerë solidariteti sesa dija, ma beso!

Pyet për atë që s’di dhe thuaje atë që di, ashtu si ta dish, pa patur hall në ta aprovon apo jo zysha. Thuaje siç e mendon; ca vite më vonë për ty do ketë më shumë rëndësi si të gjykon vetja sesa si të ka gjykuar zysha. Dëgjo dhe pyet, mos u kurse, mos ki frikë si dukesh! Druaj si je jo si dukesh!

Tash po të lë të qetë të shijosh të djelën tënde të mbrame të pushimeve se më duket të shkrova gjatë. Por kam merak për ty dhe madje të kam zili! Të qoftë vit i mbarë e i vlertë. Koha shkollore nuk kthehet pas. Jetoje me mend e me dinjitet.

Me gishta kryqëzuar për ty shkollar, cilido qofsh ti!

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :