Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“8 sekretet më të rëndësishme për t’i theksuar sytë edhe më tepër” plus 5 more femra.net

loading...

“8 sekretet më të rëndësishme për t’i theksuar sytë edhe më tepër” plus 5 more femra.net


8 sekretet më të rëndësishme për t’i theksuar sytë edhe më tepër

Posted: 02 Sep 2016 05:36 AM PDT

grim-sekrete-theksuar-syte-teper

8 sekretet më të rëndësishme për t'i theksuar sytë edhe më tepër

Sytë janë pasqyrë e shpirtit të njeriut. Femrat gjithmonë gjejnë mënyra të ndryshme për t'i vënë në pah apo theksuar sytë në mënyrë që të duken më të mëdhenj.

Ja disa nga këshillat që do të ju ndihmojnë shumë:

1. Theksimi i vetullave

Vetullat e bukura janë zbukurimi më i rëndësishëm i fytyrës së njeriut. Ju mund të përdorni një laps apo hijëzim për vetulla, në mënyrë që ti theksoni dhe t'u jepni formë.

693455-650-1458489167-2

2. Aplikoni hijëzues

Hijëzuesi është një preparat kozmetik që i jep shkëlqim lëkurës suaj. Që ti theksoni sytë edhe më shumë, aplikoni konturim në zonën rreth syve e më pas përdorni hijëzuesin për ndriçimin e pjesëve të brendshme të syve.

692755-650-1458489167-collage1231

3. Vizatoni paraprakisht harkun apo linjën e syrit

Kjo nuk është asnjëherë jashtë mode, andaj merrni një laps apo llajner për sy dhe vizatoni kënde apo linja të mahnitshme. Duken shumë mrekullueshëm!

692955-650-1458489167-Redefine-Your-Cat-Eye

4. Krijoni hijëzim "smokey eye"

Ky lloj hijëzzimi është një nga teknikat më të njohura të makiazhit. Ëshstë e përshtatshme edhe gjatë ditës por edhe natën, duke i theksuar sytë tuaj dhe duke i bërë më të ndritshëm.

693155-650-1458489167-collage1

5. Mos harroni për lapsin e bardhë të syve

Që t'i bëni sytë të ju duken më të mëdhenj, aplikoni apsin e bardhë për sy në fillim të zonës së syrit, lart dhe poshtë, vetëm në skajet në fillim të syrit.

692905-650-1458489167-collage42341

6. Lakoni qerpikët për volum më të madh

Përdorni një lakues për qerrpikët, dhe kështu do të fitoni qerpikë të bukur dhe shumë natyral.

693105-650-1458489167-61357

7. Zgjatni qerpikët

Që ti zgjeroni qerpikët tuaj, merrni maskarën dhe filloni ti lyeni qqerpikët një nga një, në mënyrë vertikale dhe lart-poshtë. Kështu do të mund ti kushtoni vëmendje secilit qerpik në vete.

692855-650-1458489167-collage32313

8. Aplikoni buzëkuq nudo

Nëse dëshironi i theksoni më shumë sytë, atëherë mos përdorni buzëkuq të ndritshëm. Zgjidhja perfekte do të ishtë një shkëlyes buzësh i ndritshëmapo ndonjë nuancë nudoe buzëkuqit./femra.net/

692705-650-1458489167-collage32131231


 

Der Beitrag 8 sekretet më të rëndësishme për t'i theksuar sytë edhe më tepër erschien zuerst auf femra.net.

11 kombinimet e veshjes së nënës suaj që sot po i rikthehen modës

Posted: 02 Sep 2016 02:05 AM PDT

veshje-tren-mode-dukje-vitet-nena-veshjte

Thonë që historia ka tendencë të përsëritet, dhe kjo është gjithashtu shumë e vërtetë edhe sa i përket modës. Me sa duket, tendencat e modës po rikthehen sërish në stilet e mëparshme dhe përcjellëset e modës nuk dëshirojnë të gjurmojnë nëpër duqane për blerje të rrobave moderne, por që kërkojnë nëpër dollapet e rrobave të nënave të tyre, veçanërisht rroba të viteve të 60-ta apo 70-ta. Duhet patjetër të provoni këtë sepse me siguri që nëna juaj ka qenë një nga veshëset më të mira në klasën e saj.

Bright Side ju inkurajon që të shikoni në sirtaret e nënave tuaja më me kujdes. Ku i dihet? Ndoshta disa sende nga e kaluara do të ju frymëzojnë që të krijoni një pamje super-elegante?!

1. Maxi fustan nën supe

Duket sikur fustane te gjata dhe fundet nuk dalin kurrë nga moda. A e keni vërejtur se kjo veshje është një nga tendencat më të njohura të modës për disa sezona rresht? Gjatë këtij sezoni dizajnuesit këshillojnë të vishni kombinime rroba me prerje nën supe.

5955255-1-1469697567-650-3db9db8bea-1471008342

2. Minifunde suede (kamoshi)

Përsëri, stili i viteve të 70-ta takohet me pantallonat e shkurtra apo minifundet prej kamoshi, të bëra shpesh me teknikë lara-lara. Ky kombinim shkon mirë më një palë sandale të zakonshme.

5954855-2-1469702186-650-c9c336e1a0-1471008342

3. Pantallona të ngjitura

Të gjata apo të shkurtra, të bëra nga material i xhinsit, të trasha apo të holla të bëra prej pëlhurave të lehta, të thjeshta apo me printime- ky model i pantallonave të ngjitura është kthyer shumë në modë.

5954705-3-1469760987-650-80e07807b1-1471008342

4. Tunikë e qendisur

Tunikat dhe verzionet tjera të ngjashme të punuara kryesisht me dorë, kanë qenë një kombinim i veshjes së shumë fashionistave përgjatë viteve të 60-ta. Këto lloj tunika të punuara me delikatesë mund ti vishni tani gjatë një shetitje në plazh.

5954755-4-1469763143-650-4b7c771c7c-1471008342

5954805-5-1469763969-650-8dd0698945-1471008342

5. Xhinse të ngjitura deri mbi bel

Xhinset asnjëherë nuk dalin jashtë mode, por ideja se si do të duken nga dizajnerët, vazhdimisht ndryshon. Një nga modelet më të njohura është modeli i xhinseve të ngjitura deri në pjesën mbi bel, ose ndryshe quhen si "mom xhinse".

5954905-6-1469764272-650-ef97c2bb32-1471008342

6. Maicë me modele të ndryshme të printimeve

Sigurisht është një mënyrë e lehtë për të blerë një të tillë. Sidomos sot, ku çdo brend i njohur ka shumë për të ofruar. Por nëse keni një maicë të cilësisë së mirë dhe një detaj printues të veçantë, padyshim që veshja juaj do të jetë shumë unike nga të tjerët.

5955055-7-1469787031-650-cee6013ccc-1471008342

7. Xhinse me model 'zileje'

Ky model bëhet i njohur nga koha në kohë, por nuk qëndron në modë për shumë kohë. Përderisa të gjitha vajzat veshin këto lloj xhinse në Milano, ju mund të përpiqeni të gjeni një palë të tilla në mesin e rrobave të vjetra si dhe të ndjeheni një ikonë e stilit të vërtetë.

5954955-8-1469764962-650-7ec8440591-1471008342

8. Pantallona të shkurtra prej kamoshi

Veshjet të bëra nga lëkura e vërtetë qëndrojnë në mënyrë perfekte nëse kujdeseni mirë për to. Ju mund të gjeni ndonjë palë pantallona ngjyrë bezhë nga veshjet e mëparshme dhe të dukeni njëlloj me stil sikur para disa dekadave.

5955005-9-1469765144-650-c37b0d32c0-1471008342

9. Bluzë apo këmishë me dantelë

Nënat tona, madje edhe gjyshet kanë përdorur gjatë jetës së tyre këmisha të bardha me dantelë. Nëse nëna juaj ka ende një veshje të tillë, atëherë është koha e duhur që ti jepni një shans tjetër për të modifikuar veshjet tuaja.

5955105-10-1469765392-650-7b0ddce40a-1471008342

10. Pantallona të gjera

Keni shumë opsione për të zgjedhur sa i përket zgjedhjes së pantallonave në përgjithësi. Një model i tillë janë pantallonat e gjera nga beli sipër e deri te këmbët poshtë.

5955155-11-1469765595-650-e4d014d43f-1471008342

11. Fustane Denim

Fustanet me material prej xhinsi janë kulmi i kësaj vere. Dhe, më e rëndësishmja, ju mund të keni shumë përzgjedhje, si minifund, fustane, këmisha etj. Për sa kohë që është prej material xhinsi, ju jeni në përfitim!/femra.net/

5955205-12-1469776440-650-ecc8403f94-1471008342


 

Der Beitrag 11 kombinimet e veshjes së nënës suaj që sot po i rikthehen modës erschien zuerst auf femra.net.

Kur e kuptova se lidhja ime kishte përfunduar?!

Posted: 02 Sep 2016 01:54 AM PDT

dija-lidhja-ime-perfunduar

Më gjykonte për pamjen time

" Kisha një palë xhinse të reja dhe e pyeta se çfarë mendon për ato. Ai mu përgjigj: Nëse do humbje pak peshë do isha krenar që jam i dashuri yt" thotë Gita.

Pse ishte në të drejtë: E zbulonte se çfarë fshehej në të ardhmen, ai kishte potencialin që të dëmtonte vetëbesimin e saj edhe në momente kur ajo ndjehej shumë mirë.

Nuk ndjeja asgjë

" Ishim bashkë për gjashtë vite dhe kur në pushimin tonë të fundit ai më puthi, nuk ndjeja asgjë. As mllef, as mërzitje, asnjë shkëndi të vetme. E kuptova se ishim bërë miq" Liza.

Pse ishte në të drejtë: Miqësia brenda lidhjes është e mirë mirëpo të mos ndjesh asgjë nuk është miqësi. Miqtë na bëjnë të ndjejmë diçka, ndërsa tek Liza nuk ka mbetur as vullneti për të ringjallur ndjenjat.

E pëlqeja dikë tjetër

" Ishim bashkë për dy vite derisa ai më bindi të martohemi. Menjëherë më pas një tip tjetër u fut në jetën time dhe menjëherë dëshiroja të isha në lidhje me të e jo me personin që do të martohesha" Sara.

Pse ishte në të drejtë: Të gjithë ne simpatizojmë dikë por në këtë rast kjo simpati zbuloi se sa të papërshtatshëm ishin Sara dhe burri i saj i ardhshëm. Në këso rastesh na ngelen dy mundësi, të punojmë në lidhjen dhe në gjërat që i mungojnë apo të vazhdojmë tutje me jetën.

Reagonte shumë ashpër

"Kisha dalë për darkë me miq kur mora disa sms me përmbajtje të ashpër dhe gjykuese se pse nuk kam pastruar banesën. Kur u ktheva në shtëpi, i kishte hedhur jashtë të gjitha gjërat e mia" Sofia.

Pse ishte në të drejtë: Duke qenë ashtu kontrollues dhe agresiv nënkuptonte rrezik në të ardhmen.

Nuk vinte në shtëpi

" Tha se ishte shumë i dehur dhe se do flinte në shtëpinë e kolegut të tij. Më pas e lexova një sms ku kërkonte nga miku i tij që të gënjente për të.

Pse ishte në të drejtë: Deri në këtë moment ajo nuk dëshironte ta pranonte se ai e manipulonte dhe e tradhëtonte. Pas kësaj është vështirë të kthehet besimi tek ai./femra.net/

 

Der Beitrag Kur e kuptova se lidhja ime kishte përfunduar?! erschien zuerst auf femra.net.

Ilustrime të shëmtuara që i kupton çdo vajzë

Posted: 02 Sep 2016 01:36 AM PDT

fotografi-vetem-vajzat-kuptojne

Kur vjen puna për pamje, të gjithë kemi të njëjtin shqetësim, apo jo? Shpenzojmë orë të tëra në rregullim, kurse rezultati përfundimtar është … Epo … Hm, a duhet të komentohet? Dhe sado që në atë moment të jeni të dëshpëruara, në fund, kur kujtojmë – na duket qesharake … E mundi!

Ka ditë kur ndihemi veçanërisht tërheqëse dhe joshëse, kështu që e anashkalojmë buzëkuqin. Por, a e dini se sa është vërtetë e vështirë të mos e prishim atë?! E pra, një veprim i gabuar dhe dukemi sikur jemi Vampire në kohën e lirë dhe sapo kemi sulmuar viktimën e gjorë!

ilustracije-1

Kur të del ndonjë 'mrekulli' që nuk është as puçërr, as pickim mushkonje … Por kruhet – uh! Prit unë ta hulumtoj. O-o … Uhm … Ndoshta megjithatë nuk …

ilustracije-2

Oh po … Të gjitha këto plane që më në fund të fillojmë me jetesë të shëndetshme, të kujdesemi çka hamë, të stërvitemi … Po, si jo? Pastaj vjen java para ciklit, kur hamë si të çmendur, pastaj vetë periudha e ciklit kur hamë si të çmendur, pastaj periudha pas ciklit kur hamë si të çmendur … dhe kështu në rreth! Qëllimi – gjithmonë hajmë si të çmendur, dhe fajin ia lëmë periodave!

ilustracije-3

Aaah! A ka ndjenjë më të mirë se këmbët e buta, të depiluara freskët? Por, a ka ndjenjë më të keqe se me lëvizjen e dorës prekë qimen për të cilën nuk e di si doli aty?! Apo më keq: vëreni se si i keni anashkaluar qimet e "poshtra" në gishtin e madh !!! Argh !!!

ilustracije-4

Punxhi me gjysmën e flokëve është aq trendi në këtë sezonë por, kur ne e lidhim, na mbeten vetëm edhe disa qime që bien lirshëm dhe aktrojnë flokët. Po, totalisht budallallëk … "Punxhi" nuk ia vlenë as të komentohet …

ilustracije-5

Dakord. OK. Tani vërtetë po fillojmë të stërvitemi. Trupi nuk rregullohet vetëvetiu për verë! Po, si jo. Do të ishim në rregull, kur me kollitje nuk i nxjerrim mushkëritë pas vrapimit të shkurtë!

ilustracije-6

Jeta e vajzave kaçurrele, pra, vërtetë nuk është e ndershme! Dy-tri orë i kalojmë duke drejtuar flokët, kurse efekti zgjat – gjysmë ore! Epo, ku arrijmë për gjysmë ore?!

ilustracije-7

A e ka parë dikush Drakullën? A jo, vetëm unë mbaj buzëkuq të errët

ilustracije-8

Prisni, vërtetë është aq e qartë se nuk jemi grimuar?! Uffaaa!/femra.net/

ilustracije-9

 

Der Beitrag Ilustrime të shëmtuara që i kupton çdo vajzë erschien zuerst auf femra.net.

Si foshnjat i shohin prindërit e tyre? Shkencëtarët kanë zbuluar diçka shumë interesante!

Posted: 02 Sep 2016 12:27 AM PDT

shkenca-zbukura-si-foshnjet-shikojn-prinderit

Shkencëtarët kanë zbuluar se si foshnjat e porsalindura i shohin prindërit e tyre – dhe është diçka shumë interesante!

Përderisa qëndrojnë në krevatin portativ dhe i qeshin foshnjave të tyre, shumica e prindërve nuk e dinë se foshnjat nuk janë në gjendje ti lexojnë dhe kuptojnë emocionet e tyre. Bright Side ka gjetur një studim mjaft interesant nga hulumtuesit në Institutin e Psikologjisë në Universitetin e Oslos, Norvegji si dhe në Univerzitetin Uppsala, Suedi, në të cilën janë përfshirë foshnja dy deri tri ditëshe.

Ky studim ka treguar se distanca maksimale të një i porsalindur të dallojë nëse jeni të zemëruar apo të lumtur është diku afër 30 cm. Nëse distanca rritet në 60 cm apo edhe më gjërë, atëherë imazhi apo pamja bëhet në mënyrë të paqartë dhe fëmija nuk është në gjendje të dallojë emocionet apo grimasat e fytyrës.

Shkencëtarët kanë përdorur video inçizime të fytyrave që ndryshuan shprehjet emocionale të tyre vazhdimisht. Në fillim këto video u janë treguar të rriturve për tu siguruar se është e lehtë për të njohur emocionet e regjistruara.

Më pas, të njejtat regjistrime u janë treguar të porsalindurve: reagimi i tyre për shprehjet e fytyrës së njerëzve në video ishte një tregues nëqoftëse ata mund të shihnin imazhin apo jo. Në përgjithësi, foshnjat i janë përgjigjur imazhit përtej distancës 30 cm, ndërsa në distancë të shkurtër, numri i përgjigjeve të sakta është rritur.

Sipas profesorit Svein Magnussen, të porsalindurit janë në gjendje të imitojnë shprehjet e fytyrës së të rriturve që nga dita e parë e jetës së tyre. Por, kjo nuk do të thotë se ata në fakt e kuptojnë përmbajtjen e një shprehje të veçantë.

Pra, nëse dëshironi që një foshnje të ju shohë juve, atëherë thjeshtë afrohuni në distancë më të afërt…/femra.net/

 

Der Beitrag Si foshnjat i shohin prindërit e tyre? Shkencëtarët kanë zbuluar diçka shumë interesante! erschien zuerst auf femra.net.

Krahu i dashurisë – Historia e një dashurie të pastër

Posted: 01 Sep 2016 09:29 AM PDT

dashuri-jana-vertete

Idea është e thjeshtë – tu tregojmë njerëzve se si është dashuria e vërtetë dhe ti frymëzojmë ata që ta ndryshojnë jetën e tyre. Ne kemi gjetur një dashuri unike në një fshat në Kroaci, ku Malena, një lejlek femër me krah të thyer, pret për lejlekun e saj maskull Klepetan për ty kthyer nga Afrika çdo pranverë. Malena nuk mund të fluturoj në jug, kështu që ajo arrinë të përballoj dimrin, falë mashkullit që kujdeset për të në 23 vitet e fundit. Ai madje i ka ndertuar një fole në çatinë e tij. Periudha më emocionuese në jetën e tyre është fillimi i çdo pranvere ku ata presin që Klepetan të kthehet përsësri në shtëpi.

Ne kemi dashur që këtë moment dashurie ta ndjamë më të gjithë, anë e mbanë botës, kështu që kemi vendosur një kamerë dhe kemi filmuar drejtpërdrejt nga çatia e tyre pritjen për kthimin e Klepetan nga Afrika, ku ai fluturon 14o00 kilometra për tu kthyer.

Kompania e ujit Jana, ka dashur të prezantoj edicionin e ri me këtë mesazh dashurie dhe lidhjen natyrale të vlerave të brendit me këtë histori të pastër dashurie.

Ne videon më poshtë shikoni momentin e kur lejleku kthehet…

Der Beitrag Krahu i dashurisë – Historia e një dashurie të pastër erschien zuerst auf femra.net.

Related Posts :