Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Agim Agushi vesh e zhvesh 50 fanella sportive duke goditur topin me kokë” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Agim Agushi vesh e zhvesh 50 fanella sportive duke goditur topin me kokë” plus 9 more Ekonomia Online


Agim Agushi vesh e zhvesh 50 fanella sportive duke goditur topin me kokë

Posted: 14 Sep 2016 10:00 AM PDT

Rekordmeni kosovar në xhonglimin e topit, Agim Agushi, ka thyer një tjetër rekord botëror. Aktiviteti që u mbajt në qendër të Prishtinës kishte karakter humanitar, në përkrahje të fëmijëve me Autizëm dhe Sindromën Down.

Agushi ka veshur e zhveshur 50 fanella sportive me logo të kompanive të cilat kanë përkrahur shoqatat "Autizmi" dhe "Down Syndrome Kosova".

Ky është rekordi i 18-të i mësuesit të Matematikës nga komuna e Vitisë. Ai ka sfiduar rekorde botërore dhe rekorde “Guiness”, në vende si Dubai, Frankfurt, Munchen, Berlin, Antalia, Gjakovë, Tetovë, Shkodës etj. në disiplina të ndryshme

Agushi tregoi për Ekonomia Online se të gjitha të ardhurat nga ky aktivitet do të shkojnë në ndihmë për fëmijët e prekur me autizëm dhe sindromin Down. Ai iu bëri thirrje të gjithë sponsorëve që të përkrahin dy shoqatat.

Ai tha se i ishte kërkuar që këtë aktivitet, veshjen dhe zhveshjen e 50 fanellave sportive, duke goditur topin e futbollit me kokë, ta bënte në Gjermani, mirëpo për shkak të natyrës humanitare, dedikuar fëmijëve, kishte vendosur të vinte në Prishtinë, në mënyrë “që të sensibilizohet opinioni për këtë kategori të shoqërisë njerëzore”.

Xhongleri kosovar thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet. Më 17 shtator, në Ulqin do të ketë vrapimin në 1 mijë metra duke goditur topin e futbollit me kokë, pastaj më 10 tetor në Durrës dhe më 26 tetor në Venecia të Italisë.

The post Agim Agushi vesh e zhvesh 50 fanella sportive duke goditur topin me kokë appeared first on Ekonomia Online.

Komisioni jofunksional që shpenzoi mijëra euro

Posted: 14 Sep 2016 08:17 AM PDT

Që nga nëntori i vitit 2013 Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka qenë jo funksional. Ka funksionuar pa bord menaxhues, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje dhe nuk ka marrë asnjë vendim për operatorët që kanë shkelë konkurrencën.

Por përkundër kësaj, shpenzimet e institucionit të vetëm në Kosovë që mbikëqyrë rastet kur shkelet konkurrenca, kanë qenë mijëra euro, shkruan Gazeta Fjala.

Nga zyrtarët e këtij institucioni janë shpenzuar gjithsej 125 mijë euro vetëm për vitin 2015, edhe pse gjatë kësaj kohe nga stafi janë kryer vetëm punë administrative.

Ndonëse ka qenë jo funksional, punëtorët kanë marr paga dhe mëditje të majme.

Vetëm gjatë vitit të kaluar për paga dhe mëditje janë shpenzuar 97 mijë e 902 euro. Ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve ka shkuar tek kategoria për mallra dhe shërbime dhe një pjesë tjetër tek shpenzimet komunale.

Të punësuar për këtë periudhë kanë qenë vetëm 12 punëtorë.

Përkundër që punëtorët janë paguar majmë, Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se Komisioni i Konkurrencës gjatë vitit 2015 nuk ka mbajtur asnjë mbledhje, duke rrezikuar kështu punën e tij si mbikëqyrës i monopoleve në treg.

"Menaxhmenti i KKK-së nuk mban takime të rregullta me zyrtarët në zinxhirin llogaridhënës, së paku mbajtja e takimeve nuk është dokumentuar në formën e një procesverbali ose në formën e raporteve. Po ashtu, mungon edhe raportimi me shkrim i dokumentuar nga zyrtarët për buxhet dhe financa dhe burime njerëzore", thuhet në raportin e Auditorit për këtë institucion.

Sipas Auditorit, mos mbajtja e takimeve të rregullta, mungesa e dokumentimit të raportimit si dhe mos identifikimi i rreziqeve ka pasur si pasojë zvogëlimin e aftësisë së menaxhmentit për të reaguar me kohë ndaj sfidave, si dhe në mos përmbushjen e objektivave të organizatës me kohë.

Në tërësi sistemi i menaxhimit të rrezikut sipas Auditorit ka qenë jo funksional. Kjo është ndikuar në masë të madhe edhe nga mungesa e bordit të drejtorëve. "Veç kësaj, KKK është duke u përballur me vështirësi në kryerjen e përgjegjësive dhe në arritjen e objektivave organizative. Kjo ngase vendimet lidhur me inspektimet e tregut hynë në kuadër të përgjegjësive ekskluzive të bordit", konstaton Auditori.

Edhe në ueb faqen e këtij institucioni nuk figuron asnjë vendim për vitin 2015. Vendimi i fundit mban datën e 20 majit të vitit 2013.

Zyrtarët e KKK-së fajin e gjuajnë tek mungesa e bordit

Kryetari Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi, i cili në këtë detyrë është zgjedhur në qershor të këtij viti, këtë e arsyeton me mungesën e Bordit dhe instancave menaxhuese të këtij institucioni.

Që nga viti 2013 Komisioni nuk ka pasur bord, pa të cilin, sipas tij, nuk kanë mundur as të merren vendime.

"Komisioni i Autoritetit ka qenë jofunksional që nga nëntori i vitit 2013 për shkak të përfundimit të mandatit të përbërjes së kaluar. Komisioni i Autoritetit tani është plotësisht funksional", ka thënë Prestreshi për Gazetën Fjala, duke shtuar se me vendim të Kuvendit këtë vit është themeluar edhe Bordi.

Sa i përket shpenzimeve, Prtestreshi ka pohuar se ato nuk lidhen me mungesën e instancave menaxhuese të institucionit. Sipas tij, numri i punëtorëve prej 12 sosh janë aty që nga viti 2009.

Por Auditori e ka vlerësuar si shkelje mos mbajtjen e mbledhjeve. Bile duke e cilësuar edhe me rrezik për ekonominë e vendit mungesën e mbikëqyrjes në rastet kur shkelet konkurrenca.

Ndryshe puna e këtij institucioni është kritikuar shpesh për mungesë pune. Ndonëse ka pasur shumë dyshime për monopole në shumë sektorë të ekonomisë, vendimet që ka marrë ky institucion mund të numërohen në gishta.

The post Komisioni jofunksional që shpenzoi mijëra euro appeared first on Ekonomia Online.

Vjehrra, nusja dhe Facebook-u

Posted: 14 Sep 2016 08:12 AM PDT

Vjehrra: Çohu nuse nga krevati, hajde bëje kafen gati,
dil tani na bëj dhe bukë mos më rri veç në Facebook,
kemi punë në shtëpi mos na rri vetëm shtri.

Nusja: Mbaje gojën po të them, mos i nxjerr vetës problem,
se të bëj për spital nga Facebook-u unë nuk dal.
Mos më bëj mua llafe, shko vet bëje atë dreq kafe.

The post Vjehrra, nusja dhe Facebook-u appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi në Toronto: Kosova, reformatore e suksesshme

Posted: 14 Sep 2016 08:02 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ishte panelist në edicionin e 10-të jubilar të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik "Toronto Global Forum", që po i zhvillon punimet nën patronazhin e Forumit Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA).

Në forumin e titulluar "Udhëheqja në kohë të pasigurta", para mbi 100 folësve dhe 2600 delegatëve nga mbi 400 shtete, presidenti Thaçi ka thënë se rasti i Kosovës është shumë specifik për shkak se zhvillimi i shtresës së mesme është shoqëruar me sfida të shumta.

Kreu i vendit ka folur për rrugëtimin e vështirë dhe rrethanat e pafavorshme nëpër të cilat kaloi Kosova që nga periudha e paraluftës, rindërtimit, sfidat e mëdha në procesin e shtet-ndërtimit, si dhe vështirësitë në zhvillimin ekonomik, posaçërisht në vitet e para të pavarësisë që përkuan me krizat më të mëdha në botë.

Presidenti Thaçi ka thënë se përkundër sfidave, Kosova ia doli që t'i tejkalojë të gjitha këto probleme të panumërta dhe shënoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajonin e Ballkanit, në shkallë prej 4 për qind të rritjes mesatare të Bruto Prodhimit Vendor.

Ai ka thënë se ishte jetike që të investojmë në siguri për të siguruar investime.

"Pas luftës, strategjia jonë e parë e ekonomisë politike ishte të investojmë në siguri për të siguruar investime. Ndërkohë që shumicën e energjive dhe burimeve i kishim të orientuara në rindërtim dhe në fushën e sigurisë, ne u fokusuam edhe në reformat e ekonomisë së tregut me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, në reformat fiskale me uljen e tatimeve dhe heqjen e tyre për shtresat e varfra. Gjithashtu, u përqendruam edhe në reformat arsimore dhe edukative, me krijimin e kushteve për shkollim pa pagesë dhe libra falas, në reformat në shëndetësi dhe në rritjen e pagave për tërë sektorin publik", ka thënë presidenti Thaçi.

Njëkohësisht me këto reforma, presidenti Thaçi ka thënë se për zbutjen e diferencimeve sociale dhe zbutjen e papunësisë janë rritur investimet edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenies për banorët e zonave rurale.

"Kosova u bë prijëse në fushën e reformave dhe tani arritëm ta nënshkruajmë edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në", ka thënë presidenti Thaçi, duke i ftuar investitorët e pranishëm që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

Ai ka theksuar se Kosova ka pasur një periudhë të rëndë tranzitore, por prej vitit 2008 janë shënuar hapa të mëdhenj për zhvillimin e shtresës së mesme.

thaci1

The post Thaçi në Toronto: Kosova, reformatore e suksesshme appeared first on Ekonomia Online.

Ja kush do ta zëvendësoj Çollakun

Posted: 14 Sep 2016 07:49 AM PDT

Burime të Radio Kosovës brenda Partisë Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditur se emri që më së shumti po përfolët për ta zëvendësuar Bekim Çollakun, është Mimoza Ahmetaj.

Ish ambasadorja e Kosovës në Bruksel, brenda strukturave të PDK-së e ka në konkurrencë për këtë post edhe nënkryetarin Uran Ismailin dhe zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Gani Kocin.

Megjithatë, burimet brenda PDK-së thonë se Ahmetaj ka më shumë gjasa, që ta marrë nën udhëheqje këtë ministri, për faktin se tashmë asaj i ka përfunduar mandati si ambasadore dhe vjen nga një përvojë diplomatike. Përveç tjerash, emërimi i saj, do të ishte në linjë me premtimet e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, për rritjen e numrit të femrave në Qeveri.

Të kontaktuar nga Radio Kosova, zyrtarët e PDK-së nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Basri Musmurati, është përgjigjur shkurt duke thënë se nuk është diskutuar ende kjo çështje. Sipas tij, ka kohë për një gjë të tillë, ngase siç tha ai, Çollaku e ka dorëzuar dorëheqjen me shkrim në fillim të kësaj jave.

Ndërkohë, edhe këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, në një përgjigje me shkrim tha se ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket emërimit të ministrit të ri.

Radio Kosova merr vesh se partnerët e koalicionit nuk janë duke u ngutur për emërimin e ministrit të ri të Integrimit Evropian. Madje, burimet thonë se ka pak gjasa që emërimi i ministrit të ri, të bëhet gjatë shtatorit.

Përndryshe, përveç Ministrisë së Integrimit Evropian, edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është pa ministër, që nga mesi i qershorit, kur Ferid Agani u lirua nga detyra e ministrit për shkak të ngritjes së një aktakuze ndaj tij për rastin "Stenta", për kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë.

Kryeministri e ka autorizuar zëvendësministrin Ferat Shala të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit të Ministrisë së Mjedisit. Zyrtarët e Partisë së Drejtësisë kanë thënë se është marrëveshje mes partnerëve të koalicionit që mos të ketë emërim të ri, duke ia ruajtur në këtë mënyrë Aganit, pozitën e ministrit.

The post Ja kush do ta zëvendësoj Çollakun appeared first on Ekonomia Online.

Porosia e Davietit, duajeni më shumë vendin tuaj

Posted: 14 Sep 2016 07:47 AM PDT

Njerëzit e Kosovës duhet të jenë më të vetëdijshëm për pasuritë dhe bukuritë e vendit, traditat, artistët, sportistët e tyre, sikurse dhe trashëgiminë kulturore e arkeologjike.

Kjo ka qenë porosia e ambasadores së Francës, Maryse Daviet, e cila këto ditë përfundon detyrën në Kosovë.

Pas një takimi lamtumirës me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Daviet tha se e siguroi mikun e saj, ministrin Hoxhaj, se pasardhësi i saj dhe Franca do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në proceset e saj integruese në Bashkimin Evropian, si dhe në procesin e reformave.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Daviet tha se nuk dëshiron shumë të flasë për partitë politike, por më shumë për të rinjtë kosovarë.

“Dëshiroj që të rinjtë kosovarë të jenë krenarë për flamurin e tyre, për sportin…”. Ajo ka përmendur me këtë rast suksesin fantastik të xhudistes Majlinda Kelmendi, si dhe ka lavdëruar paraqitjen e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018.

"Do të doja që njerëzit e Kosovës të jenë më shumë të vetëdijshëm për pasurinë, bukurinë, traditat, artistët e tyre dhe trashëgiminë arkeologjike”, theksoi diplomatja franceze.

Kurse, ministri i Jashtëm, Hoxhaj, tha se Maryse Daviet ka qenë një mike dhe një mbështetëse e madhe e Republikës së Kosovës.

“Prej ditës që kur ka ardhur në Kosovë ambasadorja, raportet me shtetin e Francës janë bërë më të fuqishme. Gjithashtu ka ndihmuar edhe në investim ekonomik, ka ndihmuar në procesin e MSA-së dhe liberalizimit të vizave”.

“Ambasadorja Daviet ka qenë një mbështetëse e madhe në anëtarësimin e e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe shembulli më i mirë është anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni që pas OKB-së është organizata më e madhe në botë”, deklaroi Hoxhaj, pas takimit për Ekonomia Online.

Daviet

The post Porosia e Davietit, duajeni më shumë vendin tuaj appeared first on Ekonomia Online.

Gjakovari duke folur me femrën e vet

Posted: 14 Sep 2016 07:45 AM PDT

Gjakovari: Zemër jam lënduar shumë!!

Vajza: Pse shpirt çka u bo ??

Gjakovari: Atë ditë kur dola me ty më humbën 20 cent

The post Gjakovari duke folur me femrën e vet appeared first on Ekonomia Online.

Kuka: Sporti po injorohet në nivelin lokal

Posted: 14 Sep 2016 07:43 AM PDT

Trajneri i Xhudos Driton Kuka, ka kërkuar që sporti të ndihmohet më shumë nga niveli komunal dhe jo vetëm në atë qendror.

Ai ka theksuar se klubet e sportit nëpër komuna injorohen sa i përket ndarjes buxhetore nga shteti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se me padurim po e presin kategorizimin e sportistëve…

Si shembull për përkrahjen e sportit ai ka marrë shtetin slloven, i cili sipas tij, është shembull për avancimin e sportit.

Lexoni postimin e plotë:

"Strategjia e zhvillimit të Sportit 2017-2021

Në email të federatave ka ardhur një material voluminoz në këtë temë me shpresë që do realizohet!!

Jam kureshtar të dijë dhe të shoh çka dhe si do shtyjë komunat me përkrah sportin dhe klubet!?

A keni bë analiza me shifra konkrete sa ndihmohet (diskriminohet) sporti nëpër Komuna, si mund të masovizohet sporti, kur Klubit që ka dhanë medalistë evropian, botëror e olimpik ju kanë ndarë 2 000 euro për vitin 2016 të cilat si kam pranuar se e kam konsideruar fyerje e injorancë!?

Kush duhet të ngritë këtë çështje për përkrahje horizontale të Sportit?

Është marr shembull Slovenia, shumë perfekt një shtet shembull për avancimin e Sportit por a e dini sa ndahet buxhet nëpër Komuna për sportin atje?

Kategorizimin e Sportit, sportistëve e trajnerëve po e presim me padurim, le të dihet çka e ku duhet dhe ja vlen të investohet më tutje.

Por problemi kyç janë Komunat dhe niveli Lokal, niveli qendror ka avancuar dukshëm në politika e strategji por gjithmonë duhet ecur përpara!".

LEXO EDHE:

Akil Gjakova në Kampionatin Evropian të Xhudos në Spanjë

The post Kuka: Sporti po injorohet në nivelin lokal appeared first on Ekonomia Online.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Malishevë

Posted: 14 Sep 2016 07:41 AM PDT

Policia ka arrestuar të mërkurën të dyshuarin N.K., 42 vjeçar nga Malisheva, për vrasjen e Enver Kelmendit me 12 shtator, nga e njëjta komunë.

"Sot me datë 14.09.2016 pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar. Personi i dyshuar është : N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar nga komuna e Malishevës", ka njoftuar zyra për informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës.

Bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Të dielën, rreth orës 18:00, stacioni policor në Malishevë kishte marrë informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë e Malishevës, ndërsa një ditë pas, në ora 17:25 i humburi Enver Kelmendi u gjet pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.

The post Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Malishevë appeared first on Ekonomia Online.

Kosova dhe Hungaria, bashkëpunim në fushën e sportit

Posted: 14 Sep 2016 07:26 AM PDT

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur një delegacion të Hungarisë, në përbërje të Balint Tombor dhe Adam Szucs, këshilltarë politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Laszlo Markusz, ambasador i Hungarisë në Kosovë dhe Tamas Gerelu, atashe për tregti.

Në këtë takim, ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit hungarez, u bisedua për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, me një theks të veçantë për bashkëpunimin konkret ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe atyre të Hungarisë në fushën e sportit, me ç'rast u tha se Kosova mund të përfitojë nga përvojat hungareze të sportit.

navje

Delegacioni hungarez u shpreh i gatshëm që të fillojë bashkëpunimin konkret me Institucionet e sportit të Kosovës dhe të ndihmojë futbollin e Kosovës, duke i përkrahur futbollistët, trajnerët dhe gjyqtarët e Kosovës.

Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit hungarez u bisedua për investime kapitale që po realizon Kosova për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Delegacioni hungarez, nga ana e tij, shprehu interesimin e Qeverisë së Hungarisë për këtë çështje, dhe për këtë arsye, ministri Kujtim Shala, është ftuar që në fillim të tetorit të vizitojë Hungarinë dhe të shqyrtojë mundësitë konkrete për bashkëpunim të mëtutjeshëm në këtë drejtim.

The post Kosova dhe Hungaria, bashkëpunim në fushën e sportit appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :