Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ajvari, ushqimi dallues i kuzhinës shqiptare” plus 4 more femra.net

loading...

“Ajvari, ushqimi dallues i kuzhinës shqiptare” plus 4 more femra.net


Ajvari, ushqimi dallues i kuzhinës shqiptare

Posted: 14 Sep 2016 02:01 AM PDT

ajvari-ushqim-shqiptar

Përbërësit

PËR PËRGATITJEN E 8 KILOGRAM AJVAR DUHEN TË KENI:
15 kg speca te kuq
1 L vaj
sipas deshires kripë
2 kg karrota

Hapat

1. Para nisjes së përgatitjes së ajvarit duhet të ndezim zjarrin në shporet.

2. Deri në nxehjen e shporetit i pastrojmë specat e kuq dhe nisim largimin e bishtit bashkë me farat e tij, pas kryerjes së këtyre punëve, vendosim specat në shporet për t'i pjekur.

3. Pjekja duhet të bëhet në të gjitha anët e specit.

4. Me përfundimin e këtij procesi nis vendosja e tyre në një enë të thellë dhe të gjerë, të cilët lihen derisa të ftohen.

5. Pastaj specat i marrim dhe heqim lëvoren, për të nisur me bluarjen e tyre.

6. Gjatë tërë kohës shporeti duhet të ketë zjarrë të mjafteshëm që ndihmon në mbajtjen e temperaturës në nivel konstant e nevojshme për t'u bërë zierja e specave.

7. Pas përfundimit të bluarjes së specave, i vendosim në një enë të thellë dhe të gjerë që në zhargonin atyre që e përgatisin ajvarin njihet si TAVA. Për të zier ajvarin i vendosim edhe një litër vaj ushqimor, si dhe kripë kuzhine varësisht prej nevojës.

8. Në kohët e mëhershme kjo ka qenë mënyra e vetme e përgatitjes së ajvarit, ndërsa tash i vëmë edhe karrota.

9. Në shumë raste karrota bluhet, por më shumë preferohet që ajo të copëtohet me qëllim të mos humbjes së vlerave të shumta ushqyese që ka.

10. Ajvari bëhet djegës edhe jo djegës, ndërkaq zierja e tij merr 24 orë kohë.

11. Për këtë edhe duhen goxha drurë të harxhohen, derisa zierja të përfundojë dhe të arrihet të prodhohet ajvari, për të cilin duhet të kujdesemi që ta përziejmë shumë shpesh pasi mund të digjet në pjesën e fundit të tavës dhe pastaj ajvari nuk del me kualitetin e duhur.

12. Pasi të kryejmë zierjen, ajvarin e vendosim në kavanoz një litërsh të pastër dhe të terur, për ta mbyllur fort dhe ta lëmë në një vend të ftohtë. Ai mund të serviret për ushqim porsa të ftohet.

13. Me gjithë këto të mira që ka prodhimi i ajvarit dhe përdorimi i tij në ushqim, ky produkt ka edhe koston për shkak të blerjes së artikujve të nevojshëm për të prodhuar ajvarin.

14. Bazuar në tregun vendos brenda këtij viti, cmimi për një thes të mbushur me speca të kuq në të cilën gjenden një kilogram blihet me 2.50€. Nëse kjo shumëzohet me 15 kilogram speca, atëherë vlera monetare shkon në 37.50€. Duke i shtuar një litër vajqë kushton 1€, 2€ kilogram karrota dhe 0.25€ për 250 gram kripë kuzhine kostoja arrin në 40.75€. Nëse vendosim që ajvarin ta bëjmë djegës dhe duke u bazuar në recetën tonë, atëherë vlera e tij shkon në 44.75€.

Ju bëftë mirë!

 

Burim: kuzhinazhqiptare

Der Beitrag Ajvari, ushqimi dallues i kuzhinës shqiptare erschien zuerst auf femra.net.

8 sekrete bukurie që i mësova nga Adriana Lima

Posted: 14 Sep 2016 01:42 AM PDT

adriana-lima-sekrete-bukurise

Adriana Lima është jashtzakonisht femër tërheqëse saqë ajo kurrë nuk ka dëgjuar për faceTune. Gjatë sesionit të fotografisë, ajo më tha: "nuk e di çfarë është kjo, të lutem ma trego". Unë bëra një selfie timen dhe fillova ti tregoj opsionet për fshehjen e poreve, ndriçimin e syve si dhe kamuflimin e defekteve tjera trupore, gjë që supermodelja braziliane nuk i posedon. Ajo nuk është shumë e impresionuar.

"Unë dua të jem reale dhe pa mashtrime. Sidomos keni rastin të më shihni nëpër fotografitë e mia gjatë stërvitjeve, dukem tërësisht e djersitur dhe shkatërruar", thekson Lima.

35 vjeçarja është në Los Angelos për të festuar fushatën e saj të rë për Marc Jacobs Decadencee. Ky parfum përmban aromë gardeni, lloj lule që gjendet në kopshtin e Limas dhe që ia rikujton fëmijërinë dhe nënën e saj. Edhe tani e kam një në shtëpinë time së bashku me fëmijët dhe ja pse e dua aq shumë. Aroma e saj është shumë e rëndësishme, paraqet simbol të feminitetit. Më poshtë Lima ndan këshillat si të shëroni një puçërr brenda natës, trajtim bukurie me avokado si dhe sekreti i një selfie supermodelesh.

Instagram Photo

Qasja e saj për kujdesin e lëkurës

Pas zgjimit nga gjumi ajo pohon se nuk e tepron me aplikim të shumëllojshëm të produkteve kozmetike. Ajo thjesht vë krem dielli dhe fillon sakaq punën. Ajo thekson edhe për përdorimin e pastruesve të fytyrës, serume dhe losione të lehta. Çdoherë që të udhëtoni, lëkura juaj varet nga moti dhe klima dhe ndryshimet në lëkurë bazohen në shumë gjëra të ndryshme se çfarë hani dhe ku udhëtoni.

Instagram Photo

Eliminimi i puçrrave brenda një nate

Unë thjeshtë relaksohem dhe pres derisa një puçërr të zhduket. Zakonisht më shumë se një puçërr nuk më paraqitet në fytyrë, por në rastet e tilla thjeshtë aplikoj pak pastë dhëmbësh në vendin ku ndodhet puçrra dhe brenda nates ajo thahet.

Pamja e saj e përditshme rrezatuese

Në agjendën e bukurisë sime gjatë qëndrimit në Miami ndodhem në prani të fëmijëve të mi dhe më pëlqen të vë maskara dhe shkëlqyes buzësh. Por, kur dal për ndonjë mbrëmje, më pëlqen të vë buzëkuq me nuancë të kuqe, thjeshtë jam e çmendur pas tij.

Instagram Photo

Zgjidhja e flokëve brenda natës

Në Brazil bëjmë lloj lloj kapje flokësh. Ju mund ti kapni flokët apo ti mbërtheni nga pas me shnolla e pastaj gjatë ditës ti lironi. Secila femër braziliane e di se si bëhet kjo. Unë praktikoj kapjen e flokëve vetëm në rast të ndonjë takimi të rëndësishëm apo një darkë të këndshme me miqtë.

Stërvijtet e saj

Më pëlqen boksi. Kur udhëtoj, praktikoj më shumë vrapimin, dhe ndonjëherë ngritjen e peshave. Mvaret nga mënyra se si ndjehem. Unë pëlqej stërvitje të rënda dhe intenzive, ku djersitem jashtmase dhe përjetoj shumë lëvizshmëri.

Instagram Photo

Si të qëndroni të motivuar

Gjithmonë e motivoj veten për stërvitje pasi mendoj gjithëherë për rezultatet pozitive – është një ndjenjë shumë e mirë. Meqenëse kam fëmijë dhe udhëtoj shpesh, duhet patjetër që të ushqej trupin tim, kështuqë unë ushqehem shëndetshëm me fruta, perime, proteina dhe gjithçka që mban trupin tim në balans. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj akoma të jem një modele për kaq shumë vite me rradhë.

Për një 'selfie' të përsosur

Unë zakonisht pëlqej të bëj fotografi nga pozicioni lart. Nuk e di pse. Nuk mendoj se jam ndonjë eksperte e selfie-ve, por që për mua fotografimi nga lart vërtetë funksionon për një pamje të mrekullueshme.

Instagram Photo

Rituali i saj i përditshëm në lidhje me bukurinë

Më pëlqen të përziej kondicionerin tim me një avokado të tërë. Pra, flokët marrin një shkëlqim të përkryer. Këtë e përdori vetëm për flokët dhe jo më shumë se një herë në javë./femra.net/

 

Der Beitrag 8 sekrete bukurie që i mësova nga Adriana Lima erschien zuerst auf femra.net.

8 gjërat për të cilat nuk jeni të detyruar t’ia thuani partnerit tuaj

Posted: 14 Sep 2016 01:18 AM PDT

sekrete-femer-mashkull-partneri

Këshilluesit e seksit rekomandojnë se ju nuk keni asnjë obligim moral ti tregoni gjithçka partnerit tuaj. Jetojmë në një kulturë të tillë ku nënkuptohet se duhet të ndani të gjitha gjërat me partnerit, përndryshe nuk jeni të sinqertë me ta. Por, nga përvoja ime personale, kam kuptuar se jo të gjitha gjërat mund të shprehen me të, dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me mosbesim apo jorespekt, por që disa gjëra duhen mbajtur thjeshtë vetëm për vete.

Ja disa gjëra në vazhdim për të cilat nuk e keni patjetër t'ia thuani:

1. Ku jeni duke shkuar

Nëse jeni në ndonjë lidhje të shëndoshë, nuk e keni patjetër ti tregoni se ku po shkoni, ju jeni të vetëdijshme për gjërat e juaja. Edhe më keq, mos lejoni që partneri të dijë gjithçka për ju, të ju bezdisë me sms apo telefonata për vendndodhjen tuaj, ndërsa nga ana tjetër ju nuk jeni të informuar për të.

2. Numri i partnerëve seksual që keni pasur

Kjo nuk është aspak punë që duhet t'iu interesojë atyre. Këtë informatë në lidhje me numrin e partnerëve seksualë, mund ta ndani me dikë vetëm nëse ju dëshironi, por që asnjëherë nuk jeni e detyruar ta bëni.

3. Me kë jeni duke dalur

Vet fakti kur partneri ju pyet se me kë jeni duke dalë, mund të tingëllojë ndonjëherë edhe shumë e pafajshme, psh. kërkon që të ju bashkangjitet në shoqëri, mirëpo ndonjëherë mund të jetë pyetje provokuese e xhelozisë dhe kontrollit ndaj jush.

4. Abuzimet seksuale

Nuk jeni të detyruar të tregoni për problemet apo sulmet seksuale që mund të keni pasur gjatë jetës. Vetëm në rast se keni traumë dhe duhet ti tregoni partnerit për ndonjë detaj që nuk ju pëlqen rreth seksit, atëherë është mirë të diskutoni e të qartësoni gjërat.

5. Me kë jeni duke shkruar

Është e pakapshme kur njëri nga partnerët pyet rregullisht me kë po shkruan, ndërsa partneri tjetër rrefuzohet me përgjigje. Kjo është e dyanshme, nëse nuk merrni përgjigje nga ai, atëherë edhe ju nuk jeni e obliguar t'i jepni llogari.

6. Abuzimet fëmijërore

E kaluara juaj ju përket vetëm juve dhe historitë që keni përjetuar nuk e keni patjetër t'i ndani me të tjerët. Nëse e kaluara juaj ka pasur anë shumë të errëta dhe nuk ndjeheni mirë gjatë rrëfimit, atëherë mos e mundoni veten.

7. Të ardhurat tuaja

Vetëm në rast se bashkëjetoni dhe keni buxhetin e përbashkët, përndryshe partneri juaj nuk e ka patjetër të dijë shumën e të ardhurave tuaja.

8. Shërimi i ndonjë sëmundje seksuale transmetuese në të kaluarën

Përderisa bartni ndonjë sëmundje që e keni vetëm për vete, dmth. nuk ka rrezik të shpërndarjes së infeksionit tek partneri juaj, atëherë nuk e keni patjetër t'ia kumtoni atij. Nëse e keni tejkaluar këtë sëmundje mos hezitoni, mund t'ia thuani se e keni tejkaluar me shumë lehtësi dhe se jeta juaj vazhdon pa dyshime infektuese./femra.net/

 

 

Der Beitrag 8 gjërat për të cilat nuk jeni të detyruar t'ia thuani partnerit tuaj erschien zuerst auf femra.net.

E turpëroi infermieren për ngjyrën e saj të flokëve, ajo i dha përgjigjen më të mirë

Posted: 14 Sep 2016 12:40 AM PDT

flok-floket-ngjyre-dukje-dukja

Infermerja Mary Muret Penney, e specializuar në trajtimin e pacientëve me Alzheimer dhe dementia, është mëse krenare për të shprehur veten e saj përmes ngjyrës së pazakontë të flokëve të saj: blu, vjollcë dhe gjelbër. Dhe, përderisa bashkëpunëtoret e saj duken që të jenë shumë suportiv dhe pëlqejnë stilin e saj, një arkëtar në një dyqan ushqimor turpëroi Penney për zgjedhjen e saj të ngjyrës së flokëve. Mënjëherë pas këtij ofendimi, Penney postoi shkrimin në facebook në lidhje me eksperiencën e përjetuar, në të cilën statusi i saj u shpërnda më shumë se 146,000 herë.

postin e saj, ajo shpjegoi se arkëtari e kishte pyetur se çfarë bëni punoni ju? Ajo iu kishte përgjigjur se është një infermiere dhe se ai ia ktheu sërish duke i thënë se si ka mundësi që ju lejojnë të punoni ashtu në një ambient të tillë dhe se çfarë mendojnë pacientët për flokët ylber?! Ajo mënjëherë pyeti një zonjë të moshuar për mendimin e saj, dhe ajo tha: "Asgjë kundër jush zemër, thjeshtë nuk është stili për mua".

Pas kësaj fyerje, Penney asgjë nuk ndërmori për tiu hakmerrur. Ajo thjeshtë nuk mund të kuptonte si mund paraqitja e jashtme të ndikojë në moskujdesin e apcientëve. Në vend të kësaj, ajo shtoi një përgjigje epike në statusin e saj në facebook: "Nuk mund të kujtoj ndonjë moment gjatë jetës sime ku ngjyra e flokëve më ka penguar për trajtimin e duhur të pacientëve. Tatuazhet e mia asnjëherë nuk kanë ndikuar që këta pacientë të mos zgjasin dorën time dhe të kërkojnë ndihmë duke qarë si rezultat i sëmundjes. Pirsing dhe shpimet e shumta në veshë asnjëherë nuk kanë ndikuar që të mos mund të ndëgjoj kërkesat apo dëshirat e tyre të fundit. Pirsi që e kam në gjuhë, nuk më ka privuar aspak që të flasë fjalë inkurajuese për pacientët e sapo diagnostifikuar ose për ngushëllimin e secilit prej tyre". Amin!

Nëse do të lexoni komentet më poshtë, do të vëreni se si profesionistë të tjerë mjekësor mbajnë anën e saj dhe e mbështesin, duke pohuar se edhe ata kishin ndonjë tatuazh apo ngjyrë të pazakontë dhe se kjo aspak nuk i kishte ndaluar për të shpëtuar një jetë dhe se eksperimentimi me veten nuk ndërhyn aspak në sigurinë e cilësisë së kujdesit. Të gjithë komentuesit e kishin përgëzuar për vetëbesimin e saj dhe e komplimentuan si një infermiere të shkëlqyer.

Sa më shpejtë që ne mund ti thyejmë stereotipet dhe diskriminimin brenda dhe jashtë vendit të punës, aq më shpejtë ne mund të marrim vetëm gjërat e nevojshme në jetë, ato që kanë më së shumti rëndësi për ne, duke bërë punët tona dhe thjeshtë duke qenë vetvetja. "Vazhdo të shpëtosh jetë Mary. Ne të gjithë të duam- padyshim edhe flokët tuaj", ishte njëri nga komentet e mbështetësve të saj./femra.net/

 

 

Der Beitrag E turpëroi infermieren për ngjyrën e saj të flokëve, ajo i dha përgjigjen më të mirë erschien zuerst auf femra.net.

5 arsye pse ndërpreva depilimin me dyll dhe fillova pastën me sheqer

Posted: 14 Sep 2016 12:21 AM PDT

depilim-kujdes-sheqer-lekure-zgjedhja

Ashtu si një pjesë e konsiderueshme e femrave, edhe unë vuaj nga ndjeshmëria e lartë e lëkurës, duke rezultuar në ekzemë dhe ndezje të saj. Kam provuar mjete të ndryshme për depilimin e qimeve si, depilim me rroje, me depilator, me krem për heqjen e qimeve, por që të gjitha kanë rezultuar në skuqje dhe irritim të thellë. Në fakt, të gjitha metodat për heqjen e qimeve i kam provuardhe vetëm njëra ka funksionuar për lëkurën time të ndjeshme: depilimi me sheqer.

Në krahasim me depilimin me dyll, lloji me sheqer është një alternativë natyrale e cila nuk kërkon veprim të veçantë, thjeshtë rrotullohet pasta e përgatitur nëpër lëkurë dhe heq qimet me shpejtësi. Kjo përgatitet me limon, sheqer dhe ujë dhe heq në mënyrë efikase qimet deri në rrënjë. Kjo metodë është shumë praktike për të gjitha zonat e trupit, është e sigurtë për personat që janë të prirur për alergji apo rritjen e qimeve nga brenda, si dhe për ato që përjetojnë skuqje dhe irritim të lëkurës.

Për të mësuar më shumë rreth depilimit me sheqer, unë kam kontaktuar me eksperten për depilim, Danielle Correia e cila ofron zgjidhje për depilim të suksesshëm me anë të pastës me sheqer.

1. Është më e mirë për lëkurën tuaj

Në krahasim me pastat tjera që shpesh përmbajnë edhe përbërës sintetik apo kemikale të ndryshme, pasta me sheqer është tërësisht natyrale dhe i bërë me vetëm tre përbërës organik dhe bio: ujë, sheqer dhe limon. Kështu, kjo pastë është ideale për të gjitha llojet e lëkurës.

2. Është shumë higjienike

Nuk ka aspak dyshim për infeksione të mundshme sepse kjo i eliminon të gjitha infeksionet e mundshme apo kontaminimin e mundshëm. Danielle sqaron se ky lloj depilimi bëhet ndryshe nga depilimet tradicionale. Mirret një sasi dhe rrokulliset në formë topthi dhe aplikohet në drejtim të kundërt të rritjes që qimeve. Pasi të hiqen një shtresë e qimeve, pasta me sheqer rrokulliset sërish dhe mblidhet, duke qenë e gatshme për zbatimin e ardhshëm të heqjes së qimeve.

3. Ka shanse shumë të ulëta për të shkaktuar skuqje dhe irritim të lëkurës

Depilimi me sheqer ka disa arsye pse nuk shkakton skuqje: përmban një formulë natyrale, është e lirë nga aditivët irritues nga dylli si dhe mënyra praktike se si aplikohet me lehtësi në lëkurë. Në fakt, kjo nuk përbën vetëm një metodë për heqjen e qimeve, është gjtihashtu një eksfoliant i mirë.

4. Nuk lë aspak mbetje nga pasta

Nëse keni pasur përvojë nga depilimi me dyll, keni mundur të vëreni disa copëza të mbetur nga dylli, për orë të tëra. Por, me anë të depilimit me sheqer, ju nuk keni nevojë të stresoheni se keni mbetje të tilla. Meqenëse pasta është e tretshme në ujë, kjo nënkupton se është shumë më lehtë për t'u hequr se sa dylli, dhe nuk ngurtësohet në lëkurë. Danielle thekson se eventualisht ndonjë pjesë e mbetur nga pasta, mund të hiqet me ujë të ngrohtë dhe një peshqir.

Ka efekt më të gjatë

Meqenëse dylli sshpesh mund të lë qimet në sipërfaqe, pasta me sheqer i heq qto deri në rrënjë dhe duhet më shumë kohë deri sa qimet të rriten e dalin sërish. Përveç përparësisë së heqjes me rrënjë, kjo metodë ka edhe beneficione tjera, duke ofruar kështu rrallim dhe zhdukje permanente të qimeve. Nëse praktikoni shpesh dhe pandërprerë depilimin e tillë, qimet mund të rrallohen brenda një kohe, kështuqë nuk keni nevojë të prenotoni aq shpesh takimet për depilim. Nëse krahasohet me dyllin, pasta me sheqer falë formulës së saj mundëson heqjen e qimeve më të vogla, apo me rritje minimale sidomos nëse trajtimi bëhet në bazë të rregullt./femra.net/

 

Der Beitrag 5 arsye pse ndërpreva depilimin me dyll dhe fillova pastën me sheqer erschien zuerst auf femra.net.

Related Posts :