Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Aksidenti ajror, piloti u dënua për ryshfet në Itali” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Aksidenti ajror, piloti u dënua për ryshfet në Itali” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Aksidenti ajror, piloti u dënua për ryshfet në Itali

Posted: 17 Sep 2016 05:59 AM PDT

Piloti italian që u rrëzua me avionin “Piper” dy dytë më parë në Shqipëri ka qenë dënuar për korrupsion në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Guidi është arrestuar në 2006-ën për një aksident të ndodhur në vitin 2003. Guido Andrea Guidi, piloti i avionit të rrëzuar në Ishëm të Durrësit, rezulton i akuzuar në Itali për korrupsion. Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Lartë italiane, 69-vjeçari Guidi është dënuar me një vit burg, për ryshfet për të ndryshuar dëshmitë lidhur me një aksident ajror të ndodhur në aeroportin e Linates në Milano. Bëhet fjalë për një aksident të një avioni të vogël i cili i përkiste kompanisë ajrore “Eurojet Italia”, në të cilin Guidi ishte edhe bashkëpronar. Guidi, në atë kohë drejtor i operacioneve të fluturimit të “Eurojet”, për të mbrojtur kompaninë e tij i ka paguar shumën prej 125 mijë eurosh një zyrtari të prokurorisë së Milanos, Marco Cimaglia, që merrej me hetimin e çështjes, me qëllim ndryshimin e dëshmive, duke i ofruar si konsulentë të hetimit një teknik të kompanisë së vet për dhënien e dëshmisë mbi gjendjen teknike të avionit. Konsulenti teknik do të jepte të dhëna se gjendja teknike e avionit ishte në rregull dhe se shkak për aksidentin ishte tufa e zogjve që u përplas në motor duke i shkaktuar flakë. Në aksidentin e ndodhur në qershor të vitit 2003, humbën jetën të dy pilotët që ndodheshin në avion. Sipas gazetës italiane “L’Unita” në atë kohë, ngjarja është parë në transmetim të drejtpërdrejtë nga kanali publik “Rai Tre”, ndërkohë që po pasqyrohej gara sportive e çiklistëve italianë.

Mesazhe gjeopolitike nga samiti i G20 në Kinë dhe re lufte që vijnë vërdallë

Posted: 17 Sep 2016 05:57 AM PDT

Nga Doc.Dr.Vasil Kureta
Samiti i fundit i G20 në Huanxhou të Kinës u zhvillua në kushte kur një problematikë komplekse botërore ka rritur ndjeshëm shqetësimin, sa i përket stabilitetit, sigurisë së rendit botëror, kërcënimeve komplekse të paqes e ardhmërisë së njerëzimit, përballimit të fenomenit të rënies së zhvillimeve ekonomike, varfërisë në rritje, rritjes së rrezikut nga aktiviteti i shtuar i terrorizmit, problemet globale etj. Ka vatra të rrezikshme konfliktesh e krizash dhe tendencë të shtuar për përdorimin e fuqisë e forcës në arritjen e objektivave gjeopolitikë. Ka në zhvillim një garë të re armatimi, që ka prirje të zgjerohet dhe një dashuri e shtuar të vendeve të caktuara nga prodhimi dhe përdorimi i armëve bërthamore. Përveç krizës në zhvillim të Lindjes së Mesme dhe një fokusim i rrezikshëm i terrorizmit ndaj vendeve europiane, ka një situatë tepër të rënduar brenda hapësirës europiane, që nuk ia ka dalë të kapërcejë efektet e krizës ekonomike e financiare botërore, që shfaqet disi e hutuar nga presionet e interesave të shtetit komb, të ekstremistëve, populistëve e euroskeptikëve, nga kriza e refugjatëve dhe nga aktet terroriste, por sidomos, që nuk po gjen dot ide e forcë vepruese të shpëtojë fatin e projektit europian.
Takimet në formatin e G20 natyrisht që mund të vlerësohen pozitivisht, sepse i ndihmojnë përmirësimit të klimës politike, rritjes së besimit e mirëkuptimit, ftohjes së gjakrave dhe që mundësojnë një angazhim, bashkëpunim e harmonizim forcash e kontributesh, në funksion të zhvillimeve të qëndrueshme ekonomike, politike e sociale, zgjidhjes së krizave e konflikteve, që mundëson rivendosje të ekuilibrave e balancave të prishura e të kërcënuara dhe kështu i ndihmohet një rendi botëror më të qëndrueshëm e më në paqe. Natyrisht, që bazë e filozofi pune e këtij formati është ekonomia, bashkëpunimi ekonomiko-financiar e tregtar, që është faktor themelor zhvillimi dhe ndihmon në përballimin e krizave konkrete. Ekuilibrat ekonomike e politike globale janë shumë të domosdoshëm, siç janë të tillë dhe ato rajonale si dhe stabilitetet e çdo shteti sovran. Këto formate mundësojnë edhe konkluzione të argumentuara, por dhe rekomandime e angazhime serioze e jashtëzakonisht të nevojshme ekonomike e financiare, por dhe politike e gjeostrategjike. Ky format pune ndihmon shumë për t'ju dhënë jetë tregjeve të hapura, tregtisë së lirë, bashkëpunimeve në nivele konkrete, si dhe ndërtimit të një arkitekture financiare, që mundëson zhvillime të qëndrueshme, përmirësimit të impulsive të rritjes e zhvillimeve ekonomike, rritjes së nivelit të punësimit dhe sidomos përfitimit nga përdorimi i teknologjive të avancuara të prodhimit, të shkencës e teknologjisë së avancuar. Kjo është e vërtetë , por që nuk mund të absolutizohet gjithsesi, por që vlen si një mundësi, që çdo shtet sovran e formate bashkëpunimi rajonale, të përpunojnë e zbatojnë strategji efektive të zhvillimit të qëndrueshëm. Edhe pse ky format është i fokusuar nga ekonomia, përbën një mundësi për të kuptuar synimet e objektivat gjeopolitike e strategjike të aktorëve të rëndësishëm të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, për të vlerësuar përpjekjet për të ndryshuar ekuilibrat e vendosur, kontradiktat e aleancat që funksionojnë apo që riformatohen.
Në takime të këtij formati gjithnjë është synuar afrimi, dialogu e konkludimi ndaj problemeve të mprehta globale, marrja e përgjegjësive për stabilitetin e rendit botëror. SHBA , si superfuqia e vetme deri më sot, ka kontribuuar maksimalisht në përballimin e zgjidhjen e krizave e konflikteve të vështira, e problemeve globale, por që nuk është dhe nuk mund të jetë as zjarrfikës ndërkombëtar e as xhandar ndërkombëtar për ruajtjen e rendit botëror. Nga kontributi i saj ka përfituar siguria, ruajtja e paqes e balancave dhe ekuilibrave të vendosur, zhvillimi i qëndrueshëm. SHBA ka pasur strategji të saj konceptin, se e vetme nuk mund ti përballojë problemet globale, krizat, varfërinë e luftën kundër terrorizmit, duke kërkuar bashkëpunimin e kontributin e aktorëve të rëndësishëm në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kjo është e vërteta, siç është e vërtetë dhe fakti që aktualisht Rusia dhe Kina kanë shpalosur strategjinë e superfuqisë botërore dhe rivalitetin me SHBA, synimin për ndarjen e fuqisë. Prapa buzëqeshjeve, ceremonialeve, ritualeve të zakonshme qëndrojnë përplasje interesash dhe synime strategjike të dizajnuara qartë, që u konstatuan edhe në këtë samit. Në këtë samit kinez u shfaq qartësisht rreshtimi i disa aktorëve kryesorë në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, shoqëruar me një avancim të dukshëm, guxim e demonstrim të fuqisë. Nuk mund të mos binte në sy pozicioni i Kinës, e cila deri më sot ka qenë shumë e kujdesshme në raport me SHBA, teksa ka menduar të shfaqë sjelljen, që tregon se çfarë kërkon e do të kërkojë në vazhdim, se ku ndahet qartë në interesa strategjike me SHBA dhe se çfarë kërkon të bëjë në të ardhmen. Ka në këtë sjellje edhe përvojë e filozofi kineze, që u shfaq në formën e sugjerimeve "konstruktive" për dialog, por që në detaje e në esencë u përcoll mesazhi se ndaj SHBA dhe perëndimit, tani e tutje do të ketë vendosmëri për t'u përballur. Madje u përcoll mesazhi se Kina nuk është e vetme, por se ka në krah të saj Rusinë. Në samit, jo rastësisht, por se është fillimi i pozicionimit të ri, dyshja Kinë-Rusi u përpoq të bënte konstruktivin dhe optimizmin, duke lënë të kuptojë se kundërshtimi është pozicion i SHBA. Në funksion të këtij koncepti e qëndrimi u bë me dije se, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka ftuar Letoninë, Lituaninë e Estoninë dhe Finlandën, për konsultime, lidhur me sigurinë e lëvizjeve ushtarake në zonën e Balltikut.
Duket vërtet si një konstruktivitet pozitiv, por nëse sheh më tej kupton qartë se këto vende janë të rrethuar realisht me trupa dhe armë nga Rusia dhe ndjehen të kërcënuar. Vendet balltike, si anëtare të NATO- s, kanë kërkuar mbrojtje nga aleanca dhe ajo ka reaguar, mbështetur në nenin 5 të saj, për mbrojtjen kolektive. Madje ndjehen të kërcënuar edhe vende të tjera anëtare të NATO-s në kufi me Rusinë si Polonia, Rumania etj. Pra, këto vende nuk kanë shfaqur asnjë përqendrim armësh e trupash në kufi me Rusinë e as ndonjë koncept e element agresiv ndaj Rusisë. Rusia dhe tifozë pro-rusë në media, konsumojnë mesazhin, se është perëndimi e SHBA, që kërkon konfrontimin në raport me dialogun, duke e etiketuar pa të drejtë Poloninë si "Kali i Trojës " i SHBA në Europë. Në funksion të idesë së konstruktivitetit ruso-kinez u bë i njohur propozimi i presidentit kinez Xi Ping ndaj kryeministrit japonez Shinzo Abe, për të rritur bashkëpunimin dhe ndërtimin e besimit, kur Japonia e mjaft vende të tjera të rajonit të paqësorit, janë të shqetësuar, me veprimin prepotent të Kinës, për ndërtimin e ishujve artificialë, si fortesa ushtarake dhe demonstrimin e forcës së saj në rajon.
Siç shihet regjisorët e samitit të G20 janë përpjekur me kohë që të demaskojnë perëndimin, si të prirur për konfrontim, në dallim nga dyshja Kinë-Rusi, si të prirur nga dialogu. E përcollën përmes mediave këtë mesazh, që është pjesë e strategjisë së tyre të kundërvënies e rivalitetit ndaj SHBA. Janë këto dy vende që kërkojnë të ndajnë fuqinë e të rivalizojnë e jo SHBA ,që u ka kërkuar vazhdimisht të bashkëpunojnë e ndihmojnë në përballimin e krizave e problemeve globale. Ky ka qenë qëndrim zyrtar i SHBA në dy mandatet e presidentit Obama dhe që është materializuar konkretisht e publikisht. Në këto kushte taktika e përdorur, që e servir dyshen Kinë-Rusi si konstruktive dhe SHBA si destruktive, është vërtet njëherësh e pavërtetë dhe diversion që vlen vetëm për naivët. A nuk e shohin, dhe e dinë popujt e vendeve Balltike, si Polonia, Rumania, Ukraina etj, se kush i ka rrethuar me armë e trupa në kufi, se kush demonstron forcën e bën kërcënime publike, se kush ndërton baza ushtarake, kryen stërvitje ushtarake në kufijtë e tyre, apo dhe jashtë territorit të tyre, si bënë Kina dhe Rusia, në detin Mesdhe kohë më parë? A nuk e shohin se kush e kërcënon sigurinë e shkel ligjin ndërkombëtar, se kush kërkon zgjerimin e zonave të influencës, se kush zhvillon retorikën e referencën e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore, se kush ekspozon tunele antibërthamore. Në këtë samit u kuptua qartë se Kina dhe Rusia janë dakordësuar që të risin trysninë ndaj SHBA dhe perëndimit si pjesë e avancimit konkret të strategjisë së tyre të superfuqisë botërore, por tashmë duke dalë më hapur e shfaqur dozën e vendosmërisë së afishimit të fuqisë e rivalitetit. Kanë menduar se duke u shfaqur bashkë mund të arrijnë më shumë në synimet e tyre strategjike.
Pse tani dhe në këtë samit ky hap apo lëvizje e kësaj dysheje aktorësh ndërkombëtarë u mendua të bëhej publike, ti përcillej SHBA direkt kërkesa për ndarjen e fuqisë, apo më saktë t'ia imponojnë asaj ndarjen e fuqisë? Me sa duket janë llogaritur shumë elementë. Është marrë në konsideratë një problematikë brenda perëndimit dhe aleancës euroatlantike, situate problematike e Europës dhe ngecja e ecurisë së projektit europian. Është llogaritur edhe koha e zgjedhjeve të reja presidenciale në SHBA, ku nuk kanë munguar edhe deklarime nga kandidati republikan për marrëdhënie të reja me Rusinë.
Me sa duket këto dy vende e kanë menduar se kanë tashmë elementët e domosdoshëm ekonomikë e ushtarakë të avancojnë më tej strategjinë e superfuqisë. Ndoshta, kjo lëvizje është mesazh për presidentin e ardhshëm të SHBA se çfarë do të kërkojnë nga SHBA që të ndryshojë në marrëdhëniet mes tyre. Ndoshta kanë menduar të bëjnë më publike ambiciet konkrete e objektivat gjeostrategjike që kanë në sirtar. Natyrisht që duhet llogaritur edhe një emergjencë që ka Rusia për tu liruar nga sanksionet ekonomike për shkak të aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në Ukrainë. Po kështu, Kina ka nevojë për demonstrim të forcës për shkak të qëndrimit të fortë e kritik të SHBA ndaj ishujve artificialë ushtarakë dhe forcimin e dispozitivit ushtarak e prepotencës ushtarake në Paqësor, që duket nuk është pritur mirë nga Kina. Nuk është rastësi që si Kina dhe Rusia janë fokusuar shumë nga shtimi dhe perfeksionimi i të gjitha llojeve të armëve, duke nxitur kështu një garë të shfrenuar e të rrezikshme armatimi. Mediat sistematikisht bëjnë me dije lloje armësh vrasëse gjithnjë e më të sofistikuara, në funksion të demonstrimit të muskujve. Me të përcjellë pjesëmarrësit në samit, Kina dhe Rusia nxituan të demonstrojnë së bashku muskujt, duke filluar stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur "lojërat e luftës", ku po ekspozojnë armët më të sofistikuara. Është ky një mesazh i hapur force të kësaj dysheje ndaj SHBA dhe aleatëve të saj, se mund ta rivalizojnë tashmë SHBA e ti imponohen asaj në ndarjen e fuqisë. E zhvilluar në rajonin e paqësorit kjo stërvitje e ka shpallur në fakt këtë rajon zonë të rivalitetit të ashpër me SHBA.
Rritja e agresivitetit dhe demonstrimit të forcës e armëve nuk mund të mos sjellin shqetësim në rritje, sepse duket se realisht një erë lufte vjen vërdallë. Miliardat e harxhuara e të planifikuara dhe në afate kohore si viti 2020, dëshmojnë etje të shtuara për rivalitet e anim nga përdorimi i forcës, rritje të ekspansionizmit e hegjemonisë, në arritjen e objektivave gjeopolitike. Kështu po duket sikur përmes forcës ushtarake do të kërkohet ndryshimi balancave e ekuilibrave të vendosura, duke sheshuar mirë rrugën e shkeljes së ligjit ndërkombëtar. Ndërhyrja në krizën siriane e mbështetja e regjimit të Assadit, që ka vrarë popullin e vet, aneksimi i Krimesë e konflikti në Ukrainë, përpjekjet për zgjerimin e zonës së influencës së Rusisë në hapësirën europiane, ishujt artificialë ushtarakë kinezë dhe demonstrimi në rajonin e Paqësorit të forcës ushtarake, rritja e aktivitetit të ekstremizmave e terrorizmit, konfliktet e fjetura e të ngrira etj, janë sinjale të forta se rendi botëror do të pësojë ndryshime.
Ekonomia është gjithashtu një element i rëndësishëm i objektivave strategjike të superfuqisë së kësaj dysheje ruso- kineze, që tani po luajnë tangon së bashku, por që shpejt do të kuptohet dhe rivaliteti mes tyre. Ish-vendet e kampit socialist dhe Ballkani Perëndimor janë teren konkret ku përplasen interesa të rëndësishme të Rusisë dhe Kinës. Kina ka qenë e përqendruar më shumë në investime në infrastrukturë, energji, tregti etj, ndërsa Rusia edhe në investimet ushtarake si në Serbi. Kina është shfaqur më bindëse në marrëdhëniet ekonomike ndaj vendeve të Europës Lindore, se sa Rusia. Kina është shfaqur më e duruar në raport me Rusinë, që shfaqet më e ngutur. Nga investimet e kryera prej tyre në këtë hapësirë rezulton se ekonomia e saj ritet me 9% në vit. Kina ka llogaritur fonde të mëdha me rreth 40 miliardë dollarë për hekurudha e autostrada, porte e aeroporte, gazsjellës etj.
Në funksion të synimeve gjeostrategjike është tashmë Banka e Investimeve në Infrastrukturë, ku për interesa të caktuara janë dhe Gjermania, Britania e Franca. E gjendur e përqendruar në kontradiktën e brendshme mes interesave të shtetit komb dhe integrimit, BE ka qenë tepër e pavëmendshme, ndaj kësaj lëvizje të Kinës dhe Rusisë. Tani konstatohet një rritje e ndjeshmërisë së BE ndaj këtyre lëvizjeve ruso-kineze, por duket se janë të vonuar dhe të ndarë në interesa ekonomike e financiare, që pengojnë një reagim të unisuar, por që shpejt do të pasurojë përmbajtjen e Luftës së Ftohtë 2.

ATP, 179 objekte për kompensimin e pronarëve

Posted: 17 Sep 2016 05:56 AM PDT

Ornela Manjani
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka identifikuar dhe bërë pjese të listës për kompensimin fizik të pronarëve 179 objekte në të gjithë vendin. Këto ndërtesa ose do t'u jepen ish-pronarëve si kompensim ose do të shiten me ankand dhe të ardhurat do të shkojnë në fondin e kompensimit financiar.
Vendndodhja e objekteve
Sipas të dhënave zyrtare nga ATP, asnjë nga këto objekte nuk ndodhet në Tiranë, ku paradoksalisht jetojnë edhe shumica e ish–pronarëve. Shumica e objekteve janë në qytetet e Veriut. Në Qarkun e Dibrës duket se janë gjetur objektet më të shumta për kompensim, 44 të tilla; në Kukës janë 32 objekte; në Korçë 26 objekte; në Lezhë 20; në Vlorë 9 objekte; në Durrës, gjithashtu, 9 objekte, në Elbasan 6 objekte; në Shkodër vetëm dy objekte dhe në Berat vetëm 3. Sipas ligjit për trajtimin e pronave, nëse ish-pronarët përfitojnë një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësimit, atëherë subjektit i kompensohet fizikisht sipërfaqja që i korrespondon vlerësimit dhe pjesa tjetër e pronës kalon në fondin e tokës me vendim të ATP-së. Sipas ligjit të ri të pronave, Agjencia e Trajtimit të Pronës, me qëllim shtimin e burimeve financiare për Fondin Financiar të Kompensimit, realizon ankande për shitjen e pronës, pjesë e fondit të tokës. Në ankand marrin pjesë të gjitha subjektet që disponojnë një vendim kompensimi, të vlerësuar financiarisht nga ATP-ja. Sipas ligjit në fuqi, subjektet që kanë një vlerësim financiar të vendimit përfundimtar për kompensim, mund të marrin pjesë në ankand, nëse ata shprehin vullnetin për të përfituar nga fondi i kompensimit fizik. Nëse ofertat janë të barabarta, u jepet përparësi ofertave brenda qarkut ku ndodhet prona e njohur për kompensim dhe, në rast se ka disa oferta të tilla, vendimit përfundimtar më të hershëm. Nëse ankandi për shitjen e pronës nuk realizohet 2 herë radhazi, për subjektet që disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi, atëherë ATP-ja bën një ankand publik për shitjen e kësaj prone. Të ardhurat e realizuara nga shitja në ankand e pronave, pjesë të fondit të tokës, kalojnë në Fondin Financiar të Kompensimit dhe përdoren për kompensimin financiar të subjekteve, sipas dispozitave të këtij ligji.

OBJEKTET E FONDIT FIZIK PER KOMPENSIMIN E PRONAREVE
Berat Torneria, e Bordit të Kullimit Berat
Berat “Gomisteri” dhe “Kovaçane” ne Berat
Dibër Depo e qymyrit dhe zdruktaria
Dibër Magazina dhe kapanonet e automjeteve
Dibër Magazina e Gjeofizikes, me vendndodhje Bulqize
Dibër Magazina e tubave, me vendndodhje Bulqize
Dibër Magazina nr. 2, me vendndodhje ne Bulqize
Dibër Magazina nr.1, me vendndodhje ne Bulqize
Dibër Magazine nr.2 dhe Magazine e autotraktoreve, ne Bulqize
Dibër Ndertese 1 kt e ish Magazines (vinç ure)
Dibër Ndertese 1 kt e ish Magazines (vinç ure)
Dibër Ofiçina, me vendndodhje ne Bulqize
Dibër Pjesa e mbetur e ish Kompleksit te Punetoreve, ne Bulqize
Dibër Zyrat e katit te pare, me vendndodhje ne Bulqize
Dibër Depo drithi Arras ne administrim te DRBUMK Dibër
Dibër Depo drithi, Kastriot, ne administrim te DRBUMK Dibër
Dibër Dy ambjente banimi
Dibër Ish Fabrika e qumeshtit, Dibër
Dibër Ish Kopeshti i vjeter
Dibër Ish Ofiçina mekanike “Ramiz Varvarica”, Peshkopi
Dibër Ish reparti i tharjes se frutave, Pollazhan Peshkopi
Dibër Kantina e pijeve, ne Peshkopi
Dibër Kapanon makine, depo 3+4, dhe depo karburanti
Dibër Magazina e ish ekspedites, me vendndodhje ne Peshkopi
Dibër Magazine
Dibër Magazine 2 kateshe, Peshkopi, ish Ndermarrja Grumbullimit
Dibër Magazine e produktit te gatshem
Dibër Magazine nr.1, nr. 2, nr.3
Dibër Ofiçina e re dhe mekanike
Dibër Zyra, magazine, fabrika e vjeter dhe depo kati II
Dibër Zyra, Depo 1+2, Zdrukthtaria dhe Ofiçina, Peshkopi
Dibër Depo drithi dhe depo hark, ne Suç ne administrim te DRBUMK
Dibër Godine 2 KT
Dibër Oficina, me vendndodhje ne Burrel
Dibër Salla e mbledhjeve, me vendndodhje ne Burrel
Dibër Nd “Magazine sektori 2 kat” dhe “Ofiçine mekanike” ne Burrel
Durrës Kati i dyte, Magazine 2 kat, ne Shkozet, ne administtim DSH Pyjor, Durrës
Durrës Kompleksi i hyrjes, magazine qendrore Nr.1 dhe 2
Durrës B.Manez 2590 Librari Manez
Durrës Magazine 3 kateshe, Shkozet
Durrës “Posta e Policise kufitare Romshpat”, ne Romshpat Durrës
Durrës Ish magazinat e Bordit te Kullimit, Kameras
Durrës Zyrat e ish Ndermarrjes tek Ura Gjoles
Durrës “Depo nr.1, 3 kat”, “Repart manipulimi, 3 kat”,”Depo nr.2, 3 kat”
Elbasan Objekti nr. 504 (Reparti i ndihmes oficine)
Elbasan Pike furnizimi me karburant ne ish N. e Transportit
Elbasan Reparti ushtarak 5012/20 Çekrezë, Gramsh
Elbasan Mence e bufe Skroske
Elbasan Mence e hotel punetoresh, Xixillas
Elbasan Poligon i prodhimit te parafabrikateve Murrash, Librazhd
Fier Amballazhimi
Fier Ambulance, ne Radostine, ne administrim te Ministrise se Shendetsise
Fier Depo e nitratit 314
Fier Kabina transf. sek C3/210; Rep 172/210, Rep 145-152/210
Fier Kulla e ftohjes 451
Fier Laboratori i urese se vjeter & gash i Uzines se Pleherave Azotike Fier
Fier Qender shendetesore e vjeter, ne Levan, Fier
Fier Reparti i prodhimit të Nitrat Amonit)
Fier Stacioni mbushjes se bombulave H2
Fier Reparti i ambalazhimit te urese 839/212, zyra e shefit ne Uzinen e plehrave azotike, Fier
Fier Dega e shperndarjes se karburanteve, ne Lushnje, ne administrim te “Petrol- Alba” sh.a
Fier Depo drithi, depo plehu, depo sillazhi, koçek misri, padok vici
Gjirokastër Dush + Garderobe Pusi nr.1,
Gjirokastër Dush + Garderobe Pusi nr.1, me vendndodhje Dervishaj
Gjirokastër Llambisteri Pusi nr. 1, me vendndodhje ne Zhapokike
Gjirokastër Llambisteri Pusi nr. 2, me vendndodhje ne Dervishaj
Gjirokastër Magazinat e Fabrikes, me vendndodhje Zhapokike
Gjirokastër Menca e Punetoreve Pusi 2, me vendndodhje Dervishaj
Gjirokastër Menca e sektorit Pusi nr.1, me vendndodhje Zhapokike
Gjirokastër Salla e kompresoreve nr. 2 me vendndodhje ne Dervishaj
Gjirokastër Zyrat + Magazine, me vendndodhje ne Zhapokike
Gjirokastër Zyrat e Fabrikes Pusi nr. 1, me vendndodhje Zhapokike
Gjirokastër Zyrat e sektorit Pusi nr. 2, me vendndodhje ne Dervishaj
Gjirokastër Posta e policise kufitare Koshovice, ne Dropull i siperm
Gjirokastër “Kompani KA” ne Çajup
Gjirokastër Librari në Sinanaj
Gjirokastër Fjetinë dhe Mencë e kuzhinë të Postës së Policisë Kufitare Llongo
Korçë Magazine ne Erseke, ne administrim te N “Goma” Durrës
Korçë Depo 2 kt Nr. 9 Korçë
Korçë Depo materialesh
Korçë Depo patatesh nr. 6
Korçë Dushe, garderobe, llambisteri dhe Mence-zyra, sektori Traverbangut ne Mborje-Drenove
Korçë Ish Magazine letre ne Korçë, ne administrim te Bashkise
Korçë Ish Ndertesa e kopshtit, çerdhe, ambulance, Leminot
Korçë Magazine e produktit te gatshem te pjeseve te kembimit
Korçë Ndertesa e fjetores Nr.1
Korçë Ndertesa e fjetores Nr.2
Korçë Ndertesa e fjetores se familjareve Nr.2
Korçë Stalla, e ish NB Maliq Sektori Sheqeras, ne Vreshtas
Korçë Hotel i Beqarëve, me vendndodhje ne Drenove, adm. “Albminiera” Sh.a
Korçë Objekti nr.7 “Ambient saldimi” i Fabrikes se Çorapeve, Korçë
Korçë “Depo patatesh” ne adm. te Ndermarrjes se Inputeve Bujqesore Vishocice, Bilisht
Korçë “Çerdhe tek lumi i qytetit” ne Pogradec
Korçë Bunkier i mineralit te copetuar, Fabrika e pasurimit, Guri Kuq
Korçë Estakade ajrore nr.3,bashke me nyjen e ringarkimit nr.1
Korçë Rezervuar uji H-900
Korçë Zyra dhe laburatori, ne Memelisht, Pogradec
Korçë Depo drithi, Depo drithi (pranë peshores), Peshore automobilistike 20 ton
Kukës Total objektet Depo oksigjeni, Hangar 1,2,3 dhe Magazina e NB
Kukës Ish ambulanca dhe farmaci 2KT, Krume
Kukës Ish Çerdhe ne Krume
Kukës Ish ndermarrja komunale, ne Krume
Kukës Ish Zyrat e sektorit te ujrave, ne Krume
Kukës Kantina grupi 2 kat Qafe-Tobel, ne Has
Kukës Magazine pjese kembimi, ne Has
Kukës Ofiçina 2 KT dhe Vendroje e NB, ne Krume
Kukës “Apartament” i Degës së Thesarit
Kukës Hotel i ri, ne Kukës
Kukës Ish Hotel Parku, Kukës
Kukës Ish Reparti ushtarak 6600 BrK, ne Drinas, Kolsh, Kukës
Kukës Kati i trete i Sherbimit Gjeollogjik,Kukës
Kukës Magazine e ish PAM Kukës
Kukës Magazine nr.6, Kukës
Kukës Reparti i prodhimit te veshjeve te ushtrise, Kukës
Kukës Salla e mbledhjeve, ish Komiteti Partise, Kukës
Kukës Zyra, Magazine, Borje Kukës
Kukës Zyra, Magazine ne Bushtrice Kukës
Kukës Furre gelqere, Bajram Curri
Kukës Ish Fabrika e bukes, ne Bajram Curri
Kukës Ish Zyrat e komunes (Zyrat e vjetra) ne Llugaj
Kukës Librari
Kukës Librari Fierze
Kukës Magazine e ish Ndermarrjes se Kullotave, Tropoje
Kukës Magazine nr.1, nr. 2, nr.3, ne Bajram Curri,ne administ. N “Goma” DR
Kukës Ofiçina mekanike dhe repartet, Bajram Curri
Kukës Pike shperndarje karburanti ne Kam
Kukës Zyra e vjeter dhe Magazine e ofiçine
Lezhë Farmaci Milot
Lezhë Linja e prodhimit te Letres
Lezhë Pjese e ish Rep.Usht te Nderlidh nr.7720/1
Lezhë Ish ndërmarrja e Bonifikimit, Lezhë
Lezhë Garazhd,Ofiçine,Banjo,Vendroje,
Lezhë Ish Laborator dentar, ne Rreshen
Lezhë Kapanoni i automjeteve nr. 1, me vendndodhje ne Rubik
Lezhë Kapanoni i automjeteve nr. 2, me vendndodhje ne Rubik
Lezhë Kapanoni i autooficines
Lezhë Laboratori, me vendndodhje ne Rubik
Lezhë Librari, ne Klos administrim “Shperndarja e Librit shkollor”
Lezhë Ndertese dy kateshe e zyrave (kati i pare)
Lezhë Vendroja, me vendndodhje ne Rubik
Lezhë “Zyra 2 kate”, “Zyra 1 kat”, “Magazina 1 kat nr.1”
Lezhë Ish zyrat e tregetise Rreshen
Lezhë Kantina e verës në Milot
Shkodër Ish Hoteli i Ushtarakeve, ne Puke, ne administrim te Min. Mbrojtjes
Shkodër Shtepia e peshkatarit Dajlan
Shkodër Ndërtesë e grupit Spathar
Shkodër Ndërtesa e grupit Qafë-Qele, Sektori Shkodër
Vlorë “Laborator I peshëmatjeve”
Vlorë Objektet e Postes Kufitare, Stillo:”Godina Kryesore”,”Depo minash”, “Kashun qeni’, “Tualet”
Vlorë Ofiçine, Sarande
Vlorë Posta e policise kufitare, Vllahine
Vlorë Posta e policise, Selenice
Vlorë Stacioni i pompave ushqyese (skrapit) ne Kote
Vlorë “Stacioni i pompave te ujitjes nr.1, Jonufer” Rradhime, ne adm. te Drejtorise se Ujrave
Vlorë Shtabi i Repartit Ushtarak 3080 (ish 3915), në Babicë
Vlorë “Fabrike luledielli” dhe “Depo luledielli”

Liverpuli trondit Çelsin, Milani mposht Sampdorian

Posted: 17 Sep 2016 05:55 AM PDT

Jeton Selimi
Antonio Konte e nisi shumë mirë sezonin e tij të parë në Angli, por barazimi i javës së shkuar në Suonsi ishte sinjali i parë se për trajnerin italian nuk do të jetë aq e lehtë. Dje erdhi zilja e alarmit, sepse Çelsi u mund 2-1 në Londër nga Liverpuli, aty ku tashmë e ka kaluar periudhën e ambientimit. Jyrgen Klop dhe dora e tij po duket. Ndeshjet e mëdha duket se janë të preferuarat e Liverpulit, që ashtu si ndaj Arsenalit në ndeshjen hapëse, edhe sot përfitoi nga hapësirat e mëdha në fushë dhe goditi sa herë pati mundësi në pjesën e parë. Dejan Lovren në minutën e 17-të u gjend krejtësisht i vetëm në zonë pas një krosi, duke shënuar, ndërsa Xhordan Henderson shënoi golin e dytë në minutën e 36-të. Në minutën e 61-të Diego Kosta shënoi golin e pestë personal në këtë sezon, duke rihapur gjithçka, por Liverpuli rezistoi mirë më pas dhe pati edhe shanse në kundërsulm, duke marrë tri pikë të arta, që vlejnë për renditjen dhe për moralin, sepse tashmë “të kuqtë” po binden për forcën e vet.
Milani
Një gol i zgjuar i shënuar nga Karlos Baka në minutën e 85-të i ka dhënë Milanit një fitore të çmuar 1-0 ndaj Sampdorias, në një ndeshje mjaft të ekuilibruar, që në fakt po shkonte drejt barazimit. Baka e nisi nga stoli, pasi gjatë javës kishte pasur edhe një debat të vogël me trajnerin Vinçenco Montela, në një periudhë të rënduar për të gjithë në ambientin kuqezi, pas humbjes kundër Udinezes. Megjithatë, pa kolumbianin në fushë Milani bëri shumë pak për të shënuar dhe Lapadula duket qartë që nuk është niveli i tij. Në pjesën e dytë Montela hodhi në fushë sulmuesin e tij kryesor dhe ndeshja u bë më e hapur, me Sampdorian që goditi shtyllën me kolumbianin tjetër Muriel dhe me Milanin që pretendoi me të drejtë një 11-metërsh, për faull mbi Bovaneturën. Pesë minuta para fundit erdhi goli, me Suson që i vodhi një top mbrojtjes të Sampdorias dhe pasoi për Bakan, i cili nuk fali, duke gjetur këndin e largët të lënë zbuluar nga portieri vendas. Milani modest, por tri pikë frymëmarrjeje, që kanë shumë rëndësi.

Daja: Objektivi i Tiranës janë Kupat e Europës

Posted: 17 Sep 2016 05:54 AM PDT

Pas një periudhë të gjatë heshtjeje, te Tirana më në fund kanë vendosur të flasin, dhe ka qenë trajneri Ilir Daja ai që ka dalë para mediave dhe iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Në atë që klubi bardheblu ka pasqyruar në faqen zyrtare në “Facebook”, Daja ka folur për dy përballjet e para, ku Tirana ka pasur mungesa, si dhe për arbitrat, që sipas teknikut bardheblu, me Laçin u kanë mohuar një penallti. “Dy ndeshjet e para kanë qenë dy transferta të vështira, duke ditur edhe mungesat e shumta që kemi pasur në ekip. Kemi luajtur pa 7 lojtarë të repartit të sulmit, ku përfshihen Muzaka, Lika, Merveille, Moise, Mustafa, Bajrami dhe Cise. Kur të jemi të plotë, sigurisht që do të rritet edhe efiçenca para portës. Luajtëm mirë ndaj Teutës, ndërsa në Laç na u mohua një 11-metërsh i pastër, ndërkohë që rivalëve u janë akorduar 11-metërsha të paqenë. Pa dashur t’i paragjykoj arbitrat, ka qenë fakt se edhe sezonin e kaluar jemi penalizuar nga gjyqtarët, duke nisur me penallti të pa akorduara, ndërsa në tre derbi që kam qenë në stolin e Tiranës, dy i kemi mbyllur me 10 lojtarë pas kartonëve të kuq që kemi marrë. Merkato? Klubi ka trashëguar shumë borxhe, të cilat janë shlyer në masë të madhe në sezonin e shkuar. Nëse nuk do të ishin këto borxhe, sot ato financa do të ishin plus për t’i përdorur në merkato. Këtë verë u fokusuam te sulmi, sepse sezonin e shkuar kishim probleme në këtë repart. Jemi treguar të kujdesshëm dhe nuk jemi nxituar për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës në merkato. Kemi afruar lojtarë që do të na ndihmojnë shumë. Objektivi? Minimalisht është arritja e Kupave të Evropës. Kukësi? “Në lidhje me sfidën ndaj Kukësit, e pranoj se i ka të tria rezultatet brenda. E kemi studiuar Kukësin dhe objektivi ynë është padyshim ta fitojmë këtë takim. Presion para derbit? Tirana ka gjithnjë trysni. Mua më pëlqen kjo sfidë ku objektivat janë maksimale. Por si fillim do të përqendrohemi të ndeshja ndaj Kukësit, për të marrë një rezultat pozitiv dhe të shkonim në derbi me moralin lart”.

Krisen FIFA dhe “France Football”: “Topi i Artë” kthehet në origjinë

Posted: 17 Sep 2016 05:54 AM PDT

Topi i Artë” kthehet në shtëpi. Ka qenë Gruope Amaury që kontrollon edhe “France Football”-in që e ka komunikuar lajmin pas thyerjes me FIFA-n. Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit do të jepet sërish nga revista franceze, që do të ndahet kështu nga FIFA pas shkrirjes në vitin 2010 (kur Blater i pagoi 15 milionë euro grupit Amaury). Në sajtin e “France Football” lexohet që çmimi që është caktuar bashkërisht me FIFA-n, “i takon së shkuarës”. Formula e shkrirë jepte një çmim të vetëm mes “FIFA World Player” të FIFA-s dhe “Topit të Artë” të revistës franceze, por pas një muaji bisedimesh, marrëveshja nuk është arritur. Duket se çmimi do të kthehet me të vjetrën, vetëm nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar në çastet e fundit, kur “Topin e Artë” e jepnin gazetarët, ndërsa FIFA do të japë një çmim të sajin. Çmimi, nga viti 2010 deri më sot caktohej nga vota e 208 trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve anëtare të FIFA-s dhe vota e 208 gazetarëve. Ata që e kanë fituar kanë qenë vetëm Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo: Katër herë argjentinasi, dy herë portugezi, që është favorit dhe këtë vit.

Gjergj Fishta në Amsterdam me maskën e rrallë të vdekjes

Posted: 17 Sep 2016 05:50 AM PDT

Fatmira Nikolli
Imazhi i maskës së vdekjes së at Gjergj Fishtës është një ndër fotot e rralla që shfaqet në FOAM, në Amsterdam, në kuadër të ekspozitës së Dinastisë Marubi.
Historia e realizimit të kësaj fotografie, ruajtjes së saj si edhe e vetë maskës është po aq interesante dhe me vlerë, nëse kemi parasysh personalitetin e Fishtës. Një kopje e kësaj maske (nuk është e qartë nëse është origjinali apo kopje e kopjes), ruhet ende në Kuvendin e Fretërve Françeskanë në Shkodër, por e pa ekspozuar.
Dëshmi të ndryshme, të cilat i pat mbledhur studiuesi Mentor Quku, thoshin se maskën e Gjergj Fishtës të vdekur e realizoi një françeskan tjetër i shquar: At Justin Rrota. Kjo hipotezë mbështetet edhe sot nga fretërit françeskanë, ndërsa Gegë Marubi ka qenë fotografi që e ka realizuar fotografimin e Maskës së Fishtës në disa projeksione. Në Muzeun e Fotografisë në Amsterdam, në kuadër të ekspozitës “Dinastia Marubi”, ka shkruar fotoja e mësipërme.
Maska, e realizuar pak pas vdekjes, është përshkruar të ketë cilësi të mirë, duke përçuar dhe ruajtur çdo element të portretit të tij; gjerësinë dhe rrudhat e fytyrës, rrathët e syve, mjekrën, vetullat, qerpikët dhe pjesën e flokëve rënë në ballë, bashkë me një pjesë të veshëve. Të po kësaj saktësie, me të cilën at Justin Rrota ka realizuar maskën- janë edhe fotot e maskës, shtuar kësaj-rezolucionin e lartë të fotografisë. Është imazhi i fundmë i Fishtës mes nesh edhe pse shpirti i tij kërkonte paqen.
Fishta u nda nga jeta më 30 dhjetor 1940, ndërsa pak më parë i kish shtrënguar dorën At Donat Kurtit. Shuarja e Homerit shqiptar, Gjergj Fishta, bashkoi pak minuta më vonë katër fotografë shkodranë: Shan Pici, Dedë Jakova, Gegë Marubi dhe Pjetër Rraboshta. Gega ka realizuar fotot e Fishtës në shtratin e vdekjes, veshur me zhgunin e Françeskanëve, me rruzare në dorë; Shan Pici reliket që i përkisnin Fishtës, Dedë Jakova procesionin.
Ekspozita në Amsterdam
Një ekspozitë me fotografi të përzgjedhura nga viti 1856 deri 1959, nga periudha osmane në atë komuniste, pa lënë jashtë fokusit as mbretërinë. Burra, gra, fëmijë, artistë, të burgosur, politikanë, njerëz të thjeshtë, peizazhe, zakone, rite, veshje, tradita-së bashku në Holandë. “Dinastia Marubi – 100 vjet të studios fotografike shqiptare” titullohet ekspozita fotografike, që u çelet në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit – FOAM me 16 shtator dhe rri hapur deri më 27 nëntor. Janë rreth 300 imazhe të përzgjedhura nga Kim Noppers dhe Luçjan Bedeni, ndërsa muzeu FOAM vizitohet nga rreth 210,000 mijë vizitorë në vit.
Në ekspozitën “Dinastia Marubi – 100 vjet të studios fotografike shqiptare”, FOAM shfaq një përzgjedhje fotografish nga arkivi e studios shqiptare Marubi shfaq tre breza fotografësh kanë bërë portrete në studio të një shumëllojshmërie të gjerë njerëzish, duke filluar nga borgjezia urbane, te barinjtë, imazhe nga koha e Perandorisë Osmane dhe nga Mbreti Zog, te kriminelët, aktorët e artistët e famshëm dhe piktorët”, shkruhet në sajtin e Muzeut të Fotografisë në Amsterdam. Ministrja e Kulturës, Kumbaro ka qenë e pranishme në ceremoninë e hapjes së ekspozitës Dinastia Marubi -100 vjet të studios fotografike shqiptare’, në Amsterdam, së bashku me drejtoreshën e FOAM Marloes Krijnen, kuratoren e ekspozitës Kim Knoppers, drejtorin e Muzeut Marubi Luçjan Bedeni, ambasadoren holandeze në Shqipëri, Dewi van de Weerd, ambasadoren shqiptare në Holandë Aida Sakiqi, ambasadoren e Kosovës në Holandë znj. Vjosa Dobruna si dhe personalitete të tjera të njohura. Ekspozita me fotot e Marubit u prit me kureshtje dhe interes të veçantë nga publiku holandez, ndërsa në fjalën e saj Ministrja Kumbaro prezantoi një copëz të historisë 100 vjeçare të kësaj dinastie.
“Niseshin nga gjithë Shqipëria në Shkodër, në skajin verior të vendit, veç për atë fotografi, mbi kolltukun e pashmangshëm ku uleshin pa fund, personazhet e fillim-shekullit XX, gjithë shoqëria shqiptare kalonte në atë sfilatë, me po atë sfond floreal që imitonte kopshtin, dhe krahun e zonjave mbështetur. Një ritual elegant oksidental të kuruar deri në detaje, që alternonte portretet me veshje tradicionale, me vështrime befasuese, sidomos femërore që nga ezmerja deri te turçelesha, nga lypsarja deri te madama, duke e kthyer çdo portret në një arketip”, tha Kumbaro.
Ministrja e cilësoi këtë ekspozitë jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore, por mbi të gjitha si një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse, siç theksoi ajo: “pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur”. “Kemi sjellë këtu në zemër të Europës një copëz të Historisë së Fotografisë Shqiptare si një faqe të pasaportës sonë kulturore, por edhe si një ftesë për të ardhur në Shqipëri, sepse pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur në vend”.
Kumbaro ka ndarë me të pranishmit edhe detaje personale për rëndësinë dhe famën që kishte Marubi në Shqipërinë e varfër e të pa urbanizuar të viteve 30, ku mungonin rrugët e makinat, e ku njerëz nga gjithë skajet e vendit niseshin enkas drejt Shkodrës veç për të pasur një foto nga studio e Marubit.
“Ishte një kohë, diçka më pak se një shekull më parë, kur në Shqipërinë pa rrugë, pa transport, pa teatër, pa ekspozita, kishte shqiptarë që merrnin rrugën, nga qoshe të tjera të vendit për të bërë një foto në studion Marubi – këtë më rrëfente gjyshja nga ime nga Gjirokastra në jug të Shqipërisë, tek më tregonte me krenari foton e saj e të gjyshit tim në fillim të viteve 30”.
“Sot – përfundoi Kumbaro, – “është koha kur duhet marrë avioni, trageti, apo makina, për të vizituar Muzeun më të bukur të Fotografisë në Ballkan pa dyshim! – por edhe me krenari do të thosha, një muze dinjitoz europian”.
MARUBËT
“Rreth vitit 1850, jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, italiani Pietro Marubi arriti në Shkodër, pjesa veriore e asaj që sot është Shqipëri. Aty ai ngriti studion e parë fotografike në rajon. Pas vdekjes së Pietros, asistenti i tij, Keli mori mbiemrin Marubi edhe si nderim për të. Ai e mbajti studion hapur dhe ia kaloi të birit, Gegë Marubit”, shkruhet në sajtin e muzeut holandez. Po aty, shënohet se “koleksioni me 150.000 xhama negativash është interesant nga ana historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike e po ashtu nga ana artistike. Ngjarje nga historia e trazuar e Shqipërisë – nga periudha otomane te periudha komuniste, ritet sociale, kostumet folklorike dhe portrete grupesh të rëndësishme sociologjike mund të gjenden të gjitha në koleksion. Ekspozita është një prezantim i pasur i historisë së fotografisë të një vendi të izoluar europian”. Pas çeljes së muzeut, një sërë sajtesh të huaja i kanë kushtuar vëmendje. Një artikull për muzeun “Marubi” është publikuar nga “Architizer”, databaza më e madhe e arkitekturës dhe shtëpia e “A+Awards” – programi çmime globale për arkitektët më të mirë sot. Një tjetër artikull është bërë nga revista italiane e arkitekturës ‘DIVISARE’, si edhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve Spanjolle EFE, nga revista e rëndësishme e arkitekturës “gooood.hk”, si edhe një publikim nga prestigjiozja e arkitekturës në botë, revista “Dezeen”, e cila është përqendruar te projekti arkitektonik i “Marubit”.

MSH: Mjekët i dhanë ndihmën e duhur, vdekja e shtatzënës, nga çarja e shpretkës

Posted: 17 Sep 2016 05:50 AM PDT

Ermelinda Hoxhaj
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një sqarim të hollësishëm të gjendjes së 35-vjeçares Aida Çajka, e cila humbi jetën mëngjesin e së premtes në maternitetin “Koço Gliozheni”. Ministria e Shëndetësisë deklaron se mjekët e maternitetit, QSUT-së si dhe Sanatoriumit i kanë dhënë asistencën e duhur shtatzënës dhe gjatë gjithë kohës ajo ka lëvizur me autoambulancë. Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, me gjithë ndihmën mjekësore të ofruar, pacientja fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të hemorragjisë së shkaktuar nga çarja e shpretkës. MSH sqaron se ka vënë menjëherë në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë të gjithë informacionin e nevojshëm, duke mundësuar nisjen e një procesi gjithëpërfshirës të hetimit dhe zbardhjes së ngjarjes. Sipas mjekëve specialistë, arsyet përse organi i shpretkës mund të çahet me përjashtim të rasteve kur ajo zmadhohet pasi pacienti vuan nga talasemia, rastet kryesore shkaktohen nga trauma, pra nëse një pacient pëson goditje, aksident me makinë, apo edhe nëse rrëzohet.
Kontrollet
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë jepen të gjitha detajet dhe lëvizjet e pacientes deri në momentin kur ajo ndahet nga jeta. “Pacientja A.Ç., e datëlindjes 28.07.1981, lindur në Kukës dhe banuese në Bathore, Tiranë, shtatzënia e tretë, është paraqitur në SUOGJ ‘Koço Gliozheni’ rreth orës 22 e 30 minuta të datës 15.09.2016. Pacientja paraqiti ankesa për vështirësi në frymëmarrje, cianozë periorale dhe dhimbje në regjionin perikardiak. Në Repartin e Pranimit të Shërbimit të Obstetrikës të këtij spitali, është ekzaminuar nga mjekët e rojes në abdomen, pasi gruaja ka refuzuar vizitën vaginale, e cila rezultoi me RZF (Rrahjet e Zemrës Fetale) prezente, uterus të qetë, pa kontraksione, paraqitje oblik-cefalik në palpacion, pa hemorragji të dukshme. Në këto kushte, pacientja dërgohet me autoambulancë nën asistencë të personelit mjekësor rreth orës 23 e 15 minuta në Urgjencën e QSUT ‘Nënë Tereza’, dhe pas mbërritjes është vizituar nga mjeku kardiolog. Më tej, nisur nga dispnea, cianoza dhe dhimbja prekordiale që paraqiste pacientja, rreth orës 1 e 45 minuta dërgohet me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor të shërbimit të Urgjencës në SU ‘Shefqet Ndroqi’. Pacientja u paraqit në SU ‘Shefqet Ndroqi’ rreth orës 02 të datës 16.09.2016. Aty konstatohet një rënie e kuadrit të gjakut, grafi pulmonare normale, dhe u dyshua për hemorragji të brendshme pa burim të përcaktuar”, sqarohet në deklaratën e MSH. Më tej, ministria sqaron hapat që janë marrë nga stafet mjekësore kur pacientja u vendos të rikthehet në maternitetin “Koço Gliozheni”, me diagnozën e mjekëve të Sanatoriumit “Gravidancë 41-42 javë oblik-cefalik, feto-morto in utero, abdomen akut”. “Pacientja rikthehet në SUOGJ ‘Koço Gliozheni’ në orën 4 të datës 16.09.2016, e shoqëruar me personel mjekësor me oksigjen dhe në perfuzion me dopaminë: Qysh në shtrim, përshkruhet gjendje e rëndë, e zbehtë, me djersë, puls të dobët takikardik 120/min, TA (Tension Arterial) 83/40 mm të shtyllës së zhivës. Në këto kushte, transferohet menjëherë në reanimacion, ku fillohet reanimimi dhe monitorimi. Në këtë situatë, konsulta vendosi që pacientja të futej në sallën operatore me diagnozën ‘Abdomen Akut’, me dyshim për hemorragji të brendshme. Në orën 5, pacientja u fut në sallën operatore, ku u hap barku dhe u konstatua hemoperitoneum, rreth 2500 ml, me koagula të shumta, kryesisht majtas, uterusi (mitra) intakt (e paprekur). U nxor fetusi i vdekur (vdekje e freskët), likid i pastër, placentë normale. Nisur nga reperti kirurgjikal i paraqitur në orën 5 e 45 minuta u kërkua konsultë nga kirurgu, i cili konstatoi hemorragji masive në regjionin e shpretkës dhe koagula të shumta në këtë zonë. Me gjithë ndihmën mjekësore të ofruar, pacientja fatkeqësisht ndërroi jetë”, deklarohet nga MSH. Ndër të tjera, MSH bën me dije se të gjitha lëvizjet e pacientes janë bërë me autoambulancë, nën asistencën e personelit mjekësor dhe shoqëruar me dokumentacionin mjekësor përkatës.

Policia shoqëron mjekët dhe infermieret për të dhënë deklaratat

Posted: 17 Sep 2016 05:49 AM PDT

Policia e shtetit, në dijeni të ngjarjes që ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” është vënë pasi mjekët kanë telefonuar për një konflikt që po ndodhte në pavijonin e Urgjencës. “Rreth orës 06:00, mjekët e spitalit ‘Koço Gliozheni’ kanë lajmëruar te numri 112 se kanë një konflikt në pavijonin e Urgjencës. Në momentin e arritjes së shërbimeve në Urgjencën e spitalit, kanë konstatuar derën e pavijonit të dëmtuar si dhe xhamat. Gjithashtu mjekët kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavijon. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes shërbimet kanë ftuar shtetasin F.O. (i vëllai) që të kalonte me ta në komisariat për një deklaratë. Rreth orës 07:00 kanë njoftuar mjekët e spitalit se ka vdekur shtetasja Aida Çajka, 35 vjeçe, banuese në Tiranë. Menjëherë është bërë e mundur që shtetasi F.O. të kalojë te spitali. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka tërhequr regjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qenë në punë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

“Birra Korça” përfaqësohet edhe në Beograd

Posted: 17 Sep 2016 05:49 AM PDT

KORÇE- “Birra Korça” do të jetë përfaqësuese e bizneseve shqiptare në konferencën e Dhomës së Tregtisë në Beograd, që do mbahet në datat 27 deri 30 shator me përfaqësues nga gjithë Evropa. Gjatë një vizite që kreu i dhomës së tregtisë Shqipëri-Serbi, Vladimir Cuka ka bërë në ambientet e fabrikës së “Birra Korça” vlerësoi teknologjinë dhe risitë që kjo fabrikë sjell përmes investimeve bashkëkohore duke e parë atë si një model për t’u implementuar edhe në biznese të tjera. Sipas tij Fabrika e Birra Korça është ndër bizneset e vetme që përqafon risitë, ndërsa produkti i saj njihet dhe kërkohet në tregun serb, kjo mbështetur tek cilësia. Drejtori i përgjithshëm i kësaj fabrike Hysen Caka u ndal tek investimi më i fundit i fabrikës, që brenda këtij viti do të hedhë në treg edhe paketimin me kanaçe si një kërkesë e tregut, por edhe një mundësi që plotëson kërkesat Shqiptare dhe ato të huaja. Gjigandi i teknologjisë së Birra Korça çdo herë e më tepër vazhdon të surprizojë përmes investimeve dhe cilësisë që vjen e përmirësuar në çdo komponent.
BW

Related Posts :