Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Anglezi nxjerr gruan në “eBay”, arsyeja se pse kërkon t’a shesë do t’ju habisë!” plus 9 more Lajmi i Fundit

loading...

“Anglezi nxjerr gruan në “eBay”, arsyeja se pse kërkon t’a shesë do t’ju habisë!” plus 9 more Lajmi i Fundit


Anglezi nxjerr gruan në “eBay”, arsyeja se pse kërkon t’a shesë do t’ju habisë!

Posted: 12 Sep 2016 08:33 AM PDT

Anglezi Simon O’Kane, me sens humori të veçantë, ka nxjerrë në shitje në "eBay" bashkëshorten e tij. 33-vjeçari postoi një foto të gruas së tij në dhe shpjegoi arsyen e çuditshme pse kërkonte ta shiste. Në fakt e gjithë kjo ishte një shaka, por ofertat vërshuan lumë dhe çmimi arriti në nivele të larta. Në ...

Do kryente sulm terrorist në Paris, bie në pranga 15-vjeçari

Posted: 12 Sep 2016 08:28 AM PDT

Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia në Paris, pasi dyshohet se do të kryente një sulm terrorist. Mediat franceze njoftuan se i mituri ishte një element i vënë nën radarin e forcave të antiterrorit, pasi kishte lidhje me persona të dyshuar si militantë të ISIS-it. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas arrestimit të dy grave ...

Persekutimi i një biznesi shqiptar

Posted: 12 Sep 2016 08:07 AM PDT

SFIDAT DHE "LUFTA" E OPERATORIT TË VETËM SHQIPTAR PËR TË MBIJETUAR NË TREGUN E ÇRREGULLUAR NGA RREGULLATORI/ Intervistë me znj. Matilda Shehu, CEO dhe administratore e Plus Communication… PLUS, operatori i katërt celular në Shqipëri, i krijuar në vitin 2009, prezantoi shërbimet e tij për publikun në vitin 2010, me një investim prej rreth 90 ...

Seks me dashnoren në prani të 5-vjeçarit, minoreni imitonte veprimet e të atit

Posted: 12 Sep 2016 07:43 AM PDT

Një tjetër rast skandaloz i dhunimit të fëmijëve vjen nga Elbasani. Pas rastit të Fierit, ku njerku abuzonte seksualisht me vajzën minorene të së dashurës madje edhe në prani të saj, Prokuroria e Elbasanit deklaron se ka nisur hetimet për shtetasin Besnik Selita me akuzën për "kryerjen e veprave të turpshme me minorenë". Selita është ...

“Rezultati më i fundit nga Dibra: Kryeson banda e drogës me …”!

Posted: 12 Sep 2016 07:34 AM PDT

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka komentuar rezultatin e Dibrës, ku deri më tani kandidati i majtë, Muharrem Rama, është shumë para Shehut të PD. Strazimiri ka deklaruar se deri tani kryeson banda e drogës me rreth 322 mijë euro avantazh. “Rezultati i orës së fundit nga Dibra: Deri tani kryeson banda e droges me rreth ...

Numërohen 91 qendra votimi në Dibër, ja diferenca e thellë mes kandidatëve

Posted: 12 Sep 2016 07:21 AM PDT

Në Dibër vijon procesi i numërimit të votave. Deri tani janë numëruar 91 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist. Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 14.703 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 11.358, me një diferencë prej 3.345 votash. Konkretisht, numërimi është mbyllur në 7 njësi ...

Fund tragjik, vetëvritet në burgun grek shqiptari i dënuar për vrasje

Posted: 12 Sep 2016 07:13 AM PDT

Një shtetas shqiptar i moshës 49-vjeçare, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Burgun e Malandrinos, ka varur veten. Mediet greke, që iu referohen burimeve policore, shkruajnë se rojet e burgut kanë gjetur të varur në qelinë e tij, mesditën e së dielës, 49-vjeçarin që ishte i dënuar për vrasje, shkruan "Tch". Policia ...

Rama uron Kurban Bajramin me foto Kishe, komentuesit: Ta pshu*** urimin, plehrë!

Posted: 12 Sep 2016 07:08 AM PDT

"Gëzuar Kurban Bajramin" – ishte urimi i kryeministri Rama, ndërsa e ka shoqëruar me një foto të minares së xhamisë së Tiranës, hija e së cilës ka rënë në kullën e Sahatit, që për shumë komentues ka qenë fyese. Por nuk ka qenë vetëm ky fakt që ka shqetësuar ndjekësit e Edi Ramës në Facebook, ...

“Policin” e lë truri, bën striptizëm mes njerëzve, ja reagimet

Posted: 12 Sep 2016 06:47 AM PDT

Si do të reagonit nëse një polic ju afrohet në rrugë dhe fillon të bëjë striptizëm? Kjo është ajo që përjetuan këta njerëz në publik teksa po shijonin drekën e tyre në një birrari në kopsht kur u përballen me striptistin i cili dukej si oficer policie. Njeriu me uniformë i tha një gruaje pranë ...

Thellohet rezultati befasues në Dibër, Rama lë shumë pas Shehun

Posted: 12 Sep 2016 06:43 AM PDT

Ndërkohë që numërimi i kutive vijon, kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu. Partia Demokratike ka humbur bastionin e dikurshëm të Maqellarës. Muharrem Rama ka fituar bindshëm edhe në njësinë administrative Tomin ku ka marrë 2218 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 1634 vota. Ora ...

Related Posts :