Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“BBC: Shqipëria, vendi i panjohur nga Europa që ka strehuar refugjatët” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“BBC: Shqipëria, vendi i panjohur nga Europa që ka strehuar refugjatët” plus 9 more Gazeta SHQIP


BBC: Shqipëria, vendi i panjohur nga Europa që ka strehuar refugjatët

Posted: 16 Sep 2016 03:00 AM PDT

D68F73 Europe, Albania, Gjirokaster, Unesco World Heritage Site. Image shot 10/2012. Exact date unknown.

BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë mikpritjes së shqiptarëve, duke e lidhur me faktin se refugjatëve Europa po u kthen shpinën. Ndërsa, diku në Europë, një vend i vogël në Ballkan ka pritur refugjatët që ishin në luftë. Në këtë reportazh tregohen për shqiptarët e Kosovës dhe pritja që u është bërë atyre në Shqipëri në kohën e luftës. Në artikull theksohet se shqiptarët kanë marrë edhe para borxh, për të mos u kthyer shpinën atyre që kishin nevojë. Ndërkohë Europa sot po u mbyll kufijtë atyre që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu tregohet për pritjen që shqiptarët u kanë bërë hebrenjve, por edhe për strehimin e muxhahedinëve

Artikulli i BBC
Nё njё kohё kur refugjatёve po u kthehet shpina nga e gjitha bota, duket se ka shumё pёr tё mёsuar pёr dёshirёn pёr mikpritje tё Shqipёrisё.

Atje kishte kampe refugjatёsh nё tё gjithё vendin pёr tё pritur shqiptarёt e Kosovёs.
Familjet shqiptare mund tё shkonin nё njё kamp tё gjenin njё familje tjetёr edhe t'i merrnin nё shtёpi. Kёto nuk ishin tё afёrm apo miq, ato ishin tё huaj, por shqiptarёt mundi t'i merrnin ata nё shtёpi, t'i ushqenin, t'i vishnin, t'i trajtonin si tё ishin pjesё e families.

Duke pirё njё makiato nё njё kafe tё vogёl pleqsh nё Berat, qyteti i famshёm shqiptar i njё mbi njё dritareve, dёgjova Nevila Mukёn tё mё pёrmendte efektet e luftёs sё Kosovёs nё vendin e saj tё lindjes. Nё mёnyrё qё t'i shpёtonin vdekjes dhe shkatёrrimit tё sjellё nga ushtritё serbe nё vitin 1999, mё shumё se 500,000 refugjatё u larguan nga Kosova pёr rreth dy vite pёr tё kёrkuar strehim nё Shqipёri. Shumё shpejt kuptova qё Muka (Nevila) jo vetёm e kishte parё sё largu eksodin, por edhe e kishte përjetuar.

DJAWR9 Three Kosovar girls escaping from Kosovo into Albania near Kukes.

"Nё fakt gjyshja ime u pёrkujdes pёr njё familje. Isha e vogël dhe mbaj mend se sa shume luaja me fёmijёt e tyre. Mbaj mend qё ata gatuanin shumё mirё, madje bёnin bukёn mё tё mirё që kam provuar ndonjёherё ", tregon Nevila.

"A e kishit të vështirë", pyet gazetari i BBC.

"Nё fakt pёr ne nuk ishte shumё e vёshtirё. Por pёr shumё familje tё tjera ishte njё siklet i madh, shumё prej tyre nuk kishin para mjaftueshёm pёr tё strehuar shqiptarёt e Kosovёs. Shumё prej tyre hynё nё borxhe pёr kёtё fakt, pasi ata nuk do tё lejonin kurrsesi qё asnjё shqiptar i Kosovёs tё kthehej pas.

Kur e pyeta atё se pёrse, ajo ngriti supet dhe u pёrgjigj: "Ёshtё mёnyra e shqiptarёve. Është besa"

Kisha dёgjuar pёr fjalёn besё mё parё dhe e dija se ishte diçka e ngjashme me besimet, besim dhe fat, por nuk e kisha dёgjuar kёtё kontekst mё parё. Muka mё shpjegoi qё ёshtё si njё kod nderi pёr shqiptarёt, qё ka ndikim tё fortё nё mikpritjen e tyre bujare. Nёse dikush vjen tek ti pёr ndihmё, ti i jep njё vend pёr tё qёndruar. Ёshtё e thjeshtё.

D65TRF In the Mangalemi district of Berat with its ottoman period houses, central Albania.

Pas diskutimit tonё , isha i mahnitur nga koncepti i besёs dhe doja tё mёsoja mё shumё, kёshtu qё kontaktova Orgest Beqirin, njё student shqiptar i apasionuar pas historisё, tё cilin e kisha njohur gjatё qёndrimit tim nё Shqipёri. E dija qё nёse dikush do tё dinte mё shumё pёr besёn do tё ishte ai.

Kur ne u takuam, ai mё tha qe tradita kishte kaluar pёrmes qindra shekujve si pjesё e Kanunit tё Lekё Dukagjinit, vendosёsi i ligjeve zakonore tё krijuar nё shekullin e 15-tё pёr tё qeverisur fiset e veriut tё Shqipёrisё. Megjithёse Kanuni ёshtё konsideruar shpesh si burimi origjinal i besёs, shumё argumente thonё qё tradita e besёs ёshtё edhe mё e vjetёr se Kanuni.

"Ёshtё njё shprehje e vjetёr e shkruar nё kanun. Shtëpia para se me qenё e shqiptarit, është e Zotit dhe e mikut. Ёshtё njё traditё e fortё dhe ne kohёt e lashta, nëse ti ishe njё udhёtar apo njё person nё kёrkim tё njё strehe, ti mund tё trokisje nё tё parёn derё qё tё dilte para dhe tё pyesje tё parin e shtёpisё, 'a don miq'? Dhe i pari i shtёpisё do t'u merrte brenda. Kanuni thotё qё i pari i shtёpisё duhet tё ketё gjithmonё gati njё krevat në çdo kohё tё ditёs apo natёs, nё rast se miqtё vijnё nё mёnyrё tё papritur", tregon ai.

"Pra ishte njё detyrё atёherё? Edhe nёse nuk dëshiroje tё prisje dikё, ti ishe i detyruar nga besa pёr ta bёrё", pyet gazetari.

"Jo pikёrisht. Shumica e shqiptarёve pёlqejnë vёrtet t'i mikpresin miqtё. Ёshtё njё çёshtje krenarie pёr ta. Nё fakt ёshtё njё histori e vjetёr rreth njё qyteti nё veri tё Shqipёrisё. Njerëzit u rebeluan kur morёn vesh qё njё hotel do tё ndёrtohej aty. Tё gjithё njerёzit shkuan nё Bashkinё e qytetit pёr tu ankuar, duke thёnё qё njerёzit qё kanё nevojё pёr njё vend pёr tё qёndruar thjesht tё vinin dhe tё trokisnin nё dyert e tyre", rrëfen Orgesti.

F1CC7M Kol Gjoni guesthouse, Grykat e Harpura, Valbona Valley National Park, Accursed Mountains, Albania, Balkans, Europe

Edhe pse disa nga aspektet e besёs kanë humbur me kalimin e viteve, ky sens i detyrёs dhe mikpritjes gjendet edhe sot nё popullin shqiptar. Edhe pёrse lufta e Kosovёs ishte kriza mё e madhe qё kishte pasur ndonjёherё vendi, nuk ishte as e para dhe as e fundit.

" Pak i njohur pёr shumicёn, Shqipёria ishte i vetmi vend Europian, i cili kishin strehuar njё numёr shumё tё madh tё popullsisë hebre nё Luftёn e Dytё Botёrore, duke mos dorёzuar pothuajse asnjё prej tyre. Pavarёsisht presionit fashist Italian dhe pushtuesve naziste, shqiptarёt refuzuan tё dorёzonin mysafirёt e tyre, nё tё kundёrt do tё rezultonte njё turp i madh pёr tё zotin e shtёpisё, i cili do tё detyrohej të 'lante gjakun', që do të thotё të merrte hakun.

Kohёt e fundit, Shqipёria ka gjetur sёrisht veten duke ofruar besёn, kёtё herё pёr ata që udhёtojnё nga Lindja e Mesme. Qindra refugjatё iranianё jetojnё aktualisht brenda vendit. Kryeministri Edi Rama tha në njё intervistё që 500,000 refugjatët shqiptarё tё Kosovёs, që u mbajtёn nga Shqipёria, ishin njё dёshmi qё sigurisht BE mund tё bёjё mё shumё pёr tё mbajtur barrёn.

EX7MBD Pavlin Polia's guest house in Theth, Albania at sunrise.

Pavarёsisht nga tё gjithё kёto raste historike, Shqipёria mbetet e panjohur për shumё nga fuqitё e mёdha tё botёs. E vёrteta qёndron qё ky popull i Ballkanit ёshtё i vogёl dhe i varfёr dhe vёshtirё qё ka marrё vёmendjen ndёrkombёtare pёr veprat e saj. Sot nё njё kohё qё refugjatёt po dёbohen nga kufijtё e botёs, duket se aty ka shumё pёr tё mёsuar pёr dёshirёn e shqiptarёve pёr mikpritje.

"Ёshtё njё turp qё nuk njihen kёto vepra. Askush nuk i ve re kёto gjёra qё kanё ndodhur nё Shqipёri", thekson gazetari. Nevila, duke e ditur kёtё buzёqeshi duke tundur kokёn.
"Po, por tani ti e di dhe kjo ёshtё diçka. Ti mund tё fillosh t'ua thuash tё tjerёve. Mbase njё ditё bota do tё marrё vesh pёr ne", tha Nevila Muka.

Endri Hoxha

Ankara, mbyllen përkohësisht ambasadat e Britanisë dhe Gjermanisë, u tremben sulmeve terroriste

Posted: 16 Sep 2016 02:51 AM PDT

n_103912_1Katër persona janë arrestuar, pas zbulimeve nga shërbimet inteligjente turke se organizata terroriste ISIS po përgatiste sulme ndaj ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në Ankara.

Ambasada britanike në Ankara ka njoftuar se do të mbyllet më 16 shtator për shkak të shqetësimeve të sigurisë, ndërkohë që Gjermania po ashtu ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj. Shkak për këtë është bërë frika e ndonjë sulmi të mundshëm terrorist.

Nga ana tjetër, ambasadori i Britanisë në Ankara, Richard Moore, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me këtë çështje.  "Autoritetet turke po i marrin masat e duhura kundër kërcënimeve. U besojmë shumë atyre. I falënderoj për përpjekjet e treguara. Megjithatë, në gjendje të këtillë, mbyllja e ambasadës është masë e arsyeshme", është shprehur Moore në rrjetin social Twitter.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vetëplagoset me armë një 17-vjeçar pranë Parlamentit

Posted: 16 Sep 2016 02:48 AM PDT

vrasje-shkoder-plagosje-tirane-640x3401Një 17-vjeçar dyshohet të jetë vetëplagosur në këmbë me armë zjarri pranë Parlamentit në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se 17-vjeçari me inicile R.M., është vetëplagosur nga pakujdesia, ndërkohë që policia ndodhet në bendngjaje për hetime të mëtejshme.

Deri tani janë të paqarta arsyet e vetëplagosjes së adoleshentit.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, gjykata lë në burg 17-vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin

Posted: 16 Sep 2016 02:41 AM PDT

fabio-hila
Viktima Fabio Hila

Gjykata e Korçës ka dhënë masën arrest me burg për 17-vjeçarin Fabio Muçollari, i cili vrau me automatik bashkëmoshatarin e tij F.Hila.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës në Pogradec, pas një debati për motive të dobëta. Mësohet se në seancë ka qenë i pranishëm vetëm babai i vrasësit.

Një ditë më parë, nëna e djalit që mbeti i vrarë apeloi për drejtësi dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, do të jetë ajo vetë që do të marr hak për të birin.

Përmes një statusi në Facebook, nëna e adoleshentit, që ishte edhe fëmija i saj i vetëm, shprehu gjithë dhimbjen dhe pikëllimin e pamasë për fatkeqësinë e madhe që i ndodhi familjes së saj.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rusi, qyteti që kërcënohet të zhduket

Posted: 16 Sep 2016 02:40 AM PDT

Beresniki në rajonin Perm njihet për minierat e kaliumit. Qysh prej 80 vjetësh nxirret atje minerali i çmuar. Qyteti ushqehet prej tij, por njëkohësisht ai edhe po e shkatërron atë. Shumë banorë jetojnë me frikë

rusiAsnjë shenjë nuk të tregon katastrofën. Në vështrim të parë jo, sepse syri të kap liqene të kaltër, kisha të kuqe. Po ashtu edhe parcela të mbjella me domate, patate e kopër. Një vend idilik në Ural. Nëse qëndron në kopsht nuk sheh asgjë prej katastrofës. Ky është oborri i Irina dhe Andrej Chorov. Që të dy rreth të dyzetave. Prej 13 vjetësh ata jetojnë këtu, qëkurse arritën ta realizojnë ëndrrën e jetës së tyre, shtëpinë e tyre. Por tani atyre u duhet të përjetojnë se si kjo ëndërr po pëson të çara në mure dhe se si lumturia e tyre familjare gradualisht po shembet si një shtëpi prej letrash.

"Ngado ka krisje e të çara edhe këtu sipër. Shtëpia po anohet. Dyert nuk i hapim dot më si duhet. Shtëpia po bie dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë."

Por edhe sa kohë do të vazhdojnë të jetojnë këtu, ata nuk e dinë. Katastrofa bëhet e dukshme, kur largohesh prej kopshtit të tyre. Kur hyn brenda në shtëpi shesh mure të çara nga do. “Shtëpia është anuar. Bën zhurmë, e vazhdon gjithmonë kështu", thotë Andrej. Beresniki në Ural, njihet edhe si Atlantisi rus. Një qytet që po mbytet. E megjithatë ata nuk duan të dorëzohen. "Ne presim dhe shpresojmë", thotë Andrej.

Masa mbrojtëse të vonuara

rusi-1Uralkali, një ndër prodhuesit më të fuqishëm të kaliumit në botë. Ne udhëtojmë përmes galerive të minierës, që është tetë herë më e madhe se qyteti.

Për dekada minatorët kanë gërmuar në thellësi dhe kanë krijuar një zbrazëti të paimagjinueshme prej 84 milionë metër kub.

Një ndjenjë ankthi, kur e di, që kjo minierë do të shembet. Kjo për arsye se minatorët sovjetikë kanë gërmuar me lakmi e jo gjithmonë sipas normave. Kësisoj një ditë depërtoi uji në minierë dhe shtresat e kripës u tretën, shkëmbinjtë sipër u rrëzuan në gropat e përmbytura. Sipërfaqja u fundos e që nga ajo kohë në disa lagje të qytetit janë krijuar kratere.

Uralkali siguron, se galeritë sot janë shumë të sigurta. Nuk ka rrezik për popullsinë, thotë Alexander Kladov nga firma Uralkali: "Mbulesa mbahet me të ashtuquajturat spiranca. Njërën e shihni këtu të ngulur në fund. Ajo ngulet me turielë dhe e mban mbulesën në shtresën e sipërme më të fortë të potasës. Kjo e bën të gjithë konstruktin të qëndrueshëm."

Por masa të tilla qëndrueshmërie nuk kanë më dobi dhe janë me shumë vonesë për Irina dhe Andrej Chorov. Shtëpia e Chorovëve është në radhën e fundit të shtëpive para një zone të rrezikuar, në të cilën e gjithë ndërtesa po zhytet disa metra. Një djerrinë e zbrazur. "Gardhi atje matanë është kufiri me zonën e rrezikuar. Ky kufi nuk duhet kaluar. Por ne na duhet të jetojmë këtu."

Stacioni i trenit në Beresniki është mbyllur. Këtu merr fund bota e banueshme. Kisha, dikur simbol i besimit të riforcuar në Rusi mund të gëlltitet në çdo çast prej tokës. Edhe këtu ka rrezik jete. Nga blloku i banesave me parafabrikate pas gardhit janë evakuuar dy mijë vetë.

Para nëntë vjetësh u hap toka këtu në një sipërfaqe prej disa qindra metër katror, duke gëlltitur nën vete ndërtesën e administratës. Ndërkohë zona të tilla të rrezikuara vrojtohen me kamera, të dëmtuarit i zhdëmtojnë. Por jo të gjithë.

Shpresa vdes e fundit

rusi-2Chorovëve u duhet të luftojnë për këtë. Autoritet e kanë klasifikuar shtëpinë e tyre si “pjesërisht të banueshme”.

"Nëse ajo megjithatë do të rrëzohet, ne duam të jemi të përgatitur. Ne gjërat me vlerë i kemi dërguar tek miqtë e far e fisi. Peliçen në dimër dhe këpucët e saj në verë. Në mënyrë që të mos na duhet t’i mbledhim gjërat në panik".

Gabimet e së shkuarës sovjetike nuk përsëriten më sot, thuhet zyrtarisht. Siguria e popullsisë ka prioritet. Për Andrej Chorov ky është një ngushëllim i zbehtë. Ai akuzon autoritet për mosveprim. Atij i është miratuar për zhdëmtim një shumë fare e vogël, që nuk i përgjigjet aspak nivelit të shtëpisë së tij. "E ardhmja jonë është e pasigurt. Administrata jonë e qytetit pret derisa shtëpia të rrëzohet e të zërë ndokënd përfund. Vetëm kështu aktivizohet ajo"

Çfarë mbetet është shpresa, por duhet bashkëpunim me autoritetet. Vetëm kështu Andrej mund të ndërtojë një shtëpi të re. Në një lagje më të sigurt të qytetit. Sepse ai ende nuk e ka humbur besimin tek Beresniki.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

“La Repubblica”: Dyshime se piloti italian ka lidhje me bandat e drogës

Posted: 16 Sep 2016 02:40 AM PDT

itali-avioniLajmi i uljes së një avioni të vogël në zonën e Ishmit në Durrës, ku dyshohet se ka testuar terrenin për të transportuar drogë në të ardhmen, nuk është lënë pa u përcjellë nga shtypi italian.

Në të vërtetë piloti italian i cili ishte nisur nga Bari duke kaluar mbi bregdetin shqiptar, ka deklaruar para prokurorëve se pas një muaji do të rikthehej për të ngarkuar 200 kilogramë hashash.

Sipas së përditshmes italiane "La Repubblica", piloti Guido Andrea Guidi dyshohet se ka lidhje me klanet kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, me trafikimin e tyre me avionë përmes pistave sekrete në provincat e Barit e Brindizit.

Prestigjiozja italiane thekson se avioni i vogël tip "Piper" është ulur për shkak të një defekti shumë larg zonave të banuara në një vendpushim që ndodhej 30 kilometra larg kryeqytetit shqiptar.

"La Repubblica", duke iu referuar shtypit shqiptar, shkruan se avioni është detyruar të bëjë një ulje emergjentë, ku i është këputur edhe njëri krah nga përplasja me ambientin. Gazeta shton se ndaj Guidit nuk është marrë asnjë masë sigurie për momentin, por se po vijon të pyetet nga prokurorët shqiptarë.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trofeu i “Topit të Artë” mund të mos ekzistojë më

Posted: 16 Sep 2016 02:29 AM PDT

topiTrofeu i "Topit të Artë" të Fifa-s ose ndryshe "Fifa Ballon D'or" mund të mos ekzistojë më nga ky vit, të paktën jo me emrin e tij aktual. Revista prestigjoze franceze “France Football” dhe Fifa, të cilat nga viti 2010 i kanë bashkuar çmimet e tyre në 1 duket se mund të mos vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Palët janë ende në bisedime, por presidenti i ri i qeverisë së Futbollit Botëror, Gianni Infantino duket se preferon dhënien e një çmimi të vecantë nga ana e insitucionit që ai drejton, atë të Lojtarit më të mirë të Vitit nga Fifa, që është dhënë përpara vit 2010 paralelisht me "Topin e Artë" të ‘France Football’ që nga krijimi i "Fifa Ballon D'or" në vitin 2010, që ndryshoi njëkohësisht dhe mënyrën e votimit ku fituesi përzgjidhej nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, vetëm dy lojtarë kanë mundur të fitojnë këtë trofe prestigjoz, Lionel Messi që e ka marrë katër herë dhe Kristiano Ronaldo 2 herë, ndërsa nga një trofe e kanë kur ky çmim individual menaxhohej nga revista franceze.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

ÇFARË NUK KUPTOVA NGA LAMTUMIRA E ZOTIT SHEHU DHËNË DIBRANËVE?

Posted: 16 Sep 2016 02:23 AM PDT

fuga-artanKandidati për kryetar bashkie në Dibër, zoti Sherefedin Shehu, i humbi zgjedhjet. Nuk është ndonjë hatà e madhe për të, por mua më erdhi keq. Jo për nga ngjyrat politike që përfaqëson, sepse të tilla ndarje nuk më pasionojnë aq shumë. Aq më shumë për kryetar bashkie ka vlerë njeriu, qoftë ai socialist, demokrat, çam, grek apo çfarë do tjetër. Ka nga këta shumë të mirë, të të gjitha ngjyrave, ka që edhe çun tezeje ta kesh ndonjërin nuk ja jep votën, aq të mbrapsht janë.

Por, Sherefedin Shehu është në sytë e mi një administrator dhe politikan që ka brumë, i lapsit në llogaritje dhe me ide që dalin nga kuadri dogmatik i formulave të gatshme. Do të ishte edhe nga ana humane një njeri që do të dinte të ndante pushtet dhe ta përdortye pushtetin për njerëzit që do t'ja kishin deleguar atë.

Deri këtu mirë. Njeri do të humbëte nga dy kandidatët.

Por, ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte lamtumira e fundit elektorale e z. Sherfedin Shehu dhënë dibranëve. Sigurisht nuk prisja ndonjë tekst si ato të shën Palit përpara korintasve, sepse zoti Shehu ka aq modesti sa të mos u mësojë dibranëve se çfarë është jeta apo vdekja, çfarë është vesi apo virtyti, çfarë është nderi apo amoraliteti.

E kam fjalën gjetiu.

Habija e parë dhe moskuptimi i parë lidhet me atë që zoti Shehu paraqet një Dibër në gjendje shtetrrethimi.

Pothuajse në prag të luftës civile.

Shefi i komisiariatit del që bashkëpunon me kontrolluesit e arave të mbjella me hashash, dibranë trima rezulton atje që nuk shkojnë dot për dru në pyll sepse i ndalojnë njerëz të armatosur, (i ha arusha), nëpunës siç del atje që kërcënojnë të lënë mësues pa punë dhe të sëmurë pa KEMP, dhe mbi të gjitha njerëz civilë me kallashnikov që sikurse raportohet atje, kërcënojnë votuesit për të mos dalë nga shtëpia dhe mos shkuar për të votuar.

Unë nuk e di nëse kjo është tabloja reale, dhe nuk kam asnjë arsye apo të dhënë që ta kundërshtoj apo ta pohoj këtë situatë. Sikur nuk kam arsye të mos e besoj atë që thotë zoti Sherefedin Shehu. Por, do të doja që ai të gjitha këto t'i kishte raportuar me shqetësim në komisionin qendror të zgjedhjeve, në prokurori, në OSBE, përpara sesa të shpallej humbës, qëkurse ishte kandidat sepse do të kishte qenë shumë më i besueshëm.

Nëse këto të dhëna verifikohen si të vërteta, atëhere problemi në Dibër, nuk qenka se kush u zgjodh apo kush nuk u zgjodh, por sepse atje mbretëroka një gjendje terrori, shtetrrethimi, kaosi. Paskemi qenë në mos gjendje lufte civile, së paku puçi institucional. Pra, problem nuk është nëse u shit ose jo vota, por shumë më thellë. Shtrohet pyetja se në çfarë rregjimi jetojmë, nëse raportimet e zotit Shehu në lamtumirën e tij të fundit postelektorale dhënë dibranëve janë të sakta.

Ky do të ishte debati i sotëm politik dhe jo se kush i fitoi apo i humbi zgjedhjet në Dibër.

Habija e dytë është se si nuk hoqi dorë nga kandidimi zoti Shehu kur e kishte parë këtë situatë kaq alarmante! Këtë nuk arrita ta kuptoj. Si nuk e këshilluan edhe përkrahësit e tij nga Tirana, ta bënte këtë xhest? Do të kishte dhênë një ndihmesë shumë të vyer nëse do të deklaronte një ditë përpara zgjedhjeve se ai? duke parë situatën e pamundur për zgjedhje të lira? jepte dorëheqjen si kandidat për kryetar bashkie. Këtë nuk e kuptoj. Nuk i dinte ai këto presione ? Mendonte se pavarësisht tyre do të fitonte ? Nëse ka qenë kjo llogaria, nuk është llogaritur mirë nga stafi i tij elektoral dhe nga ai vetë. Sepse nëse ka ndonjë përgjegjësi për humbjen, nëse ka pra, ajo është vetëm e tij që kandidonte dhe e askujt tjetër. Më mirë të denonconte klimën e terrorit që përshkruan dhe të jepte dorëheqje sesa në atë klimë të shpresonte të fitonte. Ky do të ishte një standard morali i lartë në politikë që ai do të kishte venë, një shërbim i mirë për atdheun, dhe do të fitonte shumë pikë në opinionin publik.

Sepse kështu sikur po paraqiten punët nuk po merret vesh. Edhe situatë dhune që përjashton votën e lirë, edhe shpresë te vota e lirë për të dhënë fitore ! kjo nuk është logjikë politike e saktë!

Moskuptimi im i tretë ka të bëjë me atë që zoti Sherefedin Shehu thekson nê lamtumirën e tij të fundit postelektorale dhënë dibranëve, dhe këtu më duket analizë e hollë dhe e besueshme, se të punësuarit nëpër fshatra marrin të ardhura nga angazhimi në industrinë e hatashme të hashashit, ose shesin votën nga varfëria.

Pyeta veten, ja a nuk duhej të ishte ky mesazhi i kandidatit demokrat në zgjedhjet bashkiake të Dibrës ? Mos mbillni hashash o dibranë se pasi të merrni frytet e para do t'ja shihni të keqen ?

A nuk duhej të ishte ky slogani i fushatës duke treguar rrezikun e ekonomisë të hashashit dhe të propozonte alternativë tjetër ? Me shumë mundësi që do të humbte, por më mirë të humbte duke ua thënë dibranëve të vërtetën në sy sesa duke lënë të kuptojë tani post festum që hashashi e ka bërë punën e tij për humbjen e vet. Në rastin e parë do të humbte, por kur dibranët të zgjoheshin do të vinin t'i trokisnin te dera duke i thënë : Na dole borxhit ore mik !

Kemi një përvojë të keqe nga '96, kur opozita nuk i kundërvihej piramidave financiare sepse kishte frikë se do të godiste interesat afatshkurtra të elektoratit dhe do të humbte zgjjedhjet. U pa se çfarë gabimi ishte ai. Edhe zgjedhjet i humbi edhe Shqipëria u shkatërrua. Opozita mbi të gjitha thotë të vërtetën, tregon alternativën ndërton një aks moral vlerash, dhe i përmbahet atij. Po nisi të mendojë jo e them, jo nuk e them, duke bërë kalkulime votash, është e humbur ajo, por kjo pak rëndësi ka, por është e humbur Shqipëria që nga çdo opozitë këtë pret : të thotë të vërteta copë, troç, dhe kur janë të hidhura për militantët, ish ministrat, deputetët e vet, madje edhe kur janë të hidhura edhe për qytetarët. Pa pyetur për efektet elektorale sepse përndryshe e tërheqin pas hunde dhe ajo merr me vete Shqipërinë. Asnjë pushtet nuk e thotë dot të vërtetën si opozita. Pushteti nuk ka as sy, as veshë, as hundë, vetëm gojë, pavarësisht ngjyresës së tij politike.

Nga analizat e bëra del se votuesit e dehur nga hashashi dhe ekonomia e tij ishin gati të bënin gjithçka por jo të linin votime të lira. Ky është moskuptimi i katërt dhe i fundit që më lindi nga lamtumira e fundit postelektorale e zotit Shehu.

Që zona rurale të përcaktojë edhe ngjyresën politike të zonës urbane është poaq keq sa kur pushteti lokal është në duart e shtresave urbane, të cilat kanë rimarrë privilegjin të drejtojnë e administrojnë në nivel lokal popullsinë urbane.

Në rastin e ekonomisë të hatashme të hashashit, del se fshati ka rrethuar qytetin, sikurse qyteti ja mori me reformën elektorale nga dora vendmarrjen lokale popullsive rurale duke krijuar bashki fshat – qytet apo qytet – fshat si në kohën e monizmit.

Kjo sepse nga industria e hashashit mund të ndikohet zona rurale, por më pak ajo urbane.

Ndërkaq reforma territoriale e shpartalloi pushtetin lokal sepse nga dhjetra e qindra hapësira vendim-marrjeje lokale krijoi disa bashki të mëdha. U godit me rrënjë e me degë, nga themelet deri në çati, nga toka deri në qiell, parimi i deçentralizimit. Unë mendoj se aty është rrënja e shkatërrimit të mundësive për konkurim të lirë, aty humbet spektri i nuancave që një rreth apo qark duhej të kishte. Tani kush fiton i fiton, ose në të kundërt i humbet të gjitha.

Humbet Dibrën bashkë me Selishte dhe fle në ahishte!

Politikisht këtu është problemi. Reforma elektorale ka shkatëruar pluralizmin politik pushtetar lokal, i ka dhënë fund decentralizimit të tij.

Por, këtu problemi është i hatashë, por jo i hashashëm. Nuk e ka fajin hashashi për këtë. Është hashashi strategjik ideologjik dhe politik nga i cili duhen të zgjohen të gjithë politikanët e të gjithë krahëve.

Nuk jam aq radikal sa për t'i kërkuar zoti Shehu që këtë problem t'ua ngrejë instancave të partisë së tij. Kemi ne një pushtet vendor të deçentralizuar apo jo? Fundja as puna e tij, dhe as imja.

Gjithsesi e ritheksoj zoti Sherefedin Shehu do të kishte qenë një kryetar shumë i mirë bashkie jo vetëm në Dibër!

Artan FUGA

Elbasan, kapet hajduti 56-vjeçar i banesave

Posted: 16 Sep 2016 02:12 AM PDT

Policia-e-Elbasanit-1-696x522Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur një vlerë monetare të një shtetaseje përmes kartës së bankës dhe dy banesa të ndryshme në fshatin Bradashesh.

Në panga ka rënë Faik Liçi, banues në Elbasan, i cili dyshohet t'i ketë vjedhur shtetases me iniclae A.S., 37 vjeçe kartën e bankës së bashku me kodin pin dhe përmes kartës i ka marrë një sasi prej 33.000 lekësh. Policia,  bëri sekuestrimin e kartës së bankës në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, policia informon se jy shtetas, më datë 25.08.2015, në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit K.S,  54 vjeç, ndërsa më datë 16.08.2015, po në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.S, 44 vjeç.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vëllai i 35-vjeçares: Më vdiqën motrën dhe mbesën, mjekët më çuan në polici

Posted: 16 Sep 2016 02:06 AM PDT

capture35-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e sotëm, bashkë me foshnjën e saj, në Maternitetin 'Koço Gliozheni", la dy fëmijë pa nënë. Vëllai i nënës fatkeqe Aida Cajka deklaroi për "News24" se policia e shoqëroi pas vdekjes së motrës, pasi ai kërkonte informacion nga mjekët dhe askush nuk i jepte shpjegime.

"U them mjekëve çfarë po ndodh më thanë pyet vete. Në atë moment i rashë xhamit , ndoshta pak më fortë seç duhet dhe xhami u thye. Në këtë moment kanë lajmëruar policinë dhe më kanë shoqëruar."- deklaroi Fatjon Toska.

Vëllai i viktimës pretendon se mjekët dhe drejtoresha e spitalit kanë dhënë versione të ndryshme lidhur me vdekjen e foshnjës.

"E fusim brenda, mjeku thotë po marr koleget e mi. Tha fëmija ishte i gjallë. Në dokumentacion nuk vërteton se është bërë një ekografi që fëmija është gjallë. Më thanë na jep konsensusin që të bëjmë operacionin sepse bashkëshorti i saj nuk ishte këtu, dhe në një moment mjekët largohen dhe vetëm njeri prej tyre i bënte një masazh kardiak. Unë ende nuk e di shkakun e vdekjes së motrës dhe mbesës. Drejtoresha e spitalit më tha se në momentin që erdhi motra foshnja ka qene e vdekur, ndërsa mjekët më thanë që foshnja ishte gjallë", deklaroi vëllai i 35-vjeçares, Fatjon Toska, i cili kërkon drejtësi për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se bashkëshorti i 35-vjeçares Aida Cajka është emigrant në Itali dhe është nisur menjëherë drejt Tiranës, sapo ka marrë vesh për fatin tragjik të gruas dhe foshnjës së tij.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) "News24"

Related Posts :