Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Buxhovi: Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Buxhovi: Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Buxhovi: Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë

Posted: 26 Sep 2016 03:35 PM PDT

Historiani Jusuf Buxhovi, në emisionin ‘Ora e Fundit’ në Klan Kosova, ka rrëfyer mendimet e tij mbi Referendumin e vitit 1991 për Pavarësinë e Kosovës, por edhe për LDK-në, ku ishte një nga themeluesit e saj, dhe për aktualitetin politik në vend.

Në 25 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, Buxhovi ka thënë se është një nga ngjarjet më madhore në historinë e Kosovës, pasi e ka ndihmuar vendin në të gjitha etapat.

"Referendumi për Pavarësi është më se i rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës. Është një ndër ngjarjet më madhore historike. Referendumi për Pavarësi e ndihmoi Kosovën t'i hapë binarët e shtetit të vet pasi obligonte që Kushtetuta e Kosovës të ndryshonte", tha Buxhovi.

Buxhovi thotë se me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai ishte ide e përgjithshme e gjithë liderëve që punuan në të gjitha strukturat e shtetndërtimit të Kosovës. “Pa Referendum nuk mund të shkohej më tutje".

"Që nga Kushtetuta e deri tek Referendumi është një periudhë që është përcjellë me përplot ngjarje historike. Faktori ndërkombëtar asokohe ishte shumë i interesuar që të ndërhynte pasi gjithë Jugosllavisë i hyri flaka në atë periudhë".

"Ishte një afat kohor kur duhej të gjitha pjesët konstituive duhej të deklaroheshin për vete. Qëndrimi ynë i përbashkët ka qenë që të shkohet në këtë infrastrukturë të shtet-ndërtimit".

"Serbia në atë kohë mundohej të përdorte një metodologji që ai referendum, sipas tyre, ishte i paligjshëm dhe i pavlefshëm".

"Gjithë Kosova ka qenë e përcaktuar për Referendum. E prisnin me entuziazëm të madh një veprim të tillë. Shumica e mediumeve botërore kanë qenë këtu dhe të gjitha ato punë janë transmetuar si të suksesshme".

"Është meritë e gjithë Kosovës. LDK ishte bartëse e këtij procesi dhe ka një meritë shumë të madhe për këtë ide. SHBA edhe në atë kohë na përkrahu me një mbështetje të plotfuqishme, kishim dhe juristë amerikanë të cilët na kanë ndihmuar".

Buxhovi e ka analizuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

"LDK ka dy pamje. Ka pamjen historike nga themelimi e deri më 24 mars të vitit 1999. Ishte lëvizje kombëtare, popullore, me vizion historik. Nga 24 marsi 1999, LDK nuk është ashtu siç ishte më parë. Ka filluar konkurrenca politike në pluralizimin partiak".

"Aktualisht, LDK nuk dallon shumë nga partitë tjera politike, pasi të gjitha kanë ngapak lidhje edhe me kriminalitet. Unë merrem me gjendjen e përgjithshme të klasës politike në Kosovë, e cila është për keqardhje".

"LDK ka qenë shtëpi e intelektualëve, tashmë nuk është më. Shumë faktorë të ndryshëm e kanë sjellë në këtë nivel. Të gjithë janë pjesë e një amalgami ku politika po shikohet si interes përfitimi", thotë ai.

''Partive të tjera mund t'iu lejohet cfarëdolloj eksperimenti, por LDK-së nuk i lejohet. Sepse LDK po të ishte e fuqishme në Parlament, nuk do lejohej që të dështonin shumë çështje siç është luftimi i korrupsionit. Më shumë kemi bomba tymi, sesa projekte të reja për shtetndërtimin e Kosovës".

"Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë, jo vetëm pozita por edhe opozita, ngase kjo skenë politike është shumë e ngatërruar. Ajo nuk e ka qëllim ardhmërinë më të mirë të qytetarëve, por plaçkitjen".

Kurse sa i përket deklaratave politike të ditëve të fundit për mundësinë e një lufte të re në Kosovë, Buxhovi ka thënë se ato janë "axhamillëk".

"NATO cakton se a guxohen të lëvizen kufijtë në Ballkan apo jo. Deklaratat tjera janë komike, ato vetëm sa i bëjnë dëm proceseve. Çdo demarkacion i Kosovës duhet të shikohet si ngjarje historike. Sepse po shënohen vija kufitare të një shteti. Ajo cfarë kam parë është thjesht një tallje me ato gjëra serioze".

"Gjithë ky cirk që është bërë në Parlament, tërë Kosovës i ka dhënë pamje të keqe, që tregon se këtu shumëkush nuk e dëshiron shtetin e Kosovës për të cilin mendojnë se është i përkohshëm".

Ai mendon se “shumë nga politikanët kosovarë që bëjnë zhurmë dhe krijojnë mjegull janë kandidatë potencialë për t'u ndjekur prej Gjykatës Speciale. Cirkun që e kanë bërë e kanë bërë jo për hallin e Kosovës, por për hallin e tyre", tha ai.

Buxhovi mendon se edhe problemi i Kishës Ortodokse në kampusin e UP-së është pjesë e marketingut dhe e lojërave që po bëhen tash.

"Askush nuk e ka ndalur politikën kosovare që ta zgjidh më herët ceshtjen e kësaj kishe", ka përfunduar Buxhovi, njofton Klan Kosova.

The post Buxhovi: Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë appeared first on Telegrafi.

Komandanti i Ushtrisë Amerikane i referohet FSK-së si Ushtri e Kosovës

Posted: 26 Sep 2016 03:27 PM PDT

më shumë se 1700 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare, atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi po zhvillojnë në disa rajone të Shqipërisë stërvitjen 10-ditore "Joint Effort".

"Kemi 7 vjet që jemi në NATO, por kjo është hera e parë që ne organizojmë dhe bashkëdrejtojmë në vendin tonë një stërvitje me të tilla përmasa", deklaroi Jeronim Bazo, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Stërvitja në Bizë të Martaneshit u ndoq nga afër edhe nga komandanti i Ushtrisë Amerikane në Evropë, Ben Hodges.

"Ushtria shqiptare po përparon, por ka ende për të bërë. Duhet të dimë që asgjë nuk është falas ndaj Shqipëria duhet të rrisë investimet për ushtrinë. Shqipëria ka dhënë një zotim që buxheti për ushtrinë do të jetë 2 % e GDP-së. Sa i takon ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO është një vendim politik", deklaroi Hodges, transmeton lajmi.net.

Është hera e parë që një gjeneral i NATO-s i drejtohet FSK-së më emertimin ushtri. Kjo, pasi që FSK-ja me statusin aktual nuk ka mision ushtarak, por vetëm lehtësues dhe ndihmues. Ka një kohë të gjatë që është paralajmëruar shndërrimi i FSK-së në FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës), por një gjë e tillë ka mbetur vetëm premtim.

Sipas vlerësimeve të NATO-s, FSK-ja i plotëson tashmë të gjitha kriteret që të jetë ushtri e mirëfilltë. 

The post Komandanti i Ushtrisë Amerikane i referohet FSK-së si Ushtri e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Hoxhaj: Ekstremizmi në Kosovë erdhi nga jashtë

Posted: 26 Sep 2016 03:00 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, tha të hënën se vendet e tjera kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në vendin e tij, i cila ka shënuar një përqindje më e madhe e qytetarëve të saj të cilët luftojnë për grupin e Shtetit Islamik si çdo komb tjetër në Evropë.

Autoritetet thonë se besonin rreth 70 shtetas të Kosovës me shumicë myslimane janë të luftëtarë aktivë në Siri dhe Irak.

Enver Hoxhaj tha për "Associated Press" në një intervistë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se "radikalizmi i të rinjve në Ballkan është eksportuar nga OJQ të ndryshme dhe klerikët nga Lindja e Mesme".

Ai shtoi se "ne nuk mund të fajësojnë qeveritë e huaja” për përhapjen e radikalizmit në Ballkan, sepse “ne nuk kemi dëshmi për këtë.”

Vitin e kaluar, qeveria miratoi një ligj që mund të shohin qytetarët e Kosovës të cilët marrin pjesë në konflikte të armatosura jashtë Kosovës u dënua me 15 vjet burg.

Qeveria e Kosovës ka thënë gjatë këtij viti se draft-masat kundër financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave kanë marrë dritën e gjelbër për t'u votuar në Parlament.

"Ne jemi shumë krenarë që nga viti kaluar askush September nga Kosova e la vendin dhe u bashkua DAESH"-it, ka thënë Hoxhaj, duke përdorur akronimin arabe për ISIS-in.

Hoxhaj në këtë intervistë për "Associated Press", foli edhe për shtetësinë e Kosovës dhe për dështmin për pranimin e saj në UNESCO, përcjell "Zeri.info".

Sipas Hoxhajt, falë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, e cila ndaloi shtypjen e Serbisë kundër separatistëve shqiptarë, i dha fund sundimit të Beogradit mbi Kosovën.

Kreu i diplomacisë kosovare, shtoi se, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe se tashmë Kosova është e njohur nga më shumë se njëqind vende, duke përfshirë SH.B.A. dhe vendeve të mëdha të Bashkimit Evropian.

Por, arsyeja përse Kosova dështoi që të jetë pjesë e UNESCO-s, Hoxhaj thotë është për shkak se Serbia pati mbështetjen e Rusisë dhe bëri çdo gjë për ta bllokuar Kosovën që të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Ai ka thënë se kjo mund të quhet "fitore" e Serbisë dhe Rusisë, ajo çfarë bënë vitin e kaluar mirëpo, siç shprehet Hoxhaj, kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen.

"Herën tjetër kur të aplikojmë, do të kemi vota të mjaftueshme për t’u bërë një anëtare e UNESCO-s, e cila do të ndihmojë vendin drejt njohjes së plotë ndërkombëtare", ka deklaruar Hoxhaj.

The post Hoxhaj: Ekstremizmi në Kosovë erdhi nga jashtë appeared first on Telegrafi.

Azem Syla edhe disa ditë në QKUK (Video)

Posted: 26 Sep 2016 02:23 PM PDT

Avokati mrojtës i ish deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, është duke i përgatitur dy lloj të ankesave pas vendimit për riarresim të Sylës dhe shqiptim të masës së paraburgimit prej dy muajsh.

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar në emisionin "Kontakt" të Tribuna Channel se njëra ankesë është duke u përgatitur për Gjykatën Supreme të Kosovës, për shkak se e kemi vendimin e parë dhe vendimin e dytë diametralisht të kundërt dhe është një kërkesë që është duke u përgatitur e që do t'i dorëzohet gjyqtares së procedurës paraprake.

Ai ka folur edhe për personin që kishte renë në kontakt me dëshmitarin D, e që sipas tij është edhe shok i dëshmitarit, por që e mohon kategorikisht që klienti i tij ka tentuar të ndikojë në ndonjërin prej dëshmitarëve në rastin e quajtur ‘Toka’.

Gashi ka thënë se seanca e radhës do të mbahet me 28 dhe 29 të këtij muaji dhe shpreson që klienti i tij do të paraqitet në to.

Ndërsa duke i komentuar raportet e medieve elektronike se Azem Syla po qëndron në QKUK dhe jo në paraburgim, Gashi është përgjigjur se e vërteta e gjithë kësaj është që gjatë periudhës sa ka qenë i lirë Azem Syla, ka pasur kontrolle shëndetësore të zakonshme.

"Sylës i është preferuar nga ana e mjekësve që të qëndrojë për disa ditë në QKUK dhe aty do të ndodhet edhe për disa ditë, por me datën 28 shtator me siguri që do të jetë i gatshëm të vij në seancë", ka thënë avokati Gashi.

Kurse duke folur për Gjykatën Speciale ai ka thënë se kjo gjykatë do ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo pastrimin e saj./Tribuna/

The post Azem Syla edhe disa ditë në QKUK (Video) appeared first on Telegrafi.

Gratë e banesave të uzurpuara protestojnë para shtëpisë së Shpend Ahmetit

Posted: 26 Sep 2016 01:25 PM PDT

Gratë e banuesve të banesave në Dardani po protestojnë para shtëpisë së Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke kërkuar strehim për fëmijët e tyre.

Ahmeti ka dalë jashtë shtëpisë për t'i dëgjuar, por ai tha se kjo çështje nuk i takon atij dhe se nuk ka në dorë asgjë në lidhje me këto prona.

Ai ka theksuar se para disa ditëve e ka shpjeguar rastin e banesave në lagjen Dardania.

Lidhur me këtë çështje ai ka bërë edhe një psotim në Facebook, duke thënë se sot edhe Gjykata ka dal me komunikatë ku ka shpjeguar që ky rast është i vendosur në vitin 2008, dhe që tani sipas tij, po zbatohet, transmeton Telegrafi.

"Por dikush vazhdon ti gënjejë disa nga banorët aty duke ju thënë se unë po vendosi se a duhet ti blejnë ata apo jo apo kam dhënë urdhërin për gjykata e për polici. Sapo më vizituan para shtëpisë rreth 30 gra me fëmijë që dikush ju kishte thënë të vijnë. Ju thash edhe sot atë që e kam thënë qe sa vite. Ne kemi përgjegjësi për raste sociale dhe secilin rast të rëndë mund ta ndihmojmë por ne as nuk japim prona, as nuk marrim vendime të gjykatave e as nuk bëjmë ligje. Adresa për ato vendime është tjetërkund", ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

The post Gratë e banesave të uzurpuara protestojnë para shtëpisë së Shpend Ahmetit appeared first on Telegrafi.

Grainca: LDK e gatshme për zgjedhje në çdo kohë (Video)

Posted: 26 Sep 2016 01:15 PM PDT

Deputet i LDK-së, Blerim Grainca, ka thënë se çështja e riformatimit të Qeverisë është detyrë ekskluzive e kryeministrit dhe nëse ndodh kjo atëherë kryeministri nuk është i kënaqur me ministrat e tij.

"Janë disa ministra që nuk po arriinë t'i shtyjnë proceset përpara, prandaj është e drejtë ekskluzive e Kryeministrit të bëjë ndryshime", tha Grainca në emisionin "Rrokum roll" në TV Rrokum

Ai ka thënë se në statistikat e tyre, "LDK është mirë edhe sa i përket riformatimit, por edhe perfomancës mbetet si subjekti i parë".

Grainca ka komentuar edhe zërat për zgjedhjet eventuale të parakohshme, duke thënë se "LDK është gatshme të shkojë në zgjedhje brenda 24 orësh". /Telegrafi/

The post Grainca: LDK e gatshme për zgjedhje në çdo kohë (Video) appeared first on Telegrafi.

Ish këshilltari i Ronald Reganit: Kosova është kthyer në një shtet “gangsterësh”

Posted: 26 Sep 2016 12:47 PM PDT

Në një artikull të botuar të hënën, në revistën e njohur amerikane "Forbes", ish asistenti special i presidentit Ronald Regan, Doug Bandow, thuhet se Kosova është kthyer në një "shtet gangsterësh", rreth 18 vite pas intervenimit të NATO-s.

Për njeriun më të afërm të presidentit të 40-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1981-1989, aktorit dhe politikanit republikan Ronald Regan, kandidatja demokratike për presidente të 45-të, nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, është një zgjedhje e keqe.

Tash një nga drejtuesit e Institutit për politika publike të SHBA-së "Cato", Doug Bandow, në një analizë të gjatë të botuar në "Forbes" është fokusuar tek luftërat e dekadës së fundit që kanë intervenuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë, e në të cilat ka pasur ndikim të fuqishëm edhe Hillary Clinton.

"Hillary Clinton kurrë nuk doli kundër një lufte, në të cilën amerikanët duhej të merrnin pjesë", është titulli i shkrimit të "Forbes", sipas të cilit, Clinton ka kërkuar të intervenojë në secilën luftë që ka pasur mundësi.

wannabe-730x391

Për ish-këshilltarin e Regan, Clinton ishte shtysë e madhe për intervenimet në Bosnjë e Kosovë, gjatë kohës sa ajo ishte Zonja e Parë e Shtetit.

"Siç e ka theksuar edhe kolegu im nga Instituti Cato, Christopher Preble, 'Hillary Clinton mbështeti secilën nga shtatë luftërat e fundit që Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka intervenuar në botë, plus në dy të tjera në të cilat jemi ende duke luftuar'", shkruan ai në Forbes, transmeton Insajderi.

"Për shembull, si Zonjë e parë ajo ishte shtysë për intervenimet në Ballkan – duke sulmuar serbët e Bosnjës e më pas edhe Serbinë. Ajo ishte një avokate entuziaste e luftës, duke shpjeguar: 'Unë e urdhërova atë [burrin e saj] që të bombardojë'".

shkruh

Bandow shkruan për stabilitetin e munguar në dy shtetet ballkanike që ka intervenuar SHBA-ja dhe NATO, duke e cilësuar Kosovën si "shtet gangsterësh" dhe Bosnjën si një "shtet të ndarë".

"Kosova është kthyer në një shtet gangster, i cili sipas New York Times, është 'vatër e terrorizmit islamik'", shkruan Bandow, teksa i referohet edhe tekstit të publikuar rreth katër muaj më parë nga gazeta amerikane New York Times, rreth rritjes së terrorizmit islamik në Kosovë.

Në shkrimin e revistës amerikane Forbes, më tej shpjegohet se si Clinton ka marrë të njëjtën pozitë edhe gjatë bombardimeve në Irak.

Clinton është kandidate e Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA që pritet të zhvillohen në muajin nëntor.

The post Ish këshilltari i Ronald Reganit: Kosova është kthyer në një shtet "gangsterësh" appeared first on Telegrafi.

LDK: UBO Consulting të tregojë se u pagua nga Vetëvendosja për sondazhin

Posted: 26 Sep 2016 12:35 PM PDT

Kompania “UBO Consulting” e ka pranuar se sondazhi i saj, që nxori Vetëvendosjen si partinë e dytë dhe Albin Kurtin si të preferuarin e kosovarëve për kryeministër, është kontraktuar pikërisht nga kjo parti opozitare. Pikërisht për këtë shkak  Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar kësaj kompanie të tregojë se sa para ka marrë nga subjekti opozitar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret pranimin dhe pohimin e marrëdhënies klienteliste ndërmjet LVV-së dhe Kompanisë UBO Consulting e cila ka publikuar një sondazh të përgatitur dhe të hartuar në zyrat plotë armë dhe molotovë të VV-së”, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton Telegrafi.

“Për hir të transparencës dhe mënjanimit të mashtrimit të publikut, praktikë kjo e përditshme e LVV-së, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të bëhen publike informacionet se sa ka qenë kostoja e këtij shërbimi, kush janë porositësit e tjerë, nga cilat burime financiare është bërë porosia e sondazhit dhe në cilën adresë biznesore është bërë ky transaksion”.

LDK thotë se, këto informacione do t'i shërbenin sqarimit të këtij mashtrimi të porositur, për të cilin LDK dhe përfaqësuesit e saj sinjalizuan me kohë.

Ky subjekt politik, më tej në reagim, thotë se “të gjitha sondazhet kredibile vendore e ndërkombëtare bëjnë të ditur se LDK-ja qëndron në pozita tejet të favorshme të cilat konfirmojnë mbështetje në rritje nga qytetarët e vendit”.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës i përkrahin politikat zhvillimore dhe properëndimore të Republikës së Kosovës, përkushtimin e saj për rrugën integruese euroatlantike, si dhe angazhimet për fuqizimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera të BE-së”.

“Qytetarët e Kosovës nuk përkrahin sekte politike që hedhin molotovë mbi policë, qytetarë, institucione publike dhe shtëpi private, njerëz që sulmojnë institucionet me armë të rënda luftarake, subjekte që mbushin selinë me armë zjarri, lëndë narkotike, maska për kryerje të veprimeve kriminale e lëndë djegëse, që sulmojnë përfaqësuesit diplomatikë, njerëzit që i kanë dyert e mbyllura dhe janë "persona non grata" në të gjitha shtetet perëndimore, njerëz që bëjnë thirrje për ekzekutime publike, për kaos, anarki e vrasje…”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

The post LDK: UBO Consulting të tregojë se u pagua nga Vetëvendosja për sondazhin appeared first on Telegrafi.

Zhduket 20 vjeçarja nga Ferizaj (Video)

Posted: 26 Sep 2016 12:19 PM PDT

Në Ferizaj, familja Krakoveci tash e tri ditë nuk po mund të gjejnë vajzën e tyre 20 vjeçare, që ka edhe probleme mendore.

Nëna e saj tregon se si u largua ajo nga shtëpia. Thotë se ishin bashkë në oborr dhe kur ajo ka hyrë Brenda në shtëpi, ajo kishte dalë nga oborri dhe nuk ishte kthyer më.

Një i afërm i familjes thotë se vajzën e ka parë në Prishtinë të Hoteli Grand.

Kjo është hera e tretë që ajo ikën nga shtëpia.

Për ta gjetur Elhamen janë angazhuar edhe Policia e Kosovës. /Klan Kosova/

The post Zhduket 20 vjeçarja nga Ferizaj (Video) appeared first on Telegrafi.

Autoritetet serbe lirojnë Muhamet Krasniqin

Posted: 26 Sep 2016 12:09 PM PDT

Anëtari i bordit të Konkurrencës së Kosovës, Muhamet Krasniqi, i cili ishte ndalur në Serbi me arsyetimin se dokumentet e Kosovës nuk janë valide, është liruar nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Muhametit, Sherif Krasniqi, i cili ka thënë se lirimi i babait të tij erdhi pas angazhimit të kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi dhe ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

Ai ka thënë se babai i tij tanimë është duke u vendosur në hotel dhe do të marrë pjesë në konferencën e autoriteteve rajonale konkurruese.

Anëtari i bordit të Konkurrencës së Kosovës, Muhamet Krasniqi ishte ndaluar në Aeroportin e Beogradit, dhe nuk është lejuar të merr pjesë në takimin e autoriteteve rajonale që po mbahet në kryeqytetin serb, me arsyetimin se dokumentet e Kosovës nuk janë valide.

Sherif Krasniqi ka thënë për KosovaPress se takimi me autoritetet rajonale të konkurrencës është organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës Hungareze, ku nga Kosova ka qenë i ftuar Muhamet Krasniqi.

Sipas djalit të tij, Autoriteti i Konkurrencës Hungareze ka paraparë që udhëtimi të jetë nga Shkupi për në Beograd./Telegrafi/

The post Autoritetet serbe lirojnë Muhamet Krasniqin appeared first on Telegrafi.

Related Posts :