Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Çikat e nënës Kosovë” plus 4 more femra.net

loading...

“Çikat e nënës Kosovë” plus 4 more femra.net


Çikat e nënës Kosovë

Posted: 27 Sep 2016 05:42 AM PDT

qikat-nenes-kosove-sport-fitore

Femrat e sportit kosovar gjithnjë janë ndier të lëna pas dore, duke e parë vëmendjen e të gjithëve të përkushtuar thuajse veç kah meshkujt. Të anashkaluara ndihen edhe sot. Por, janë pikërisht këto vasha të lëna anash, ato që po ia zbardhin fytyrën Kosovës në arenën ndërkombëtare. Medaljet e kupat që ato ia kanë sjellë deri më tani Kosovës nga garat ndërkombëtare, për meshkujt tanë mbesin vetëm dëshira dhe ëndrra. Madje, ka pasur raste kur çikat edhe i kanë nxjerrë djemtë prej krize

Sporti kosovar gjendet në gjendje të mjerueshme, si në aspektin infrastrukturor, ashtu edhe në atë ligjor, e mbi të gjitha edhe financiar. Sportistët nuk paguhen si duhet.

Kanë rroga të vogla, shpeshherë u vonohen, por ka edhe nga ata që merren me sport edhe vullnetarisht. Shumë nga ta aktivitetet i kryejnë edhe pa kontrata, por në kushte të vështira infrastrukturore, shkruan Zëri.

Mirëpo, edhe në këtë gjendje të rëndë, sporti mashkullor është më i privilegjuar sesa ai femëror. Sportistet e Kosovës, pra femrat, kaherë janë ndier të anashkaluara, të lëna anash nga vëmendje e përqendruar dukshëm më shumë te meshkujt.

Por, kjo nuk i ka penguar ato në rrugëtimin drejt sukseseve në arenën ndërkombëtare, ku tashmë gjithnjë po merr pjesë edhe Kosova, si me meshkuj, ashtu edhe me femra.

Për më tepër, janë pikërisht femrat ato që më së shumti po i sjellin Kosovës suksese nga arena ndërkombëtare.

"Zëri" jua sjell momentet kur vashat kosovare sollën krenari te bashkëkombësit e tyre nga garat ndërkombëtare, në të cilat fituan medalje e kupa, apo edhe mbrojtën nderin e Kosovës, pas humbjeve të meshkujve.

Mbretëresha Majlindë

Nëse e marrim nëpër gojë sportin, të gjithëve na shkon mendja te Majlinda Kelmendi. Xhudistja pejane ka fituar thuajse gjithçka në karrierë, përpos medaljes olimpike, që mbetet objektivi i saj kryesor, raporton Zëri.

24-vjeçarja është kampione e dyfishtë e botës dhe po ashtu e dyfishtë e Evropës, ndërkohë që ishte shpallur edhe kampione botërore për juniore. Pa i përmendur këtu medaljet e shumta të fituara në turne të tjerë të rëndësishëm të xhudos, që në total i ka 52 sosh.

Image

Nora, e bronzta e Bakusë

Xhudoja nuk mund të mburret vetëm me Majlindën. Aty është edhe Nora Gjakova, e cila ia zbardhi fytyrën vjet Kosovës, duke e fituar medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane, njëherësh medalistja e vetme e vendit tonë në "Baku 2015", ku Kosova u paraqit zbehtë.

Gjithashtu, së fundmi ajo e fitoi edhe të bronztën në Evropianin e Rusisë, përpos medaljeve të tjera të fituara në karrierë.

Image

Distria, kampione e re

Distria Krasniqi nuk ia ka lënë mangët. Xhudistja tjetër pejane e ka bërë krenar vendin e saj pasi ishte shpallur kampione e botës për juniore. Edhe ajo tashmë ka fituar medalje tjera të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, me të cilat është bërë shumë e famshme në vendin tonë.

Image

Donjeta Sadiku, e argjendta e Botërorit

Derisa boksi mashkullor po zhgënjen me paraqitje në gara të rëndësishme, sporti i dashur nga kosovarët u mburr me një femër. Në fakt, Donjeta Sadiku e kishte fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të junioreve, duke përfunduar e dyta.

Njëherësh, ky ishte suksesi më i madh i këtij sporti luftarak pasluftës, njofton Zëri.

Image

Fluturon, fluturon Shqiponja

Klubet kosovare të hendbollit po marrin pjesë në garat evropiane tash e një dekadë. Në vazhdimësi kanë zhgënjyer. Por, është dashur të pritej ky sezon, kur një ekip i femrave ta shkruajë historinë. Vashat e ekipit gjakovar arritën të kualifikohen në të tetën e finales së "Challenge Cup". Madhështore.

Image

Tenistet, dy fitore në FED Cup

Derisa tenistët nuk arritën ta fitonin asnjë set, e lëre më meç në DAVIS Cup, javë më parë, femrat patën shfaqje krejt tjetër së fundmi.

Kosova, e udhëhequr nga tenistet Edita Raca, Anduena Latifi, Fiona Polloshka dhe Arlinda Rushiti, regjistroi dy fitore në FED Cup, respektivisht në Botërorin ekipor të tenisit, duke e mundur Mozambikun dhe Islandën. Historike, apo jo.

Image

Notaret, një vitrinë të mbushur me kupa e medalje

Kosova mund të mburret edhe me "bijat" e saj, në sportin e notit. Në fakt, tri notaret më të mira kosovare: Rita Zeqiri, Flaka Pruthi e Melisa Zhdrella, e kanë mbushur një vitrinë me kupa dhe medalje, nga garat e ndryshme, përkatësisht turne ndërkombëtarë, në të cilat kanë marrë pjesë.

Ato janë gati të "godasin" edhe në ndonjë eveniment të rëndësishëm të sportit që e përfaqësojnë.

Image

As pingpongistet s'mbeten prapa

As pingpongistet kosovare nuk mbesin prapa. Ato morën pjesë këtë vit në Botëror për ekipe, duke arritur madje edhe fitore ndaj Mauritius e Maldives, pasi shfaqën paraqitje impresionuese. Ato kanë ditur të fitonin edhe në të kaluarën, në evenimente të tilla të rëndësishme.

Image

Femrat e Kosovës, çuditën UEFA-n e FIFA-n

Edhe pse futbolli femëror i Kosovës është krejtësisht nën hijen e futbollit mashkullor, janë pikërisht femrat ato që ia kanë dhënë edhe një arsye më shumë UEFA-s e FIFA-s për ta pranuar vendin tonë.

Një delegacion i këtyre dy organizatave para pak ditësh inspektoi vendin tonë, dhe u çudit kur kuptoi se Kosova ka ligën e femrave, e po ashtu edhe gjyqtare të kësaj gjinie.

Image

Madje, Fatmire Bajramaj nga Kosova, e cila luan për Gjermaninë, pati fituar medalje të artë olimpike, Kampionat Botëror e Ligë të Kampionëve, duke u bërë kandidate serioze për "Topin e artë".

Image

Femrat paralajmëruan qysh pasluftës

Qysh pas luftës, kur sporti kosovar ishte izoluar, me pak përjashtime, femrat kishin paralajmëruar se do t'ia zbardhin fytyrën Kosovës. Qysh në vitin 2000, Shqipe Zogiani në Botërorin e Shotokanit e kishte fituar medaljen e artë, dhe kjo nuk është edhe medalja e vetme e saj.

Image

"Trocal Liga" e basketbollit femëror në edicionin 2003/04 ia kishte hapur dyert Universitetit të Prishtinës, i cili kishte mbërritur deri në gjysmëfinale të "Play-Off-it", përcjell Zëri.

Image

Hasani: Mburremi me sukseset e femrave

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, thotë se institucioni që e drejton ai, mburret me sukseset që i arrijnë femrat. Sipas tij, ato janë të mbështetura nga lëvizja olimpike, por premton që në të ardhmen do të përkrahen edhe më shumë.

"Ne jemi të vetëdijshëm që rezultatet më të mëdha nga jashtë na kanë sjellë femrat. Ne mundohemi të mos bëjmë dallime, i trajtojmë njësoj si meshkujt ashtu edhe femrat. Prandaj, i kemi mbështetur dhe do të mundohemi t'i mbështesim edhe më shumë femrat në të ardhmen, nëse është nevoja", u shpreh për "Zërin" kreu i KOK-ut.

Image

Sigal Prishtina shpëton nderin e meshkujve

Sigal Prishtina mund të themi se e ka shpëtuar nderin e meshkujve. Bardhekaltrit janë treguar më të suksesshmit në sportin e meshkujve pasluftës, duke e fituar dy herë radhazi titullin në Ligën Ballkanike, ndërkohë që sivjet morën pjesë edhe në FIBA Europe Cup. /Zëri/

Image
Burim: Zeri.info

Der Beitrag Çikat e nënës Kosovë erschien zuerst auf femra.net.

Si ndikon vonesa e paraqitjes së ciklit menstrual në jetëgjatësi?

Posted: 27 Sep 2016 01:47 AM PDT

cikli-menstrual-jetegjates-ndikon

Periudha e vonshme e pubertetit është paksa e sikletshme për femrat kur në të njejtën kohë shohin moshataret e tyre duke filluar blerjet për sytjena si dhe tregimin e përvojave për ciklin e tyre menstrual… Nsërsa ju jeni thjeshtë qëndroni nga anash pa pasur njohurinë se si duhet ta trajtoni vetë gjatë kësaj periudhe. Por, sipas një studimi të ri, ka një përparësi shumë të madhe për ciklin e vonshëm – veçanërisht pas moshës 12 vjeçare ose më vonë.

 

Një studim i ri nga hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë, në shkollën e mjekësisë në San Diego, ka përcjellur 16,000 femra mbi moshën 21 vjeçe dhe ka gjetur se femrat që kanë cikël të vonuar menstrual pas moshës 12 vjeçare ose më vonë dhe ballafaqohesn me menopauzën në të pesëdhjetat ose edhe më vonë, kanë më shumë gjasa për të jetuar më gjatë, supozohet deri në të nëntëdhjetat.

Për më tepër: femrat që kanë pjekuri të vonshme, gjithashtu kanë gjasa më të vogla të preken nga çështje të caktuara shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet koronare të zemrës dhe diabetit. Këto kanë më pak gajsa të jenë edhe duhanpirëse.

Hulumtuesit janë ende në kërkim për enigmën e ciklit të vonuar i cili bën ndryshim në shëndetin tuaj.

Sigurisht, menstruacionet e juaja nuk janë i vetmi faktor që mund të përcaktojë jetëgjatësinë tuaj, kështuqë edhepse mund të keni cikël të hershëm, mos u shqetësoni. Nëse jeni të shëndetshëm, poashtu edhe ju mund t'i arrini vitet e nëntëdhjeta!/ferma.net/

Der Beitrag Si ndikon vonesa e paraqitjes së ciklit menstrual në jetëgjatësi? erschien zuerst auf femra.net.

Menopauza: Ecja e mund depresionin

Posted: 27 Sep 2016 01:26 AM PDT

menopauza-ecja-stres-depresion

Sipas dr. Deborah Nelson nga Universiteti Temple në Filadelfia, ecja e shpejtë ndikon pozitivisht mbi ankthin, depresionin dhe stresin

Është shqetësuese se shumë simptoma të menopauzës ndikojnë pikërisht në mendje. Depresioni, lodhja, ndryshimi i disponimit dhe ankthi janë gjëndje për të cilat ankohen gratë që kalojnë “ndryshimet”. Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në largimin e këtyre simptomave të pakëndshme.

Një studim i fundit zbuloi se gratë që vijuan orët e kursit të yoga-s kanë vuajtur më pak nga pagjumësia se grupi i kontrollit i cili nuk praktikoi yoga. “Shumë gra vuajnë nga pagjumësia gjatë menopauzës dhe është mirë ta dinë se yoga mund të ndihmojë,” tha Dr. Katherine Newton, një hulumtuese e lartë në Institutin e Group Health Research në Seattle.

Edhe një raport i kohëve të fundit në studimin e zhvilluar nga Shoqata e Amerikës Veriore për menopauzë ka treguar se gratë në menopauzë të cilat qëndrojnë ulur më pak dhe lëvizin më shumë bëjnë gjumë më të mirë dhe gjatë natës zgjohen më pak. Sipas Dr Deborah Nelson nga Universiteti Temple në Filadelfia, ecja e shpejtë ndikon pozitivisht mbi ankthin, depresionin dhe stresin. Gratë janë klasifikuar në tri grupe që kanë ecur pesë herë në javë nga 15, 40 dhe 90 minuta. Të gjithave i'u është përmirësuar gjendja mendore, kurse te ato që kanë ecur më së shumti është vërejtur rënie më e madhe e stresit.

Ushtrimet më të mira: Është e rekomanduar shëtitje mesatare prej 40 deri në 90 minuta me ushtrim të rregullt të yoga ose shtriqje. Shetitja, së paku pesë herë në javë, është e dëshirueshme të kombinohet me ushtrime yoga mundësisht një herë në javë./femra.net/

 

Der Beitrag Menopauza: Ecja e mund depresionin erschien zuerst auf femra.net.

Çka mund të mësojnë nënat nga baballarët

Posted: 27 Sep 2016 01:12 AM PDT

mesonje-nenat-baballaret-prinder-femije

Në shumicën e rasteve, kur bëhet fjalë për familjen dhe kush i mban të gjitha fijet në duar, natyrisht flitet për nënat (respekt përjashtimeve). Nënat janë ato që janë me fëmijët në të gjitha situatat, dhe të cilat më së shumti kujdesen, kështu që shpesh edhe e teprojnë.

Është pozitive të kujdeseni për fëmijën tuaj, por nuk është mirë ta teproni, sepse ndonjëherë ekzagjerimi mund të ndikojë negativisht si te ju, ashtu edhe te fëmija juaj. Që të shqetësoheni sa më pak dhe të jeni më të qetë në situata të ndryshme me fëmijën tuaj, do të ishte e dëshirueshme të bazoheni te baballarët e fëmijëve të tyre, nga të cilët disa gjëra për edukim, mund edhe të mësohen.

Baballarët nuk i japin aq domethënie dhe rëndësi kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve, ashtuqë më së shumti sytë dhe pyetjet i drejtohen nënave, por ashtu siç po ndryshon çdo gjë në jetë, kështu po ndryshojnë edhe marrëdhëniet mes fëmijëve dhe baballarëve të tyre. Një kohë baballarët ishin përgjegjës vetëm për të fituar para, si dhe të janë shtylla e familjes, por sot kjo është krejtësisht e ndryshme.

Në ditët e sotme baballarët kryejnë të njëjtin rol si nënat, sa i përket edukimit, ashtu dhe duhet të jetë. Nga baballarët mund të mësojmë shumë, dhe në disa raste të lehtësojmë rolin e prindit, i cili nuk është aspak i lehtë.

Kështu për shembull, nëse sikur baballarët do të shqetësoheshim më pak për atë se çka do të veshë fëmija sot, nëse kërkojmë ndihmë kur kemi nevojë, kur nuk do të shqetësoheshim se a po e bëjmë çdo gjë në mënyrë të përkryer, kur më tepër do të luanim e më pak rregullojmë, si dhe kur më lehtë do t'i përcaktonim kufijtë dhe më pak të brengosemi, ashtu si ata, do ta kishim shumë më të lehtë. Pra, pse të mos e bëjmë ndonjëherë këtë?

Natyrisht kjo është e mirë për fëmijën t'i ketë që të dyja për edukim, por nganjëherë nuk dëmton nëse e lehtësoni veten dhe disa gjëra t'i bëni pikërisht ashtu siç do t'i bënte babai.

Pra, kështu ndaloni që gjithmonë të shqetësoheni nëse fëmija juaj është i veshur në mënyrë perfekte, sepse nuk duhet që gjithmonë gjithçka të jetë siç e keni menduar, dhe e vërtetë, nuk e vërejnë të tjerët atë që ju e vëreni. Gjithashtu kërkoni ndihmë kur mendoni se jeni në fund me energjinë dhe nuk arrini gjithçka vetë. Nuk është turp të kërkoni ndihmë, nuk keni nevojë çdo ditë të jeni një super nënë e cila arrinë absolutisht çdo gjë, sepse kjo është e pamundur.

Mos u ngarrkoni me përsosmërinë! Natyrisht është mirë dhe pozitive të tentoni drejtë përsosmërisë, por gjithashtu për ju vetë nuk është mirë që çdo ditë ta ngarrkoni veten me përsosmërinë, sepse asgjë nuk është dhe nuk mund të jetë e përkryer. Edukim i përkryer nuk ekziston, vetëm mund të aspironi për të qenë nënë sa më e mirë dhe të jepni më të mirën për edukimin e fëmijës, por kjo është e tëra. Është normale të gaboni, sepse jeni nga mishi e gjaku, kështu që mos lejoni që gabimet të ju paraqesin stres dhe rrënojnë idilën tuaj në edukim.

Lojë, lojë dhe sa më shumë lojë me fëmijën tuaj është ajo që fëmija juaj ka nevojë më shumë se çdo gjë. A është gjithmonë gjithçka në vendin e vet, vërtetë nuk është e rëndësishme, ajo që është e rëndësishme është t'i përkushtoheni fëmijës tuaj atëherë kur ka nevojë për ju, si dhe të kënaqeni duke luajtur me të dhe të zgjoni fëmijën e vogël që është fshehur në ju.

Është normale të shqetësoheni, por mos e teproni. Mundohuni të relaksoheni sa më shumë në rolin tuaj si nënë, dhe kënaquni me të çdo ditë. Të qenit nënë është diçka e mrekullueshme, por çfarë mund të bëni për të qenë edhe më mirë është të punoni për veten dhe të përpiqeni të bëhet sa më mirë, me pushime dhe relaksime të nganjëhershme që duhet t'i shijoni. Kënaquni dhe shprehni vetëm buzëqeshje në fytyrë!/femra.net/

 

 

Der Beitrag Çka mund të mësojnë nënat nga baballarët erschien zuerst auf femra.net.

Tri mënyrat më të mira për përgatitjen e ‘turshive’

Posted: 27 Sep 2016 12:30 AM PDT

tri-menyra-metoda-pergatitijen-turshive

Është koha për të bërë një plan për turshitë. Ja tri metodat më të mira …

Plani për turshitë

Nxitja e idesë që të hamë produkte vendore të gjithëve na duket joshëse. Ushqimi i tillë është më i freskët dhe shpesh përmbanë më shumë lëndë ushqyese nga ushqimi i cili me ditë apo javë të tëra udhëton në vendin tonë të banimit. Por të hamë ushqime të freskëta dhe të llojllojshme mund të jetë e vështirë gjatë muajve të dimrit, kur nuk ka fruta dhe perime të larmishme dhe kur tregjet janë më të varfëra.

Për të ruajtur dashurinë tonë për produkte të freskëta dhe vendore gjatë gjithë dimrit, tani është koha të bëni një plan për turshitë. Me kombinimin e disa ushqimeve me metodat më të përshtatshme të konservimit dhe ruajtjes, mund të kënaqeni edhe në muajt gri të ftohtë, me ngjyrat, cilësinë, shijen dhe madje edhe lëndët ushqyese të dobishme. Ja disa metoda që mund t'i përdorni për ruajtjen e dhuratave të ndryshme të natyrës, sipas këshillave të Jennifer Iserloh, shefe, bashkë-autore e librit Fifty Shades of Kale dhe autore e blogut Skinny Chef.

Dehidrimi

Me këtë metodë të përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit na kanë njohur adhuruesit e ushqimeve të papërpunuara. Dehidrimi (tharja) i shëndrron frutat dhe perimet në joshëse, gjëra brejtëse (snacks crunchy) që janë të pasura me vitamina. Duke hequr ujin nga ushqimet nuk shkatërrohen antioksidantët që i duam sepse mbrojnë shëndetin dhe bukurinë tonë. Kurse mund t'i thajmë pothuajse të gjitha gjërat ushqimore të cilat i prejmë në feta të holla (që përshpejton procesin e tharjes). Kjo është një alternativë e shkëlqyer për ruajtjen e kungulleshkave dhe perimeve tjera të verës, të cilat janë plotë lëng dhe se do të prisheshin gjatë konservimit.

Përdorimi i dehidratorit është më e lehtë se sa mendoni. Para vendosjes së ushqimit në dehidrator, që të ruani shijen, ngjyrën dhe ushqyesit, shkurtimisht i qëroni perimet (i zieni për 1 minutë dhe pastaj i kulloni në një tenxhere me ujë të ftohtë). Mund t'i qëroni edhe frutat si mollë, dardha dhe pjeshkë. Për shije të veçantë të perimeve i leni në një marinadë prej 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle rozmarinë apo trumzë dhe ¼ lugë çaji kripë.

Pastaj perimet e marinuara i shtrieni në letër dylli për pjekje dhe e vendosni në fund të dehidratorit. Ndiqni udhëzimet për përdorimin e pajisjes në zgjedhjen e temperaturës dhe kohës së tharjes. Frutat dhe perimet e thara kështu, ruani në kavanoza në qilar dhe shtoni ato supave, sallatave, tiganisjeve në wok apo kënaquni duke i brejtë (p.sh. patate, lakër jeshile).

Ngrirja

Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të ruajtur gjërat ushqimore – ngrirja e thellë, ruan ushqyesit, edhe ato të tretshëm në ujë (si vitamina C dhe B) dhe mineralet delikate. Është e shkëlqyer për perimet me gjethe jeshile, llojet e lakrave dhe bimët aromatike dhe mëlmesave. Para përgatitjes në frigorifer është e nevojshme që perimet të qërohen.

Nëse dëshironi që ushqimin ta mbani në frigorifer për një kohë të gjatë (më shumë se 6 muaj) përdorni qese me mbyllje vakuum që të mbroni ushqimin nga dehidrimi dhe oksidimi. Po aq mirë do të shërbejnë edhe enët e qelqit për ngrirje.

Për ngrirje për periudhë të shkurtër (2-4 javë), tentoni të bëni paketime të larmishme të frutave dhe perimeve të ndryshme vetëm për një pjatë, p. sh. për një smoothi – mos harroni të shkruani kombinimin e frutave dhe perimeve të vendosur në çdo qese.

Konservimi

Kjo metodë e lashtë e ruajtjes së ushqimit është e përkryer për konservimin e frutave dhe perimeve, e cila është e bollshme me ujë për të ruajtur lëngësinë e tyre. Zgjedhni kumbulla vjollcë të errëta, rrush të ëmbël, fiq aromatik, molla 'granny smith' dhe dardha pak të pjekura. Kurse kur është fjala për perime zgjedhni ato me strukturë të fortë, që nuk shpërbëhen, si fasule dhe tranguj. Mos i preni frutat para se t'i përgatisni kavanozët në mënyrë që të mos humbin vitaminën C, për shkak të ekspozimit të gjatë në ajër dhe ujë.

Përdorni kavanoza që kanë një volum prej rreth 0.5 l (në kavanoza më të mëdha se 1 litër më vështirë krijohet vakuum, kurse përmbajtja më lehtë prishet). Shmangni të ashtuquajturit kavanoza patentë të cilët mbyllen me mekanizëm metalik dhe kapak xhami, sepse në ta më lehtë mund të hyjnë bakteret. Më mirë përdorni ata me kapakë me vidë të cilët gjatë hapjes prodhojnë një tingull të veçantë të “plasaritjes” – një shenjë e besueshme se janë të mirë.

Dezinfektoni kavanozat në ujë të vluar për 1 minutë apo, kavanozat e hapur dhe kapakët të larë mbani në furrë të ngrohtë në 200 °C për rreth 5 minuta. Gjatë mbushjes, kujdes mos i ndotni skajet, grykat dhe kapakët, kurse pas mbushjes mbyllni menjëherë. Mos i mbushni deri në majë, por leni 1-2 cm hapësirë bosh për formimin e vakuumit i cili mbron përmbajtjen nga prishja. Nëse kavanozat janë të vakuumizuar mirë, ushqimi i konservuar kështu mund, të qëndrojë në një vend të thatë dhe të ftohtë edhe deri në një vit./femra.net/

Der Beitrag Tri mënyrat më të mira për përgatitjen e 'turshive' erschien zuerst auf femra.net.

Related Posts :