Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

““Demarkacioni nuk kthehet në pikën zero” (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

““Demarkacioni nuk kthehet në pikën zero” (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


“Demarkacioni nuk kthehet në pikën zero” (Video)

Posted: 23 Sep 2016 02:13 PM PDT

Këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë se takimi me opozitën për çështjen e demarkacionit duhet të ndodh shumë shpejt, por ai e ka bërë të qartë se marrëveshja nuk do të kthehet në pikën zero ashtu siç ka këmbëngulur opozita.

Në emisionin "Kontakt" me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ai tha se menjëherë pas kthimit të kryeministrit Isa Mustafa nga New Yorku, demarkacioni do të jetë prioritet mbi prioritetet.

"Ekziston vullnet i mirë me partnerin në koalicion (PDK) që të bëhen ndryshime", ka deklaruar ai duke shtuar se duhet të ketë riformatim të ministrive dhe se tani është bërë performanca e ministrave të dikastereve të ndryshme.

The post "Demarkacioni nuk kthehet në pikën zero" (Video) appeared first on Telegrafi.

VV-ja ka dy kushte për takim me Mustafën

Posted: 23 Sep 2016 01:45 PM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se partia e tij do të pranonte të që të marrë pjesë në një takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, për të diskutuar rreth çështjes së shënimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, me vetëm dy kushte!

"Nuk ka ftesë zyrtare. Është përfol një mundësi për takim dhe në këtë drejtim takimi mund të jetë i mundshëm dhe duhet të shërbente për dy arsye kryesore: që Qeveria të japë dorëheqjen, si dhe ndryshimi i marrëveshjes në bashkëbisedim me Malin e Zi. Çfarëdo tjetër është e dëmshme", ka thënë Ymeri.

Ai u shpreh se kundërshtimi i Demarkacionit nuk mund të bëhet vetëm përmes votës, porse një gjë e tillë do kundërshtim më të angazhuar dhe më gjithëpërfshirës, duke mos përjashtuar protestat qytetare.

"Kjo qeveri e ka shkatërruar secilin sektor, si drejtësinë, shëndetësinë, arsimin", tha Ymeri.

Kreu i VV-së thotë se largimi i Qeverisë aktuale është zgjidhja e vetme për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.

"Zgjedhja se kush do ta qeverisë vendin do të vijë përmes votës. Kosova duhet të ketë sistem të mirëfilltë demokratik. Ne aktualisht kemi një Qeveri e cila e ka kapur shtetin dhe duhet të largohet sa më parë, që t'i hapet rrugë ushtrimit të demokracisë, përmes votës, transparencës dhe vullnetit të qytetarëve. Zajednica, Demarkacioni, ligji për faljen e borxheve, ndryshimet tatimore, reformat fiskale… cili vendim i Qeverisë i ka mundësuar qytetarëve një jetë të mirë? Asnjë", tha Ymeri në RTV21.

Ai u shpreh se tashmë Qeveria e ka pranuar se tërheqja e kësaj marrëveshjeve është rezultat i angazhimit të qytetarëve dhe disa deputetëve.

The post VV-ja ka dy kushte për takim me Mustafën appeared first on Telegrafi.

Ministri i Isa Mustafës thotë se Gjuriq u tentua të rrëmbehet nga Policia e Kosovës!

Posted: 23 Sep 2016 01:25 PM PDT

Ministri për vetëqeverisje lokale në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq ka thënë se "serbët në institucionet e Kosovës nuk do të zmbrapsen para fuqisë politike".

Siç thotë ai, serbët këtyre ditëve janë "nën presion të ashpër politik nga establishmenti politik shqiptar", transmeton lajmi.net

Gjuriq pret kërkim falje nga Prishtina Gjuriq pret kërkim falje nga Prishtina

Mariq në një deklaratë për Tanjug, ka shtuar se me mbështetjen e zyrës për Kosovën dhe të Marko Gjuriqit, do ta vazhdojnë të luftojnë "për shoqëri stabili dhe multietnike, sepse gjithçka tjetër do ta dërgonte neve në konflikte të reja".

Ai ka folur edhe për dëbimin e Marko Gjuriqit nga Kosova. Mariq e ka quajtur "tentim rrëmbimi" Marko Gjuriqin nga Policia e Kosovës.

Gjuriq: Ndalesa në Graçanicë nga policia e Kosovës nuk ishte sulm ndaj meje Gjuriq: Ndalesa në Graçanicë nga policia e Kosovës nuk ishte sulm ndaj meje

"Ka qenë akt i qëllimshëm, i atyre që janë kundër paqes dhe makineria mediale që i mbështetë ata", ka thënë Mariq, ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjuriq është larguar nga Graçanica me përcjellje të Policisë së Kosovës, pasi që paraprakisht i ishte ndaluar hyrja dhe qëndrimi në Republikën e Kosovë.

Policia ndalon dhe më pas liron Gjuriqin në Graçanicë (Video) Policia ndalon dhe më pas liron Gjuriqin në Graçanicë (Video)

The post Ministri i Isa Mustafës thotë se Gjuriq u tentua të rrëmbehet nga Policia e Kosovës! appeared first on Telegrafi.

Pamje e rrallë e Azem Galicës (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 01:22 PM PDT

Në internet po qarkullon një foto që thuhet të jetë e vitit 1915, e që mund të jetë ndër të parat të luftëtarit të madh shqiptar, Azem Galica.

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1914, 1924, 1934… dhe 2014? (Foto/Video) Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1914, 1924, 1934… dhe 2014? (Foto/Video)

Galica ishte organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve serbë gjatë viteve 1912 – 1924.

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1915, 1925, 1935… 2015! (Foto/Video) Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1915, 1925, 1935… 2015! (Foto/Video)

Ai vdiq më 26 korrik 1924 në moshën 35-vjeçare. Varri i tij në shpellën "Quku që kërset", 75 metra i thellë, mbetet i fshehur 47 vjet, meqë ai kishte kërkuar që serbët të mos e marrin vesh se ai nuk është më gjallë.

Shotë Galica, një Zhan d'Ark shqiptare Shotë Galica, një Zhan d'Ark shqiptare

Në këtë foto, Galica është në kalë, ndërsa është bërë nga fotografi i njohur, Kel Marubi. /Telegrafi/

galica2

The post Pamje e rrallë e Azem Galicës (Foto) appeared first on Telegrafi.

I burgosuri i Dubravës deklarohet për shkelje të të drejtave (Video)

Posted: 23 Sep 2016 01:16 PM PDT

Afër 800 persona vuajnë dënimin për krime të ndryshme në qendrën korrektuese në Dubravë.

Për çdo ankesë apo kërkesë specifike, si rreth trajtimit apo çështje shëndetësore ata u drejtohen organeve kompetente përmes një formulari.

Ky i ofrohet çdo të burgosuri në gjuhen e nacionalitetit që ai i takon.

Por i burgosuri Drilon Thaçi, një të tillë nuk diti ta plotësojë për një arsye.

Siç tregon vëllai i tij Berati, ditë më parë formulari i vetëm që i dhanë qe në një gjuhë që i vëllai i burgosur nuk e kuptoi.

Thaçi që pretendon se të vëllain e ka me probleme shëndetësore thotë se edhe shërbimi shëndetësor nuk është i kënaqshëm në burg.

Por drejtori i burgut të Dubravës Ismail Dibrani, thotë se mungesa e asaj letre në atë moment që e kërkoi i burgosuri ishte thjesht çështje teknike. Sido që të jete kërkesa e tij u plotësua.

Dibrani tha se ka krijuar edhe një komision për të hetuar nëse janë shkelur të drejtat e te burgosurit Thaçi.

The post I burgosuri i Dubravës deklarohet për shkelje të të drejtave (Video) appeared first on Telegrafi.

Gashi: Enver Hoxhaj nuk është kompetent të flasë për votimin e Demarkacionit (Video)

Posted: 23 Sep 2016 01:04 PM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhajt për caktimin e kohës për votimin e Demarkacionit.

Gashi në emisionin Rrokum Roll ka thënë se Hoxhaj nuk është kompetent me japë përgjigje kaq eksplicite, siç ka thënë ai, për këtë çështje.

Më tej deputeti i LDK-së, ka thënë se duhet të gjendet një mekanizëm që do të krijojë konsensus politikë, sepse do të jetë shumë e vështirë që Demarkacioni të kalojë.

Gashi ka folur edhe për sjelljet e opozitës kohëve të fundit, duke thënë se kanë qenë normale dhe nuk ka pas dhunë dhe akte tjera të pahijshme në Kuvend.

Ai ka thënë se BE-ja mundet ta ndalë procesin e liberalizmit duke parë tensionet lidhur me Demarkacionin.

Gashi po ashtu ka thënë se ka ardhur koha që ministrja Edita Tahiri të largohet nga procesi i bisedimeve me Serbinë./Telegrafi/

The post Gashi: Enver Hoxhaj nuk është kompetent të flasë për votimin e Demarkacionit (Video) appeared first on Telegrafi.

Familja problematike e ndërtesave sociale të Klinës (Video)

Posted: 23 Sep 2016 12:53 PM PDT

Xhamat e dyerve të një ndërtese në Klinë, u bënë copa-copa.

Sherri besohet se është bërë nga një familje dy anëtarëshe, e cila është strehuar së bashku me familjet e tjera, në banesat e ndara nga komuna për rastet sociale.

Kjo familje e cila është strehuar këtu, para katër viteve, rrallë ose asnjëherë nuk e ka pastruar banesën brenda. E sa për hyrje, as që bëhet fjalë.

Një banor i kësaj ndërtese që deshi të mbetet anonim, thotë se kjo mund të shkaktojë përhapjen e epidemisë, derisa si rrezik paraqitet edhe përdorimi i dhunës fizike nga ta.

Kurse drejtori i qendrës sociale në Klinë, Elbasan Hoti, thotë se ata disa herë kanë shkuar aty, ku e kanë pastruar banesën.

The post Familja problematike e ndërtesave sociale të Klinës (Video) appeared first on Telegrafi.

Kadaj-Bujupi: Përgjegjësinë për luftë të mundshme do ta mbajë Qeveria (Video)

Posted: 23 Sep 2016 12:49 PM PDT

Një çështje e hapur në kufi mund të shihet si mundësi konflikti dhe për këtë fajtor është qeveria e vendit. Kështu e ka përforcuar deputetja e Vetëvendosjes. Donika-Kadaj-Bujupi, deklaratën e deputetit Albin Kurtit, se në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë në Kosovë. Kadaj-Bujupi, në një intervistë për emisionin Info Box të RTV Dukagjini, ka thënë se duhet evituar konfliktet eventuale nga gabimet politike.

Duke komentuar referendumin në Republikën Serbe në Bosnje Hercegovinë, ajo ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë pjesë e një tensioni ne rajon, duke marrë vendime të gabuara. Sipas saj, pasojat e Republikës Serbe të cilat po i vuan Bosnja pas 20 viteve, do të mund t'i vuajë edhe Kosova pas 10 viteve me krijimin e Asociacionit.

"Nëse dy marrëveshjet do të kthehen në Kuvend, ajo e Asociacionit dhe e Demarkacionit me Malin e Zi, Vetëvendosje do të vazhdojë kundërshtimin e saj me të gjitha format", ka thënë Kadaj-Bujupi.

Sipas saj. sa i përket Demarkacionit gjithçka duhet filluar nga pika zero, ndërsa për Asociacioni është shprehur e bindur se nuk do të krijohet, sepse ai është një dem i madh të cilin do ta vuajnë qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

The post Kadaj-Bujupi: Përgjegjësinë për luftë të mundshme do ta mbajë Qeveria (Video) appeared first on Telegrafi.

Testimi i mësimdhënësve vitin e ardhshëm, Sindikata thotë se nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë (Video)

Posted: 23 Sep 2016 12:29 PM PDT

Planifikimi i testimit të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit ka nxitur debat tek mësimdhënësit dhe Sindikata e Arsimit.

Sindikata e Arsimit pati shprehur qëndrimin e saj kundër çdo forme të testimit, si dhe pati paralajmëruar grevë në rast se ndodh kjo gjë.

E, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në një prononcim për media ka thënë se testimi do të fillojë vitin e ardhshëm. Sipas tij, duhet larguar stresi sa i përket këtij vlerësimi, sepse kjo do të ndodh në kohën e duhur.

Ai theksoi se rezultati nuk do të jetë individual dhe se kjo do t'i ndihmoj Ministrisë së Arsimit për t'i orientuar fondet për trajnimin e mësimdhënësve.

Ndërsa, Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit, edhe njëherë theksoi se nuk do ta pranojnë asnjë formë testimi – as këtë vit e as vitin e ardhshëm. /Tribuna Channel/

The post Testimi i mësimdhënësve vitin e ardhshëm, Sindikata thotë se nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë (Video) appeared first on Telegrafi.

Jakup Krasniqi kujton dëshminë e tij në Hagë: Rugova ka qenë dhe është kundërshtar i yni politik

Posted: 23 Sep 2016 12:23 PM PDT

Kryetar i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, kujton dëshminë e tij në Tribunalin e Hagës, ku ka thënë se lufta e UÇK-së nuk ishte për t'ia marrë pushtetin Ibrahim Rugovës, i cili pushtet për të ishte fiktiv. Ndërsa, shton se vazhdon ta konsideroj Rugovën kundërshtar politik. Shkrimin e tij, të postuar në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

"UÇK ËSHTË ORGANIZUAR DHE KA LUFTUAR VETËM FPRCAT E PUSHTUESIT

Përpjekjet për të minimizuar, mohuar dhe zhvlerësuar Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës kanë qenë të kahershme, mbase ato kanë filluar menjëherë pas luftës në qershorin 1999. Edhe përpjekja, fatbardhësisht e dështuar, për t'i dënuar pjesëtarët e UÇK-së për krime lufte, bile edhe për të cilësuar UÇK-në si "ndërmarrje kriminale" kanë qenë të shfaqura në dy raste edhe në Tribunalin e Hagës. Përpjekje këto që nuk kanë pushuar as sot e kësaj dite, brenda e jashtë atdheut.

Për të argumentuar një pjesë të kësaj që e thash, para lexuesit të rrjeteve sociale po e sjelli një pyetje të Prokurorit dhe përgjigjen time, si dëshmitar në Gjykatën e Hagës. Nuk kam asnjë dyshim që këto përpjekje gjithsesi qëllim këqija tanimë nuk drejtohen vetëm kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, por kundër të sotshmes e të ardhmes sonë e të vendit tonë.

Prokurori:

A mund të shikoni në këtë artikull ka disa deklarata që janë bërë për z. Rugova. Kemi dëgjuar edhe në dokumente tjera për deklarata të tilla. "Një gjë duhet të bëhet e qartë po i themi president edhe pse nuk e meriton ta ketë këtë emër në shumë drejtime…", besoj se e keni fjalën këtu për presidentin Rugova? Pastaj, në kolonën tjetër, në fund përsëri, është përgjigja juaj e fundit, thoni që "ne konsiderojmë se Ibrahim Rugova ka bërë një sërë gabimesh politike në dëm të çështjes kombëtare, duke filluar nga marrëveshja e arsimit nga e cila nuk ka dalë asgjë". Mbas kësaj thuhet: "ai është faktori kryesor ndarës", pastaj vazhdojmë në faqen tjetër në shqip, në fund të kolonës së parë, "Rugova është pacifist", dhe "thuhet se ai beson në Gandizëm. Ai nuk është pacifist, por ai pranon të shkelet. Ai ka humbur identitetin e vet si individ. Ai është një person që nuk ja kthen këtij populli dinjitetin njerëzor, nuk ja kthen individëve, familjeve dhe kombit tonë. Kjo është e vërtetë për gjysmën e kombit tonë. Filozofia e UÇK-së është që të ja kthej njerëzve dinjitetin e tyre njerëzor, familjar dhe kombëtar." Së fundi, pjesa tjetër është në kolonën e katërt ku thuhet: "UÇK-ja e respektonte atë idenë që politika paqësore e Rugovës, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të sillte rezultatet e veta. Ne kemi pritur për këtë 17 vjet. Gjatë kësaj kohe populli shqiptar ka kryer një rezistencë pasive, por asgjë nuk ndodhi. Njerëzit tani kanë marrë në dorë armët për të luftuar." Ne kemi dëgjuar mjaft dëshmi që i keni dhënë ju për zotin Rugova. Pyetja ime e vetme është kjo: Këto deklarata, këto fjali që sapo i lexova, a e pasqyrojnë saktë pikëpamjen tuaj për politikat e zotit Rugova në atë kohë?

Krasniqi:

Të nderuar gjyqtarë, i nderuari kryetar,

Të gjitha këto që u lexuan (u than) këtu po përpiqet t'iu jepet një pasqyrë joreale e gjendjes që ka ekzistuar aso kohe në Kosovë. Është një e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe sot ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj këtë gjykatë se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës.

Ne edhe tani jemi kundërshtarë politikë, jemi në një kuvend që përbëhet nga pozita dhe opozita dhe nuk e kemi ndërmend që më armë ta largojmë Rugovën nga politika. UÇK-ja e ka bërë luftën kundër politikës tradicionale të pushtuesit të Beogradit në Kosovë. Ne, as serbët e Kosovës nuk i kemi parë si pengesë, por pengesë për Kosovën, pengesë për UÇK-në dhe gjithë qytetarët e saj ka qenë ushtria, policia dhe i gjithë aparati i dhunshëm i Beogradit i vendosur në Kosovë. Me këtë dua të them se, UÇK-ja në asnjë kohë nuk është armatosur për t'ia marrë pushtetin fiktiv Ibrahim Rugovës, se pushtet tjetër në Kosovë nuk ka pasur. Prandaj, tendenca për ta zbritur karakterin e luftës çlirimtare në luftë mes shqiptarëve në Kosovë, është e padrejtë, dhe kësaj tendence unë, dhe mendoj çdo qytetarë i Kosovës, nuk ka si ta pranoj dhe nuk ka si të mos protestoj ndaj kësaj tendence.

E them më bindje se prokurori edhe në seancën e kaluar e ka ngritur shumë çështjen e bashkëpunëtorëve të armikut. Ne nuk kemi luftuar as kundër asaj kategorie, ani pse në Kosovë, për rrethanat që dihen, shumë njerëz kanë punuar në gjyqet serbe, kanë punuar në prokurorinë serbe, kanë punuar në administratën serbe. Kanë punuar edhe deri në qershorin e vitit '99. Ne nuk jemi marrë me ata qytetarë. Se ata qytetarë, shumica prej tyre, ka shumë prokurorë e gjykatës që dy herë me kanë dënuar mua dhe kanë ngritur aktakuzë edhe kundër meje, që edhe sot janë në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës. Por, ata janë qytetarë të Kosovës që punojnë edhe në rrethana të reja për Kosovën Ne, me këtë kategori njerëzish që kanë qenë në shërbim të asaj politike, nuk merremi se ata janë shumë. Ne nuk jemi marrë as gjatë luftës me atë kategori. Ne në Kosovë, gjatë gjithë luftës çlirimtare, kemi luftuar aparatin e dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe të gjithë ata që kanë qenë në shërbim të atij regjimi, do te thotë në shërbimin e dhunshëm të tij, policinë sekrete serbe, që ju kanë bërë dëm qytetarëve. Çdo qytetarë i Kosovës e di dëmin që ata i kanë bërë Kosovës e qytetarëve të saj" (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

The post Jakup Krasniqi kujton dëshminë e tij në Hagë: Rugova ka qenë dhe është kundërshtar i yni politik appeared first on Telegrafi.

Related Posts :