Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Demokracia Studentore paralajmëron protesta të dhunshme” plus 5 more Ferizaj Press

loading...

“Demokracia Studentore paralajmëron protesta të dhunshme” plus 5 more Ferizaj Press


Demokracia Studentore paralajmëron protesta të dhunshme

Posted: 26 Sep 2016 09:09 AM PDT

Demokracia Studentore: Akti qyqar i serbit që largoi Pankartën nga Kisha Ortodokse, do të organizojmë protesta të dhunshme

Organizata "Demokracia Studentore" menjëherë ka reaguar pasi një serb ka larguar pankartën të cilën e vendosën në Kishën Ortodokse serbe e cila gjendet në Kampusin Universitar në Prishtinë.

Kryetari i Organizatës "Demokracia Studentore" z. Mexhid Ramusa për këtë akt shprehet:

"Ky është një akt qyqar, që një serb i cili vjen nga Beogradi të largojë pankartën që ne kemi vendosur në këtë Kishë. Serbia përmes këtyre njerëzve të cilët janë me mision dhe pikërisht përmes tyre po mundohet të luaj lojërat e tyre politike fashiste. Serbia po mundohet të fshehë krimet e bëra në Kosovë, ne kemi paraqitur në këtë pankartë vetëm disa nga masakrat që kanë kryer kriminelët serbë në Kosovë, dhe do të kërkojmë deri në fund që ky objekt të jetë Muze për të prezantuar krimet dhe masakrat e tyre që i kanë kryer gjatë luftës në Kosovë."

"Ne sot kemi reaguar simbolikisht dhe ne e quajmë nxitje për të reaguar edhe në mënyra të dhunshme duke rikujtuar kështu kriminelëve serbë protestat e viteve 70'ta dhe 80'ta të organizuara nga studentët, andaj ne kërkojmë nga institucionet qëndrore dhe institucionet ndërkombëtare që të ndalojnë punimet në këtë Kishë, përndryshe ne do të reagojmë edhe me protesta të dhunshme, sidomos pas këtij provokimi nga një serb i Beogradit" shtoi Ramusa

Të bashkangjitur e keni Pankartën në të cilën gjendet fotografitë e masakrave në Kosovë të kryera nga Serbia dhe linkun ku shihet serbi duke larguar pankartën e vendosur, thuhet në një komunikatë lëshuar nga  Demokracia Studentore.

Linku: Video ku shihet serbi duke larguar Pankartën të cilën e vendosi Demokracia Studentore në Kishën Ortodokse serbe

https://www.facebook.com/periskopi/videos/1318926591475253/

Gjobat mjedisore po japin efekt në procesin e respektimit të orarit dhe të vendosjes së mbeturinave nëpër kontejnerë

Posted: 26 Sep 2016 08:01 AM PDT

Ferizaj.26.09.2016. Prej se ka filluar aplikimi i gjobave mjedisore, është rritur dukshëm niveli i pastërtisë në zonën e qytetit.Këtë e kanë konfirmuar sot edhe zyrtarë të kompanisë "Pastërtia",duke thënë se efekti i tyre po shihet, ndërsa në anën tjetër edhe zyrtarë nga Inspektorati Mjedisor, kanë folur për një aktivitet të shtuar në teren, ndërsa sipas tyre edhe numri i gjobave është rritur krahasuar me periudhat e kaluar Aplikimi i gjobave nga ana e inspektoratit të mjedisit ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë kriteret e orarit dhe të vendosjes se mbeturinave, si duket ka nisë me dhanë rezultate.

14513705_1137012979678947_1050970248_o

Në kompaninë rajonale për mbeturina"Pastërtia", kanë folur sot për këtë ndikim, duke thënë se efektet e para të veprimit institucional në terrene po shihen Zyrtari për informim në Kompaninë "Pastëria", Arbër Ibrahimi, ka thënë me këtë rast masat e fundit të inspektoratit dukshëm e kanë përmirësuar nivelin e pastërtisë në zonën e qytetit .

Në vazhdën e kësaj, ditëve të fundit një ekip i zyrtarëve komunal është duke punuar në teren me qëllim të vendosjes së një rregulli kur janë në pyetje mbeturinat dhe menaxhimi i tyre.

Inspektori i mjedisit , Besim Uruqi, ka thënë se gjatë kësaj kohe është rritur numri i gjobave, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve derisa të vendoset një rregull në këtë drejtim.

14470706_1137019386344973_381548031_n

Nisur nga kjo, zyrtarë të kompanisë "Pastërtia" kanë thënë se në zonën e qyteti problem mbetet vendosja e mbeturinave në vendin e caktuar, ndërsa në fshatra deponitë ilegale.

Zyrtarët komunal e kanë vlerësuar nivelin e bashkëpunimit me kompaninë "Pastërtia".  Ata kanë thënë se ky bashkëpunim po mundëson identifikimin e rasteve.

Ndryshe, aplikimi i gjobave po shihet si një mundësi në vendosjen e një disipline, por edhe vetëdijesimi qytetarë karshi mbeturinave dhe menaxhimit të tyre/TV LIRIA

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, shumë propozime për mbledhjen e radhës së Kuvendit

Posted: 26 Sep 2016 04:47 AM PDT

Të hënën në Ferizaj, është mbajtur mbledhja e KPF-së, në të cilën u diskutuan shumë pika të rëndit të ditës.

Hapjen e kësaj mbledhje e bëri kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ku anëtaret e këtij komiteti i njoftoi me pikat e rendit të ditës.

U diskutua për zgjedhjen e nënkryetarit të dytë nga ana e komunitetit ashkali, për propozim- vendimin për ndryshimin e taksave të parapara me rregulloren për të hyra vetanake, propozim-vendimin për miratimin e draft- rregullores së mbi tatimin e pronës së paluajtshme, për propozim-vendimin për ndryshimin e një vendimi 01.Nr 37 të datës 29.04.2016, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të komunës 01. Nr 39 të datës 29.04.2016.

U diskutua për propozimin –vendimin për dhënien e disa pronave në shfrytëzim afatgjate, po ashtu u diskutua për ndërrimin e destinimi të një pronë, nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore.

Po ashtu në këtë mbledhje u diskutua edhe për propozim-vendimin për transferin apo ridestinimin e mjeteve për vitin fiskal 2016, për propozim-vendimin për shqyrtimin e peticionit për emërtimin e sheshit dhe vendosjen e shtatores së Tony Blair në Ferizaj.

Është diskutuar edhe për propozimin paraprak të vendimit për dhënien në shfrytëzim të një parcele në shfrytëzim afatgjatë, propozim-vendimi për komisionit për ankesat lidhur me ngastrën kadatrsale 806-1 babush i serbeve si dhe miratimi i buxhetit për vitin 2017-2019.

“Demokracia Studentore” kërkon që Kisha në UP të shndërrohet në muze

Posted: 26 Sep 2016 03:56 AM PDT

Organizata "Demokracia Studentore", përmes një aktiviteti simbolik të organizuar të hënën para kishës ortodokse e cila ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ka kërkuar që ky objekt fetar të shndërrohet në muze.

Një grup i studentëve kanë zhvilluar një aksion simbolik para Kishës Ortodokse serbe në oborrin e UP, me anë të të cilit kërkojnë që kjo kishë të bëhet muze.

Studentët po e kundërshtojnë funksionalizimin e kësaj kishe e ndërtuar gjatë kohës Millosheviqit dhe e cila që nga viti 1999 ka mbetur objekt gërmadhe.

Studentët para kishës kanë shpalosur një pllakat të madh të madh në të cilin shkruan:

"Kërkojmë që objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviqi në kampusin universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që i ka kryer Serbia në Kosovë".

Me këtë rast, Mexhit Ramusha nga "Demokracia Studentore", tha se po kërkojnë që ky objekt të jetë muze dhe të prezantohen masakrat që i ka kryer regjimi i Millosheviçit.

Ata u bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe vendore që të mos lejojnë funksionalizimin e kësaj kishe.
studentet - kisha5studentet - kisha3studentet - kisha4studentet - kisha2

Ilazi: Ja kur do të ndodhë liberalizimi

Posted: 26 Sep 2016 03:03 AM PDT

Mos ratifikim i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, po e mban peng liberalizimin e vizave. Të paktën kështu po vlerësojnë në Qeverinë e Kosovës.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, thotë se nëse Kuvendi i Kosovës, do të ratifikonte marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, atëherë gjatë muajit tetor do të merrej një vendim pozitiv për qytetarët e Kosovës.

Por, ai është optimist se do të arrihet një ujdi për demarkacionin dhe liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda këtij viti, transmeton Indeksonline.

"Çështja e demarkacionit është shndërruar në një çështje të djeshme. Shpresoj se do të gjendet vullneti politik për të gjetur një zgjidhje që përderisa adreson shqetësimet që janë ngritur, po ashtu i mundëson Kosovës përmbushjen e kushtit. Mundësia për liberalizimin e vizave sivjet është ende reale nëse lidershipi politik reagon me kohë dhe ka një zgjidhje të qëndrueshme", ka thënë Ilazi për Indeksonline.

E sa i përket pozitës ministrit të Integrimeve, e cila ka mbetur vakante pas shkuarjes se Bekim Çollakut në presidence, ai vlerëson se nuk do të jetë punë e lehtë emërimi i një ministri të ri, megjithatë ai është i bindur se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po tregon kujdes të shtuar në këtë aspekt, sepse kjo sipas tij, është mënyra se si komunikohet me BE-në.

Ilazi, i cili se fundmi është zgjedhur drejtor i Institutit të Brendshëm të PDK-së, thotë se ky institut do të jetë një natyrshme për angazhimin e ekspertëve që i janë bashkuar PDK-së vitet e fundit.

"Kontributi ynë është me formulimin e politikave publike që adresojnë sfidat socio-ekonomike e politike të Kosovës. Instituti funksionon si një grup i ekspertëve dhe titujt janë për qëllime teknike e burokratike. Rrjedhimisht, roli i institutit si një platformë për të prodhuar rekomandime të politikave është i pavarur prej nivelit burokratik", ka theksuar Ilazi.

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

Posted: 25 Sep 2016 12:00 PM PDT

Shkruan: Refik HASANI

Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si  dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992  Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi  përveç Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjnë Bosnjë Hercegovinën dhe Parlamentit të kësaj Federate  do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe  Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këtij referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombësit e vetë në Bosnjë atëherë parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj  Republika e Serbisë mbajtjen dhe  ri-konfirmimin në Krahinën e Sanxhakut që është i populluar me shumicë Boshnjake.  Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëherë edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në :

–         Vojvodinë,

–         Rajonin e banuar me Bullgarë dhe

–         Medvegjë, Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajt referendumi më 1 dhe 2 mars 1992

Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtet që aq shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar.  Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e  referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjë  e Hercegovinës, kurse në anën tjetër t'ua mohon Vojvodinës,Sanxhakut, Luginës së Preshevës  dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojnë referendum.

 

Related Posts :