Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dibër, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, nesër votohet për kryebashkiakun e ri” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Dibër, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, nesër votohet për kryebashkiakun e ri” plus 9 more Gazeta SHQIP


Dibër, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, nesër votohet për kryebashkiakun e ri

Posted: 10 Sep 2016 03:04 AM PDT

rama-shehuNë Dibër ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore, një ditë përpara se dibranët të dalin në votime për të zgjedhur kryebashkiakun e ri mes kandidatit të majtë, Muharrem Rama dhe atij të djathtë Sherefedin Shehu. Shpërndarja e materialeve zgjedhore në fakt, ka nisur me vonesë pasi ishte parashikuar të niste në orën 09:30.

Në votime e ditës së nesërme në Dibër marrin pjesë 57 mijë qytetarë që do të hedhin votën në 118 qendrat e votimit. Procesi do të hapet në orët 7 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 19 00 të mbrëmjes.

zgjedhjet në Dibër erdhën pas shkarkimit nga posti i kreybashkiakut i Shukri Xhelilit pas përfshirjes në një skandal seksual.

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

11 ushqime që nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer

Posted: 10 Sep 2016 03:00 AM PDT

Nuk ka rëndësi çfarë iu ka mësuar mami apo babi për frigoriferin dhe aftësitë e tij magjike ruajtëse. Janë disa ushqime të cilat nuk duhen mbajtur asnjëherë atje.

1. Domatja

Futja e domates në frigorifer do 'të ngrijë' dhe ndalojë edhe pjekjen e tyre. Kjo do të bëjë që shija e domates të humbasë.

12. Patatet

Mbajtja e patateve në frigorifer mund të ndryshojnë sasinë e sheqerit brenda saj. Kjo jo vetëm do të ndryshonte cilësinë e patates, por gjithashtu do të bënte që ajo të ketë shije shumë të ëmbël kur të gatuhet.

23. Qepët

Shoqata Ndërkombëtare e Qepës thotë se i vetmi rast kur mund t'i mbani qepët në frigorifer është kur doni të zgjasnin jetëgjatësinë e tyre. Përndryshe, mbajini ato në një vend të freskët dhe të thatë.

34. Buka

Ngrirja e përkohshme e një fete buke e ndalon atë përkohësisht të humbasë shijen. Por lënia në frigorifer e një buke përshpejton zhvillimin e mykut. Temperaturat e ulëta kristalizojnë niseshtenë e pranishme në bukë, duke bërë që ajo të humbasë shijen dhe vlerat ushqyese.

45. Bananet

Një banane e pjekur mund të vihet në frigorifer për ta mbajtur ata të pjekur, por duke vënë një banane të papjekur atje, ajo nuk do të piqet asnjëherë.

Sipas 'A Moment of Science', bananet vijnë nga një klimë e ngrohët tropikale dhe nuk kanë asnjë mbrojteje natyrore kundër të ftohtit.

5

6.Hudhrat

Vënia e hudhrave në frigorifer, sidomos në qese plastike, është ftesë për mykun. Mirë është që ato të ruhen në një vend të freskët e të errët, që nuk është frigorifer.

67. Vaji

Ruajtja e vajit në frigorifer rrit qëndrueshmërinë e tij, duke e bërë të pamundur të gatuani me të.

78. Kafeja

Ruajtja e kafesë në frigorifer do të thotë se jo vetëm që ajo do të humbasë shijen, por gjithashtu do të përthithë aromat e frigoriferit duke mos shijuar asnjëherë njësoj si më parë.

89. Pjepri

Pjepri mund të ruhet në frigorifer vetëm nëse është prerë. Derisa të ndodhë kjo, mbajeni jashtë tij. Kërkimet kanë treguar se duke e mbajtur pjeprin në temperaturën e dhomës, ruhen më mirë vetitë e tij antioksidante.

910. Avokado

Ashtu si në rastin e bananes, ruajtja e avokados në frigorifer ndalon pjekjen e këtij fruti duke bërë që të humbasë shijen.

1011. Mjalti

Temperaturat e ulëta nxisin kristalizimin duke bërë që mjalti të ngurtësohet.

11

S.M

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, “brezi i mesëm” është i shqetësuar për të ardhmen

Posted: 10 Sep 2016 02:30 AM PDT

Sondazhi

Shqetësime nga terrori, varfëria në pleqëri dhe rritja e numrit të refugjatëve: “brezi i mesëm” është i siguruar ekonomikisht, por sheh me pesimizëm të ardhmen, ky është konkluzioni i sondazhit të Institutit Allensbach

brezi“Ne kemi një rënie të dukshme të optimizmit për të ardhmen”, tha drejtorja e Institut Institutit Allensbach, Renate Köcher, lidhur me një pyetësor drejtuar 30 deri në 59 vjeçarëve. Një frymë të tillë kaq negative ka pasur vetëm shtatë herë qysh nga viti 1949, në rastet e krizave të mëdha botërore si ndërtimi i Murit të Berlinit, kriza e Koresë, sulmet e 11 shtatorit 2001 ose në kulmin e krizës financiare më 2008/2009. Veçanërisht i pazakontë është skepticizmi tani, kur koniunktura po ecën mirë, tregu i punës është robust dhe njerëzit janë gjithnjë e më të kënaqur me raportet e tyre financiare.

Köcher vlerësimin pesimist për të ardhmen e shpjegon me rreziqet që sheh popullsia në Gjermani: një rritje e hendekut midis të varfërve dhe të pasurve, sulmet terroriste, rritja e ksenofobisë dhe numri i madh i refugjatëve. Por nga ana tjetër “brezi i mesëm” nuk shqetësohet, se mund të kërcënojë një rënie ekonomike.

Politika nuk i merr seriozisht shqetësimet

Politika në dymbëdhjetë muajt e fundit e ka humbur shansin për ta qetësuar popullsinë dhe për t’i marrë seriozisht shqetësimet e saj. Kjo u bë e qartë gjatë valës së madhe të refugjatëve në verën e vitit 2015. “Pjesërisht popullsia u trajtua si një fëmijë i vogël”, mendon Köcher. “U tha: ndonëse ‘ne kemi humbur kontrollin, gjithçka do të bëhet mirë’.” Kjo i ka shokuar njerëzit. Sepse gjermanët qysh në fillim kanë qenë të bindur, se me krizën e refugjatëve kemi të bëjmë me një problem gjigand afatgjatë.

Ndërkohë rritja e migracionit shkakton skepticizëm ndaj imigracionit. Dy të tretat e të pyeturve, sipas studimit, i vlerësojnë shanset e integrimit për refugjatët si pak të mira e madje aspak të mira. Rreth 21% i vlerësojnë këto shanse si të mira dhe vetëm një përqind si shumë të mira. Krahasuar me vitin 2014 qendrimi i kësaj gjenerate lidhur me imigracionin ka ndryshuar dukshëm.

“Të pyeturit theksojnë rreziqet e imigracionit shumë më tepër se sa shanset e tij”, deklaron shoqata e agjencive të sigurimeve. Kjo shoqatë e ka mandatuar sondazhin e realizuar nga Instituti Alensbach. Studiuesit gjatë anketimit kanë pyetur në gyjsmën e parë të vitit 2016 mbi 1000 burra e ga nga kjo grupmoshë.

Të pyeturit në moshën 30 deri në 59 vjeçare vlerësojnë mjaft pozitive situatën e tyre personale dhe ekonomike, por gjendjen e shoqërisë dhe zhvillimet i shohin gjithnjë e më me skepticizëm. 60 përqind e të pyeturve druajnë, se në moshë të thyer do t’u duhet të shtrëngojnë rripin – tendenca është në rritje. Njerëzit ankohen për rritjen e pasigurisë sociale dhe humbjen e stabilitetit shoqëror. Shumë shqetësohen, se mund të bien viktimë e kriminelëve. Një e treta ka përshtypjen, se numri i krimeve është në rritje.

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, 1 kg kanabis në makinë, arrestohet biznesmeni dhe miku i tij

Posted: 10 Sep 2016 02:28 AM PDT

policia-e-tiranes-1Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 1 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 2 persona si posedues të saj.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Julian Bregu, biznesmen dhe Fatjon Brahja.

Arrestimi i këtyre personave është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tyre u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë këndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Kontrolli në automjetin e të arrestuarve ka ardhur pas një telefonate në numri e policisë 112.

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përfundon zhvendosja e muxhahedinëve drejt Shqipërisë

Posted: 10 Sep 2016 02:27 AM PDT

muxhahedinetKa përfunduar zhvendosja e muxhahedinëve nga Iraku drejt Shqipërisë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, grupi i fundit prej 280 personazh është nisur dje për të mbërritur sot në vendin tonë.

Muxhahedinët jetonin në kampin "Liria" në Irak. Ndërkohë senatori amerikan Mc-Cain, ka përshëndetur përfundimin e misionit të ardhjes së muxhahedinëve në Shqipëri.

"I shpreh falënderimet e mia qeverisë shqiptare. Gatishmëria për të pritur muxhahedinët është testament pë vlerat e shqiptarëve".

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Çifti priti 9 vjet për të parë dhuratën ku shkruhej: ‘Mos e hapni deri në grindjen e parë’

Posted: 10 Sep 2016 02:22 AM PDT

letraEdhe pse Kathy dhe Brandon Gunn janë martuar që në shtator të vitit 2007, ata kishin ende një dhuratë dasme të pahapur – deri në maj të këtij viti. Dhurata, e cila ishte sjellë nga halla e tyre Alison, ishte e shoqëruar me një shënim ku shkruhej: 'Mos e hap deri në grindjen e parë'.

"Gjatë 9 viteve të martesës sonë kemi pasur plot grindje, përplasje dyersh apo edhe momente kur kemi menduar të dy të heqim dorë, – ka shpjeguar Kathy në një postim në rrjetet sociale, – por asnjëherë nuk e hapëm kutinë".

letra1

Kathy pranon se e kishin shmangur hapjen e kutisë pas gjithë këtyre viteve, sepse ata mendonin se ajo do të simbolizonte dështimin. “Për ne, kjo do të thoshte se nuk kishim bërë gjënë e duhur që martesa jonë të funksiononte – dhe ne ishim të dy të kokëfortë dhe të vendosur për këtë”, ka shkruar ajo.

"Në një moment menduan ta rivlerësojmë situatën. Ishte me të vërtetë koha për ta hapur kutinë? Po sikur kjo të mos kishte qenë grindja jonë më e keqe?  Po në qoftë se para nesh do të kishte diçka edhe më të keqe dhe ne nuk do ta kishim më kutinë tonë ?!”

Në maj të këtij viti, pas gati një dekade, ata më në fund vendosën ta hapin kutinë dhe gjetën brenda asaj dy shënime të shkruara me shkrim dore, disa para, gota vere dhe disa produkte kozmetike për banjë. Shënimi i thoshte Kathy të shkonte të blinte pica (ose diçka që e pëlqenin të dy) dhe të përgatiste vaskën, ndërsa shënimi i Brandon thoshte: "Shko bli një tufë lulesh dhe një shishe verë".

letra3

Në fund Kathy shkruan se ata e kishin shijuar këtë dhuratë për rreth një dekadë, edhe pse kutia, të cilën ajo e quan dhurata më e mirë e dasmës nga të gjitha, nuk ishte hapur.

"Kuptova se mjetet për të krijuar një martesë të fortë dhe të shëndetshme nuk gjendeshin në atë kuti – ato ishin brenda nesh", shkroi Kathy.

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kujdes, telefoni ‘Galaxy Note 7’ mund të marrë flakë në karikim

Posted: 10 Sep 2016 02:10 AM PDT

samsungAutoritetet amerikane kanë bërë apel të mos përdoret 'smartphone' Samsung Galaxy Note 7 për shkak të rrezikut se mund të marrë flakë. Dhe sigurojnë që janë duke punuar me kompaninë 'Samsung' për modifikimin e telefonave.

Më herët është dhënë alarmi nga autoritetet e aviacionit amerikan dhe evropian, të cilat kishin apeluar pasagjerët të mos përdorin 'Galaxy Note 7' në avionë gjatë udhëtimit dhe të mos i linin në brendësi të bagazheve.

Paralajmërimi i agjencisë amerikane, bazohet në disa episode të fundit: në raste të ndryshme, bateritë e 'smartphone'-it kanë marrë flakë ndërsa ndodheshin në karikim.

Edhe në Itali, kompania koreanojugore, ka vendosur të shtyjë daljen e celularit të ri, i cili ka nisur të tregtohet në SHBA, për të njëjtin defekt: gjatë karikimit, bateria nxehet dhe shpërthen.

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bangladesh, 15 të vdekur dhe 70 të plagosur nga zjarri në fabrikë

Posted: 10 Sep 2016 01:57 AM PDT

zjarrTë paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 70 janë plagosur nga një zjarr i madh në një fabrikë paketimi në Bangladesh.

Policia ka bërë të ditur se të paktën 100 persona ishin duke punuar në fabrikën 4-katëshe në qytetin Tongi, në jug të kryeqytetit Dhaka, në kohën kur ra zjarri.

Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një bolieri dhe flakët u shpërndanë shumë shpejt në të gjithë ndërtesën, thanë burime zyrtare.

"Numri i të vdekurve deri tani është 15 dhe të paktën 70 persona rezultojnë të plagosur. Shumica prej tyre kanë marrë plagë nga djegiet", tha për AFP Parvez Mia, mjek në spitalin e qytetit.

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trump: Do të mbroj vlerat e kristianëve si kurrë më parë

Posted: 10 Sep 2016 01:51 AM PDT

trumpNë qeverisjen "e administratës së Donald Trump, trashëgimia jonë kristiane do të respektohet, mbrohet, siç nuk e keni parë ndonjëherë më parë".

Është ky premtimi i bërë nga kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit elektoral në Values Voter Summit, një nga samitet më të mëdha dhe të rëndësishme të kristianëve konservatorë. Liderët politikë, ka vazhduar Trump, "kanë braktisur njerëzit besimtarë që sot poshtërohen nga kultura mediatike".

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Meshë në katedralen e Vaut të Dejës për Nënë Terezën, merr pjesë Presidenti Nishani

Posted: 10 Sep 2016 01:41 AM PDT

nene terezaNë katedralen e Vaut të Dejës është mbajtur ditën e sotme një meshë në nder të Nënë Terezës.

Mesha është mbajtur në katedralen që mban emrin e shenjtores më të re të kishës katolike.

Në meshën që është kremtuar nga ipeshkvinjtë shqiptarë, ka marrë pjesë edhe presidenti i republikës, Bujar Nishani…

10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :