Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dita Botërore e Alzheimerit: Këshilla se si ta mbështetni dikë që vuan nga kjo sëmundje” plus 2 more Telegrafi Te Tjera

loading...

“Dita Botërore e Alzheimerit: Këshilla se si ta mbështetni dikë që vuan nga kjo sëmundje” plus 2 more Telegrafi Te Tjera


Dita Botërore e Alzheimerit: Këshilla se si ta mbështetni dikë që vuan nga kjo sëmundje

Posted: 21 Sep 2016 01:27 PM PDT

Rreth 46.8 milionë njerëz nga e gjithë bota janë duke luftuar me çmendurinë, figurë e cila parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2030 dhe, për ata që e kanë një të afërm të prekur nga kjo sëmundje, mund të jetë tepër e vështirë t'i mbështesin ata.

Dita Botërore e Alzheimerit synon ngritjen e vetëdijesimit për formën më të zakonshme të çmendurisë, pasi që janë rreth 700,000 kujdestarë joformal që kujdesen për dikë me këtë sëmundje vetëm në Britani, transmeton Telegrafi.

Kjo datë synon ri-vlerësimin e mënyrës se si njerëzit kanë tendenca të mendojnë rreth kësaj sëmundje. Njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje janë zakonisht të lumtur dhe nuk vuajnë, e veçanërisht kur e kanë kujdesin e duhur.

Përndryshe, Alzheimeri është sëmundje e trurit ku proteinat ndërtohen dhe formojnë struktura të quajtura pllaka dhe koklavitje. Kjo shpinë në humbjen e lidhjeve ndërmjet qelizave nervore dhe në vdekjen e tyre, si dhe në humbjen e indeve të trurit.

Alzheimeri është shkaktari më i zakonshëm i çmendurisë – simptomat përfshijnë humbjen e kujtesës, probleme me të menduarit, probleme me gjuhën etj.

Andrea Smith, zëvendës menaxhere në një shtëpi kujdesi në Heathside, ka disa këshilla se si të kujdeseni për dikë që vuan nga kjo sëmundje.

– Krijoni një kuti me memorie, pasi që këto do t'i ndihmojnë personat e prekur t'i rikujtojnë njerëzit dhe ngjarjet nga e kaluara.

Hands of man holding old photographs

– Dëgjoni muzikë me ta, pasi që edhe muzika ka fuqi të jashtëzakonshme që i bën ata të rikujtojnë kujtime të caktuara, duke i rikthyer në vendet dhe kohërat e preferuara.

– Udhëtoni dhe kënaquni.

– Zakonisht personat e prekur kanë apetit të dobët apo e humbin interesin në ushqim, prandaj është e rëndësishme t'i inkurajoni të ushqehen sa më shumë që munden.

/Telegrafi/

The post Dita Botërore e Alzheimerit: Këshilla se si ta mbështetni dikë që vuan nga kjo sëmundje appeared first on Telegrafi.

A është varësia e internetit shenjë e psikopatisë? Dëshira për të qenë ‘online’ është duke maskuar probleme më të thella

Posted: 21 Sep 2016 04:34 AM PDT

Varësia e internetit është thjesht një perde tymi për shumë probleme tjera psikologjike, tregon zbulimi i ri.

Hulumtuesit e këtij studimi besojnë se obsesioni i tillë vetëm sa e 'ushqen' depresionin, shqetësimin, shtytjen dhe kohën e shkurtër të vëmendjes, transmeton Telegrafi.

Dhe, pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se të qenit online 24 orë është e pranueshme në shoqëri.

Hulumtuesit insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit – veçanërisht tinejxherët – e përdorin internetin, duke kërkuar shenja të dëshpërimit dhe zemërimit.

Për ta eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve kishte monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada.

Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998.

Ata kishin zbuluar se 33 ishin të varur nga interneti, ndërsa 107 tjerë ishin në spektër të kësaj.  Personat e varur nga interneti nuk kishin mundur ta largonin veten nga sajtet e rrjeteve sociale, dhe vazhdimisht shikonin video të ndryshme dhe shkëmbenin mesazhe me miqtë.

Përveç kësaj, të varurit nga interneti kishin pasur probleme t'i përmbahen edhe rutinës ditore, duke rënë në grackat e depresionit, duke dështuar të kushtojnë vëmendje dhe të mos e menaxhojnë kohën siç duhet.

Studimi pritet të prezantohet në Vjenë këtë të diele në Kolegjin Evropian të Neuropsikofarmacologjisë. /Telegrafi/

The post A është varësia e internetit shenjë e psikopatisë? Dëshira për të qenë 'online' është duke maskuar probleme më të thella appeared first on Telegrafi.

“LifeStraw” – filtri në formë kashte që mund të shpëtojë me miliona jetë

Posted: 21 Sep 2016 02:11 AM PDT

LifeStraw është ideal për hiking, kamping, udhëtime të ndryshme dhe për raste të ndryshme emergjente.

Dizajni i filtrit me formë kashte jua mundëson të transformoni mbi 1,000 litra ujë të kontaminuar në ujë të pastër.

LifeStraw nuk mund ta largojë kripën, prandaj nuk duhet të përdoret në ujë deti, ujë oqeani apo në ujë të njelmët.

Header-Lifestraw1-1400x589

Ky filtër është dizajnuar enkas për fanatikët e hikingut, personat që admirojnë kampingun dhe për entuziastët tjerë. Produkti i filtron 99.9 për qind të baktereve që transportohen nga rrugët ujore, filtron protozën dhe disa kimikale si klori, pesticidet etj.

Përgjatë botës, rreth 884 milionë njerëz ende nuk kanë qasje në burime të pastra të ujit. Kjo paisje, e cila nuk përmban kimikale apo bateri të ndryshme, ua mundëson të gjithë atyre të pinë ujë sigurt nga liqenet, lumenjtë etj. /Telegrafi/

The post "LifeStraw" – filtri në formë kashte që mund të shpëtojë me miliona jetë appeared first on Telegrafi.

Related Posts :